Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Mos pretendoni se kritiket jane ata qe paracaktojne se cila rryme letrare do te mbizoteroj ne nje periudhe te caktuar.. Ata vetem masin pulsin e jetes artistike te nje vendi, parashikojne furunat qe priten te shperthejne, lexojne kafshimet e poeteve, njohin klithmat e tyre, shohin radiograifte e frymemarrjes se krijimeve letrare, por jane te pafuqishem te vendosin se kush rryme duhet te jete ajo qe do te mbizoteroj.
    Ata jane syri qe arrin te shikoj ne shpirtin e poetit, e poeti eshte shpirti i nje kombi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Pikerisht!
    Eshte shume e drejte, por ata heshtin, dhe heshtja e tyre eshte fajtore. Nuk mjafton te heshtesh. Ata qe heshtin jane njesoj me ata qe nuk bejne asgje. Hej, e dini? Ketu jane shkruar poezi te tilla, sa mua me duket jane te barabarta me shume vite te marra se bashku. Dhe shume te bukura. Eshte bere letersi, dhe e gjithe kjo per te vetmen arsye, sepse ketu ne po bejme nje "gare", ose me mire te themi nje festival te poezise tone.
    Eshte mrekulli, apo jo?
    Shtepia e vjeter

  3. #23
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    sikur te me lejonit ti derdh dhe une mendimet...

    puna eshte qe sot poezia po derdhet e shkumezon nga te katra anet. si rrjedhim edhe plehrat jane me te shumta. kam gati gjashte vjet qe kam ikur prej tirane dhe nuk mund te them se e di c'behet sot aty me shtepite botuese por ne fakt qe kur ika une kto gjera kishin filluar. kto gjera do vazhdojne. puna eshte qe cdo shkrimtareje, nese ka vertet pasion e talent (po perdor femeroren meqe jam femer vete) i shkon shume pak ne mendje meraku per tu botuar. flas per merakun. se per qefin e kane te gjithe biles dhe emily dickinson e cila shkruajti mbi 1700 poezi dhe vetem 11 botoi para vdekjes ne 1886. nuk ma do mendja se shumica jone qe shkruajne, sidomos ne momentin e te shkruarit e kane mendjen per botime. kur ti shkruan me gjithe shpirt vertet do t'ja tregosh dikujt dikur ne nje kohe te ardhshme por zakonisht kjo nuk eshte ajo qe te shtyn te shkruash dhe nuk duhet te jete forca shtytese, perndryshe fillon e shkruan per nje publik dhe harroesh vete e harron zerin tend. publiku nuk eshte injorant. cfaredolloj plerash te botohen, ka shume xhevaire mes tyre dhe letersi e huaj e cila ma do mendja perkthehet shpesh dhe ne shqiperi dhe nuk eshte e dobet aspak. publike gjithmone ka ditur dhe di te beje dallime.

    nje pune tjeter eshte dhe interneti. world wide web! nuk e di sa dini ju po ka shume "shtepi botuese" ne internet sot qe nuk ka nevoje te paguash te publikohesh aty dhe po ashtu nga ana tjeter nuk te paguajne as ata vec nese fitove ndonje cmim etj. kush e degjon kte per here te pare ndoshta i duket kotesi por ne fakt po bere ca kerkime ve re se shume nga kto shtepite botuese online kane arritur nivel te larte dhe nuk publikojne dosido. dihet qe ti ke per detyre (dhe te drejte) te zgjedhesh se ku do te publikohesh. disa prej tyre, zakonisht ato me te mirat dhe ato qe jane me te sponsorizuara, nxjerrin dhe nje vellim ne vit (ne shtyp) me poezite me te mira te asaj reviste gjate atij viti te caktuar. megjithse me vjen keq ta them kte gje, mua me duket se e ardhmja e poezise sa vjen e po behet me elektronike. cdo shkrim ne fakt. cdo gje po hidhet ketu. nuk dua te mendoj per e-books (libra elektronike) pasi une dua ta kem librin ne dore, ta prek, ta shfletoj etj...por, kush e di, si mund te jete ne te ardhmen e afert/larget... ata qe shkruajne seriozisht dine qe duhet te hedhin nja dy poezi aty ketu per publikim ne revista qofshin keto te botuara ne shtyp ose ne internet qe te marrin nje ide se si ju vleresohen shkrimet nga te tjeret pastaj te mendojne per te publikuar vellime. dhe cila gje duket me e lehte: te prese gomari te mbije bar nderkohe qe poezite presin ne ca rafte me pluhur ne shtepite botuese te babzitura per para e jo per art apo te dergoje nje poezi me e-mail ne botimet online dhe te marre pergjigje brenda 4-5 javeve se qysh a tek e ka hallin ky shkrimi i tij? prandaj me duket se jeta e ktyre shtepive para-marrese nuk eshte shume e gjate. maksimumi dhe nja tre-kater vjet. ndoshta me pak. ndoshta une enderroj shume por me duket se poetet kane filluar te njohin njeri-tjetrin me shume online dhe rrjedhoje e ksaj eshte kerkesa per publikime ne shtyp te shkrimeve te po ktyre shkrimtareve te mire. ja shikojeni dhe ketu...juve tashme doni te nxirrni nje vellim me ato me te mirat e publikuara ne kete forum. pjesemarrja e poeteve online eshte ndoshta gjeja me e mire qe i ndodhi ksaj bote sepse krijon afersi shume te shpejte e te shpeshte midis tyre...krahasime shkrimesh te vazhdueshme...rrjedhojat e ksaj gjeje ne fakt jane akoma me pikepyetje pasi vete ky aktivitet eshte akoma i ri...

    ajo cka tha niti per kritiket eshte shume e vertete. shume shkrimtare te medhenj vdesin brenda shekullit te tyre vetem te ringjallen perseri vite me vone nga kritike te tjere qe me ne fund shohin dicka tek punet e tyre sic u be me john donne etj. shpeshhere shkrimtari eshte me i madh se koha kur jeton prandaj dhe nuk arrihet te shihet vertet derisa te vije koha qe i puthitet mendimeve te tij.

    ndoshta ata kritike qe heshtin jane ata qe s'dine vertet se si te lexojne poezi se ndoshta i bene edhe shkollat me pare?? whoops? mos ish kjo nje pergjithsim i madh? s'besoj se iu prish gjiza ndonjerit. por eshte e vertete qe ka plot nga kta kritike te cilet ja kepusin nganjehere me inate te vjetra dhe injorance vetem per te mbushur boshlleqet e dosjeve te EMRAVE te tyre. nejse, llaka-llaka tani. por shqiperia eshte akoma ne periudhen e tranzicionit ne te gjitha fushat e jetes aty dhe sidomos arti do vazhdoje te caloje dhe per pak kohe derisa njerezit qe kujdesen per te nuk jane ata qe duan ta shfrytezojne ate por ata qe vertet jane ne kerkim te jetes ashtu sic eshte: e zhveshur nga cdo paragjykim e haterlliqe, e mbushur me bukuri, pasion dhe liri mendimesh. etj, etj. vazhdojeni ju.

    falemnderit per temen. ja vlen te flasesh vetem se mua me kercen truri ne shume dege lol shpresoj se me kapi ndonje...

    Ani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ani : 14-05-2002 mė 18:58

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    me pelqen qe po vazhdohet ky debat sepse shume prej nesh kemi mendime te peraferta por e shprehim veten ne menyra te ndryshme.
    Nit Roshi
    Mendimet tona jane krijuar nga eksperienca dhe prejardhja jone. Cdo opinion bazohet tek c'ka personi vete ka jetuar.
    E si mund ti quah mendimet dhe opinionet tona jo origjinale dhe te tuat origjinale?

  5. #25
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    deti...

    deti! saper ate fjalen medet ...e etj.... i kalova me uje valbone , ndersa per punen e te folurit, kena fol njehere me gjuhen e gjeneralit te heshtur...(e mban mend?!) Me bahet se ke diskutu me shume se shtatembedhjete here dhe je duke perseritur te njejten fjali 25 here. Kur te hapesh nje teme te re, pak me te bute se kjo, do te kem mesuar me patjeter me fole se jam duke te lexuar pak si shume...ne fund te fundit nuk eshte pak...me putra , po ama jam duke te ndjekur, po mesoj shume vecse te njejten gje po e thu shpesh..(.po me edukon keq.)Sa per mua nuk me ke prekur aspak... a thua po i bien pak poezise tende nderkohe dhe librave te tu te botuar per te cilet po gjej rastin te uroj, dhe te te jap kenaqesine e sinqeritetit se nuk me duken te arrire deri ke vlera qe kerkon ti, ketu ne debat...prap thashe gabim se ku ta dish une ndoshta nuk di as me lexu e jo te flas e te diskutoj. Ti nuk nxit debatin poo acaron...("me duket filloj...ia dola qellimit etjetj...)Une po te ndjek sidomos diskutimin. Me vjen te deshiroj me shume per tu marre me poezi, ose me vjersha...ose me lexu botimet e reja , se sa me diskutu..perderisa sipas teje edhe nuk ditkam...po te pres kur te thuash mbaruam...e zgjidhem....Ke hypur pak lart e po te dukem me e vogel se mace...megjithese nuk jam si ato macet qe tregon ti, jo me mire , por jo as si ato...urime per qellimin qe ia ke dale qe ne fillim , per poezine tende qe po i perciell duke me marre malli per poezine e Paplekes e te Mustafajt. Megjithate jemi fytyre per fytyre... , ose ngjit e ngjit mbas teje.pershendetje per ty e per te gjithe diskutantet.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Estela

    Ato mendime qe arrita te lexoja une mu duken me teper paragraphe te shkeputura nga librat e stilistikes.
    Pastaj ti pse nuk e injoron komentin tim, nese mendon se mendimet e tua jane origjinale. Une aty nuk kisha thene gje me emer.

    Nitit qu iu be nje si pune nocke ne fyt.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Nit

    Nit nuk e di se c'kane bere te tjeret por une ato qe i kisha shkeputur nga librat e filozofise qe kam lexuar i kisha vene ne thonjza dhe e kisha shkruar ne fund se kush e kishte thene. Mbase nuk i ke vene re thonjezat, mbase nuk e di kuptimin e tyre.

    Dhe sa per te injoruar komentin tend me kish shkuar ndermend por "haka tek i zoti".
    Komentet e tua ishin shume te peraferta me ckishin thene shume te tjere, apo ti i vure ne fjalet e tua?

    Te keshilloj te lexosh me me vemendje! ( qe te shohesh thonjzat dhe Copyrights te Autoreve).
    Mos u merzit me mua por me pelqen te gerricem nga pak. (sidomos me meshkujt)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Eeeeee....

    keshtu kam degjuar edhe une, dmth qe te pelqen te gerricesh nga pake, me meshkujt e kisha fjalen. Ske ci ben "Je femer".

    Ps Mire i kam perdorur thonjezat ketu, apo jam kam futur kot?
    He te lutem mos me lere te vdes injorant.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Nit
    Nga kush e paske degjuar? Nuk e dija qe njerzit me mbanin neper goje, megjithate do ishte mire ta dija...........

  10. #30
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nje here ca te ēmendur vendosen te arratiseshin nga spitali psikiatrik, i cili qe i rrethuar nga nje mur i larte. Mbasi bene planin, percaktuan detyrat, gjeten mjetet, e lane per te shtunen ne mesnate, kur rrojet jane me pak vigjilente.
    Mirepo ē'ndodh, kur dalin te kryejne misionin, konstatojne qe muri kishte rene nga era. Atehere ai qe kishin zgjedhur tu printe, thote; Ah! plani u prish, s'na ngelet veē te kthehemi.

    Kjo histori shpjegon me se miri, temen. Cila forme qeverisese eshte me e mire per letersine dhe artet ne pergjithesi, Demokracia apo Diktatura. Ndersa Demokracia eshte "diktature nga poshte", Diktatura eshte "diktature nga lart". Dmth ndersa tek njera pushteti eshte i ushtruar nga poshte, nga masat, tek tjetra pushteti eshte i ushtruar nga lart, mbreti, aristokracia. Tek e para "muri ka rene", ndersa tek e dyta "muri eshte i larte". Pa mur s'ka nevoje per perpjekje, ti mund te ecesh nga te duash, kjo te ben t 'biesh ne kollajllik. Tek e dyta, kalimi murit kerkon perpjekje mbinjerezore, ai qe arrin ta kaloje ate, hyn ne histori.
    Perfundimisht mund te themi qe: ndersa Diktatura kryen vepra te madherishme, Art, etj, Demokracia ben "nje vire ne uje". ndersa ne amulline e sotme, (pa mur Berlini) ju artistet keq e keni punen, per te bere Art te Vertete do t'ju duhet te krijoni "minidiktatura" personale, ndryshe s'keni gje ne vije.
    Uroj qe t'me keni kuptuar.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tetovė - Edicioni i XII i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  2. Arti dhe Besimi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 16:56
  3. Prezantim i poezisė sė re shqipe nė Gjermani
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 16:41
  4. Mbrėmjet strugane tė poezisė
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 09:20
  5. Ndryshimi midis poezise dhe prozes
    Nga Lule Portokalli nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-06-2002, 04:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •