Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 144
  1. #11
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    Nuk e di se nga i gjejne keto shifra keta njerez por qe te kesh rritje ekonomike dhe nuk prodhon asnje gje ne vend por vetem importon cdo gje nga jashte dhe te kesh rritje ekonomike 9.9% kjo me duket pak si absurde
    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk prodhon gje. Por nje rritje 9.9 % zyrtare eshte pak si e cuditshme. Pse? Sepse a jane rritur te ardhurat e qeverise 9.9 % krahasuar me vitin e shkuar. Tatimet rriten nqs rritet dhe prodhimi, Keto te ardhura te mos ndikohen nga ngritja e cmimit te akcizes, energjise apo cmimi i grurit apo gjetke.

    Shqiperia ka nje ekonomi informale teper te larte. Mjafton per kete te krahasosh GDP qe jep INSTAT-i me ate qe jep Departamenti i Shtetit apo CIA. Nqs nje pjese e kesaj ekonomie, qe eshte informale do te llogaritet ne rritjen ekonomike atehere nuk eshte cudi qe rritja ekonomike te dali me dy shifra.

    Problemi i qeverise eshte qe kjo ekonomi te tatohet dhe te futet ne rrugen e ligjit sepse keshtu kemi mundesi te fitojme dhe ne qytetaret. Kjo eshte e veshtire per disa dege te kesaj ekonomie si psh: Droga, pastrimi i parave etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga m.g.q.n.t.v. : 22-12-2008 më 14:41
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-12-2008
    Postime
    10
    kurse sot instat-i hidhi poshta ate deklarate te "medias" per rritjen e ekonomise .Sikurse dhe instuticione te tjera si p.sh.mb banka e shqiperise,per rezultatet apo ecurine e ekonomise shqiptare per vitin 2008 eshte heret pa mabruar dhe tremujori i fund-vitit.
    Por mos prisni kurre qe te merni shifra reale, se atehere do shikoni jo korrupsion ,por... mbikorrupsion. Por Fullani ja ka marre mire doren treguesve shifror.Deri dje thoshte se nuk kemi renje ,kurse ne intervisten e fundit ,bel-mek,derisa gjith bota ka rrenje llogjikisht qe dhe shqiperia do kete rrenje.
    Por prisnise eshte fund vit dhe jane te lezetshem keto funksionaret ,bejne ca "dhurata te bukura",zakon i forces.

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Duke qene se jetoj ne Shqiperi e besoj se Shqiperia po rritet ekonomikisht , pothuajse (nese jo me teper !) sic vendet qe sapo hyne ne BE, Rumania dhe Bullgaria.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do e ken bere si perqindja e hekurit ne spinaq qe u llogarit 10 here me shume se cka spinaqi.
    Dmth 9.9 % eshte bere gabin se eshte 0.99%
    Kete shifer po e besoj se spo njoh shqiptar e shqiptare qe te thote qe jam mire ne kete kohe.
    Ajo sasi lekesh qe mernim vjet ne te njejten kohe eshte 5 here me pak.
    Vetem gebelast e pd mun ta kundershtojne kete.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Rritje ekonomike te tille Shqiperia pa edhe ne 1995 dhe 1996. Vetem nje injorant, nuk e kupton qe kjo i dedikohen injektimit te parase ne investime publike si rruga Durres Kukes, para kjo qe eshte ne thelb nje borxh dhe qe ul nivelin e investimeve publike ne te ardhmen.

    Edhe ne 1995 & 1996 u pa nje injektim fiktiv i parase, ne treg. Njerezit kujtuan se plasi mireqenia dhe keshtu u rrit kerkesa per mallra e bashke me te edhe prodhimi.

    Treguesi kryesor i zhvillimit ne Shqiperi eshte nivlei i investimeve te huaja direkte. Keto nuk kane pasur asnje rritje marramendese. Kur keto te rriten, atehere keto shifra do jene reale.

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Asgjë për t’u shqetësuar
    Nga Mero Baze

    Kryeministri, Sali Berisha, po përpiqet të korrigjojë imazhin e tij në publik duke u përpjekur të bëjë “lojë luftash” me ministrat, madje dhe zëvendësministrat e kabinetit të tij, për të ilustruar me këtë mungesën e kontrollit mbi qeverisjen dhe frymën e debatit brenda qeverisë. Në një inskenim thuajse banal, kryeministri dhe dy zyrtarët e tij të financave debatuan mbi shifrën e rritjes ekonomike në vend. Sipas kryeministrit, Sali Berisha, kjo ka qenë fillimisht 14 për qind, pastaj, po sipas tij, u bë 12 për qind dhe së fundmi, po sipas tij dhe INSTAT, u bë 9,9 për qind, kurse sipas zyrtarëve të financave ajo është rreth 7 për qind, e sipas FMN, 6 për qind. Kjo kakofoni shifrash, që dëshmon mes të tjerash krizën e ekspertizës dhe besueshmërisë së institucioneve tona statistikore, u përdor dje publikisht prej Berishës, jo për të dëshmuar krizën e statistikës te ne, por për të demonstruar fuqinë e debatit dhe mungesën e kontrollit të tij të plotë mbi ekipin që drejton.

    Loja “luftash”, e shfaqur para kamerave, natyrisht që nuk i shpëtonte dot detajeve të buzagazit të ministrit të Financave dhe qetësisë së zëvendësministrit të tij. Rritja dyshifrore ka qenë prej muajsh refreni i propagandës elektorale të kryeministrit Berisha. Askush tjetër veç tij nuk e thoshte dhe nuk e citonte. Ai e shpiku, e shpalli dhe zhvlerësoi vetë. Tashmë, për të shmangur efektin banal që pati në publik rritja e tij dyshifrore, ai po përpiqet të shpikë një konflikt fals me autoritetet e financave, të cilat janë të dënuara të mos bëjnë shumë propagandë me shifrat, pasi mbi bazën e tyre ndërtojnë buxhetin dhe politikat financiare.

    Por përtej lojës së Berishës për debat me Boden, zbulohet një prirje tjetër e papërgjegjshme në qeverisje, ajo e debatit mbi perceptimin e rezultateve dhe jo mbi realitetin e tyre. Kryeministri e shikon qeverisjen si një betejë propagandistike dhe jo si plan konkret veprimi. Nëse debati Bode-Berisha do ishte real, do të ishte një katastrofë e vërtetë për vendin, pasi ne do të kishim minimumi një kryeministër që nuk ka një plan të tij për qeverisje, por një “tabelë emulacioni” socialist, ku shënon me shkumës shifrat që do.

    Nëse debati do të ishte i vërtetë, atëherë njëri prej tyre duhet të jepte dorëheqjen. Duhet të jepte dorëheqjen, pasi diferenca për atë që ata debatojnë nuk është një shifër e zakonshme, por shifra mbi të cilën është mbështetur buxheti dhe perspektiva e zhvillimit të vendit.

    Por nuk ka vend për panik, pasi nuk janë duke debatuar për rritjen ekonomike. Atë e dinë sa është dhe nuk kanë ndonjë plan për ta rritur apo për ta çuar aty ku duan. Nuk kanë fare asnjë plan dhe ajo shkon sa të dojë, ose rritet, ose bie vitin që vjen. I vetmi plan i tyre është të justifikojnë budallallëkun tremujor të Berishës që del ekran më ekran dhe thotë se Shqipëria ka rritje dyshifrore.

    Problemi i vetëm që mendoj se del pas kësaj është vetëm se mos këtë debat të inskenuar në ekrane ua përkthen dikush përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare financiare, pasi mund të vihen në alarm duke e marrë seriozisht mungesën e seriozitetit të qeverisjes. Këtu nuk ka vend për panik, pasi diferencat në shifra të tilla shkaktojnë tërmete vetëm në ato vende, ku këto shifra janë efekt i një plani veprimi dhe qeverisjeje. Te ne këto shifra janë rezultat i një ekonomie të re në zhvillim pa ndonjë strategji, të cilën jo vetëm që nuk e parashikojmë dot sa do të jetë, por nuk kemi as fuqi ta llogarisim, pasi ndodh. Për këtë shkak debati nuk është real, nuk është përmbajtësor dhe nuk iu thotë asgjë as ekspertëve dhe as qytetarëve shqiptarë.

    Është thjesht një nevojë politike e kryeministrit të shmangë efektin qesharak të deklaratave të tij paraelektorale për rritje dyshifrore, për shkak të furtunës së krizës ekonomike që po i afrohet vendit dhe si pasojë e krizës botërore. Në atë debat nuk ka asnjë lajm të ri. As qetësia e Bodes dhe Mimës dhe as ngritja e zërit të Berishës nuk kanë të bëjnë me rritjen ekonomike dhe as me performancën e qeverisjes. Janë thjesht nevoja personale të Berishës dhe, sa herë ai ka të tilla, të tjerët janë gati t’i mbajnë oturakun.

    =======================================

    ne pritje te pergjigjeve te oturak-mbajtesve ...

  7. #17
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Brari, ku eshte Brari; therrisni shpejt Brariiiin
    LOL
    Moderator, e di vet ti...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    Qeveria Shqiptare deklaron "Rritja ekonomike 9.9%

    Qeveria Shqiptare deklaron se rritja ekonomike e vitit 2008 eshte 9.9%

    Cfare mendoni per kete dhe ku eshte ndjere kjo rritje ?

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga ardita04 Lexo Postimin
    Qeveria Shqiptare deklaron se rritja ekonomike e vitit 2008 eshte 9.9%

    Cfare mendoni per kete dhe ku eshte ndjere kjo rritje ?
    Fillim indirekt i fushates elektorale per zgjedhjet Parlamentare qe do mbahen ne Qeshor, asgje me shume ......

  10. #20
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Berisha e pranoi qe eshte 6% sic ishte edhe shifra e FMN-se...

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •