DIALOG ME TIRANĖN, JO ME BEOGRADIN!!!

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

*** Pėrvoja e hidhur 100-vjeēare na apostrofon se, mjat mė “kemi rrahur ujė nė havan” me Serbinė kolonialiste dhe gjenocidale. Ka perėnduar pėrgjithmonė “koha e artė” e sundimit kolonial mbi Kosovėn shqiptare. Prandaj, nuk kemi asnjė arsye pse tė hyjmė nė bisedime me Serbinė, derisa ajo nuk i njeh shqiptarėt, as si komb e as si shtet tė pavarur nė truallin e vet autokton tė Shqipėrisė Etnike Natyrale.

*** - Jo negociata me Serbinė pėr ricopėtimin e Kosovės sė Shqipėrisė Etnike Natyrale, por dialog urgjent me Tiranėn pėr ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, sepse historikisht, Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Shqipėrisė Etnike Natyrale, jo, assesi e Serbisė kolonialiste, e cila mė 1912-1913, me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha tė Evropės, e pushtoi dhe e kolonizoi Kosovėn me agresion dhe me gjenocid.

Pėr tė marrė fund cirku politiko-propagandistik dhe diplomatik kolonialist dhe imperialist i Serbisė ndaj ricopėtimit dhe tė rikolonizimit tė Kosovės, Prishtina zyrtare, qė tani, duhet tė fillojė dialogun historik me Tiranėn pėr ribashkimin e saj imediat me Shqipėrinė!

Kjo ėshtė zgjidhja racionale dhe pėrfundimtare e problemit kolonial tė Kosovės. Ndryshe, dialogimi me Serbinė e “shurdhėr” kolonialiste, do tė vazhdojė, edhe nė shekullin XXII, sepse kjo strategji antishqiptare i konvenon jo vetėm Beogradit, por edhe Moskės, si dhe disa fuqive tė tjera evropiane, tė cilat bashkėrisht (ca haptazi, ca fshehurazi) janė duke vepruar dhe kanė arritur gjuhė tė pėrbashkėt, qė me ēdo kusht Amerikėn, ta izolojnė nga Ballkani.



-Bozhidar Xheliq: “Duam kompromis historik me shqiptarėt, por Serbia kurrė nuk do ta njohė Kosovėn e pavarur”.(www.b92.net, 7 janar 2011.

Kjo, sipas Xheliqit, do tė thotė se, serbėt me shqiptarėt, do tė pajtohen dhe, do tė merren vesh, vetėm atėherė, pasi qė Serbia dhe serbėt, ta rikthejnė Kosovėn nėn Serbinė kolonialiste dhe hegjemoniste (1912-1999). Ja, ky ėshtė “thelbi” i synimit tė arritjes sė “kompromisit historik” tė Beogradit me Prishtinėn.

Njėherazi, ky do tė jetė edhe objektivi parėsor agjendės sė bisedimeve tė sivjeme tė palės shqiptare me atė serbe, tė “projektuara” dhe tė miratuara nga Bashkimi Evropian(BE), nė pėrputhje me inicimin e Beogaradit dhe me pėlqimin unanim tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Ēfarė serioziteti politik e diplomatik kontradiktor ky, i nėnkryearit tė qeverisė sė Serbisė, Bozhidar Xheliq, i cili, nuk ka pėsuar kurrfarė metamorfoze nga strategjia politiko-diplomatike dhe kushtetuese e regjimit gjenocidal dhe kolonial tė Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovės sė Shqipėrisė Etnike Natyrale?!

-Xheliq, do tė arrijė “kompromis historik” me shqiptarėt, por me kusht qė, Kosovėn ta rikthejė nėn sundimin e egėr dhe nėn sovranitetin kolonail tė Serbisė (1912-1999)!?

Ja, “ky ėshtė kompromisi politik” i projektuar i politikės dhe i diplomacisė sė Serbisė, i cili me gjasė do tė jetė temė qendrore e itinerarit tė dialogut tė ardhshėm midis Prishtinės dhe Beogradit nėn patronazhin e Bashkimit Evropian, qė pritet tė fillojė, pas formimit tė qeverisė sė re tė Kosovės, me tė pėrfunduar rezultati i zgjedhjeve parlamentare tė Kosovės, mė 9 janar 2011.

Pra, motivi dhe qėllimi kryesor i mbajtjes sė negociatave tė ardhshme midis palės serbe dhe shqiptare, ėshtė rishqyrtimi i statusit politik tė Kosovės, e jo “ēėshtjet teknike” tė bandave kriminele sistemit paralel serb nė Kosovėn veriore.

Kėtė konstatim tonin, e vėrteton edhe kjo deklaratė e nėnkryetarit tė qeverisė sė Serbisė, Bozhidar Xheliq se ( tė pohuar nė Prizren, me rastin e pjesėmarrjes nė festėn e kėrshėndellave ortodokse serbe) : “ Politika e Serbisė nuk ka ndryshuar ndaj Kosovės, dhe se nuk do tė ndryshohet dot. Serbia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės.”(www.b92.net).

Atėherė, logjikisht, shtrohet kjo pyetje, pse pala shqiptare, duhet tė hyjė nė dialog me palėn serbe, kur Serbia nuk e njeh dhe, nuk do ta njohė Kosovėn? Ku ėshtė interesi reciprok i palės shqiptare nė kėtė rast konkret? Pse Prishtina zyrtare tė negociojė me Beogradin zyrtar, kur Serbia me tė gjitha mjetet politike, diplomatike, juridike, kushtetuese dhe propagandistike po lufton qė Kosovėn ta rikthejė nėn regjimin e saj kolonialist tė dikurshėm? Pse qeveria e Kosovės tė hyjė nė bisedime me Serbinė, kur diplomacia e saj objektiv parėsor ka vazhdimin e lobimit nė arenėn ndėrkombėtare pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e shteteve anėtare tė OKB-sė.

Pėrderisa politika, diplomacia dhe propaganda serbe shtetėrore dhe Kisha Ortodkse Serbe, tė pohojnė se “Kosova ėshtė Serbi”, gjė qė kėtė e thotė edhe Kushtetuta nė fuqi e Serbisė (2006), qeveria e Republikės sė Kosovės, me ēdo kusht, duhet tė refuzojė ēdo lloj bashkėpunimi dhe, ēdo lloj dialogu me Serbinė, pavarėsisht nga diktati dhe interesat e BE-sė, qė Serbinė sa mė parė ta integrojė nė strukturat dhe institucionet e saj, edhe pse Serbia nuk i plotėson asnjė nga kushtet dhe standardet e parashikuara pėr tė aderuar nė BE.

Sė pari, derisa Serbia tė mos lirohet nga recidivat dhe nga ambiciet e sėmura tė politikės dhe tė praktikės sė sistemit tė saj kolonial ndaj Kosovės, si dhe derisa tė mos e ndryshojė Kushtetutėn e saj nė fuqi, sipas sė cilės “Kosova ėshtė pjesė integrale e Serbisė”, realisht nuk mund tė jetė konkurrente pėr tė hyrė nė BE, sepse ende nuk ėshtė e gatshme, qė me mjete diplomatike dhe me dialog paqėsor tė heqė dorė nga sundimi i egėr kolonial i Kosovės, tė Preshevės, tė Bujanocit, tė Medvegjės dhe tė Tregut tė Ri (Novi Pazarit).

Sė dyti, Prishtina zyrtare, nuk duhet tė pranojė kurrfarė bisedimesh me pėrfaqėsuesit shtetėrorė tė Serbisė, sepse ata kanė pėr qėllim qė, sė pari, nė Kosovėn Veriore, ta formojnė njė “mini shtet tė pastėr serb”, sipas modelit tė “Srpska Republika” tė Bosnjės, e cila ėshtė krijuar me agresion dhe me gjenocid serb, nė kundėrshtim me tė gjitha rregullat, parimet dhe normat e sė drejtės ndėrkombėtare.

Sė treti, ėshtė absurd, tė bėhen bisedime midis Beogradit dhe Prishtinės, kur vetė autoritetet zyrtare tė qeverisė sė Kosovės kanė deklaruar se “statusi i Kosovės ėshtė i mbyllur”. Kėtė gjė e kanė pohuar edhe qarqet diplomatike tė BE-sė, si dhe ato tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Andaj, pse, dhe, pėr ēfarė arsye shqiptarėt duhet tė hyjnė nė bisedime me Serbinė, kur kjo, nė forma tė ndryshme po lufton qė Kosovėn, ta rikthejė nėn ombrellėn e zezė kolonialiste tė saj(1912-1999)?!

Nė fund, ia vlen tė nėnvizojmė edhe faktin se, ata pėrfaqėsues tė qeverisė sė Kosovės, qė pranojnė hyrjen nė bisedime me Serbinė (sipas agjendės sė parashikuar tė BE-sė), ata, pa dyshim se, do tė humbasin, edhe pushtetin e tyre, pėr shkak se, nėn ushtrimin e trysnisė sė BE-sė dhe faktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė, do tė jenė tė detyruar, t’i bėjnė koncesione Serbisė nė disfavor tė interesave vitale shtetėrore tė Kosovės sė pavarur. Kėtė, duhet ta dijnė, tė gjithė ata politikanė dhe drejtues tė Kosovės, tė cilėt, tanimė, janė pajtuar, qė tė “pėrqafohen” me homologėt e tyre tė Beogradit.