Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Imzot Mark Sopi, nė 5 vjetorin e vdekjes!

    Shugurimin ipeshkvnor e merr nga Papa Gjon Pali II mė 6 janar 1996 nė Vatikan!



    Ipeshkvi imzot Mark Sopi (1938-2006), lindi nė Binēė, komuna e Vitisė sė Kosovės, mė 26 shkurt 1938 nė njė familje tė mirė, tė madhe, fetare e bujare, pasardhėse e “Martirėve tė Karadakut (1848-18480), e cila Markun qysh nga fėmijėria dhe rinia e kishte edukuar e frymėzuar nė dritėn e fesė sė krishterė.

    Pas shkollimit fillestar nė Viti, gjimnazin klasik e kreu nė Pazin tė Kroacisė, pastaj studimet filozofike e teologjike nė Zagreb e nė Romė.

    Shugurohet meshtar mė 29 qershor 1968 nė Romė dhe Meshėn e parė e kremtoi nė vendlindje nė Binēė. Don Dedė Ramaj, famullitari i Stubllės e Binēės, nė fjalėn e rastit gjatė drekės kremtore pat thėnė:“Mos harro biri i kujt je, sė pari i Zotit, pastaj i Kishės sonė martire, pasardhės i tyre, pastaj i bashkėsisė famullitare dhe i familjes… Ndero tė parėt e ndero vetveten, sepse ke gjurma pėr tė ndjekur nga lashtėsia e historia…”. Don Mark Sopi pėr pesė vjet shėrbeu si famullitar nė Ferizaj dhe si sekretari i ipeshkvit ndihmės tė Shkup-Prizrenit imzot Nikė Prelės. Nė vitin 1974 qe emėruar famullitar i fshatit Zllakuqan afėr Klinės.

    Prej vitit 1974 deri nė vitin 1991 nė Zllakuqan e nė rrethinė bėri shėrbime tė shumėfishta, ndėr tė cilat duhet theksuar organizimin e jetės baritore, ndėrtimin e Kishave, kapelave, meremetimin e Kishės amė nė Zllakuqan, pėrgatitjen pėr themelimin e dy famullive kishtare tė reje, tė Klinės dhe tė Budisalcit.

    Ishte pjesėmarrės e prijės shpirtėror edhe nė pajtimet e gjaqeve gjatė viteve 1990, bamirės dhe babė pėr tė mjerė dhe tė varfėr, kėshilltar pėr tė pasigurt, ngushėllues pėr tė pikėlluar, udhėheqės pėr tė pavendosur, me njė fjalė vėlla, atė, gjithēka.

    Pėrpos kėtyre punėve tejet tė rėndėsishme dhe mjaft tė vėshtira, me plotė sfida dhe rreziqe, ai kurrė nuk ishte ndarė nga shkrimi e leximi, si bashkėpunėtor i zellshėm i revistės fetaro-kulturore “Drita”, pastaj nė Durrės i revistės “Vegim Drite”. Botoi edhe kėto vėllime: Baca Kolė dhe famullitari (1995), Martirėt e Karadakut (1996), Koncilėt ekumenike (2000), Shėn Luēia (2001).

    Imzot Mark Sopi fill pas rėnies sė diktaturės nė Shqipėri, sė bashku me don Damjan Kurtin, shkoi nė Durrės si misionar pėr ta ndihmuar dhe shėrbyer kėtė Kishė e Popull martir, duke dėshmuar kėshtu dashurie vėllazėrore e pėrkushtimin ndaj misionin tė tij meshtarak.

    Mė 23 nėntor 1995 qe emėruar ipeshkėv i Kosovės, shugurimin ipeshkvnor e merr nga Papa Gjon Pali II mė 6 janar 1996 nė Vatikan, sė bashku me 13 tė tjerė nga mbarė bota. Imzot Mark Sopi e mori udhėheqjen e Kishės katolike nė Kosovė me seli nė Prizren mė 18 shkurt 1996 dhe atė e udhėhoqi deri nė kalimin e tij nė shtėpinė e Atit Qiellor mė 11 janar 2006.

    Duhet kujtuar se imzot Mark Sopi e udhėhoqi Kishės katolike tė Kosovės para luftės me guxim para shumė rreziqeve, pasigurive, duke mbrojtur tė gjithė nga rrebeshi i dhunės.

    Para, gjatė e pas luftės nė Kosovė imzot Mark Sopi si bari i grigjės qė iu kishte besuar, jo vetėm i asaj katolike, por i tė gjithėve, i atyre qė s’kishin mbrojtje, pėrkrahje, liri, dinjitet. Gjatė kėtyre dhjetė viteve ishte kudo lypej dhe kėrkohej, sidomos nė takime me vendorėt dhe ndėrkombėtaret, gjithnjė i gatshėm pėr tė dėgjuar, kėrkuar dhe punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

    Tė keqes i tha gjithnjė jo, tė mirės gjithnjė po. I qetė e i vendosur, i guximshėm nė vendime e nė qėndrime, me Imzot Mark Sopin Kisha Katolike nė Kosovė u bė gjithnjė mė e njohur dhe e pranishme nė hapėsirat kosovare, sidomos pėrmes Karitasit nė ndihmė pėr ata njerėz qė qenė goditur nga lufta, duke ndihmuar nė ndėrtimin e shtėpive tė djegura, shkollave tė rrėnuara, spitaleve tė shkatėrruara, rrugėve e sidomos nė pėrtėritjen e zemrės sė njeriut.

    Po kėshtu ishte gjithnjė nė kėrkim tė mundėsive tė reja pėr pėrfshirjen e Kishės katolike nė ēėshtjet shoqėrore, kulturore, arsimore. Vdiq nė punė, gjatė njė takimi tė rastit rreth Katedrales tė sė Lumes Nenė Terezė nė Prishtinė.

    Nuk duhet harruar fjalėn qė pat nė Kongresin Amerikan mė 18 maj 2005, ku me kėmbėngulje e me argumente mbrojti qėndrimet kosovare e kerkoi Pavarsi, demokraci, liri, barazi e respektin e tė drejtave njerėzore pėr tė gjithė qytetarėt kosovarė.

    Imzot Mark Sopi, gėzonte autoritet e pėrkrahje, si nė qarqe tė larta shtetėrore, po ashtu edhe ato kishtare. Ai punoi e shpenzoi jetėn pėr ti komunikuar mbarė botės, vlerat dhe vuajtjet e popullit tė vet, duke ndihmuar kėshtu pėr tė mirėn e dobinė e kishės e tė popullit shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 24-01-2011 mė 20:57
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •