Mendova te hap kete teme te re, dhe nese ju jeni dakort, mund te behet nje diskutim pikerisht per keqkuptimet e poezise. Eshte fjala per keqkuptimet qe ndodhin c'do dite, c'do minute. Ju te gjithe jeni deshmitar qe keto vitet e fundit botohet pa kurrfar kriteri. Ne pergjithesi shtepite botuese nuk botojne me parat e tyre, por me parat e vet autoreve. Te gjithe jemi deshitar te nje morie botimesh, dhe te gjitha jane botime pa kurrfare perzgjedhjeje. Thjeshte autori i ri, ose poeti ka siguruar nje sasi parash, dhe o burra menjehere dhe ne deren e shtepise botuese. Ata (botuesit) jane te gatshem qe ne emer te asaj sasie parash te botojne cdo lloj "poezie", "proze" etj. Ketu nuk kam ndermend te permend emra botuesish as autoresh. Besoj se nuk eshte e udhes. Por e keqja nuk eshte thjeshte kjo. Fundja kjo eshte pjese e biznesit te ketyre shtepive botuese. Une do te thosha se e keqja me e madhe u behet pikerisht te rinjeve qe tentojne te vijne ne letersi. Une mendoj se pikerisht ketu krijohen keqkuptimet e medha. Te rinjte duke lexuar botime shume te dobeta, fillojne dhe e keqkuptojne poezine, letersine ne pergjithesi. Pra si te thuash krijohen standarte te dobeta. Modele qe gjithcka mund te jene, por vetem letersi nuk jane. Une per vete do te thosha se nuk jane te gjitha botimet e tilla. Edhe te rinjte kane shume nevoj per promovim. Por a duhet te kete perzgjedhje?
Une kam vene re dicka shume te mire tek ky forum, megjithse jam vizitor i vone i ketij forumi. Ketu mund te them me plote gojen, se behet letersi, ketu shkruhet poezi e mrekullueshme! Do ju ftoja tek kjo teme te flasim shume te qete, te diskutojme, fundja kjo eshte si te thuash nje mundesi shume e mire per te cuar me tej mendimin kritik ne te mire te poezise dhe letersise se vertet.
Une jam i ndergjegjshem se pikerisht kjo teme eshte shume e gjere, por them se duke pare nivelin e shume prej anetareve te ketij forumi, ne do te jemi ne gjendje te bejme nje diskutim vertet me vlere.
Edhe nje here jeni te ftuar te diskutojme thjeshte dhe hapur.
Me respekt
Krijoni Kontakt