Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45

Tema: Cosa Nostra

  1. #31

    Pėr: Cosa Nostra

    Itali - Ekzekutohet bosi mafioz i Cosa Nostra, Giuseppe Dainotti

    Ekzekutohet nė njė atentat me armė zjarri bosi mafioz i Cosa Nostra Giuseppe Dainotti, 67 vjec.
    Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme nė lagjen Ziso tė Palermo.
    Bosi mafioz po udhėtonte me bicikletėn e tij ndėrsa ėshtė rrethuar nga dy killer me motorr tė cilėt i kanė qėlluar me plumb nė kokė.
    Giuseppe Dainotti, kishte dalė nga burgu me vitin 2014 pas uljes sė masės sė tij tė dėnimit.
    Bosi mafioz Giuseppe Dainotti, ishte njė personazh i rėndėsishėm i organizimit mafioz tė Cosa Nostra e kreu i klanit Porta Nuova.
    Ai ėshtė njė nga autorėt e vrasjes sė 3 policėve mė vitin 1983 e megjithė se ishte i dėnuar me burgim tė pėrjetėshėm, me anė tė njė sentence tė veēantė tė Gjykatės Kushtetuese mundi ta ulė shkallėn e tij tė dėnimit.
    Sipas autoriteteve italiane vrasja e tij ėshtė rrjedhė e njė lufte mes klaneve mafioze e organizuar nga bosi Giovanni Di Giacomo me tė cilin gjatė viteve ’90 viktima bashkėpunonte pėr tė adminstruar trafikun e drogės.
    Bosi i mafias Giuseppe Dainotti ishte njė nga besnikėt e kapo mafias Salvatore Cancemi, i cili ėshtė kthyer nė njė bashkėpunėtor i drejtėsisė italiane.
    Pas 3 vitesh paqeje kjo ėshtė vrasja e parė e ekzekutuar mes klaneve tė Cosa Nostras.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #32

    Pėr: Cosa Nostra

    Itali, bosi i Mafias ekzekutohet teksa shėtiste me biēikletė


    Vrasja e njė prej bosėve tė mafias, teksa shėtiste me biēikletė nė Siēili, ka rikthyer vėmendjen tek grupi criminal Cosa Nostra.

    Giuseppe Dainotti, 67-vjeē, u ekzektua nė njė atentat tipik mafioz, ndėrsa raste tė tilla ishin mjaft tė rralla nė Itali, pasi disa prej figurave mė tė rrezikshme gjenden nė burg.

    Ngjarja e ndodhur ditėn e hėnė risjell nė vėmendje dhunėn nė qytetin e Palermos, pikėrisht nė 25-vjetorin e vrasjes sė prokurorit Giovanni Falcone.

    Fotografitė nga skena e krimit tregojnė trupin e Dainotti-t tė mbuluar me ēarēafin e bardhė, ndėrsa kėpucėt dhe biēikleta e tij janė tė vetmet objekte tė dukshme.

    Prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi tha se ekzekutimi ishte njė paralajmėrim pėr shtetin se gjer tani, Cosa Nostra mund tė ketė qėndruar nė hije, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė mposhtur.

    “Kur disa njerėz thonė se mafia nuk ekziston, apo se ajo ėshtė shkatėrruar, diēka ndodh pėr tė na kujtuar se ajo ėshtė ende aty,” deklaroi Lo Voi.

    Vrasja e Falcone-s nė vitin 1992 dhe juristit tjetėr, Paolo Borsellino nė njė atentat tė dytė nė korrikun e po tė njėjtit vit, nxiti nisjen e njė sulmi tė gjerė kundėr mafias, qė pėrfundoi me arrestimin e disa prej figurave kyēe tė saj.

    Ndėrkaq, grupi Siēilian qė dikur sundonte Italinė, ėshtė tejkaluar vitet e fundit nga tė pamėshirshmit e Ndragheta-s nė Kalabri dhe Camorra nė Napoli.

    “Njė vrasje e tillė, pranė njė shkolle dhe nė pėrvjetorin e kujtimit tė masakrės ndaj Falcone-s, tregon se sa kompleks ėshtė fenomeni i mafias,” ėshtė shprehur Enzo Letizia, sekretar shoqatės kombėtare tė policisė.

    Giuseppe Dainotti, mendohet tė ketė qenė mik i ngushtė i Salvatore Cancemi, njė tjetėr bos i rėndėsishėm i mafias, i pėrfshirė nė pėrgatitjen dhe ekzekutimet e Falcone-s dhe Borsellino-s.

    Nė vitin 1993, Cancemi u vetėdorėzua duke u kthyer nė bashkėpunėtor tė policisė, ndėrsa mes tė tjerash rrėfeu se si “bosi i bosėve,” Toto Riina porositė shampanjė franceze pėr tė festuar vdekjen e Giovanni Falcone-s. Cancemi vdiq nė arrati nė vitin 2011.

    Dainotti njihej nga armiqtė e tij me pseudonimin Gano di Magonza (Ganelon), qė ėshtė emri i kalorėsit, i cili tradhėtoi ushtrinė e Charlemagne, duke e dorėzuar atė tek Muslimanėt.

    Personazhi letrar, emri i tė cilit rrjedh nga fjala italisht inganno, qė do tė thotė gėnjeshtėr ose mashtrim, u dėnua nga poeti i njohur Italian, Dante qė tė vuante nė pėrjetėsi me tradhėtarėt e tjerė, nė rrethin e nėntė tė ferrit.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Cosa Nostra

    Gjithsesi fituam, fitoi bota popullore edhe nje here!
    Falkone spiunonte me te bukurin, kurse Katani i ngordhte ne dru me buke ne goje dhe keta jane heronj popullore nga ku duhet nxjerre mesim!

  4. #34

    Pėr: Cosa Nostra

    Detaje tė reja rreth vrasjes sė bosit tė “Cosa Nostra”. Pse u vra mė 22 maj dhe plani i “fshehtė” i ekzekutimit i paracaktuar nė 2014




    ITALI- Siē ėshtė raportuar edhe dy ditė mė parė, njė nga bosėt e mafies siēiliane, i njohur si bosi i “Cosa Nostra”, Giuseppe Dainotti u ekzekutua me armė zjarri paraditen e 22 majit nė Palermo tė Italisė. Bosi i mafies siciliane, ‘Cosa Nostra’ u vra njė ditė para 25-vjetorit tė vrasjes sė gjyqtarit tė njohur antimafia Giovanni Falcone sė bashku me bashkėshorten e tij. Nė atė kohė “Cosa Nostra” shpėrtheu 600 kilogramė eksplozivė gjatė kalimit tė makinės sė tyre, jo shumė larg Palermos.


    Kur kanė kaluar 48 orė nga vrasja e tij detaje tė reja dalin rreth ekzekutimit tė tij. Sipas mediave italiane, institucioni i Mjekėsisė Ligjore nė Palermo ka nxjerrė edhe autopsinė kryer pėr vrasjen e 22 majit nė Palermo. Katėr tė shtėna ishin vdekjeprurėse pėr bosin e “Cosa Nostra”, ishin katėr plumba qė vranė Giuseppe Dainotti. Mjekėt kanė nxjerrė njė plumb nga trupi i 67-vjeēarit Dainotti, ndėrsa tre tė tjerė janė gjetur nė vendin e vrasjes. Bosi i “Cosa Nostra” njeriu i afėrt i Toto Cancemi i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, por qė u lirua nė vitin 2016, ishte viktimė e sulmit rreth orės 8 tė mėngjesit kur po lėvizte me biēikletėn e tij. Vrasėsit e qėlluan atė nė gjoks dhe nė stomak dhe gjithashtu kishte marrė edhe njė plumb vdekjeprurėse nė kokė. Por askush nė kėtė rrugė nuk e pa vrasėsin duke ikur. Njė dėshmitare e marrė nė pyetje nga policia nuk dha detaje duke thėnė qė nuk e kishte parė momentin e ngjarjes.



    Sipas mediave italiane, hetimet nga policia italiane shkojnė mė tej dhe nė detaje mė tė thella duke hulumtuar pėr tė zbuluar se kush e ka kryer vrasjen e fundit mafioze nė qytet pas tre viteve heshtje. Pikėrisht njė krim nė ditėn e vigjiljes pėr pėrkujtimin e masakrės “Capaci”. Nė stacionin policor, tė hėnėn u thirrėn tė afėrmit dhe miqtė e viktimės dhe mė pas nė mbrėmje autopsia e pėrcaktuar si pėrfundimtare nga prokurori vendosi dhe kthimin e eshtrave familjes sė viktimės.

    Bosi Dainotti ishte paracaktuar mė parė qė tė vritej pasi nė vitin 2014 policia regjistroi njė sherr nė burgun e Parmės, nga ku Giovanni Di Giacomo i kishte thėnė njė prej njerėzve tė tij qė tė vriste Dainottin. Pra Dainotti kishte qė nė 2014 qė ishte pikėsynim pėr t’u vrarė por ekzekutimi i tij ndodhi pas tre vjetėsh nga plani i paracaktuar. Giuseppe Dainotti ka qenė mė parė pėr njė kohė tė gjatė nė burg pėr vrasje, trafik droge dhe vjedhje, por u lirua nė vitin 2014. Policia dyshon se ai u vra nga rivalėt brenda ‘Cosa Nostra’ per shkak tė luftės pėr terrenin e drogės.

    “Nė vrasjet mafioze tė kėtyre rasteve kurrė nuk ka asgjė”, tha Presidenti i Senatit Pietro Grasso, duke komentuar vrasjen bosit tė “Cosa Nostra” Giuseppe Dainotti nė prag tė 25-vjetorit tė masakrave tė “Capaci” dhe “Via D’Amelio2. “Unė nuk mendoj se vrasja e tij ishte njė mesazh – vazhdoi Grasso mė tej duke iu pėrgjigjur gazetarėve. Dainotti ishte njė person i cili u akuzua nė gjykim maksimal, nė tė cilin kam marrė pjesė vetė shumė vite mė parė. Ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm dhe mė pas, pėr arsye proceduraleėshtė liruar, por ende kishte ende probleme tė pazgjidhura brenda “familjes” sė tij mafioze, ky ėshtė realiteti.” pėrfundoi fjalėn e tij Grasso.

    “Ėshtė shpejt pėr tė bėrė hipoteza, por kur ndonjė thotė se mafia nuk ekziston mė, ndodh diēka pėr tė konfirmuar se mafia ekziston ende. Vrasja e Dainottit, nė mes tė Palermos, mė 22 maj, mund tė ketė shumė kuptime”- tha prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #35
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Cosa Nostra

    Ceshtje mentaliteti. Sicilianet durojne pordhet e ketyre krimineleve shqiptaret durojne pordhet e politiqenve

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    Se Italise i kane ngel problemi i mafjes si problemi me kryesor ne kto dite. Ekonomia qe nga 2009 per lesh po arrin nje dekade qe spo ben permisim me , 39.4 papunsia duke u rrit 2%, mbytur me imigracjon nga te gjitha anet, me nje ECB qe eshte per te qeshur qe thote jane shume mire kur ktej numrat kundershtojn veten
    https://www.bloomberg.com/news/artic...orking-for-all

    https://www.express.co.uk/finance/ci...stimates-wrong

    Po si shqipo qe jemi fshati digjet palka krihet, mafja eshte problemi ne itali jo ECB dhe EU.
    Mos kini merak se shqipria do behet akome me mire sec eshte tani sa tju fusi teta edi dhe cifot qe e kosnbultojne mire mire me koke, me krimin dhe me borxhe deri ne grykeme,me keq se jeni se ka akome per te vjedhuir e perdorur.
    Sicilia mund te kete problem me mafjen sipas shqiptarve , por shqipria ka rritjen e kriminalitetin, rritjen e emigracjonit , dhe emigracjonin ne popullsise me profesjone kyce si mjeksia , rritjen e papunsine, rritjen e borxheve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 24-05-2017 mė 21:52

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Cosa Nostra

    Sicilia apo Siria e Italise nuk ka lidhje me problemet e Qipros apo Shqiperise. Sicilia eshte e ndare dhe e izoluar per shkak te zakoneve kanunit te saj dhe ajo eshte feja e tyre apo mafja dhe feja e vertete kudo kurse ndarja e Qipros nga bota ka shkaqe te tjera dhe te fshehta apo oskure. Ajo qe te ngaterron ty eshte deliri qe quhet bote rendom dhe qe eshte nje film i dale boje tashme.

  8. #38

    Pėr: Cosa Nostra

    Itali - Kapo i kapove, kryemafiozi Totņ Riina sė shpejti i lirė?!




    Gjykata kushtetuese italiane e shkallės sė parė ka pranuar ankesėn e bėrė nga avokatėt mbrojtės tė kreut tė mafies italiane “Cosa nostra”, kryebosit mafioz Toto Riina, pėr shtyrjen e dėnimit pra lirimin e tij o nė alternativė arrest shtėpiak.
    Motivi i kėsaj kėrkese ėshtė se bosi mafioz tashmė nė moshėn 86 vjecare vuan nga patologji tė rėnda shėndetėsore e se cdo i burgosur ka tė drejtėn e vdekjes dinjitoze.
    Gjykata kushtetuse pranon se “cdo i burgosur duhet tė ketė tė drejtėn e vdekjes nė mėnyrė dinjitoze e se Gjykata e Bolnjės e cila ka marrė vendimin pėr dėnimin e tij, duhet tė vėrtetoj nėse Toto Riina nė moshė tė avancuar e nė gjėndje tė rėndė shėndetėsore, ėshtė ende njė person i rrezikshėm kriminal.
    Ky vendim i gjykatės kushtetuese italiane ka shkaktuar reagime tė forta negative nga ana e mjaft eksponentėve tė politikės italiane e nga pėrfaqėsues tė organizatave civile.
    Ka reaguar dhe vėllai i Paolo Botsellino, gjykatėsit antimafia i vrarė me urdhėr tė Totto Riinas 25 vite mė parė.
    Ai ka akuzuar shtetin italian “si bashkėpunėtor me mafien e se njė person si Riina qė ka mbjellė gjak e terror nė kėtė vend meriton tė vdes nė burg, ashtu siē kanė ndėrruar jetė mjaft tė burgosur tė tjerė tė thjeshtė.”
    Ka reaguar publikisht dhe Kreu i Antimafias italiane Franko Roberti i cili ėshtė shprehur se “Toto Riina duhet tė qėndroj nė burg e se ka prova qė vėrtetojnė se ai ėshtė ende kapo i mafies siciliane Cosa Nostra.”
    Bosi mafioz Toto Riina nė nėntor tė kėtij viti mbush 87 vjeē. Pas 30 vitesh i shpallur nė kėrkim u arrestua 24 vite mė parė mė 15 janar 1993 nė Palermo. Ai konsiderohet kapo i kapove tė mafies italiane.
    Qė nė moshėn 19 vjeēare dėnohet pėr vrasjen e njė miku tė tij, nga ku zė fill dhe aktiviteti i tij kriminal e mafioz. Toto Riina ėshtė urdhėruesi i vrasjes sė dy gjykatėsve tė njohur antimafia, Giovanni Falconi e Paolo Borsellino, si dhe tė njė seri atentatesh e vrasjesh mafioze.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #39

    Pėr: Cosa Nostra

    Goditet “Cosa Nostra”, 39 tė arrestuar nė Itali e Gjermani


    Plot 39 persona, qė dyshohen se i pėrkasin klanit tė “Cosa Nostra”-s siēiliane, u vunė nė pranga gjatė njė aksioni tė pėrbashkėt tė policisė italiane dhe asaj gjermane.


    Rreth 600 pjesėtarė tė njėsive Antimafia, “Duso” dhe “Extra Fines”, morėn pjesė nė operacionin nė Romė, ku u arrestuan 37 vetė. Nė Kėln, policia vuri nė pranga dy italianė tė akuzuar pėr trafikim droge dhe veprime kriminale nė tregtinė e ushqimeve.

    Tė gjithė tė arrestuarit duhet t’i pėrkasin klanit “Rinzivillo” tė organizatės mafioze “Cosa Nostra”. Familja nė fjalė, me origjinė nga Gela e Siēilisė, pėrpiqej tė shtinte nė dorė tregtinė e prodhimeve tė peshkut nė Romė, Milano dhe Gjermani.

    Po ashtu, anėtarėt e klanit “Rinzivillo” kishin kontakte edhe me Antonio Strangion, pronarin e lokalit “Da Bruno” nė Duisburg, ku nė gusht tė vitit 2007, gjatė tė shtėnave me armė u shėnuan 6 tė vdekur.

    Goditja e suksesshme kundėr klanit mafioz u bė e mundshme falė hetimeve disavjeēare dhe bashkėpunimit mes Prokurorisė sė Italisė dhe atyre tė Gjermanisė, nė Karlsruhe dhe Kėln.

    Gjatė arrestimeve janė sekuestruar armė, drogė, pasuri tė patundshme dhe mallra me vlerė prej 11 milionė eurosh.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  10. #40

    Pėr: Cosa Nostra

    Ndėrron jetė Toto Riina, bosi i “Cosa Nostra”



    Bosi famėkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Riina vdiq si pasojė e kancerit nė spital.

    87 vjeēari Riina, bosi i dikurshėm i organizatės sė frikshme kriminale Coas Nostra, u burgos nė vitin 1993. Ai po vuante njė dėnim me 26 burgime tė pėrjetshme dhe besohet se ka urdhėruar mė shumė se 150 vrasje.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •