Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 73
  1. #21
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    mesuesja

    Desnickaja ruse ishte mesuesja e atyre te dyve, per dialektologji shqiptare!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ari

    Dialektet e Gjuhes Shqipe--teme shume sensitive. T'ju them te drejten, ne qofte se udhetoni vetem 50 Km larg Prishtines, do te keni mundesi ti degjoni se paku 5 dialekte te ndryshme te gjuhes Shqipe. Jam i mendimit se cka doli nga Kongresi i Drejtshkrimit eshte me vend. Duhet ta flasim nje gjuhe te perbashket letrare. Nderkaq, jam i mendimit se nuk duhet diskriminuar askend qe flet ndonje dialekt tjeter te Gjuhes Shqipe. Personalisht, kur nuk kam pas problem ndaj dialekteve tjera. Besoj se kam mundesi qe te komunikoj me secilin Shqiptar, prej te gjitha trojeve. Nese i shikoni edhe gjuhet tjera boterore, te gjitha kane dialekte, por gjithashtu, te gjitha e kane nje Gjuhe letrare--e cila perdoret zyrtarisht. Gjuha jone eshte e tille.
    Jam i mendimit se sa me shume dialekte egzistojne ne gjuhen Shqipe, aq me e pasur eshte.
    Ariani--nga Prishtina

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    3
    O Bel Ami....

    Intervisten e Kadarese e kam lexuar me LLUPE. Dhe, nese do ta dish, Kadare i ka pranuar gabimet. Ka thene se 'PO JANE BERE GABIME NE '72 DHE ATO DUHET PERMIRESUAR'.
    Sa per Anastas Dodin, Shaban Demirajn e Rexhep Ismailin, as nuk ja vlen te humbas kohe te flas per ta, sepse, ata, thjesht, nuk e kane guximin intelektual (si ka Kadare) ta thone hapur se jane bere gabime ne ate kongres. Ata, xhanem, duan ta mbulojne marren e tyre ose duke heshtur, ose duke u munduar te mos japin pergjigje per ate cka ka ndodhur me gjuhen shqipe.

    Po ti ulu dhe lexoji edhe nje here mire e mire fjalite e tyre. Lexoje Kadarene me me vemendje, ndersa ata te tjeret lexoji vetem sa per te pare sa te vocerr jane, sa pa guximi intelektual, sa te mjere publikisht.

    Askush nuk dp qe ta permbyse punen qe eshte bere ne vitin 1972. Jo. Por, pse te mos flitet? Pse te mbrohet ai vendim kur gjithcka po tregon se dicka nuk eshte ne rregull me te? Pastaj, vetem tek ne shqiptaret na ndodh qe per gjuhen te vendoshet nje here ne jete. Jo oreee....Gjuha eshte organizem i gjalle, zhvillohet, ndryshon...Mjafton t'i shikojme pervojat e vendeve te huaja.

  4. #24
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Edhe une e pranoj se jane bere gabime dhe ka nevoje per permirsime.Askush nuk flet se Gjuha Letrare nuk duhet permirsuar.Por ashtu si e ngrini ju problemin del qe dialekti geg eshte persekutuar nga ai tosk,gje qe nuk eshte e vertete.
    Ngrihe problemin ashtu si qendron,le te flasim per te miren qe do te sjelle lejimi i paskajores,shkurtimi i /ė/ si dhe problemi me madhor i gjuhes sot (qe nuk lidhet me dialektet) ai i huazimit te pa kriter te fjaleve te huaja.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #25
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Kadare pranon gabimet

    12 numra ma vonė, konstatoj se angazhimi publik i stafit tė gazetės JAVA pėr dy nga tė vetmet sfida kulturore, njerzore e civilizuese sot mbrenda mendimit politik e kulturor shqiptar - Identiteti Kosovar dhe Revidimi i Standardit Gjuhėsor tė Shqipes - (tana tjerat janė vetėm pordhė e piskamė), ka nis me i dhanė edhe rezultatet e para. Kėto ditė nė Prishtinė u themelue nji shoqatė e cila ka pėr qėllim me e mbrojtė ‘gjuhėn letrare’. Sado e rėndomtė dhe romantike mundet me u dokė nji iniciativė si kjo, fakti se duhet me themelue shoqatė pėr me e mbrojtė 'gjuhėn letrare' vėrteton vetiu se 'gjuha letrare' asht shumė e dobtė, i duhet mbrojtje, vetė s'un rrinė kambė. Po t'kishte qenė 'gjuha letrare' e pėrcaktueme mbi parimet shkencore e demokratike, s'kishte pas nevojė me e mbrojtė askush. Suksesi i saj kishte me qenė mbrojtja ma e mirė.
    E dyta, Kadare ma s'un i shpėton pyetjes: ēka ka ndodhė me standardin e gjuhės shqipe nė vitin ‘72. Dhe, po ashtu konstatoj, se nė ēdo interview tė tij sjell deklarime gjithnji e ma tė hapta e ma tė zashme se - "po asht gabue dhe i asht ba padrejtėsi pasunisė sė gegnishtes, por ato gabime s'janė tė pako-
    rrigjueshme" (Interview n'RTK, maj '02). Natyrisht, ky pranim publik i gabimit nga ana e Kadaresė nuk u tha pa u mbėshtjellė me tirada kualifikimesh e pėrēmimesh pėr tanė ata qė kėtė ēashtje e kanė ngritė dhe kėrkojnė me e debatue, por pėr kėtė ndrrim frapant tezash pak ma vonė.
    Fuqia e argumenteve qė gazeta JAVA i ban publike s'un e len ma indiferent aske. Nji qėndrim ndaj kėtyne argumenteve duhet me u marrė. Kontestimi godet themelet e shoqnisė shqiptare tė mbasluftės sė dytė botnore dhe e tund tanė ngrehinėn shoqnore e kulturore shqiptare. Pyetjet dhe kontestimet e kėsaj gazete janė publike, tė veshuna me argumente qė mbjellin dyshimin te lexuesi. Andaj, diqysh duhet me u vendosė ndaj kėsaj sfide.
    Tue e pasė parasysh kėte, mė lejoni me i identifikue disa atituda publike qė kam mujt me i hetue mbrenda qarshisė kulturore shqiptare. Due me i personalizue kėto qėndrime publike tue i emnue bartėsit distinktiv tė tyne, sepse kjo e ndihmon pėrshkrimin e situatės. Pra, diqysh u dashka me u vendosė kundruell faktit tė akullt se gazeta JAVA egziston, me tanė sfidėn dhe provokimin e saj. Atituda e parė asht - Indiferenca. Kėtė qėndrim ma sė miri e personifikon Idriz Ajeti, si nji nga konstruktuesit e standardit tė vitit 1972, tue hesht dhe tue mos marrė qėndrim publik ndaj kėsaj egzistence.
    Atituda e dytė asht - Roja. Rojtarėt, mbrojtėsit e 'gjuhės letrare' dhe standardit tė vitit '72. Kėtė atitudė e personifikon sa s'ban ma mirė Isa Bajqinca. I prekun bile edhe i fyem me iniciativėn e kėsaj gazete e cila e ka marrė guximin me e prekė nji 'nga tė arriturat mė tė mėdha tė kulturės shqipe', me guximin bile edhe 'paftyrsinė' me e kontestue e me e vu n'dyshim tanė ate 'qė baballarėt e kombit me mund e me djersė mezi e kanė arritur mbas shekujsh sakrificash'. Tue e ndie veten dhe gjuhėn tė rrezikueme ky edhe merr iniciativėn me e themelue nji shoqatė pėr mbrojtjen e 'gjuhės letrare'. Vetė themelimi i shoqatės asht argument krucial qė vėrteton fije e pėr pe se sa i brishtė, sa kurrfare ka qenė ai standard, sa vetėm botimi i nji gazete periodike mujka me e kontestue e rrezikue. Atituda tjetėr asht ajo e veprimi tė heshtun, nė hije. Kėtė atitudė kishte me e personifikue ma sė miri Rexhep Ismajli. Tue qenė nji nga tė vetmit linguist qė njof, i cili tė paktėn e kupton se ēka pyet JAVA dhe ku godet JAVA, nuk merr guximin me folė e me reague publikisht as contra as pro. Hesht, larg dritės sė diellit, mendon se po ban punė qė s'e ka ba kush deri mė sot, andej dikah - skajeve. Vegjeton shkencėrisht tue pregatitė seminare tė kota pėr gjuhėn e tue folė e shkrue pėr tanat pos pėr tė vetmen sfidė intelektuale e civilizuese - revidimin e standardit tė vitit '72.
    Atituda e fundit asht ajo e Kadaresė. Dhe, te kjo atitudė, qė e personifikon nji nga figurat fjala e tė cilit zakonisht e tallazitė qarshinė kulturore shqiptare, sidomos ate tė Kosovės, duhet me u ndalė pakėz ma gjatė. Si nji nga protagonistat e atij Kongresi tė Drejtshkrimit tė vitit '72, dhe si nėnshkrues i tana dokumenteve qė u morėn n'ate Kongres, ky shkrimtar e ka hetue se ma s'un heshten dhe s'un mbahen nėn tepih gabimet qė janė ba n'ate Kongres. S'kishte me folė kurrė, por ai e heton se i ka hy uji kėsaj pune andaj duhet me u pėrcaktue. Dhe ky deklarim publik i Kadaresė ndaj ēashtjes sė revidimit tė standardit tė pėrcaktuem nė vitin ‘72 e ka nji histori tė vockėl.
    Nė revistėn me renome botnore The Economist, ku rastėsisht jemi si protagonista ne dy, une si ai qė apelon dhe kėrkon revidimin e standardit ‘72, dhe ai nė rolin e Isa Bajqincės, atij pra qė e mbron dhe si thotė autori i artikullit, tmerrohet nga ideja se duhet me u ba revidimi i standardit shqip. Por mė lejoni me e sjellė pjesėn n'origjinal:

    Ismail Kadare, shkrimtari ma i njoftun
    shqiptar, i cili u gjet n'Prishtinė, kryeqytetin e Kosovės, i ftuem nė panairin gjithshqiptar tė librit, u ēakėrdis e tmerrue nga vetė ideja se kjo ēashtje duhet me u rishqyrtue. Po si Hoxha, edhe ky asht nga Gjinokastra dhe e ka nėnshkrue marrėveshjen pėr standardizimin e vitit 72. Vetėm me e e pėrmend kėtė ēashtje, thotė ai, asht "nji provokim i flliqtė", i cytun nga propagandistėt serbė qė donė me i pėrēa shqiptarėt" (Ismail Kadare, Albania's best-known writer, who was recently in Pristina, Kosovo's capital, for a pan-Albanian book fair, is enraged at the idea that the matter should be re-examined. Like Hoxha, he hails from Gjirokaster - and co-signed the language standardization agreement in 1972. Even to mention the subject, he says, is a "dirty provocation" prompted by Serbian propagandists to divide the Albanians.)

    Kėshtu foli Kadare me 8 Kallnor tė vitit 2000 nė revistėn The Economist dhe artikullin e saj me titull TABUJA E MADHE SHQIPTARE (The great ethnic- Albanian Taboo). Ishte plotėsisht nė pozicionet qė sot i mban Isa Bajqinca me shokė. Por, si shkrimtar qė e ka mbijetue Enver Hoxhėn dhe diktaturėn e tij, ky njeri edhe e ka nji sens tė veēantė me e kuptue nga fryen era dhe si duhet me u pozicionue nė situata tė reja. Kėshtu, nė pėrvjetorin e KD vitin e shkuem, nė interview me redaktoren e radios Deutsche Welle e cila asht edhe bashkepunėtore e JAVĖS, Mimoza Cika, Kadare pėr herė tė parė mbas tridhetė vjetėsh pranon publikisht gabimet e bame me ‘72, tue i revidue rranjsisht qėndrimet e tij tė maparme. Kėshtu me kėte interview, ky shkrimtar bahet protagonisti i parė dhe i vetėm deri sot nga ata tė vitit ‘72, qė me deklarimet e tij publike hap ēashtjen e revidimit tė standardit shqip. Por, ma sė miri le t'i kujtojmė disa mendime tė shkėputuna nga kjo interview:

    - Gabimet qė u bėnė nė Kongres kanė qenė se njė grup shkencėtarėsh stalinistė, gjuhėtarė stalinistė, pėr fat tė keq ka pasur tė tillė, u pėrpoqėn aq sa mundėn tė ndikonin, nė ēdo mėnyrė, qė ta nėnvleftėsonin fondin, pasurinė e fjalorit, tė njėrit prej dy dialekteve kryesore, atė tė gegėrishtes. Nė mėnyrė gati tinėzare, duke bėrė sikur harruan, duke bėrė sikur iu shpėtoi, duke bėrė sikur nuk iu ra nė sy, lanė jashtė fjalorit, qė u hartua fill pas Kongresit tė Drejtshkrimit, njė pjesė tė madhe tė pasurisė gjuhėsore

    - Kanė kaluar 30 e sa vjet dhe ka gjėra pėr t'u korrigjuar. Bashkė me qortimin e kėtyre gjėrave do tė qortohej edhe ajo ana meskine, sepse nė ēdo mėnyrė u pėrpoqėn ta denigronin pasurinė, sidomos tė shkrimtarėve katolikė tė veriut. Pra, bashkė me kėtė korrigjim, pėr tė cilin unė mendoj se ėshtė korrigjimi themelor qė duhet bėrė, mund tė rishikohen disa nga rregullat tė cilat janė vendosur ndoshta jo drejt.

    - Shkencėtarėt e intelektualėt tanė kanė pėr detyrė morale, mision para popullit shqiptar, tė sqarojnė se si ndodhi qė njė dialekt tė bėhet zotėrues nė njė gjuhė. Qė u bė njėri nga dy dialektet ėshtė njė gjė krejt normale. Mund tė bėhej dialekti i veriut, mund tė bėhej ai i jugut. Natyrisht, politika shqiptare diktatoriale donte, nė ēdo mėnyrė, tė bėhej dialekti i jugut, pėr arsye qė i dimė, pėr arsyet e armiqėsisė sė tyre, instinktive gati, pėr kulturėn veriore, tė shqiptarėve tė veriut, sidomos kulturėn katolike.

    - Partia Komuniste donte tė merrte patronazhin e saj, tė merrte lavdinė, se ėshtė ajo qė e krijoi Gjuhėn e Njėsuar Shqipe, gjė qė s'ėshtė e vėrtetė, sepse gjuhėn e njėsuar nuk e krijon kurrė njė regjim politik, njė parti ose njė diktaturė. Por, ajo e mori nė patronazh dhe u sugjestionuan tė gjithė, duke e pranuar kėtė mashtrim. Nė tė vėrtetė, duke qenė nė ndikim tė regjimit, nė Kongres u bėnė edhe gabime.


    Me kėto mendime tė shprehuna, Kadare bahet i vetmi protagonist i vitit ‘72 dhe i vetmi nėnshkrues i atij dokumenti, i cili publikisht deklarohet pėr revidimin dhe korrigjimin e vendimeve tė vitit ‘72. Dhe, kjo gja i ban nder atij vetė ma s'pari. Tashti sė fundi, nė RTK, Kadare edhe njihere publikisht deklaron se duhet me u rishikue e me u revidue vendimet e Kongresit ‘72. Po e citoj:
    "Po asht gabue dhe i asht ba padrejtėsi pasunisės sė gegnishtes, por ato gabime s'janė tė pakorrigjueshme".
    Kėshtu, duhet konstatue se ky njeri i ridizajnon dhe i rishqyrton qėndrimet dhe vendimet e veta tue evolue ngapak dhe ngadale nėpėr kohė. Po si me e shpjegue se Kadare tue i sha ata qė ngrit kėte ēashtje e kanė, nė tė vėrtet provon dhe pėrkrah tana kėrkesat e tyne?
    Kjo, po, asht zor me u kuptue nga nji njeri normal, i cili nuk e di se ēka do me thanė me jetue me Enverin, nė shtetin e tij, nė diktaturėn e tij. Me qenė shkrimtar i tij. Asht zor me e kuptue kėte taktikė tė Kadaresė i cili "tue sha - pėrkrah".
    Me lejoni me ju kujtue nji libėr tė kėtij shkrimtari, i cili demonstron eksplicite nji kėsi qėndrimi absurd pėr nji njeri normal, ku 'tue sha - pėrkrah'. Nė librin ''Migjeni, uragan i ndėrprerė", Kadare ngre zanin kundėr shkrimtarėve ma tė mdhej modernė tė shekullit dhe, nė mesin e tyne edhe kundėr shkrimtarit tė shekullit Kafka, dhe kur e pyesin shumė vjet ma vonė se si shpjegohet ky shkrim jueji, ai pėrgjegjet me nji nga pėrgjegjet ma tė ēuditshme nė historinė e letėrsisė shqipe - po, tue i kritikue e akuzue une e kam mbajt gjallė idenė se ata egzistojnė!
    E di, asht zor me ja shpjegue gjeneratave tė reja se si mundet nji njeri me pėrgjegjėsi me deklarue diēka tė tillė, por, s'un kuptohet Kadare pa e kuptue e njoftė Enverin, shtetin e tij, diktaturėn e tij. Me fjalė, tjera, s'un kuptohet Kadare pa Enverin. Njani tjetrin e kanė motivue, frymėzue e modelue, por pėr kėtė nji herė tjetėr.
    Le tė kthehemi te ai ndėrrim monumental tezash qė ky shkrimtar e ban kur akuzon ata qė angazhohen pėr revidimin e standardit si - pėrēamės. Por, nėse gabime janė ba nė vitin 72, dhe padrejtėsi i asht ba gegnishtes, dhe kjo gja thuhet e pranohet publikisht, atėhere angazhimi publik pėr revidim s'un shpjegohet si tendencė pėrēamjeje por, pėrkundrazi, asht tendencė unifikimi. Angazhimi pėr rishqyrtimin e vendimeve qė janė marrė me ‘72 asht angazhim pėr me e kthye e me e ba gjuhėn tė tanė, tė plotė, normale. Ata qė vendosėn me e lanė nji dialekt tė tanė jashtė standardit gjuhėsor shqip, tue i lanė tre milionė shqiptarė qė gjuhė amtare e kanė dialektin geg tė shqipes jashtė standardit e tue i shpall tė huej mbrenda gjuhės sė tyne amtare, ata janė - PĖRĒAMĖSIT. Ata e kanė damtue shqipen, e kanė pakue fuqinė dhe potencėn e saj, e kanė dystue relievin dhe pasuninė e saj. Andaj them se ky ndėrrim monumental tezash qė Kadare e ban s'un shpjegohet pa Enverin dhe njofjen e asaj diktature. Pasojave qė ajo diktaturė u ka shkaktue njerėzve, mentalitetit tė tyne, karakterit tė tyne.
    Sepse, si me e shpjegue faktin se azilanti ma i famshėm i Shqipnisė - Ismail Kadare - flet e gjuen gur e dru mbi azilantėt e ri shqiptarė. Azilanti flet e u thotė azilantėve - mos ikni, ku jeni nisė?
    Si me e shpjegue se benjamini i diktaturės, shkrimtari i oborrit, miku i shpisė sė diktatorit asht ai qė i mohon tė gjitha a thue se s'jeton njeri me mbamendje tė shnosh e me sy n'ballė n'Shqipni?
    Si me e shpjegue faktin se ky shkrimtar e kritikon dhe shan Kafkėn tue u arsyetue se ka dashtė me e vėrtetue se ai egziston?
    Po them, kjo s'un kuptohet pa Enverin. Kadare pa Enverin mbetet nji enigmė.
    Njani pa tjetrin s'un shpjegohen.
    Por, pėr kėtė herės tjetėr.

    Nga Migjen KELMENDI
    Marre nga "Java", gazette javore qe botohet ne Prishtine
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #26
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    E mjera gjuha!

    Pasi Shqiperine e beme fshise tash ia kemi nisur gjuhes ta bejme shkoze. Sa brithyri na ka dalur e po tallet me gjuhen, jo ky dialekt i ka hypur ketij ne qafe, jo ky tjetri i ka hypur ne shpine. Medet, mor vaj medet!

    O Bel ami, ulu ne breg e shikoj ēbersit e gjuhes pasi Shqiperine e ēberi greku e serbi me ndihmen e injoranteve shqiptare, tash ne e kemi lehete ta ēbejme gjuhen.

    Aman sa shume filosofe te gjuhes kane dalur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisnik : 28-05-2002 mė 01:10

  7. #27
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    aman sa fisniku i nje fisi na qet llafe

    LUM PER GJUHEN E MJERE PER FISIN QE NDAU GJUHEN

    aman fisnku i nje fisi, sa greku e serbi akademik moskovit na futi nje te folme fisi gjoja eshte gjuhe moderne!

    Shqiperine ta zhberi greku e gjuhen ta zhberi akademillaku moskovit te flasesh e mos ta dijsh prejardhjen e fjaleve: tema, teza, teoria, teater, metoda, metodika, sinteza, paranteza, metateza, dioceza, autori, autoriteti, aritmetika etj., qe kurre nuk mund ta dijsh shqip me keto formime sllave, kur ne shqipen jane thjeshte: thema, theza, theoria, theatri, methoda, methodika, sintheza, parantheza, diotheza, authori, authoriteti, arithmetika etj. ku dihen prejadhjet e seciles fjale - po mjere per fjalorin sllavistik, qe e zhberi dhe e beri te panjohur fjalorin shqip, pa ia dijte domethenien ne shqip, asnjeres prej ketyre fjaleve te larteshenuara!

    Lum per shqipen, qe po formohet shqip!

  8. #28
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Fisnik

    Jo mor vlla nuk jam nga ata qe bejne sehir une kur me digjet shtepia.Ske ci ben kur nje nga vellezerit i ve flaken,por mar nje kove uje dhe e shuaj aq sa mundem e di,te pakten nuk i hedh benzine si komshinjte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 29-05-2002 mė 03:02
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #29
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    I nderuari Bel-am!

    Belam nuk jeni duke e kuptuar te verteten apo une jam gabim?

    Ne vellezerit tuaj nga Kosova nuk po kerkojme qe te djegim apo te nenvlersojme gjuhen Shqipe perkatesishte Kongresin e '72. Jam i bindur dhe nuk kam lexuar asnje shkrim apo ndonje fjalim, interviste apo diqka te ngjajshem nga ndonje shqiptare qe kerkon qe Kongresi i '72 te hudhet poshte por te gjithe kerkojne qe Gjuha Shqipe te pasurohet me idioma dhe jo vetem me idoma nga te gjitha dialektet e Gjuhes Shqipe dhe te krijojme nje Gjuhe reale Letrare apo e Unisuare.

    Duhesh te tregosh jo injorante ndaj problemeve qe kane shqiptaret rreth Gjuhes se Unisuare (kuptohet ata ne Kosove dhe jashte shtetit te Shqiperise).

    Se Kongresi Drejtshkrimore i '72 ka deshtuare ne nje mase deshmi eshte Kosova dhe trojet tjera shqiptare qe kane qene jashte shteti Shqiptar.

    Me se mire ka thene Cabeji qe kam frike qe mund te krijohen dy Gjuhe nga Kongresi. Citimin e me larte dhe komplete te Cabejit e gjene ne faqen e pare te AlbaSoul-it.

    Pra, asnjeri nuk kerkon qe Kongresi i '72 i cili na nxjeri Gjuhen Letrare te quhet me plote kuptimin e fjales i deshtuare por kerkojne qe gabimet te permiresohen sepse Gjuha eshte ajo qe po na ndan, per kete flasin disa komente ne faqen e pare te AlbaSoul-it ndaj nje postimi tim, por nuk do te thote qe nje postim te perfaqeson te gjithe...

    Jam i sigurte qe jo nje numeri i vogel po ta lexojne "Lahuten e Malsise" apo shkrimet e Omerit Shqiptare (Fishtes) nuk i kuptojne.

    Suksese dhe shendet ne jete Bel-am!

    Sinqerishte Dardani.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  10. #30
    Fshiva disa poste qe ishin komplet jashte teme dhe qe kishin sulme personale. Cdo post i tille ne te ardhmen do te fshihet p paralajmerim.

    Pershendetje

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Gjuha Shqipe nga vjetersia e treta ne Europe
    Nga niku-nyc nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 239
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 06:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •