Close
Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 144
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    M'je njit si m..jalti mas kpuces o doktor.
    Clidhje ka kyetari ktu o karrem? Ta kam thene qe t'majtet sjane me t'mire. Por ne kte rast po flasim per kto qe jane n'pushtet.

    Pale m'trego dhe restorantet ti ,sikur une jetoj n'hene. Me mjaftoi 1 dite ke gjiri lalzit ku shifje plot cadra me buke me vete dhe lokalet ku pihej vetem machiato,qe para 3-4 vjetesh ose ne kohen e nanos s'bente vaki.

    Mos u bej servil kot se as paguhesh dreqi ta mori .lol

    lol ti qeke fut ne kafene edhe kerkoje te shifje se si hane mileti?
    hahhahahhahah
    paske 4 vjet qe sje fut ne ndonje kafene, e jo me ne restorante.
    Para 4 vjetesh , gjiri i Lalsit ende sapo ishte hapur si plazh dhe as rruga nuk ishte rregulluar.
    Ec tani ke ai plazhi qe thua ti e te shofesh se si eshte.
    meqe ra fjala je i ftuar nga une per nje dreke kur te duash ti e ku te duash ti, por me njofto qe me pare qe te bej rezervimet.
    Ne kohen e Nanos Shqiperia ishte kthyer ne lavatrice ku pastroheshin parate e pista. Kjo sot as qe mendohet(se paku jo ne ato permasa qe ishte atehere )
    Shqiperia sot ka ekonomine e saj, sigurisht te brishte ende, por ne baza te mira
    Rruga e kombit, vertet qe kushtoi shume per ekonomine tone, por cdo vit po i sjell frutet e veta ne xhepat e shqiptareve
    Personalisht une e ndjej prurjen ne ekonomi te kesaj rruge.
    Ska lidhje servilizmi i dashur Endri, Nuk ka pse ti themi te bardhes te zeze perhere
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #112
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    me duket se spo kuptoni nuk kemi vetem nje debil por kemi shume debila si sala. edhe ata te tejret kane qene ne pushtet tete vjet dhe keshtu ishte gjendja. nqs shan salen per te mbrojtur palen tjeter nuk ke bere asgje me shume se sa te njetin gabim qe bejne ata qe mbrojne salen dhe shajne ramen. me pak fjale ky popull do te behet kur te gjithe ta marin vesh se politika aktuale e majte dhe e djathte jane njelloj nuk kane ndryshim te dyja palet kane te vetmin qellim te marin apo e mbajn pushtetin dhe te pasurohen. ne na duhet nje politik e re kur them e re nuk e kam fjalen qe te jen cina te rinj por te ken parime te reja. kjo do te jete e veshtire ndoshta ndonej skenderbe me ndonej mrekulli mund te na i kthej gjetat sic duhen. sespe tani per tani skemi gje ne vije.

    Jo me jo! Permenda Saliun meqe per ate po behej fjale, por per mua te tere politikanet e shqiperise jane debila, nga i pari te i fundit!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #113
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shpellari i ka fajet. Ta vrasim qenin. lol

    Lavdërohet Shqipëria
    17 korrik 2011

    Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike pohon se Shqipëria dallon për qëndrueshmërinë dhe tendencën pozitive të rritjes ekonomike.

    E krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria dallon për qëndrueshmërinë dhe tendencën pozitive të rritjes ekonomike.

    Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike, në një raport të fundit, thekson se ekonomia shqiptare për këtë vit do të ketë një rritje me 4,1 për qind dhe deri në 2013 do të arrijë në 5 për qind.

    Ndërkohë që ka parashikuar se deri në vitin 2015, Shqipëria do të lërë pas Bullgarinë dhe Maqedoninë në rritjen e GDP-së për frymë, mbi mesataren e BE-së.

    express.com

    p.s. Instituti i Vjenes eshte institut shume serioz.

