-
Per mua, VENDI I PARE besoj se do diskutohet mes FRANCES dhe ANGLISE !
Do me pelqente ta fitonte HUNGARIA .
GJITHSESI, SECILA PREJ KESAJ TRESHEJE DO E MERITONTE !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2011 mė 10:12
-
-
nuk fitoi ajo sorra jone aurela gaqe ,,,,
-
-
-
-
Edhe kjo eshte nje nga kenget me te mira , gjithashtu !
-
-
KAĒINARI e CIKO : GAĒE , KENGETARE PROFESIONISTE
Njė ditė pasi Aurela Gaēe humbi tė drejtėn tė merrte pjesė nė finalen e festivalit europian tė kėngės, nė Shqipėri pėr tė vlerėsimet nuk reshtin. Pas interpretimit e treta nė radhė, nė gjysmėfinalen ku morėn pjesė 19 shtete, asaj iu desh ta linte garėn, pasi Shqipėria nuk ishte nė 10-en e shteteve qė kaluan nė finale. Por ē'ndodh e ē'thuhet pėr tė nė rrethin e artistėve nė Tiranė?
Tė gjithė muzikantėt, kėngėtarėt e artistėt e kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", kanė vlerėsuar interpretimin e saj mbrėmjen e sė martės. Paēka se shumica e tyre nuk pranojnė tė flasin publikisht pėr performancėn e saj, pėr ta, fakti qė ajo nuk shkoi nė finale, nuk e bėn Gaēen kėngėtare mė pak tė mirė. Sipas shumė syresh, problemi qėndron pikėrisht tek kėnga. E megjithatė, kėtė nuk duan ta thonė publikisht, sepse siē ndodh rėndom nė vendin tonė, 'askush' nuk do tė prishė marrėdhėniet me 'askėnd', ndaj mungon kritika, qoftė pozitive e qoftė negative. E mbas kėsaj, shumė syresh, sėrish dalin e flasin publikisht pėr kėngė tė vjedhura e pėr rėnie cilėsie. Duke e lėnė jashtė vėmendjes pėr momentin kėtė pjesė tė heshtjes nė raste tė kėsaj natyre, ajo ēfarė thuhet nėn zė, nuk e penalizon Gaēen.
"Aurela ėshtė kėngėtare e mirė e kjo nuk vihet nė dyshim. Mė vjen keq qė ajo u prezantua me atė kėngė. Ajo ka njė vokal tė mrekullueshėm, ka potencial, por me atė kėngė qė kishte, s'bėnte dot mė shumė. Ajo nuk qe kėngė pėr tė konkurruar atje. Aurela ka kėnduar kėngė shumė tė mira, por jo kjo. Qė nė fillim kur kjo kėngė u shpall fituese nė Festivalin e RTSH-sė, dihej se ēdo ndodhte. Ne u habitėm e thamė ē'bėjnė kėta", - u shpreh njė prej artistėve mė tė njohur shqiptarė tė momentit, por edhe nė moshė. E ndonėse artisti nė fjalė nuk deshi tė dalė publikisht, ai nuk e fshehu dot keqardhjen pėr moskualifikimin. Vetė ajo nė njė intervistė televizive, pati thėnė qė "refreni ma merr shpirtin", por sa i takon faktit nėse zėri i saj pati apo jo probleme, nuk e pėrmendi njeri.
Vlerėsimet
Nga ana tjetėr, Zhani Ciko, drejtor i Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, dhe kompozitori Alfred Kaēinari, thanė dje pėr Gazetėn se Aurela qe mjaft e mirė. "Pavarėsisht se u skualifikua, Aurela Gaēe mbetet kėngėtare shumė e mirė. Ajo ėshtė ndėr kėngėtaret tona mė tė mira dhe ėshtė mjaft profesionale. Ėshtė e kompletuar dhe kujdeset edhe pėr kurimin e tė gjitha aspekteve", - u shpreh dje Zhani Ciko. Sipas tij, ajo ka njė interpretim vokal tė mrekullueshėm, ka vizion dhe qe pėrgatitur mjaft mirė. "Unė e kam ndjekur gjatė pėrgatitjeve qė bėri para se tė shkonte nė Gjermani dhe ka bėrė maksimumin, ashtu sikundėr edhe njė pėr-kushtim serioz. Unė nuk di tė them se nuk shkoi nė finale. Stafi qė ishte me tė, kur tė vijė do tė na thotė se si u prit, opinionet qė ata morėn, si dhe konkluzionet", - pėrfundoi ai, duke refuzuar tė flasė pėr "fajtorė" nė kėtė mes.
E nė fakt, ai nuk ėshtė vetėm nė kėtė pikė, sepse pikėrisht pėr "fajtorin" apo pėr atė qė nuk shkoi mirė, refuzojnė tė flasin tė gjithė. "Nuk dua tė merrem me kėtė punė, sepse nuk ka lezet tė dal kundėr apo tė flas hapur", - ėshtė justifikimi mė i zakonshėm mes atyre qė i kontakton pėr t'iu marrė njė mendim.
Njė tjetėr artist qė pranoi tė prononcohej pėr Gaēen ishte Alfred Kaēinari. "Ju kėrkoni njė mendim pėr kėngėn. Unė mund t'ju them se ajo ėshtė kėnga fituese e RTSH-sė. Nė njė konkurs tė tillė si ai i Eurovizionit, gjysma eliminohen, nuk mund tė shkojnė tė gjithė. Aurela ėshtė serioze, ėshtė e pėrgatitur, ėshtė profesioniste", - tha Alfred Kaēinari. Mė tej ai shtoi se ka edhe shtete tė tjera qė e kanė muzikėn mė tė konsoliduar se ne, qė janė skualifikuar, ndaj kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe.
Mėsohet se dje paradite nė Televizionin publik Shqiptar, Genc Tukiēi ka thėnė se interpretimi ishte shumė i mirė, ashtu si edhe kėnga, por problemi qėndron nė faktin se votimi atje ėshtė politik. Gjatė ditėve tė qėndrimit tė saj nė Dyseldorf, Gaēe u cilėsua si njė divė shqiptare. Skena gjermane jehoi nga zėri i saj, dhe Aurela ėshtė vlerėsuar nga mediat gjermane pėr zėrin dhe kėrcimin gati rock nė skenė.
Nė finale, nga gjysmėfinalja e natės sė parė u kualifikuan kėto shtete: Serbia, Lituania, Greqia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda, Rusia dhe Islanda.
"GAZETA SHQIPTARE"
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=98450
-
-

Postuar mė parė nga
sirena_adria
Probleme teknike nga ana e organizatoreve lidhur me SOUND-in ne 5 kenget e para, perfshire dhe Shqiperine apo probleme me zerin " ngerthim nga emocionet " i Aureles ???
E kam ndjekur AURELEN permes regjistrimeve ne youtube, ne burime te ndryshme, ne te gjitha provat gjenerale nga DITA E PARE DHE DERI TEK DRESS REHEARSAL-S, dhe gjithkund ajo tingellonte shume e fuqishme.
Prezantimi ne gjysem -finale nuk qe i njejte ! Per me teper qe SOUND-I duhet te ishte ne shkallen me te larte te cilesise.
Flitet qe ka pasur probleme teknike per kenget e para POLONI, ZVICER, SHQIPERI,ARMENI, TURQI prej te cilave asnje nuk hyri ne finale. SA E VERTETE ESHTE KJO NUK DIHET ?
Gjithsesi , diku pati nje problem . Se ku , veshtire te percaktohet nese dikush nuk prononcohet .
-
-
AURELA GAĒE : JAM E SHOKUAR
Nė forume komentohet performanca e dobėt.
"Jam e shokuar. Kam pasur reagime tė mira nga tė gjitha dhe njė performancė po ashtu tė mirė, ndaj jam e habitur. Interpretimi u duk mirė. Mendoj se nuk ka tė bėjė me kėngėtarin, nuk e di se me ēfarė ka tė bėjė”, ka thėnė Aurela Gaēe menjėherė pas skualifikimit nė natėn e parė gjysmėfinale tė Eurovizionit. Me kėtė kėngėtarja shqiptare duket se i ėshtė referuar votimit tė shumėpėrfolur politik nė Eurovision.
Nė fakt, ėshtė koha pėr tė folur pėr nivelin e prezantimit tė muzikės shqiptare nė kėtė festival. Nė kėtė pikė, komentet nė forume tė ndryshme kanė qenė tė shumta. Po aq u referohen edhe polemikave qė shpėrthyen pėr ēmimin e parė nė edicionin e 49-tė Festivalit tė RTSH-sė nga ku Gaēe doli fituese. Njė pjesė e mirė e komenteve flasin pėr njė traditė tė vjetėr tė kėngėve qė dalin fituese nga ky festival e se kėrkohen ritme bashkėkohore pėr tė prezantuar Shqipėrinė. Tė tjerė i referohen interpretimit tė Aurelės, duke e krahasuar atė mė shumė me britma.
Tė drejtėn ekskluzive deri mė tani tė prezantimit tė Shqipėrisė nė kėtė Eurovizion e ka pasur Festivali i RTSH-sė. Prej tė paktėn 4-5 vitesh nė rrethin e muzikantėve ėshtė diskutuar dhe debatuar mbi kėtė fakt, duke kėrkuar mė shumė frymėmarrje pėr muzikėn shqiptare. Tani duket se ėshtė me tė vėrtetė rasti pėr t’i parė kėto propozime seriozisht
GAZETA " SHQIP"
-
-
Kjo kenge eshte nje diamant i vertete!
-
-
FINALISTET NGA GJYSEM-FINALJA E PARE :
-
-
FINALISTET NGA GJYSEM-FINALJA E DYTE :
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt