Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kjo qe ka than Delli veq sa e ka perkrah Kryeministrin Thaçi qe te zghedh ministrat
    me duar te pastra
    kuptohet nga tiera parti me te cilat do te bej koalicion
    sepse ne PDK te gjith jan dhe do te jen te paster
    por kjo thanje e ti nese me te vertet ka than ashtu vlejn per ministrat e tierave parti
    ket besoi se e din te gjith
    Jo mos te perkrah,nuk jan amerikanet vv o llapushk ata veq kullen nj her,por me sa po shifet punet jan shume me keq se sa edhe ju mendoni,dhe kam shume pak shpresa per nje qeveri te shpejt,nese nuk ka zgjedhje te reja ateher varianti i vetum eshte qeveri teknike,por pa thaqin

  2. #12
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo qe ka thene Dell nuk eshte asgje tjeter perpos qe vullnet i qeverise se ardhshme te kryeministrit Thaqi.
    Kjo qeveri ne dorheqje ka krijuar institucionet e para per luftimin e korrupsionit ne Kosove dhe ky mandat patjeter do te jete mandat kunder krimit te organizum dhe korrupsionit.
    SHIK asnjehere nuk ja ka ngul askujt, pervec armikut te kombit dhe shtetit, shik asnjhere nuk eshte perzjer ne punet e drejtesise. Nese prokuroria do kishte fakte deri me tani do ta kishte futur brenda Fatmir Limen, mirepo nese do ket ne te ardhmen per Limen apo per kend do qoft prap do ta fut brenda keshtu qe parimet e DELL dhe THAQIT jane plotesisht ne nje vend.

    me te mira!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Jo mos te perkrah,nuk jan amerikanet vv o llapushk ata veq kullen nj her,por me sa po shifet punet jan shume me keq se sa edhe ju mendoni,dhe kam shume pak shpresa per nje qeveri te shpejt,nese nuk ka zgjedhje te reja ateher varianti i vetum eshte qeveri teknike,por pa thaqin
    po qysh bre po i thue veti se merr vesh ne politik e flet keshtu pa lidhje
    po a po e shef ti qe te gjitha partir jan kah presin ne rend se kan do ta Pranoi Thaqi ne qeveri
    e ti kerkon qeveri teknike
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Qeveri me duar te pastra e me vota te vjedhura nuk ka kerkun ne bot zotri dell,prandaj kjo qfar thua ti eshte nje demagogji e lloit te vet.
    Une nuk besoi qe ka shqipetar qe i beson nje qeverie te till,rruga e vetme duhet te jet zgjedhje te reja,por kontrolli dhe denimi te jen alfa dhe omega per zgjedhjet e ardheshme,per te ardhur tek keto zgjedhje duhet te krijohet nje qeveri teknike,ta ndrroin ligjin mbi zgjedhjet,pastaj ne qdo vend votim te ket nga nje nderkombetar mbikqyres,perndryshe prap me keta hajna do kemi te njejtat rezultate.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Buja përkrah Bllacen : Të hetuarit të tërhiqen vetë

    Buja përkrah Bllacen : Të hetuarit të tërhiqen vetë
    16 janar 2011





    Prishtinë, 16 janar - Anëtari i kryesisë së PDK-së Ram Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën ambasadorit Dell, dhe shefit të ICO-së, Piter Faith, qe vendi duhet të qeveriset nga njerëz më duar të pastra, shkruan sot “Zeri”.
    “Realisht atë qe kërkon ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja të realizoi një qeveri të tillë, gjithsesi qe do ta ketë të vështirë por jo të pa mundur”, ka thënë Buja.
    Ai u a kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm se sa individi.




    “Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik qe duhet bërë. Andaj besoj se kjo do të jetë diçka qe do të mund të tejkalohet, jo pa telashe por do të tejkalohet”, ka thënë Buja.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    35 deputetët e ardhshëm të PDK


    Lista e deputetëve të PDK-së, përfshirë këtu rinumërimin dhe rivotimin (pa Mitrovicën), tashmë ka qartësuar se kush do të jenë 35 deputetë të ardhshëm të PDK-së.


    Listën e deputetëve të PDK-së që kanë marr më së shumti vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit dhe rivotimit në pesë komuna më 9 janar është siguruar nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
    Listës i prin kryetari i PDK-së Hashim Thaçi me 158 535 vota, i dyti është Fatmir Limaj me 72 741 vota, i treti më i votuari radhitet Jakup Krasniqi me 34 147 vota, pastaj Azem Syla me 30 172 vota, Enver Hoxhaj 20 407 vota, Hajredin Kuçi 16 783 vota, Shaip Muja 15 544 vota, Elmi Reçica 15 290 vota, Bekim Haxhiu 13 682 vota, Fadil Demaku 13 641 vota, Bajram Rexhepi 13 452 vota, Latif Gashi 13 430 vota, Bedri Hamzaj 12 475 vota, Zenun Pajaziti 11 844 vota, Vlora Çitaku 11 831 vota, Xhavit Haliti 11 496 vota, Behar Selimi 11 464 vota, Ramiz Lladrovci 11 077 vota, Idriz Vehapi 10 770 vota, Fatmir Xhelili 10 306 vota, Ramë Vataj 10 022 vota, Adem Grabovci 9 859 vota, Hydajet Hyseni-Kaloshi 9 613 vota, Flora Brovina 9 586 vota, Nait Hasani 9 528 vota, Nijazi Idrizi 9 506 vota, Sala Berisha-Shala 9 142 vota, Blerta Deliu-Kodra 8 278 vota, Hasime Krasniqi 6 774 vota, Justina Pula 6 692 vota, Lumnije Morina 6 055 vota, Salihe Mustafa 6 015 vota, Xhevahire Izmaku 5 533 vota, Valbona Dibra 5 495 vota dhe Zahrije Jusufi 4 626 vota.
    Numrin e duhur të votave për deputetë nuk e kanë siguruar figurat e njohura të PDK-së si Rrustem Mustafa-Remi, Fehmi Mujota, Arsim Bajrami, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci e Ramë Buja, si dhe as përfaqësuesit e medieve që iu bashkuan PDK-së - Ilir Mirena, Petrit Selimi e as Berat Buzhala.



    Ajo që bie në sy në këtë listë është përfshirja e së paku 6 ish-pjesëtarëve të SHIK-ut. Kështu përveç Azem Sylës, deputetë të PDK-së me “prejardhje” nga SHIK-u janë Fatmir Xhelili, Latif Gashi, Bekim Haxhiu (komandant Kamishi) e Fadil Demaku. Të gjithë këta më parë janë deklaruar se kanë qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut.




    Së pari Kosova, së dyti ministratJeton Llapashtica | 16-01-2011




    Kërkesat e ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, që qeveria e ardhshme të përbëhet nga ministra që i kanë “duart e pastra” dhe që nuk janë nën hetime nga organet e drejtësisë, duket se i ka prekur në “tel” drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kryetari i saj, Hashim Thaçi para vetes tani ka një sfidë shumë të vështirë për ta tejkaluar duke pasur parasysh se njerëz shumë të rëndësishëm të partisë së tij gjenden nën hetime.


    Por, zyrtarë të lartë të PDK-së thonë se ata do ta tejkalojnë edhe këtë situatë, sepse sipas tyre, së pari janë interesat shtetërore, e pastaj ato individuale.
    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadorit Dell dhe shefit të ICO-së, Pieter Feith, që vendi duhet të qeveriset nga njerëz të ‘pastër’.
    Mision i vështirë, por jo i pamundur



    “Realisht atë që kërkon ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja ta realizojë një qeveri të tillë, gjithsesi që do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur”, thotë Buja.
    Gjatë vitit të kaluar Ministria e Transporteve dhe ajo e Arsimit kanë qenë objekt i bastisjeve dhe hetimeve të prokurorisë ndërkombëtare të EULEX-it, ndërsa përveç ministrave të këtyre dikastereve, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, në listën e PDK-së për deputetë janë futur edhe persona që kanë qenë nën hetime për raste të ndryshme, janë gjykuar ose kanë të hapur procese gjyqësore.


    Kandidatët e kësaj partie për deputetë, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, të dënuar më herët për krime lufte, të cilët këto ditë do të marrin pjesë në seancën gjyqësore si pjesë e “Grupit të Llapit” dhe Azem Syla, i përfolur nga Nazim Bllaca si person që ka urdhëruar vrasje pas luftës në Kosovë, së bashku me Hoxhajn dhe Limajn cilësohen si persona “me peshë” në PDK, ndërsa radhiten si të parët për nga votat e fituara nga zgjedhjet e fundit.



    Por, pavarësisht nga votat e shumta që kanë marrë, Ramë Buja ua kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm sesa individi.



    “Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik që duhet bërë. Andaj, unë besoj se kjo do të jetë diçka që do të mund të tejkalohet, jo pa telashe, por do të tejkalohet”, thekson Buja.


    Krijimi i një qeverie me “duar të pastra” është njëra nga kërkesat dhe kushtet e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila tani për tani është përafruar më së shumti me PDK-në.



    “Është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e përbërë prej njerëzve profesionistë, kompetentë dhe me histori të pastër që nuk kanë qenë të infiltruar në afera të ndryshme”, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se kryeministri Thaçi duhet të tregojë se është i gatshëm t’i mbrojë deklaratat e tij se “dëshiron një qeveri kompetente”.
    Deklaratat e diplomatëve ndërkombëtarë për qeveri me duar pastra i ka “disponuar” edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
    “Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri që ka kredibilitet dhe funksion duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.



    Megjithatë, analisti politik Behxhet Shala, thotë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se “asnjë person nuk mund të cilësohet i dënuar derisa këtë nuk e vërteton gjykata”. Në këtë kontekst, Shala thekson se është gabim nëse predikohet fati i dikujt dhe “dukja” e qeverisë së re...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Së pari Kosova, së dyti ministrat
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per llapin



    Te perkrahësh Dellin njesoj si të përkrahesh Bllacen

    Ne mes rreshtave thuhet ashtu zotri Buja eshte I pari qe e perkrah Dellin lidhur me ata person qe ju referohet .

    Dell I referohet

    1.Remi
    2.Limes
    3.Azem Syles
    4.Enver Hoxhajt .

    Po siç po duket Bujes i ka dergue selame Bllaces ne kohen ditore

  9. #19
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    edhe pse jam anti pdk Ram Buja meriton rrespekt sepse une mendoj qe eshte i paster dhe se ka kontribu shum per kosov si para ashtu edhe pas lufte dhe eshte njeri qe nuk lufton per poste
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    tema
    Buja përkrah Bllacen :



    po perse po i fshini postimet more burra e gra te stafit
    po une veq pyeta qka ka lidhje tema me postimet qe jan ba deri tash

    tema eshte per BLLACEN ndersa ketu shkruhet per PDK Amasadorin DELL etj.as nji lidhje nuk ka tema me postimet
    e ju per mue fshini prap veq askush sesht ka kupton qka ka dasht te thot hapsi i temes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •