Shqiperise po i vjen fundi per copetim...
Edhe pse pothuajse te gjithe politikanet Shqiptare jane te shitur dhe kryesisht tek greku,atje ku kishim shpresen e vetme,tek kryetari i ketij shteti,dhe nga ai na erdhi nje zhgenjim i madh.Kundëradmiral Kristaq Gerveni, emërohet përfaqësues ushtarak në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. I njohur si një prej personazheve kryesore të negocimit të paktit të ujrave mes Shqipërisë dhe Greqisë, Gerveni ka marrë dritën jeshile nga Presidenti Bamir Topi për të mbërritur në Bruksel.Duket se ky lloj posti i ka ardhur Z.Gervenit si një dhurat për iniciativat e tij për të copëtuar Shqiperinë duke i dhuruar trojet Shqiptare shovinistave greke,troje të cilat i mbrojtën me gjak të parët tanë dhe që po jepen po perseri me gjak,por kesaj here me gjak të shitur nga tradhtarët. Mësohet se Topi ka dekretuar lirimin nga detyra të Gjeneral Major Arian Zaimi, përfaqësues ushtarak në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s në Bruksel. Topi ka dekretuar edhe lirimin e Kundëradmiralit Kristaq Gerveni, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe më pas ka dekretuar emërimin e Kundëradmiralit Kristaq Gerveni, përfaqësues ushtarak në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. Zaimi ishte një prej emrave që u përfol si kandidat për President në kohën kur po negociohej për gjetjen e emrit të kreut të shtetit disa vite më parë.
Drafti i marreveshjes per ndarjen e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise, u rrezua nje vit me pare nga Gjykata Kushtetuese.
Ju bej thirrje te gjitheve ta shperndani kete lajm duke informuar cdo Shqiptar dhe te ndergjegjesohemi te gjithe se cfare po bejne tradhtaret shqiptare per te copetuar Shqiperine.
Zgjohuni vellezer e motra Shqiptare !!!
Nga Ardit Saliaj
![]()
Krijoni Kontakt