  4. #114
    E larguar pergjithmone Maska e izabella
    Anëtarësuar
    12-07-2009
    Vendndodhja
    Ne nje cep te kesaj bote...
    Postime
    1,780
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    me duket se spo kuptoni nuk kemi vetem nje debil por kemi shume debila si sala. edhe ata te tejret kane qene ne pushtet tete vjet dhe keshtu ishte gjendja. nqs shan salen per te mbrojtur palen tjeter nuk ke bere asgje me shume se sa te njetin gabim qe bejne ata qe mbrojne salen dhe shajne ramen. me pak fjale ky popull do te behet kur te gjithe ta marin vesh se politika aktuale e majte dhe e djathte jane njelloj nuk kane ndryshim te dyja palet kane te vetmin qellim te marin apo e mbajn pushtetin dhe te pasurohen. ne na duhet nje politik e re kur them e re nuk e kam fjalen qe te jen cina te rinj por te ken parime te reja. kjo do te jete e veshtire ndoshta ndonej skenderbe me ndonej mrekulli mund te na i kthej gjetat sic duhen. sespe tani per tani skemi gje ne vije.
    ke shume te drejte se tek ne duhet te ndodhi vertet nje mrekulli qe te ndryshoje gjithcka....tek ne kushdo qe vjen ne pushtet kerkon te pasurohet vete dhe smendon aspak per vendin....ndersa shume te tjere mundohen te pasurohen se si munden...disa me korrupsion....disa duke mos paguar taksa...e duke menduar ja hodha dhe kete here....dhe disa te tjere vuajne per buken e gojes.....

    Per sa kohe qe gjithkush do mendoje vec per vete, per sa kohe do ekzistojne ne qeveri njerez te korruptuar dhe per sa kohe te gjithe do ecin me mendimin "Populli dhe Shteti jane kundershtare"..asgje sdo funksionoje sic duhet...

    Do te duhet shume pune per te arritur nje dite qe te gjithe te bashkpunojme per te miren e vendit dhe per te miren e popullit
    Non mollare mai !!!!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga izabella Lexo Postimin
    ke shume te drejte se tek ne duhet te ndodhi vertet nje mrekulli qe te ndryshoje gjithcka....tek ne kushdo qe vjen ne pushtet kerkon te pasurohet vete dhe smendon aspak per vendin....ndersa shume te tjere mundohen te pasurohen se si munden...disa me korrupsion....disa duke mos paguar taksa...e duke menduar ja hodha dhe kete here....dhe disa te tjere vuajne per buken e gojes.....

    Per sa kohe qe gjithkush do mendoje vec per vete, per sa kohe do ekzistojne ne qeveri njerez te korruptuar dhe per sa kohe te gjithe do ecin me mendimin "Populli dhe Shteti jane kundershtare"..asgje sdo funksionoje sic duhet...

    Do te duhet shume pune per te arritur nje dite qe te gjithe te bashkpunojme per te miren e vendit dhe per te miren e popullit
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #116
    BB jep alarmin: Shqipëria ka borxhin publik më të madh në rajon
    Banka Botërore jep alarmin: Shqipëria është vendi me borxhin publik më të madh në rajon, 59.6 %. Në kohën kur të gjitha vendet europiane i frikësohen përhapjes së krizës së borxheve, Banka Botërore në raportin e saj për Europën Juglindore sugjeron të bëhet kujdes, pasi borxhi publik në Shqipëri qëndron në kufijtë e nivelit të lejuar, por mbetet më i larti në rajon.

    Gjithashtu, sipas BB, në kufirin e lejuar mbetet edhe niveli i deficitit fiskal, i cili paraqet një tjetër shqetësim për ekonominë shqiptare.

    Përsa i përket rritjes ekonomike të rajonit, raporti vlerëson se ajo mbetet në nivelin 2.5 për qind, ndërkohë që për vitin e ardhshëm parashikohet të bjerë në 2.1 për qind.

    Partia Socialiste ka dhënë disa herë alarmin për nivelin e lartë të borxhit publik. Pavarësisht se Ministria e Financave pretendon për një borxh që qëndron në nivelin 57.6 për qind, socialistët janë shprehur disa herë në Parlament se shifra reale e kalon 59.2 për qindëshin.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kush eshte drejtor i bb cuni enver hoxhes qe jep keshtu lajmesh
    pika se si bie po lasin nga inati
    po lokalte si ne shqiperi si gjen kund o enver hoxha kjo trego begati e mireqenie
    ne cilen vend te botes mbi 90% e biznesmenave kane qene te pakten nje here ne burg
    ne shqiperi sepse shqiperia e xhaxhit sali nuk i diskretiton te burgosurit si ben bota po ju jep firma dhe poste
    na marshi te keqen kush na ka inat
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #118
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptarët në Ballkan po i pret një dimër i ftohtë
    2011-11-23
    Besnik Pula
    GAzeta Shqip

    Më në fund kriza e Eurozonës dhe ajo e ekonomisë botërore filloi të merret më seriozisht në Ballkan. Deri para pak kohe, shtetet e Ballkanit preferuan të shikojnë nga distanca heqjet e fqinjit jugor, Greqisë, jo pse do të duhej të kishin ndier ndonjë simpati të veçantë për grekët, por sepse kishin harruar se ndoshta një fat i ngjashëm mund t’i presë edhe ata. Në qoftë se jugun e Europës e imagjinojmë si një pyll të madh e të thatë të cilin e ka përfshirë flaka, tymin dhe gacat tashmë po i shohim edhe në brendi të Ballkanit. Çështja nuk është më se a do të ketë zjarr, por sa do të jetë dëmi nga djegia.

    Se kriza e Eurozonës filloi të merret seriozisht në Ballkan vlen gjithkund, përveç në Prishtinë, natyrisht. Me gjithë krizën që zgjat tani e mbi një vit, me gjithë pëshpëritjet dhe rreziqet reale për shkatërrimin e mundshëm të Eurozonës, nga qeveritarët në Prishtinë jo që nuk kemi dëgjuar ndonjë koment serioz për atë se çfarë po ndodh në kontinentin tonë (me të cilin, sipas fjalëve të Kryeministrit tonë, në vazhdimësi po liberalizohemi dhe integrohemi), por asnjë fjalë se a ekziston ndonjë plan rezervë nëse vjen deri te realizimi i skenarit më të errët, dhe dinamika e ngjarjeve çon deri te zhdukja e euros. Ndoshta kam përshtypje të gabuar për virtytet e liderëve politikë në Prishtinë, por nuk e di pse më krijohet bindja se në rast të një rreziku imanent të zhdukjes së euros, veprimi i tyre i parë do të jetë jo që të marrin masa për mbrojtjen e ekonomisë së vendit, por që të fillojnë fill që t’i kthejnë paratë në kontot e tyre personale në dollarë dhe franga zviceranë. Ndoshta disa sosh tashmë edhe kanë filluar ta bëjnë një gjë të tillë.
Megjithatë, t’i kthehemi çështjes më serioze. Ballkani u zgjua nga gjumi, sepse dolën një sërë raportesh dhe deklaratash, përfshirë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët paralajmëruan rreziqe për ekonomitë e vendeve ballkanike, si pasojë e krizës së Eurozonës, e cila tashmë kaploi edhe Italinë dhe e cila, ndër të tjera, mori me vete Silvio Berluskonin nga froni qeveritar, ndërsa solli një qeveri teknokratësh në Athinë. FMN-ja dhe Banka Botërore gjithashtu reviduan parashikimet për rritje ekonomike në Ballkan gjatë vitit që vjen, duke zbritur parashikimet në 2,5 për qind dhe 2,1 për qind për rajonin.

    Mirëpo, efektet e krizës së Eurozonës në vendet e Ballkanin nuk do të jenë të njëtrajtshme, pasi lidhjet e shteteve ballkanike me shtetet e Eurozonës janë të ndryshme. Shqipëria, si ekonomi e lidhur ngushtë me atë të Italisë dhe Greqisë, rrezikon që ta pësojë shumë më keq sesa Kosova ose, fjala vjen, Serbia, nga kriza. Kjo për arsyen se partneri kryesor ekonomik i Kosovës dhe i Serbisë në Eurozonë është Gjermania, një ekonomi që vazhdon të jetë stabile, ndërsa Shqipëria rrezikon të përvëlohet nga spiralja e problemeve italiane. Ndonëse qeveria e re teknike e Mario Montit do të marrë masa për reduktimin e deficitit përmes masave shkurtuese, edhe suksesi i Montit në përmirësimin e financave italiane të goditura nga kërkesat e shtuara të kreditorëve nuk do të parandalojnë tkurrjen ekonomike të Italisë, që tashmë është e pashmangshme. Lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë ekzistojnë në disa nivele. Së pari, një shtim i papunësisë në Itali mund të ndikojë negativisht në nivelin e remitancave në Shqipëri, duke marrë parasysh se Italia është burimi kryesor i Shqipërisë i të ardhurave të këtij lloji. E dyta, një tkurrje ekonomike e Italisë ka efekt në investimet italiane në Shqipëri, dhe veçanërisht godet rëndë industrinë shqiptare të tekstilit dhe të veshmbathjes (veçanërisht asaj të këpucëve), që prodhon ekskluzivisht për prodhuesit italianë. Harrohet shpesh se Shqipëria është prodhues i madh i lëkurës dhe eksportuesi i gjashtë në botë i këpucëve (pa gjon), 99 për qind e të cilave prodhohen për firmat italiane (me fjalë të tjera fabrikat shqiptare bëjnë prodhimin “offshore” për firmat italiane). Në vitin 2005, këto fabrika punësonin rreth 20.000 punëtorë (kryesisht femra), numër që pa dyshim do të jetë rritur ndërkohë. Këpucët dhe lëkura përbëjnë një pjesë të madhe të eksporteve shqiptare në Itali, që në vitin 2009 kapën shifrën totale prej 683 milionë dollarë. Rënia e eksporteve në këtë industri do të dëmtojë bilancin edhe ashtu negativ tregtar të Shqipërisë, por edhe do të shtojë edhe radhët e të papunëve. Tkurrja ekonomike në Greqi dëmton në mënyrë të ngjashme ekonominë e Shqipërisë, pasi Greqia përbën burimin e dytë më të madh të investimeve dhe remitancave në Shqipëri, si dhe partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë pas Italisë.

    Qeveria e Sali Berishës, e mësuar të rrahë gjoks për arritjet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të qeverisjes së tij, si dhe t’i krenohet faktit se në vitin 2008, kur gjithë Europa shënoi rënie, Shqipëria pati rritje ekonomike, tashmë duket se ka parë realitetin me sy. I mësuar gjithashtu të flasë për borxhin e ulët dhe rritjen e pagave në sektorin publik, Berisha tashmë po bën kthesën nga shkurtimet buxhetore dhe zvogëlimi i shpenzimeve duke harruar fjalët e dikurshme për rritje pagash e pensionesh. Qeveria shqiptare është detyruar që t’i reduktojë shpenzimet e planifikuara buxhetore për sivjet për 20 miliardë lekë, ndërkohë që parasheh reduktim të mëtejmë të buxhetit për vitin 2012, i cili do të jetë më i vogël se buxheti i planifikuar për sivjet. Ky reduktim buxhetor ndodhi para përkeqësimit të gjendjes në Itali, ndërsa tashmë mund të rezultojë edhe më i madh, me pasoja të thella në rritjen ekonomike në Shqipëri. Në hall duket të jetë edhe sektori bankar i Shqipërisë, ku shkalla e kredive të këqija raportohet të ketë arritur në shkallën 18 për qind, me një vlerë prej 700 milionë dollarësh, siç raporton gazeta “Shqip”. 
Tkurrjes së buxhetit dhe problemeve të mundshme në sektorin bankar i shtohen edhe pasojat e politikave neoliberale të privatizimit të ndjekura me zell nga qeveria Berisha. Siç merret vesh, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) po humb mbi 20 milionë dollarë në muaj, pjesërisht nga detyrimi që Shpërndarjes, tashmë në pronë të firmës CEZ, t’ia shesë rrymën me çmim më të lirë se kostoja e prodhimit. Me një fjalë, në mënyrë që t’i garantojë profitet e CEZ-it dhe t’i shmanget ngritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët (që pothuajse ka qenë rezultat i çdo privatizimi në sektorin e energjisë, kudo që është provuar), qeveria shqiptare po e çon drejt falimentimit ndërmarrjen publike KESH, duke subvencionuar profitet e CEZ-it. Ky është një sinjal i mirë për atë se çka e pret edhe Kosovën me planin e qeverisë Thaçi për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, dhe shprehje e modës së re të asaj që disa e mbiquajnë “socializëm kapitalist”, ku në emër të tregut të lirë dhe eficiencës ndërtohen monopole private, proftet e të cilave subvencionohen me paratë e taksapaguesve.

    Për fat të mirë, marrëdhëniet ekonomike të Kosovës me Greqinë dhe Italinë nuk janë aq të thella, kështu që efektet e krizës së Eurozonës në Kosovë do të jenë indirekte. Kosova, rrezikohet nga një dukuri tjetër, ajo e inflacionit, i cili vazhdon me rritje galopante në shkallën më të madhe në rajon, dhe në këtë situatë nuk do të ndikojë aq kriza e Eurozonës se sa efekti i krizës së Eurozonës në Serbi. Bilancin negativ tregtar që Serbia ka me BE-në (dhe veçanërisht me Gjermaninë) ajo e kompenson pjesërisht me bilancin pozitiv që ka me CEFTA-n (përfshirë edhe Kosovën, që pa dyshim është tregu më profitabil i prodhuesve serbë). Në qoftë se trendi i rritjes së çmimit të naftës mund të merret si tregues, shtrenjtimi i vazhdueshëm i importeve për Kosovën do të vazhdojë ta vështirësojë jetën e shumë kosovarëve, veçanërisht atyre të papunë dhe ata me paga të ulëta.

    Sido që të jetë, megjithëse përfshirja e Ballkanit nga kriza e Eurozonës mund të përshkruhet me metaforën e një zjarri pyjor që në pikun e thatësisë verore djeg krejt malin, një përshkrim që i shkon më shumë përshtati kësaj kohe ndërrimi stinësh, është se shqiptarët në Ballkan po i pret një dimër i ftohtë.

    (Autori është profesor i sociologjisë në Binghamton University (SHBA)

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    kush eshte drejtor i bb cuni enver hoxhes qe jep keshtu lajmesh
    pika se si bie po lasin nga inati
    po lokalte si ne shqiperi si gjen kund o enver hoxha kjo trego begati e mireqenie
    ne cilen vend te botes mbi 90% e biznesmenave kane qene te pakten nje here ne burg
    ne shqiperi sepse shqiperia e xhaxhit sali nuk i diskretiton te burgosurit si ben bota po ju jep firma dhe poste
    na marshi te keqen kush na ka inat
    Po kto lloj biznesmenesh te qisin faqebardhe ne fushate o goldo
    Po s'qe kriminel dhe t'kesh mbi 3-4 vrasje ne C.V sti hedh njeri qyrret ktu lol

    Mos shifni lokalet se ktu po bohet i pastrim parash qe se ka pa historia naiher. Jo se ka ndonje gje t'keqe se amerika psh e ka bo shume dekada para nesh ,por kjo nuk jep siguri per stabilitetin ne vend ,korrupsioni do jete po i njejte si me te majte ashu dhe me te djathte ne pushtet ,sepse klani tashme eshte kriju dhe interesat jane te ngushta nga nje grup i vogel njerezish qe kane imunitet ne politike.

    Problemi eshte se ky klan cdo gje qe qarkullon e qarkullon mes ktij grupi te ngushte. Nuk eshte se perfiton populli thjesht nga lokalet luksoze apo nga hotelet superluksoze. Populli ka nevoje per vende te reja punesh per rritje pagash ,per nje jete sociale normale ,sepse tregu jone ekonomik po peson rritje cmimesh marramendse cdo dite qe ne asnje vend te botes nuk ndodh. Paga mesatare eshte 25.000 lek te reja ne muaj , nderkohe qe shpenzimet familjare duke llogarit vetem drita uje , ushqime kapin shifren 50.000 lek te reja.

    Ka shku benzina 2000 lek te vjetra litri . As ne ita apo vende te tjera te BE nuk jane kto lloj cmimesh qe kane nje page mesatare mbi 1100 euro ne muaj.
    Ktu eshte i gjithe thelbi.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  10. #120
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptarët në Ballkan po i pret një dimër i ftohtë


    (Autori është profesor i sociologjisë në Binghamton University (SHBA)
    Pse kur ka qen vere ndonjeher per Shqiptaret ? Do thoja qe po i pret epoka e akullnajave se fundmi
    Revolution 1848

Faqja 12 prej 15 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •