Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283

    Ribashkimi i shqiptarëve shpëton Ballkanin

    RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE SHPËTON BALLKANIN

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    *** Noel Malcolm:“Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin…”.

    *** Ndërkaq, Daniel Serwer mendon të kundërtën, por kërkon që, sa më parë, ideja e bashkimit kombëtar shqiptar, të shtrohet në tryezën e gjelbër politike dhe diplomatike për debat publik, të mos mbetet edhe më tej incognito qoftë në shkallë kombëtare apo ndërkombëtare.

    Sipas intervistës së bërë me Branka Triviq, “Daniel Serwer nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike në Johns Hopkins University në Uashington, ka analizuar situatën në vendet e rajonit ballkanik, duke iu referuar edhe raportit të Dick Martit për tregtinë e organeve në Kosovë, dorëheqjen e Milo Gjukanoviqit nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, situatën pas zgjedhjeve në BeH, rastin e ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader, gjasët e Serbisë që të fitojë statusin e vendit kandidat në BE, si dhe gjendjen politike pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”.(Shih: http://www.slobodnaevropa.org//content/01/10/2011//

    Ndër pyetjet më kuriose të gazetares, Branka Triviq, drejtuar specialistit për marrëdhënie politike ndërkombëtare, Daniel Serwer në Uashington, janë edhe këto: “Çka mendoni për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për suksesin e saj zgjedhor?”(po aty).

    Përgjigjja e Z. Daniel Server është kjo: “Mendoj se është mirë që Vetëvendosja ka marrë pjesë në zgjedhje dhe, që tani do t’i ketë përfaqësuesit e saj në parlament, ku qëndrimet e veta, madje, edhe ato me të cilat unë nuk pajtohem, ata do t’i paraqesin në kuvend.”(po aty).

    “RSE: edhe qëndrimet siç janë, të themi për bashkimin gjithëkombëtar shqiptar?” (po aty)

    “Server: E saktë, edhe këto qëndrime. Mendoj se, askush nuk do të ketë dobi, që t’i fshehë edhe idetë e tilla ekzistuese, të cilat, vërtet, ekzistojnë në një pjesë të bashkësisë shqiptare. Këto qëndrime nuk janë të shumicës, por të pakicës. Mirëpo, megjithatë, këto janë të pranishme dhe, për këtë arsye, duhet të nxirren në dritë. Qëndrimi mbi bashkimin gjithëkombëtar, është ide e tmerrshme dhe tragjike për të gjithë në rajon, si për qytetarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Serbisë, ashtu edhe për fqinjtë e tjerë. Prandaj, në pyetjen e juaj se, a më pëleqen kjo ide, përgjigjja ime është jo. E, nëse më pyesni se, a duhet kjo ide të shtrohet publikisht, përgjigjja ime është PO, sepse politikisht është më e shëndetshme, që të nxirret në dritë dhe, t’i nënshtrohet polemikës dhe kritikës publike:”(po aty).

    Është e drejtë e Daniel Serwer-it se si ai e konsideron idenë e bashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Mirëpo, unë nuk pajtohem me konstatimin e tij se bashkimi “është ide e tmerrshme dhe tragjike” për të gjithë popujt e rajonit ballkanik, dhe, së këndejmi, edhe për vetë popullin shqiptar, sepse kam parasysh të drejtën natyrore dhe historike të shqiptarëve mbi territorin e Shqipërisë Etnike Natyrale, jo të “Shqipërisë së Madhe”, që është “arma më e sofistikuar” e Platformës “Naçertanie” (1844) të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit dhe Slobodan Milosheviqit etj. Shqiptarët nuk po kërkojnë asnjë pëllëmbë të territoreve të huaja të vendeve fqinje, por me plot të drejtë po kërkojnë rikthimin e territoreve të tyre indigjene, të aneksuara, të pushtuara dhe të kolonizuara nga vendet sllave fqinje. Për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut demokratik, në mënyrë imediate, duhet të fillojë debatimi publik si në shkallë vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

    Ndryshe, nëse, sa më parë (ashtu siç ka vlerësuar edhe Daniel Serwer), nuk vihet për shqyrtim zgjidhja e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, atëherë, vërtet, ekziston rreziku se, do të dendësohen edhe më shumë mjegullat e mosmarrëveshjeve politike dhe gjeopolitike midis shqiptarëve dhe kolonialistëve serbosllavë ballkanikë.
    -Pajtohem plotësisht me vlerësimin e Daniel Serwer, kur thotë se, çështja e bashkimit gjithëkombëtar shqiptar, duhet të vihet në rend dite sa më parë për debat publik (të mos fshihet dhe të mos lihet për ndonjë kohë tjetër nga ana e shtetarëve të sotëm shqiptarë, politika zyrtare e të cilëve, është deklaruar kundër shtruarjes për debat të idesë së bashkimit kombëtar shqiptar), sepse është me interes parësor, jo vetëm për marrëdhëniet ndërshtetërore të vendeve ballkanike, por edhe të vendeve evropiane, sepse Ballkani nuk mund të jetë i qetë dhe stabil, nëse, edhe më tej mbetet pezull çështja kombëtare shqiptare.

    Pikërisht, pse deri në fund të shkeullit XX, nuk erdhi në shprehje, edhe shkolonizimi i shqiptarëve në më se gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike Natyrale, duke përfshirë edhe Kosovën, doli në skenë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iliridës, si dhe Ushtria Çlirimtare e Preshevës, e Bujanocit dhe e Medvegjës (UÇPBM).

    Se lufta e këtyre të tri ushtrive shqiptare ishte e drejtë, dhe se kishte karakter çlirimtar gjithëkombëtar shqiptar, antikolonial dhe unifikues, këtë e provon edhe dhënia e betimit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku thuhet se: “, Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.”

    Se ende ekziston e pazgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, këtë e vërteton edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në “Platformën për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare” (Tiranë, 1998).

    Se është imperativ permanent i bashkimit të kombit shqiptar, këtë e mbështetë dhe e thotë, edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë e vitit 1998 ( e miratuar me referendum), ku ndër të tjera, thuhet: “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”( Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002,f.5).

    Sa më sipër, idenë e bashkimit të kombit shqiptar, e mbështetë edhe Kushtetuta e Shqipërisë së sotme demokratike, edhe Akademeia e Shkencave e Shqipërisë, edhe disa subjekte politike shqiptare(parti, lëvizje, fronte dhe shoqata si brenda Shqipërisë Etnike Natyrale, ashtu edhe në diasporë), si dhe anketa e fundit e sondazhit “International Gallup”, ku thuhet se: “Sipas sondazhit te Gallup International pjesë e projektit Ballkan Monitor, shumica e shqiptarëve në Ballkan e mbështesin idenë e bashkimit të trojeve të tyre në një Shqipëri Etnike Natyrale. Kështu e kanë shprehur vullentin e tyre mbi 62 për qind e të anketuarëve në Shqipëri, 81 për qind, në Kosovë dhe 51.9 për qind e të anketuarëve në Maqedoni.”(www.gazeta 55/18/11/2010).

    Të gjitha këto të dhëna janë dëshmia më e saktë se, idenë e bashkimit kombëtar shqiptar e mbështetë shumica dërrmuese e popullit shqiptar (si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë), e jo, kurrsesi pakica. Ç’është e vërteta, idenë e bashkimit nuk e mbështetë politika zyrtare as në Tiranë, as në Prishtinë e as në Shkup, mirëpo, siç ka deklaruar edhe eksperti për çështje ballkanike, Daniel Serwer, edhe pse ai nuk pajtohet me idenë e bashkimit kombëtar shqiptar, në këtë rast, është shumë objektiv dhe realist, kur pohon se, kjo ide, duhet të shtrohet për debat, në mënyrë që të mos mbetet, edhe më tej si temë tabu dhe inekzistene, kur “kjo është e pranishme. Prandaj, edhe duhet bërë pubike”.

    Tani, ashtu siç ka sugjeruar me plot të drejtë, edhe Daniel Serwer, fjalën kryesore e kanë titullarët e politikës dhe të diplomacisë së qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës, që sa më parë ta bëjnë publike dhe ta shtrojnë për debat kombëtar dhe ndërkombëtar çështjen e bashkimit kombëtar shqiptar, pavarësisht nga pikëpamjet dhe nga qëndrimet e e tyre të deritashme negative, kontestuese, mohuese dhe aversive ndaj bashkimit kombëtar shqiptar.

    Së fundi, duhet pajtuar me realitetin se, ideja e bashkimit kombëtar shqiptar në një shtet të vetëm brenda kufijve natyrorë, historikë, gjegrafikë, etnikë dhe gjeopolitikë, do të ishte tragjike dhe e llahtarshme vetëm për kolonializmin dhe neokolonializmin serbosllav në Ballkan, e jo as për vetë shqiptarët dhe, për asnjë popull tjetër liridashës dhe paqësor në Ballkan.

    Prandaj, nëse duam të jetojmë në një Ballkan të integruar, multetnik, demokratik, paqësor dhe evroperëndimor, atëherë, si politika zyrtare shqiptare, ashtu edhe Evropa e sotme demokratike, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ndëshkuar çdo formë të sundimit kolonial në Ballkan, sepse ai është regres, anticivilizim dhe tragjedi për Ballkanin evropian.

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po a e duan vete shqiptaret bashkimin?

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Po a e duan vete shqiptaret bashkimin?
    Natyrisht se PO. Le te behet referendumi mbar Kombetar e atehere do shifet se cfare mendojne Shqiptaret.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •