Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 73
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    amerike
    Postime
    20
    Lexova titullin e temes, e vendosa te shkruaj dicka. Mesazhet qe jane me lart s'kisha kohe t'u hidhja ndonje sy, keshtu qe te me falni nese s'jam ne koherence me ato qe shkruani me lart.

    Mgjte, kam nje dileme, pyetje, merreni si te doni. Nje mikesha ime amerikane ka mbaruar per linguistike, e po vazhdon per Phd. Teme per dizertacion ka vendosur te jete per gjuhen shqipe, dhe me sakte, teoria qe ajo hedh eshte qe gjuha Gege dhe Toske jane dy gjuhe krejt te ndryshme. Une jam i mendimit qe per te dale ne nje konkluzion te tille, se pari duhet t'i flasesh keto dy gjuhe, por shqipja e saj eshte teper e kufizuar. Mgjte, keto idera ia ka futur ne koke i fejuari i saj qe eshte shqiptar (nga veriu) dhe ka nje urrejtje te thelle per pjesen tjeter te Shqiperise. Une jam i bindur qe teoria e saj eshte gabim, por dua te di nese ndonje prej jush, mund te jape argumenta per ta provuar ose kundershtuar kete teori. Ndoshta i fejuari i saj, per shkak te urrejtjes se madhe ndaj jugut te Shqiperise, eshte i verber ne gjykimin e tij, keshtu qe cdo mendim, ide qe mund te keni do ishte mese ndihmes per te. Ajo ndodhet ne Shqiperi per momentin duke bere kerkime rreth kesaj teme, por shoh qe shume prej jush jeni te mireinformuar ne kete ceshtje.

    Faleminderit,
    Klejdi Velcani!

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Klejdi
    Mgjte, kam nje dileme, pyetje, merreni si te doni. Nje mikesha ime amerikane ka mbaruar per linguistike, e po vazhdon per Phd. Teme per dizertacion ka vendosur te jete per gjuhen shqipe, dhe me sakte, teoria qe ajo hedh eshte qe gjuha Gege dhe Toske jane dy gjuhe krejt te ndryshme.

    Mund ti trasmetoni shoqes tuaj dy fjale nga une:

    1. Hap fjalorin dhe lexo perkufizimin e fjales "gjuhe" dhe "dialekt" qe te mos i ngaterroje dialektet me gjuhet

    2. Te mesoje te shkruaje e flasi mire shqip perpara se te ndermari nje inisiative te tille

    3. Perfundimet ti nxjerri pasi te jete njohur me materialet gjuhesore shqipe dhe jo perpara.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Bej te fala asaj amerikanes edhe nga une dhe
    i thuaj mos te lodhet shume me gjuhen gege e toske por
    le te vertetoj qe anglishtja dhe amerikancja jane dy gjuhe
    krejt te ndryshme me kete rast ka vertetuar dhe ate problemin
    e mesiperm.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Illirian 01 me i qete more djale .
    Gjuhen letrare qe ti dhe disa te tjere nuk e flisni mire
    duhet ta mesoni dhe te mos hedhni balte mbi te.
    Nuk do kete asnje kohe qe ajo te rishikohet sic cirreni ju.
    Nuk eshte gjuhe e nje njeriu sic thoni ju por e pjeses me te zhvilluar te Shqiperise.Eshte absurde ta mendosh qe te filloj
    krijimi i nje gjuhe te re qe do te jete shartim i dy dialekteve
    kryesore,do te ishte nje bllof.Mbetet qe te perpunohet dialekti
    gege dhe te jete gjuhe letrare.Kjo kerkon te pakten gjysmen e shekullit qe ka filluar.A ja vlen?Dhe per cfare?Sepse nje pjese e vogel nuk mesojne dot gjuhen letrare.
    Le te perpiqet kjo pjese e vogel ne ushtrimin e gjuhes standarte,le ta leshoj veten te asimilohet nga pjesa me zhvilluar
    se i ben mire.
    .

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2002
    Postime
    6
    O ti ILoveePeja ose meqe quhesh Dardan, Dardan!

    Te kam rixha, mos na ve ketu tani plehrat e gazetarise se Prishtines. Le te merremi vesh tani! Une jam i mendimit se nese do te thuash mendimet e tua personale, atehere thuaji! Ama, te na vesh ca plehra intelektuale te atyre gazetave qe nuk shiten me me shume se 79 kopje ne te gjithe Kosoven, tani sikur s'ka lezet e? Na u shpif tashme me inferioritetin e pamate i cili kalon menjehere ne intelektualizem te kulluar, sapo KFOS-i jep ndonje pare per kesi projektesh fshatareske. Nese na i boton ato shkrimet e Krajes cdo te shtune tek Shtojca e Kultures mire, por nese jo, "bile" mos na merr kohen neve me gjera qe njerezit i bejne se duan te marrin pak fame dhe ndonje pare andej-ketej. Keta njerez s'mund te drejtojne dhe moderojne asnje diskurs kulturor, e jo me ceshtje te gjuhes qe s'dine ta shkruajne ne asnje variant apo dialekt te saj.

    ILoveePeja, too!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    2

    Thumbs up une pajtohem me mendimin tend Tal Aga problemi qqendron mu aty tek perkthyesit

    Postuar mė parė nga Tal Aga
    Flakė!

    Problemi kėtu sa i pėrket vėshtirėsive nė Hagė, ėshtė mjaft i thjeshtė: PĖRKTHYESIT NUK JANĖ NĖ NIVEL TĖ DETYRĖS!!!
    E, pse them kėshtu?
    - Sepse nga dėshmitarėt nuk mund tė kėrkohet tė njohin gjuhėn letrare dhe as dialektin e pėrkthyesit(ses), pėrkundrazi pėrkthyesi(ja) duhet tė njohė GJUHĖN E KLIENTIT pavarėsisht nga dialekti, frazat, zhargonet etj., gjithashtu duhet pasur parasyshė edhe karakterin (natyrėn) e klientit, pėrgatitjen profesionale, prejardhjen etj.

    Pėr kryerjen e kėsaj detyre (nė Hagė) jam i mendimit se zgjedhja e pėrkthyesve ka dėshtuar (nuk i di kriteret se si i kan zgjedhur). Duke dėgjuar procesin nė fjalė, shpeshherė kisha edhe vetė vėshtirėsi pėr ta kuptuar tė tėrė pėrkthimin e nganjėherė koklaviteshin gjėrat p.sh. te emėrtimet gjeografike, kur pėrkthyesi e thoshte ashtu si e dėgjonte nga folėsi i mėparmė (p.sh. thoshte ..... Uroshevac....., pa e ditur se shqip ėshtė Ferizaj e kėshtu me radhė).

    Nejse, sa i pėrket mendimit tėnd se pėr moskuptimin e shqiptarėve ndėrmjet veti (ai nga Prishtina me atė nga Tirana) fajtor na qenka Kongresi i '72-shit, nuk pajtohem fare se edhepse mos tė ketė qenė i pėrsosur ai megjithate nė njė masė na ka afruar gjuhėsisht.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Gjuha Letrare

    E si mund te quhet gjuhe e njesuar apo gjuhe letrare nje gjuhe e cila nuk arrin te perfaqsoje shumicen e nje kombi dhe me ane te se ciles nuk arrin te kuptosh ndoshta poetin me te madh te kombit qe flet kete gjuhe e pikerisht Gjergj Fishten. E pra Fishta shkruajti vetem reth 70 vjet me pare dhe ne kemi veshtiresi ta kuptojme, pervec atyre qe studjojne gjuhesi, ndersa anglezet jane ne gjendje te kuptojne Shekspirin edhe 500 vjet pas krijimtarise se tij.

    Persa i perket atyre studiusve dhe personaliteteve qe minimalizojne gabimet e Kongresit te 72-shit, mjafton te shikosh se sa objektive jane ata ne mendime dhe vlersime, sa te pakushtezuar nga perkatesia lokale apo krahinore qe i ka karakterizuar gjithmone shqiptaret jane keta personalitete, shumica e te cileve ne fakt vijne nga jugu.
    Live and let live!

  8. #38
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Armando, s'di a tė kuptova drejtė a po mundohesh tė thua qė Kongresi i drejtshkrimit... i 72-ės po tė penguaka qė ta kuptosh Fishtėn?! Nėse po, atėherė me duket mjaft i ēuditshėm ky pohim yti.
    S'besoj qė problemi qėndron aty (te '72-shi pra), sepse sipas asaj logjike atėherė Fishta paska qenė mė i kuptueshėm para vitit 1972, e paskėtaj qenka bėrė i pakuptueshėm!
    (Edhe Shekspiri paraqet vėshtirėsi, madje edhe pėr anglezėt sidomos pėr ata me mė pak shkollė, por i rishkruar dhe pėrshtatur nė anglishte moderne ėshtė i kuptueshėm edhe pėr mua!)

    Gjuha shqipe ka njė leksik mjaft tė pasur, problemi qėndron aty se NE nuk e njohim ate, sepse mundėsitė janė tė pakta, sa pėr shembull: kam kėtu Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe tė botur nga Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė , Instituti i GJuhėsisė dhe Letėrsisė nė Tiranė mė 1980, kurse tani jemi nė vitin 2002 !!! di ti pėr ndonjė fjalor mė tė freskėt?
    Nė gjuhėt tjera, fjalorė tė tillė botohen pothuajse pėr ēdo vit, mirėpo kėta fatlumė kanė edhe gjuhėtarė edhe institute gjuhe tė mirėfillta e edhe shteti i kushton rėndėsi dhe i mbėshtetė ato, sepse ia dinė rėndėsinė gjuhės. Po institutet tona, a thua a kanė tanimė kompjutorė nė pėrdorim apo janė tė lėnura pas dore?

    Megjithė mangėsitė, mendoj se Kongresi i '72-shit ėshtė njė e arritur e jona krahas Kongresit tė Manastirit, e si tė tillė duhet ta vlerėsojmė e jo ta shajmė kinse na paska lėnė tė gjymtuar dhe pėr tė gjitha zhgėnjimet tona qenka fajtor ai - Kongresi i '72-shit.

    Shpresoj tė mė kesh kuptuar.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tal Aga : 19-07-2002 mė 10:15
    tė gjitha me masė!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    Nuk e kisha fjalen aty

    Fatmirsisht une jam nga Shkodra dhe e kuptoj ndoshta disa here me mire Fishten sesa mund ta kuptojne shume te tjere. Nuk e kisha fjalen aty, pasi Fishta perdor nje dialekt te theksuar, por e mora thjesht si shembull per te treguar se gjuha letrare ka mbetur larg perfaqsimit te gjithe kombit. Shume shoke dhe shoqe nga jugu me jane ankuar se nuk arrijne ta kuptojne. Nga ana tjeter shumica e rilindasve me origjine nga jugu kuptohen fare mire edhe ne trevat me veriore te banuara nga shqiptare. Kjo eshte prove e pakundershtueshme dhe logjike qe verteton se gjuha letrare anon nga toskerishtja.


    Nga ana tjeter jam plotesisht dakord me verejtjen tende se fjalori shqiptar nuk shikohet, punohet, ripunohet, plotesohet dhe riperterihet cdo vit sic behet me fjaloret e tjere ne bote. Psh., fjalori i Anglishtes riperterihet, plotesohet dhe pasurohet cdo vit nga Universiteti i Oksfordit, qe ka edhe te drejten zyrtare per te bere kete sherbim si dhe per te bere botimin e tij.

    Ndersa per piken e trete qe shtrove, megjithese Kongresi i 72-shit solli shume te mira kjo nuk do te thote qe nuk pati te meta. Pikerisht keto te meta duhen rishikuar dhe riparuar. Perse duhet te kemi kete kokefortesi prej shqiptari qe dicka qe eshte bere keq nuk mund te cbehet. Mund te cbehet qe cke me te, pervecse ne mendjet tona.
    Live and let live!

  10. #40
    alvi
    i/e ftuar
    Une kam pasur pershtypjen se ndryshimet ne gjuhen e folur ne Kosove dhe asaj ne Shqiperi ishin thjesht pasoja te dialekteve te nryshme. Me vone, si zoterues i gjuheve Sebo-kroatishte dhe gjermanishte kam bindjen se fajtor eshte asimilimi i pjesshem dhe lehtesia qe sjell perdorimi i serbishtes ne ish jugosllavi. Shume fjale ne Kosove jane thjesht serbisht. Zastave-flamur, zid-mur, voz-tren, stan-apartament etj. Po aashtu karakteristike e gjuhes serbokroate eshte perdorimi i termave teknike ne gjermanisht. Ne Shqiperi jane ne italisht, p.sh. Gepek-baagazh, hauba-kofne, sharfziger-kacavide etj. Po te kalosh pertej ketyre fjaleve te huaja ne perdorim ne te dyja vendet, atehere problemi thjeshtohet ne nje rrjedhoje e dialekteve te ndryshme. Mendoj se tani do te jete me e lehte per shqiptaret e Kosoves, te mos perdorin fjae ne serbisht. I njejti fenomen, vihet re ne fjalorin e emigranteve shqiptare ne USA, ku cdo tre fjlae e katerta eshte anglisht. Si fillim per shume sherbime e terma nuk gjenden ekuivalente ne shqip, sidomos ne teknologji.
    Disa fjale te jera nga serbishtja qe perdoren ne kosove:

    struje = korent (rryme elektrike)
    derzhava = shteti (qeveria)
    maice-bluze
    fermerka-pantallona xhins
    kvacille-friksion
    "-Kesh tej n'sup me overit qat liqna kartė se i ka dal rroki e mujne me me kazmit milicija "
    qe dmth
    "Isha deri ne polici per ta vertetuar leternjoftimin se me denojne policia "
    Bio sam u policiju da ovjerim licnu kartu posto je rok istek'o i necu da me ne kazni milicija.
    Trik majica, si ata qe veshin ata qe luajne basketboll, ose podkosulja
    frizure = forma e flokeve, qethje
    Apoteka-farmaci
    Gjakovar-kavajs

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •