Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45

Tema: Cosa Nostra

  1. #21

    Pėr: Cosa Nostra

    Ngjitja

    Hetuesit shpjegojnė shkallėn e ngjitjes zyrtare tė Toto Riina-s nė majat e Cosa Nostra-s, e cila arrin kulimin nė vitin l981. Ėshtė viti i fillimit tė luftės sė familjeve mafioze me njėra-tjetrėn pėr pushtet. Nga njėra anė ėshtė klani i “korleonezėve” dhe nga ana tjetėr bosėt Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, qė pėrfaqėsonin mafien palermitane. Nė mė pak se dhjetė vjet, kronistėt pėrshkruajnė skenat e njė ēmendurie tė vėrtetė, tė kryer ndėrmjet qytetit dhe provincės.

    “Ėshtė luftė “familjesh” qė pėrballen me interesa. Vriten ndėrmjet tyre. Pas disa muajsh do tė vijė paqja dhe gjithēka do tė kthehet si mė parė. Nė se pėr momentin qėllohet, ėshtė vetėm problem aleancash dhe ndarje territoresh. Me arritjen e marrėveshjes, gjithēka do tė harrohet”, shkruajnė hetuesit. Duken optimistė.

    Nuk imagjinojnė se shpejtė do tė duhet tė merren me “korleonezėt”, kėtė grup mafiozėsh me origjinė nga Korleone, qė bosėt palermitanė do t’i pėrcaktojnė si “fshatarė”, domethėnė ata qė vijnė nga fshati. Tė parėt qė do tė japin sinjalet e luftės me “korleonezėt”, janė don Gaetano Badalamenti, bosi historik i Cinisi-t, Tomazo Busheta, i “familjes” Porta Nuova dhe Stefano Bontade, qė nė ambientet e Cosa Nostras quhej “Princi” i Villagrazia. Ėshtė fillimi i viteve ’80. I pari qė pėrfundon nė shėnjestrėn e armėve tė zjarrit tė vrasėsve tė Toto Riina-s ėshtė Stefano Bontade. Ėshtė mbrėmja e 23 prillit 1981. Bontade vritet nė Rrugėn “Aloi”, njė rrugė qė kryqėzohet me atė “Regione Siciliana”. Policėt e sektorit tė policisė kriminale gjejnė trupin e Bontades brenda nė Alfa Romeon e tij. Fytyra e bosit ėshtė shpėrfytyruar nga njė numėr i madh plumbash. Pak do t’i kishte shėrbyer pistoleta kalibėr 7,65, me karikatorin e dyfishtė nė rripin e pantallonave. “Vrasja e Stefano Bontades ishte vendosur me siguri nga “korleonezėt”, nė bashkėpunim me persona tė tjerė tė afėrt te Bontade-s”, do tė thoshte ish bosi Tomazo Busheta nė vitin l984, kur ai do tė fillonte bashkėpunimin me drejtėsinė palermitane. Dy burgime tė pėrjetshme jepen pėr kėtė vrasje, qė do tė sinjalizonte fillimin e “luftės” ndėrmjet “familjeve” palermitane dhe atyre “korleoneze”.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #22

    Pėr: Cosa Nostra

    Pėr kėtė vrasje Riina dėnohet me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa njėzetė e pesė bashkėpunėtorė tė tjerė tė prezumuar tė tij, ndėr tė cilėt “korleonezi” Bernardo Provencano, marrin pafajėsi. Por nė vitet e para ’90, do tė arrijnė zbulimet e tė penduarve dhe ēėshtja e vrasjes sė Bontades do tė rihapet. Do tė tregojnė detaje para prokurorėve palermitanė tė penduarit Gaspare Mutolo dhe Xhuzepe Markeze, tė cilėt sqarojnė detajet mbi eliminimin e Stefano Bontade-s: “Stefano e paguan me jetė projektin pėr njė komplot kundėr Riina-s”. D

    he ishte vėrtetė i sigurt don Toto Riina qė nė harkun e pak viteve do tė arrinte nė majėn e Cosa Nostras. Ai do tė thoshte para bashkėpunėtoreve tė tij se: “Ėshtė vetėm ēėshtje kohe, mjafton tė detyrohen disa familje palermitane tė bashkohen me ne dhe ajo qė mbetet do tė jetė vetėm njė lojė fėmijėsh”. Fjalė profetike kėto tė Toto Riina-s: do tė kalonte tė gjitha pengesat duke masakruar dhe eliminuar “armiqtė”.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #23

    Pėr: Cosa Nostra

    Vrasjet e dukshme

    Nė projektet e Riina-s nuk parashikohej vetėm vrasja, apo thjeshtė ekzekutimi mafioz. Objektivi i tij ishte tė vritet nė mėnyrė tė dukshme, tė jepen sinjale, te cilat nuk lenė shteg pėr ekuivoke, nė mėnyrė qė tė gjithė tė kuptojnė.

    Pėr tė nuk mund tė kishte “familje” neutrale: “Nėse nuk janė me mua, janė armiq”, thoshte shefi i “korleonezėve”, ndėrsa vendoste dėnimin me vdekje te Stefano Bontade-s. Tė njėjtin fund si Bontade, do tė kishte Salvatore Inzerilo, shef i mafies sė lagjes palermitane te “Passo di Rigano”. Tetėmbėdhjetė ditė pas vrasjes sė Bontades, do tė ndodhte pusia kundėr Inzerilos. Ėshtė 11 maj 1981. Kishte kaluar pak nga ora 12.20, kur zėri i njė njeriu anonim do tė njoftojė policinė se nė Rrugėn “Bruneleski” ėshtė kufoma e njė njeriu. Kur agjentėt e seksionit tė vrasjeve tė policisė kriminale arrijnė nė vendin e saktėsuar nga telefonisti misterioz, do tė gjejnė trupin e Salvatore Inzerilos. Nė gjoks kishte njė revolver 357 Magnum. Fytyra e bosit nuk mund tė njihej, e shpėrfytyruar nga plumbat.

    “Dhe janė dy”, thonė hetuesit. Policia dhe karabinierėt i kanė vendosur nė njė relacion tė dy vrasjet dhe kuptojnė shpejtė se tė dy bosėt palermitanė janė vrarė nga “korleonezėt”, sepse tė dyja vrasjet bėnin pjesė nė tė njėjtin projekt kriminal: vrasja Bontade lexohet sė bashku me atė te Inzerilos. Ata do tė eliminoheshin sepse “janė elementė pengues nė ngjitjen e Riina-s”. Edhe pėr vrasjen e Inzerilos do tė hetohen dhe dėrgohen nė gjyq rreth tridhjetė mafiozė, ndėr tė cilėt i zakonshmi Toto Riina.

    Por megjithatė ēmenduria nuk ndalon kėtu. I penduari Mutolo do tė flasė rreth vrasjes sė shefit te tij Rosario Rikobono i “familjes Partanna-Mondello dhe gjashtė personave tė tjerė. Mutolo tregon para hetuesve se grupi i lidhur me Riēobonon, mė parė do tė mbytet me litar dhe pastaj trupat e tyre do tė shuhen nė acid. Njė vrasje e paralajmėruar kjo e Rikobono-s.

    Toto Riina nuk do t’a kishte falur kurrė vendimin pėr shkėputje nga “korleonezėt”.

    Riina dhe Provencano kishin mbėrthyer sytė mbi Palermon dhe mbi njė numėr tė madh biznesesh qė nga kryeqendra siciliane gėrshetoheshin me pjesėn tjetėr tė botės, mbi tė gjitha pėr trafikun e drogės, si dhe miliona dollarėt e “kombinuar” me SHBA, Amerikėn e Jugut dhe Italinė.

    Tė njėjtin fat si Rikobono do tė prisnin tė gjithė bosėt e tjerė “jo besnikė”.

    Masakrohen Filipo Markeze, shef i familjes “Corso dei Mille”, Pino Greko, Mario Prestifilipo dhe Pietro Mesikati Vitale. Por janė vetėm disa nga njė numėr i madh njerėzish tė mafies tė vrarė me urdhėr te don Toto Riina.

    Njėri nga tė fundit “njerėz tė nderuar” tė eliminuar me urdhėr tė don Toto Riina, do tė ishte Xhovani Bontade, vėllai i Stefano Bontades, i cili asgjesohet bashkė me gruan e tij. Do tė eliminonte me tė vėrtetė ēfarėdolloj pengese don Toto Riina.

    Atje ku nuk arrinte vetė “delegonte” njeriun qė, – sikundėr shprehet prokurori Xhovani Tinebra- ishte gjithmonė nė njė nivel me tė: Bernardo Provencano, qė me Riinan kishin qenė tė preferuarit e Luciano Lixhos. “Sipėrmarrja tė vret”, titulloheshin faqet e para tė gazetave siēiliane nė vitet ’70. Ėshtė pikėrisht kėshtu, kush kundėrshtonte sistemin rreth tė cilit xhironin dhjetėra miliarda rrezikonte tė zhdukej nga qarkullimi.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #24

    Pėr: Cosa Nostra

    Janė vite tė korrupsionit, ku xhironin dhe pastroheshin para rreth qindra miliona nė veprimtari tė ligjshme nė dukje. Janė tė penduarit qė shpjegojnė para magjistratėve palermitanė, se cilat ishin mekanizmat e pėrdorura pėr dhėnien e sipėrmarrjeve publike. Ata flasin edhe pėr rregullin e 15 pėrqindėshit, njė shifėr fikse, njė metaforė, qė nėnvizon rregullin lidhur me veprimtarinė e sipėrmarrjes. Nė thelb, njė sistem ryshfeti qė pėr shume vite kishte mbajtur tė shtrėnguar ekuilibrat ndėrmjet politikanėve tė korruptuar, afaristėve dhe majės sė Cosa Nostra-s me nė krye Toto Riina.

    Bosi i Cosa Nostrės, do tė ishte urdhėruesi direkt edhe i vrasjes sė njerėzve tė institucioneve qė do ta pengonin nė rrugėn e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorėt Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjėsit e policisė dhe karabinierisė, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumė e shumė tė tjerė.

    Sidoqoftė ky personazh sot, prej vitesh ėshtė nė burg, ku ruhet 24 orė plus 24 orė dhe ende nuk ka pranuar tė thotė asnjė fjalė…

    Nga ky qėndrim stoik, ai nuk lėvizi edhe pas arrestimit tė djalit tė tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do te “thyhej”.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Cosa Nostra

    Keto jane fakte-statistika mbi historine dhe themelimin e Romes se re, Cezarit te ri te tyre si edhe me shkaterrimin e tyre si fuqi perandorake pothuaj dhe qetesine e tyre ne Italine Amerikane apo Boten e re. Mire eshte ti dish keto fakte te sukseseve dhe deshtimeve te tyre, friken dhe tronditjen qe shkaktuan mbi shtetin(apo komunizmin barazine apo mediokritetin) mirepo keto duan kapacitet dhe kohe dhe nuk thone asgje mbi vrasjen e Cezarit te ri te tyre, po nga ajo re qe mbulon token apo ushtria e fshehte e Zotit, i Cili edhe pse gangster i qiejve, horr i ndershem pra aventurier i suksesshem, ka manine e narcizit dhe nese nuk e adhuron apo admiron thelle te godet heret a vone.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    Cosa nostra ka pat influence ne kohen e saj por ne amerike ka pat edhe nje mafja tjeter te fuqishme qe qe ajo cifute e njohur si murder inc qe ka pas pjestear edhe ne mafjen italjane ne amerike
    https://en.wikipedia.org/wiki/Murder,_Inc.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 21-05-2017 mė 00:00

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    Ja ca emra te tjere qe si keni degjuar qe qene ne pjeset me te larta te hirarkise se mafjes se chicagos NY athere dhe qe qene dhe pjese e mafjes italjane:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 20-05-2017 mė 23:57

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    The pourple band band tjeter italjane ne detroid me mobster cifuit Herbie Sperling, Dutch Schultz

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 21-05-2017 mė 00:13

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    Meyer Lansky nje nga bosat cifut qe u ngrit ne hirarkite me te larta te cosa nostres ne amerike


  10. #30
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Cosa Nostra

    Buggys sigel nje mobster tjeter i fuqishem cifut qe bashkpunovi dhe zuri vend ne hirarkite e mafjes itljane ne vegas, dhe mudrer inc.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 21-05-2017 mė 00:20

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •