“Bosi spic”, kush ishte mafiozi John Gotti, njeriu i familjes “Gambino”
Vetė agjentė tė FBI-sė do tė deklaronin se, Gotti rrėshkiste si ngjalė, por edhe ai, Doni qė kujdesej shumė pėr paraqitjen e tij tė jashtme, nuk mund t’i shpėtonte drejtėsisė. Mė shumė se viktimė e pėrgjimeve tė FBI-sė, John Gotti, ėshtė konsideruar mė tepėr viktimė e ambicies sė tij dhe obsesionit nė rritje ndaj njerėzve qė e rrethonin. Ai kishte njė temperament violent, gjė qė e afronte me shumė bosė tė famshėm tė mafies italo-amerikane, por nganjėherė temperamenti i tij e bėnte qė tė mos kontrollonte fjalėt e kjo dėshtoi se ishte fatale pėr karrierėn e tij.
Salvatore Gravano, njė ndėr bashkėpunėtorėt e vet mė tė ngushtė dhe nė atė kohė “underboss” i familjes Gambino, nuk do t’i kishte dalė kundėr nėse nuk do tė dėgjonte se ēfarė Gotti fliste pėr tė nė regjistrimet e FBI-sė. Teoria pėrēa e shkatėrro e pėrdorur nga prokurorėt e anti-mafias amerikane ku spikatin emrat e Rudolf Giulianit, prokuror i Pėrgjithshėm pėr Distriktin Jugor nė New York nė atė kohė dhe mė pas kryebashkiak i NYC dhe kandidat republikan pėr president nė vitin 2008. Gjithashtu, nė atė grup dallohet edhe Michael Chertoff, qė aktualisht ėshtė Sekretar pėr Sigurinė Kombėtare.
Problemi qė bosi i familjes Gambino kishte krijuar, jo vetėm pėrmes trafiqeve tė veta ilegale, por edhe pėrmes publicitetit nė shtyp dhe mė pas daljes nė kopertinėn e revistės “Times” angazhoi njė grup tė madh prokurorėsh, ndėr mė tė mirėt pėr tė shkatėrruar njė rrjet qė po sfidonte sistemin e drejtėsisė dhe po sillte kohėn e Al Capones nė mes tė New York.
Personi qė fitoi simpatinė e njė pjese tė publikut dhe urrejtjen e prokurorėve federalė dhe agjentėve tė FBI-sė ishte sėrish njė bir i njė prej familjeve italo-amerikane. Prindėrit e John Gottit ishin emigrantė tė ndershėm qė mundoheshin me tė gjitha forcat tė ndėrtonin njė tė ardhme nė SHBA.
John Gotti lindi nė Bronx, NYC, mė 27 Tetor tė vitit 1940. Kur ai mbushi 12 vjeē, familja e tij u shpėrngul nė njė lagje tė vėshtirė nė Brooklyn. Kėtu Gotti mori rrugėt dhe la shkollėn kur ishte nė klasė tė tetė. Ishte kjo koha qė Gotti nisi tė lidhet me banda tė ndryshme dhe tė bėjė krime tė vogla, duke u ngjitur lart nė hierarkinė e botės sė krimit. Nė 1966, Gotti ishte lidhur me Familjen Gambino dhe detyra e tij pėr kėtė familje ishte tė rrėmbente kamionėt me ngarkesė ose para, qė vinin nga Aeroporti Kennedy. Pėr guximin dhe dedikimin qė tregonte nė kėtė punė, ai u afrua shumė nga njeri prej numrave 2 tė familjes Gambino, Aneillo Dellacroce dhe pas kėsaj u duk qartė qė, Gotti do tė ecte nė kėtė grup tė madh kriminal. Ai u arrestua nė 1969 pėr rrėmbimin e njė kamioni dhe u dėnua vetėm me tre vjet burg.
Kur ai doli nga burgu, vazhdoi tė njėjtėn rrugė qė kishte nisur, por nė kėtė kohė ai vendosi qė tė shtynte karrierėn e tij mė lart. Nė 1973, Gotti mori pėrsipėr tė vrasė James McBratney, i cili ishte i lidhur me vrasjen e njė nipi tė bosit Carlo Gambino. I lidhur ose jo me vrasjen, Gambino mendonte se ai kishte gisht dhe Gotti duhej qė ta zhdukte atė dhe ky i fundit ishte shumė i lumtur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Pas vrasjes, policia konkludoi se, Gotti e kishte kryer krimin, pasi kishin edhe dy dėshmitarė okularė, por nė gjyq avokati i tij e menaxhoi shumė mirė situatėn dhe shndėrroi akuzėn pėr vrasje me paramendim nė vrasje tė shkallės sė dytė dhe ai u dėnua vetėm me dy vjet burg.
Kur Gotti po kryente dėnimin, bosi i familjes, Carlo Gambino, ishte i sėmurė nė shtrat dhe kishte nisur tė caktonte pasuesit e vet. Paul Castellano do tė ishtė bosi i familjes mafioze qė kryesonte tė pesta familjet e mafies nė Neė York. Gotti nuk u pajtua me njė vendim tė tillė, pasi ai dėshironte nė kėtė pozicion mbėshtetėsin e tij Neil Dellacroce. Zemėrimi i Gottit pėr njė zgjedhje tė tillė kurrė nuk do tė shuhej, madje do tė ishte kjo ndjenjė qė do ta drejtonte atė drejt pushtetit.
Kur Gotti doli nga burgu, iu kthye sėrish punėve tė tij, por tashmė ai kontrollonte edhe shpėrndarjen e drogės.
I zemėruar tashmė me Castellanon, Gotti do tė pėrjetonte edhe njė tragjedi familjare nė vitin 1980, kur djali i tij, Frank, 12 vjeē nė atė kohė, vdiq nė njė aksident. Ai ishte duke i dhėnė biēikletės kur njė nga banorėt e lagjes doli nga njė kthesė dhe nė mėnyrė shumė aksidentale e pėrplas Frankin e vogėl dhe si shkak i pėrplasjes ai vdes.
Komshiu i Gottit u zhduk pa lėnė gjurmė, madje edhe sot e kėsaj dite nuk dihet se ku ėshtė trupi i tij dhe ditėn qė ai u zhduk, Gotti dhe bashkėshortja e tij ishin nė Florida, kėshtu qė askush nuk mund ta akuzonte atė pėr vrasje.
Edhe pse po ecte lart nė hierarkinė e familjes Gambino, duke u graduar “capo” ai gjithnjė pa vetėm Neil Dellacroce si bosin legjitim tė familjes. Nėn mbėshtetjen e tij, Gotti vazhdoi qė tė kontrollonte tragtinė e narkotikėve. Castellano e dinte kėtė dhe i kėrkoi disa herė qė tė ndalte, madje ai tentoi qė ta ē’gradonte apo deri edhe ta eliminonte Gottin, por ishte Dellacroce qė gjithnjė dinte tė vendoste paqen. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, Gotti kėrkonte qė Dellacroce tė ngrinte zėrin, duke kėrkuar pozicionin e tij si bos, por Dellacroce mundohej tė mbante paqen dhe e kėshillonte Gottin tė qetėsohej.
Nė 1985 ngjarjet rrodhėn drejt njė pike tė nxehtė, Castellano akuzohej pėrpara komisionit tė antimafias ku prova tė dala prej regjistrimeve nga pėrgjuesit e vendosur kudo, madje edhe nė vilėn e Castellanos, flisnin pėr trafik narkotikėsh. Nė kėtė ēėshtje ishin nėn akuzė anėtarė tė grupit qė Gotti kryesonte. Pra, njėri duhej tė eliminohej patjetėr, pasi Castellano qė i kishte kėrkuar Gottit shpesh tė ndalonte atė lloj trafiku, duke kėrkuar qė tė nxirrte veten tė larė do tė shkarkonte ēdo gjė mbi Gottin dhe njerėzit e tij. Ndėrkohė qė, Gotti nga ana tjetėr po dyshonte se mos Castellano do tė dorėzohej para presionit tė FBI-sė dhe mendonte se, Castellano ishte rreziku dhe duhej eliminuar me ēdo kusht. Dellacroce ishte i vetmi qė po mbante paqen nė familje, duke qetėsuar Gottin, dhe duke i kėrkuar mė tepėr kohė Castellanos, por kur Dellacroce vdiq, nė 1985 u duk qartė se pėrplasja mes Gottit dhe Castellanos, ishte pranė dhe Gotti godet i pari.
Pasi fitoi mbėshtetjen e krerėve tė grupimeve tė tjera tė familjes Gambino, dhe nė tė njėjtėn kohė, pasi mori edhe mbėshtetjen e tre prej katėr familjeve tė tjera mafioze nė New York, Gotti, mblodhi njė skuadėr ekzekutimi dhe nė 16 Dhjetor 1985 ai arrin qė tė vrasė Castellanon dhe zėvendėsin e tij tė ri Tommy Bilotti, pėrpara restorantit “Sparks Stake House” nė Manhattan. Pas njė aksioni tė tillė, Gotti u bė bosi i ri i familjes Gambino.
Duke drejtuar familjen nga lokali i tij nė Little Italy, Manhattan, Gotti tregoi bindshėm se, nuk ishte thjesht njė gangster i nivelit tė ulėt, por njė lider i vėrtetė. Nė gjyqet e shumta kundėr tij ai kurrė nuk e pėrzuri median, por pėrkundrazi ai i donte ata. Ai e admironte jetėn si gangster i famshėm. Ai pėlqente tė dilte me njė kostum 2000 dollarėsh dhe tė buzėqeshte pėrpara kamerave ose t’i jepte 100 dollarė njė lypsi nė rrugė.
Pasi fitoi shumė gjyqe (njėri madje falė njė bakshishi qė pagoi zėvendėsi i tij Salvatore Gravano) ai u bė shumė i famshėm, madje nė vitin 1986, ai doli nė kopertinėn e revistės “Time”. Ai ndjehej i pathyeshėm. Njė Al Capone i ri.
Gjatė kohės qė ai ishte nė krye i kėrkonte anėtarėve tė tjerė tė familjes qė tė mblidheshin sė bashku dhe kur dikush e pyeti se mos njė gjė e tillė mund tė ngjallte dyshimet e policisė ai u pėrgjigj se nuk merakosej shumė pėr tė. “Pse tė kemi frikė? Jemi disa italianė qė mblidhemi sė bashku, ėshtė tradita jonė…”, u pėrgjigj Gotti.
Pas shumė vitesh pėrgjimesh, policia federale arriti qė tė vendoste pėrgjues nė tė gjithė lokalin e John Gottit, dhe pasi kishin shumė biseda u hodhėn nė sulmin final. Kur Gravano, zėvendėsi i Gottit, dėgjoi bisedat qė FBI ia serviri atij, dėgjoi edhe gjuhėn e ligė dhe arrogante qė Gotti pėrdorte pas shpinės dhe u ndje i kėrcėnuar. Pėr tė mbrojtur veten Salvatore (Sammy Bull) Gravano vendosi qė tė bashkėpunojė me drejtėsinė. Pas dėshmisė sė Gravanos, fotove dhe pėrgjimeve fati i Gottit ishte shėnuar. Nė 2 Prill 1992 Gotti u dėnua me burgim tė pėrjetshėm pėr akuza tė ndryshme ku pėrmblidheshin edhe pesė vrasje. Burgu ishte shumė i vėshtirė. Gotti kaloi mė shumė se nėntė vjet nė njė burg tė sigurisė sė lartė ku duhej tė rrije i mbyllur 23 orė nė ditė. Si pėr ta bėrė jetėn e tij edhe mė tė rėndė, ai u sėmur me kancer. Megjithatė, ai vazhdoi tė luftonte edhe kundėr kancerit, kundėr sistemit dhe policisė federale, pasi ai kurrė nuk dorėzohej.
Nė 10 Qershor 2002, lufta e Gottit mbaroi. Ai vdiq nga kanceri nė njė klinikė pėr tė burgosurit federalė nė Springfield, Missouri. Njė funeral i madh u mbajt nė New York ku 130 anėtarė tė familjes Gambino morėn pjesė bashkė me familjarėt dhe miqtė e tij.
Megjithatė, vdekja e tij u interpretua sikur John Gotti i shpėtoi dėnimit edhe njėherė, pasi kaloi vetėm 10 vjet pas hekurave dhe nė njė moshė relativisht tė re, vetėm 61-vjeē ai vdiq. Gerald Shargel qė e pėrfaqėsoi Gottin nė disa seanca gjyqėsore tha se, ai ishte shumė njeri i veēantė dhe fatkeqėsisht ditėt e fundit tė tij u karakterizuan nga vuajtje tė mėdha. “Unė e vizitova atė nė njė kohė shumė tė vėshtirė. Ai sapo ishte operuar dhe ishte shpėrfytyruar komplet, por kur ai nisi tė fliste ishte i njėjti John Gotti, duke mos dashur t’i japė askujt kėnaqėsinė se ai po ankohej”, tha Shargel.
Ndėrsa, avokati i famshėm i Gottit, i cili nuk u lejua qė ta mbronte atė nė gjyqin e fundit, Bruce Cutler tha: “Ju kurrė nuk do tė shihni njė njeri si John Gotti”.
Krijoni Kontakt