Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Zgjedhja e Janullatos, bërryla, përplasje e këngë shqiptare”

    “Zgjedhja e Janullatos, bërryla, përplasje e këngë shqiptare”

    » Dërguar më: 24/11/2010 - 14:40


    Gilmana Bushati

    Petrit Bidoshi, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare nga vitet 1992-1998, flet për "Gazeta Shqiptare" për detajet e ditës 2 gusht të vitit 1992, atëherë kur Hirësia e tij, peshkop Janullatosi mori drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Sipas tij, situata për pak sa nuk shkoi në rrahje me grushte në mes të kishës. Ai tregon se kundërshtarët e Janullatosit në kishë nuk ishte 'një grusht njerëzish', por shumica e besimtarëve. Bidoshi thotë se Janullatosi u kurorëzua në hotel Tirana dhe jo në Kishë. Ai flet për ndryshimin e qëndrimit të drejtuesit të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare të Bostonit, At Artur Liolinit, pasardhësit direkt të Nolit. Sipas tij, në këtë ndryshim qëndrimi ka ndikuar edhe ana materiale.

    Zoti Bidoshi, ju ishit i pranishëm në ceremoninë fetare të kurorëzimit të Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht të 1992. Si ishte ajo ditë për ju?

    Rastësisht e morën vesh që po ndodh diçka në kishë dhe shkojmë atje. Shohim që kishe kishte shumë grekë të ardhur nga Greqia. Në mesin e shqiptarëve ishte dhe deputeti Uran Butka, i komisionit parlamentar që merrej me çështjet e besimeve fetare, por nuk ishte aktiv, ai kishte ardhur për të parë. Ndërkohë, ne besimtarët e tjerë po prisnim të shihnim se çfarë do të ndodhte. Në një moment, dy njerëz të nderuar, anëtar të Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, doktor Vokopola dhe profesor Nasho Bezhani, që të dy nga Durrësi, hynë në ajodhimë dhe i shpjegojnë Janullatosit se nuk mund të zgjidhej kryepeshkop, pasi ia ndalonte neni 16 i statutit të Kishës, miratuar në 1929. Ata i folën frëngjisht Janullatosit. Ata dolën të qeshur pas shtatë minutash dhe më thanë se ai nuk e dinte këtë gjë, dhe se nuk do të pranonte që të zgjidhej. Në fakt, shpreha habi për këtë, prandaj kërkuam një njeri që fliste greqisht. Nga njerëzit në kishë doli një profesor, Thoma Çomorra dhe një kompozitor nga Tirana. U thashë që të rrinë afër Janullatosit dhe njerëzve të tij, që të marrin vesh se çfarë po ndodhte, se dinakërisë greke nuk i dihej. Del Janullatosi nga ajodhima dhe grekët e duartrokitën, kur papritur pas 2-3 minutash fillon ceremonia për ta zgjedhur kryepeshkop. Rregulli ishte që të thoshim anaksios, nëse kryepeshkopi nuk ishte i dëshiruar për besimtarët, dhe ne ashtu thamë, tre herë, në këtë pikë, ceremonia duhesh anuluar. Por, grekët filluan të këndojnë këngë greke dhe ne nga ana jonë filluam të këndojmë këngë patriotike, deri edhe himnin e flamurit e kënduam.

    Por nga ana tjetër pretendohet se kundërshtarët kanë qenë pak veta, madje kanë akuzuar se kanë qenë edhe myslimanët që e kanë prishur ceremoninë?

    Nuk është e vërtetë që ishim një grup njerëzish. Ne ishim shumica dërrmuese të pranishëm në kishë. Madje në një moment, si për të treguar se ishim të vendosur, u kapën të gjithë përkrahu ndërsa këndonim. Atëherë ishte ende gjallë patriotizmi, nuk është si sot, që nuk ka patriotizëm fare. Ndërsa një djalë i gjatë nga familja Zaharia, po rrinte me shpinë, prapa krahëve të mi. I thashë që të kthehej, por ai më tha se do të ruaj se këtyre grekëve nuk i dihet. Situata u acarua shumë. Në një moment një prift grek, mbështetës i Janullatosit, vjen nga ana e djathë, pikërisht te litarët ndarës. Ai e tërhoqi nga krahu një besimtar, një djalë i ri, por ai me atë dorë që kishte nofullave dhe e hodhi tej te grekët. Nuk u bë më përplasje. Në vazhdonim të këndonim këngë patriotike, ata nuk këndonin më, zëri i tyre u shua. Ndërsa ishte kjo situatë, vjen njëri e na thotë që Janullatosi nuk është në kishë. Ai kishte ikur, grekët e morën vesh këtë gjë dhe filluan të ikin një e nga një nga kisha. Ndërsa ata iknin ne vazhdonim t'i këndonim këngët tona m'u afër veshëve të tyre. Në këtë mënyrë kurorëzimi nuk u bë në kishë, por në hotel "Tirana", atje ku ai kishte ftuar grekë dhe shqiptarë mbështetës të tij.

    Besimtarët që mbështesin autoqefalin kanë vënë re se pas marrjes së drejtimit të Kishës Orto-dokse nga ana e Janullatosit është hequr fotoja e Fan Nolit nga ambientet e saj. Cila është e vërteta?

    Në kishën e Bostonit, At Artur Liolini ka një pikturë të bukur të Fan Nolit. Një kopje e saj gjendej dhe në kishën e Tiranës. Dy ditë pas ardhjes së Janullatosit, ajo pikturë u hoq nga vendi kryesor që zinte. Kur shkova njëherë në kishë i pyeta priftërinjtë se ku e keni pikturën, kur më treguan se e kishin vendosur në një dhomë të vogël, 'mirë që nuk e keni vënë në VC'.

    Besimtarët ortodoksë shqiptarë kanë pasur gjatë gjithë kohës një pikë referimi mjaft të vyer për të ardhmen e tyre, siç është Kisha Ortodokse Autoqefale e Bostonit, kishë e ngritur nga Fan Noli, që e vazhdon më tej At Artur Liolini. Pse nuk e bëri ringritjen e ortodoksisë kjo kishë?

    At Artur Liolini kur erdhi në Shqipëri na tha njëherë në hotel "Dajti", "kini kujdes mos të vijë ndonjë klerin grek, ata janë të poshtër dhe do të gjeni belanë me ta". Kur isha në kishën e tij në Boston, i thashë se pse nuk erdhe ti të ngrije kishat tona dhe ortodoksinë shqiptare. Ai më tregoi për vizitën e tij në Shqipëri më 1990, kur takoi edhe Ramiz Alinë. Ky i fundit gjatë takimit i kishte thënë se në Shqipëri do të lejohej feja dhe kërkohej ndihma e Kishës Ortodokse Autoqefale e Amerikës për të ringritur kishën. Liolioni i është përgjigjur se do ta bënte këtë punë, por i duhej kohë deri sa të zgjidhte zëvendësin në kishën e Amerikës dhe të përgatiste terrenin si atje për të ikur si këtu për të ardhur. Lionili në takimin që pata më tha se priste që ta thërrisnin të vinte, pasi kështu ishte lënë edhe me udhëheqësin e fundit të komunizmit. Por, kur ai kishte marrë vesh që qeveria shqiptare kishte rënë dakord që të sillte në Shqipëri si ekzark këtë Janullatosin, që me shërbim ishte në Afrikën e Jugut, prandaj dhe nuk erdhi më në Shqipëri për një mision të tillë.

    Po më pas çfarë ndodhi?

    Po me sa mora vesh unë, Janullatosi ia ka mbyllur gojën mirë edhe atij në Amerikë. Njëherë më patë thënë At Arturi se 'ne jemi me ju, por s'mund të dalim hapur se shumë nga financuesit tanë janë grekë. Tani At Arturi ka bërë të kundërtën, ai është lidhur me Janullatosin e quan tani atë si "Krisht për Shqipërinë". Kam shkruar artikuj kundër tij, për ndryshimin e qëndrimeve që ai ka pasur sa i takon Autoqefalisë, por nuk m'i kanë botuar.

    Cilët janë marrëdhëniet tuaja me Kishën Ortodokse aktuale?

    Një vit e gjysmë më parë më trokitën në portë. Ngadalë e hapi derën dhe shoh katër priftërinj. Më kërkojnë që të bisedojmë së bashku. Njëri prej tyre, që duket se ishte caktuar të fliste filloi kështu bisedën "Hirësia e tij ka respekt për ju dhe ne kemi ardhur që ju të vini në gjirin tonë". Kur bëja shkrime kundër Janullatosit, ku i fundit i përgjigjej me replika, por kjo më jepte më shumë material që t'i përgjigjesha. Në një moment e kuptoi shpejt, se kështu do ishte ai qendër sulmi, kështu që nuk m'u përgjigj më. Priftërinjtë që erdhën në shtëpi, përdorën kartën e tyre të vjetër "ardhja e juaj në gjirin tonë do të jetë një gjë e mirë për ne dhe për ju", duke më lënë të kuptoj anën financiare. Kur më tha kështu e vetmja gjë që më duhej të bëja, ishte që t'i nxirrja jashtë me shkelma, por nuk e bëra. Si dështuan në bisedime, njëri prej tyre më kërkoi të di se ku e kisha ikonën, sepse është rregull që nëse bekohej ikona, ajo shtëpi është e bekuar. Por, nëna ime kishte një kënd të vogël, me një ikonë dhe një kandil, ku edhe falej. Kur panë këndin ku i çova, ata duket dështuan sërish, pasi kujtonin se unë isha ateist dhe kishin për çfarë të më sulmonin. Njëri prej tyre që ishin në shtëpinë time ka ngritur Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Kanada, që është një kishë kundër pranisë së Janullatosit në vendin tonë.

    Ju keni qenë për mëse gjashtë vjet kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare. Cilat kanë qenë përpjekjet tuaja për ta mbrojtur këtë autoqefali?

    Me mbështetjen e disa shqiptarëve nga Amerika filluam të nxirrnim një gazetë, 'Autoqefalia Ortodokse Shqiptare'. Por në një moment ata nuk na sollën më para kështu që e nxora me shpenzimet e mia edhe disa numra dhe më pas u shua.

    A mund të renditen dhe nisma të tjera?

    Një përpjekje tjetër e jona ishte që të shkollonim priftërinj shqiptarë për t'i vënë në krye të kishës. Kisha maqedonase është e pavarur nga ajo Patriarkana e Stambollit, kështu që i kërkuam kryepeshkopit atje nëse mund të sillnim një njeri tonin për ta shkolluar dhe për ta bërë drejtues të Kishës. Ata ranë dakord dhe me ndërmjetësinë e Sejfi Protopapës, që na ndihmoi nga ana financiare, dërguam në Maqedoni, Nikolla Markun. Atje ai u kurorëzua si prift, mori dokumentin e duhur dhe do bëhej ceremonia e kurorëzimit të tij në Kishën e Elbasanit. U mblodhën shumë njerëz në këtë ceremoni. Unë shkova, edhe pse u helmova çuditërisht pak orë para fillimit të ceremonisë. Janullatosi solli në këtë ceremoni një prift shqiptaro-amerikan. Ky mori fjalën dhe foli kundër veprimit që po bënim në Kishë. Ne e nxorrëm përjashta, nga forca e shtyrjes ai ra në kalldrëm. Që nga ai moment ai iku nga Shqipëria.

    A jeni anëtarë i kishës ortodokse dhe pse kur flitet për ortodoksinë gjithnjë duhet të ketë patjetër lidhje të ngushtë me Greqinë. A ka pasur ortodoksë që e kanë kundërshtuar politikën e saj?

    Unë nuk jam anëtar i kësaj kishe që drejtohet nga Janullatosi, edhe ndonjëherë që shkoj më shohin shtrembër. Një pjesë e madhe e anëtarëve të Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë kanë vdekur, pak nga ne kanë mbetur ende gjallë, ata kanë qenë gjithnjë kundër vërshimit të priftërinjve grekë në kishën tonë. Sa për familjen time, ne jemi familje me tradita të forta fetare, por njëkohësisht dhe patriotike. Babai im ka qenë Kosta Bidoshi, komandat i pikës kufitare në Kakavijë. Është ai që hetoi dhe zbuloi se kush e vrau gjeneralin italian, Telinin, që ishte drejtues i komisionit ndërkombëtar për përcaktimin e kufijve. Grekët akuzuan për këtë vrasje shqiptarët, të cilët nga ana e tyre ngritën një komision për të hetuar ngjarjen dhe në krye të tij ishte Mehdi Frashëri. Ky i kërkon babait tim, që të gjente se kush e kishte vrarë gjeneral Telinin, pasi kishte shkaktuar një incident ndërkombëtar një vrasje e tillë. Babai im i kërkon Frashërit një qese me napolona që ta zgjidhte çështjen. Pasi mori vesh se ishte një bandë grekërish në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë që vepronin të lirë, im atë mobilizoi 24 burra shqiptarë, aq sa kishte anëtarë kjo bandë. Kreu i kësaj bande kishte një të dashur në fshatrat shqiptare, Frosinën. Ai vendos që të hyjë në Shqipëri edhe pse ishte paralajmëruar për rrezikun që mund t'i kanosej. Skuadra e tim eti kishte vetëm një urdhër, as 'ndal', as 'mos lëvizni', por vetëm zjarr. Dhe të gjithë banda greke u vra. Kur erdhi komisioni ndërkombëtar për hetimin e vrasjes së gjeneral Telinin, im atë u tha që këta ishin vrasësit e vërtetë. Anëtarët e komisionit i kërkuan të dinë se ku e mbështeste këtë fakt, ai me një shkop i nxori nga xhepi sahatin prej ari, dhe njëri prej tyre tha "ah, il orologio dell nostro generale". Kjo ishte familja Bidoshi. Xhaxhai im, Vasil Bidoshi, ishte përfaqësues i Gjykatës së Diktimit, siç është sot Gjykata Kushtetuese, që mori pjesë në kurorëzimin e kryepeshkopit Visarion Xhuvani.

    Por për Janullatosin çfarë mund të na thoni, sa është ai i përfshirë në jetën kishtare, por edhe politike?

    Siç e thashë, ai erdhi si i përkohshëm në vendin tonë, por me mënyrën e tij arriti të qëndronte këtë, në sajë edhe të ndikimit të fuqishëm të kishës greke. Janullatosi flet shumë herë për dashurinë që duhet të ketë njeri për njeriun, apo se Zoti i do shqiptarët. Nëse është kështu, atëherë unë pyes, se kur zoti na i dashka shqiptarët, pse ai nuk ndërhyri asnjëherë kur qeveria greke dëbonte nga vendi i tyre emigrantët. Se siç e dini, çdo politikan i lartë grek që vjen në Shqipëri, shkon e takon patjetër dhe Janullatosin. Pse nuk i tha njëherë ai, që zoti i do shqiptarët, kështu që grekërit të mos i dhunonin ata. Sa kemi parë emigrantë të dhunuar, të rrahur, të poshtëruar në kufijtë tanë. Kjo është ajo që mund të them për Janullatosin.

    gazeta shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Do të mbajmë gjallë shpirtin e Kishës Autoqefale Shqiptare"

    "Do të mbajmë gjallë shpirtin e Kishës Autoqefale Shqiptare"

    » Dërguar më: 24/11/2010 - 14:40


    Numri i parë i gazetës "Autoqefalia Ortodok-se Shqiptare" doli në korrik të 1993-shit. Në krye të kësaj gazete duket shqiponja mbi krye të së cilës qëndron kryqi i ortodoksisë. Në dy anët e shqiponjës janë dy thënie të njerëzve të mëdhenj të kombit: "Vepra më madhështore e Nolit është Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare", F.Konica dhe në anën tjetër: "Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare nuk është vetëm e ortodoksëve, por e gjithë shqiptarëve", F.Noli. Në këtë numër të parë, në foton kryesore, është udhëheqësi shpirtëror i ortodoksëve shqiptarë imzot, Fan Noli. Redaksia e kësaj gazete ka bërë të njohur për publikun dhe qëllimin e botimit të një gazete të tillë. "Redaksia dhe bashkëpunëtorët e kësaj gazete shpallin se kanë si qëllim të mbajnë gjallë dhe përtërijnë traditat e shkëlqyera të kishës tonë Autoqefale Shqiptare; Rrënjët ajo i ka që në përpjekjet e pararendësve të rilindasve si Naum Veqilharxhi, Kristoforidhi e të tjerët, të cilët mbrojtën gjuhën dhe kombin tonë, duke u ndeshur me qëllimet për greqizmin e Shqipërisë; Kisha jonë autoqefale u krijua nga Fan Noli dhe autoqefalistë të tjerë si barrikadë mbrojtëse e ortodoksëve patriotë shqiptarë për t'i prerë rrugën shovinizmit grekë, që përdorte si pararojë sulmi elementë të kishës greke dhe priftërinjtë e saj; Herë pas herë do të vihen në dukje figura të ndritura autoqefalistësh, të cilët u përpoqën që kisha jonë të mbetej shqiptare dhe mos të instrumentalizohej nga elementët e huaj keqdashës që donin dhe duan të na mohojnë gjuhën dhe kombin; Mjerisht edhe sot, megjithëse ka kaluar një shekull, përpjekje të tilla nuk reshten. Në vend vijnë nga Greqia priftërinj, arqimandriter dhe peshkopë që me egërsi dhe mos tolerancë mundohen të futin grindje me besimet e tjera fetare: myslimane dhe katolike; Të parët tanë kanë luftuar krah për krah, pa dallime fetare, kundër pushtuesve turq, italianë dhe gjermanë. Kur u rihapën institucionet fetare, mbas 47 vjetësh sundimi komunist, u pa qartë se ky solidaritet ishte më i fortë; Ne jemi për forcimin e marrëdhënieve me kishat autoqefale dhe patrikanat: greke, rumune, serbe, ruse, egjiptiane etj, por duke theksuar respektimin nga njëra-tjetra pa ndërhyrje të brendshme; Gazeta jonë do të mbajë qëndrim të rreptë kundër atyre që do të cenojnë fitoret e autoqefalisë tonë ortodokse, që do të nxisin përçarjen midis popullit shqiptar dhe atij grek, që janë popujt më të vjetër të Ballkanit".

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-07-2010
    Postime
    61

    Fan Noli

    po shkruaj ketu se tek Komunitet Ortodoks sa here shkruaj mi heqin postimet e mia sepse bien ndesh me te tyret sepse une jam Shqiptar dhe sjam Gjakpirshur si keta greket e Forumit Ortodoks ketu ne forumin qe per çudi e ka emrin Forumi Shqiptar por qe kane infiltruar dhe ca filogreke dhe fshijne cdo gje qe thuhet per Kryepeshkopin Anastas si dhe kur shajme greket........

    dje nje eurodeputet nga Kombi fqinj i jone qe na do te miren theksoi se Shqiperise sdo ti hapen negociatat e anetaresimit sepse po rritet fryma nacionaliste ne shqiperi ... edhe renditi ca pika.

    1- ) u vra i ndjeri Dhima ne himare. ( une qe shkruaj jam bashkepatrioti i Dhimes)
    2-) varrezat e Boboshtices.....
    3-) Sulmet ndaj Kryepeshkopit Anastas

    me thoni more Bashkepatriote dhe Bashkeqytetare ku eshte dhuna ketu se une se marr vesh pervec rastit te Dhimes qe ndjese paste dhe Zoti e ka marre prane gjirit te tij dhe qe eshte nje akt qe su pranua nga asnje Shqiptar, dhe qe u perdor shume keq nga Greket tane fqinje.

    per varrezat e boboshtices ca ka ky greku i leshit ??? jane varrezat tona dhe te shikoje per varrezat Çame qe i kane prishur dhe si lene Çamet te kthehen ne vendin ku kane lerë.

    sa per komentin per kryepeshkopin Anastas Deputeti grek beri Autogol sepse e pranoj dhe vete qe kryepeshkopi yne s`eshte i joni por i tyre, pra luftopn per greqine dhe jo per Shqiperine.

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga KAT Lexo Postimin
    "Do të mbajmë gjallë shpirtin e Kishës Autoqefale Shqiptare"

    » Dërguar më: 24/11/2010 - 14:40


    Numri i parë i gazetës "Autoqefalia Ortodok-se Shqiptare" doli në korrik të 1993-shit. Në krye të kësaj gazete duket shqiponja mbi krye të së cilës qëndron kryqi i ortodoksisë. Në dy anët e shqiponjës janë dy thënie të njerëzve të mëdhenj të kombit: "Vepra më madhështore e Nolit është Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare", F.Konica dhe në anën tjetër: "Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare nuk është vetëm e ortodoksëve, por e gjithë shqiptarëve", F.Noli. Në këtë numër të parë, në foton kryesore, është udhëheqësi shpirtëror i ortodoksëve shqiptarë imzot, Fan Noli. Redaksia e kësaj gazete ka bërë të njohur për publikun dhe qëllimin e botimit të një gazete të tillë. "Redaksia dhe bashkëpunëtorët e kësaj gazete shpallin se kanë si qëllim të mbajnë gjallë dhe përtërijnë traditat e shkëlqyera të kishës tonë Autoqefale Shqiptare; Rrënjët ajo i ka që në përpjekjet e pararendësve të rilindasve si Naum Veqilharxhi, Kristoforidhi e të tjerët, të cilët mbrojtën gjuhën dhe kombin tonë, duke u ndeshur me qëllimet për greqizmin e Shqipërisë; Kisha jonë autoqefale u krijua nga Fan Noli dhe autoqefalistë të tjerë si barrikadë mbrojtëse e ortodoksëve patriotë shqiptarë për t'i prerë rrugën shovinizmit grekë, që përdorte si pararojë sulmi elementë të kishës greke dhe priftërinjtë e saj; Herë pas herë do të vihen në dukje figura të ndritura autoqefalistësh, të cilët u përpoqën që kisha jonë të mbetej shqiptare dhe mos të instrumentalizohej nga elementët e huaj keqdashës që donin dhe duan të na mohojnë gjuhën dhe kombin; Mjerisht edhe sot, megjithëse ka kaluar një shekull, përpjekje të tilla nuk reshten. Në vend vijnë nga Greqia priftërinj, arqimandriter dhe peshkopë që me egërsi dhe mos tolerancë mundohen të futin grindje me besimet e tjera fetare: myslimane dhe katolike; Të parët tanë kanë luftuar krah për krah, pa dallime fetare, kundër pushtuesve turq, italianë dhe gjermanë. Kur u rihapën institucionet fetare, mbas 47 vjetësh sundimi komunist, u pa qartë se ky solidaritet ishte më i fortë; Ne jemi për forcimin e marrëdhënieve me kishat autoqefale dhe patrikanat: greke, rumune, serbe, ruse, egjiptiane etj, por duke theksuar respektimin nga njëra-tjetra pa ndërhyrje të brendshme; Gazeta jonë do të mbajë qëndrim të rreptë kundër atyre që do të cenojnë fitoret e autoqefalisë tonë ortodokse, që do të nxisin përçarjen midis popullit shqiptar dhe atij grek, që janë popujt më të vjetër të Ballkanit".

    gsh
    Isha i gatshëm që të japë vlersimin më të lartë që mund t'i jipet këtij postimi kur papritmas më ra në sy fjalia e mësipër nënvizuar. O të mjerë gazetarë, ju duhet që të keni qëndrim të rreptë kundër nxitjes së përqarjes në mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme dhe sa për përqarje në mes popullit shqiptarë dhe atij grek ju mundë vetëm të shfaqni brengosje se kjo nxitje për përqarje vjen nga veprat e disa personaliteteve nga toka greke dhe jo anasjelltas. Dhe qëllimi juaj kryesor, sipas mendimit tim duhet që të jetë përforcimi i pamëvarësis së kishës autoqefale shqiptare nga ndikimi i jashtëm.

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shqipetaret nuk percahen per nje berllok greke Jonullatos . Jonullatosi duhet sa me shpejte te largohet nga Shqiperia . Nuk ka parajs prej tije .Greket sikur te kishin mundesi do te na kishin ndaluare te jetojme ne kete jete, lere me te na mesojme se si duhet pregaditur per jeten e ardhshme .
    Large nga Shqiperia coftinat greke dhe sllave .

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Edhe ketu kish mbetur pa u hapur kjo teme! Dhe ata qe shkruajne rrezik nuk kane jetuar nje dite ne Shqiperi. Kryepiskopi prej 20 vjetesh tashme eshte de fakto qytetar shqiptar, e quan Shqiperine vendin e vet dhe ka kontribuar shume per te, me shume se ata qe e mbajne veten per "patriote",dhe e shprehin "patriotizmin" e tyre duke leshuar brockulla ne internet.
    Kryepiskopi Anastas e meriton emrin patriot, sepse ka bere shume per Shqiperine. Per me shume, ata qe duan mund te drejtohen tek faqja zyrtare www.orthodoxalbania.org.

    Por nuk besoj se i intereson shume kjo, postuesve te mesiperme. Ata paguhen per te nxire sa me shume kete figure sipas parimit "shpif,shpif,se diçka do te mbetet".

    Nga ana tjeter, me duhet te them se s`ka kuptim kjo teme ne kete nenforum, mendoj se moderatoret duhet te nderhyjne, sepse ka nja 4 tema te tilla ne forum.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Kush do ta zëvendësojë peshkopin grek Janullatos

    Tashmë ka ardhur koha që besimtarëve ortodoksë shqiptarë, hierarkisë drejtuese të tyre ( të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare, apo më gjerë të Kishës Kombëtare Shqiptare, t'u shtrohet për zgjidhje çështja madhore: kush do të jetë drejtuesi i tyre? Kjo është një pyetje e natyrshme kur kihet parasysh ndërgjegjësimi i ortodoksëve shqiptarë, i politikanëve, në tërë trojet etnike shqiptare e kudo në botë. Për më tepër kur edhe drejtuesi aktual i KOASH-it, paraqitet në moshë të thyer dhe me probleme të rënduara shëndetësore.
    Aktualisht Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhet nga tre klerikë me shtetësi e kombësi greke dhe 4 të tjerë shqiptarë. Kryepeshkopi Anastas është kryetari i Sinodit të Shenjtë, e ka kombësi e shtetësi greke. Mitropoliti i Beratit, Ignati dhe mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, janë gjithashtu me kombësi e shtetësi greke. Anëtarët me kombësi e shtetësi shqiptare të Sinodit të shenjtë janë mitropoliti i Korçës, Joani, episkopi i Apolonisë, Nikolla, episkopi i Krujës, Andoni dhe kryesekretari i Përgjithshëm, Jani Trebicka.
    ”Duke patur parasysh se për tu zgjedhur peshkop dhe kryepeshkop duhet që personi të ketë shkollë të lartë fetare dhe të jetë dhespot beqar (celibacy), të dyja këto nuk i ka asnjë prift shqiptar dhe sot e kësaj ditë që po flasim.” na lind pyetja se kush mendohet te jete kandidati i mundshem pasi edhe tani po perseritet situata e viteve '90 kurt " shqiptaret nuk kane kandidat te mundshem"?

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Orthodhokset shqiptare e dine vete se ciin mbajne ne krye te tyre. Aktualisht e kemi Kryepiskopin. Dhe i urojme Atij, jete te gjate!
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    janullatosi do plumbin ballit,,,,po ska shqipetare

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Zoti i ka dhënë mundësi njeriut ( pra edhe peshkopit Janullatos) të jetojë një farë kohe dhe më pas të gjykohet nga AI në qiell dhe njerëzia në tokë. Neve besimtarëve shqiptarëve në tokë na këshillon që të jemi vetë vigjilentë e të mos e ngatërrojme delen me ujkun dhe pastaj t'i lutemi Zotit për shpëtim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •