Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 144
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Mos e cani koken bre burra
    Se jashte nqs bie SHI,
    Ne,shqiptaret,bijte e Arberit,kryqezur se fundmi me Serbe e Greke,nuk e rrujme fare
    se ne ne UJE kena qene gjithmone.

  2. #122
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    27 Nëntor 2011 - 07:25 | Analiza


    Kriza, ndërtuesit: Paguani dy apartamente, merrni tre


    KORCE – “Kush blen apo gjen klientë për të blerë dy apartamente, përfiton një hyrje falas!". Kjo është oferta e re që kanë nisur të aplikojnë disa ndërtues në qytetet Korçë e Pogradec, të ndodhur përballë uljes së ndjeshme të shitjeve dhe stokut në rritje të apartamenteve. "Përballë pasojave të krizës, kërkesave për blerje nga klientët përherë në ulje, ne jemi të detyruar të ulim vlerën e apartamenteve pothuaj në koston e ndërtimit, e njëkohësisht të gjejmë mënyra të tjera për të frenuar stokun e objekteve. Po përballemi me një situatë tepër të vështirë dhe po shkojmë drejt falimentimit",- pohon Dashamir Purba, një nga ndërtuesit vendas.

    POGRADEC
    Sipas statistikave të përafërta, apartamentet stok në qytetin e Pogradecit janë kryesisht në zonën buzë liqenit. "Nuk ka një shifër të saktë, pasi ndërtime ka vazhdimisht, ndonëse shitjet janë të pakta. Por vetëm në Pogradec numri i apartamenteve të pashitura është rreth 1500. Sipas situatës, mendohet që në të ardhmen, ky numër të vazhdoj të rritet",- shton ndërtuesi Purba.

    KORÇË
    Burime për "Gazeta Shqiptare" konfirmojnë se e njëjta situatë është dhe në qytetin e Korçës. I njëjti burim shton se "gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës, numri i apartamenteve të shitura pothuaj numërohet me gishtat e dorës". Mësohet se në qytetin e Korçës, numri i apartamenteve të mbetura stok është më shumë se 1000. Blloqet e pallateve janë kryesisht në lagjet periferike, por ka dhe afër qendrës së qytetit. Ndërtuesit pohojnë se stoku i apartamenteve për shkak të krizës e mungesës së fuqisë blerëse, po e vë në vështirësi ekstreme biznesin e tyre, veçanërisht në shlyerjen e kredive dhe të tretëve.
    (shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Parajsa Ekonomike e Shqiperise

    Banka Botërore jep alarmin: Ulni borxhin publik, keni nivelin më të lartë në rajon


    Banka Botërore i është bashkuar thirrjes së Fondit Ndërkombëtar Monetar drejtuar qeverisë së Shqipërisë për uljen e nivelit të borxhit publik. Shqetësimin për nivelin e lartë të borxhit e ka shprehur përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri, Kseniya Lvovsky gjatë konferencës për shtyp ku njoftojë se ndihma financiare për vendin tonë për këtë vit do të jetë 40 milion dollarë.

    BB ka shprehur qëndrimin se Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë sa i takon situatës ekonomike. Lidhur me ngadalësimin e rritjes ekonomike, BB mban qëndrimin se një ndikim të madh ka ulja e remitancave.

    Dy problemet që qeveria duhet të luftojë sot tha ajo janë; ulja e borxhit dhe zbutja e efekteve të krizës. “Keni nivelin më të lartë në rajon”, tha Lvovsky duke shtuar se “Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Evropë”. Sipas pëfaqësueses së BB-së niveli i borxhit është 60%, më i larti në rajon.

    Në një kohë kur qeveria – të paktën publikisht – nuk njeh krizën, Banka Botërore thekson se ndihma do të jetë për zbutjen e efekteve të krizës. Sa i takon nivelit të borxhit, qeveria nuk ka reduktuar aspak hua marrjen.
    Albania Uber Alles

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    BERZH: Rritja ekonomike, 1,2% për vitin ’12

    Në një raport të publikuar sot, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje vetëm prej 1,2 përqind për Shqipërinë në vitin 2012 si pasojë të krizës në vendet e Eurozonës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ekonomisti i lartë i BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, thotë se Shqipëria do të mund t’i shpëtojë recesionit por nuk do të ketë mundësi t’u rikthehet niveleve të rritjes që arriti përpara viteve të krizës.

    Më poshtë ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë të ekonomistit të lartë të BERZH-it në Londër, Peter Sanfey marrë nga Zëri i Amerikës.

    Në raportin që publikuat sot, BERZHi parashikoni një pasqyrë pesimiste për ekonominë shqiptare. A mund të na jepni disa shifra – sa në rrezik është ekonomia shqiptare nga kriza në Eurozonë?

    Për momentin po shohim një fare intensifikimi të krizës në Eurozonë dhe në muajt e ardhshëm do të ketë pasiguri dhe kjo reflektohet në parashikimin tonë për Shqipërinë dhe rajonin. Megjithatë mendojmë se Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës ndoshta do të mund të shmangë recesionin në 2012 dhe niveli i rritjes do të jetë shumë i ulët. Në Shqipëri do të jetë pak mbi 1 përqind, gati 1 presje 2 përqind. Sigurisht që kjo është shumë poshtë potencialit të ekonomisë shqiptare që mund të rritej 4 apo 5 përqind në vit por kjo nuk mund të ndodh në ambjentin e tanishëm pasi Shqipëria ashtu si vende të tjera do të përballet me sfidat e Eurozonës.

    Çfarë do të thotë kjo rritje më e ulët sesa vitet e mëparshme? Çdo të thotë kjo për Shqipërinë?

    Do të thotë më pak prosperitet, më shumë papunësi, do të thotë kohë të vështira për shqiptarët. Por do të theksoja se nuk do të ketë ndoshta një recesion, ekonomia do të vazhdojë të rritet këtë vit por do të jetë të paktën siç e parashikojmë ne, shumë më poshtë niveleve që kemi parë në vitet para krizës. Do të thosha gjithashtu se ka shumë pasiguri në parashikimin tone pasi gjërat ndryshojnë dita ditës dhe nuk jemi të sigurtë si do të zgjidhet vetë kriza në Eurozonë. Në se do të dilet nga kriza, do të shtohet besimi i konsumatorëve, do të përmirësohen investimet dhe rritja mund të jetë më e lartë sesa ç’e parashikojmë ne.

    A është ky parashikim vetëm si pasojë e krizës së Eurozonës? A ka ndjekur qeveria shqiptare politika të drejta fiskale dhe reforma që ta vendosnin vendin në pozitë më të mire?

    Në se shohim politikat e ndjekura në Shqipëri, nga ana makroekonomike ato janë të drejta. Kemi parë të ulet defiçiti fiskal, inflacioni është mbajtur i ulët brenda kufijëve të vendosur nga Banka Qendrore dhe ka patur investime të huaja pavarësisht kushteve të vështira. Megjithatë ka pak vend për manovrime. Borxhi publik është shumë i lartë që nuk e bën të mundur të ndërmerren politika të mëtejshme fiskale për të ulur efektet e krizës. Pesimizmi ynë vjen nga kombinimi i hapësirave të vogla për të manovruar brenda vendit dhe një përkeqësimi të kushteve nga jashtë nga një situatë tjetër që mund të ishte gjashtë muaj më parë.

    Borxhi publik ka sjell debate mes qeverisë shqiptare dhe institucioneve të huaja financiare. A jeni ju të shqetësuar kur bëni investime në Shqipëri për borxhin publik?

    Është diçka që e vëzhgojmë, por dua të them se jemi të kënaqur me investimet tona në vend. Ne kemi projekte si në sektorin publik edhe atë privat dhe kemi besimin se këto investime do të paguhen. Por është e rëndësishme të shihet niveli i borxhit pasi është mjaft i lartë krahasuar me standartet në rajon.

    Si e shihni problemin e rritjes së kredive të këqija, a ju shqetëson ky fakt?

    Ky është një tjetër faktor që na shqetëson. Niveli i kredive të këqija është goxha i lartë. Megjithatë sektori bankar është në përgjithësi në pozitë të shëndetshme, i mirë kapitalizuar dhe me likuiditet dhe i kontrolluar mirë nga Banka Qendrore. Pra në përgjithësi sektori financiar është i qëndrueshëm në Shqipëri por sigurisht problemi i kredive të këqija ashtu siç thoni ju, është mjaft i pranishëm dhe do të dojë kohë të zgjidhet.

    Cilat janë disa nga prioritetet që duhet të ketë parasysh qeveria shqiptare në kushtet kur kriza në Eurozonë mund të përkeqësohet?

    Është e rëndësishme që qeveria t’u qëndrojë besnike politikave të matura makroekonomike dhe kjo do të thotë mbajtja e një kontrolli të rreptë të shpenzimeve, për tu siguruar që deficiti nuk do të rritet përtej kufijëve të tanishëm, përmirësimi i të ardhurave për buxhetin, pasi kjo do të jetë themeli i rritjes për vitet e ardhshme. Nga pikëpamja më e gjerë, ka ende një plan për reforma për Shqipërinë. Ambjenti i biznesit është përmirësuar por ka ende punë për të bërë, ashtu siç e shohim nga raporti i Bankës Botërore Si të Bësh Biznes, është një tregues i qartë i fushave ku duhet të bëhet më shumë. Pra politika të qëndrueshme makroekonomike të kombinuara me përparimin e reformave strukturore janë ato që i duhen Shqipërisë për t’ju kthyer potencialit të rritjes ekonomike.

    Krahasur me vendet e tjera të rajonit, si e shihni performancën ekonomike të Shqipërisë?

    Mendoj se Shqipëria ka bërë përparime gjatë dekadës së fundit. Shqipëria përballej me shumë më tepër sfida sesa vendet e tjera të rajonit, po të kemi parasysh periudhën para viteve 1990. Pra Shqipëria ka mundur të përballojë krizën mire, është vend që ka mundur të mbajë rritje positive. Por po të shohësh GDP-në shifrat e Eurostatit e vendosin Shqipërinë në fund të tabelës krahasur me vendet e tjera në Evropën juglindore. Pra ka ende shumë për tu bërë. Është një vend me potencial por që ende ka shumë përpara.

    A keni ndonjë plan shtesë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë krize? Dëgjuam se Banka Botërore po zhvillon negociata për të ndihmuar me kredi Shqipërinë. A parashikon edhe banka juaj projekte apo ndihmë në këtë periudhë?

    Operacionet tona në Shqipëri janë si në sektorin public edhe atë privat. Ne kemi shtuar investimet tona gjatë viteve të fundit. Ne do të bëjmë çështë e mundur për të shtuar volumin e investimeve tona në Shqipëri edhe më tej gjatë krizës. Ne jemi tani më të nevojshëm sesa më parë por në të njëjtën kohë si institut, veçanërisht në sektorin privat ne duam të bashkëinvestojmë me të tjerë, dhe është e rëndësishme të gjejmë investitorë që të vijnë në Shqipëri. Kriza po e bën këtë pak më të vështirë por ne po bëjmë gjithçka të mundur për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë krize.

    Panorama

  5. #125
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232

    Gjendja e VERTETE e Shqiptareve

    Në vitin 2008, qeveria shqiptare përmes Institutit të Statistikave realizoi matjen e fundit të varfërisë në vend. Rezultati në atë kohë tregoi se numri i individëve të varfër, ata që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë, ishte ulur nga 18.1 përqind në 2005-ën në 12.5 përqind në vitin 2008.

    Por, ndonëse në ulje, kjo shifër fsheh një të vërtetë tjetër, atë të numrit të individëve që jetojnë pak mbi kufirin zyrtar të varfërisë, ose në atë që quhet varfëri e moderuar. Tre ditë më parë Banka Botërore publikoi një raport të hollësishëm mbi zhvillimet ekonomike në 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

    Raporti që i kushton një pjesë të mirë varfërisë, për Shqipërinë jep shifra alarmante. Sipas Bankës, si askund tjetër në rajon, në Shqipëri pjesa dërrmuese e popullsisë, ose 62.1 përqind e saj, jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

    Banka thotë se përvec Kosovës, ky është niveli më i lartë i varfërisë së moderuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, me diferenca të theksuara krahasuar me vendet e tjera.

    Pas Shqipërisë vjen Maqedonia, ku sërish pjesa e popullisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është shumë më e vogël, rreth 37 përqind, ndërsa në vendet e tjera shifra luhatet nga 14 deri në 16.1 për qind.

    Shifrat e Bankës dëshmojnë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare, ose 62.1 për qind e tyre janë gjithmonë të kërcënuara nga varfëria ekstreme.

    Matja e fundit e varfërisë është ajo e vitit 2008, para se ekonomia të goditej nga kriza. Pas këtij viti, rritja ekonomike është përgjysmuar dhe ekspertët druhen se treguesit e varfërisë në vend mund të jenë përkeqësuar.

    Kriza godet me te varferit

    Banka Botërore parlajmëron se kriza ekonomike po godet më fort familjet e varfëra, te cilat jane duke paguar edhe kostot me te larta. Në një intervistë për Top Channel, Drejtoresha e Bankës në tiranë, Ksenia Lvovski, thotë se pas vitit 2008, rritja ekonomike nuk ka qenë pro të varfërve duke shpjeguar dhe arsyet

    “Së pari, gjatë këtyre viteve rritja nuk është shoqëruar me ndonjë ulje të rëndësishme të papunësisë. Së dyti, sic e thashë dhe më parë, vetë rritja e dobet ekonomike, për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si Shqipëria nuk mund të jetë një rritje që shkon për të varfërit. Këto vende kanë nevojë për një rritje te prodhimit prej 5 apo 6 për qind në mënyrë që të shikohet një ulje e rëndësishme e nivelit të varfërisë”, thote zonja Lvovski.

    Në këtë situatë, prej dy vitesh Banka Botërore është duke i bërë thirrje qeverisë që të rrisë mbrojtjen për të varfërit.

    “Kjo është një nga arsyet se pse një nga prioritetet, ose më saktë prioriteti kyç i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ngjashme është të bëhet e mundur që skemat e mbrojtjes sociale të jenë efektive për të ndihmuar të varfërit dhe shtresën më vulnerabile të popullsisë”, tha Drejtoresha e BB-se për Shqipërinë.

    Me ndihmën e Bankës Botërore qeveria shqiptare po përgatit një skemë të re për mbrojtjen sociale, që ka për qëllim të rrisë efektivitetin e skemës dhe pastrimin e saj nga abuzimet.

    Kjo pra eshte situata qe po jetojme realisht, dhe jo FALLCITETET qe na shiten dhe na "sherbehen" neper gazeta, revista, televizione dhe me se tepermi me nje pashpirtesi nga vete ata qe udheheqin, se gjoja vendi yne paska rritje ekonomike, apo me qesharakja ekonomia jone eshte per tu patur zili dhe nga Europa. Gradualisht, po i kthehemi kohes se MIGJENIT, dhe po jetojme poezite dhe prozat e tij. Ajo cka eshte me e trishtueshme eshte se kemi rene ne nje gjume letargjik dhe ne PRANIM te kesaj situate. Me NEVERI them se faji eshte i yni!!!!
    Ajo cka shoh une eshte se, i jemi kthyer koherave FEUDALE ku, te pasurit jane nje pakice e vogel dhe pasurohen duke skllaveruar nje shumice te madhe e cila thuhet te jete 62 perqind (nese shqiperia ka 3 milion brenda per brenda, do te thote 1.860.000 persona).
    PER CFARE JETOJME????????????????????????????????!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-06-2012 më 13:59
    Ergo cogito, ergo sum!

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kthehuni ne fashat, kultivoni rrushin, figun, pjeshken
    rrisni lope, vica, pula, punoni si kane punuar te paret tuaj. mos luani lloto sport.
    mos kerkoni ndihma nga te pasurit

  7. #127
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ky raport e deshmon edhe nje here se hendeku mes shtreses se pasur dhe asaj te varfer te popullsise po zgjerohet cdo dite e me shume. Shtresa e mesme po shkon drejt zhdukjes, dhe nese vazhdon ky trend shtresa e mesme nuk do te ekzisoj fare.

    Sa i perket statistikave per Shqiperine dhe Kosoven, per hir te se vertetes, duhet te merret parasysh edhe fakti se ekonomia informale eshte me e larte se ne cilindo shtet tjeter te Europes.
    Mosfunksionimi i politikave fiskale si: mungesa e prezentimit te drejte te qarkullimit mujor/vjetor te kompanive, funksionimi i bizneseve ne te zeze (te pa regjistruara), mos regjistrimi i numrit te pergjithshem te punetoreve prane institucioneve perkatese ( me qellim shmangien e taksave) etj...ben qe shifrat te duken akoma me alarmante se qe ekzistojne ne te vertete.

    Megjithate, varferia eshte e theksuar ne vendet per te cilat flitet ne raport, dhe vetem politikat e sakta subvencionuese nga ana e shtetit...ne stimulimin e prodhimtarise, si dhe vetdijesimi i popullates per konsumimin e ketyre prodhimeve, mund te ndikojne ne zbehjen e varferise dhe rritjen e mireqenies.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 09-06-2012 më 18:16

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kthehuni ne fashat, kultivoni rrushin, figun, pjeshken
    rrisni lope, vica, pula, punoni si kane punuar te paret tuaj. mos luani lloto sport.
    mos kerkoni ndihma nga te pasurit
    Era e parë që jam mjaft dakord me ty.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sigurisht ka varfëri.Duhet ta pranojmë.
    Ashtu sikurse ka edhe shpërdorim të llahtarshëm të lekut nga qytetarët e sidomos nga brezi i ri!
    Ka papunësi ashtu sikurse ka edhe punë që nuk po i bëjnë, ashtu siç shkruan edhe Ziti!

  10. #130
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kthehuni ne fashat, kultivoni rrushin, figun, pjeshken
    rrisni lope, vica, pula, punoni si kane punuar te paret tuaj. mos luani lloto sport.
    mos kerkoni ndihma nga te pasurit
    Problemi eshte paksa me i nderlikuar se kaq sa e thekson ti. Nese kjo qe thua ti te praktikohet duhet ndihme nga shteti, si subvencionime per makineri dhe markate te garantuar per te shitur prodhimet ne pergjithesi. Ajo cka po ndodh ne Shqiperi eshte se ne shume vende po i tresin prodhimet ngaqe nuk kane treg, e keshtu qe me pas jane te detyruar ti harrojne tokat, apo kafshet. Mos harro, se te mbash token dhe kafshet te duhen ardhura. Por shtetit shqiptar nuk i intereson e ardhmja e Shqiperise e as Shqiptareve, por propaganda politike, investimet mafioze, shkaterrimi i ekologjise, shitja e vendit tone dhe interesat individuale qe ushqehen nga korruspioni, krimi, dhe gjakpirja prej NESH.
    Ne po shkojme drejt nje VETVRASJE si vend po ashtu dhe si popull. Dita-dites po humb shpresen qe per ne sdo te kete shpetim, dhe se e ardhmja do jete akoma dhe me e zymte per shumicen qe do ta tejkaloje ate 62%.
    Ergo cogito, ergo sum!

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •