SI E PËRJETOVA LUFTËN?


Miku im,

Kur u kthye

Nga Përmeti

Më pyeti:

“Meqë në Kosovë qëndrove,

Luftën si e përjetove?”

I thashë:

Mbrenda vetes

Asgjë e panjohur.

Nuk shikoja prapa,

As nga vdekja

Që më rrinte

Në pritë,

Për çdo ditë

Nuk kisha frikë,

Sepse edhe ajo

Është pjesë

E imja.

Frikësohesha vetëm se

Mos po mbetëm gjallë

E ta shoh Kosovën

Si është kallë,

Ku çdo gjë

Ka ndryshuar,

Përveç atyre faqezi…

Që e ushqyen

Popullin me ëndërra

Duke mbjellur hi…



Mexhid YVEJSI,

Gjakovë, Korrik, 1999