
Postuar më parë nga
ximi_abedini
Sa i perket shkollimit fjala e par e zbritur ne kuran eshte "lexo" qe dmth meso studio poashtu kemi edhe theniet e te derguarit te zotit muhamedit a.s. :
"Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)".
E drejta per te votuar i eshte dhene grave sikurse edhe meshkujve muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje.
Gruaja sikurse edhe mashkulli muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:
"Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i dijshëm për çdo send." (4:32)
Ne Islam gruaja sikurse edhe mashkulli gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)
Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane Sikurse edhe mashkulli ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.
Ne ato shtete ku sundon ligji islam e drejta e shprehjes eshte e siguruar me ligj dhe si i till nuk guxon te injorohet ne shtetin islam,pra qytetari ka te drejt te shpreh mendimin e vet per qeshtjet e shtetit dhe veprimeve te udhheqsve
Krijoni Kontakt