shembja e nje nate dashurie
Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe ēfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siē ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
(me falni te them, qe kjo eshte nje fryme ndalje nje fryme dhenie nje poezi e madhe sa poezi-dashuria.... qe e dua deri tek dashuria)
Borxhet e mija.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terrin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.
Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.
...nga vellimi poetik, "kohe e krisur"
i zgjodha keto poezi, per te clodhur veten nga poezite e dobta (te mijat) dhe per te pare nje stil te mirfillte poetik....
(pa lidheza, pa proze, pa asgje te tepert dhe plot.... emocion)
me dashuri macia blu......................................le te shijojme, e te mesojme, e te duam me e nga poezia e Spahiut.
Krijoni Kontakt