-
i/e regjistruar
Hipje-zdripja Si Levizje E Pushtetit Dhe Pasojat E Saj
HIPJE-ZDRIPJA SI LEVIZJE E PUSHTETIT DHE PASOJAT E SAJ
NGA LULZIM Z. HAMIDI prof.
Lėvizja si njė ndėr tiparet edhe tė njeriut,vec asaj se ka tė bėjė me njė lėvizje prej shtėpisė nė cajtore,punė,tek miku,lėvizje ne hapėsirat gjeografike mė tė gjėra dhe anasjelltas,ajo ka tė bėjė edhe me njė lėvizje e ashtuquajtur hipje-zbritje nėpėr shkallėt e pushtetit.Sikur elitat politike ta kuptonin mire kėtė fenomen ,jashtėzakonisht tė rėndėsishėm ,qė nė mėnyrė direkte ndikon nė fatet njerėzore ,bota nė tė cilėn jetojmė do tė ishte mė e mire pėr tė bėrė edhe lėvizjen e jetės nė pėrgjithėsi.!
Tė gjithė pajtohemi me egzistimin e pushtetit,qė eshtė normale pėr njė shoqėri qė pretendon tė jetė moderne me aspirate per levizje drejt njė qytetėrimi qė e konsideron mė tė lartė e qė e percepton si qytetėrim europjan.Por gjithashtu e kemi te qarte se po ai pushtet pjell edhe pabarazitė qė janė esenca e pakėnaqėsisė nga njėra anė dhe konfliktit nga ana tjetėr.Derisa nė disa shoqėri qė kanė kaluar kėtė ecje,kjo disi eshte edhe amortizuar,tek ne paraqitja e pabarazisė qė lind nga pushteti eshtė nė fillim tė rrugės sė saj.
Shoqėria nė tė cilėn jetojmė ne si bashkėsi etnike nė tė njėjtėn kohė pjell dy pabarazi dhe dy konflikte.
Sė pari kemi pabarazi nacionale ,e inicuar nga njė bashkėsie tjetėr etnike e cila e konsideron veten superiore ndaj nesh dhe shkel tė drejtat njerėzorė nė tėrė dimenzionin e tyre e qė si pasojė ka lindjen e konfliktit ndėrmjet dy bashkėsive mė tė mėdha maqedono-shqiptare.Ky konflikt bazėn e tij e ka nė egzistimin e opcioneve tė ndryshme tė dy komuniteteve pėr ardhmėrinė e shtetit ku jetojmė.Nga njėra anė maqedonasit ,tė udhėhequr nga nacionalizmi I tyre synojnė pra betonizimin e shtetit tė tyre etnik modern, me superioritetin e tyre ndaj komunitetit shqiptar, bashkėsia etnike shqiptare me opcion diametralisht tė kundėrt synon dicka tjetėr vec jo shtet monoetnik maqedonas.Edhe tek ne egziston nacionalizmi,por per dallim nga ai I komunitetit tjeter nuk ka mekanizma institucional qe ne menyre me efektive te kryeje punet ashtu sic duhet.Gjithashtu komuniteti maqedonas I pėrballur me problemin me emrin ,identitetin,gjuhėn dhe kishėn nė mėnyrė direkte cėnon tė drejtėn dhe lėvizjen drejt integrimit europjan dhe nė Nato aleancė.Do tė ishte e tepert te numėrojmė e dhe shkeljet e tjera tė drejtave tė shqiptarėve ,vecanėrisht nė kulture.Ky konflikt I lindur nga mosmarveshjet shqiptaro-maqedonase nė njė mėnyrė duhet tė jetė shansi ynė pėr zgjedhje definitive tė statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, derisa te zgjidhet problemi me emrin,qė nė njė mėnyrė do tė lehtėsonte rrugėn pėr integrimet e parapėlqyera evro perėndimore dhe NATO,sepse tė kuptohemi , ne shqiptarėt vallė a jemi aq shumė tė interesuar qė tė jemi pjesė e proceseve integruese te lartėpėrmendura,nėse shteti I betonizuar etnik maqedonas na mer si udhėtarė tė rastit ??Normalisht se asnjėherė nuk do tė kishim pranuar qė tė lėvizim si tė tillė.Fundi I fundit edhe deklarata e z/Fueres se gjuhė shtetėrore pas dhjetė vjetėve mund tė jetė gjuha shqipe,nuk duhet tė meret si zgjedhje e problemit,sepse integrimi I cili do tė mbaronte nė mėnyrėn si e planifikon pushteti maqedonas do tė ishte njė lėvizje e yna nga e cila nuk ka kthim.Ajo do tė thoshte se shqiptarėt tė kėnaqur me statusin e tyre tė pazgjidhur ,si udhėtarė tė rastit kanė hypur nė vagonin e fundit qė tė bėjnė njė lėvizje mė tė gjėrė gjeografike.Dhe me kaq mbaroi puna!!!Cilat do tė ishin opcionet tona qė pas kėtij itinerari tė shpejtuar tė kthehemi pėrsėri nė jetėn reale dhe tė kėrkojmė zgjedhje tė mosmarveshjeve tona me maqedonasit.Do tė hynim nė baltė edhe mė thellė!
Kėtu ka njė opcion rezerv I yni ,sipas sė cilit tė themi ,kushtimisht nėse Maqedonia I zgjedh problemet me fqinjėt e saj,atėherė ne nė mėnyrė serioze tė kundėrshtojmė pranimin eventual tė Maqedonisė nė Nato duke kėrkuar qė tė zgjidhet statusi ynė definitiv,pėrndryshe ska integrim nė NATO dhe BE biseda.Ky opcion normalisht do tė pėrkrahej nga shteti shqiptar,lobimi shqiptaro-amerikan dhe miqtė tanė kudo qė tė jenė.Por mė kryesorja ,parėsore,e domosdoshme ėshtė marėveshja mes vetė shqiptarėve tė kėtij vendi.Nėse nuk do tė kemi njė strategji veprimi tė pėrbashkėt tė tė gjitha subjekteve relevante politike,apolitike,etj.shkuam ne ne Europė zotėrinj tė nderuar si pakicė nacionale.!
Ashtu sic ceka edhe nė fillim pėrvec kėsaj lėvizjeje maratonike neper problematikėn shqiptare via maqedonas ,tek komuniteti ynė kanė lindė pabarazi dhe konflikte brendashqiptare ose intra shqiptare.Kėta janė tė natyrės ,nė shikim tė pare normale pėr njė shtet,por pėr njė komunitet si I yni shumė tė dėmshme dhe frenuesit mė tė mėdhej tė lėvizjes drejt konsolidimit dhe rimėkėmbjes sė bashkėsisė etnike shqiptare. Nė kėtė rast nuk mund tė kėrkohet fshirja e subjekteve politike shqiptare,sepse atėherė do tė duheshte tė kthehemi nė tė kaluarėn duke kėrkuar veprim politik apartiak apo monopartiak,dhe do tė ishim promovuar si anti pluralist dhe pro monizėm.Kjo edhe nuk ėshtė zgjedhje pėr problemin brendashqiptar.Ajo duhet tė kėrkohet nė njė pajtim elitar,tė tė gjitha bosave shqiptar ketu tek ne ,nėse ka nevojė edhe me ndermjetėsim mė tė zgjeruar tė forcave politike dhe personaliteteve me ndikim.
Konflikti I pėrmendur shqiptaro-shqiptar ,qė bazėn e ka nė mosmarveshjet nė mes organizatave politike shqiptare kurse reflektohet edhe tek qytetarėt shqiptar nė mėnyra tė ndryshme gjithashtu nė shikim tė pare duket se ėshtė jo aq I rėndėsishėm,nė tė vėrtetė ai ėshtė njė nder stopuesit kryesor tė prosperitetit kombėtar tė popullit tone .
Ky konflikt gjithashtu ,cuditėrisht lind si pasojė e shkeljes sė tė drejtave dhe lirive njerėzore ku shqiptari diskriminon shqiptarin ne disa sfera te jetes se perditshme,I udhehequr nga interesi partiak,interesat e ngushta familijare dhe regullat e pashkruara tė politikave partiake per avancim tė ushtarėve partiak.Nėse e thjeshtėsojmė kėtė tezė duhet tė them se nėse njė subject politik punėson njė punėtor gjatė mandatit tė tij,kur vjen partia politike tjeter ne pushtet e nxjer atė dhe puneson njė ushtar partiak tė vetin.Dikush nuk e quan kete shumė tė rėndėsishme ,por paramendoni nje tė punėsuar qė nxiret nga puna nga parti politike shqiptare,qe ne vend te tij te vije nje shqiptar tjeter.Kėtu kemi shkelje direkte te drejtave tė njeriut,nxjerje nga puna,qe konsiderohet e drejta elementare e njeriut pasi kjo ka pasoja tjera ne familje,tek femijet, dhe tek personi I cili del ne rruge.Kėtu pra mungon morali partiak,kurse ėshtė present dhe vepron amorali!
Pra ne shqiptarėt jemi nė pozitė tė palakmueshme ,dhe tė diskriminuar nga njera ane nga pushteti maqedonas,dhe nga ana tjeter nga vet partite shqiptare.Ky fenomen vazhdon ,ashtu sic thashe ne fillim me hipje-zbritje te personave ,duke lėvizur prej nje pozite nė pozitėn tjetėr,ashtu sic lėvizin elitat politike prej funksioni nė jofunksion.!
Ēfarė presioni kanė shqiptarėt ,presion tė dyfishtė,shkelje tė dyfishtė tė tė drejtave dhe lirive elementare njerėzore, qė lind konflikt tė dyfishtė ,kurse sa tė forte dhe dinjitoz perceptohen ,eshte nje fenomen qe duhet edhe me shume analizuar.Mė e ,,marėzishmja ,, eshte shkelja e te drejtave te tyre mu nga elitat politike si pozitė qėjanė tani,ashtu edhe tė tjerėt nė tė kaluarėn kur ishin nė vendin e ketyre.
Analistet partiak e kane pėr borxh te analizojne kėtė fenomen dhe tė gjejnė njė zgjedhje xhentėlmene ,mos e anashkalojnė votuesin e punesuar , mos I shkelin te drejtat elementare te popullit I cili I zgjedh, ne ate menyre qe kjo te jete udherefyes edhe per partite tjera qe eventualisht do te formohen ,te kene synim mosdiskriminimin e atyre nga te cilet jane te mvarur.
lulzimz-hamidi@hotmail.com 070875833
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt