-
Shtëpia botuese “Mondadori” i dhuron Papës një kopje të Kuranit italisht.
Shtëpia botuese “Mondadori” i dhuron Papës një kopje të Kuranit italisht.
Sipas Radio Vatikanit, (20.01.2011 RV) Zëvendëspresidenti dhe administratori i deleguar i Shtëpisë botuese italiane “Mondadori” Mauricio Kosta dhe drejtori i Fondacionit “Lorenco Vala”, Pjetro Çitati i paraqitën dje Papës Benedikti XVI një kopje të “Kuranit”, botim i ri kolanës islamike. Lajmin e dha vetë Mondadori duke nënvizuar se Ati i Shenjtë falenderoi dhe shprehu miratimin e tij për këtë nismë kultorore dhe fetare.
“Jam shumë i nderuar që Ati i Shenjtë e pranoi këtë kopje të Kuranit ashtu sikurse në vitin 2006 pranoi edhe një kopje të botimit të posaçëm të Biblës.” – shpjegoi zëvendëspresidenti i Mondadorit, Mauricio Kosta. “Për Mondadorin, kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të mëtejshëm të traditës të botuesit të gatshëm të përfaqësojë të gjitha shtresat e popullsisë dhe të mendimit, në respekt të plotë të pluralizmit të ideve dhe të vlerave.”
“Përkthimet italiane, - nënvizoi drejtori i Fondacionit Vala, Pjetro Çitati, ishin të pakta dhe të dobëta, e as komentet nuk ishin më të mira.” Përkthimi në fjalë është tërësisht i ri dhe është bërë nga pedagogia e Gjuhës dhe Letërsisë arabe pranë Universitetit të Venedikut Ida Xilio-Grandi. Vepra është e pajisur me shpjegimet e duhura e me kompetencë dhe ka si qëllim ta bëjë Kuranin të qartë dhe të kuptueshëm, me një italishte moderne e pa arkaizma që përdoren zakonisht kur përkthehen tekste fetare të lashta. Komentet e gjera, “më të pasurat dhe më të kompletuarat që janë shkruar ndonjëherë në gjuhët perëndimore”, janë bërë nga një grup ndërkombëtar studjuesish si Xilio-Grandi, Mohamed Ali Amir-Moezi, Mohidin Jahia dhe Alberto Ventura. Ato kanë si qëllim të shpjegojnë vështirësitë e shumta dhe dykuptimësinë e tekstit, në mënyrë që lexuesi të kuptojë domethënien e çdo vargu, mundësinë e interpretimeve të ndryshme dhe të historive që ceken por pa u dhënë detajet e nevojshme.
-
-
Te ia japin Papes edhe nje qingj, ai do te bindes se feja islame eshte feja e vertete, dhe islam nuk d.m.th. 'nenshtrim', por 'paqe'. Une mendoj se alienet i kane ardhe naten dhe ja kane vizatuar kete shenje (qe aspak nuk ka te beje me 'allah'). I kane gjetur disa disa fshatare, pernime i kane bindur se kjo eshte nje 'mrekulli'. Qitash kur te vjen Ilirian vahabisti e te thote jo, masonat e kane bere
Krahasoni
http://truereligiondebate.files.word...8/06/allah.jpg
-
-
a u lajmerove ti Islamofobist........? nese me te vertete eshte mbetet te shqyrtohet, nuk ka asgje , pervec se shtohet me teper besimi, te muslimanet e ketyre trojave,asgje me teper......
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt