Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thumbs down BIA serbe në Policinë e Kosovës

    Artan M. Haraqia | 13-01-2011 09:36 CET (E plotësuar) Ai i përket një komuniteti minoritar të Kosovës, ndonëse nuk është serb, ndërsa dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i rëndësishëm i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë, pas luftës. Gazeta ”Zëri” ka siguruar materialin ku SH. K. (emri i njohur për redaksinë) shihet në bisedë me tre serbët, të cilët në vitin 2009 u arrestuan me dyshimin se tentonin të blenin dëshmitarë që do të deklaronin se udhëheqës të UÇK-së kanë bërë transplantim të organeve të serbëve, gjatë dhe pas luftës.

    Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës thonë se ndonëse SH.K. (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ka qenë bashkëpunëtori kryesor i Igor Juçinac, shtetas i Kosovës (1976), Milutin Radanoviq, shtetas i Serbisë (1957), Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisë (1976), tani, pas më shumë se një viti, ai ende mban gradën e kapitenit dhe vazhdon punën në stacionin kryesor të Policisë së Kosovës në njërin nga qytetet më të mëdha të vendit.

    Në materialin filmik që ka parë “Zëri”, shihen qartë edhe targat e veturës së Policisë të cilën e vozit kapiteni Sh.K., ndërsa pak sekonda më vonë shihet në bisedë e sipër me ata që dyshohen se ishin agjentë të BIA (Bezbednosno Informativna Agencia), Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë.

    Spiunazh apo biznes

    Pas arrestimit të të dyshuarve si agjentë të BIA-s, në qershor të vitit 2009, njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës ishte se 3 personave të tillë iu vunë prangat, ndërsa i katërti “është në arrati.” Për kapitenin e Policisë së Kosovës, megjithatë, asnjëherë nuk është thënë asnjë fjalë, ndërsa tre serbët e arrestuar më vonë u liruan nga një gjykatës i EULEX-it “për mungesë provash.”

    Zyrtarisht Policia e Kosovës, nuk ka pranuar të shpjegoj pranin e zyrtarit saj në takimet me serbet e konsideruar si pjesëtarë të BIA-së. Ndonëse asaj i janë dërguar pyetje për këtë çështje, përgjigjet nuk janë kthyer as pas një jave pritje.

    Burime në polici thonë se kapiteni që shihet në ato xhirime është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti ka pranuar bashkëpunimin me serbët e arrestuar në mes të vitit 2009.

    Por, kapiteni Sh. K. gjatë marrjes në pyetje ka thënë se “bashkëpunimi i tij me serbët ka qenë tërësisht për arsye biznesi e jo për dhënien e informatave apo çkado tjetër rreth rastit për të cilin janë akuzuar tre serbët.”

    I njëjti burim brenda Policisë së Kosovës tregon se gjatë intervistës me kapitenin SH.K., ky i fundit ka thënë se me serbët e dyshuar si agjentë të BIA-s ka tregtuar kartela të ofertave televizive të Serbisë. Këtë version të ngjarjes së treguar nga kapiteni SH.K., Policia e Kosovës asnjëherë nuk e ka besuar.

    Një nga arsyet, gjithmonë sipas të njëjtit burim, është se dy nga serbët e përgjuar, Milutin Radanoviq dhe Predrag Zhelkoviq, që të dy shtetas të Serbisë, Task Forca e Policisë së Kosovës e cila e ka hetuar rastin, dyshon se dhe zyrtarisht janë punonjës të Shërbimit Ushtarak Serb.

    Milutin Radanoviq dyshohet se është me mision në këtë shërbim në Novi Sad të Vojvodinës ndërsa Predrag, ai që është më i ri në moshë, shërben në Beograd. Nëse kjo del të jetë e vërtetë, aëherë dhe historia e kapitenit SH.K., se ka bërë biznes me 3 serbët e arrestuar në vitin 2009, bie në ujë.

    Megjithatë, pse rasti i kapitenit të policisë nuk është proceduar më tutje, mbetët mister, edhe pse thuhet se për të nuk kanë ekzistuar argumentet e mjaftueshme që të paktën të largohet nga puna e të mos ketë më qasje në Policinë e Kosovës.

    Në Policinë e Kosovës thuhet se është sekret publik që gjatë takimit të regjistruar me kamerë, derisa qëndron prapa veturës së Policisë, kapiteni SH.K. serbëve të dyshuar si agjentë të BIA-s u ka dhënë një grumbull letrash të cilat nuk dihet as sot e kësaj dite se çka saktë kanë qenë.

    Ajo që nuk e bën edhe shumë të besueshëm versionin e kapitenit të Policisë së Kosovës është dhe se njëri nga serbët, Igor Juçinac, shtetas i Kosovës, personi që ka mbipeshë, ka qenë dikur polic i Kosovës, i përjashtuar nga puna për shkelje të rregullave.

    Hetimi i Policisë së Kosovës

    Bisedat e regjistruara nga Policia e Kosovës tregojnë për takime të tre serbëve, disa herë me një “ndërmjetësues” e në raste të tjera me një shqiptar (emrat të njohur për redaksinë).

    Në një nga bisedat në mes të serbëve dhe “ndërmjetësit”, ky i fundit dëgjohet duke thënë: “Unë jam takuar personalisht me G. dhe ai më tha kështu: po, unë jam ai, edhe unë di shumë gjëra, por kush më garanton që unë do t’i marr paratë?”

    Hetimi i Task Forcës kosovare që lufton krimin e organizuar, nxjerr në shesh faktin se ai që do të paguajë “është shteti serb.” Në një nga audio materialet që ka parë/dëgjuar ZËRI, në një moment gjatë bisedës në mes të serbëve të dyshuar si agjentë të BIA-s dhe “ndërmjetësit,” dëgjohet duke u përmendur emri i presidentit serb Boris Tadiq si “personi që e merr vendimin e fundit, atë final”.

    Megjithatë, për shkak se një pjesë e këtij xhirimi, në formatin audio, është i dëmtuar, nuk arrihet të kuptohet saktë për çka Tadiq do të merrte vendimin final. Sidoqoftë, në bazë të pjesëve që dëgjohen më mirë, mund të dyshohet se fjala është për marrjen e vendimit mbi dobinë e “një dëshmie të siguruar” nga agjentët në terren.


    Në të njëjtat xhirime nuk dëgjohet ndonjëherë fjala “dëshmi e rreme”, mirëpo burimi i gazetës në Policinë e Kosovës thotë se kjo arsyetohet me faktin se agjentët e BIA-s janë persona të trajnuar mirë që e dinë se në çfarëdo situate ekziston rreziku i përgjimit dhe për këtë ata evitojnë përdorimin e termeve që mund t’i inkriminojë ata në tërësi.

    Një fakt tjetër interesant, i cili u jep peshë dyshimeve për blerje të dëshmive, dhe që dëgjohet në këto materiale, është dhe momenti kur Igor Juqinac përmend një banor të rrethinës së Pejës, “i cili tashmë jeton në Beograd pasi ka ofruar dëshmitë e veta. I njëjti ka fituar 300 mijë euro, një apartament në qytetin e Beogradit dhe një veturë.” Këtij personi nuk i përmendet emri.

    Rikthimi i procesit gjyqësor

    Në shkurt të vitit 2010, tre serbët e mbajtur në burg nga Policia e Kosovës u liruan nga misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, pasi ky mision “nuk ka gjetur prova të mjaftueshme.” Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, gjykatësi i EULEX-it kishte vlerësuar se me faktet e prezantuara “ishte absolutisht e pamundshme vazhdimi me procedura të mëtutjeshme.”

    Atëkohë mungoi në tërësi çfarëdo reagimi nga Policia e Kosovës apo nga përfaqësuesit politikë të Kosovës. Për gati një vit të tërë askush nuk u mor me rastin e aq më pak me hedhjen poshtë të akuzave nga EULEX-i ndaj tre serbëve që u dyshuan si agjentë të BIA-s...., ndërsa çështja kaloi në heshtje dhe nga mediet, deri para pak ditësh.

    Menjëherë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, deputeti zviceran i Këshillit të Evropës, Dick Martty, përmes një raporti të gjatë riktheu akuzën për tregti organesh në opinion, ndërsa lajmi mori dhenë në të gjitha mediet e mëdha botërore.

    Tani, kur akuza e njëjtë rëndon mbi disa nga figurat kryesore politike të shtetit të Kosovës, rasti i tre serbëve që dyshohen se janë agjentë të BIA-s do të rikthehet në gjykatë, më datën 19 janar.

    Megjithatë, ndryshe nga koha kur tre serbët e arrestuar me apo pa dëshirë do të përballeshin me procesin gjyqësor, zyrtarë të policisë frikohen se kësaj radhe nuk është aspak e besueshme se ftesat për paraqitje në gjykatë do të marrin përgjigje pozitive nga Igori, Milutini dhe Predragu. Ndoshta, kapiteni i Policisë së Kosovës, SH.K., mund t’i zëvendësojë ata në seancat gjyqësore!.
    Currently 4.67/5
    12345
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Po Nuk Paska Dardania Noi Burre Me E Kap Ket Moter....n E Me E Fut Ne Noi Pus???
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po shiku po flen a?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Po shiku po flen a?
    ....jemi tu u riformatizu.....

    thejsht jemi tu e spreh......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •