UPDATE - Kanė qenė skandaloze rrethanat e situates sė ndodhur sot nė mesditė pėrpara selisė sė LSI-sė dhe po kaq skandaloz veprimet dhe reagimi i policisė. Tė rinjtė qė kanė protestuar pėrpara selisė sė kėsaj partie, janė "arrestuar" sė pari nga persona civilė qė kanė dalė nga zyrat e LSI-sė. Kėta civilė tė LSI-sė. (siē shihet nė video) kanė "arrestuar" dhe kanė marrė brenda ambjenteve njė nga tė rinjtė dhe mė pas e kanė rrahur atė.
Njė tjetėr i ri (ai qė shihet nė foton qendrore tė kėtij lajmi i mberthyer nga nje polic) ka lajmėruar policinė pas marrjes sė shokut tė tij nga civilėt e LSI-sė. Dhe policia ka mbėrritur, nė vendngjarje dhe... ka ndodhur ēudia. Ka arrestuar... tė riun qė i telefonoi.
Pas kėsaj policia e shtetit ka dalė me deklaratė ku tė akuzuarit ishin tė rinjtė pėr "cėnim tė mazhit tė LSI-sė" nė sinkron me nje deklarate te LSI qe i quante te rinjte protestues "kontigjent kriminal".
*******
Dhjetėra qytetarė tė mbledhur pėr tė protesuar para selisė sė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė kryeqytet rreth orės 12:30, janė pėrballur me njė gjendje tė pazakontė.
Simpatizantė dhe rojet e LSI-sė kanė dalė nga lokalet rreth kėsaj partie, si dhe nga selia e saj dhe kanė sulmuar grupin e qytetarėve duke i goditur ata me grushte dhe shqelma dhe duke i dhėnė kėtij sherri pėrmasa skandaloze.
Shkak pėr kėtė grindje tė shėmtuar mendohet tė jetė bėrė sulmi me vezė ndaj selisė sė LSI-sė nga disa tė rinj, pjesė e grupit tė protestuesve. Forcat e rendit ndodhen nė vendngjarje duke shpėrndarė protestuesit, ndėrkohė qė, sipas gazetarit tė "Shekulli"-t nė vendngjarje, dy prej te rinjve janė marrė nga policia nė furgon dhe ndodhen nė Komisariatin numėr 2.
Pak minuta me pare policia e kryeqytetit konfirmoi shoqėrimin nė komisariat tė dy tė rinjve pjesmarrės nė protestėn e sotme pėrpara godinės sė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Tė rinjtė e arrestuar janė E.Xhani, 24 vjeē, me banim nė Tiranė dhe E.Brahimllari, 20 vjeē, me banim nė Tiranė. Sipas policisė dy tė rinjtė do tė ndiqen nė hetim tė lirė, ndėrsa akuzohen pėr "Dhunimit tė pronės", "Prishjes sė rendit dhe tė qetėsisė publike" dhe tė "Fyerjes".
Asnje nga deputetet e opozites nuk ndodhej ne vendngjarje, apo me pas ne rajonin numer 2 te policise, deri ne oren 15 pas dreke, megjithese jane lajmeruar telefonikisht nga gazetaret e Shekullit. (ne foto dhe ne galeri foto gjenden dy momente te ndalimit te te rinjve nga policia)
Shekulli
Me veze dhe me kamera te fshehte ne xhepa, disa debatikas te urdhėruar nga PS, qėllojne me vezė dhe shkaktojnė trazira para selisė sė LSI nė Tiranė.
http://www.shekulli.com.al/2011/01/13/trazira-ne-zonen-e-ish-bllokut-rojet-e-lsi-rrahin-protestuesit.html
Krijoni Kontakt