Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 98 prej 98
  1. #91
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    Citim Postuar mė parė nga ATMAN Lexo Postimin
    Haarp dhe MUOS prodhojne ate qe quhet anestezia elektromanjetike

    Harp stimulon ne trurin tone ne ate qe qe quhet anestezia elektromanjetike ,dhe kjo gje arrihet nepermjet nepermjet kesaj teknologjie teper e sofistikuar qe pjesa derrmuse e njerzve nuk e kane idene fare se per cfare behet fjale

    Eshte fakti njohur qe pjese te trurit njerzor ne menyre te vecante hemisfera e djathte e trurit ,hipotalamusi, dhe pjesa parafrontale ,jane tekstualisht te anestezuar ose te manipuluar nga valet me frekuenca jashte mase te uleta (ELF) te trasmetuar nga teknologji me radiofrekuenca si jane HAARP dhe MUOS ,dhe forca te tjera qe ndihmojne qe jane pjese e kesaj strategjie globale

    HAARP eshte nje arme sekrete qe perdor teknologjine elektromanjetike me radiofrekuence ,dhe kjo arme nuk sherben vetem per provokuar termete ,uragane ,stuhi,apo ndryshime klimatike, por mbi te gjitha per te modifikuar dhe kontrolluar valet tona mendore te trurit

    Me pak fjale eshte nje sistem qe modulon frekuencat e trurit te cdo individi duke e cuar ate ne nje gjendje ipnotike te pavetedishme dhe ne kete faze eshte plotesisht e mundur qe ti dergosh urdhera direkt ne tru me forme valesh-mendim

    Per kete qellim antenat e HAARP dhe MUOS ,emetojne vale me nje frekuence valesh jashte mase te ulet (ELF) qe shkojne nga 1 deri ne 20 Hz (te gjitha keto frekuenca ekzistojne jashte fushes se perceptimit shqisor auditiv njerzor) dhe ashtu sic Tesla kishte teorizuar ne projektet e veta valet me frekuence te ulet hidhen ne jonosfer dhe kthehen perseri ne toke duke sjelle ndryshime klimatike te dukshme apo dhe termete

    HAARP eshte teknologji teper sekrete e krijuar nga Tesla nje shekull me pare ,mbasi shkenctari madh nderroi jete ky projekt u rrembye fshehurazi nga qeveria (FBI) dhe u zhvidhua me tej nga shoqeri shkencore sekrete ushtarake ne gjithe boten qe nga fillimi i viteve 1960

    Ne fillim te kesaj teknologjie si ide ishte pjesa e fillestare e projektit te TESLA-s qe kishte si objektiv prodhimin dhe furnizimin me energji te paster dhe kosto zero te njerzve ne gjithe boten,por projekti i rrembye dhe u vodh nga qeveria USA jo vetem per te mbajtur njerzimin skllever te energjise fosile por mbi te gjitha per ta perdorur si arme klimatike dhe per te ushtruar kontroll dhe manipulim mendor kudo neper bote

    Aplikimi i saj si arme per kontroll mendor boteror lidhet me kerkimet e bera nga psikologe,biopsikologe,dhe neuroshkencetare kudo ne bote dhe fshehurazi ku bie ne sy edhe ajo e Michael Persinger, i cili ka studiuar efektet e radiacionit elektromanjetik per llogari te NASA,MARINES ushtarake USA dhe PENTAGONIT,ky shkencetar ka perfeksionuar metoden per te manipuluar subjektin individ ne eksperimentet e veta te bera me kaskat e motorrave te lidhura me realitete virtuale duke i derguar atyre ( ne eksperiment) vale elektromanjetike drejt ballit dhe ne trurin e tyre

    Gjithashtu ka studiuar edhe metoden per te hyre direkt ne tru te nje individi te vecante dhe bere te mundur per te derguar vale elektromanjetike nepermjet algoritmeve themelore… nje proces ky i lidhur me gjendjen e trurit duke bere te mundur pershtatjen e te gjithe individeve qe te goditen nga frekuenca sub-harmonike dhe keshtu duke bere te mundur ndryshimin e valeve mendim , duke filluar me frekuencen 10 Hz (0,1Hz) ky ndryshim i vogel ben te mundur te seleksionosh dhe te godasesh nje mendje te vecante midis milionave mendjeve te individeve

    Per te vazhduar me tej eksperimentet shkojne akoma me larg : koshenca e nje personi ,kujtesa vetedija e vetvetes mund te modifikohen dhe kontrollohen me ane te valeve mendim elektromanjetike ,dhe mbi te gjitha mund te goditet personaliteti , dhe te behet e mundur rimodelimi i tij - thene me qarte gjendja mendore e tij mund te rigjenerohet artificialisht nga nga nje burim i jashtem

    Kjo teknologji jo vetem qe eshte reale por edhe eshte plotesisht e mundur qe me ane te HAARP dhe MUOS te prodhosh dhe dergosh mesazhe qe emetohen me antenat e veta direkt ne gjendrren e hipotalamusin ne trurin individual njerzor kudo ne bote

    Kjo teknologji eshte reale dhe perdoret globalisht nemermjet metodave te ngjashme si sistemet tona te telekomunikacionit ,keshtu njerzimi ne subkoshencen e tij kontrollohet dhe manipulohet kur shikon dhe degjon emisione radio televizive apo mjete te tjera teknologjike si celularet etj

    Jeta ne toke mund te ndahet ne para dhe mbas krijimit te HAARP

    Kjo teknologji ben te mundur qe te arrije valet mendim te uli frekuencen e trurit duke e derguar shoqerine njerzore kudo ne bote ne nje gjendje letargjie te pavetedishme

    Antenat e vendosur ne alaska HAARP dhe ne itali MUOS jane manifestime te dukshme te rezullateteve te fshehura te komunitetit shkencor sekret ushtarak ne bote

    Keto arme shkencore djallzore i jane fshehur publikut anembane botes as edhe nje fjale e vetme nuk i eshte treguar medias per keto teknologji vrasese ,edhe kur ndonje gazetar kerkon te dije ai largohet duke i treguar perralla se jane projekte civile per te studiuar motin apo apo arme per mbrojtjen raketore apo pallavra te tjera te ngjashme

    (ne foto antenat e MUOS ne Niscemi, Sicilia – ITALIA)
    Duhet tė jesh shumė naiv pėr t'i besuar kėto teori konspirative !!

    Duke lexuar kėtė shkrim gjėja e parė qė mė erdhi nė mėndje ishte : Nėse ushtria Amerikane posedon kėtė teknologji, e paska tė thjeshtė tė manipulojė mėndjen e sheikve tė naftės apo jo ?!! Ē'i duhen mijra ushtarė Amerikan tė vrarė nė Irak, Afganistan etj dhe miliarda dollarė tė shpenzuara nė armatime kur fare thjeshtė me njė tė shtypur tė butonit , Arabėt j'a falin naftėn USA-s !!

    Lėre pastaj qė nuk ishin tė zotėt pėr t'i manipuluar mėndjen as kryeministrit tonė pėr tė pranuar armėt kimike !!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    jo vetem qe nuk jane teori konspirative por plotesisht te verteta dhe efektive ne 100% te rasteve kur behen operative

    ne ishullin e sardenjes ne itali ka antena te larta 100 metra dhe te gjera 18 metra keto antena jane brenda bazave amerikane
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 05-04-2014 mė 12:13

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    Parlamenti Rus Duma ka leshuar nje komunikate ne 2002 te firmosur nga 188 deputete ku thuhet:

    ne programin haarp USA kane krijuar arme re reja gjeofizike integrale qe mund te influencojne elementet naturore me ane te valeve radio te frekuenceva te larta,kuptimi i ketij kapercimi eshte i ngjashem tamam sikur te kalosh nga armet e zjarrit konvecionale te armet nukleare

    disa shkencetare kane frike se jonosfera mund demtohet dhe thone se mund te rrezikojme te bejme ndonje gabim duke vene duart ne ndonje gje qe nuk e kuptojme dot per momentin dhe qe i perket te gjitha formave te jetes (jo vetem njerzore) te ketij planeti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 05-04-2014 mė 12:24

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    Teoria e Energjisė Kozmike nga Tesla

    Tė rindėrtosh teorinė e Energjisė kozmike tė Teslės shpesh ėshtė e vėshtirė. Dokumentat e tija ashtu si dhe projektet janė vjedhur e janė fshehur mjaft mirė, pėr t`u bėrė pastaj “tė rezervuar pėr motive sigurie kombėtare”, ndėrsa 700 liēencat e tija tė shpikjeve, nė brendėsinė e tė cilave rrallė gjejmė riferime, janė bėrė tė pagjetshėm, si tė zhdukur nė zbraztėsi, apo nė pashtafet e shoqėrive tė Illuminati.

    Me rastin e 79 vjetorit tė tij, nė 1938, pesė vite para vdekjes sė tij, shpalli shpikjet mė tė mėdha tė jetės sė tij e tha se do ia dhuronte tė gjithė botės, sapo tė pėrfundonte zhvillimin e aspekteve mė sekrete.

    Tesla i referohej Teorisė Dinamike tė Gravitetit e Energjisė sė Kozmosit, qė ishte pastaj njė zbulim i njė tė Vėrtetėsie tė re fizike, nuk ka energji pėrveē asaj qė marrim nga mjedisi.

    Nė parathėnien e tij tė shkurtėr pėr teorinė Tesla saktėsoi se u riferohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave tė mėdhenj yjorė, “... tė gjithė trupave prezent nė univers nė tė gjitha fazat e ekzistencės sė tyre tė formimit deri nė shkyējen e tyre”.

    Teoria e relativitetit shpesh i referohet “energjisė esenciale” nė njėfarė “forme”, por nė tė vėrtetė energjia ėshtė njė “potencial” apstrakt qė ėshtė gjithmonė nė tė ardhmen. Si mund tė dallohen forcat e universit nė ēfarė ėshtė e kulluar apo ēfarė ka njė formė?!

    Nė shkrimet e tija shpesh gjejmė shprehje poetike, nė emfazėn e njė vizionari tė vėrtetė, siē ėshtė ajo ku pėrshkruan tokėn si “yllin e lindjes njerėzore”, e qė duke pėrdorur “rrufenė e Jupiterit” (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu “asgjėson kohėn e hapsirėn”, duke e perceptuar nė pėrdorimin e fuqisė elektro-shtytėse (“rrufetė”), pėr tė udhėtuar nė shpejtėsi e pėr tė anuluar kohėn e hapsirėn. Tesla pra ka pėrcaktuar Teorinė e tij tė Gravitetit nė njė prozė poetike, me bukuri tė jashtėzakonshme.

    "Eteri ėshtė mbartės i dritės e mbush ēdo hapėsirė, eteri vepron si forcė krijuese qė jep jetėn. Udhėton nėpėr “vorbulla tė pafundme”(“mikro spirale”)tė afėrta me shpejtėsinė e dritės, duke u bėrė materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtėsisht, duke prapėsuar nė materie, sipas njėfarė proēesi humbjeje atomike.

    Njerėzit munden pra tė frenojnė kėto proēese kalimi nga energjia tek materia, e pra mund tė kapin materien nga eteri, tė alterojnė madhėsinė e Tokės, tė kontrollojnė stinėt, tė udhėheqin udhėn nga toka nėpėrmjet Universit, si njė lundricė hapsinore, e pastaj tė shkaktojnė pėrplasje planetesh pėr tė prodhuar diej tė rinj e yje e d.m.th., nxehtėsi e dritė.

    Njeriu mund tė burojė e tė zhvillojė jetė nė pafundėsi.”Tesla u riferohej njė energjie tė pafund, tė kapur nga ambienti qė na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diēka tjetėr shumė mė e madhe, e cila ėshtė mundėsia pėr tė konvertuar energjinė nė njė forcė shumė mė tė fortė - gjate elektropulsionit, qė pėrdoret pėr tė kontrolluar forcėn mė tė dobėt tė gravitetit.

    Por, ēfarė ėshtė eteri i Teslės?Nuk ishte as eteri "i ngurtė" i Maxwell e Hertz, as ai i gaztė i Lorentz. Eteri i Teslės konsiston nė "ngarkesa tė jashtėzakonshme nė njė izolant tė lėngėt" qė mbush ēdo hapsirė.

    Aftėsitė e tija variojnė sipas lėvizjes sė tij relative e nga prezenca e masės e nga njė ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtėsohet duke variuar me shpejtėsi forcat elektrostatike, e pėrzihet kėshtu nė efekte gravitacionale. "Toka ėshtė - siē ka shpjeguar Tesla, njė rruzull metali e ngarkuar qė lėviz nėpėrmjet hapsirės" e qė krijon njė sasi tejmase tė lartė energjie qė varion shpejt forcat elektrostatike, qė svoglohen nga intensiteti".

    Ai ilustron si prodhohen lėvizjet mekanike nga njė forcė elektrostatike e ndryshme, qė vepron nėpėrmjet njė mjeti tė gaztė, qė ngacmohet nga ndėrrimet e shpejta tė potencialit elektrostatik. Prezumohet qė streset e mėdha elektrostatike reagojnė, nėpėrmjet kėtij mjeti, duke variuar nė mėnyrė tė shpejtė intensitetin, mund tė lėvizet njė trup me anė tė tij.

    Eteri ėshtė elektrikisht neutral nė mėnyrė tė natyrshme, e penetron ēdo lėndė tė ngurtė. "Energjia" nuk ekziston nė formė fizike, por ėshtė "potenciali i punės" ėshtė "koha" qė ka ėshtė njė matėse arbitrare i pėrqindjeve tė lėvizjeve tė materies qė pėrshkon tėrė hapsirėn e eterit.

    Tė gjithė eventet ndodhin nė tė tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janė vetėm metafora.Kjo energji "falas dhe e palimit ėshtė universalisht punė potenciale, e krijuar nga lėvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndėrrimi i vazhdueshėm i forcave mė tė mėdha e mė tė dobėta nėpėrmjet tė cilave mbahet ekuilibri i universit.

    Kur materia e ngurtė udhėton nėpėrmjet hapsirės, pėson "era e eterit" e ndryshimet nė potenciale elektrike provokojnė ndryshime nė dislokimin elektromagnetik nė brendėsinė e masės dhe nė atė tė erės sė eterit. Fusha elektrike e tokės krijon njė dislokimin magnetik nė brendėsinė e fushės elektrike tė tokės. Ndryshimi mes dislokimit magnetik nė brendėsinė e njė mase dhe dislokimit magnetik jashtė masės sė eterit ėshtė "forca e gravitetit".

    Qeveria Sekrete deri tani ka kontrolluar teknologjinė e elektropulsionit pėr tė mbrojtur interesat e monopolistėve ndėrkombėtarė. Anijet me elektropulsion janė fshehur me anė tė "shkaqeve speciale", e shpėrndarjen e origjinave tė rreme "aliene", nėpėrmjet grupeve tė "UFOlogjisė" tė drejtuar nga agjentėt sekretė tė qeverisė.

    Hyrja brenda sė vėrtetės do lejojė krijimin e free energy qė do na ēojė nė pėrfitimin e pavarėsisė e tė mbijetesės, e pa marrė parasysh konfuzionin e gėnjeshtrave tė mėdha, nė abuzimin gjyqėsor e socio-ekonomik tė shtetit social, ne mund tė risjellim nė dritė shkencėn e teknologjinė e vėrtetė.

    Pse i zhduku FBI dokumentat e Nikola Teslas?


    Pėr shpikėsin e ri kroat Nikola Tesla, Amerika ishte toka e mundėsive tė mėdha. Kur ai mbriti fillimisht nė Nju Jork nė 1884, pasuria e tij ishin vetėm disa monedha dhe disa artikuj teknik, por djaloshit 28-vjeēar nuk ju desh tė priste gjatė pėr tė gjetur punėn e tij tė parė. Ai u pikas shumė shpejt nga Kompania e Edisonit, pėr tė cilėt ai projektoi dhe prodhoi gjeneratorėt e rrymės elektrike pėr hidrocentralin mbi kataraktin Niagara. Ai shpiku gjithashtu 24 lloje tė ndryshme dinamosh, demonstroi sisteme radiotransmetimesh me reze tė gjatė dhe fitoi Ēmimin Nobėl pėr fizikė. Ndėrsa me shpikjet e tij ai bėri qė shumė prodhues pajisjesh elektrike tė fitonin miliarda dollarė, Tesla, pėrshkruar njėherė nga Lord Kelvin, President i Shoqėrisė Mbretėrore, si njė 'gjeni i vėrtetė', vdiq i vetmuar pothuaj pa para nė njė dhomė tė lirė nė Hotelin Nju Jorker nė Manhatan nė 1943. Pėrpara se trupi i Teslės tė largohej pėr t'u ēuar nė morg, ndodhi njė gjė e pazakonshme. Agjentėt e FBI rėmuan nė dhomėn e tij dhe morėn tė gjitha dokumentat e tij me pretekstin e 'sigurimit kombėtar'.

    Shkencėtari misterioz qė i ktheu kurrizin famės dhe pasurisė, besohet se ka shpikur njė armė atomike me reze, qė thuhet se po zhvillohet tani si njė armė me fuqi tė tmerrshme shkatėrrimi nė kuadrin e sistemit tė mbrojtjes nė Luftėn e Yjeve. Katėr vjet pėrpara se Vėllezrit Wright tė pėrpiqeshin tė ngriheshin nė ajėr me makinėn e parė fluturuese me motor, Nikola Tesla kishte projektuar njė mjet pėr shkatėrrimin e raketave balistike ndonėse raketave balistike u duheshin edhe 70 vjet qė tė shpikeshin.

    Brenda tre vjetėsh, Tesla zemėrak dhe me temperament, braktisi punėn e paguar mirė me Edisonin pėr tė ngritur kompaninė e tij elektrike rivale. Dymbėdhjetė muaj mė vonė, ai kishte siguruar 30 patenta. Ishin tė ardhurat nga kėto shpikje qė e lejuan Teslėn tė tėrhiqej nė Malet Roki tė Kolorados nė 1899 pėr tė kryer eksperimentet e tij sekrete mė tė rėndėsishme. Tesla i kishte vėnė vetes detyrėn qė ta vishte tė gjithė planetin e Tokės me njė fushė energjie, ku vet Toka do tė pėrdorej si njė pėrforcues gjigand pėr gjeneratorėt e tij tė fuqisė. Ai pretendonte qė ky rezatim pulsues energjetik tė mbarte mesazhe radioje rreth e qark botės si edhe tė furnizonte njė lloj energjie elektrike pa tela.

    Stacioni i tij gjenerues nė Malet Roki, ishte ndėrtuar rreth njė laboratori qėndror qė dominohej nga njė direk ose kullė antene metalike rreth 600 metra e lartė, nė majė tė tė cilės ishte fiksuar njė sferė bakri me diametėr 1 metėr. Brenda nė laborator ndodhej njė bobinė rrethore elektrike qė mbarte energjinė me tension tė ulėt pėr transmetuesin e tij. Rreth direkut ishte mbėshtjellė njė bobinė e dytė. Tesla synonte tė shfrytėzonte rezervat kolosale tė energjisė tė vet Tokės, pėr tė rritur energjinė e gjeneratorit tė tij prej 10 milion voltėsh.

    Nė eksperimentet e tij tė para, bobinat rezatonin kaq shumė energji sa qė mund tė ndizeshin njė grup prej 200 llampash inkandeshente nga njė distancė prej rreth 50 kilometra larg, thjesht me forcėn e fuqisė elektrike. Pastaj ai e ktheu vėmendjen drejt shfrytėzimit tė fuqisė potenciale tė Tokės. Ndėrsa direku ose antena e Teslės dėrgonte njė impuls radiovale me frekuencė tė lartė e cila kthehej nga atmosfera e sipėrme pasi pėrplasej me tė, sinjalet rregulloheshin qė tė pėrputheshin me frekuencėn e 'jehonės' qė kthehej. Me ēdo eko qė vepron si njė pėrforcues nė direk, duke thithur energji nga Toka, dalja e fuqisė rritej sė tepėrmi. Me secilin impuls, energjia nė rritje bėhej gjithmonė edhe mė e fuqishme derisa sfera prej bakri emetonte nė ajėr rryma tė zjarrta nga direku qė ndriēonte. Rrymat e zjarrta tė elektricitetit shoqėroheshin nga shpėrthime shurdhonjėse. Tesla ja kishte arritur tė gjeneronte stuhi rrufeshė.

    Por kėrkimet e tij u ndėrprenė papritur. Megjithėse ai financohej nga manjati i hekurudhave J.P.Morgan, Tesla filloi tė tėrhiqej dhe tė mbyllej nė botėn e tij sekrete, duke punuar mbi kėrkime teorike pa fitim. Vetėm pas tre dekadave punė sekrete, Tesla la tė nėnkuptohej se po merrej me njė projekt tė ri tė mahnitshėm, qė i mori atij tė gjithė jetėn qė i kishte mbetur. Nė 1934, ai pėrshkroi njė aparat tė ri qė kishte shpikur qė pėrdorte tė gjitha parimet e lazerit qė arriti tė ndėrtohej me sukses vetėm nė 1960.

    Ishte nga e njėjta bazė shkencore, lazeri, por Tesla e kishte fjalėn nė lėshimin e njė rryme atomike pėr distanca infinit, e aftė pėr tė shkatėrruar gjithshka qė do tė ndeshte pėrpara, nė qoftė se ai do tė vendoste ta modifikonte atė nė njė armė shkatėrronjėse. Megjithėse Tesla nuk shpjegoi kurrė hollėsira tė shpikjes sė tij, sekretet e tij ai shkroi me hollėsi nė dokumentat e tij tė cilat u kapėn nga FBI-ja pas vdekjes sė tij.

    Nikola Tesla u pėrmend pėrsėri nė 1977 kur autoritetet kanadeze raportuan stuhi misterioze elektrike dhe bllokime tė valėve tė radios nė shtresat e larta tė atmosferės mbi rajonet e Arktikut. Ekspertė tė CIA-s nė Uashington morėn detyrėn qė tė zbulonin burimin e energjisė qė shkaktonte kaos mbi qiejt e Kanadasė. CIA raportoi se ata besonin se njė bazė ushtarake raketash ruse nė Semipalatinsk ishte pėrgjegjėse pėr ērregullimet nė shtresėn e sipėrme tė atmosferės nga provat qė po i bėnin njė arme me reze atomike bazuar nė kėrkimet e Nikola Teslės 40 vjet mė parė.

    Pra shpikja e Teslės mund tė ketė sjellė prodhimin e njė arme me reze qė mund tė shkatėrrojė raketa bėrthamore nė ēastin qė ato ndodhen mbi globin e Tokės nė orbita tė ulta gjatė rrugės drejt objektivit. Trajektorja e raketave bėrthamore amerikane e orientuar drejt Rusisė do tė interceptohej mbi Harkun e Arktikut.

    Rezet e fuqishme qė mund tė hapin vrima nė shtresat e atmosferės rreth Tokės mund tė jenė nė gjėndje qė tė shkaktojnė ērregullime tė paparashikueshme nė modelet e motit mbi tokė. Shkencėtari kanadez, Andrei Mikrovski, ka paralajmėruar: "Pėr mua ėshtė shumė e qartė se rusėt po bėjnė eksperimente bazuar nė idetė e Teslės dhe duke vepruar kėshtu kanė ndryshuar kushtet globale tė motit."

    Uatson W. Skot, Drejtor i Operacioneve nė Departamentin Kanadez tė Komunikacioneve nė Otava, ka thėnė: "Mė kanė thėnė se kjo mund tė jetė njė pėrpjekje pėr tė gjetur frekuencat ekzakte qė pėrdori Tesla gjatė kėrkimeve tė tij. A lidhen kėto eksperimente me thatėsirėn e madhe nė Angli nė 1976, ose me motin e ngrohtė nė Groenlandė qė shkriu akullnajat, ose me dėborėn nė Florida?"

    Gerry Brown
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-04-2014 mė 16:52

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ATMAN pėr postimin:

    Vinjol (03-08-2014)

  6. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    HAARP mė shqetėson gjithmonė. I qartė ėshtė efekti i tij nė klimėn dhe nė ndryshimin e fushės magnetike nė sipėrfaqen e tokės! E dini se ēka do tė thotė kjo! Tė gjithė ne mund tė vritemi kur ata dėshirojnė.

    [Mitt Douglas (1965-2008), fizikan amerikan, i vrarė para shtėpisė nė Dallas.]

  7. #96
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    Qeveria Sekrete deri tani ka kontrolluar teknologjinė e elektropulsionit pėr tė mbrojtur interesat e monopolistėve ndėrkombėtarė. Anijet me elektropulsion janė fshehur me anė tė "shkaqeve speciale", e shpėrndarjen e origjinave tė rreme "aliene", nėpėrmjet grupeve tė "UFOlogjisė" tė drejtuar nga agjentėt sekretė tė qeverisė.

    KJO ESHTE E VERTETA
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike

    Shkenca qe perdoret vetem ne sherbim te pushtetit krijon deme per gjithe njerzimin

    (Brecht)

  9. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-04-2020
    Postime
    1

    Pėr: HAARP arma qė shkakton ndryshime klimatike


Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •