Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283

    Edhe “ Targat e reja = Kosovo je Srbija”

    BAROMETRI DIPLOMATIK

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI



    EDHE “ TARGAT E REJA= KOSOVO JE SRBIJA”, PËRJASHTOJNË ÇDO DIALOG ME SERBINË!!!



    *** Tani, , edhe këto targa të reja me përmbajtje të vjetër të Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste, janë shërblim direkt dhe indirekt i politikës dhe diplomacisë së brishtë dhe kapitulluese të “rambove” të Kosovës, të cilët, pa e pyetur fare popullin (në asnjë rast) mezi po presin, dhe i kanë bërë gati “valizat diplomatike” për të udhëtuar në drejtim të Beogradit apo të Brukselit, që të “mirren vesh” për statusin politik të Kosovës, jo për “targat”, sepse, tanimë, Serbia në mënyrë unilaterale, e paskësha “zgjidhur” problemin e tyre, duke dëshmuar, edhe me këtë shembull konkret, se me çdo kusht po provon që ta “rikthejë sovarantitetin kolonial” të saj në Kosovë.



    *** Shikuar gjendjen reale në terren, Serbia nuk ka nevojë fare, të hyjë në negociata me “rambot” e Kosovës, sepse ajo, qe dhjetë vjet, dalëngadalë, por në mënyrë të sigurt dhe me “mjete paqësore” dhe “ligjore”(e mbështetur nga Rusia dhe nga disa partnerë të tjerë evro-ndërkombëtarë), është duke e rikolonizuar dhe duke e ripushtuar territorin e Kosovës. Ndërsa dialogu me palën shqiptare, po i duhet “sa për sy e faqe” si thotë populli, që edhe “rambot” legjitimë të Kosovës, ta vulosin me nënshkrimet e tyre një kapitullim të tillë fatal. Kjo është esenca politike e bilancit të negociatave të ardhshme të palëve në konflikt.



    *** Siç bëjnë të dijtur masmediat, tani “Beogradi ka lëshuar në qarkullim tabela me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës, tabela këto që nuk kanë pësuar ndryshim të madh nga ato të periudhës së paraluftës. Rajoni i Mitrovicës do ta ketë kodin KM që do të jetë i shënuar nën simbolin e Republikës së Serbisë, ndërkaq rajoni i Prishtinës PR, i Ferizajt UR, etj. Tashmë nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, në komunat e banuara me shumicë serbe, sikurse në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, ku jeta zhvillohet sipas ritmit që përcakton Serbia dhe strukturat paralele të sigurisë, kanë filluar të shihen tabelat e reja.”(www.telegrafi.com/11/01/2011).


    E, po, çfarë po duan më shumë kolonistët serbomëdhenj, kur edhe lëshimi i këtyre targave, është dëshmi konkrete se nuk ka brirë rikolonizimi serb i Kosovës Veriore. Sot targat, policia, paramilitarët, ligji, kushtetuta dhe administrata kolonialiste serbe e Beogradit(1999-2011), e nesër, me të përfunduar negociatat me “rambot” politikë të Prishtinës, edhe vija kufitare-“Muri i Berlinit” në lumin Ibër!


    Fatkeqësisht këtë fenomen tragjik, ende, nuk janë duke e parë me “syzat politike” drejtuesit shtetërorë të Republikës së Kosovës, por mjerisht janë të preokupuar se si të hyjnë në negociata me homologët e tyre të Serbisë, duke parë ëndrra në diell se, do të debatojnë për “çështje teknike”, jo për statusin politik të Kosovës.



    Mirëpo, tanimë, këtë pohim të zyrtarëve të Kosovës, e përgënjershtroi prodhimi dhe përdorimi i “targave të reja” të automjeteve të Serbisë, të cilat janë vënë në përdorim në rajonin e Kosovës Veriore.


    Meqë, Serbia në mënyrë të njëanshme, PA HYRË NË DIALOG FARE ME “rambot politikë” të Kosovës (pa e konsultuar palën shqiptare) zgjidhi problemin e targave me Kosovën, të cilat nënkuptojnë se “Kosova është Serbi”, atëherë, edhe “rambot politikë” të politikës drejtuese të Kosovës, nuk mund të jusitifikohen më para opinionit publik vendor dhe atij ndërkombëtar se, bisedimet e tyre me Beogradin kanë vetëm “karakter teknik”, por para së gjithash kanë karakter politik, që ka të bëjë drejtpërdrejt me statusin politik të Kosovës. Këtë e vërtetojnë edhe “targat më të reja” të Beogradit, të palsuara në Veriun e Kosovës (Mitoricë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq).


    E gjithë kjo tregon qartazi sesa Beogradi zyrtar është i interesuar që të zhvillojë “bisedime të drejta” dhe “konstruktive” politike me autoritetet politike zyrtare të Kosovës, këtë më së miri e dëshmojnë, edhe “targat e reja” të automjeteve të Serbisë, të destinuara për mbarë territorin e Kosovës.


    Edhe ky akt i ndërhyrjes direkte dhe indirekte të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, sheshit provon aplikimin e doktrinës dhe të praktikës kolonialiste dhe neokolonialiste të regjimit të Beogradit se, serbomëdhenjtë, as shteti e as kisha serbe nuk kanë hequr dorë nga pretendimet e dikurshme territoriale ndaj të Kosovës së Shqipërisë Etnike Natyrale. Fundja, një politikë e tillë zyrtare e Serbisë me vazhdimësi njëqindvjeçare, e provon edhe statusi kolonial i Anamoravës (sot, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) së Shqipërisë Etnike Natyrale.



    Agresioni indirekt i Serbisë kundër Kosovës!


    Lëshimi, përdorimi dhe justifikimi i “targave të reja” për Kosovën (domethënë për një shtet të huaj sovran), është ndërhyrje direkte dhe subversion terrorist i Republikës së Serbisë kundër sovranitetit dhe rendit shtetëror, administrativ, terroritorial, politik, juridik dhe kushtetues të Republikës së pavarur të Kosovës, sepse ky akt antiligjor, është përpjkeje direkte dhe indirekte për copëtimin dhe tjetërsimin e territorit legal dhe legjitim të Kosovës së pavarur.


    Prandaj, një akt i tillë i agresionit indirekt kundër Kosovës, duhet të dënohet me të gjitha mjetet juridike, politike dhe kushtetuese të Republiksë së Kosovës, si dhe menjëherë, t’u paraqitet për ndëshkim edhe OKB-së, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Bashkimit Evropian (BE-së), NATO-s dhe OSBE-së etj., sepse asnjë shtet në botë, nuk ka të drejtë, të prodhojë dhe të përdorë targa zyrtare të tij në territorin e një shteti tjetër ngase një akt i tillë nënkupton cenimin flagrant të së drejtës së sovranitetit shtetëror.


    Ky akt i agresionit indirekt të Serbisë kundër Kosovës, është i ndalueshëm dhe i dënueshëm sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.


    Gjithashtu, një ndërhyrje e tillë e Serbisë në cenimin e sovranitetit territorial të Kosovës, është në kolizion edhe me Deklaratën mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare të marrëdhënieve miqësore ndërmjet shteteve, ku ndër të tjera, thuhet: “ Territori i një shteti nuk mund të jetë nënshtrimi a tjetërsimi nga ana e ndonjë shteti tjetër, që ka për pasojë ndërhyrjen direkte ose indirekte, kërcënimin me forcë ose përdorimin e forcës”.


    Po ashtu, sipas Nenin 2.pika 4 e Kartës së Kombeve të Bashkuara, që sot është normë imperative e së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare (jus cogens), ndalohet çdo formë kërcënimi me forcë ose përdorimi i forcës kundër tërësisë territoriale ose të pavarësisë politike të cilitdo shtet qoftë.”


    Prandaj, është më se qartë, që në këtë kuptim, Serbia nuk mund të jetë kurrfarë përjeshtimi i mosrespektimit të obligimeve dhe të instrumenteve përkatëse të së drejtës ndërkombëtare ( si subjekt juridik ndërkombëtar), kur është fjala për përzierjen, ndërhyrjen dhe për zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së saj në territorin e Kosovës së Shqipëriës Etnike Natyrale.


    Ndaj kundër këtij rasti të paprecedencë të Serbisë në përzierjen në çështje të brednshme të Kosovës, duhet të reagojë dhe të marrë masa konkrete (në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare) edhe drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare përmes përfaqësuesve të saj, të pranishëm në Kosovë, siç janë UNMIK-u, EULEX-i dhe KFOR-i etj.


    E para së gjithash, në mënyrë imediate, qeveria e Kosovës, duhet të shtrijë dhe të ushtrojë tërë pushtetin e saj shtetëror mbi sovranitetin territorial të Kosovës, duke përdorur mjetet dhe instrumentet juridike dhe kushtetuese, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, jo të qëndrojë duarkryq, duke ëndërruar dhe, duke u vetëmashtruar se, dialogu i ardhshëm me Serbinë, do të rikthejë sovranitetin e plotë të Kosovës mbi pjesën e saj veriore. Ky është vetëm një iluzion i shkretë dhe kapitullim i politikës së “rambove” të Kosovës, të cilët qe dhjetë vjet “ e harruan” Kosovën Veriore nën bandat kriminele dhe, nën ligjet dhe kushtetutën aktuale të Serbisë, në të cilën, Kosova figuron si “pjesë integrale e territorit sovran të Serbisë”. Mbi këtë bazë, tani, së fundi, Serbia ka prodhuar dhe ka shpërndarë edhe targat e automjeve të saj për gjithë Kosovën, duke e konsideruar si “plaçkë” të saj të dikurshme koloniale.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Ministri i mbrendeshem duhet qe ta ralizoj uredherin edhen tanim jo vetem targat e reja po edhe ato te vjetra te gjitha duhet te ju konfiskohen dhe te detyrohen qe ti perdorin targat e reja edhe ata ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga deqani2009 Lexo Postimin
    Ministri i mbrendeshem duhet qe ta ralizoj uredherin edhen tanim jo vetem targat e reja po edhe ato te vjetra te gjitha duhet te ju konfiskohen dhe te detyrohen qe ti perdorin targat e reja edhe ata ....
    Pajtohna me ty pike me pike te lumte
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETËVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRINË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Nuk kan mi ja hek , as mi ja prek!

    Ma mer mendja se hasa me hijenat e tijë ka pjesmarje në tenderin e targave të shakut!

    Nuk ja prishin kta buxhetin vetit per kësi punë!

    Kemi me kon gjallë e kemi me pa a kan me ja konfisku targat shkijeve ,nës mbetet në qeveri hasë hijena!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe kjo deklarat dote jet veq nen hije dote deshtoj te poakten ne veriun e mitrivices dote jet e pa zbatueshme ndoshta ne graqanic ndoshta edhe aty esht diskutabile
    uroj te zbatohet ky urdher
    mund te jen disa veprime te ksaj qeveria para dialogut serbi kosove kinse ja ne filuam diqka por kot dota ken se pse nuk jan serioz jan te gjytur ne korrupsion kta qeveritar nuk mund te zbatojn ligje ne veri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •