Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisė sė historisė 7 shekullore tė Kapidanėve tė Mirditės
-Nga Tom Mrijaj, New York-
Me rastin e ndarjes nga jeta te Kapidan Ndue Gjonmarku, vellai i tij Deda njofton se pret ngushellime ne Shkoder me date 9. 1. 2011 nga ora 9.00 deri ne ora 13.00
Ditėn e marte, me 4 Janar 2011, nė Spitalin North Shore Forest Hills, Queens New York, nė moshėn 97-vjeēare (nė orėn 11:00 natės), u nda nga jeta Kapidani i Mirditės Ndue Gjomarku, i rrethuar nga familja, vėllai Kapidan Nikollė Gjonmarku, djali Gjoni dhe vajzat: Kristina, Bardha dhe Aleksandra. Ishin tė pranishėm meshtari Dom Pjetėr Popaj dhe miqte e ngushtė tė familjes Gjomarku: Dr. Gjon Buēaj Kryetar i Federatės Panshqiptare Vatra dhe Sekretar i Blokut Indipendent, Tomė Mrijaj Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit etj. Nė momentet e fundit tė jetės sė tij Dom Pjetėr Popaj bėri salikimet e rastit pėr aktivistin nacionalist, Kryetarin e Blokut Indipendent dhe besimtarin e devotshėm tė Kishės katolike shqiptare nė New York, Kapidan Ndue Gjomarku.
Kush ishte Kapidani Ndue Gjonmarku?
Nė Orosh tė Mirditės para 97-tė vjetėve, do tė lindė mė 29 shtator tė vitit 1914 Ndue Gjonmarku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe vėllait tė parė Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza.
Aty lindėn fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizi, njė pėrsonalitet i njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė hershme e bashkėkohore shqiptare.
Babai Gjoni pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesė vitet e para fillore dhe gjimnazin pranė shkollave private katolike tė Fretenve Franēeskanė dhe Jezuitve nė vitin 1934 nė qytetin e lashtė kulturdashės Shkodėr, nė kohėn kur Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash Ivanaj.
I prirur pas botės sė librave dhe kulturės civilizuese perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin 1937 pėr studime tė larta sėbashku me vėllaun Lleshin nė Universitetin (College) nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa vitesh kthehet nė Shqipėri dhe pas disa muajsh shkon nė Universitetin e Firences (Itali) pėr tė ndjekur studimet e larta nė Jurisprudencė. Ai pėr asnjė ēast nuk e shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, tė cilėt e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit tė Mirditės ka respektuar popullin e Mirditės dhe krahinat tė tjera tė Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943 kthehet nė Shqipėri. Jeta studentore, miqtė e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė qė ai tė zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu sikurse kujtojnė disa bashkėkohės qė ende jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė Orosh tė Mirditės, familja dhe ai vetė ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje dhe evenimente atdhetare, fetare dhe kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me krerėt, parinė e qytetit, klerikė tė lartė katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė vinin shpesh nė Shqipėri dhe nė veēanti nė trevėn e Veriut.
Gjatė bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn tuaj, njė ēast i cili ju ka mbetur thellė nė kujtesėn tuaj. Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku mu pėrgjigj: Isha shum i ri, rreth 16-17-vjeēar e mkujtohet casti kur nShkoder po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe Primat i Shqipnis imzot Gaspėr Thaēi (1882-1946). Paria e Shkodres vjen nė shtepin time dhe me thon tju prij nė ket rast ceremonie tė randsishme pėr qytetin dhe besimtart e devotshėm katolik. U thash se baba gjindet nMirdit. Ata me than qė Ju mund ta zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba, Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin nkrye tė sofres nmesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri tė merrja pjes nė at rreth tė madh, nė mesin e atyne figurave tė nderueme tė qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi nė Kullen e Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė flasim .
Edhe studiuesi i njohur nė diasporėn shqiptaro-amerikane Idriz Lamaj, nė shėnimet biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: Ndojt i paraqitėn raste me pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij tė njoftun Por simbas tij, nė Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje tradicionale e kanunore. Tė gjitha kėto kontakte e formojnė moralisht e politikisht me kuptue realitetin e gjendjes tė ndėrlikueme tė kohės. (Idriz Lamaj, Komiteti Kombėtar Shqipėria e Lirė 1949-1956, New York, USA, 2000, fq.101).
Nė bisedė e sipėr e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohėn nė ato male tė pashkėluna tė Mirditės. Ai si zakonisht me njė buzėqeshje fisnike mė pėrgjigjet: Mirdita pėr mue asht vendi ma i bukur nė botė e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines sė Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kan ken tė rij apo ma tė vjetėr se ne. Na kena shkue shum mirė me popull dhe kena ken tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirditės asht gjithēka pėr mue e Deren ton.
Kapidani Ndue Gjonmarku
ishte alfa dhe omega nė luftėn kundėr komunizmit
E gjithė treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqėrore tė komunitetit shqiptar nė atdhe asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart figurėn e madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe tė birit tė tij tė madh Dr. Mark Gjonmarku (Ministėr i Brendshėm) dhe Llesh Gjonmarkut, kanė qenė shumė aktiv dhe janė marrė pėrherė me politikė, kurse Ndoja sikurse e thotė edhe vetė ka pas mė shumė kėnaqėsi nė jėtėn private e familjare.
At e bir, duke nuhatur afrimin e furtunės sė tėrbuar komuniste, qė kishte bėrė kėrdi nė Europėn Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė tė pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar ndėrgjegjėn e forcave nacionaliste, qė ti bėjnė ballė komunizmit, qė ishte njė ideologji e shkatėrrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe tė njerėzve qė jetojnė historikisht nė trojet stėrgjyshore autoktone.
Koha kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se kurrė tė tregojnė atdhetashurinė, pėr tė ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga tė parėt, dinjitetin e shqiptarit, fenė, pasuritė private tė individit, pluralizmin e mendimeve, pėrparimin ekonomik dhe lidhjen shpirtėrore, ekonomike dhe politike me vendet e Europės Perėndimore.
Pėr tė bėrė njė politikė mė tė konsoliduar Kapidan Gjoni, nė pranverė (mars) tė vitit 1944 i jep jetė themelimit tė Grupit Nacional Indipendent, ndėrsa i biri Dr. Marku, duke gjetur pėrkrahje dhe mbėshtetje nė nismen e vet krijon Lidhjen e Shkodrės, duke mbledhur rreth vetės tė gjithė eksponentėt kryesorė antikomunistė, qė ishin rreshtuar nė organizatat e mirėnjohura nacionaliste Legaliteti, Balli Kombėtar dhe Grupi Nacional Indipendent.
Jo rastėsisht, por interesat e larta patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė pėrfshihet menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht se forcat e ashtėquajtura partizane po i afrohen vendlindjes sė tij tė dashur Mirditės, lajmėron vėllain e vet nė Tiranė, se krahina dhe e gjithė Shqipėria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, qė pėr fat tė keq kishte emėr e gjak shqiptari. Ai ndėr tė tjera kėrkon tė lėshoj kushtrimin e qėndresės me vullnetarėt e vendosur antikomunist. Menjėherė i vjen pėrgjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmėrisė nga i vėllai Dr. Marku, qė ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e brishta tė vendit. Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan edhe studiuesi Idriz Lamaj pėr kėtė cėshtje, i thotė se: Ndue i dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė historinė e Derės sonė, tė Mirditės e Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė shumė vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave komuniste. Skemi rrugė tjetėr. (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102).
Organizimi i forcave politike dhe luftėtarėve nacionalistė bėnė qė njė ditė Ndoja tė takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė grupimeve nacionaliste tė Legalitetit dhe Ballit Kombėtar, tė cilėt gjatė pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin pėsuar humbje nė forca, por qė nuk iu dorėzuan komunistėve.
Ata tashmė kishin arritur nė Veri tė Shqipėrisė. Udhėheqėsi i Organizatės Balli Kombėtar patrioti Mithat Frashėri dhe drejtuesi i Legalitetit Abaz Kupi, kishin mbėrritur nė shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė Mirditės. Mithat Frashėri, qė mbetet nė Mirditė, sėbashku me ballistėt e tjerė shkojnė nė ShPal, ku i pret Ndue Gjomarku atė natė dhe tė nesėrmen i pėrcjellė me besnikėt e tij pėr nė Shkodėr. Me shėrbestarin e kombit Mirthat Frashėrin (i biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes Kombėtare Abdyl Frashėrit), Ndoja do tė ketė edhe takime tė tjera dhe bashkėpunime tė frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.
Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtėsi. Si gjithnjė truri dhe kryet e lėvizjes antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė me seli nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr. Mark Gjonmarkaj, me tė gjithė forcat vullnetare qė kishte nėn kontroll, duke mos u demoralizuar mė 26 nėntor 1944 len qytetin e Shkodrės dhe merr rrugėn drejt malėve tė Veriut. Tashmė Ndoj me bashkėluftėtarėt e tij pėr pesė muaj nė shi e dėborė, luftojnė pa u mposhtur me tė gjithė brigadat partizane tė drejtuara nga Mehmet Shehu me urdhėr direkt tė gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha.
Forcat e brigadave komuniste, duke pasė ushtri tė madhe nė numėr dhe tė armatosur mirė pushtojnė krahinėn e Lumes dhe Lurėn, duke iu afruar shumė pranė trevave tė Mirditės. Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue Gjonmarku gjenden para njė rrethimi shumė tė vėshtirė, kur brigadat komuniste sulmojnė nė tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė mundėsi nacionalistėve qė tė organizohen mirė. Nė kėtė situatė tė rėndė tė krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjė tjetėr vecse tė ngujohet nė ShPal. Kėshtu fillon njė luftė e ashpėr midis komunistėve, qė kėrkonin tė gjunjėzonin e pushtoin me dhunė krenarinė e historisė sė lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve, qė kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe lirinė e popullit nga njė robėri internacionalistėve proletarė, qė ishin pėr njė botė pa Zot dhe robėri, nata e zezė e sė cilės filloi mė 29 nėntor 1944 nė tėrė Shqipėrinė.
Megjithė rezistėncėn e madhe pėr tre ditė me radhė, duke parė edhe humbjet e mėdha nė radhėt e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep urdhėr pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės, njė qendėr e madhe e rezistencės antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen dhe zhvillojnė bisedėn e fundit pėr planin e ri qė kishte menduar Dr. Marku. Kėshtu, ai kishte vendosur sipas logjikės sė tij tė shėndoshė, qė i ati Gjon Marka Gjoni dhe vėllai i tij i dytė Ndoja, duhet tė largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet tė shuhet dera e tyre nga pėrpjekjet luftarake qė do tė bėhen me forcat komuniste. Vėrtetė e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumė mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue Gjonmarku e kujton me dhimbje, kur flet pėr momentin e ndarjes me antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė pikėrisht Kisha e Kastratit nė Malėsi tė Madhe, kur Ndoj ka shtrėnguar dorėn pėr herė tė fundit me Dr. Markun.
At e bir nisėn prej Kastratit nė Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevė, Zagreb, nė Vjenė, Linz dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe nėn breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta nga forcat e aleatėve. Nga qėndrimi pėr disa ditė nė Insbruk me njė makinė udhėtojnė drejt Italisė, duke kaluar nė Passo di Resia afėr kufirit tė Zvicrės. Pėr pesė muaj ata qėndruan nė Merano deri nė gusht tė vitit 1945 dhe mė pas morėn drejtimin drejt Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit i tij.
Me tė mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue mendoi pėr tė bashkuar forcat nacionaliste dhe antikomuniste, pėr tė hedhė bazat e krijimit tė njė organizate tė mirėfilltė politike kundėr rregjimit tė kuq tė Tiranės zyrtare, qė po e zhyste popullin nė mjerim. Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ėshtė edhe krijimi i partisė politike me emrin Bloku Kombėtar Indipendent nė vitin 1946 e cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri mė 13 dhjetor 1990, duke i qėndruar me dinjitet deri nė fund, ku e mbylli me nderė e njerėzi.
Gjatė vitit 1948, nė bashkėpunim me aleatėt perėndimore anglo-amerikanė, Kapidanit Ndue i paraqitet rasti pėr tė dėrguar vullnetar pėr tė pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke krijuar nė kėtė mėnyrė Komitetin Kombėtar Shqipnia e Lirė, ku bėnin pjesė shumė antarė tė Blokut.
Nė lidhje me kėtė mision Kapidani kujton: Nė pikėpamje morale ishem kryenalt, tue marrė nė konsiderim luftėn kundėr rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarė besnikė tė cilėt pranuen pa kurrfarė kundėrshtimi. Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė kundėr rregjimit komunist nė Shqipni.
Bloku bėri hapin e parė dhe ruajti linjėn e pėrpjekjeve qėllimmirė pėr tė bėrė bashkimin e tė gjithė forcave antikomuniste shqiptare nė mėrgatė, qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė Komitetit. Kjo inisiativė synonte afrimin e grupeve tė ndryshme dhe harmonizimin mė tė plotė e tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė dobi tė atdheut dhe nė njė front tė pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo rruga e nisur nuk ishte e kollajt mbasi fillojnė polemikat dhe pengesat ndaj inisiatorit tė saj mirditor.
Pėrpjekjet e Kapidanit Ndue Gjonmarkut hasin nė pengesė, pėr mospranimin e tij nė Komitetin e parė nga ana e pėrfaqėsuesve tė organizatės Balli Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha postet e organizatave. Ndėrhyrja energjike e diplomacisė angleze dhe amerikane (ku pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn qė Kapidani tė pranohet pa kushte), bėri tė mundur qė tė zgjidhet ky problem dhe kėshtu Kapidani i Mirditės bėhet njė ndėr drejtuesit e Komitetit, falė kulturės sė shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės pėr tė ardhmen, origjinės me emėr shumė tė mirė tė familjes nga ai vinte, kontributi me armė nė dorė qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė kundėr komunizmit etj.
Ndue do tė ketė takime tė rėndėsishme nė Itali, me ushtarakė tė lartė italianė, sikurse ishte admirali i marinės italiane zotin Talarigo dhe tė misionit anglo-amerikan, pėrfaqėsues tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Italiane.
Takime tė tjera ka pasur edhe me z. Herbert, njė pėrsonalitet i njohur britanik pėr ēėshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet duhet tė pėrfshihet patjetėr edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte njė njeri me influencė tė madhe nė Kosovė dhe nė malėsitė e Shqipėrisė politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e parashutistėve tė grupit tė ing. Xhafer Devės nė Shqipėri.
Kapidani kishte dhe ruan ende sot njė respekt tė veēantė pėr atdhetarin e flaktė Mithat Frashėri. Pėr figurėn dhe veprėn e tij Kapidani flet me njė admirim tė vecantė, pėr arsye sikurse thotė se ishte nji njeri me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll i nji familje me merita tė mėdha atdhetare.
* * *
Duhet venė nė dukje se gjithnjė shqiptarėt nė mėrgatė nuk kanė gjetur gjuhėn e bashkėpunimit tė pėrhershėm me njeri tjetrin dhe grupin apo partinė, ku bėnin pjesė, ēka ka sjellė pėr pasojė edhe mungesė serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive perendimore dhe asaj amerikane pėr krijimin pse jo mė pas tė njė qeverie paralele nė azil, qė me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri, do tė kishin marrė frenat e pushtetit nė dorė.
Kėshtu ėshtė vepruar shpesh herė me shtetet e tjera ish-komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo shpiegon edhe njė nga arsyet pse komunizmi u rrėzua i fundit nė Shqipėri dhe se populli duhet ti besonte e mbėshteste mė shumė forcat nacionaliste se sa fjalėt e bukura tė ideologjisė ateisto-komuniste mbi kurrizin e sė cilit ra shtypja, varfėria, mjerimi, qė zgjati pėr 50 vjet me radhė.
Nė vitin 1956 Kapidani Ndue Gjonmarku hap familje tė re, duke u martuar me zonjushėn romane Maria Teresa Agustini, njė vajzė e diplomuar nė gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė Universitetin Internacional PRO DEO nė Romė.
Ēifti i ri do tė gėzohet me lindjen e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetėm, qė ruan emrin e gjyshit tė vet shumė tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit.
Kapidan Ndue u interesua qysh nė fillim tė shkollojė fėmijėt nė tė gjitha nivelet. Kėshtu vajzat dhe djali mbasi pėrfundojnė shkollėn e mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me rezultate shumė tė larta kolegjet mė tė njohura nė ShBA.
Me vdekjen e prindėrve tė gruas sė Kapedanit dhe tė babait tė tij Kapidanit Gjon Marka Gjoni, nė vitin 1966, familja e tij emigrojnė nė ShBA. Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti pėr kontributin e tij rritet edhe mė shumė kur zgjidhet si Kryetar i Blokut dhe pėr vetė faktin tjetėr, se ai tashmė ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan i Mirditės, krenari dhe nder tė cilėn e mbajti deri nė moshėn 97-vjecare ku ai kaloi nė amshim.
Nė New York Kapidani humb bashkėshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht nė luftėn kundėr komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit ėshtė shumė e madhe me shkrime publicistike nė organet zyrtare tė Blokut, gazetat: LAlbanie Libre dhe Lajmėtari i tė Mėrguemit, qė asokohe botoheshin nė New York dhe Rome.
Famlja do tė ruajė marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt katolikė shqiptarė nė emigracion, njė traditė e trashėguar edhe nga tė parėt e kėsaj Dere brez mbas brezi dhe shekuj pas shekujve nė Mirditė.
Kėshtu qysh nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me atdhetarėt e antikomunistėt konseguentė, studiesin e meshtarin e palodhur nė Fe-Atdhe e Pėrparim At Daniel Gjecaj OFM dhe bashkėvendasin e bashkemigrantin, klerikun e nderuar nė tė gjithė komunitetin shqiptaro-amerikan, nacionalistin e madh, qė luftoi me pushkė e pendė, themeluesin e Kishės sė parė shqiptare nė ShBA, tė nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin (1912-1989).
Gjatė kėtyre viteve, ai po merret me saktėsimin e disa interpretimeve tė gabuara, qė janė bėrė gjatė kohėve tė ndryshme veprės sė At Shtjefen Kryeziu Gjecovit me titull: Kanuni i Lekė Dukagjinit, tė cilin e ka nė dorėshkrim dhe shumė dorėshkrime tė tjera qė priten sė shpejti tė dalin nė botim. Fryt i kėtyre hulumtimeve serioze ėshtė edhe botimi nė vitin 2002 nė New York tė veprės sė parė me titull kuptimplotė: Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni.
Ajo qė mė nxiti si shtysė, qysh nė fillim edhe tė vetė titullit tė shkrimit tim: Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit, ėshtė vetė historia e pasur e Mirditės dhe Derės sė Kapidanit bijtė e nderuar tė sė cilės njeri mbas tjetrit bėnė njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata sėbashku plotėsojnė njeri-tjetrin dhe janė dy anė tė sė njėjtės medalje tė ēmuar nė xherdanin e pasur tė historisė sė popullit shqiptar.
Tomė Mrijaj
New York, 4 Janar 2011
lajmi eshte terhequr nga www.bashkiarreshen.com
Krijoni Kontakt