Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Postime
    92

    Cili është dënimi për dhunim në Bibël dhe në Islam?

    Përse pikërisht ky adresim



    Jemi dëshmitarë të sulmeve të shpeshta të disa kristianëve kur është në pyetje trajtimi i gruas në Islam. Një hulumtim i shpejtë në internet rezulton me qindra faqe kristiane të cilat satanizojnë thellësisht qëndrimin e Kur’anit dhe Islamit ndaj femrës. Ajo çka bëhet më së shpeshti në shkrimet e tilla është nxjerrja e ndonjë ajeti kuranor nga konteksti ose komentimi i tij në mënyrë paushalle. Gjithashtu të shpeshta janë rastet kur propaganda e tillë armiqësore lidhur me qëndrimin e Islamit ndaj gruas bazohet në hadithe gjysmake apo përgjithësisht në hadithe të nxjerra nga tërësia e përgjithshme e trajtimit të gruas nga Islami.

    Në një seri shkrimesh rreth trajtimit të gruas në përgjithësi në Islam dhe Krishterizëm do të shohim se e vërteta është krejt tjetërçka nga ajo që na paraqitet në literaturën kristiane.

    Kësaj radhe do të shtjellojmë më konkretisht qëndrimin e Biblës dhe Islamit ndaj dhunimit të femrës, temë kjo shumë e ndjeshme dhe delikate.



    Sipas Biblës cilido burrë mund ta dhunojë ciëndo vajzë të virgjër dhe në vend që të ndëshkohet ai do të shpërblehet me marrjen për grua të vajzës së dhunuar



    Të krishterët pasojnë vetëm ligjet e Biblës. Të gjitha burimet e tyre fetare, ligjet dhe verdiktet vijnë direkt nga Bibla (po qe se do të kishim vende të njëmendëta Kristiane ku kisha do të qeveriste me shtetin), me përjashtim të Katolikëve Romanë të cilët bazohen edhe në shkrime të tjera të Etërve Kishtarë dhe Papëve. Sidoqoftë Bibla është burimi primar.

    Kështuqë le të shohim se çka thotë Bibla rreth kësaj çështjeje.

    Dihet mire se dhunimi është krim i madh i cili në fakt do të mund të përfundonte edhe me vdekjen e gruas, përkatësisht viktimës së dhunuar. Mirëpo çuditërisht ja qfarë thotë Bibla rreth kësaj çështjeje:



    “Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29



    Dhe tash jo për të qenë të paragjykuar apo për të tingëlluar në mënyrë pompoze, mirëpo siç e shihni edhe vetë Bibla duket të përmbajë gjëra shumë të çuditshme të cilat jo vetëm që janë iracionale dhe qesharake por edhe shumë të ulëta moralisht. Kështu sipas vargut të mësipërm të cituar, Bibla e shtyn me force gruan e dhunuar që të martohet me dhunuesin e saj. Pyetja që shtrohet tash për autorët e Biblës është se si është e mundur të dëshirohet për grate e dhunuara që të jetojnë, le të themi. në të njëjtin qytet me dhunuesin e tyre e lëre më të mos flasim në një shtrat me atë që e ka dhunuar?!!!

    Gjithashtu, duket se Bibla e promovon dhunimin e femrave të pamartuara:



    “Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të” Ligji i Përtërirë 22:25



    Ky është një varg shumë interesant nga Bibla. Ne shohim tek Ligji i Përtërirë 22:28-29 se nëse një njeri e dhunon një femër të pamartuar, kjo e fundit është e shtyrë që të bëhet gruaja e dhunuesit të saj, përderisa nëse një njeri e dhunon një femër të martuar sipas Ligjit të Përtërirë 22:25 ai duhet të vritet. Konkluzioni është shokues: Nuk ka absolutisht kurrfarë dënimi për burrin që dhunon një femër të pamartuar. Ky është një përfundim tmerrues. Aq më tepër dhunuesi shpërblehet përjetë me femrën që e ka dhunuar. Kështu, sipas Biblës nëse një femër ju pëlqen dhe e dini që nuk keni shumë shansa t’a martoni në mënyrë të rregullt, shumë thjeshtë, kapeni diku me forcë, dhunojeni dhe ajo do të jetë e juaja për jetë e mot. Krejt çka do të ju duhet të bëni pastaj është t’i jepni të atit të vajzës së dhunuar pesëdhjetë sikla argjendi. Kur e logjikon edhe nuk është një çmim kushedi sa i madh. Fundja e ke vajzën që e ke dëshiruar përjetë. Çfarë logjike trishtuese dhe çfarë urdhëri trishtues!!!

    Për ata të krishterë të cilët imagjinojnë se nuk janë të obliguar që të ndjekin urdhërimet e Dhjatës së Vjetër përgjegjja është kjo: Dhjata e Vjetër e ndalon martesën e vëllaut me motrën, sikur edhe martesën midis djalit dhe nënës. Dhjata e Re as që flet rreth kësaj! A do të thotë kjo tash se tek të krishterët vëllai mund ta martojë të motrën, apo i biri të ëmën? Sidoqoftë Jezusi sipas Biblës i urdhëroi pasuesit e tij që ndjekin edhe urdhërimin më të vogël të Ligjit të Dhjatës së Vjetër, kështuqë të logjikuarit e tillë është jovalid.



    Pyetje për hebrenjtë dhe të krishterët: Si mund të konsiderohet Bibla për Fjalë të Perëndisë kur ajo lejon dhe e nxitë bile një qyqar që t’i krekoset cilësdo femër të virgjër, ta dhunojë atë dhe pastaj ta hedhë atë në gjyq për ta marrë si grua dhe për të vazhduar dhunimin ndaj saj gjatë tërë jetës së të gjorës, urdhëruar gjithnjë sipas Biblës.



    Ndëshkimi për dhunim në Islam



    Në Islam, ne ndjekim ligjet e Kur’anit të shenjtë dhe urdhërimet e të Dërguarit të Fundit, Muhamedit. Nëse ndonjë ndodhi apo ngjarje nuk është e adresuar as në Kur’an as në Urdhërimet e Muhamedit, atëher ndiqet logjika e shëndoshë bazuar në verdiktet e autoriteteve fetare.



    Zoti thotë në Kur’an:



    “O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të dërguarit dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.”



    Kështuqë pasi që çështja e dhunimit nuk është adresuar në Kur’an, atëherë bazuar në ajetin e mësipërm dhe të tjerë, ne duhet të mbështetemi në Urdhërimet dhe Fjalët e të Dërguarit Muhamed.

    Le të shohim se cili ishte qëndrimi i profetit Muhamed ndaj dhunimit.

    Transmeton Valid ibn Huxhr:



    “Në kohën e Profetit përderisa një grua po shkonte për t’u falur, një burrë e sulmoi dhe e mbizotëroi (dhunoi) atë. Ajo bërtiti dhe dhunuesi iku. Një burrë erdhi aty dhe gruaja i tregoi çka kishte ndodhur. Disa Muhaxhirë u afruan poshtu dhe ajo u tregoi. Ata u nisën dhe e zunë burrin për të cilin menduan se ishte ai që kishte dhunuar gruan.

    Ajo tha: Po, ky është. Pastaj ata e sollën burrin tek i Dërguari i Allahut. Kur Profeti ishte duke marrë vendimin, njeri i cili akuzohej për dhunim u ngrit dhe tha: Po, unë e kam dhunuar.

    Profeti i tha gruas: Shko sepse Allahu të ka falur ty. Dhe për burrin që pati marëdhënie me gruan tha: Gurëzojeni atë deri në vdekje.” (Sunan Abu Davud, Libri 38 Numër 4366)



    Është mire e njohur se në shumë vende me shumicë muslimane dhunuesit dënohen me vrasje. Secili duhet ta vëjë vetveten në lëkurën e vajzës së dhunuar. Përjetimet e saj janë të tmerrshme. Dhe tash ta shtysh me forcë vajzën e tillë që të martohet me atë qe e ka dhunuar dhe të torturohet për tërë jetën? Kjo është e pabesueshme.

    Këtu gjithashtu shohim një aspekt tjetër të qëndrimit të Islamit ndaj gruas. Shpeshherë kritikohet dhe keqkuptohet qëndrimi Kur’anor se dëshmia e gruas në çështje specifike ekonomike është baras me dëshminë e dy burrave. Kjo tentohet të gjeneralizohet padrejtësisht. Faktikisht traditat e Profetit dëshmojnë se mjaftonte dëshmia e vetëm një gruaje në rastet e dhunimit që dhunuesi të dënohej. Kështuqë praktika e mëhershme del të jetë specifike për raste të caktuara dhe jo e përgjithshme dhe për çdo rast.



    Përfundim



    Tash ju mund të vendosni vetë; mund të kontrolloni dy herë, tri herë, katër herë citatet nga Bibla dhe thëniet e Muhamedit dhe pastaj mund të merni vendimin: nëse do ta besoni për Fjalë të Zotit librin i cili stimulon dhunimin dhe shpërblen dhunuesin, apo do ta ndiqni për të Dërguar të Zotit njeriun i cili i jep dënim meritor këtij krimi. Zgjedhja është e juaja.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Zoti te shperbleft per kete shkrim,te shohem cka do thone ata qe lexojn biblen me shum se ne,sepse ndoshta kan ndonje koment tjeter
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga tora-bora Lexo Postimin


    “Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29


    me thuaj ku e ke fjalen dhune ne kete postim se nuk po ma zene syte !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga tora-bora Lexo Postimin


    Dihet mire se dhunimi është krim i madh i cili në fakt do të mund të përfundonte edhe me vdekjen e gruas, përkatësisht viktimës së dhunuar. Mirëpo çuditërisht ja qfarë thotë Bibla rreth kësaj çështjeje:



    “Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29



    Dhe tash jo për të qenë të paragjykuar apo për të tingëlluar në mënyrë pompoze, mirëpo siç e shihni edhe vetë Bibla duket të përmbajë gjëra shumë të çuditshme të cilat jo vetëm që janë iracionale dhe qesharake por edhe shumë të ulëta moralisht. Kështu sipas vargut të mësipërm të cituar, Bibla e shtyn me force gruan e dhunuar që të martohet me dhunuesin e saj. Pyetja që shtrohet tash për autorët e Biblës është se si është e mundur të dëshirohet për grate e dhunuara që të jetojnë, le të themi. në të njëjtin qytet me dhunuesin e tyre e lëre më të mos flasim në një shtrat me atë që e ka dhunuar?!!!

    Gjithashtu, duket se Bibla e promovon dhunimin e femrave të pamartuara:



    “Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të” Ligji i Përtërirë 22:25



    Ky është një varg shumë interesant nga Bibla. Ne shohim tek Ligji i Përtërirë 22:28-29 se nëse një njeri e dhunon një femër të pamartuar, kjo e fundit është e shtyrë që të bëhet gruaja e dhunuesit të saj, përderisa nëse një njeri e dhunon një femër të martuar sipas Ligjit të Përtërirë 22:25 ai duhet të vritet. Konkluzioni është shokues: Nuk ka absolutisht kurrfarë dënimi për burrin që dhunon një femër të pamartuar. Ky është një përfundim tmerrues. Aq më tepër dhunuesi shpërblehet përjetë me femrën që e ka dhunuar. Kështu, sipas Biblës nëse një femër ju pëlqen dhe e dini që nuk keni shumë shansa t’a martoni në mënyrë të rregullt, shumë thjeshtë, kapeni diku me forcë, dhunojeni dhe ajo do të jetë e juaja për jetë e mot. Krejt çka do të ju duhet të bëni pastaj është t’i jepni të atit të vajzës së dhunuar pesëdhjetë sikla argjendi. Kur e logjikon edhe nuk është një çmim kushedi sa i madh. Fundja e ke vajzën që e ke dëshiruar përjetë. Çfarë logjike trishtuese dhe çfarë urdhëri trishtues!!!

    "Sas", "Ndoshta" tash e kupton.



    tora-bora

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga tora-bora Lexo Postimin
    Përse pikërisht ky adresim






    “Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29





    Gjithashtu, duket se Bibla e promovon dhunimin e femrave të pamartuara:



    “Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të” Ligji i Përtërirë 22:25



    ne asnjeren prej ketyre shembujve qe ke marr nga bibla nuk promovohet dhuna ndaj grave o bora po shiko gjej shembuj te tjere !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    “Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29
    Ne cilen pjese te kesaj thenije burri e perdhunon gruan .Ligji i pertrirjes permban ligje nga koha e gurit dhe krishtert i largohen atij se eshte i pa logjikshem dhe i tmershem per kohen e sotme, ligji i lart permendur nuk eshte nga ata te cmendurit, me ngjan si nje ligj qe e kane praktikuar dhe e praktikojne shqiptaret.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar më parë nga Luarasi Lexo Postimin
    Ne cilen pjese te kesaj thenije burri e perdhunon gruan .Ligji i pertrirjes permban ligje nga koha e gurit dhe krishtert i largohen atij se eshte i pa logjikshem dhe i tmershem per kohen e sotme, ligji i lart permendur nuk eshte nga ata te cmendurit, me ngjan si nje ligj qe e kane praktikuar dhe e praktikojne shqiptaret.
    Dmth, vertet qe kristianizmi qenka ne kapitullim ? Do te shperbehet automatikisht, dal nga dal. Sepse ta them te verteten, ligjet biblike nuk jan aspak kompatibel me epoken qe jetojm (sic po thua ti). Nje minoritet i fort ne shtetet e varfera qe mundohen me dhimbje ti rezistojn si psh, Shqiperia, Ameriko-latinet dhe disa shtete afrikane. Por kot, kur s'shkon s'shkon !?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    209
    Kjo eshte nnje teme qe e kam derguar para disa koheve por meqe atehere nuk pat asnje koment dhe meqe kishte lidhje pak me temen vendosa ta shkruaj perseri,jam shum kurioze te lexoj komentet .......

    Grate ne islam perkundrejt grave ne traditen judeo-kristiane

    Bijat turperuese?

    Le te shohim se cfare qendrimi mban Kurani dhe bibla ndaj gjinise femerore.
    Bibla katolike pohon ne menyre te hapur se:

    Lindja e nje femere eshte nje humbje.(Eklesiastiku 22:3)

    Ndersa rabinet cifute shprehen se:

    Eshte mire per ata femijet e te cileve jane meshkuj.por keq per ata qe kane vajza.Ne lindjen e nje djali te gjthe jame te lumtur...ne lindjen e nje vajze te gjithe jane te pikelluar. dhe Kur vjen ne jete nje djale paqja vjen ne jete ,ndersa kur vjen ne jete nje vajze asgje svjen.
    Swidler,vep.cit.fq 140

    Tani te shohin qendrimin e islamit.Profeti Muhammed salallahu alejhi ue selem i premtoi atyre qe ishin te bekuar me vajza nje shperblim te madh nese do ti rrisnin ato me butesi:
    Ai qe merret me rritjen e bijave dhe pergatit trajtim te bute ndaj tyre ato do te jene mbrojtje ndaj zjarrit te Xhehenemit per te.Buhari dhe Muslim

    Arsimimi i femres?

    Le te krahasojme qendrimet e feve ndaj nje femre qe perpiqet te mesoje fene e saj.

    Zemra e Judaizmit eshte Teurati,Ligji.Megjithate sipas Talmudit Grate perjashtohen nga studimi i Teuratit.Disa rabin cifute pohuan prerazi Me mire le te shkaterrohen nga flaka fjalet e Teuratit sesa tu percillen grave.Ne shekullin e pare para krishtit Rabi Elizier pohonte Kushdo qe i meson Teuratin vajzes se tij eshte tamam si ti kete mesuar asaj ndonje pune te pahijshme.Denis L.Caemody,Judaism in Arvind Sharma fq 197
    E si mundet nje grua te mesoje nese ajo nuk lejohet tye flase?E si mundet nje grua te rritet intelektualisht nese ata e detyrojne te jete ne gjendja nenshtrimi te plote?

    Ta ni lind pyetja se a eshte qendrimi Kuranor ndopak i ndryshem?

    Nje ngjarje ne Kuran e permbledh saktesish pozicionin qe mban ai.Eshte rasti i Khawlja nje grua muslimane dhe burrit te saj Haws i cili ne nje rast zemerimi e siper e kishte shqiptuar kete fjali "Ti me je mua si shpina e nenes time" shprehje e cila nga arabet pagan perdorej kur burri donte ta shkurorzonte gruan por nuk e linte te linte te sahoqin e as te martohej me njeri tjeter.Pasi i kishte degjuar keto fjale nga i shoqi gruaja e deshperuar kishte shkuar tek Profeti salallahu alejhi ue selem per te mbrojtur ceshtjen e saj.Profeti e keshilloj te ishte e durua pasi si duket nuk kishte rrugedalje.Ajo vazhdoi te debatonte me Profetin ne menyre qe te shpetonte martesen.Brenda nje kohe te shkurter nderhyri Kuraniankesa e gruas ishte pranuar.Verdikti hyjnor e anulloi pergjithmon kete zakon brengoses.nje kaptin e tere iu kushtua ketij incidenti qe quhet al-Murxhadileh(ajo qe po debaton)
    Vertate Allahu degjoi dhe pranoi fjalen e asaj gruaje qe debatoi me ty lidhur me burrin e vet qe u ankua tek Allahu...(58:1)
    Pra ne konceptin kuranor nje grua ka te drejte te debatoje madje edhe me vete Profetin.Askush ska te drejte ti mesoj asaj te heshte.

    Graja e papaster dhe e perlyer?

    Dhjata e vjeter e konsideron cdo grua me menstruacione si te pa paster dhe te perlyer dhe me e ppabesueshmje eshte se ajo "infekton"edhe te tjeret me papastertin e saj.
    Kur nje grua ka derdhjen e saj te rregullt te gjakut.papastertia e periodes se saj do te zgjase 7 dite dhe kushdo qe e preke ate do te jete e papaster gjer ne mbremje.Cdo gje mbi te cilen ajo shtrihet apo ulet do te jete e papaster dhe kushdo qe e prek shtrati e saj duhet ti leje rrobat e tij me uje
    . (Levitiku 15:19-23)

    Telmudi e konsideron nje grua me menstruacione fatale dhe pa patur kontakt fizik

    Rabinet tane na mesojne...nese nje grua me zakone kalon midis dy burrave,nese eshte ne fillim te menstruacioneve se saj ajo di ta theri njerin prej tyre nese eshte ne fund ajo do te shkaterroj ngaterrese midis tyre (b Pes.111a)
    Nje klerik gruaja ,motra ose nena e te cilit ishte me zakone nuk mund te recitonte bekimet prifterore ne sinagoge.Edhe sot shume gra cifute i konsiderojne manstruacionet si mallkim.

    Islami nuk e konsideron gruan me menstruacione papasterti ngjitese as e paprekshme as e mallkuar,ajo vazhdon jeten e saj normale me te vetmin kufizim qe nje cifte nuk mund te kete mardhenje seksuale fjate menstuacioneve cdo kontakt tjeter fizik midis tyre lejohet.

    Tradhetia?

    Tradhetia bashkeshortore konsiderohet mekat ne te tria fete.Bibla urdheron denim me vdekje per te dy qe kryejne tradheti
    .(Levitiku 20
    ;10)
    Nese nje burre gjehet i shtrire me gruan e nje tjetri si burri ashtu dhe gruaja qe ka fjatur me te duhet te vdesin.Duhet ta spastroni te keqen nga Izraeli.(Deuteronomi 22:22)
    Sipas bibles nese nje burre i martuar fle me nje grua te pamartuar ky nuk konsiderohet aspak krim pra nuk ka ba tradheti .Krimi i tradhetise kryhet vetem ateher kur nje burre qofte beqar apo i martur fle me nje grua te martuar.

    Ndersa sipas enciklopedise Judaike gruaja konsiderohej prone e burrit dhe tradhetia perbente shkelje te se drejtes ekskluzive te burrit mbi te ,gruaja duke qene prone e burrit se kishte nje te drejte mbi te.
    Nga ana tjeter Kurani nuk e konsideron kurre nje grua te jete prone e asnje mashkulli
    Dhe grate kane te drejta mbi burrat ashte si dhe burrat kane te drejta mbi garte.(2:187)

    Kurani i qorton rrepte atio burra qe shtypin apo keqtrajton garte
    O je qe basuat!Ju ndalohet te trashegoni gra kunder vullnetit te tyre.E as nuk duhet ti trajtoni ato me ashpersi.....(4:19)

    Mbulesa

    Me ne fund le te hedhim ca drite mbi ate qe ne perendim mbahet si simboli me i madh i shtypjes dhe i pozicionit te nenshtruar te gruas-mbulesa e kokes.A ekziston nje tradite e tille edhe ne Judeo-Kristianizem?
    Sipas Rabin DR.menachem M.Brayer profesor i literatures biblike ne universitetin Yeshiva ne librin e tij Grate Cifute ne Literaturen Rabinike ishte zakon qe grate cifute te dilnin jashte te mbeshjelluar me mbulese te kokes e cila nganjehere mbulonte edhe gjith fytyren duke lene jashte vetem nje sy te lire. Ai cito Nuk u ka hije bijave te Izraelit te dalin jashte me kokat e zbuluara.I mallkuar qofte burri qe lejon te shihen floket e se shooqes.Nje grua qe ekspozon flokete saj sjell vareferi.

    Po per traditen e krishtere?Dihet mire qe murgeshat katolike i mbulojne kokat e tyre qe prej qindra vjetesh por jko seshte e gjitha.Shen Pali ne Dhiaten e Re ka bere disa pohime shume interesante per shamine

    Tani un dua tju kujtoj se koka e cdo burri eshte krishti dhe koka e cdo gruaje eshte burri.Cdi njeri qe lutet apo predikon me koke te zbuluar cnderon koken e saj eshte tamam sikur koka e saj te ishe e rruar.Nese nje grua se mbulon koken e saj duhet ti prehen floket ....(I Korinthiasit 11:3-10)
    Shen Tertuliani ne traktatin e tij te njohur Mbi mbulimin e virgjereshave shkruanteGra te reja ti vishni vellot jashte ne rruge po keshtu ti vishni ne kishe ti vishni kur jeni mes te huajve pastaj ti vishni midis vellezerve tuaj..

    Nga te gjitha faktet e me siperme eshte e qarte se nuk e shpiku islami mbulesen e kokes por islami e konfirmoi ate.
    /O ti pejgamber thuaju grave tuaja,bijave tuaja,dhe grave te besimtareve le te vene shamiat e bveta mbi trupin e tyre qe te njihen (qe nuk jan rrugaqe)e te mos ofendohen. (33:59)
    Thuaj!Namazi im,kurbani im,jeta dhe vdekja ime jane vetem per Allahun Zotin e boteve.6:162

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Shkodrane, ne anej ka Shkodra kena pas zakone tjera me kto qe po shkruani ju ketu. Nuk e kisha besu kurre se ka shkodran te tille. Ndoshta je e vetmja, por nuk e kisha mendu kurre. E shkreta, a po je prej Postribet dhe i thaa vetit shkodrane

    po pse meresh me personalitetin e shkodranes,cte hyn ne pun ti ajo si njeri se me se meret,nese ke te thuash dic per tekstin e saj urdhero,apo nuk ke asgje sepse ajo nuk ka folur prej mendjes se saj por ka sjell fakte dhe argumente

    sa injorant esht njeriu
    Jetë e rëndë.......!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    209
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Shkodrane, ne anej ka Shkodra kena pas zakone tjera me kto qe po shkruani ju ketu. Nuk e kisha besu kurre se ka shkodran te tille. Ndoshta je e vetmja, por nuk e kisha mendu kurre. E shkreta, a po je prej Postribet dhe i thaa vetit shkodrane
    ne rradhe te pare un jam nga shkodra puro shkodrane
    e dyta vetem ju maloket e malesis se madhei keni ato tradite qe po thua ti dhe me kete e mora vesh dhe se nga qenke.
    sa per komenrte rreth temes normal qe ske shkruajtur pasi nuk din as ti se ku mund te komentosh dhe te thuash ndonje gje me mend....pastaj ku keni thene ju ndonjehere gje me mend?????????

    dhe persa i perkat tradites un ndjek vetem traditen e profetit salallahu alejhi ueselem
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodranja.1 : 08-09-2009 më 02:39
    Thuaj!Namazi im,kurbani im,jeta dhe vdekja ime jane vetem per Allahun Zotin e boteve.6:162

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •