Close
Faqja 5 prej 33 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 329
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    Video e kenges perfaqesuese SHQIPTARE ne Eurovizion shfaqet per here te pare ne RTVSH.

    E DIELE, 13 MARS-2011.....ORA 21.00

    Ne emisionin : "HISTORIA NIS KETU" .


    SUKSESE AURELA & SHQIPERIA !!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-03-2011 mė 11:02

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    PREMIERE: Aurela Gaēe - ''Feel The Passion'' (ESC 2011 Albania)


  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    SHQIPONJA DIZENJOHET NE FUSTANIN E AURELES

    http://www.aurelagace.com/index.php?...mid=31&lang=en


    Ashtu si asnjėherė mė parė, njė shqiponjė thuajse e gdhendur nė trupin e kėngėtares Aurela Gaēe, (realizuar mjeshtėrisht nga stilistja e mirėnjohur Mirela Nurēe), ėshtė imazhi mė i goditur nė klipin e kėngės “Feel the passion”, qė do tė na pėrfaqėsojė nė Eurovizion.

    Shtoji kėsaj edhe xhirime nė vendet mė tė bukura tė Shqipėrisė, nga regjisori Albert Malltezi, apo filmime nga qielli dhe parashuta e Alket Islamit me dedikimin “Tifozat-kuq e zi” janė kartėvizita mė e mirė e Shqipėrisė nė kėtė konkurrim tė radhės, mes europianėve nė Dusseldorf tė Gjermanisė. Ndėrsa kėnga do tė prezantohet zyrtarisht nė Televizionin Publik Shqiptar kėtė tė dielė, kėngėtarja Gaēe ka zbuluar pėrveē fotove ekskluzive pėr gazetėn “Mapo”, edhe disa detaje gjatė xhirimeve, siē ishte ftohja dhe antibiotikėt qė iu desh tė merrte, pėr shkak tė zhveshjes nė kėtė funddimri nė vendet historike tė vendit tonė…

    Aurela, tashmė ka pėrfunduar klipi i kėngės “Feel the passion”, kur do tė shfaqet ai pėr publikun e gjerė?

    Klipi do tė shfaqet nė datėn 13 mars, ditėn e diel nė orėn 20:30, nė Televizionin Publik Shqiptar.

    Ēfarė do tė sjellė tė veēantė ky klip, nė krahasim me klipet e tjera qė janė prezantuar pėr nė festivalin Europian?

    Unė flas pėr klipin tim, nuk flas dot pėr klipet e tjera, pasi secila kėngė ka pasur historinė e vet. Kėnga ime ka njė histori tjetėr, flet pėr pasionin qė unė kam pėr muzikėn. Kėtė pasion, unė dua ta ndaj me njerėzit dhe nė kėtė pikė unė ndihem universale, pasioni im ėshtė universal, pasi pasionin pėr muzikėn mund ta ketė gjithkush. Por nė tė njėjtėn kohė, unė jam shqiptare dhe vij nga njė vend qė ėshtė Shqipėria dhe jam munduar qė pėrveē audios, qė e kryem nė Los Angelos, jemi munduar sė bashku me kompaninė “Ministria e Komunikimit” dhe regjisorin Albert Malltezi, tė nxjerrim bukuritė natyrore tė Shqipėrisė. Unė jam kjo qė jam dhe kam kėtė pasion pėr muzikėn dhe kėtė vend sepse jam rritur nė kėtė vend, jam e rrethuar nga kėto bukuri.

    Nė ēfarė vendesh konkretisht ėshtė xhiruar?

    Kemi filmuar nė Dhėrmi, nė Gjirokastėr, kam shkuar nė Butrint, nė Ksamil, nė Shkodėr, nė vendet mė tė spikatura, domethėnė jo ato vende qė mund tė jenė parė zakonisht nga tė tjerėt. Nė kėtė pikė na ndihmoi Alket Islami, i cili ėshtė shumė i apasionuar me Shqipėrinė dhe promovimin e bukurive tė saj, dhe na ka ndihmuar me vendet, pikat ku mund tė xhironim gjithashtu edhe me filmime tė bėra nga qielli me parashutė.

    Me kėto qė po tregoni, klipi do tė jetė edhe njė lloj kartėvizite pėr Shqipėrinė dhe bukuritė e saj, pėr tė gjithė ata europianė qė do ta shohin?

