Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja

    Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
    14 janar 2011


    Prishtinë, 14 janar – Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.



    Në intervistë, e cila do të botohet në "Koha Ditore" të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra” e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.



    “Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri. Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë Dell për "Kohën Ditore", në intervistën e cila botohet nesër. Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per llapin


    Ku je o llap se po ta sulmojn Georg Washingtonin e Kosoves amerikant .
    Me kete hap te Dellit pritet që Fatmir Cari te largohet nga PDK-ja , per arsye se Limaj në kshillin e pergjithshem te PDK-se ka then se



    Citat

    Ose do ta marre ministrin e transportit ne kete qeveri ose PDK –ja do te mbetet ne opozitë siq po duket ne baze te zhvillimeve ne teren thaqi nuk do te rri ne opozit po do ta tradhtoj Limen keshtu qe thaqi i ka dale pune me Fatmri Carin dhe Syla azemni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Per llapin


    Ku je o llap se po ta sulmojn Georg Washingtonin e Kosoves amerikant .
    Me kete hap te Dellit pritet që Fatmir Cari te largohet nga PDK-ja , per arsye se Limaj në kshillin e pergjithshem te PDK-se ka then se



    Citat

    Ose do ta marre ministrin e transportit ne kete qeveri ose PDK –ja do te mbetet ne opozitë siq po duket ne baze te zhvillimeve ne teren thaqi nuk do te rri ne opozit po do ta tradhtoj Limen keshtu qe thaqi i ka dale pune me Fatmri Carin dhe Syla azemni
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAaa
    o mani ymyd ne koq.e te dashit e mos bleni mish more heiiii
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Pernim koka per me kesh....HAHHAHHAHAHAH
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Per llapin


    Po binden llap se nuk paske as gjenerator ne shtepi se po e kuptoj qe te paskan rrok reduktimet e KEK-ut .po ki mundesi neser me lexue te arsytojmë

  6. #6
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kjo qe ka thene Dell nuk eshte asgje tjeter perpos qe vullnet i qeverise se ardhshme te kryeministrit Thaqi.
    Kjo qeveri ne dorheqje ka krijuar institucionet e para per luftimin e korrupsionit ne Kosove dhe ky mandat patjeter do te jete mandat kunder krimit te organizum dhe korrupsionit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo qe ka thene Dell nuk eshte asgje tjeter perpos qe vullnet i qeverise se ardhshme te kryeministrit Thaqi.
    Kjo qeveri ne dorheqje ka krijuar institucionet e para per luftimin e korrupsionit ne Kosove dhe ky mandat patjeter do te jete mandat kunder krimit te organizum dhe korrupsionit.
    mire e ke se shiku eshte duke ja ngul fatmir limajt!
    po si do qe te jete ne keto zgjedhje e pa bota se si qeverisin hajdutet!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAaa
    o mani ymyd ne koq.e te dashit e mos bleni mish more heiiii
    ahahaha kur ski pergjegje ti ofendon kam ver re te ju
    tash ky delli po ju thot se ne qeveri keni kriminela te akuzuar njerz qe jan bastis kjo esht publike e dim ken e ka bastis policia tash po del se washingtoni edhe juve nuk ju ka ne sy te mir
    50% e ministrave te PDK s jan nen heteime o llap pulagjia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    hahahahaha edhe un kam qesh se tash edhe DELL kuptoj se ne qeverin ne largim ka dhe kishte ministra te dyshimt per vjedhje te pasuris se shqiptarve kta jan publik MINISTRA qe i bastisi policia ne mnyr publike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kjo qe ka than Delli veq sa e ka perkrah Kryeministrin Thaçi qe te zghedh ministrat
    me duar te pastra
    kuptohet nga tiera parti me te cilat do te bej koalicion
    sepse ne PDK te gjith jan dhe do te jen te paster
    por kjo thanje e ti nese me te vertet ka than ashtu vlejn per ministrat e tierave parti
    ket besoi se e din te gjith
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •