Tanush Mokra shtrihej nėn hijen e freskėt tė arrės, tutje fushės sė pafundme qė ja rrethonte shtėpinė. Nėn pemėn e vetmuar rreth kafes sė misrave,tashmė me mustaqe tė nxira sterrė, me njėrėn dorė shtrėngonte fyellin nėn shalė, e dorėn tjetėr e mbante mbi ballė me duhanin nėn gishta. Freski dhe puhizė mali. Rrotull tij, delet pėshpėrisnin muhabete tė leshta dimri.
Bheeeee .ti Tanush ke njė gruaaa .bheeee Fetonen..
Pra Tanushi, kishte njė grua, Fetonen. Kishte dhe dy djem, njėri mė i bukur se tjetri. Nė kėtė rast, njėri ishte i madhi. Ky ishte njė zdap plot forma i fuqishėm, me sy tė kaltėr tė thellė. Tjetri, i vogli, edhe ky zdap, i pėrngjante njė mase tė madhe tė amebtė, me kėmbėt e shtrembėta si bigė llastiqesh, e me kokėn petashuqe ; a thua se vetė i ati ja kishte niveluar me plumbēe. Kėta ishin kryesisht majave tė maleve e lumenjve tė akullt, apo staneve sajuar me gurė dhe shkarpa nėpėr shpatet, pėr tu dukur nė fshat aty kėtu njė herė nė kaq kohė. Tanushi, tashmė nė moshė tė thyer, ditėn e gdhinte dhe e ngryste me tė shoqen e me ato pak dele qė mbante sa pėr qumėsht nėpėr arė.
Zakonisht, fundjavave, zbriste poshtė nė qendėr tė fshatit e bėnte pazarin. Pėr kėtė ishte rregulluar mjaft mirė me fshatarin tjetėr matanė lumit, Zenelin. Fushat i kishin mbjellė ndryshe qė tė dy, e thuajse gjithēka e shkėmbenin bashkė. Urdhėro kaq misėr, mė jep kaq jonxhė. Fetonja ka nxjerrė njė gjalpė shumė tė mirė, urdhėro, ma jep djathin. Kjo rakia jote o Zenel qėnkėrkaaa mi jep kėto dy tamzane, e ja ku i ke butat me verė. Nė xhep, por edhe nė shtėpi, gjithė gjithė Tanushi kish veē dy kartėmonedha, nga ato tė stampuarat me grurin e porsakorrur. Pa vlerė natyrisht !
- Si o pa vlerė ?!! flet Zeneli shpjegoja o Tanush aman. Ose lėre Tano se ja them vetė. Keto mor djalė kanė vlerė qė cke me tė, se tė heqin turpin.
- Si mo ta heqin turpin ja pres i habitur
- Shif si ėshtė puna ndėrhyn Tanua kur ndonjėherė unė mbetem keq, ose Zenua mbetet keq, ne pėrdorim kėto. Urdhėro Zeno kėto lekėt, dhe mi jep tre thasė miell. Pra unė nuk i kėrkoj borxhe, por i blej me lekė. Muajin tjetėr, mė vjen Zenua mė kėrkon mjaltė, e mė kthen lekėt qė i dhashė. Ne asnjėherė nuk marrim borxh.
- Ashtu tė lumtė ja pret Zeneli dhe mė bie shpatullave por duhet ta dish edhe qė Tanua nė kėmbėn e majtė, mu nė kerci, ka njė sacme.
Vėrtet. Nė kėmbėn e majtė, mu mbi kerci, Tanush Mokra kishte njė sacme cifteje. Vitin e saktė nuk e mbante mend, por duhet tė kishte rreth 20 e ca mė shumė vjet ashtu. As se kush e gjuajti nuk e dinte, se kjo i kishte ndodhur gjatė gjuetisė. Nuk calonte fare dhe kėmbėn e kishte pėr bukuri ; dukej se trupi ja kishte pranuar sacmen pa naze.
Muuuuuu .pėllasin ca lopė tė pėshtira gjithė bajga.
O Tanoooo .ku i ke djemtė moooo apo i degdise larg shtėpise se do tė besh tjetrin. A cje njė dobic tiiii pėrshėndet matanė vreshtave Jonuz bejtexhiu.
Po hiqe Balon o ju shplaftė ishalla o Tanuuuush po sa herė i kam thėnė Fetones more amaniiii cirret Donika qė i sheh pulat e veta ti pakėsohen cdo ditė.
Tanushi ecėn vetėm drejtė. Ai thuajse gjithmonė e di ku do shkojė, ndaj nuk devijon. Sapo hedh kėmbėn jashtė derės sė shtepisė, mes fushės kryqėzohen e shkėputen pa rregull tre-katėr shtigje. Ato pėrfundojnė tė gjitha po aty ku nisėn. Ja rruga e Balos, mė e vogla. Prej aty ai vėrvitet gardhit, pėr tė gllabėruar pulat nėn ofshamat e gjakut. Kthehu prapa, jo shumė. Aty shtegu i tij kryqėzohet me atė tė arrės kokėrrmadhe, ku Tanushi shtrihet e pi duhan, pėr tė vazhduar nė formė rrethi tek mullarėt, mbi tė cilėt dordolecėt nxjerrin gjuhėt e rreckosura pranė flamurit kuqezi me cepin e grisur. Sėrish shtegu Balos, por tashmė mė i gjerė. Aty ai u shkon deleve nga pas pėr ti burgosur nėn njė katror tė drunjtė. I drunjtė edhe dybeku, mu nė cep tė tij. Tė hekurta kovat, veshur prej cipės sė qumėshtit. Kėtu duhen nerva celiku !
Pasditeve, burrat mblidhen mbi shtėpinė e vjetėr. Ajo ėshtė njė rrėnoje e mbetur prej luftės, mbetur tashmė pa pronar. Plas rakia lumė, theret qėngji. Vėnce ja merr Bakiu, i njohur nė zonė pėr zėrin e tij melodioz, pjesėtar i grupit polifonik.
O Tanush more Tanush
o *** muti digjesh prush
ai miku lart tė ngrihet
fshati digjet Tanua krihet
Plas hareja e batuta. Digjen shkarpa, digjen tuta.
Gratė, gjerbin nėpėr oborret kafetė e orės sė vonė, dhe tek tuk i ulėrijnė njėra tjetrės. Ende gumėzhijnė zilet e deleve, si brenga tė largėta prej lirisė sė humbur dikur. Fėmijėt, edhe ata tok, majmunosen mbi kumbullat e teto Xhanit. Nė fshat ka jetė tė pasur nate.
Kookokokooo kakarit njė pulė e bardhė borė. o Tanush ore Tanush, ke njė pikėz mu nė gushė. Muuuuuu
Hum hum merr pjesė dhe Balua, qė pulat e veta nuk i ngacmon asnjėherė.As lopėn, me delet, dhe Fetonen, dhe tė zotin, qė pėrkundrazi i mbron.
Mjauuuuu paska dhe njė mace. Histori me fshat.
- Po pse mor bir u mundove kot e mbyll Tanushi qė ma ofron njė gotė verė nuk tė mjafton Tirana ?
Postuar mė parė nė blogun Pėshpėrima
Tiranė 2010
Krijoni Kontakt