    Sigurisht, prandaj edhe jemi munduar ta shpėrfaqim atė, dikush qė nuk na njeh tė shohė qė ėshtė njė vend nė Europė, nė Ballkan, qė qenka kaq i bukur dhe ende nuk e kemi zbuluar. Ka njė arsye pėrse kemi dashur tė shpėrfaqim bukuritė e Shqipėrisė.

    Ndėrkaq elementėt e Shqipėrisė janė edhe nė veshjen tuaj?

    Nė kėngė unė kam njė fjalė, ku them “I’m like an eagle in an open sky”, “jam si shqiponja nė qiellin e lirė/, do tė fluturoj gjithmonė lart e nuk do tė ulem kurrė nė tokė/, kjo ėshtė ideja nė kėngė, dhe disenjatorja Mirela Nurēe, kėtu mori spunton. Dhe tha qė meqė ne do tė shpėrfaqim Shqipėrinė nė kėtė klip, le tė vendosim edhe diēka krejt tė veēantė edhe nė veshje. Veshjen unė nuk mund ta shpjegoj me fjalė, se ēfarė ka krijuar Nurēe, ajo ka bėrė njė mrekulli. Ka stilizuar diēka shqiptare, ėshtė njė vepėr arti. Unė jam gjithmonė ai njeriu qė besoj se ne jemi pjesė e njė kombi qė quhet Shqipėri, por jemi europianė, qytetarė tė Europės dhe unė besoj nė kėtė. Gjithashtu edhe Lili, grimieria e klipit, mori spunton nga fustani dhe grimi im ka qenė nė lidhje me fustanin. Ēdo gjė do tė shikohet nė klip, por edhe nė kėto foto ekskluzive pėr gazetėn “Mapo”, dhe do tė marrė kuptim ajo qė po them.

    Mesa shohim nė foto, fustani qenka pak veror, ndėrkohė qė aktualisht ėshtė pak ftohtė… si ja keni bėrė ndėrsa xhironit?

    (qesh) Unė besoj qė kur i thua trurit qė nuk ėshtė ftohtė, edhe trupi i bindet. Dhe unė jam munduar t’i them trupit kėtė gjė dhe kam xhiruar me shpirt nėpėr dhėmbė deri nė fund.

    Dhe nuk keni pasur asnjėherė ftohtė?

    E vėrteta ėshtė se kam pasur shumė ftohtė, dhe u ftoha, dhe arrita edhe nė antibiotikė, madje edhe me njė bronshit, i kalova gjithė pasojat qė mund tė kalojė njeriu nga i ftohti, pothuajse gjysmė nudo, me njė fustan tė stilizuar me tyl, dhe nė njė kohė fare tė papėrshtatshme pėr tė dalė me tė nė majė tė njė kalaje, apo tė futesh edhe nė ujė. Ndoshta karakteri im, qė nuk jepem asnjėherė deri nė fund qė ta ēoj atje ku duhet, ajo qė kėrkohet nga unė, kjo bėri qė atė moment tė mendoja qė tė dilte ēdo gjė bukur dhe kaq.

    E keni parė klipin e pėrfunduar, cili ėshtė opinioni juaj pėr tė, jeni e kėnaqur?

    Me atė qė po shoh deri mė tani, ėshtė nė pėrshtatje tė plotė me atė qė unė pretendoj, edhe nė kėngė ndihet ajo qė ne jemi qytetarė tė botės, por ndjehet edhe njė pasion i madh, atė qė mė fshihet nė shpirt. Albert Malltezi e ka studiuar kėngėn me imtėsi, dhe jam e kėnaqur se ka pėrdorur edhe teknikėn e fundit, ndėrkohė del shumė emocional dhe i ndjerė si klip.

    Cila ėshtė pritshmėria juaj pėr audiencėn europiane pėr kėtė klip?

    Kur ti paraqitesh para dikujt me njė punė serioze, vetvetiu puna jote do tė japė njė rezultat, dmth ėshtė njėsoj si, tė them unė jam kėngėtare e mirė, dhe po dal pa krehur nė skenė, por nė fakt unė them jam njė kėngėtare por ndėrkohė krihem, vishem, tė gjitha kėto elementė duken te njeriu tjetėr kur ti shkon ballė pėr ballė me tė. Dhe besoj, kur tjetri shikon qė ti punon seriozisht, dhe ti e merr seriozisht ēdo gjė, sigurisht qė tė vlerėson dhe ka njė impakt.

    Pas promovimit tė klipit, cili do tė jetė itinerari juaj deri nė mbėrritjen nė Dusseldorf?

    Nė radhė tė parė, dua tė them se televizioni shqiptar po bėn njė punė shumė, shumė tė mirė pėr promovimin e kėngės, qė nė paraqitjen e CD-sė, DVD-sė qė do tė shkojė mė 13 mars nė Gjermani. Paraqitja ėshtė dinjitoze, ėshtė menduar qė tė paraqitemi me tė gjitha kriteret, siē paraqitet ēdo qytet europian. Ndoshta ne nuk kemi shumė para si Rusia, etj, por dua tė theksoj se paraqitja po bėhet shumė serioze. Ndėrkohė, TVSH po mundohet qė unė tė shkoj ta promovoj kėngėn nė Hollandė, Azejbarxhan, ndoshta nė Rusi, Turqi, po i bėn tė gjitha pėrpjekjet qė unė tė shkoj tė promovoj kėngėn nė vendet ku jemi nė grupin e pėrbashkėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-03-2011 mė 11:04

  4. #44
    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    PREMIERE: Aurela Gaēe - ''Feel The Passion'' (ESC 2011 Albania)

    http://www.youtube.com/watch?v=VB_OQQBA7iM
    Pavarsisht nga ideja e mire per te promovuar Shqiperine, kenga le shume per te deshiruar edhe ne versionin perfundimtar. Per me teper shqiptimi i Aureles ne anglisht eshte i dobet. Aurela eshte kengetare me ze te mire, por kjo nuk eshte nje nga kenget e mira te saj.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #45
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Me ktė kong qė paskėn bėr, s'ka bir none tė na e marri vendin e fundit.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #46
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    sa e shemtuar qe eshte 1here, na futi friken.

    nga fjalet asnje si mora vesht, ah po vetem ate feel my passion. I jep kenges, nje intonacion te duket sikur e ke degjuar me pare, i jep ato notat labe, pavarsisht se kenga eshte e re dhe anglishtt. Kenga eshte ku therret qameti.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,147
    INTERVISTA E AURELES NE " E DIELL "


    http://www.top-channel.tv/video.php?id=24128



    Me ADI KRASTEN - 27 /03 /2011

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shume kenge e shpifur! Shume kenge e hallakatur me duket. Aurela me pelqen, por si paska lezet fare te kendoje ne gjuhen Angleze se e kendon si kenget labce.
    Feelings change - memories don't.

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    sa e shemtuar qe eshte 1here, na futi friken.

    nga fjalet asnje si mora vesht, ah po vetem ate feel my passion. I jep kenges, nje intonacion te duket sikur e ke degjuar me pare, i jep ato notat labe, pavarsisht se kenga eshte e re dhe anglishtt. Kenga eshte ku therret qameti.
    ..eshte tamam ajo fjalia juaj e fundit.
    Nje disfate, qe nuk na perfaqeson. Versioni shqip eshte orgjinal dhe ne aktivitete te kesaj natyre origjinaliteti vleresohet. Jane harxhuar mijera $ per nje fluturim qe per mendimin tim me teper e tregon vampire Gacen sesa engjell e aq me teper artiste.
    Nje ze shume i bukur nuk duhet te humbase neper studiot elektronike Aurela meriton me shume respekt nga konsultantet qe e rrethojne, pra le ta lene te qete te ndieje pasionin e saj ne shqip dhe ta transmetoje keshtu ne shqip ashtu si ai pasion buron. Spektatori europian eshte i lodhur nga elektronika, ai kerkon te kthehet ne natyre dhe zeri i Gaces mund ta beje kete. Nese ka kohe le te rikthehet ne orgjinal sepse eshte shume fallso, sidoqofte suksese!
    Paqe!

  10. #50
    Akoma nuk e kam degjuar kengen qe perfaqeson vendin tone ne Eurovizion. Po e ruaja per me vone por po ndryshoj mendjen. Shpresoj te jet nje kenge e bukur. shpresoj te mari nje vleresim te mire.
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

Faqja 5 prej 33 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •