Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Bilanci i KESH per 2010, të ardhurat arritën 270 milionë USD

    Bilanci i KESH, të ardhurat arritën 270 milionë USD

    E enjte, 06 Janar 2011 11:32

    Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Ëngëll Zeqo shprehet se kjo ka ardhur falë situatës së mirë hidrike, menaxhimit efektiv të kaskadës dhe agregateve në gjendje të mirë pune pas remonteve përkatëse. "Deri më tani 2010 është viti më i mirë lidhur me prodhimin total të energjisë në vend. Nëse në 1996 që mbahej edhe si viti më i mirë, prodhimi ishte 5.6 miliardë kwh, për vitin 2010, ky prodhim është 7.6 miliardë kwh, dukshëm më lart", shprehet Zeqo. Ai thekson se prodhimi mund të ishte më i lartë, nëse do të ekzistonin mundësitë për të konservuar burimet hidrike, të cilat KESH është detyruar t'i derdhë nga portat përgjatë këtij viti. "Nëse i gjithë uji i derdhur nga portat e shkarkimit do të mund të konservohej, i konvertuar në energji, ai do të përbënte 2.3 miliardë kwh", shprehet kreu i KESH. Ndërkaq situata e mirë e prodhimit për Koorporatën është përkthyer edhe në të ardhura më të larta.

    Prodhimi dhe shitja

    Pjesën më të madhe të prodhimit të energjisë në vend, e mban kaskada e Drinit me tri hidrocentralet e saj, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Në total, prodhimi nga këto hidrocentrale për 2010 është 7 miliardë kwh, ndërsa 498 milionë kwh i takojnë prodhimit nga Ulëz-Shkopet, Bistricë 1 dhe 2, si dhe Lana Bregas. KESH, gjithashtu ka si detyrim blerjen e energjisë nga koncesionarët dhe privatët, dhe në total për vitin 2010 prodhimi i kësaj kategorie ishte 154 milionë kwh. Drejtori i KESH, Ëngjëll Zeqo detajon se energjia totale e prodhuar është orientuar në një sërë tregjesh. "Rreth 250 milionë kwh kanë shkuar për të mbuluar humbjet në rrjetin e transmetimit, 4.5 miliardë kwh i janë shitur CEZ Shpërndarjes dhe 2.9 miliardë kwh janë shitur me çmim tregu pra eksportet", shprehet ai.

    Të ardhurat dhe kreditë
    KESH ka mundur që për vitin 2010 të sigurojë në total 27 miliardë lekë të ardhura, me një fitim prej 17.2 miliardë lekësh. "Një pjesë e mirë e këtyre parave kanë shkuar për shlyerjen e kredive dhe overdrafteve të kompanisë, të marra në vitet e shkuara, një pjesë si kontribut për përmbytjet dhe për detyrimet tatimore", shprehet Zeqo. Në shifra, KESH ka mundur që të shlyejë për 2010 hua afatshkurtra dhe overdrafte të marra gjatë viteve 2007-2008 për blerjen e energjisë, të cilat në vlerë ishin 15 miliardë lekë. Ndërkaq 5 miliardë janë paguar për donatorët dhe për huatë afatgjata, kurse tatimi dhe TVSH-ja zënë masën 2.8 miliardë. Të ardhurat e KESH kanë shkuar edhe për fondin e emergjencave të përmbytjeve në Shkodër, ku KESH ka kontribuar me 1.1 miliardë lekë. Gjatë 2010, nga ana e kompanisë, u zbatuan edhe një sërë projektesh të cilat vijnë në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve për rritjen e eficiencës së energjisë, si dhe për rritjen e sigurisë në diga. Për drejtorin e KESH, viti 2010 është viti më i mirë i kompanisë, sa i përket prodhimit dhe në vijim do të shërbejë si referencë për të rritur këtë prodhim, por kjo është e ndërvarur edhe nga situata hidrike.

    Situata në Kaskadën e drinit

    Situata në kaskadën më të madhe në vend, atë të Drinit është normalizuar tashmë, që pas shkarkimeve të dhjetorit. Sipas të dhënave të fundit të KESH, niveli i liqenit të Fierzës është 285.79 metra, me prurje 280 m3/s, ai i Komanit në nivelin 172.51, me prurje anësore 90 m3/s dhe Vau i Dejës shënon 72.89 metra. Ndalimi i shkarkimit nga portat nga ana e KESH, u bë në fund të dhjetorit dhe aktualisht shkarkohet ujë vetëm nga puna e turbinave.

    KESH për 2010

    . Prodhimi total: 7.6 miliardë kwh

    . Kaskada e Drinit: 7 miliardë kwh

    . Ulëz-Shkopet-Bistricë: 498 kwh

    . Koncesionet dhe privatët: 154 milionë kwh

    . Humbjet në rrjet: 250 milionë kwh

    . Shitjet drejt CEZ-it: 4.5 miliardë kwh

    . Eksportet: 2.9 miliardë kwh

    . Të ardhurat: 27 miliardë lekë

    . Fitimi: 17.2 miliardë lekë.

    . Hua dhe overdrafte të shlyera: 15 miliardë lekë

    . Hua afatgjata: 5 miliardë lekë

    . Tatim dhe TVSH: 2.8 miliardë lekë

    . Fondi i emergjencës për përmbytjet:
    1.1 miliardë lekë

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo u shtua prodhimi, po cmimi u rrit, dhe shkodranet e shkrete sjane terur akoma nga ky superprodhim.
    Kur rritet prodhimi bie cmimi ndersa shqiptaret po e paguajne 50% me te shtrenjte energjine
    Albania Uber Alles

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Bilancat nuk jane vlera absolute, mund t'i manipulosh fare lehte dhe ate ne menyre legale. Me rendesi eshte se cfare kapitali themelor (equity capital) ka. Ne vendet perendimore keso problemesh jane te njohura, prandaj ka standarde (norma ligjore), sipas te cilave kompanite jane te obliguara te perpilojne dhe deklarojne bilancet dhe relacionet te ardhurat - fitimet - kapitali themelor. Ne BE keto obligime jane te reglementuara ne draftin IRFS, ne USA sipas US-GAAP.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •