Urime Deivi per mua mundeni te vazhdoni,eshte kenaqsi ti lexoj edhe tjerat qe do ti postoni![]()
Urime Deivi per mua mundeni te vazhdoni,eshte kenaqsi ti lexoj edhe tjerat qe do ti postoni![]()
- - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
Agim Metbala" ♥
Ju falenderoj nga zemra te dyve. Fjalet tuaja me bejne te ndihem jashtezakonisht mire dhe jane nje shtyse e madhe per mua... Shpresoj t'ju pelqejne po kaq poezite e ardhshme.
Dite te mbare..
Lule e gjemba
Mendoja se lulet ishin pa faj,
mendoja se lulet vinin veē erė,
por lulja mė shpoi me gjembat e saj,
helm tė tillė s'kisha ndjer' asnjėher'.
Nė kopshtin e madh veē ajo kish’ vler’,
E prekja, e puthja, pranė i rrija,
Nuk ngopesha kurrė duke i marrė erė,
Por njė tjetėr lule do mbinte, e dija.
Me lule tė tjera do mbushej kopshti im,
Por jo si ti, qė gjemba mė ngule,
Tė gjitha pa gjemba do ishin,
E lulja qė mė shpoi mė s’do ish’ lule.
Shume te bukera...Suksese![]()
2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...
Faleminderit Ardiana..
Urime Deivi per poezite e ciltra, te rrjedhshme, qe deshmojne per shpirtin tend poetik.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Yll e Diell
Shikoja me kėmbėngulje drejt qiellit tė zi,
me yllin mė tė bukur kisha rėnė nė dashuri,
doja me shpirt ta kisha pranė,
por ylli prapė larg qėndroi.
Se herėt a vonė unė shpresoj, e di,
njė tjetėr qiell do tė shohin sytė e mi,
njė diell do tė mė rrijė pranė,
yllin e zi s'do ke' mė nevojė.
Penduar
Mė fal e dashur qė ika kur ti erdhe,
por ndjenja e poshėr m’kish verbuar syt’.
Isha unė fajtor pėr lotėt qė ti derdhe,
e tani jam unė qė lotėt dot s’po mbyt.
Mė fal e dashur qė s’ndjeva kur ti ndjeve,
qė njėrėn zgjodha, por nuk ishe ti.
Me shoqėrinė tėnde vec mua gėnjeve,
tė gjithė e dinin qė s’ishte shoqėri.
Mė vjen keq e dashur, ndoshta ishte fati
qė bėri tė shihja tjetrėn para teje.
Tani tė shoh, se ndjenja aq e pati,
por fati ėshtė fajtor qė ti s’je pranė meje.
Se ne tė dy ndjemė, por kohėn s’kishim ditur.
Nė rrugė tė braktisura njė hije rėnkon,
fantazma tė sė shkuarės qė nuk kishim pritur.
S’humbėm ne ndėr rrugė, humbi ndjenja jonė.
(15/1/11 - duke lexuar Eugjen Onjegini..)
Me sy nga qielli
Mė jep o qiell pakėz shpres,
mė thuaj si sot nuk kam pėr t’ gdhir’.
Tė mos venitem e tė mos vdes,
mė jep njė “nesėr” ca mė t’ mir.
Ki o qiell pak mėshirė
e hiq tė lutem ato re.
S’dua njė “nesėr” po kaq tė nxirė
e shi nga syt’ e mi tė bje’.
Se ti o qiell prek lartėsit,
unė kam ngecur kėtu mbi dhe
e diell nuk shoh tė vetėtit,
ndaj hiq tė lutem ato re.
Tė falem ty i imi qiell:
nuk dua faqet t’ m’i lag kjo ves’.
Mė jep njė “nesėr” plot me diell,
tė mos venitem e tė mos vdes.
(16/1/11)
Me sy nga qielli!
Nje poezi qe perputhet me lutjet tona,te lumte Deivi!
- - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
Agim Metbala" ♥
Krijoni Kontakt