-
i/e regjistruar
Dikund e thash se me mire me pelqejne te vertetat e vogela se sa supozimet e medha, supozime pa baze.
Me shkrime te tilla, ku edhe greqishtja na del nga shqipja, ku bota mendon shqip e flet dialekte, nuk arrihet asgje. Me kete deshmojme se kemi komplekse.
.
Ne duhet ta kemi te drejten e te pyesim kur dikush na prezentohet si specilaist i nje fushe te caktuar. Une po polemizoja me Nezir Myrten e madh, por nuk e dija, sepse ai quhej Iliriani dhe ky Ilriani ja se cka me shkroi per NEZIR MYRTEN: ( Me vone Dielli tregoi se ishte fjala per te njetin njeri: JA se cka pat shkruar:
"!!! Studimet e albanologut a illirologut Prof. Nezir Myrta, jane publikuar jovetem ne internet, por ne shume revista letrare e shkencore boterore, bile edhe ne gjuhe te huaja...e as kete ti nuk e din vetem shpurdhe pluhur ne akull. !"
Pra Iliriani me shkroi per albanologun dhe ilirologun Nezir Myrta!!!
Mua nuk me pengojne keto kerkime, por nuk duhet tu imponohen njerzve si fakte shkecore...pa fakte...e ne fakt...nuk dua te behemi si romet te cilet deklaruan se Bill Clinton dhe Charli Chaplin ishin me origjine rome!!!
Shkenca shqiptare ka nevoje per zbulime te ndergjegjshme, jo per shkence patriotike dhe te angazhuar, pa kurnjefare baze linguistike! ME shkrimet te tilla, gjuhesia shqiptare demtohet dhe na shndrrohet ne nje film vizatimor, si Popey!!!
Fajet i kane edhe disa lavderues qe vetem shpendajne komplimente, dhe pastaj njeriu merr rrugen e gabuar. Te behemi serioz, une mendoj se emri: "Bombė", eshte teper i ri, dhe nuk mund te flitet se eshte fjale shqipe! Pikerisht kete e thot ai! Une nuk di se kjo fjala ka ekzistuar para zbulimit te bombes!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 09-03-2003 mė 16:30
-
-
Ku eshte tema
Nuk do ta marre rolin e avokatit te Nezir Myrtes, por vetem po e shprehe mendimin tim.
Nuk mund te jap kurfare mendimi per gjuhen sepse nuk jam gjuhetar, por vetem mund te them ne baze te krahasimeve historike me studimet gjuhesore te Nezirit idete tona perputhen.
Nje gje eshte shume e rendesishme. Nezir Myrta gjithe jeten ia ka kushtuar gjuhes. Ai nuk bene pjese ne grupin e gjuhetarve standard, te cilet jane pajtuar deri diku me ca rregulla gjuhesore dhe aty kane ngele. Une e kisha quajture Nezir Myrten nje rrebel gjuhesor. Them rrebel gjuhesor sepse Neziri e kupton qe gjuha si qfaredo aspekti tjeter zhvillohet, ndryshohet, tjetersohet. Nuk ekzistojne rregulla te perpikta. Gjitheqka eshte e hapur.
Nje gje e kam mesuar koheve te fundit. Historia dhe gjuha jane si motra me vellan. Nese nje gjuhetar e di vetem gjuhen dhe jo historine, ai eshte i cunguar. Ai gjuhetar nuk mund te zbuloj asgje te re rrethe gjuhes, sepse nuk eshte i njoftuar me rrjedhat historike qe i perkasin gjuhes se atij kombi.
Kjo eshte perparesia e Nezir Myrtes. Ai perveqe se eshte gjuhetar, eshte edhe historian.
Duke mos dashte te bi ne nje mbrojtje te tepruar, sepse Nezeri nuk ka nevoj per kurfar mbrojtje, por vetem shperblime, vendosa te beje vetem nje krahasim me nje gjuhetar-historian tjeter.
Ai quhet Skeder Rizaj. Eshte i gjenerates se pare qe morri titullin DR shkence ne Kosove. Ky Skender Rizaj, per dallim te Nezir Myrtes, se shpejti do ta botoj nje liber, permese se ciles do te mundohet, pra ne menyre shkencore te vertetoj se shqipja eshte gjuhe e zotit. Edhe Skender Rizaj, sikurse Nezir Myrta eshte rrebel historian. Kjo eshte edhe arsyeja pse ai gjate gjithe kohes kishte marrdhenje shume te kunderta me historianet tjere.
Pa nje rrebelizem te till nuk ka perparim. Gjerat do te stagnonin aty ku jane edhe 1000 vite.
ZBULUESIT ME TE MEDHENJE BOTEROR KANE QENE RREBEL NE SHKENCAT E TYRE PERKATESE
E kush mund ti kritikoj ata? Mos humbni kohen!
-
-
i/e regjistruar
Nuk jane shkrime me rendesi ato qe shkruhen, por ato qe mbeten.
Nese S.Riza e deshmon se Zoti ka folur shqip, atehere le te shkoje ne psikiatri. Shkrimet fetare nuk jane ne gjuhen shqipe. Nese mundohet t“i cmend shqiptaret dhe tua rrise krenarine imagjinare , le ta beje, sepse ne jetojme edhe me krenari dhe ushqehemi me ushqime te tilla, ku ne gjithmone jemi te paret, por praktikisht kudo te fundit, pikerisht shkaktuar nga keto permendore qe ia bejme vetes, permendore rere!
Ne demokraci mund te botohet gjithcka, me apo pa vlere!
Nese Riza per te deshmuar se Zoti ka folur shqip, bazohet ne perralla, do ta beje Zotin te qesh e shkencetaret te zgerdhihen! Ai dikund edhe Muhametin e ka quajtur me origjine shqiptare!!!
Librin qe do ta botoje ai, pakkush do ta bleje! Shkences nuk i nevojiten rrebel, pro fakte shkecore qe mund te deshmohen.
Me pare Rizes pak iu ka degjuar zeri, e tani do ta nxjerre edhe Zotin me origjine shqiptare. Nese nuk kemi shkrime seioze, se paku te kenaqemi me pamflete!!!
-
-
_____________
Shen Albani ti noton ne te njejtat ujera si Iliriani, duke tu duk vetja me i mire. Per ate gjuhen e zotit, ajo eshte alegori, jo se ka fol me vertet, e mira do te jete ti lexosh te tjeret perpara se ti komentosh ose gjykosh.
Pastaj as ty s'te njeh njeri, po pastaj, kjo ta jep te drejten te gjykosh. Gjithashtu ti harron kryesoren, eshte shume me lehte me "rrezu" se me "ngrit", kete lehtesi mos e merr per superioritet, as prove te se vertetes.
Gjthashtu popullariteti s'eshte tregues as zotesie, as legjitimiteti, as zgjuarsie, ndryshe staret e muzikes e kinemase dhe best-selereve do orientonin boten.
Ndersa per Myrten, mendoj se ai s'eshte REBEL, nje rebel eshte njeri i aksionit, i guximit, por kryesisht eshte nje SOLITER, ai s'ka nevoje per shoke, as per simpatizante, as per partizane, i mjafton vetja dhe vetbesimi.
Myrta reagon krejt ndryshe, e keqja e vetme e tij eshte qe kerkon ti mbushe mendjen medoemos te tjereve, pa kuptuar se duke ndjekur udhen e vet ai e kryen me lehte kete.
-
-
Gjuha Shqipe
Ornament, Pershendetje
Vetem te mos keqekuptohemi rrethe fjales RREBEL. Me shume e mendoj ne aspektin e jashtzakonshem. Ne nje form te parregullte. Nje lloj rrebelizmi qe eshte i paknaqur me sistemin dhe shprehe deshiren qe te ndryshoj gjerat.
Per Shėn Albanin ia ke qelluar. Se pari ai gjene arsye te kritikoj nje person i cili gjithe jeten ia ka kushtuar ketij kombi. Pastaj merre guximin te kritikoj edhe nje DR shkence per nje teme qe as qe e ka lexuar.
Me siguri Shėn Albani do ta perqeshte (kritikonte) edhe Stephen Hawking, sikur te ishte ai Shqiptar.
-
-
i/e regjistruar
Ornament,
une vetem po them mendimin tim, per kete eshte i parapare ky forum. Nuk dua as te ngre dikend as te rrezoje, por shpreh mendimin tim thjesht per ate qe mendoj se di dicka. Sa i perket Myrtes ne boten shkencore nuk e njeh askush, e njohim ne ne forum. Fjalori i tij shume here nuk eshte i nje rrebeli, por i nje njeriu qe nuk ka respekt per mendime tjera. Shkencetaret nuk flasin dhe nuk shkruajne ashtu dhe shkencetaret nuk shkruajne ne forume, sepse eshet humbje kohe...per nivelin e tyre...Ne po flasim ketu per nje njeri i cili pohon se greqishtja e ka preardhjen prej shqipe, qe fjlaen BOMBE e konsideron me origjine shqipe, qe toponimin Oher e sqaron Oh-rri se eshte mire, paj ju lutem te behemi pak serioz...mandej nese zotriu nuk deshiron kritika nuk duhte te shkruaje ne forum, forumi nuk eshte rruge me nje kahje.
Ornamenti mendon se une po kritikoj, jo Ornament, une po shprehem per nje teme te hapur. Kur hapet nje teme ka njerez qe e duartrokasin, me parsye, pa arsye dhe ata qe e injorojne. Une nuk duartrokase, kur ka shume arsye per te kunderten. Kritika ime, nese eshet e pabaze mund te rrezohet duke e deshmuar te kunderten e asaj qe them une, me fakte, nese ka, mirepo meqenese nuk ka, ju vazhdoni te duartrokitni per shkrime senzacionale pa kurrnjefare baze, e une do ta them mendimin tim, si gjithmone, duke kerkuar atterrim ne toke!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 11-03-2003 mė 03:27
-
-
Perjashtuar
ndihmonie shen albanin se ende eshte ne hava e nuk din ku te atterroje' dhe perpiqet edhe havane ta terroj... tash kur i duket ndonje gje e pabaze shkencore, le te na jep ndonje 'permiresim'
por me pare te na tregoj kush eshte vertet personi qe fshihet nen masken 'shen alban' nese nuk i vjen zor 
mendoj se edhe shkencetaret duhet nganjehere te marrin pjese ne forume sidomos shqiptare, sepse opinioni yne ka nevoje per nje korrekture universale...e disa pritojne, jo qe nuk gjejne nje grime kohe, por kane ambiciet e tyre...e nuk eshte humbje kohe po nje afrim me masen...anipse e dij, se me nje shen nalban humbe kohe njeriu, por ketu ka shume qe lexojne e shkruajne (flasim me gishta)...e shihni Pelasgianin, thote se nuk eshte gjuhetar dhe ka mendime shume te pjekura...dhe ate fjalen rrebel fort mire me vend e perdori... po shen nallbani eshte ndonje gjuhetar a historian?
Ketu eshte fjala per ethymologjine e fjales - komb, e aifar shen nalbani, as qe e din, po ka mbetur hava i shkreti...e nuk e thote asnje fjale per themen...
u fol per fjalet: komb, zot, bombe... per fjalen komb une dhashe mendimin tim, e per 'shqipen si gjuhe te zotit' nuk e shpiku as Z. Rizai, as G.Catapano (Thoti tate parlava albanese, qe punoi ne ate veper mbi 40 vjet), as z. A.Kolia (Gjuha e perendive)...qe sic duket kyfar shen nalbani as qe i ka lexuar kurre... por, mendimi se Shqipja eshte gjuhe e zotit, apo zoti fliste shqip, ishte shume e hershme...sepse linguistika e sotme, vetem rrenjet e shqipes se vjeter, i njeh si spjeguese te antikuitetit te lashte (qe kemi mfate te dhena nga linguistet, historiane e filologet gjermanik, europian e boteror...
Kurse fjala - bombe, eshte nje onomatope gjenerale e krismes - bum, e rrodhi fjala - bume, bumja, si onomatope eksplodimi - bombe, bomba (si fuqizim fonetik)...
nuk eshte me rendesi cka flet ndonje shen nallban, por cka gjykojne masa edhe ketu ne internet...
secili ben punen e tij per tjeret - a per vetveten (per popullin e vet)...e dikush eshte i prirur te veproj vetem per te tjeret e kunder vetvetes
post skript: parase te te flisni perpiquni te gjeni ndonje kunderargument, antifakt, per esencen e fjaleve ne theme... se nuk eshte mencuri, te perpiqesh te hedhesh poshte nje theori, kur vet nuk din asgje...as gjen ndonje fakt me real per nje ethymologji fjale...
ndjej kenaqesi kur bisedoj me juve tjereve, qe meritoni
-
-
i/e regjistruar
Mua nuk me pelqejne shume kercimet dhe injorimet e pyetjeve:
Ti pohove se je ilirolog dhe albanolog, nje shkrues te quajti edhe historian:
Ti the se ke botuar dhe publikuar, une nuk e pata kerkuar nje pergjigje te tille, por meqe e tha vet, atehere tash ta perserise per here te trete: Ku ke botuar ? Ne cilen gjuhe te huaj , ne cilen gazete dhe ne cilat revista shkencore BOTERORE?
Eshte kjo deshire apo e vertete ?
Nese nuk ke botuar askund pos ne internet, atehere kerko ndjese se ke thene nje te pavertete!
Sa i perket fjales komb disa e kane shpjeguar me mire se ti.
Te pelqen epiteti rrebel dhe te duket perkdheles, rrebelizimi nuk behet me senzacione te pafakte, por me njohuri te madhe ne kete fushe qe mendon se e zotron dhe duke u pranuar nga gjuhetaret shqiptare.
Shkenca nuk eshte rend politik ku po dashka " rrebel" kryengrites, por shkenca kerkon prova, fakte dhe njohuri fundamentale!
Nese mendon se shkrimet tua i kushtohen forumeve, atehere nuk kam asgje te shtoje, por nese mendon se shkrimet tua jane shkence, atehere epiteti " rrebel" duhet te jete ofendim! Dhe nese mendon se jane shkence sa here qe do te me duket se eshte perralle, une do ta them mendimin tim!
por me pare te na tregoj kush eshte vertet personi qe fshihet nen masken 'shen alban' nese nuk i vjen zor
Une nuk jam teme diskutimi, dhe pak eshte me rendesi se kush jam, jam nje lexues i forumit dhe me pelqen te shkruhem me shqiptare. Per ty mjafton kjo! Une nuk te pyeta se kush je, ti tregove si Illirian se kush ehste NEzir Myrta. Askend nuk e kam pyetur se kush eshte, e as ty nuk do te kisha pyetur kurre, sikur ti si ILIRIAN te mos provoje t“i beje permendore NEZIR MYRTES!
Pseudonimet ne forum jane tradite, sic edhe ti ke masken tende " ILIRIANI
Po me trego ti mua kete, si eshte e mundur qe Iliriani flet pozitivisht per Nezir Myrten. E tha kete pse nuk dija se me kend kisha pune, apo deshe ta ngrisish Nezir Myrten, duke pare se askush nuk e beri.
E konsideronte Neziri emrin Illirian MASKE dhe prandaj lavderonin njeri tjetrin apo ku qendronte puna! Sie eshte e mundur qe ILLRIANI i ben KOMPLIMENTE Nezirit, kur eshte fjala per te njetin njeri. Pse ketij i pelqeka maska e vet, por sulmon te huajat! Pastaj une nuk te pata pyetur se kush je, ti deshirove te imponohesh jo me dituri dhe durim , por me te paverteta!
Pra ke miresine dhe me sqaro kete shkrim:
Iliriani shkroi:
"!!! Studimet e albanologut a illirologut Prof. Nezir Myrta, jane publikuar jovetem ne internet, por ne shume revista letrare e shkencore boterore, bile edhe ne gjuhe te huaja...e as kete ti nuk e din vetem shpurdhe pluhur ne akull. !"
Pra une pres informata, natyrisht nese e ke thene te verteten, nese jo, atehere injoroe pohimin tend dhe pyetjen time dhe keshtu i kthehemi temes!!! Une e kuptoj injorimin e pyetjes, keshtu e kuptojne edhe lexuesit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 12-03-2003 mė 15:17
-
-
i/e regjistruar
Albanologu dhe ilirologu thot:
"Kurse fjala - bombe, eshte nje onomatope gjenerale e krismes - bum, e rrodhi fjala - bume, bumja, si onomatope eksplodimi - bombe, bomba (si fuqizim fonetik)..."
Ketu kam nje pyetje:
A thua kur bota zbuloi bomben erdhi te shqiptaret per te degjuar se si e quajne ata nje pelcitje. Nuk kane pasur ata shprehej per nje eksplodim te tille ? Kush e zbuloi bomben, kur dhe ku dhe kush i tregoi atij se ne shqip nej pelcitje te tille e quajne : bume !!!! Dhe para se te zbulohej bomba ishte zbuluar topi , tok me topin edhe pelcitja!!!
Shpjegimi me ka bere te qeshem!
Ja kjo eshte ajo qe tregon se zotriu ne fjale bazohet ne fonetike, ne fonetike dhe asgje tjeter, dhe kjo fjali me poshte deshmon se ky nuk ka fare iden se cka eshte gjuhesia: Lexoni se cfare shpjegimi jep:
"bum, e rrodhi fjala - bume, bumja, si onomatope eksplodimi - bombe, bomba (si fuqizim fonetik)..."
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 12-03-2003 mė 18:26
-
-
_____________
Shen Albani, ka pas qene nje sketch ne estrade qe tregonte se si "ballistet" ne kohe te luftes kapen nje gjerman dhe fillun ta marrin ne pyetje, ngaqe kujtonin se ishte agjent partizan qe i kamufluar ne gjerman (aleat i tyre) donte ti spiunonte.
Ata per ta ditur ēfare ishte ne te vertete filluan ta torturonin, atehere ai filloi me bertit oh! oh!
Njeri nga ballistet inkurajonte tjetrin duke i thene: a e sheh qe s'eshte gjerman, po lun rolin si i tille, se po te qe s'do bente oh! oh!
A e di ti Shen Albani si bejne gjermanet kur i torturon, a bejne Oh! Oh! si ne apo tjeter lloj.
Edhe puna BUMJES; BOMBES, ajo me te vertet mund te vije nga BUM! BOOM! dhe kjo eshte ajo ēfare ēdo njeri degjon kur ajo shperthen, edhe kafshet po te dinin te shkruajne do ta shkrunin njelloj, sepse edhe ato ket gje degjojne.
Kjo nuk eshte fjale shqiptare por INTERNACIONALE.
Psh, fjala GJYLE vjen nga GURE sepse gjylet e para fare, ato primitivet kane qene bere prej guri.
(U)JK (shqip) L(U)PO (lat), ka per rrenje UUUUU! pikerisht ulerimen qe ben UKU, UUUUUK.
E te tjera, e te tjera.
Pse si mendon ti Shen Albani si jane formuar fjalet e para, mos valle eshte mbledh akademija shkencave dhe kane vendos, siē vendosin sot, per te njohur perdorimet e reja.
Gjithashtu kjo "shkence" nuk eshte shkence e sakte, ashtu siē kerkon ti te jete. Perveē matematikes dhe Artit, asnje aplikim tjeter nuk eshte aplikim i SAKTE.
Ne kurre nuk do ta dime me saktesi origjinen e gjerave, mirepo kjo s'duhet te na pengoje te "delirojme" nganjehere si dhe te mundohemi te zberthejme enigmat.
Ne qofte se kjo eshte ne te miren tone, AQ ME MIRE per NE. Pse ti kujton se gjermanet jane siguri ARIANE dhe njerez superior nga te tjeret.
Pak eshte e mundur, per te mos thene aspak.
E gjitha kjo eshte teori si ajo e BIgBangut, por megjithese e tille, kjo ju vlejti gjermaneve me shume se nje teori "e vertete", si komunizmi i Marksit pershembell.
Pra siē po e sheh dhe vete, SAKTESIA si dhe VERTETESIA pak rol luajne ne jeten tone.
Eshte AKSIONI e vetmja gje qe sherben e nevojitet.
Me respekt.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt