Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    III. DISA TIPA FFALËSH ME PREJARDHJE TË HUAJ DHE EMRASH TË PIRVEÇËM TË HUAJ

    § 36

    Fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën tonq kryesisht pas Shpalljes së Pavarësisë, në përgjithësi nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë sidomos terminologjisë tekniko-shkencore, shkruhen kështu:

    a) Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-:

    -ia-: amiant, australian, austriak, aviator, aziatik, ballkaniadë, bolivian, brazilian, diabet, diagnozë, diagonale, diagram, dialekt, dialektik, dialog, diamant, diametër, diapazon, diapozitiv, diare, diatezë; dhiatë, elegjiak, financiar, ftiziatër, gjenial, gjeorgjian, imperialist, indonezian, industrial, iranian, italian, (kalendari) gregorian, (kalendari) julian, kambial, kardiak, kolonial, kolonializëm, material, materializëm, miliard, olimpiadë, pediatër, piano, pianist, psikiatër, racial, special, specialist, variant etj.;

    -ie-: ambicie, arie, bankier, dietë, hierarki, hieroglif, higjienë, kantier, karrierë, karrocier, magazinier, malarie, materie, minierë, mumie, pionier, portier, tastierë, variete etj.;

    -io-: agresion, agjitacion, aksiomë, aksion, aluzion, ambicioz, antibiotik, aviacion, bakteriolog, batalion, bibliotekë, bilion, biografi, biologji, delegacion, dioqezë, disertacion, dispozicion, diversion, ekspresionizëm, fiziologji, fizionomi, funksion, idiomë, idiot, iluzion, impresionizëm, injeksion, kamion, kinostudio, koleksion, komision, komunikacion, koncesion, legjion, leksion, lokucion, milion, miop, mision, nacionalizim, nocion, racionalizim, radio, reaksion, reaksionar, recension, revolucion, sanksion, seksion, sesion, simbiozë, stacion, studio, televizion, version, violinë etj.;

    -iu-: akuarium, barium, helium, herbarium, iridium, kalcium, kalium, po kështu kolokuium; koniunkturë, magnezium, moratorium, natrium, silicium, simpozium, stadium etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të huaj të tipave të mësipërm:

    Diana, Iliada, Miltiadi, Oktaviani, Santiago; Danieli, Lavuazie, Molieri, Robespieri, Sevilie; Berliozi, Diogjeni, Diokleciani, Etiopia, Hesiodi, Niobe, Tokio, Violeta etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju- fjalë si: havjar, plejadë; adjektiv, bjellogardist, konvejer, medalje, objekt, objektiv, objektivizëm, projekt, sovjet, sovjetik, subjekt, subjektiv, subjektivizëm, trajektore, vjenez; bajonetë, fjord, major, rajon, pavijon; adjudikatë, adjutant etj.

    b) Fjalët dhe emrat e përveçëm që nisin me togjet e mësipërme, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-:

    jafetik, jaht, jamb, janki, japigët, jard; jeniçer, jezuit; jod, jon, jonizim; jug, juri, juridik, jurisprudencë, jurist, justifikim etj.;

    Jakutia, Jalta, Jasoni; Jemen, Jenisei, Jeronim, Jerusalem; Jokasta, Jokohama, (deti) Jon, Jordan; Jupiteri, Justiniani, Juvenali etj.

    c) Fjalët dhe emrat e përveçëm me aj, ej, oj, uj shkruhen me j kur këto grupe janë në trup të tyre, por me i kur grupet në fjalë janë fundore:

    lajtmotiv, kombajnë, kombajner; fejton, konvejer, trolejbus, volejboll; bojkotoj, trojka etj.;

    Azerbajxhan, Bajkal, Bajron, Hajnan, Hajne, Kajro, Lajpcig, Majer, Malajzia, Sajgon, Tajlandë, Tajvan, Versajë, Xhamajka; Bejrut, Cejlon, Marsejë, Rejkjavik, Rio-de-Zhanejro; Llojd, Rojter, Troja; Kujbishev etj.;

    Havai, Kolontai, Mamai, Paraguai, Shangai, Uruguai; Bombei, Broduei, Faradei, Jenisei, Koçubei, Sergei, Sidnei; Hanoi, Koshevoi, Sedoi, Tolstoi etj.; por tramvaj, hokej, koktej, kauboj.

    ç) Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y (ipsilon), shkruhen me i:

    amidon, analizë, anonim, antonim, antroponim, asintetik, bariton, brakicefal, cinik, daktilografist, dinamo, dinasti, distik, distrofi, dizenteri, dolikocefal, ekinokok, elektrolizë, etimologji, faring, filogjenezë, fizikë, fiziologji, fizionomi, ftiziatër, glicerinë, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, hidrocentral, hidrogjen, himn, hiperbolë, hipertension, hipnotizim, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, homonim, idil, katalizator, klorofil, kriptogram, kristal, ksilofon, laring, limfë, linotip, martir, metonimi, mister, mistik, mit, mitologji, mizantrop, nimfë, oksigjen, olimpiadë, pirik, pirografi, poligjenezë, politeknik, psikiatri, psikik, psikolog, ritëm, silogjizëm, simbiozë, simbol, simfoni, simetri, simpati, simptomë, sinagogë, sinekdokë, sinkroni, sinonim, sinoptik, sintagmë, sintaksë, sintezë, skit, stilistikë, stilograf, tip, tipografi, tiran etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie, si edhe fjalët e formuara prej tyre:

    Asiri - Asiria, Bizanti, Egjipti, Frigji - Frigjia, Kin, Libi - Libi a, Mikenë - Mikena, Olimp - Olimpi, Polib - Polibi, Polinezi - Polinezia, Siri - Siria, Skiti - Skitia; asirian, bizantin, egjiptian, frigas, libian etj.

    d) Fjalët dhe emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu shkruhen edhe në shqipen me au, eu:

    audiencë, auditor, autarki, autentik, autobus, autokrat, autokton, automat, automobil, autonomi, autopsi, (kisha) autoqefale, autor, autoritet, autorizim, autostradë, kozmonaut, maurët, mauzole, tautologji etj.; eufemizëm, eufoni, eufori, eukalipt, eunuk, euritmi, leucemi, leukocite, neurolog, neurologji, neuromë, neuron, neutral, neutron, pleur - pleura, pleunit, pseudonim, reumatizëm etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të tipave të mësipërm:

    Audata, August - Augusti, Aurora, Australi - Australia, Centaur - Centauri, Glauk - Glauku, Kaukaz - Kaukazi, Mauritani - Mauritania etj.; Euripidi, Eube - Eubeja, Euklid - Euklidi, Pleurat - Pleurati, Teuta etj.

    S h ë n i m. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me v: Evropë, evropian, nevralgji, nevralgjik, nevrasteni, nevrastenik, nevrik.

    dh) Fjalët dhe emrat e përveçëm të burimit latin-roman me kua, kue, kui, kuo shkruhen me tog zanor (ua, ue, ui, uo):

    akuarel, ekuacion, ekuator, kuadër, kuadrat, kuadraturë, kualifikim, kualifikoj, (teoria e) kuanteve, kuarc, kuartet, (epoka) kuaternare etj.;

    kuestor, kuesturë, sekuestrim, sekuestroj etj.;

    ekuilibër, ekuinoks, ekuivalencë, ekuivalent, kolokuium, kuintal, kuitancë, kuintesencë, kuintet, Kuintiliami, rekuiem etj;

    kuorum, kuotë, kuotizacion etj.

    e) Fjalët e huaja me -oo- shkruhen me -oo- edhe në shqipen:

    alkool, kooperativë, kooptoj, koordinatë, zoogjeograft, zoolog, zoomorfizëm, zoopatologji, zooteknik etj.

    ë) Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç a me s:

    acetik, acetilen, celebrim, celebroj, celofan, celsius, celulë, celulozë, censure, centilitër, centimetër, central, centralist, centralizoj, centurion, cerebral, ceremoni, certifikatë, cezurë, docent, dolikocefal, kancelar, koncept, koncert, koncesion, leucemi, lice, procedoj, procedurë, proces, tercet etj.;

    agjenci, agjitacion, cikël, ciklamin, ciklik, ciklon, ciklostil, cilindër, cilindrik, cinik, cinizëm, cinkograf, cinkografi, cirilik, cirk, cisternë, citat, citoj, citrat, civil, deficit, delegacion, elektricist, garanci, incizoj, klasicist, klasicizëm, konciz, laicizëm, nacional, provincial, publicist, publicistikë, racion, recension, revolucion, social, socialist, special, specialist, stoicizëm, suficit, teoricien, terciar etj. Po kështu shkruhet bilanc - bilanci (dhe jo bilaç-i).

    Në pajtim me këtë rregull edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie shkruhen me c:

    Barcelona, Centauri, Cerberi, Cezari, Cikladet, Ciklopi, Cincinati, Horaci, Lukreci, Marciali, Mecena, Sicilia (po kështu sicilian) etj.

    S h ë n i m 1. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me ç: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento, motoçikletë.

    S h ë n i m 2. Shkruhen me s fjalët: dispensë, mensë.

    S h ë n i m 3. Shkruhen me k fjalët: keltët, keltishtja, kibernetikë, kimograf, kinema, makinë, makineri, makinist dhe me q fjalët: autoqefal, dioqezë, Maqedoni - Maqedonia, maqedonas, qeramikë.

    f) Shkruhen me d, t e jo me dh, th fjalët ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër si:

    anhidrik, anodë, daktilik, dekagram, dekametër, deltë, demografi, demokraci, demon, despot (sundimtar absolut), despotik, diademë, diafragmë, diagnozë, diagonale, dialekt, dialektikë, dialog, diamant, diametër, diatezë, didaktik, didaskalik, diplomaci, diplomat, diplomë, disk, hidrogjen, katodë, metodë, olimpiadë, ortopedi, pedagog, pedagogji etj.;

    antipati, antologji, antropolog, apati, apoteozë, aritmetikë, aritmi, artrit, ateist, ateizëm, atlet, atletikë, ditiramb, entuziazëm, epitet, estetikë, eter, etnografi, etnos, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, kartotekë, liturgji, maratonë, metil, paleontotogji, patolog, patos, politeizëm, ritëm, simpati, sintezë, telepati, temë, teologji, teoremë, teori, terapi, termik, termodinamikë, termometër, termos etj.

    Shkruhen me d, t edhe emrat e përveçëm grekë e romakë të tipave të mesipërm:

    Adonis, Afërdita, Alkibiadi, Dedali, Delfi, Demetra, Demokriti, Demosteni, Diodori, Diogjeni, Diomedi, Dioskurët, Dodona, Driadat, Edesa, Epaminonda, Fedra, Heliodori, Herodoti, Hesiodi, Hidra, Iliada, Gadishulli Kalkidik, Kolkida, Leonida, Medeja, Miltiadi, Odiseu, Pelidi, Pindari, Simonidi, Teodoriku etj.;

    Atena, Etiopia, Itaka, Jugurta, Kartagjena, Korinti, Maratona, Metodi, Mitridati, Prometeu, Skitia, Teba, Teodosi, Teokriti, Termopilet, Tesalia, Tesprotia, tesprotët, Teti, Tezeu, Trakia, Zakinti etj.

    S h ë n i m. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me dh, th (dhe jo me d, t) fjalët dhe emrat e përveçëm që janë kryesisht të përdorimit popullor: dhaskal, dhespot (titull fetar), dhiqel, dhisk (= tabaka), dhjak, idhull, llambadhë; themel, thimjam etj.; Alqiviadh, Dhimitër, Dhimosten; Athina, Athinë, Kleanth, Thanas, Themistokli, Theodhor, Theohar etj.

    g) në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g:

    agjenci, agjent, agjitacion, agjitator, angjinare, angjinë, antropologji, biologji, borgjez, dermatologji, dramaturgji, egjidë, elegji, embriologji, energjetikë, energjik, farmakologji, filologji, fiziologji, gjenealogji, gjeneral, gjenerator, gjenetik, gjenezë, gjeni, gjeometri, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, gjips, hegjemoni, hemorragji, heterogjen, hidrogjen, higjienë, homogjen, ideologji, kirurgji, legjendë, legjion, legjislacion, letargji, liturgji, logjikë, meteorologji, metodologji, mitologji, oksigjen, orgji, patologji, pedagogji, psikologji, regjent, regjim, regjistër, sugjestion, trilogji etj.

    Me gj shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave: Augjias, Egjeu, Egjina, Egjipti, Egjisti, Eugjen, Gjeorgjia, Ifigjenia, Virgjili etj.

    Po me gj shkruhen edhe fjalët e emrat e përveçëm nga burime të tjera, të cilët janë të tipave fonetikë të mësipërm, si algjebër, algjebrik, gjiboni, gjirafë etj.; Algjer - Algjeri, Algjeria, Belgjikë, Gjermani - Gjermania, Gjenevë, Gjenovë, Gjibraltar - Gjibraltari etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, inxhinieri, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj, xhirues, si edhe fjalët xhaketë, xhelatinë, xhol.

    gj) Shkruhen me j dhe jo me zh ose xh fjalët:

    adjutant, juri, juridik, jurist, jurisprudencë, projekt, projektim, projektoj, projektor (aparat), projektligj, projektplan.

    Por shkruhen me zh fjalët që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja:

    grupazh, shantazh, zhargon, zhongler, zhul (term i fizikës), zhupon etj.

    h) Shkruhen me gn fjalët: agnosticizëm, gneis, gnom, gnoseologji, gnostik, inkognito, magnat, magnet, magnetik - magnetike, magnetizëm, magnetizoj, magnetofon, magnez dhe me nj fjalët: dinjitet, injorancë, injorant, linjit, manjolie etj.

    i) Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-:

    halucinacion, harmoni, harmonikë, harmonizoj, harpë, hebraik, hedonizëm, hegjemoni, hekatombë, hektolitër, hekzaklorant, hekzametër, helenist, helikë, helikopter, heliocentrik, helioterapi, helotët, hematit, hemisferë, hemofili, hemoglobinë, herbarium, herbicidet, heretik, hermetik, hero, heterogjen, hibrid, hidraulik, hidrocentral, hidrogjen, hier-arki, hieroglif, hieromonak, higrometër, higjienë, himn, hiperbolë, hipertension, hipizëm, hipnozë, hipodrom, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, histeri, histologji, histori, homogjen, homonimi, horizont, horizontal, hormon, humanizëm, humus etj.; po kështu: inhalacion, inherent, koherent, kohezion, rehabilitoj etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave, si edhe emrat e tjerë të përveçëm që janë fonetikisht të ngjashëm me ta:

    Halikarnasi, Hamilkari, Hanibali, Hasdrubali, Hefesti, Hektori, Hekuba, Helespont - Helesponti, Helena, Heliodori, Hera, Herakliu, Herkuli, Hermiona, Hermogjeni, Herodi, Herodoti, Hesiku, Hesiodi, Hidra, Hiparku, Hiperioni, Hipia, Hipokrati, Hipoliti, Homeri, Honori, Horaci etj.

    Habarovsk, Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Hanxhou, Harkov, Havai, Havanë, Helsinki, Himalaja, Holandë, Honduras, Hungari etj.

    j) Shkruhen me k fjalët e terminologjisë tekniko-shkencore ndërkombëtare që e kanë burimin te greqishtja e vjetër dhe që përmbajnë tema, të cilat në këtë gjuhë kanë pasur një χ (h):

    anakronik, anakronizëm, anarki, anarkik, anarkist, arkaik, arkaizëm, arkeolog, arkeologji, arkimandrit, arkipelag, arkitekt, arkitekturë, arkiv, arkivol, brakicefal, brakiopodët, ekinokok, iktiolog, hipokondri, kalkopirit, kameleon, kaos, kaotik, karakter, karakteristik, kilogram, kilometër, kimerik, kimi, kirurg, klor, kloroform, koreografi, krestomaci, krizantemë, krom, kronik, kronikë, kronometër, monark, monarki, oligarki, orkestër, pakidermë, psikiatër, psikik, psikologji, psikozë, teknikë, teknologji, tektonik, trokaik etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: Akili, Aristarku, Arkiloku, Arkimedi, Baku (=Dionizi), Eskili, Kaonia, Karonti, Kerson, Kimera, Kios, Kolkida, Kriseida, Krisi, Krisipi, Krisobuli, Kronosi, Plutarku, Telemaku etj.

    k) Fjalët e huaja që në gjuhën shqipe kanë një -ks- të ndjekur nga një -io-, në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ks dhe jo me kc:

    abstraksion, aksiomë, aksion, deduksion, diksion, fraksion, fraksionist, funksion, funksionar, funksionoj, induksion, infeksion, injeksion, juri-diksion, leksion, reaksion, sanksion, seleksion, seleksionoj etj.

    l) Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza:

    ekscentrik, ekskavator, ekskluziv, ekskursion, ekspansion, ekspeditë, eksperiment, ekspertizë, eksplorator, eksploroj, eksponent, eksport, ekspozitë, ekspres, ekspresionizëm, ekspresiv, ekstazë, eksterritorialitet, ekstravagant etj.;

    ekzakt, ekzaltoj, ekzaminim, ekzaminoj, (tifo) ekzantematike, ekzekutim, ekzekutiv, ekzekutoj, ekzemë, ekzistencë, ekzistencializëm etj.;

    ekzocentrtk, ekzodermë, ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.;

    hekzametër, hekzaklorant etj.

    11) Fjalët e huaja që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l e jo me ll:

    alfa, algoritëm, ambulancë, ambulant, anakolutë, analogji, antologji, arkipelag, atlas, balonë, balsam, bilanc, biolog, bulon, deklaratë, dialog, diplomaci, diplomat, diplomë, duel, etimologji, fals, falsifikim, filokserë, filologji, filoshqiptar, fiziologji, flotë, galaktikë, gjenealogji, gjeolog, gjeologji, halogjen, halucinacion, hemoglobinë, holandez, hotel, ideolog, ideologji, ilustrim, iluzion, kilogram, klasë, klasik, kolonë, koloni, kolonial, kolonjë, kolos, kolosal, komplot, komplotoj, konsultë, leksikologji, logaritëm, logjikë, lokomotivë, lord, lotari, luks, luster, lustroj, metalurgji, mitologji, monolog, nekrologji, neologjizëm, patolog, pilot, plagjiat, plan, planet, planifikim, plastik, platin, psalm, psalt, psikolog, rezultat, sandale, silogjizëm, skolastikë, sociologji, spekuloj, tabelë, tablo, tautologji, teologji, terminologji, vulgar, vulgarizim, zoologji etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:

    Apolon - Apoloni, Apoloni - Apolonia, Atlantida, Atlantiku, Babiloni - Babilonia, Galatea, Lukian - Lukiani, Pelagonia, Peloponezi, Penelopa, Platoni, Plutoni, Salusti, Scila etj.

    S h ë n i m 1. Në pajtim me shqiptimin popullor të ngulitur prej kohësh, shkruhen me ll fjalët: apostull, atllas (lloj pëlhure), ballkanik, ballkon, bllok, bllokadë, bllokoj, bullgar, busull, çokollatë, dishepull, galloshe, gorillë, gumallak, idhull, kabllo, kabllogram, karamanjollë, kapitull, kapitullim, kapitulloj, konsull, konsullatë, kontroll, kontrolloj, kontrollor, llogari, llogaritar, nitrollak, orakull, pallto, pllakat, protokoll, sallam, sallë, sallon, vullkan, vullkanik, vullkanizim etj.

    S h ë n i m 2. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub etj. dhe me ll: basketboll, futboll, hendboll, penallti, volejboll etj.

    S h ë n i m 3. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: bolshevik, kolkoz, komsomolas, polak, polka etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak, slloven etj.; po kështu Bjellorusi.

    m) Fjalët e huaja që janë marrë kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr e jo me r:

    arrestim, arrestoj, arrivist, arrogance, barrikadë, hemorragji, irracional, karrierë, karrierist, katarr, korrekt, korrekturë, korrelacion, korrespondencë, korridor, korrigjoj, serrë, surrealizëm, surrogat, tarracë, territor, terror, terrorist etj.

    n) Fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja a nga gjuhët romane ose që janë formuar në shqipen me elemente të këtyre gjuhëve, tek të cilat ato kanë një s ndërzanore, shkruhen me z:

    afazi, aferezë, analizë, apoteozë, artizanat, aziatik, azil, bazë, bazilikë, bizon, cezurë, dezertim, dezertoj, dezinfektim, dezinfektoj, diagnozë, diatezë, dierezë, dinozaur, dioqezë, divizion, dizenteri, dozë, entuziazëm, ezofag, fazë, fibrozë, filozof, filozofi, fizikan, fizikë, fiziologji, fizionomi, fizioterapi (po kështu edhe fizkulturë, fizkulturist), ftiziatër, frazeologji, gjenezë, herezi, hidrolizë, hipnozë, hipokrizi, hipostazë, hipotenuzë, hipo-tezë, izoglosë, izolacionizëm, izolant, izomorf, izotermik, tzotop, kazermë, kazino, kazuistikë, klauzolë, krizantemë, krizë, laktozë, metamorfozë, metastazë, metatezë, mezolit, mizantrop, mozaik, muzë, muzikë, muzikor, narkozë, osmozë, parazit, poezi, pozë, pozicion, pozitë, pozitiv, prognozë, protezë, prozë, prozodi, psikozë, rezervë, rezolutë, rezultat, sintezë, teozofi, tezë, trombozë, uzinë, uzurpator, uzurpoj, vazelinë, vizitë, vizitoj etj.

    Me z shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:

    Azia, Belizari, Brazili, Dionizi, Elizi, Elizabeta, Ezopi, Izokrati, Kazablanka, Lozana, Piza, Polinezia, Raguza, Sirakuza, Tezeu, Tuniz, Tunizia, Venezuela etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me s fjalët: president, presidium dhe emrat e përveçëm: Efesi, Hesiodi, Hesiku, Isaia, Isidori, Isis, Kresi, Lisia, Lisimaku, Lisistrata, Mesopotamia, Moisiu, Nausika, Osiris, Pisistrati, Poseidoni, Teodosi, Trasibuli, Trasimeni etj.

    nj) Shkruhen me -z- në të gjitha trajtat e tyre fjalët me -izëm e -azëm:

    abstraksionizëm, abstraksionizmi; arkaizëm, arkaizmi; ateizëm, ateizmi; bektashizëm, bektashizmi; burokratizëm, burokratizmi; centralizëm, centralizmi; djathtizëm, djathtizmi; dualizëm, dualizmi; feudalizëm, feudalizmi; globalizëm, globalizmi; historizëm, historizmi; iluminizëm, iluminizmi; klasicizëm, klasicizmi; komunizëm, komunizmi; leninizëm, 1eninizmi; majtizëm, majtizmi; marksizëm, marksizmi; optimizëm, optimizmi; prizëm, prizmi; realizëm, realizmi; revizionizëm, revizionizmi; romantizëm, romantizmi; silogjizëm, silogjizmi; socializëm, socializmi, shkollarizëm, shkollarizmi; shovinizëm, shovinizmi; zyrtarizëm, zyrtarizmi etj.;

    entuziazëm, entuziazmi; pleonazëm, pleonazmi; sarkazëm, sarkazmi etj.

    o) Shkruhen me -zm- e jo me -sm- fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër ose që janë ndërtuar me elemente të kësaj gjuhe:

    fantazmë, kozmetik, kozmik, kozmodrom, kozmogoni, kozmografi, kozmonaut, kozmopolit, kozmos, plazmë, protoplazmë, sizmik, sizmograf etj.

    p) Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor:

    dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj.

    q) Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me parashtesën trans- e ruajnë gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim:

    disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer, disponoj, dispozitë etj.; transaksion, transatlantik, transfuzion, transistor, transit, transliterim, transmetim, transoqeanik, transport etj.

    r) Shkruhen me s fjalët e huaja që në gjuhët e burimit kanë -ss-:

    asimilim, disertacion, glosar, kolos, kolosal, mision, pesimist, regjisor etj.;

    Abisinia, Asiria, Mesina, Odesa, Tesalia etj.; po kështu mesapët, molosët etj.

    rr) Shkruhen me -s- e jo me -z- fjalët e huaja të formuara me anën e parashtesës a- prej fjalësh me s nistore:

    aseptik, asimetri, asimetrik, asimptotë, asizmik, asocial etj.

    § 37

    Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështetet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Me përjashtim të rr-së, bashkëtingëlloret dyfishe të këtyre emrave nuk ruhen në shkrim në gjuhën shqipe.

    Kështu, shkruhen:

    Aligieri, Atila, Bajron, Bethoven, Bop, Brams, Çehov, Dostojevski, Dvorzhak, Dyma, Eimnesku, Fadejev, Gëte, Gorki, Hajne, Hygo, Kamoensi, Karaxhale, Karduçi, Kozhbuk, Kujbishev, Lu Sin, Manxoni, Mickieviç, Monteskjë, Moxart, Myse, Pestaloci, Petëfi, Rabindranat Ta gore, Rasin, Saltikov-Shedrin, Sun Jat Sen, Shekspir, Sheli, Shiler, Shopen, Shtajnbek, Tomas Man, Turgeniev, Vagner, Vilhelm Tel, Volter, Xherzhinski, Zhan-Zhak Ruso etj.; Amazona, Azerbajxhan, Bejrut, Bohemi, Bolonjë, Bombei, Bon, Bordo, Budapest, Bukuresht, Delhi, Dresden, Filipinet, Hagë, Hartum, Havai, Havanë, Helsinki, Jenisei, Johanesburg, Kajro, Kalkuta, Kaukaz, Këln, Kopenhagë, Krakov, Lajpcig, Leningrad, Lihtenshtajn, Liverpul, Lozanë, Luarë, Majakovski, Majer, Mançester, Melburn, Misisipi, Napoli, Neva, Niagara, Nju-Jork, Odesa, Onega, Oslo, Otava, Pragë, Rio-de-Zhanejro, Sahalin, Senë, Sidnei, Sofje, Stokholm, Suez, Tajlandë, Tula, Tunizi, Uashington, Valencia, Varshavë, Vyrtemberg, Xhamajka etj.;

    Arras, Andorra, Kamberra, Sierra-Leone etj.

    S h ë n i m l. Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të l-së në këto gjuhë, shkruhen pergjithësisht me l:

    Arhangelsk, Bajkal, Balistok, Blagojev, Bratislava, Dobrolubov, Glinka, Gogol, Jalta, Kaluga, Ladoga, Lermontov, Lobaçevski, Lomonosov, Lodz, Lublin, Ludmila, Luganski, Lunaçarski, Milan, Milorad, Milosh, Mladenov, Oblomov, Pavlov, Poloni, Ruslan, Sverdlov, Tula, Ural, Vladimir, Vladivostok, Volodarski, Volodja, Vroclav etj.

    S h ë n i m. 2. Emrat e përveçëm më -lj të burimit rus shkruhen me -l:

    Belinski, Çajkovski, Dostojevski, Gorki, Musorgski, Stanislavski etj.

    S h ë n i m 3. Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe:

    Bruksel, Kazan, Korfuz, Moskë, Orel, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj.

    ______________________
    12. Në shfaqjen e parë të një emri të kësaj kategorie mund të shënohet në kllapa edhe shkrimi i tij sipas grafisë së gjuhës nga buron.

    13.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    III. DISA TIPA FFALËSH ME PREJARDHJE TË HUAJ DHE EMRASH TË PIRVEÇËM TË HUAJ

    § 36

    Fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën tonq kryesisht pas Shpalljes së Pavarësisë, në përgjithësi nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë sidomos terminologjisë tekniko-shkencore, shkruhen kështu:

    a) Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-:

    -ia-: amiant, australian, austriak, aviator, aziatik, ballkaniadë, bolivian, brazilian, diabet, diagnozë, diagonale, diagram, dialekt, dialektik, dialog, diamant, diametër, diapazon, diapozitiv, diare, diatezë; dhiatë, elegjiak, financiar, ftiziatër, gjenial, gjeorgjian, imperialist, indonezian, industrial, iranian, italian, (kalendari) gregorian, (kalendari) julian, kambial, kardiak, kolonial, kolonializëm, material, materializëm, miliard, olimpiadë, pediatër, piano, pianist, psikiatër, racial, special, specialist, variant etj.;

    -ie-: ambicie, arie, bankier, dietë, hierarki, hieroglif, higjienë, kantier, karrierë, karrocier, magazinier, malarie, materie, minierë, mumie, pionier, portier, tastierë, variete etj.;

    -io-: agresion, agjitacion, aksiomë, aksion, aluzion, ambicioz, antibiotik, aviacion, bakteriolog, batalion, bibliotekë, bilion, biografi, biologji, delegacion, dioqezë, disertacion, dispozicion, diversion, ekspresionizëm, fiziologji, fizionomi, funksion, idiomë, idiot, iluzion, impresionizëm, injeksion, kamion, kinostudio, koleksion, komision, komunikacion, koncesion, legjion, leksion, lokucion, milion, miop, mision, nacionalizim, nocion, racionalizim, radio, reaksion, reaksionar, recension, revolucion, sanksion, seksion, sesion, simbiozë, stacion, studio, televizion, version, violinë etj.;

    -iu-: akuarium, barium, helium, herbarium, iridium, kalcium, kalium, po kështu kolokuium; koniunkturë, magnezium, moratorium, natrium, silicium, simpozium, stadium etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të huaj të tipave të mësipërm:

    Diana, Iliada, Miltiadi, Oktaviani, Santiago; Danieli, Lavuazie, Molieri, Robespieri, Sevilie; Berliozi, Diogjeni, Diokleciani, Etiopia, Hesiodi, Niobe, Tokio, Violeta etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me -ja-, -je-, -jo-, -ju- fjalë si: havjar, plejadë; adjektiv, bjellogardist, konvejer, medalje, objekt, objektiv, objektivizëm, projekt, sovjet, sovjetik, subjekt, subjektiv, subjektivizëm, trajektore, vjenez; bajonetë, fjord, major, rajon, pavijon; adjudikatë, adjutant etj.

    b) Fjalët dhe emrat e përveçëm që nisin me togjet e mësipërme, shkruhen me ja-, je-, jo-, ju-:

    jafetik, jaht, jamb, janki, japigët, jard; jeniçer, jezuit; jod, jon, jonizim; jug, juri, juridik, jurisprudencë, jurist, justifikim etj.;

    Jakutia, Jalta, Jasoni; Jemen, Jenisei, Jeronim, Jerusalem; Jokasta, Jokohama, (deti) Jon, Jordan; Jupiteri, Justiniani, Juvenali etj.

    c) Fjalët dhe emrat e përveçëm me aj, ej, oj, uj shkruhen me j kur këto grupe janë në trup të tyre, por me i kur grupet në fjalë janë fundore:

    lajtmotiv, kombajnë, kombajner; fejton, konvejer, trolejbus, volejboll; bojkotoj, trojka etj.;

    Azerbajxhan, Bajkal, Bajron, Hajnan, Hajne, Kajro, Lajpcig, Majer, Malajzia, Sajgon, Tajlandë, Tajvan, Versajë, Xhamajka; Bejrut, Cejlon, Marsejë, Rejkjavik, Rio-de-Zhanejro; Llojd, Rojter, Troja; Kujbishev etj.;

    Havai, Kolontai, Mamai, Paraguai, Shangai, Uruguai; Bombei, Broduei, Faradei, Jenisei, Koçubei, Sergei, Sidnei; Hanoi, Koshevoi, Sedoi, Tolstoi etj.; por tramvaj, hokej, koktej, kauboj.

    ç) Fjalët dhe emrat e përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y (ipsilon), shkruhen me i:

    amidon, analizë, anonim, antonim, antroponim, asintetik, bariton, brakicefal, cinik, daktilografist, dinamo, dinasti, distik, distrofi, dizenteri, dolikocefal, ekinokok, elektrolizë, etimologji, faring, filogjenezë, fizikë, fiziologji, fizionomi, ftiziatër, glicerinë, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, hidrocentral, hidrogjen, himn, hiperbolë, hipertension, hipnotizim, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, homonim, idil, katalizator, klorofil, kriptogram, kristal, ksilofon, laring, limfë, linotip, martir, metonimi, mister, mistik, mit, mitologji, mizantrop, nimfë, oksigjen, olimpiadë, pirik, pirografi, poligjenezë, politeknik, psikiatri, psikik, psikolog, ritëm, silogjizëm, simbiozë, simbol, simfoni, simetri, simpati, simptomë, sinagogë, sinekdokë, sinkroni, sinonim, sinoptik, sintagmë, sintaksë, sintezë, skit, stilistikë, stilograf, tip, tipografi, tiran etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie, si edhe fjalët e formuara prej tyre:

    Asiri - Asiria, Bizanti, Egjipti, Frigji - Frigjia, Kin, Libi - Libi a, Mikenë - Mikena, Olimp - Olimpi, Polib - Polibi, Polinezi - Polinezia, Siri - Siria, Skiti - Skitia; asirian, bizantin, egjiptian, frigas, libian etj.

    d) Fjalët dhe emrat e përveçëm, kryesisht me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu shkruhen edhe në shqipen me au, eu:

    audiencë, auditor, autarki, autentik, autobus, autokrat, autokton, automat, automobil, autonomi, autopsi, (kisha) autoqefale, autor, autoritet, autorizim, autostradë, kozmonaut, maurët, mauzole, tautologji etj.; eufemizëm, eufoni, eufori, eukalipt, eunuk, euritmi, leucemi, leukocite, neurolog, neurologji, neuromë, neuron, neutral, neutron, pleur - pleura, pleunit, pseudonim, reumatizëm etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të tipave të mësipërm:

    Audata, August - Augusti, Aurora, Australi - Australia, Centaur - Centauri, Glauk - Glauku, Kaukaz - Kaukazi, Mauritani - Mauritania etj.; Euripidi, Eube - Eubeja, Euklid - Euklidi, Pleurat - Pleurati, Teuta etj.

    S h ë n i m. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me v: Evropë, evropian, nevralgji, nevralgjik, nevrasteni, nevrastenik, nevrik.

    dh) Fjalët dhe emrat e përveçëm të burimit latin-roman me kua, kue, kui, kuo shkruhen me tog zanor (ua, ue, ui, uo):

    akuarel, ekuacion, ekuator, kuadër, kuadrat, kuadraturë, kualifikim, kualifikoj, (teoria e) kuanteve, kuarc, kuartet, (epoka) kuaternare etj.;

    kuestor, kuesturë, sekuestrim, sekuestroj etj.;

    ekuilibër, ekuinoks, ekuivalencë, ekuivalent, kolokuium, kuintal, kuitancë, kuintesencë, kuintet, Kuintiliami, rekuiem etj;

    kuorum, kuotë, kuotizacion etj.

    e) Fjalët e huaja me -oo- shkruhen me -oo- edhe në shqipen:

    alkool, kooperativë, kooptoj, koordinatë, zoogjeograft, zoolog, zoomorfizëm, zoopatologji, zooteknik etj.

    ë) Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç a me s:

    acetik, acetilen, celebrim, celebroj, celofan, celsius, celulë, celulozë, censure, centilitër, centimetër, central, centralist, centralizoj, centurion, cerebral, ceremoni, certifikatë, cezurë, docent, dolikocefal, kancelar, koncept, koncert, koncesion, leucemi, lice, procedoj, procedurë, proces, tercet etj.;

    agjenci, agjitacion, cikël, ciklamin, ciklik, ciklon, ciklostil, cilindër, cilindrik, cinik, cinizëm, cinkograf, cinkografi, cirilik, cirk, cisternë, citat, citoj, citrat, civil, deficit, delegacion, elektricist, garanci, incizoj, klasicist, klasicizëm, konciz, laicizëm, nacional, provincial, publicist, publicistikë, racion, recension, revolucion, social, socialist, special, specialist, stoicizëm, suficit, teoricien, terciar etj. Po kështu shkruhet bilanc - bilanci (dhe jo bilaç-i).

    Në pajtim me këtë rregull edhe emrat e përveçëm të kësaj kategorie shkruhen me c:

    Barcelona, Centauri, Cerberi, Cezari, Cikladet, Ciklopi, Cincinati, Horaci, Lukreci, Marciali, Mecena, Sicilia (po kështu sicilian) etj.

    S h ë n i m 1. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me ç: biçikletë, çiklist, çiklizëm, çimento, motoçikletë.

    S h ë n i m 2. Shkruhen me s fjalët: dispensë, mensë.

    S h ë n i m 3. Shkruhen me k fjalët: keltët, keltishtja, kibernetikë, kimograf, kinema, makinë, makineri, makinist dhe me q fjalët: autoqefal, dioqezë, Maqedoni - Maqedonia, maqedonas, qeramikë.

    f) Shkruhen me d, t e jo me dh, th fjalët ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër si:

    anhidrik, anodë, daktilik, dekagram, dekametër, deltë, demografi, demokraci, demon, despot (sundimtar absolut), despotik, diademë, diafragmë, diagnozë, diagonale, dialekt, dialektikë, dialog, diamant, diametër, diatezë, didaktik, didaskalik, diplomaci, diplomat, diplomë, disk, hidrogjen, katodë, metodë, olimpiadë, ortopedi, pedagog, pedagogji etj.;

    antipati, antologji, antropolog, apati, apoteozë, aritmetikë, aritmi, artrit, ateist, ateizëm, atlet, atletikë, ditiramb, entuziazëm, epitet, estetikë, eter, etnografi, etnos, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, kartotekë, liturgji, maratonë, metil, paleontotogji, patolog, patos, politeizëm, ritëm, simpati, sintezë, telepati, temë, teologji, teoremë, teori, terapi, termik, termodinamikë, termometër, termos etj.

    Shkruhen me d, t edhe emrat e përveçëm grekë e romakë të tipave të mesipërm:

    Adonis, Afërdita, Alkibiadi, Dedali, Delfi, Demetra, Demokriti, Demosteni, Diodori, Diogjeni, Diomedi, Dioskurët, Dodona, Driadat, Edesa, Epaminonda, Fedra, Heliodori, Herodoti, Hesiodi, Hidra, Iliada, Gadishulli Kalkidik, Kolkida, Leonida, Medeja, Miltiadi, Odiseu, Pelidi, Pindari, Simonidi, Teodoriku etj.;

    Atena, Etiopia, Itaka, Jugurta, Kartagjena, Korinti, Maratona, Metodi, Mitridati, Prometeu, Skitia, Teba, Teodosi, Teokriti, Termopilet, Tesalia, Tesprotia, tesprotët, Teti, Tezeu, Trakia, Zakinti etj.

    S h ë n i m. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh, shkruhen me dh, th (dhe jo me d, t) fjalët dhe emrat e përveçëm që janë kryesisht të përdorimit popullor: dhaskal, dhespot (titull fetar), dhiqel, dhisk (= tabaka), dhjak, idhull, llambadhë; themel, thimjam etj.; Alqiviadh, Dhimitër, Dhimosten; Athina, Athinë, Kleanth, Thanas, Themistokli, Theodhor, Theohar etj.

    g) në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g:

    agjenci, agjent, agjitacion, agjitator, angjinare, angjinë, antropologji, biologji, borgjez, dermatologji, dramaturgji, egjidë, elegji, embriologji, energjetikë, energjik, farmakologji, filologji, fiziologji, gjenealogji, gjeneral, gjenerator, gjenetik, gjenezë, gjeni, gjeometri, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, gjips, hegjemoni, hemorragji, heterogjen, hidrogjen, higjienë, homogjen, ideologji, kirurgji, legjendë, legjion, legjislacion, letargji, liturgji, logjikë, meteorologji, metodologji, mitologji, oksigjen, orgji, patologji, pedagogji, psikologji, regjent, regjim, regjistër, sugjestion, trilogji etj.

    Me gj shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave: Augjias, Egjeu, Egjina, Egjipti, Egjisti, Eugjen, Gjeorgjia, Ifigjenia, Virgjili etj.

    Po me gj shkruhen edhe fjalët e emrat e përveçëm nga burime të tjera, të cilët janë të tipave fonetikë të mësipërm, si algjebër, algjebrik, gjiboni, gjirafë etj.; Algjer - Algjeri, Algjeria, Belgjikë, Gjermani - Gjermania, Gjenevë, Gjenovë, Gjibraltar - Gjibraltari etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me xh dhe jo me gj fjalët: inxhinier, inxhinieri, xhandar, xhandarmëri, xhenier, xhenio, xhirim, xhiro, xhiroj, xhirues, si edhe fjalët xhaketë, xhelatinë, xhol.

    gj) Shkruhen me j dhe jo me zh ose xh fjalët:

    adjutant, juri, juridik, jurist, jurisprudencë, projekt, projektim, projektoj, projektor (aparat), projektligj, projektplan.

    Por shkruhen me zh fjalët që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja:

    grupazh, shantazh, zhargon, zhongler, zhul (term i fizikës), zhupon etj.

    h) Shkruhen me gn fjalët: agnosticizëm, gneis, gnom, gnoseologji, gnostik, inkognito, magnat, magnet, magnetik - magnetike, magnetizëm, magnetizoj, magnetofon, magnez dhe me nj fjalët: dinjitet, injorancë, injorant, linjit, manjolie etj.

    i) Shkruhen me h- fjalët që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-:

    halucinacion, harmoni, harmonikë, harmonizoj, harpë, hebraik, hedonizëm, hegjemoni, hekatombë, hektolitër, hekzaklorant, hekzametër, helenist, helikë, helikopter, heliocentrik, helioterapi, helotët, hematit, hemisferë, hemofili, hemoglobinë, herbarium, herbicidet, heretik, hermetik, hero, heterogjen, hibrid, hidraulik, hidrocentral, hidrogjen, hier-arki, hieroglif, hieromonak, higrometër, higjienë, himn, hiperbolë, hipertension, hipizëm, hipnozë, hipodrom, hipokrit, hipotekë, hipotenuzë, hipotezë, histeri, histologji, histori, homogjen, homonimi, horizont, horizontal, hormon, humanizëm, humus etj.; po kështu: inhalacion, inherent, koherent, kohezion, rehabilitoj etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtyre tipave, si edhe emrat e tjerë të përveçëm që janë fonetikisht të ngjashëm me ta:

    Halikarnasi, Hamilkari, Hanibali, Hasdrubali, Hefesti, Hektori, Hekuba, Helespont - Helesponti, Helena, Heliodori, Hera, Herakliu, Herkuli, Hermiona, Hermogjeni, Herodi, Herodoti, Hesiku, Hesiodi, Hidra, Hiparku, Hiperioni, Hipia, Hipokrati, Hipoliti, Homeri, Honori, Horaci etj.

    Habarovsk, Hagë, Hamburg, Hanoi, Hanover, Hanxhou, Harkov, Havai, Havanë, Helsinki, Himalaja, Holandë, Honduras, Hungari etj.

    j) Shkruhen me k fjalët e terminologjisë tekniko-shkencore ndërkombëtare që e kanë burimin te greqishtja e vjetër dhe që përmbajnë tema, të cilat në këtë gjuhë kanë pasur një χ (h):

    anakronik, anakronizëm, anarki, anarkik, anarkist, arkaik, arkaizëm, arkeolog, arkeologji, arkimandrit, arkipelag, arkitekt, arkitekturë, arkiv, arkivol, brakicefal, brakiopodët, ekinokok, iktiolog, hipokondri, kalkopirit, kameleon, kaos, kaotik, karakter, karakteristik, kilogram, kilometër, kimerik, kimi, kirurg, klor, kloroform, koreografi, krestomaci, krizantemë, krom, kronik, kronikë, kronometër, monark, monarki, oligarki, orkestër, pakidermë, psikiatër, psikik, psikologji, psikozë, teknikë, teknologji, tektonik, trokaik etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi: Akili, Aristarku, Arkiloku, Arkimedi, Baku (=Dionizi), Eskili, Kaonia, Karonti, Kerson, Kimera, Kios, Kolkida, Kriseida, Krisi, Krisipi, Krisobuli, Kronosi, Plutarku, Telemaku etj.

    k) Fjalët e huaja që në gjuhën shqipe kanë një -ks- të ndjekur nga një -io-, në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ks dhe jo me kc:

    abstraksion, aksiomë, aksion, deduksion, diksion, fraksion, fraksionist, funksion, funksionar, funksionoj, induksion, infeksion, injeksion, juri-diksion, leksion, reaksion, sanksion, seleksion, seleksionoj etj.

    l) Shkruhen me ks fjalët e burimit grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore, dhe me kz fjalët e po këtij burimi që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore ose temat ekzo a hekza:

    ekscentrik, ekskavator, ekskluziv, ekskursion, ekspansion, ekspeditë, eksperiment, ekspertizë, eksplorator, eksploroj, eksponent, eksport, ekspozitë, ekspres, ekspresionizëm, ekspresiv, ekstazë, eksterritorialitet, ekstravagant etj.;

    ekzakt, ekzaltoj, ekzaminim, ekzaminoj, (tifo) ekzantematike, ekzekutim, ekzekutiv, ekzekutoj, ekzemë, ekzistencë, ekzistencializëm etj.;

    ekzocentrtk, ekzodermë, ekzogami, ekzogjen, ekzotik etj.;

    hekzametër, hekzaklorant etj.

    11) Fjalët e huaja që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe, shkruhen me l e jo me ll:

    alfa, algoritëm, ambulancë, ambulant, anakolutë, analogji, antologji, arkipelag, atlas, balonë, balsam, bilanc, biolog, bulon, deklaratë, dialog, diplomaci, diplomat, diplomë, duel, etimologji, fals, falsifikim, filokserë, filologji, filoshqiptar, fiziologji, flotë, galaktikë, gjenealogji, gjeolog, gjeologji, halogjen, halucinacion, hemoglobinë, holandez, hotel, ideolog, ideologji, ilustrim, iluzion, kilogram, klasë, klasik, kolonë, koloni, kolonial, kolonjë, kolos, kolosal, komplot, komplotoj, konsultë, leksikologji, logaritëm, logjikë, lokomotivë, lord, lotari, luks, luster, lustroj, metalurgji, mitologji, monolog, nekrologji, neologjizëm, patolog, pilot, plagjiat, plan, planet, planifikim, plastik, platin, psalm, psalt, psikolog, rezultat, sandale, silogjizëm, skolastikë, sociologji, spekuloj, tabelë, tablo, tautologji, teologji, terminologji, vulgar, vulgarizim, zoologji etj.

    Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:

    Apolon - Apoloni, Apoloni - Apolonia, Atlantida, Atlantiku, Babiloni - Babilonia, Galatea, Lukian - Lukiani, Pelagonia, Peloponezi, Penelopa, Platoni, Plutoni, Salusti, Scila etj.

    S h ë n i m 1. Në pajtim me shqiptimin popullor të ngulitur prej kohësh, shkruhen me ll fjalët: apostull, atllas (lloj pëlhure), ballkanik, ballkon, bllok, bllokadë, bllokoj, bullgar, busull, çokollatë, dishepull, galloshe, gorillë, gumallak, idhull, kabllo, kabllogram, karamanjollë, kapitull, kapitullim, kapitulloj, konsull, konsullatë, kontroll, kontrolloj, kontrollor, llogari, llogaritar, nitrollak, orakull, pallto, pllakat, protokoll, sallam, sallë, sallon, vullkan, vullkanik, vullkanizim etj.

    S h ë n i m 2. Ndër fjalët me burim nga anglishtja shkruhen me l: gol, golf, kloun, klub etj. dhe me ll: basketboll, futboll, hendboll, penallti, volejboll etj.

    S h ë n i m 3. Ndër fjalët e reja të burimit sllav shkruhen me l: bolshevik, kolkoz, komsomolas, polak, polka etj. dhe me ll: bjellorus, sllav, sllovak, slloven etj.; po kështu Bjellorusi.

    m) Fjalët e huaja që janë marrë kryesisht nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë rr, shkruhen me rr e jo me r:

    arrestim, arrestoj, arrivist, arrogance, barrikadë, hemorragji, irracional, karrierë, karrierist, katarr, korrekt, korrekturë, korrelacion, korrespondencë, korridor, korrigjoj, serrë, surrealizëm, surrogat, tarracë, territor, terror, terrorist etj.

    n) Fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja a nga gjuhët romane ose që janë formuar në shqipen me elemente të këtyre gjuhëve, tek të cilat ato kanë një s ndërzanore, shkruhen me z:

    afazi, aferezë, analizë, apoteozë, artizanat, aziatik, azil, bazë, bazilikë, bizon, cezurë, dezertim, dezertoj, dezinfektim, dezinfektoj, diagnozë, diatezë, dierezë, dinozaur, dioqezë, divizion, dizenteri, dozë, entuziazëm, ezofag, fazë, fibrozë, filozof, filozofi, fizikan, fizikë, fiziologji, fizionomi, fizioterapi (po kështu edhe fizkulturë, fizkulturist), ftiziatër, frazeologji, gjenezë, herezi, hidrolizë, hipnozë, hipokrizi, hipostazë, hipotenuzë, hipo-tezë, izoglosë, izolacionizëm, izolant, izomorf, izotermik, tzotop, kazermë, kazino, kazuistikë, klauzolë, krizantemë, krizë, laktozë, metamorfozë, metastazë, metatezë, mezolit, mizantrop, mozaik, muzë, muzikë, muzikor, narkozë, osmozë, parazit, poezi, pozë, pozicion, pozitë, pozitiv, prognozë, protezë, prozë, prozodi, psikozë, rezervë, rezolutë, rezultat, sintezë, teozofi, tezë, trombozë, uzinë, uzurpator, uzurpoj, vazelinë, vizitë, vizitoj etj.

    Me z shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:

    Azia, Belizari, Brazili, Dionizi, Elizi, Elizabeta, Ezopi, Izokrati, Kazablanka, Lozana, Piza, Polinezia, Raguza, Sirakuza, Tezeu, Tuniz, Tunizia, Venezuela etj.

    S h ë n i m. Shkruhen me s fjalët: president, presidium dhe emrat e përveçëm: Efesi, Hesiodi, Hesiku, Isaia, Isidori, Isis, Kresi, Lisia, Lisimaku, Lisistrata, Mesopotamia, Moisiu, Nausika, Osiris, Pisistrati, Poseidoni, Teodosi, Trasibuli, Trasimeni etj.

    nj) Shkruhen me -z- në të gjitha trajtat e tyre fjalët me -izëm e -azëm:

    abstraksionizëm, abstraksionizmi; arkaizëm, arkaizmi; ateizëm, ateizmi; bektashizëm, bektashizmi; burokratizëm, burokratizmi; centralizëm, centralizmi; djathtizëm, djathtizmi; dualizëm, dualizmi; feudalizëm, feudalizmi; globalizëm, globalizmi; historizëm, historizmi; iluminizëm, iluminizmi; klasicizëm, klasicizmi; komunizëm, komunizmi; leninizëm, 1eninizmi; majtizëm, majtizmi; marksizëm, marksizmi; optimizëm, optimizmi; prizëm, prizmi; realizëm, realizmi; revizionizëm, revizionizmi; romantizëm, romantizmi; silogjizëm, silogjizmi; socializëm, socializmi, shkollarizëm, shkollarizmi; shovinizëm, shovinizmi; zyrtarizëm, zyrtarizmi etj.;

    entuziazëm, entuziazmi; pleonazëm, pleonazmi; sarkazëm, sarkazmi etj.

    o) Shkruhen me -zm- e jo me -sm- fjalët që burojnë nga greqishtja e vjetër ose që janë ndërtuar me elemente të kësaj gjuhe:

    fantazmë, kozmetik, kozmik, kozmodrom, kozmogoni, kozmografi, kozmonaut, kozmopolit, kozmos, plazmë, protoplazmë, sizmik, sizmograf etj.

    p) Shkruhen me -z- fjalët e huaja të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor:

    dezinfektoj, dezinfektim, dezintegroj, dezintegrim etj.

    q) Fjalët me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje dhe ato me parashtesën trans- e ruajnë gjithmonë s-në e parashtesës në shkrim:

    disharmoni, diskreditoj, diskriminim, disnivel, dispeçer, disponoj, dispozitë etj.; transaksion, transatlantik, transfuzion, transistor, transit, transliterim, transmetim, transoqeanik, transport etj.

    r) Shkruhen me s fjalët e huaja që në gjuhët e burimit kanë -ss-:

    asimilim, disertacion, glosar, kolos, kolosal, mision, pesimist, regjisor etj.;

    Abisinia, Asiria, Mesina, Odesa, Tesalia etj.; po kështu mesapët, molosët etj.

    rr) Shkruhen me -s- e jo me -z- fjalët e huaja të formuara me anën e parashtesës a- prej fjalësh me s nistore:

    aseptik, asimetri, asimetrik, asimptotë, asizmik, asocial etj.

    § 37

    Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj mbështetet përgjithësisht në shqiptimin e tyre në gjuhët përkatëse, duke iu përshtatur sistemit grafik të shqipes. Me përjashtim të rr-së, bashkëtingëlloret dyfishe të këtyre emrave nuk ruhen në shkrim në gjuhën shqipe.

    Kështu, shkruhen:

    Aligieri, Atila, Bajron, Bethoven, Bop, Brams, Çehov, Dostojevski, Dvorzhak, Dyma, Eimnesku, Fadejev, Gëte, Gorki, Hajne, Hygo, Kamoensi, Karaxhale, Karduçi, Kozhbuk, Kujbishev, Lu Sin, Manxoni, Mickieviç, Monteskjë, Moxart, Myse, Pestaloci, Petëfi, Rabindranat Ta gore, Rasin, Saltikov-Shedrin, Sun Jat Sen, Shekspir, Sheli, Shiler, Shopen, Shtajnbek, Tomas Man, Turgeniev, Vagner, Vilhelm Tel, Volter, Xherzhinski, Zhan-Zhak Ruso etj.; Amazona, Azerbajxhan, Bejrut, Bohemi, Bolonjë, Bombei, Bon, Bordo, Budapest, Bukuresht, Delhi, Dresden, Filipinet, Hagë, Hartum, Havai, Havanë, Helsinki, Jenisei, Johanesburg, Kajro, Kalkuta, Kaukaz, Këln, Kopenhagë, Krakov, Lajpcig, Leningrad, Lihtenshtajn, Liverpul, Lozanë, Luarë, Majakovski, Majer, Mançester, Melburn, Misisipi, Napoli, Neva, Niagara, Nju-Jork, Odesa, Onega, Oslo, Otava, Pragë, Rio-de-Zhanejro, Sahalin, Senë, Sidnei, Sofje, Stokholm, Suez, Tajlandë, Tula, Tunizi, Uashington, Valencia, Varshavë, Vyrtemberg, Xhamajka etj.;

    Arras, Andorra, Kamberra, Sierra-Leone etj.

    S h ë n i m l. Emrat e përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të l-së në këto gjuhë, shkruhen pergjithësisht me l:

    Arhangelsk, Bajkal, Balistok, Blagojev, Bratislava, Dobrolubov, Glinka, Gogol, Jalta, Kaluga, Ladoga, Lermontov, Lobaçevski, Lomonosov, Lodz, Lublin, Ludmila, Luganski, Lunaçarski, Milan, Milorad, Milosh, Mladenov, Oblomov, Pavlov, Poloni, Ruslan, Sverdlov, Tula, Ural, Vladimir, Vladivostok, Volodarski, Volodja, Vroclav etj.

    S h ë n i m. 2. Emrat e përveçëm më -lj të burimit rus shkruhen me -l:

    Belinski, Çajkovski, Dostojevski, Gorki, Musorgski, Stanislavski etj.

    S h ë n i m 3. Disa emra të përveçëm me prejardhje të huaj shkruhen sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe:

    Bruksel, Kazan, Korfuz, Moskë, Orel, Paris, Selanik, Stamboll, Suedi, Vjenë, Zvicër etj.

    ______________________
    12. Në shfaqjen e parë të një emri të kësaj kategorie mund të shënohet në kllapa edhe shkrimi i tij sipas grafisë së gjuhës nga buron.

    13. Për shkrimin e kategorive të veçanta të emrave të përveçëm me prejardhje të huaj, shih pikat përkatëse të § 36 të këtij kapitulli.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    IV. ÇËSHTJE GRAMATIKORE

    1. DISA TRAJTA TË SHUMËSIT TË EMRAVE DHE TË MBIEMRAVE

    § 38

    Nga emrat femërorë më -ë, shkruhen në shumës:

    a) me mbaresën -a emra si: ara - arat, arka - arkat, banka - bankat, banja - banjat, barka - barkat, biseda - bisedat, bisha - bishat, detyra - detyrat, fara - farat, faza - fazat, forma - format, fusha - fushat, fytyra - fytyrat, kazma - kazmat, kërpudha - kërpudhat, kisha - kishat, klasa - klasat, lopata - lopatat, maja - majat, mënyra - mënyrat, mynxyra - mynxyrat, napa - napat, natyra - natyrat, nevoja - nevojat, nyja - nyjat, pëlhura - pëlhurat, pisha - pishat, pulpa - pulpat, qafa - qafat, rroba - rrobat, shëmbëlltyra - shëmbëlltyrat, shtëllunga - shtëllungat, toka - tokat, thika - thikat, veta - vetat, vlera - vlerat;

    b) me -ë, ashtu si në njëjës, emra si: anë - anët, bathë - bathët, bjeshkë - bjeshkët, dallgë - dallgët, degë - degët, fletë - fletët, gojë - gojët, gozhdë - gozhdët, gjurmë - gjurmët, gjymtyrë - gjymtyrët, jetë - jetët, këmishë - këmishët, kofshë - kofshët, lëpjetë - lëpjetët, llërë - llërët, mollë - mollët, pjesë - pjesët, pjeshkë - pjeshkët, rrugë - rrugët, strehë - strehët, shegë - shegët, udhë - udhët.

    S h ë n i m. sipas kuptimeve me të cilat përdoren, një numër emrash shkruhen me dy trajta shumësi:

    brinjë: brinjë - brinjët (brinjët e trupit), brinja - brinjat (në ato kodra, në ato brinja); copë: copë - copët (pesë mijë copë tulla), copa - copat (dy copa bukë); grykë: grykë - grykët (me dhembin grykët), gryka – grykat (grykat e maleve); kokë: kokë - kokët (dhjetë kokë dhen), koka - kokat (kokat e qepëve); lëkurë: lëkurë - lëkurët (përpunimi i lëkurëve), lëkura - lëkurat (lëkurat e pemëve); pikë: pikë - pikët (fitoi pesë pikë), pika - pikat (pikat e shiut).

    § 39

    Trajta e pashquar e emërores së shumësit të emrave femërorë më -i, -a ose -o të theksuar, si edhe më -e, -o të patheksuar, shkruhet njësoj si ajo e njëjësit:

    një hardhi - shumë hardhi, një qershi - shumë qershi, një shtëpi - shumë shtëpi, një tepsi - shumë tepsi; një ide - shumë ide, një rrëke - shumë rrëke, një rrufe - shumë rrufe; një bela - shumë bela, një kala - shumë kala, një shaka - shumë shaka; një byro - shumë byro, një tablo - shumë tablo etj.;

    nje anije - shumë anije, një lule - shumé lule, një perde - shumë perde, një shishe - shun-të shishe; një depo - shumë depo, një pako - shumë pako, një pallto - shumë pallto, një triko - shumë triko etj.

    § 40

    Nga emrat dhe mbiemrat mashkullorë më -al, -an, -ar, -ec, -el, -er, -et, -ez, -il, -ir, -ol, -on, ~oz, -un, që zakonisht e kanë shumësin më -ë (gjeneralë, kuintalë; aeroplanë, partizanë; fshatarë, hambarë, përparimtarë; guralecë, memecë; dembelë, kriminelë; berberë, fenerë; atletë, planetë; borgjezë, kinezë; civilë, katilë, kopilë; ilirë, zinxhirë; gogolë, kaqolë; bidonë, kampionë; bajlozë, marangozë; majmunë, pirunë etj.), shkruhen në shumës:

    a) me -a emrat: karkaleca, kastraveca, keca, speca; bela, çengela, gjela, tegela, tela; breza; automobila, bilbila, fitila, kandila, karafila, trëndafila; sokola, stola; gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona; kavanoza, mitraloza, rrogoza; çuna;

    b) me -e emrat: festivale, hidrocentrale, ideale, kanale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale etj.; duhane, dyqane, oqeane, organe, plane, tavane, vullkane; pazare, seminare, thesare, visare etj.; kotece; akuarele, duele, hotele, kapitele, pastele, tunele, zabele; dikastere, kantiere, karaktere, mermere, mindere, mistere etj.; fakultete, marifete, personalitete, qytete, shporete, shtete etj.; qymeze, sofrabeze; idile; hire, manastire, panaire; ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kampione (mostër), kanione, protone, shabllone, zakone etj.; kanune.

    S h ë n i m 1. Emrat më -ac, -aç, -af, -ak, -ap, -aq, -ash, -eç, -ek, -en, -esh, -ik, -in; -ist, -jan, -jot, -ok, -or, -osh, -ot, -tar, -tor, -uk shkruhen në shumës rregullisht me –ë:

    kupacë, përtacë; gungaçë, gjembaçë (por ilaçe); fotografë, paragrafë; kapakë, rosakë; dollapë, mesapë - mesapët; hutaqë, shkatarraqë; gjumashë, larashë; gjyveçë, kryeneçë; dyshekë, mjekë; hostenë, kapitenë (por bedena, liqene); arbëreshë, kaleshë (por rrebeshe); ibrikë, kreshnikë; latinë, pinguinë; artistë, komunistë; lumjanë, matjanë; himarjotë, suljotë; patokë, shokë; doktorë, fjalorë; kataroshë, trimoshë; patriotë; luftëtarë~, shkrimtarë; punëtorë, traktorë; bishtukë, kopukë etj.

    S h ë n i m 2. Emrat më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont shkruhen në shumës me -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -e, kur nuk shënojnë frymorë:

    aspirantë, elefantë, laborantë, kursantë etj.; argatë, delegatë, diplomatë, kroatë, labeatë - labeatët, mecenatë, vlonjatë etj.; matrapazë, xhambazë etj.; asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.; heraklidë - heraklidët, invalidë etj.; gjirokastritë, komitë, petritë, semitë - semitët etj.; kontë, rinoqerontë etj.;

    brilante, diamante, restorante, variante etj.; agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj.; kafaze, pullaze etj.; aksidente, amendamente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, kontinente etj.; hibride, metaloide, okside, romboide etj.; boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite etj. (por shirita); fronte, horizonte etj.

    S h ë n i m 3. Emrat më -azh, -ezh, -ël, -im, -ion, -(i)um, -ozh, -us shkruhen në shumës me -e:

    aliazhe, ambalazhe, grupazhe, homazhe, plazhe, silazhe, shantazhe; kortezhe; ansamble (ansambël), cikle (cikël); botime, kërkime, punime, vendime; divizione, dominione, embrione, komisione, leksione, pozicione, profesione, tubacione; elozhe; albume, forume, kostume, presidiume, simpoziume, stadiume; puse, viruse etj.

    S h ë n i m 4. Shkruhen në shumës me -a emrat: bërryla, cepa, gjyma, mana, qilima, tipa, xhepa; me -e emrat: djepe, kallëpe, kryqe, mikrobe, probleme, rafte, zarfe.

    § 41

    Emrat mashkullorë me -ës, -ues e -yes e kanë trajten e shumësit njësoj si të njëjësit:

    blerës, grykës, hamës, mbledhës, nxënës, qitës, vendës, zgjedhës etj., por çelësat;

    kallëzues, mësues, sulmues, tregues etj.;

    hekurkthyes, përkthyes, udhërrëfyes etj.

    § 42

    Mbiemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin më -e, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore:

    dete të thella, drejtime të reja, elementet kimike, kanale vaditëse, katunde malore, kënde të ngushta, kopshte të lulëzuara, kujtimet e mia, këto kushte më duken të papranueshme, këto lajme s’më duken të besueshme, lëngjet tretëse, ato livadhe të gjelbra, malet tona të larta, metale të rralla, minerale të dobishme, personalitete të shquara, përparime të dukshme, të gjitha qytetet e mëdha, ritme të shpejta, sende të gjetura, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtigje të ngushta, tipare themelore, tregime humoristike, ushtrime gjuhësore, vende liridashëse, vendet tona, vendime të prera, këto vendime janë të drejta, veprime luftarake, zakonet i kanë shumë të afërta etj.

    § 43

    Mbiemrat që përcaktojnë emrat mashkullorë e asnjanës, të cilët e formojnë shumësin me mbaresën -ra, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore:

    djathëra të mira, drithërat e sivjetme, fshatra të elektrifikuara, leshra të dredhura, mallra të jashtme, mishra të pjekura, ujëra të ftohta etj.

    § 44

    Shumësi i emrave me -llëk shkruhet me fundoren -qe:

    axhamillëqe, budallallëqe, çilimillëqe, gomarllëqe, matrapazllëqe, pazarllëqe etj.

    SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME

    § 45

    Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme (i, e, të, së):

    ndërmarrja e ndërtimit, ndërmarrjes së ndërtimit; Partia e Punës, Partisë së Punës; pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.;

    dyqani i luleve, dyqanit të luleve; rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës; shtëpive të fshatit; arave të kooperativës; ndërmarrjeve të ndërtimit; puseve të naftës; detyrave të ditës; mbjelljeve të vjeshtës etj.

    § 46

    Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij:

    diploma e një studenti të Institutit Bujqësor; diploma e një studenteje të degës etektrike; norma e një punëtoreje të fabrikës së tjerrjes; çmimi iu dorëzua një atleti të skuadrës kombëtare; leshi i një deleje të racës merinos; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj.

    § 47

    Kur një emër i rasës gjinore, pavarësisht nga gjinia që ka, vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës, shkruhet me nyjën e përparme të, dhe kur ai vjen pas një emri femërorë në po këto rasa, shkruhet me nyjën e përparme së:

    zyra e kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit; fuqia e krahut të punëtorëve; zbatimi i vullnetit të klasës punëtore; dëgjimi i zërit të masave punonjëse; Lavdi heroizmit të gruas shqiptare!; i jepet fjala përfaqësuesit të Frontit Demokratik etj.;

    historia e luftës së popullit shqiptar; fryti i punës së punëtorëve; përvjetori i shpalljes së pavarësisë; ndërtimi i fabrikës së këpucëve; çmimi iu dha minierës së qymyrgurit; pas korrjes së grurit; përpara shtëpisë së kulturës; pas stinës së pranverës etj.

    § 48

    Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së. Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm:

    (i, e, të, së) fshatarësisë së varfër e të mesme; (i, e, të, së) vajzës së urtë, të zellshme dhe të shkathët; (i, e, të, së) fushës pjellore dhe të gjerë; (i, e, të, së) cilësisë, së parë, të dytë e të tretë etj.;

    (i, e, të, së) vajzës së tij të dashur; (i, e, te, së) vajzës së tij të mirë e të sjellshme; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur; (i, e, të, së) motrës së saj të dashur e të paharruar etj.

    S h ë n i m. Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit, përdoret nyja së e jo të: lotët e së shkretës e të së pangushëlluarës nënë; t’i caktohen normat së parës, së dytës dhe së tretës kategori të punëtorëve etj.

    § 49

    Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga një ose disa mbiemra dhe nga një ose disa emra në gjinore, fjala përcaktuese e dytë e të tjerat pas saj marrin nyjën të e jo së:

    (i, e, të, së) klasës punëtore të Shqipërisë; (i, e, te, së) fabrikës së re të tullave; (i, e, të, së) kooperativës së zgjeruar të Krutjes; sipërfaqja e Republikës Popullore të Shqipërisë; (i, e, të, së) luftës çlirimtare të pamposhtur të popullit shqiptar; (i, e, të, së) Partisë së Punës të Shqipërisë; (i, e, të, së) Republikës Popullore të Shqipërisë; (i, e, të, së) rrjedhjes së poshtme të Vjosës dhe të Semanit; (i, e, të, së) klimës së butë e të qëndrueshme të Vlorës, të Himarës, të Sarandës etj.

    § 50

    Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a me shumë emra femërorë në gjinore njëjës, nga këta të fundit i dyti e të tjerët pas tij marrin nyjën së e jo të në rastet kur këta përcaktojnë emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre; por në rastet kur këta përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, po atë që ndodhet para atij, shkruhen me nyjën të e jo së:

    punimet e tharjes së kënetës së fushës së Thumanës; përmirësimi i cilësisë së racës së lopës së Shkodrës etj.;

    zhvillimi i industrisë së naftës të Shqipërisë (është fjala për industrinë e naftës të Shqipërisë); themelimi i Partisë së Punës të Shqipërisë (është. fjala për Partinë (e Punës të Shqipërisë); Komiteti Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë; Punonjësit e bujqësisë të zonave malore etj.

    § 51

    Kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur, që janë po në rasën gjinore, emri i dytë përcaktues e të tjerët pas tij marrin nyjën të e jo së:

    prodhimet e fushës së Korçës, të Myzeqesë, të Thumanës e të Zadrimës; punimet e stinës së pranverës, të verës, të vjeshtës, të dimrit; veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit etj.

    § 52

    Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dyte në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr, sipas gjinisë së këtij të fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore:

    rendi i ditës i Kongresit; libri i gjuhës i klasës së shtatë; ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Shqipërisë etj.;

    fjala e nderit e shqiptarit; Partia e Punës e Shqipërisë; Ministria e Tregtisë e RPSH; stina e verës e këtij viti etj.

    Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën të e jo së: Partinë e Punës të Shqipërisë; në rafinerinë e naftës të Cërrikut etj.

    § 53

    Përpara emrave femërorë të nyjshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së për trajtën e shquar dhe nyja të për trajtën e pashquar:

    orari i së mërkurës; tiparet e së folmes së Mirditës; parashikimi i së ardhmes; kujtimet e së shkuarës; përhapja e së resë; shpresat e së nesërmes etj.; por: ndeshjet sportive të një të diele; tiparet e një të folmeje; drejt një të ardhmeje të lumtur etj.

    Shkruhen me së në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar edhe emrat femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyjë: kujdesi i së bijës; i tha së motrës; mori letër prej së shoqes etj.

    § 54

    Kur një emër përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdoren zakonisht me nyjë të përparme:

    Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; (i, e, të, së) Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë; Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë; (i, e, të, së) Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Ministria e Arsimit dhe e Kulturës; (i, e, të, së) Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës; Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës; stacioni i makinave dhe i traktorëve; (i, e, të, së) stacionit të makinave dhe të traktorëve; stacionin e makinave dhe të traktorëve; shfrytëzimi i vendburimeve të kromit, të bakrit dhe të hekur-nikelit; shkollat e Tiranës, të Durrësit e të Elbasanit; e drejta e votës, e fjalës, e mbledhjes dhe e shtypit; në interes të popullit e të atdheut; organet e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut; zhurma e kazmave dhe e lopatave etj.

    Në rastet kur vijnë njëri pas tjetrit tre a më shumë emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza, nyja e përparme e emrit të dytë (kur nyja nuk ndryshon) ose të tretë (kur nyja ndryshon nga e në të) dhe e emrave të tjerë pasues shkruhet ose jo, duke u mbështetur në arsye të caktuara kuptimore ose stilistike:

    prodhimi i drithërave, i duhanit, i pambukut, i perimeve, i patateve, i frutave; zotimet e punonjësve të gjeologjisë, të naftës, të minierave, të degëve të tjera të industrisë e të artizanatit etj.;

    kishte marrë hov të madh ndërtimi i shtëpive, fabrikave, shkollave, rrugëve, urave; është rritur numri i degëve, katedrave, laboratorëve dhe kabineteve; brigada vullnetarësh nga fshatrat e Peshkopisë, të Krujës, Elbasanit, Skraparit, Tepelenës, Sarandës etj.

    § 55

    Kur pas një emri femëror ndeshen dy nyja të perparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së), e para nga këto shkruhet të:

    frytet e fitores të së resë dhe të shembjes të së vjetrës; hartimi i nxënëses të së pestës së tetëvjeçares; ditëlindja e vajzës të së motrës; dita e dasmës të së mbesës; përpara forcës të së vërtetës; kërkesat i përgjigjen detyrës të së sotmes e të së ardhmes etj.

    § 56

    Midis emrave mashkullorë që lakohen si femërorët (axhë, bacë, dajë, gegë, hoxhë, lalë, toskë; Bato, Gjokë, Kolë, Pirro, Sulë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të të përcaktuarve shkruhet nyja i, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së:

    axha i Agimit, (i, e) axhës së Agimit; daja i Zanës, (i, e) dajës së Zanës; Leka i Madh, (i, e) Lekës së Madh; Kola i Gjokës, (i, e) Kolës së Gjokës etj.

    § 57

    Mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror në rasën gjinore a dhanore të trajtës së pashquar të njëjësit, shkruhen me nyjën të, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën së:

    oborri i një shkolle të madhe; fitoret e një brigade të re; flamuri iu dorëzua një punëtoreje të dalluar etj.;

    oborri i shtëpisë së madhe; fitoret e brigadës së re; flamuri iu dorëzua punëtores së dalluar etj.

    § 58

    Në shkallën krahasore dhe në sipëroren e formuar me pjesëzën më mbiemrat e nyjshëm që përcaktojnë një emër femëror, në të gjitha rasat e zhdrejta të njëjësit shkruhen me nyjën e përparme të, ndërsa, kur ndodhen para emrit, shkruhen me nyjën së:

    hartimi i një rregulloreje të re e më të plotë; ndërtimi i një fabrike më të madhe se e para etj.; çmimi iu dha shkollës më të dalluar të rrethit; prodhimi i verës më të mirë të vendit etj.;

    prodhimi i më së mirës verë të vendit; zbriti prej më së lartës majë të Shqipërisë etj.

    § 59

    Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinë të drejtë, të shprehur me një emër në kallëzore të shquar, merr nyjën e, kur është cilësor, dhe nyjën të, kur ka funksion kallëzuesor:

    ndaji mollët e mëdha nga të voglat; ngriti dorën e djathtë; përdorini drejt trajtat e shkurtra të përemrit; por: i dua mollët të ëmbla; e ka dorën të mbarë; gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra; i ka rrënjët të thella etj.

    § 60

    Mbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar të shumësit marrin nyjën të e jo së:

    (prej) malesh të larta; (prej) lumenjsh të rrëmbyer; (pas) kërkimesh të pandërprera; (prej) krahinash të largëta; (prej) erërash të forta etj.

    § 61

    Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, qoftë kur përdoren thjesht si përemra, qoftë kur përcaktojnë një emër, shkruhen pa nyjë të përparme:

    libri im; ky libër është imi; puna ime; kjo punë është imja; djali yt; yti është ky djalë?; shtëpia jote; kjo shtëpi është jotja; vendi ynë; ky vend është yni; shkolla jonë; kjo shkollë është jona; kooperativa juaj; kooperativa jonë dhe juaja etj.

    Përemrat pronorë e (të) mi, e (të) mia, e (të) tu, e (të) tua, i (e, të) tij, i (e, të) tyre, i (e, të) saj shkruhen me nyjë të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre:

    nxënësit e mi; ftetoret e mia; djemtë e tu; duart e tua; shkolla e tij; motra e saj; fshati i tyre; nëna e tyre etj.

    SHKRIMI I DISA PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE

    § 62

    Trajtat foljore që formohen me do të shkruhen zakonisht të plota:

    do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar, do të kisha shkuar etj.

    § 63

    Pjesëza të, që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me):

    të jetojmë, të punojmë dhe të mendojmë si revolucionarë etj.; për të studiuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet; me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj. (dhe jo: të jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë; me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.).

    § 64

    Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore; në raste mohimi, bashkë me të përsëritet dhe pjesëza mos:

    ata shkonin duke kënduar e duke brohoritur; duke parë e duke bërë; duke mos njohur e duke mos marrë parasysh rrethanat etj.

    § 65

    Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore:

    pa u lodhur e pa u përpjekur nuk bëhet gjë; pa punuar, pa ujitur e pa plehëruar mirë tokën, nuk merren prodhime të mëdha.

    § 66

    Parafjalët në, te (tek), me, nga, prej e të tjera si këto zakonisht përsëriten në shkrim, sa herë që bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra, me të cilët ato lidhen:

    në pranverë, në verë, në vjeshtë e në dimër etj.; te ilirët, te trakasit e te popujt e tjerë etj.; me të ngrënë e me të pirë; me hekur e me zjarr; me mish e me shpirt; me thonj e me dhëmbë etj.; nga Elbasani, nga Gjirokastra e nga Vlora etj.; prej Himare e prej Mirdite; as në sjelljet, as në fytyrën e tij nuk vërehej shenjë tronditjeje; nga shtati, nga dituria, nga fjala nuk kishte shok etj.

    Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike:

    në fshatra e qytete; me shokë e shoqe; u nisën delegatët nga Shkodra, Durrësi, Berati e Korça; qindra partizanë, me pushkë e mitraloza, u turrën mbi armikun; shkolla jonë socialiste kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj.

    Këto parafjalë mund të mos përsëriten. për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike:

    në fshatra e qytete; me shokë e shoqe; u nisën delegatët nga Shkodra, Durrësi, Berati e Korça; qindra partizanë, me pushkë e mitraloza, u turrën mbi armikun; shkolla jonë socialiste kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj.

    ____________________
    14. Për disa nga emrat e tipave të mësipërm, për qëllime të caktuara stilistike-shprehëse ose me ngjyrime të veçanta kuptimore, përdoret në gjuhën letrare edhe shumësi me -ra: çudira, gostira, kusira, marrëzira, mrekullira, tepsira, trimërira; idera; belara, shakara etj.

    15. Të mos ngatërrohet kjo kategori me emrat që në emëroren e pashquar të njëjësit dalin me temë më -r dhe që e formojnë shumësin me mbaresën -a; mbiemrat që i përcaktojnë këta emra, përdoren në trajtën e gjinisë mashkullore: emra të përveçëm, hekura të ndryshkur, mbiemra të nyjshëm, regjistra themeltarë etj.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    V. SHKRIMI I FJALËVE NJËSH. NDARAS DHE ME VIZË NË MES

    § 67

    Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikë-pamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme dhe ndaras ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë.

    A. Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes:

    a) fjalët me parashtesa:

    antifashist, antiimperialist, i derisotshëm, joantagonist, (folje) jokalimtare, jokapitalist, joproletar, jozyrtar, kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm, mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje, nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm, parregullsi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë, i paraçlirimit, parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës, prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.;

    b) fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre:

    anarkosindikalist, armëpushim, asimzenelas, (i, e) ashtuquajtur, bajramcurras, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, bashkëjetesë, bashkëveprim, besëlidhje, besëpakë, bishtdhelpër, bojar-gjend, bojëbizele, bojëçelik, bojëfinjë, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëgjak-e, bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall, bojëshegë, bojëtjegull, bojëtullë, bojëvjollcë, bojuthull, bollujsë, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar-e, dobiprurës, dorëcung, dorë-shtrënguar, dorëzonjë, dredhalesh, dritëshkurtër, druprerës, duarkryq, duarlidhur, duarplot, dyfish, dyvjeçar, dhjetëgarëshi, dhjetëvjeçar, elektromagnetik, elektromekanik, faqebardhë, faqekuq, fatpadalë, fjalëformim, fjalëkryq, fletanketë, fletëdalje, fletëhyrje, fletëlavdërim, fletërrufe, flokëgështenjë, flokëpakrehur, flokë-verdhë, fotoekspozitë, fotoreporter, fuqiplotë, furrnaltë, frymëmarrje, gurgdhendës, gurkali, gjeneralkolonel, gjeneralmajor, gjuhëlopë, gjuhënuse, gjysmagjeli, gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, gjysmëzyrtar, hekurkthyes, hekurudhë, hirplotë, ideoestetik, jashtëshkollor, juglindje, katërkëndësh, këmbëkryq, këmbëngulje, këpucëbërës, kokëfortë, kokë-shkëmb, kokulur, korparmatë, krahabishtshkulë, krahëhapur, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër, kryeqytet, kryeredaktor, kryeradhë, kryerresht, krye-trim, kryevend, kryeveteriner, kundëradmiral, kundër-peshë, kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërveprim, leshracullufedredhur, letërnjoftim, liridashës, luftanije, luftënxitës, luledele, lulefilxhan, lulelakër, lulemëllagë, lulemustak, luleshqerrë, luleshtrydhe, lulëgjake, lulëkuqe, marrëveshje, mesoburrë, mosmarrëveshje, mustaqepadirsur, nacionalçlirimtar, (shtresa) naftëgazmbajtëse, ndihmësministër, ndihmësmjek, ndihmësveteriner, neofashist, orëndreqës, paqedashës, paraardhës, paradhënie, paragjykim, parakalim, pararojë, pesëgarësh, pesëmbëdhjetëditëshi, pikëmbështetje, pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, pjesëmarrës, pjesë-marrje, i porsaardhur, i porsalindur, postbllok, prapa-mbetje, praparojë, prapavijë, procesverbal, projektbuxhet, projektplan, pulëbardhë, pulëdushke, qindvjetori, qymyrguri, radiodhënës, radiomarrës, radiopërhapje, rrobalarëse, rrobaqepës, rrugëdalje, socialdemokrat, symbyllurazi, sypatrembur, syshqiponjë, syzi, shkozë-bardhë, shkozëzezë, i shumanshëm, shumëfishi, shumëfishoj, tejkaloj, tejpamës, (e kryer) e tejshkuar, teneqepunues, tetorëshi, trefish, trevjeçar, truprojë, udhëheqës, udhëheqje, udhëkryq, ultratingull, vajguri, vajgursjellës, vendburim, vendkalim, vendlindje, vend-qëndrim, vendrojë, vendvarrim, vetëshërbim, vetë-vendosje, vojokushas, vullnetmirë, zemërgur, zemërmirë, zëvendëskryeredaktor, zëvendësministër etj.

    S h ë n i m. Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre:

    gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbargjendeja, gushë-e-llërë-e-gjibardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj.

    Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të për-bëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet ve-tëm një here, pas tyre vihet një vizë lidhëse:

    (lejë) dy- a triditëshe, (botime) dy- e mëshumëvëllimë-she, (paketë) katër- a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një- a më-shumëkatëshe, (periudha) e > vara- dhe pasçlirimit, (enë) pesë-

    dhjetë- dhe njëzetlitërshe, (ndërtesa) pesë- dhe gjashtëkatëshe, (kamionë) tre-, pesë- dhe shtatëtonësh, (moshat) tridhjetë-, dyzet- dhe pesëdhjetëvjeçare etj.

    c) fjalët e përbëra, gjymtyrët e të cilave kanë lidhje këpujore ndërmjet tyre, kur ato janë njësuar plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

    ballafaqe, deledash, dritëhije, fytafyt, gushtovjeshtë, hekurbeton, juglindje, juglindor, juglindore, këmbadoras, marrëdhënie, pulagjel, shitblerje, shurdhmemec, verilindje, verilindor, veriperëndim, veriperëndimor, veshmbathje etj.;

    ç) fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

    emra: (ditët e) djegagurit, ecejaket, farefis, fëshfëshe, gjëegjëzë, qoftëlargu, rraketake, shtrojerë, shtojzavalle, taketuke, thashetheme etj.;

    mbiemra: i pakundshoq, (i, e) pandonjëtëmetë, (i, e) patëmetë, (i, e) pavënëre etj.;

    numërorë: numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre:

    njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë. . . nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë etj.; njëqind, dyqind, treqind, katërqind etj.;

    (i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë, (i, e) njëzetenjëtë, (i, e) tridhjetenëntë, (i, e) pesëdhjetegjashtë, (i, e) njëqindedytë, (i, e) pesëqindegjashtëdhjetekatërt, (i, e) njëmijekatërqindepesëdhjeteshtatë, (i, e) njëmiliontë, (i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetetretë, (i, e) njëmiliardtë etj.;

    përemra të pakufishëm: akëcili, akëkush, akësecili, asgjë, askurrkush, askush, asnjeri, asnjë, asnjëri, cilido, cilëtdo, çdo, çdonjëri, çfarëdo, diçka, dikush, disa, gjëkafshë, gjësendi, gjithçka, gjithfarë, gjithkush, gjithsecili, gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, kushdo, mos-gjë, moskush, mosnjeri, ndoca, ndokush, ndonjë, ndo-njëri, pakkush, rrallëkush, secili, secilido, sekush, si-kush, shumëkush, tjetërkush etj.;

    ndajfolje e parafjalë: afërmendsh, anembanë, asgjëmangut, askund, askurrë, asnjëherë, asodore, aspak, atëbotë, atëherë, ballaballas, ballafaqas, brenda-përbrenda, brezahypthi, buzagaz, dalngadalë, doemos, domosdo, dosido, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, duar-plot, gjithandej, gjithaq, gjithashtu, gjithherë, gjithkah, gjithkund, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, hëpërhë, kalaqafë, kësisoj, këmbëcingthi kësodore, kurrkund, kryekëput, kryekreje, matanë, mbasandaj, mbasdite, medoemos, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli, moskund, moskurrë, mosnjëherë, ndërdysh, ndërdyshas, ndërkohë, ndërmjet, ndonjëherë, ndopak, (më vjen) ndoresh, ngadita, ngado, ngaherë, ngandonjëherë, nganjëherë, (zë) ngoje, (marr) ngrykë, njëditëzaj, njëfish, njëherazi, njëherë, njëlloj, njëmend, njënatëzaj, njëzëri, padashur, pakmos, paksa, paksëpaku, papritmas, parandej, pardje, pareshtur, parmbrëmë, parvjet, paskëtaj, pasnesër, patjetër, përballë, përbrenda, përbri, përditë, përdhe, përdhuni, përfaqe, përfundi, përgjithmonë përgjumësh, përgjysmë, përherë, përjashta, përjetë, përkëtej, përkrah, përkundra, përkundrejt, përmbrapa, përmendsh, përmes, përnatë, përnjëherë, përnjëherësh, përnjëmend, përpara, përpjetë, përplot, përposh, përqark, përreth, përsëri,për-sipër, përtej, prapëseprapë, qëkur, qëmoti, qëparë, rrallëherë, sakaq, sakaqherë, sidokudo, sidoqoftë, shpeshherë, tatëpjetë, tejetej, tejembanë, tejpërtej, tekdo, top-gropthi, vetvetiu etj.;

    lidhëza: derisa, domethënë, gjersa, gjithsaherë, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, megjithëqë, megjithëse, meqenëse, meqë, mirëpo, ndërsa, ndonëse, ndoqë, ngaqë, ngase, nëse, përderisa, përveçqë, përveçse, po-që, porsa, porse, porsi, posa, prejse, qëkurse, saku, sa-po, sesa, siç, sikur, sikurse, tekqë, teksa, veçse etj.;

    pjesëza: kushedi, pikësëpari, pothuaj, pothuajse, seç, thuajse etj.;

    pasthirrma: obobo, ububu, falemnderit, faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta etj.

    Shënim. Dallohen në shkrim ndajfoljet: atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur), lidhëzat nëse, ngase, sesa, pjesëza seç nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta:

    kam qenë i vogël atëherë; atëherë, po vij edhe unë me ju, por: as këtë here, as atë here; njëherë e një kohë, por: vjen një here në javë; përse nuk erdhi?, por: për se është fjala?: kam qëkur (qyshkur) që po të pres, por: që kur ra dëborë u ftoh moti;

    nëse nuk vjen, më shkruaj, por: nëse e mbështet ti këtë mendim?; nuk erdhi ngase s'kish kohë, por: nga se bëhet letra?; më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar, por: nuk e di se sa është ora;

    seç këndon bilbili, por: nuk e di se ç'i ka ngjarë.

    d) mbaresa dhe nyja e prapme tek emrat e mbi-emrat e huaj të personave e të vendeve:

    poemat e Bajronit, «Don Kishoti» i Cervantesit, operat e Çajkovskit, letrat e Dora d'Istrias, jeta e Engelsit, «Dasma e Figaros«-, veprat e Gëtes, vendlin-dja e Glinkës, veprat e Leninit, skulpturat e Mikelan-xhelos, veprat e Rabëlesë, novelat e Stefan Cvajgut, tragjeditë e Shekspirit, «Lufta dhe paqja» e Tolstoit, operat e Verdit, romanet e Viktor Hygoit, tregimet e Xhek Londonit etj.;

    porti i Akrës, Ankaraja, ishulli i Borneos, ngushtica e Gjibraltarit, popullsia e Honolulusë, fushat e Irakut, pyjet e Kongos, kryeqyteti i Paraguait, rrugët e Rio-de-Zhanejros, ishulli i Rodosit, ishulli i Tahitit, Republika e Zambias etj.

    B. Shkruhen ndaras:

    a) togfjalëshat e tipit emër në emërore + emër në rasën rrjedhore, gjymtyrët e të cilëve ruajnë pavarësinë e tyre morfologjike:

    bar blete, bar ethesh, bar gjaku, bar miu, bar peshku, bar veshi, bar zemre, lule blete, lule dhensh, lule gjaku, lule sahati, lule sapuni, lule shqerrash, vaj peshku etj.

    Po kështu shkruhen edhe togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë dhe një emër në rrjedhore:

    bojë (ngjyrë) argjendi, bojë (ngjyrë) ari, bojë arre, bojë deti, bojë dheu, bojë gruri, bojë hiri, bojë limoni, bojë mishi, bojë mjalti, bojë plumbi, bojë preshi, bojë qielli, bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj.

    Shënim. Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri mund të shkruhen edhe njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, luledielli, panxhar sheqeri.

    b) ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore si: së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së pari, së toku, së thelli; më së fundi, më së miri; për së afërmi, për së gjalli, për së largu, për së mbari etj.;

    më dysh, më tresh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj.;

    c) lokucionet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e:

    këmbë mbi këmbë; dita me ditë, nata me natë; buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh; ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre; rrugë pa rrugë, punë pa punë; brez pas brezi, here pas here, kohë pas kohe; aty për aty, ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, dhëmb për dhëmb, fjalë për fjalë, krah për krah, mes për mes, mot për mot, një për një, pike për pike, sot për sot, sy për sy, tani për tani, vit për vit etj.;

    fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë, lesh e li; qesh e ngjesh; shkel e shko; mirë e tumirë, keq e tukeq; mbarë e prapë, rreth e (për)qark, rreth e rrotull, veç e veç etj.;

    ç) ndërtimet e tipit me ose për -f- emër në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore:

    me ditë, me hir, me kohë, me natë, me ngut, me padurim, me pahir, me radhë, me rend, me vrap; për shembull, me të pabesë etj., po kështu edhe (më ra) ndër mend; (e la) pas dore etj.

    d) numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e:

    një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.;

    njëzet e një, njëzet e shtatë, tridhjetë e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë, treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre, njëzet e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë, një milion e pesë-qind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.;

    dh) lokucionet parafjalore ose lidhëzore si:

    aq sa; ashtu si; deri ku, deri kur, deri në, deri te; duke qenë se; edhe pse, edhe sikur; gjer kur, gjer në, gjer te; kaq sa; kështu që; kurdo që; mjaft që; në është se, në qoftë se; në mënyrë që, në rast se; ngado që; po qe se, po të jetë se; që në, që se, që te; qysh se; sado që; sapo që; si edhe; sido që; tekdo që; vetëm se etj.;

    e) shprehjet emërore për qind, për mijë etj.;

    pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë; 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë etj. ;

    ë) pjesëza u e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes:

    u afrova, u kërkua, u lodhëm, u nisëm etj.;

    f) lokucionet pasthirrmore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore:

    Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë!, Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë paste!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, për shumë vjet!, për shumë vjet gëzuar!, Qofshi shëndoshë!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin! etj.;

    Ju falemi nderit!, Të falem nderit! etj.;

    Kryet shëndoshë!, Qofshi vetë!, Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj.

    Po kështu shkruhen edhe: Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj.

    § 68

    Shkruhen me vizë lidhëse në mes:

    a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:

    copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë, radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tufa, thela-thela, valë-valë, vende-vende, vise-vise, vrima-vrima, xhunga-xhunga, zhele-zhele etj.; dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës etj.; njëri-tjetri, shoqi-shoqin etj.; çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë etj.

    aty-këtu, hyrje-dalje, (punëtorët e) ngarkim-shkarkimit, poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj.;

    dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tremujore, periudha njëzet-tridhjetëvjeçare etj.;

    bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum, kuak-kuak, llap-llap, osh-osh, tak-tak, zdruj-zdruj etj.; bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf, tik-tak etj.; gëk-mëk, lecka-pecka, qorr-morr etj.;

    b) emërtimet e përbëra të njësive të matjes:

    ditë-njeri, ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kuaj-fuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj.

    Kështu shkruhen edhe emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grup-moshë etj.;

    c) emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:

    bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) pësore-vet-vetore, postë-telegraf-telefon etj.;

    dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpim-kërkimit, (brigada e) shpim-shfrytëzimit; të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj.;

    ç) formimet terminologjike të tipit:

    (raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë

    etj.;

    d) formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie ploltësuese ose të ndërsjellta:

    agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;

    afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir eltj. ;

    fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip, fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.

    Po kështu shkruhen: marksizëm-leninizëm, marksist-leninist, marksiste-leniniste.

    dh) pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:

    ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqyteti, ish-kryetari i Këshillit Popullor të Rrethit. .., ish-ministër etj.;

    e) emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë:

    jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj.;

    ë) emrat e përbërë të krahinave e të fshatrave të vendit tone, me lidhje bashkërenditëse, ndajshtimore ose me lidhje përkatësie:

    Ballaj-Vendas, Bardhaj-Reç, Çal-Barzez, Çerkez-Morinë, Çermë-Biçak, Dars-Fshat, Mborje-Drenovë, Nikaj-Mertur, Pezë-Helmës, Rreth-Greth etj.; Gjeçaj-Kodër, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Papër-Sollak etj., Dushk-Peqin, Fier-Shegan, Fushë-Arrëz, Fushë-Lurë, Fushë-Muhur, Krej-Lurë, Kulej-Papër, Lab-Martalloz, Nivicë-Bubar, Toskë-Martalloz, Ujë-Lurth, Zall-Dajt, Zall-Dardhë, Zall-Herr etj.;

    f) emrat e përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërëse lidhen midis tyre me një parafjalë, lidhëz ose nyjë:

    Alma-Ata, Alzas-Lorenë, Amu-Darja, Bab-el-Mandeb, Brest-Litovsk, Buenos-Ajres, Dar-es-Salam, Frankfurt-mbi-Majn, Hong-Kong, Il-dë-Frans, Komsomolsk-mbi-Amur, Kosta-Rika, Kuala-Lumpur, Nju-Delhi, Nju-Jork, Pa-dë-Kale, Port-Artur, Port-Said, Rostov-mbi-Don, San-Francisko, San-Hoze, San-Huan, San-Marino, San-Salvador, Santo-Domingo, Sent-Etien, Sierra-Leone, Sierra-Morena, Sir-Darja, Tel-Aviv, Tian-Shan, Ulan-Bator etj.

    Te emërtimet gjeografikë, që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse, ndërmjet saj dhe pjesës tjetër nuk vihet vizë lidhëse: La Paz, La Plata, La Valeta, Los Anxhelos etj.

    g) emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë prej dy a më shumë pjesësh:

    Abu-Ali, Abu-Ali-Ahmet, Frederik Zholio-Kyri, Ge-Lisak, Ibn-Batuta, Ibn-Rusta, Ibn-Sina, Mak Donald, Mamin-Sibirjak, Mari-Luizë, Martin Andersen-Neksë, Mendelson-Bartoldi, Rimski-Korsakov, Salti-kov-Shedrin, Sen-Sans, Sen-Simon, Sen-Zhyst, Zhan-Zhak Ruso etj.

    S h ë n i m 1. Kur midis emrit dhe mbiemrit të një personi të huaj ndodhet një nyjë ose një pjesëz, këto zakonisht shkruhen veç: Antonis van Dajk, Dora d'lstria, Fergys O Ko-nor, Gi dë Mopasan, Leonardo da Vinçi, Lope de Vega, Mah-mud al Kazhgari, Miguel de Cervantes, Shon O Kejsi, Vincent van Gog, Zhanë d'Ark etj.

    S h ë n i m 2. Pjesët përcaktuese të mbiemrave të personave shkruhen pa vizë lidhëse e pa kllapa: Aleksander Dyma Biri, Gavril Dara Plaku, Gavril Dara i Riu, Katoni i Ri etj.

    S h ë n i m 3. Pjesa -ogllu e emrave të burimit turk shkruhet njësh me emrin vetjak përkatës: Osmanogllu, Pazvanogllu etj.

    S h ë n i m 4. Gjymtyrët përbërëse të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë shkruhen veç e veç, pa vizë në mes: Fan Dinj Fung, Li Sun Sin, Lu Sin, Ngu-jen Van Troi etj.

    gj) numërorët rreshtorë, kur vetë numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe:

    klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 5-ta A, Kongresi i 6-të, shekulli i 20-të, viti i 29-të i Çlirimit, i 74-ti, i 50-mijëti ose i 50 000-ti, i 200-milionti ose i 200 000 000-ti etj.

    Po kështu shkruhen: 400-shi 500-shi, 900-shi, 300 000-shi ose 300-mijëshi etj.

    Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme:

    klasa I, Kongresi V, Kreu XVI, viti XXIX i Çlirimit, Gjergj Balsha I, Luigji XIV, Mehmeti II etj.

    S h ë n i m. Numërorët rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj., shkruhen gjithnjë me shkronja e jo me shifra romake:

    kapiten i parë, piloti i dytë, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të ..., sekretari i dytë i ambasadës etj.

    h) emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër:

    50-vjetori i Pavarësisë; 25-vjetori i themelimit të Partisë; shkolla 8-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit; 30-vjetëshi i parë i shekullit XIX etj.

    Por, kur numërori shënohet me shkronja, fjala shkruhet si një e vetme, pa vizë në mes: pesëdhjetëvjetori i Pavarësisë; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut; njëzetepesëvjetori i themelimit të Partisë; shkolla tetëvjeçare; pesëmbëdhjetëditëshi i parë i shtatorit etj.;

    i) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra:

    B-52, Boing-707, F-100, 11-18, Gaz-69, Mig-21, T-34, TV-104, U-2, Apolo-14, Kozmos-130; Plant D-4, Agjenti J-33 etj.

    Po kështu shkruhen edhe numrat e telefonave dhe të targave të automjeteve, kur përbëhen nga grupe shifrash p.sh.:

    27-52, 25-09, 41-44, 55-70, 55-76;

    BR 68-65, DR 42-68, ER 50-52, KO 43-93, TR 03-97, UP 05-06-50 etj.;

    j) emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave etj.; viza lidhëse në këtë rast vihet midis tyre dhe nyjës së prapme ose mbaresës:

    SMT-ja e Lushnjës, punonjësit e NB-ve, Komiteti Qendror i BRPSH-së, sesioni i 28-të i OKB-së, Shtabi i ABD-së, korrespondentët e ATSH-së, nëpunësit e

    139

    §68 k, 1,11

    PTT-së, oxhaku i TEC-it, anëtarët e BRASH-it, rregullorja e FIFA-s etj.;

    k) emërtimet e përbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e plotë:

    NI-Kimike, Nl-Profarma, Nl-Pyjore, NI-Qelqi, NI-Tulla etj.;

    I) shkronjat, numrat (kur shkruhen me shifra), pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, si edhe elemente që nuk janë pjesë të ligjëratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore:

    a-ja; h-ja; vëru pikat ë-ve; vër pikën mbi i-në; d-ja është bashkëtingëllore; y-ja është zanore; të gjendet x-i etj.; 1-ja; 2-ja; 3-ja; 7-a; 15-a; kryengritja e 1911-s; ngjarjet e 1924-s; aksionet kryesore gjatë 1943-së etj.; e-ja, dhe-ja, as-i janë lidhëza këpujore; kuptimet e -tar-it si prapashtesë; zë-ja është prapa-shtesë zvogëlimi; pse-ja është ndajfolje pyetëse etj.;

    II) komandat ushtarake të përbëra nga dy ose më shumë pjesë; viza lidhëse në këtë rast vihet midis pjesëve përbërëse të tyre:

    Para-marsh!, Me vrap-marsh!, Prapa-ktheu!, Gjysmëdjathtas-kthehu!, Në vend-numëro!, Skuadër-ndal!, Skuadra, djathtas-kthehu!, Në krah-armë!, Pranë këmbës-armë!, Në sup-armë!, Në krahaqafë-armë!, Djathtas-ndero!, Togë-ndal!, Toga-mblidhu!, Bajonetë-drejto!, Bajonetë-përkul!, për nder-armë!, Armë-zbraz!, Maj-tas-eja në radhë! Largësi-zmadho!, Rrip-zgjato!, Kompania, në vijë togë-kolonë-mblidhu!, Batalioni, në vijë kompani-kolonë-mblidhu! etj.

    § 69

    Shkruhen me vizë të gjatë në mes tyre:

    a) emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore:

    gara e çiklizmit Tiranë—Elbasan—Korçë; hekur-udha Rrogozhinë—Fier; kanali Peqin—Kavajë, kanali Vjosë—Levan—Fier; largësia Tokë—Diell; vi-ja ajrore Paris—Tiranë—Pekin; lundrimi Amerikë —Evropë; udhëtimi France—Argjentinë—Australi; udhëtimi Tokë—Hënë etj.;

    periudha janar—maj; periudha pranverë—vjeshtë etj.;

    b) numërorët që shënojnë caqet e një hapësire ko hore:

    periudha 1939—1944; tridhjetëvjetori i themeli-mit të Partisë 8.XI.1941—8.XI.1971; katërqindvjetori i lindjes së Budit 1566—1966; Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike 15—21.XI.1962; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20—25.XI.1972; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468—1968; plani i katërt pesëvjeçar 1966—1970; viti shkollor 1973—1974; letërsia e shekujve XIX—XX etj.;

    c) dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një gjendje tjetër:

    ndeshja Dinamo—Partizani; ndeshja e futbollit Shqipëri—Turqi; takimi Spaski—Fisher; uniteti parti—popull;

    trekëndëshi mësim—punë prodhuese—edukim fizik dhe ushtarak;

    marrëdhëniet mall—para—mall;

    ç) emrat e bashkautorëve të një vepre:

    K. Marks—F. Engels; A. Xhuvani—K. Çipo etj.

    ____________________
    16. Për fjalët e këtij tipi që shkruhen me vizë lidhëse në mes, shih më poshtë §68.

    17. Shenjat % (Për qind) dhe ‰ (për mijë) mund të përdoren vetëm pas një numri të shënuar me shifra: 5%, 90%, 80 ‰

    18. Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa vizë në mes, si fjalë të vetme: anglosakson, (gjuhët) indoevropiane, istrorumanishtja, retoromanishtja, serbokroatishtja etj.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    VI. PËRDORIMI I SHKRONJAVE TË MËDHA

    § 70

    Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.

    §71

    Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, si edhe pseudonimet:

    Ali Kelmendi, Avni Rustemi, Dedë Gjo Luli, Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti, Gjeto Basho Muji, Gjin Bua Shpata, Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Budi, Rrapo Hekali etj.;

    Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara i Riu, Gjergj Balsha i Parë, Gjergj Qimekeqi, Ivani i Tmerrshëm, Rikard Zemërluani, Leka i Madh, Lleshi i Zi, Mark Shalëgjati, Nikolla Këmbëleshi etj.;

    Asdreni, Buburicka, Çajupi, Dokë Sula, Jakin Shkodra, Migjeni, Platonicus, Rushit Bilbil Gramshi etj.

    S h ë n i m 1. Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij:

    Kalderon de la Barka, por De la Barka, Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; Mahmud al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster; Vincent van Gog, por Van Gog etj.

    Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave:

    O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dovell, San-Martin, Sen-Simon etj.

    S h ë n i m 2. Të gjitha pjesët e emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë fillojnë me shkronjë të madhe:

    Fan Dinj Fung, Kan Gam Can, Li Sju Çen, Lu Sin, Ngujen Van Troi, Sun Jat Sen etj.

    § 72

    Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat e mbiemrat e përveçëm, të cilët, megjithëse përdoren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish, nuk janë kthyer në emra të përgjithshëm:

    janë të rrallë në histori Gjergj Kastriotët; kemi edhe ne Homerët tanë; një Promete i ditëve tona etj.

    Shënim. Kur emrat e përveçëm të njerëzve janë kthyer në emra të përgjithshëm që shënojnë tipin përkatës, shkruhen me shkronjë të vogël:

    ciceron, donkishot, gobsek, harpagon, kuisling, mecen, mentor etj.

    Me shkronjë të vogël shkruhen edhe emërtimet e njësive të matjes, të mjeteve teknike, të sendeve etj., të cilat burojnë nga emra të përveçëm:

    amper-i, om-i, vat-i, volt-i, zhul-i; dizel, ford, mauzer, rëntgen etj.

    § 73

    Emërtimet e funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj. shkruhen me shkronjë të vogël:

    ministri i Ndërtimit N.N., deputeti i Kuvendit Popullor N.N., kryetari i Komitetit Ekzekutiv N.N., presidenti i Republikës, perandori Kostandin, mbretë-resha Teuta, sulltan Murati II;

    sekretari i Komitetit të Partisë, anëtari i Byrosë Politike, anëtari i Sekretariatit të KQ, sekretari i KQ, komisari i korpusit, komisari i batalionit, ambasadori N.N.;

    komandanti i regjimentit, komandanti i korpusit, komandanti i brigadës, shefi i shtabit, admirali N.N., mareshali Vatutin, gjenerali Dombrovski, major Pettrit Bardhi, toger Skënder Petrela;

    dukë Gjin Tanushi, princi Karl Topia, kont Niketë Topia, vojvodë Janosh Huniadi, Ali pashë Gucia, Mehmet pashë Bushati, Ali bej Evrenozi;

    anëtari i Akademisë së Shkencave N.N., profesor N.N., docent N.N., doktor profesor Aleksandër Xhuvani, bashkëpunëtor i vjetër shkencor N. N. ;

    papa Kalisti III, peshkopi Pal Engjëlli, at Shtjefën Gjeçovi, imzot Luigj Bumçi, sheh Mustafa Tetova etj.

    Kur emërtimet e mësipërme janë bërë pjesë e pandarë e një emri të përveçëm, ato shkruhen me shkronjë të madhe:

    Baba Faja, Hoxha Tahsini, Kont Urani, Madam dë Stal, Papa Kristo Negovani, Princ Vidi etj.

    § 74

    Emërtimet e funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta, titujt më (të lartë të nderit në RPSH dhe emërtimet e urdhrave e të medaljeve shtetërore shkruhen me shkronjë të madhe (të gjitha fjalët që hyjnë në për-bërjen e tyre, me përjashtim të nyjave); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:

    Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë; Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor; Kryetari i Këshillit të Ministra-ve të Republikës Popullore të Shqipërisë; Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë; Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë; Sekretari i Parë i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë; Presidentja e Bashkimit të Grave të Shqipërisë; Hero i Popullit; Hero i Punës Socialiste; Mësues i Popullit; Artist i Popullit; Urdhri i Flamurit; Urdhri i Punës i Klasit të Pare; Urdhri i Lirisë; Urdhri «Naim Frashëri»; Medalja e Trimërisë; Medalja e Punës etj.

    Emërtimet e titujve të tjerë të nderit shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fjalën e pare:

    Artist i merituar, Mësues i merituar, Mjeshtër i sportit etj.

    § 75

    Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare, si edhe ata të figurave e të tregimeve popullore:

    Adami, Apoloni, Buda, Diana, Eva, Hermesi, Jupiteri, Krishti, Minerva, Mitra, Muhameti, Neptuni, Pani, Polifemi, Shiva, Zeusi etj.; Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja, Katallani, Maro Përhitura, Sy-qenëza etj. (por shkruhen me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë etj.).

    § 76

    Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përve-çëm të kafshëve:

    Balashi, Baloja, Bukefali, Kazili, Kuqali, Larojay Rosinanti etj.

    § 77

    Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë:

    Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Ju-piteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Shenjëzat, Toka, Urani, Ylli Polar etj.

    Sh ë n i m. Emrat dielli, dheu, hëna, toka etj. shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë, p.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pa bënë etj.

    § 78

    Emërtimet gjeografike e territoriale-administrati-ve, si edhe emrat e tjerë të vendeve shkruhen me shkronjë të madhe:

    Adriatiku, Alpet, Ballkani, Buna, Dajti, Devolli, Drini, Joni, Karpatet, Labëria, Luma, Mirdita, Myzeqeja, Sazani, Skrapari, Shari, Shqipëria, Tomori, Vjosa, Vlora etj.

    Pjesët përbërëse ;të një emërtimi gjeografik a të një emri vendi prej dy a më shumë fjalësh shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave, lidhëzave e parafjalëve):

    Amerika Latine, Azia e Vogël, Bishti i Pallës, Bjeshkët e Nemuna, Bregu i Detit, Bregu i Fildishtë, Bregu i Matës, Briri i Artë, Deti i Bardhë, Deti i Kuq, Deti i Vdekur, Deti i Zi, Drini i Bardhë, Fusha Mbret, Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Iberik, Gropa e Shkodrës, Guineja e Re, Guri i Bardhë, Guri i Hasit, Guri i Pishkashit, Gjiri Arabik, Gjiri Persik, Ishulli i Lezhës, Kepi i Gjelbër, Kepi i Shpresës së Mirë, Kodra e Kuqe, Komsomolsk-mbi-Amur, Kunora e Dardhës, Kunora e Lurës, Lëndina e Lotëve, Lugjet e Verdha, Lumi i Vlorës, Maja e Hekurave, Malësia e Madhe, Malësia e Mbishkodrës, Mali i Bardhë, Mali i Gjerë, Mali i Zi, Mali me Gropa, Oqeani i Ngrirë i Veriut, Përroi i Thatë, Poli i Jugut, Poli i Veriut, Qafa e Gjarprit, Qafa e Thanës, Qafa e Zezë, Reç-e-Dar-dha, Rrafshi i Dukagjinit, Rruga e Barrikadave, Sheshi i Demonstratave, Sheshi i Flamurit, Shkalla e Tujanit, Shkëmbi i Kavajës, Shtegu i Dhenve, Tenda e Qypit, Toka e Zjarrtë, Ura e Shtrejtë, Vau i Dejës, Vendet e Ulëta, Zelanda e Re etj.

    Shënim 1. Emrat e përgjithshëm gjeografikë si breg, buzë, çukë, det, fushë, gadishull, grykë, gji, hundë, istëm, ishull, kanal, kep, kodër, krua, liqen, lumë, majë, mal, ngushticë, përrua, qafë, qytet, sukë, she, shkretëtirë, shpellë, tropik, vargmal etj., kur nuk janë pjesë përbërëse e një emërtimi të përveçëm, por përdoren si përcaktues të një emri gjeografik ose përcaktohen prej tij, shkruhen me shkronjë të vogël:

    çuka e Ajtojt, deti Adriatik, deti i Kinës Jugore, fusha e Korçës, fusha e Myzeqesë, gadishulli i Ballkanit, gryka e Këlcyrës, gjiri i Vlorës, hunda e Karaburunit, istmi i Korintit, ishulli i Sazanit, kanali i Korfuzit, kanali i Myzeqesë, kanali i Suezit, kepi i Rodonit, kroi i Zejmenit, liqeni Balaton, liqeni i Prespës, liqeni i Shkodrës, lumi i Matit, lumi i Tiranës, maja e Korabit, maja e Radohinës, mali i Dajtit, ngushtica e Bosforit, ngushtica e Gjibraltarit, përroi i Munellës, qafa e Llogorasë, qyteti i Fierit, shpella e Dragobisë, tropiku i Gaforres, vargmali i Andeve etj.

    Shënim 2. Mbiemrat që janë pjesë përbërëse të emrave gjeografikë, sikurse shihet edhe nga shembujt e mësipërm, shkruhen kurdoherë me shkronjë të madhe:

    149

    Curraj i Epër, Drini i Bardhë, Drini i Zi, Kanali i Madh, Kurveleshi i Poshtëm, Labova e Sipërme, Malësia e Madhe, Mali i Zi, Myzeqeja e Vogël, Prespa e Madhe, Prespa e Vogël etj.

    Shënim 3. Të gjitha pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare të shteteve fillojnë me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave):

    Despotati i Epirit, Mbretëria e Nepalit, Perandoria Os-mane, Perandoria Romake e Lindjes, Perandoria Romake e Perëndimit, Principata e Arbërisë, Principata e Lihtenshtajnit, Republika Arabe e Egjiptit, Republika Demokratike Gjermane, Republika Demokratike e Vietnamit, Republika France-ze, Republika e Korçës, Republika Popullore e Kinës, Republika Popullore e Shqipërisë, Republika e San-Marinos, Republika Socialiste e Rumanisë, Republika e Venedikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

    Shënim 4. Emrat e anëve të horizontit dhe mbiemrat e formuar prej tyre shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjës), kur përdoren si emërtime njësish te-rritoriale (gjeografike ose historike) ose si pjesë të këtyre emërtimeve:

    vallet tona të Jugut, popujt e Lindjes, Lindja e Largme, Lindja e Mesme, shtetet e Perëndimit, kryengritjet e malësorëve të Veriut, popujt e Veriut. etj.;

    Amerika e Jugut, Italia e Jugut, Poli i Jugut, Vietnami i Jugut, Evropa e Veriut, Irlanda e Veriut, Koreja e Veriut, Poli i Veriut, Shqipëria e Veriut, Vietnami i Veriut etj.;

    Amerika Jugore, Evropa Jugore, Shqipëria Jugore, Evropa Juglindore, Azia Juglindore, Evropa Lindore, Gjermania Lindore, Mesdheu Lindor, Evropa Perëndimore, Gjermania Perëndimore, Afrika Veriore, Amerika Veriore, Shqipëria Veriore, Shqipëria Veriperëndimore etj.;

    Kur emrat dhe mbiemrat e mësipërm përdoren për të shënuar një drejtim ose një pike të horizontit, shkruhen me shkronjë të vogël: u nisën drejt veriut; era fryn nga lindja; në drejtim veriperëndimor etj.

    Shënim 5. Emërtimet gjeografike shkruhen me shkronjë të madhe, edhe kur përdoren me ku-ptim të figurshëm:

    Borovë (masakër fashiste), Munih (marrëveshje me fa-shizmin), Dien Bien Fu, Stalingrad, Vaterlo (disfatë e rëndë ushtarake).

    § 79

    Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve historike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese):

    Çlirimi (zhvillimi ekonomik pas Çlirimit), Reforma, Rilindja, Rilindja Kombëtare Shqiptare, Tanzimati etj.;

    Antanta, Antanta e Vogël, (fuqitë) e Boshtit, Internacionalja Komuniste, Internacionalja e Pare, Komuna e Parisit, Konferenca e Ambasadorëve, Konferenca e Labinotit, Konferenca e Paqes, Konferenca e Pezës, Kongresi VI i PPSH, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Kongresi i Lushnjës, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Përmetit, Kuvendi i Lezhës, Lëvizja Nacionalçlirimtare, Lidhja e Prizrenit, Lufta e Dytë Botërore, Lufta Nacionalçlirimtare, Lufta Njëqindvjeçare, Lufta e Vlorës, Mbledhja e Beratit, Nata e Shën Bartolemeut, Njëqind Ditët, Operacioni i Dimrit, Qeveria e Përkohshme e Durrësit, Reforma Agrare, Republika e Tretë, Revolucioni Socialist i Tetorit, Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, Traktati i Londrës, Traktati i Shën Stefanit, Traktati i Versajës

    Dekreti i Paqes, Dekreti i Tokës, Karta e Kombeve të Bashkuara, Karta e Madhe e Lirive, Kushtetuta e RPSH, Letra e Hapur e KQ të PPSH, Memorandumi i Gërçes, Tezat e Prillit etj.;

    Shtëpia e Partisë, Kalaja e Gjirokastrës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut (Tiranë), Mauzoleumi i Dëshmorëve (Durrës), Manastiri i Ardenicës etj.;

    Monumenti i Shpalljes së Pavarësisë (Vlorë), Monumenti i Luftëtarit Kombëtar (Korçë), Monumenti i Skënderbeut (Tiranë, Krujë), Ura e Mesit, Xhamia e Ethem beut (Tiranë) etj.

    Shënim. Emërtimet e epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historiko-shoqërore që nuk janë emra të përveçëm, shkruhen me shkronjë të vogël:

    diluvi, jura, kuaternari etj.; koha e re, mesjeta, neoliti, paleoliti etj.; feudalizmi, komuna primitive, kapitalizmi, komunizmi etj.

    § 80

    Emërtimet zyrtare (të sotme ose historike) (të institucioneve të shtetit e të partisë të vendit tone, si edhe emërtimet e organizatave shoqërore e të njësive ushtarake kryesore shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese); po kështu veprohet edhe në rastet e ngjashme në kumtimet e në dokumentet zyrtare:

    Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Kuvendi Popullor, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave i Republikës Popullore të Shqipërisë, Fronti Demokratik i Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Frontit Demokratik, Bashkimet Profesionale të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, Bashkimi i Rinisë së Punës të Shqipërisë, Komiteti Qendror i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, Partia Komuniste e Shqipërisë, Rinia Komuniste Shqiptare, Ushtria Popullore, Ushtria Nacionalçlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, Kryqi i Kuq Shqiptar, Bashkimi i Përgjithshëm i Kooperativave të Konsumit, Komiteti Kombëtar i Veteranë-ve të Luftës të Popullit Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Tregtisë, Akademia e Shkencave e Republikës Popullore të Shqipërisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Biblioteka Kombëtare, Banka e Shtetit Shqiptar, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë, Instituti i Shkencave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fakulteti Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Ekonomisë Komunale, Teatri Popullor, Teatri i Operës dhe i Baletit, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Komiteti i Partisë i Rrethit të Beratit, Këshilli Popullor i Rrethit të Shkodrës, Korparmata I, Divizioni II, Brigada I Sulmuese etj.

    Shënim. Emërtimet e kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm, shkruhen me shkronjë të vogël: u bënë zgjedhjet e këshillave popullore të rretheve; do të shkoj në komitetin ekzekutiv; ky universitet nuk ka fakultet mjekësie etj.

    § 81

    Kur në një kontekst të caktuar një emërtim i tipave të përmendur në §§ 79, 80 rishfaqet me anë të fjalës së pare, kjo shkruhet me shkronjë të madhe, si përfaqësuese e një emri të përveçëm:

    forcat e Lidhjes (= e Lidhjes së Prizrenit); mësimet e Komunës (= e Komunës së Parisit); vendimet e Kongresit (p.sh. e Kongresit të Lushnjës, të Përmetit); rëndësia historike e këtyre Tezave (= e Tezave të Prillit); Kongresi VI i Partisë (= i Partisë së Punës të Shqipërisë); tridhjetëvjetori i themelimit të Frontit (= të Frontit Demokratik të Shqipërisë); institutet e Akademisë (= e Akademisë së Shkencave të RPSH); dokumentet e Shtabit (= e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare) etj.

    § 82

    Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare:

    28 Nëntori, 29 Nëntori, 11 Janari, 8 Marsi ose Tetë Marsi, 1 Maji ose Një Maji, 24 Maji, 1 Qershori, 10 Korriku, 7 Nëntori, 8 Nëntori ose Tetë Nëntori, Dita e Aviacionit, Dita e Mësuesit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Viti i Ri etj.

    Shënim. Emrat e festave fetare shkruhen me shkronjë të vogël:

    bajrami, kërshëndellat, mevludi, nata e mirë, pashkët, e premtja e zezë, ramazani, rrëshajet, ujët e bekuar etj.

    § 83

    Te titujt e gazetave, të revistave e të librave, të cilët vihen kurdoherë ndërmjet thonjëzash, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit:

    «Zëri i popullit», «Bashkimi», «Zëri i rinisë», «Sporti popullor», «Jeta e re», «Studime filologjike», «Studime historike», «Gjurmime albanologjike», «Revista pedagogjike», «Në shërbim të popullit», «Ylli i mëngjezit», «Bujku i ri», «Shqiptarja e re», «Kushtrimi i lirisë», «Bota e re», «Ata nuk ishin vetëm...», «Bagëti e bujqësia», «Drurët dhe shkurret e Shqipëri-së», «Gramatika e gjuhës shqipe», «Historia e Skënderbeut», «Historia e letërsisë shqipe», «Komedia hyjnore», «Kujtime nga jeta e Brigadës I Sulmuese*, «Lulet e verës», «Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës», «Para agimit», «Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë», «Drejtshkrimi i gjuhës shqipe», «Shpresë për popullin, tmerr për armikun», «Toka jonë»-, «Zëri i arbëreshëve» etj.

    Po kështu shkruhen titujt e botimeve në gjuhët e huaja, kur jepen me alfabetin e shqipes:

    «I foni tis Alvanias», «Noje rajnishe cajtung», «L'albaneze d'Italia», «L'ymanite ruzhë»-, «Rote fane* etj.

    § 84

    Shkurtimet e emrave të shteteve, të partive, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndër-marrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pike as ndërmjet, as pas tyre:

    RPSH, RSR, RDGJ, BRSS, SHBA etj; PPSH, PKSH, PKK etj; BPSH, BRPSH, BGSH, KONARE, OKB, NATO, SEATO, UNESKO, GAT etj; AIESEE, FIDE, FIFA, OPEK, SVEA, UEFA etj; ATSH, NB, NN, SMT, UEM, USHT, TEC, AXHERPRES, AFP, MENA, VNA etj.

    § 85

    Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabulat, përrallat e në krijime të tjera letrare):

    Plaku i Vitit të Ri; O Prill, o im vëlla!; «Vajza dhe Vdekja»; Përralla gjet një ditë të Vërtetën (N. Frashëri); Të lumtë, o Arbër, se na zbardhe faqen! (K. Kristoforidhi) etj.

    § 86

    Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me force a me ngjyrim të veçanitë një notion, një njeri a një ide të caktuar (Atdheu, Mëmë-dheu, Partia, Liria, Komisari, Komandanti, Njeriu, Nëntori eitj.):

    «Të bukurën e gjeta te ti, o Atdhe!»; «Të nderojmë Mëmëdhenë!»; «Ku t'i kërkoj rrënjët e tua, Parti ?»; «Mirëmëngjes, Republikë!»; Nëntori ynë i lavdishëm; «Flamur i madh për Vegjëli»; «Yll i pavdekur për Liri» etj.

    § 87

    Përemri vetor ju dhe përemrat pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi, ose për itë cilin flasim, mund të shkruhen me shkronjë të madhe.

    Me shkronjë të madhe mund të shkruhen edhe emërtimet e bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre:

    Shoku Ministër!; Shpresoj, shoku Kryetar, se do të marr një përgjigje të shpejtë etj.

    § 88

    Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet shkencore të tipave, klasave, rendeve, familjeve e gjinive të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre; te emërtimet e llojeve e të nënndarjeve të tyre shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e pare:

    Chordata, Protozoa, Mammalia, Pisces, Rodentia, Carnivora, Felidae, Ursidae, Turdus, Mugil, Canis lupus, Locusta viridis etj.;

    Angiospermae, Gymnospermae, Dicotyledones, Monocotyledones, Archichlamideae, Leguminosae, Polygo-nales, Pinaceae, Papilonaceae, Larix, Abies, Castanea sativa, Salvia officinalis etj.

    § 89

    Shkruhen me shkronjën e parë të madhe simbolet e elementeve kimike:

    Cl, Fe, H, Mg, Mn, N, Na, O, S etj.

    § 90

    Emrat e përgjithshëm si rrugë, bulevard, stadium, shesh, lagje, hotel, kinema, teatër, ndërmarrje, kooperativë, uzinë, kombinat, hidrocentral, vapor, shkollë, klub, gazetë, revistë, roman, poemë, dramë, opera, balet, këngë, çetë, batalion, brigade etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i venë ndërmjet thonjëzash , shkruhen me shkronjë të vogël:

    rruga «Asim Vokshi», rruga «Kongresi i Përmetit», bulevardi «Dëshmorët e Kombit», bulevardi «Republika», stadiumi «Dinamo», sheshi «Avni Rustemi», sheshi «Heronjtë e Vigut», sheshi «Skënderbej», lagjja «Çlirimi», lagjja «24 Maji»;

    hotel «Adriatiku», hotel «Dajti», kinema «11 Nëntori», kinema «Morava», teatri «Aleksandër Moisiu», teatri «Migjeni», ndërmarrja bujqësore «8 Nëntori*, ndërmarrja e ndërtimit «Perlat Rexhepi», kooperativa bujqësore «Ylli i kuq», uzina «Drini», uzina «Partizani», kombinati ushqimor «Ali Kelmendi», hidrocentrali «Karl Marks», hidrocentrali «Lenin», vapori «Vlora», shkolla «Bajram Curri», shkolla «Katër Dëshmorët», shkolla «Liria», shkolla pedagogjike «17 Nëntori», klubi «Flamurtari», klubi «Tomori»;

    gazeta «Zëri i Popullit», revista «Nëntori», romani «Lumi i vdekur», poema «Prishtina», drama «Familja e peshkatarit», drama «Toka jonë», opera «Skënderbeu», baleti «Halili dhe Hajria», kënga «Marshim partizan»;

    çeta «Selam Musaj», batalioni «Fuat Babani», batalioni «Hakmarrje», brigada «Shkurte Pal Vata» etj.

    Kur emërtimet e mësipërme përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare, shkruhet me shkronjë të madhe edhe fjala e pare.

    Me shkronjë të madhe shkruhen gjithashtu emrat shesh, rrugë, lagje etj., kur ata janë pjesë e emërtimit të përveçëm përkatës: Rruga e Barrikadave, Sheshi i Flamurit, Lagjja e Re, Klubi i Manastirit etj.

    § 91

    Emrat e popujve dhe të banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. shkruhen me shkronjë të vogël:

    afrikanët, algjerianët, amerikanët, bullgarët, evropianët, francezët, hungarezët, kinezët, pellazgët, polakët, rumunët, shqiptarët, vietnamezët, zviceranët etj.; arbëreshët, beratasit, dibranët, elbasanasit, gjirokastritët, kosovarët, kolonjarët, matjanët, myzeqarët, shkodranët, shpatarakët, tiranasit, ulqinakët, vlonjatët etj.

    § 92

    Emrat e ditëve të javës, të muajve e të stinëve shkruhen me shkronjë të vogël:

    e hënë, e martë, e mërkurë etj.; janar, shkurt, mars, prill etj.; pranverë, verë, vjeshtë, dimër.

    § 93

    Në veprat poetike fjala e parë e çdo vargu mund të fillojë me shkronjë të madhe ose të vogël; por në rastet kur vargjet, në citimet, shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit, jo secili në rresht më vete, ato nisin gjithmonë me shkronjë të madhe.

    § 94

    Fillon me shkronjë të madhe fjala e parë e çdo teksti të shkruar, si edhe fjala e parë e një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikëshit, pikëpyetjes, pikëçuditjes dhe dy pikave, kur këto shënojnë mbarimin e një fjalie të veçantë a të një periudhe të mëparshme.

    Shënim. Kur pikëpyetja, pikëçuditja ose shumëpikëshi vihet pas ligjëratës së drejtë dhe në fjalët e autorit, që vijoj-në, tregohet se kujt i takon ligjërata e drejtë, pas shenjave të mësipërme, fjala e parë shkruhet me shkronjë të vogël, p.sh.:

    — Po ju, si shkuat? — pyeti komisari partizanët;

    — Ku jeni, or shokë, se po ju kërkojmë! — tha pastaj njëri prej tyre;

    — M'u duk djalë i mirë... — i thashë unë.

    Po kështu shkruhet me shkronjë të vogël fjala e parë pas shumëpikëshit që shënon ndërprerje gjatë ligjëratës dhe jo mbarimin e fjalisë a të periudhës së mësipërme, p.sh.:

    Ky tavan është i ulët... tavani i shtëpisë sonë është më i lartë dhe i lyer me bojë të gjelbër.

    § 95

    Shkruhet me shkronjë të madhe fjala e parë pas dy pikave në këto raste:

    a) kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat, që vihet ndërmjet thonjëzash:

    A të kujtohen fjalët e Petritit: «Ne do t'i kryejmë porositë e tua, do të luftojmë kundër fashizmit për Urine e Shqipërisë»?;

    Populli ynë thotë: «Trimi i mirë me shokë shumë»;

    Skënderbeu ka thënë: «Lirinë nuk e solla unë, po e gjeta këtu».

    b) kur pas dy pikave radhiten, zakonisht në tekste zyrtare (statute, ligje, rregullore, urdhëresa, vendime etj.), paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë me pike.

    Shënim. Në të gjitha rastet e tjera teksti që vjen pas dy pikave, fillon me shkronjë të vogël:

    Ne u lidhëm me lëvizjen: merrnim pjesë në mbledhje të fshehta, shpërndanim trakte, organizonim demostrata.


    ___________________________
    19. Kur këto emërtime përdoren më vete (jo në fjali), siç ndodh zakonisht në rastet kur u drejtohemi personave përkatës, në nënshkrimet, si edhe në renditjen e emërtimeve në fjalë në dokumentet zyrtare, ato shkruhen me shkronjë të madhe si në formën e plotë, ashtu edhe në formën e shkurtuar.

    20. Emërtimet e titujve të nderit vihen në thonjëza, kur përdoren menjëherë pas fjalës «titull», si ndajshtim i paveçuar me presje: iu dha titulli «Hero i Popullit», — «Hero ' Punës Socialiste», — «Artist i Popullit» etj., por: Heroi i Popullit Qemal Stafa, Mësuesi i Popullit Aleksandër Xhuvani, Mjeshtri i sportit N.N. etj.

    21. Në rastet kur një pjesë e emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate etj. përdoret për të përfaqësuar gjithë emërtimin, kjo pjesë shkruhet me shkronjë të madhe: ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme, drejtori i Ekonomisë Komunale etj.

    22. Emrat e rrugëve e të shesheve në tabelat përkatëse nuk vihen në thonjëza.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    VII. NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT

    § 96

    Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës.

    § 97

    Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit:

    afsh, ankth, bulkth, çmend, dash, dru, kënd, kopsht, lak, lëng, i lig, ngjall, shkrep, shkrumb, tremb, thumb, vrull, zmbraps etj.

    § 98

    Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit bëhet sipas këtyre rregullave:

    a) Bashkëtingëllorja që ndodhet ndërmjet dy zanoresh shkon me zanoren që vjen pas:

    ba-rra, bre-dhi, de-ti, do-ra, gë-zim, li-sat, lu-le, mi-ku, ndri-çim, ple-pi, po-pu-lli, pu-në, shpre-sa, xi-xë-llo-nja etj.

    b) Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më Shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit është e lire, mjafton që të paktën bashkëtingëllorja e fundit e togut përkatës të kalojë në krye të rreshtit me zanoren pasuese; nga dy ose më shumë ndarje të mundshme të një fjale duhet parapëlqyer ajo që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të f jalës:


    ko-dra ose kod-ra
    hu-dhra “ hudh-ra
    shu-fra “ shuf-ra
    ko-fsha “ kof-sha
    ve-gla “ veg-la
    la-kra “ lak-ra
    ko-krra “ kok-rra
    ve-pra “ vep-ra
    po-sta “ pos-ta
    mu-shka “ mush-ka
    vi-shnje “ vish-nje
    ku-shti “ kush-ti
    la-vdi “ lav-di
    ek-skavator “ eks-kavator
    ek-skursion “ eks-kursion
    ek-speditë “ eks-peditë
    ek-sport “ eks-port
    fu-nksion “ fun-ksion

    të-mblat ose tëm-blat ose tëmb-lat
    the-mbra “ them-bra “ themb-ra
    lu-ndra “ lun-dra “ lund-ra
    qe-ndra “ qen-dra “ qend-ra
    që-ndroj “ qën-droj “ qënd-roj
    hë-ngra “ hën-gra “ hëng-ra etj

    §98 c, ç

    por: korr-je, lodh-je, ndjek-je, ngec-je; i këtej-më, e nesër-mja, i par-më, i pas-më; e ardh-shmja, i brend-shëm, i buj-shëm, i dhimb-shëm, e dhimb-shme, e më-tej-shme, e nder-shme, e nder-shmja, të ngadal-shmit, e paprek-shme, e pavdek-shme, e përbot-shme, e përbot-shmja, e përjav-shmja, i përkoh-shëm, e për-koh-shme, e përkoh-shmja, e vrull-shme; i flak-të, i pes-të, i shesh-të etj.

    Shënim. Bashkëtingëllorja j e ndjekur nga një bashkë-tingëllore tjetër lidhet gjithmonë me zanoren që i prin: kuj-tim, laj-thi, maj-tas, mbruj-ta, paj-toj, vaj-ta etj.

    c) Kur në një fjalë vijnë dy zanore njëra pas tjetrës ato mund të ndahen në fund të rreshtit:

    vëlla-it, xhaxha-it; ka-ut, va-ut; mete-or; atdhe-ut, kre-ut, muze-wt; e di-el, di-ell, mi-ell, qi-ell; ari-ut, bari-ut, njeri-ut, shi-ut, veri-ut; blu-aj, du-ajt, gru-as, kru-aj, ku-adër, (por edhe kua-dër), ku-arc, mu-aj, punu-ar, ru-aj, sku-adër (por edhe skua-dër), shkru-an; ku-otë (por edhe kuo-të), dy-er, fy-ell, kthy-er, ly-ej, ly-ejmë, thy-ej, thy-ejmë etj.

    Në shkrimin e trajtave si mësuesi, sulmuesi, per-kthyesit etj. dhe në fjalët e prejardhura si i arsye-shëm, i pathyeshëm etj. të parapëlqehen ndarjet mësuesi, sulmue-sin, përkthye-sit etj.; i arsye-shëm, i pathye-shëm etj.

    ç) Ndarja në fund të rreshtit e fjalëve të përbëra e të përngjitura, si edhe e f jalëve të formuara me pa-rashtesa që përdoren edhe si fjalë më veite në gjuhën e sotme, bëhet në kufirin e pjesëve përbërëse të tyre; kur paraqitet nevoja për ndarjen e vetë pjesëve përbërëse, zbatohen rregullat e mësipërme:

    hekur-udhë ose he-kurudhë ose hekuvu-dhë (por jo heku-rudhë); bashk-atdhetar ose bashkatdhe-tar (por jo ba-shkatdhetar); gjith-monë ose gjithmo-në; i shum-anshëm ose i shuman-shëm; mos-ardhje ose mosardh-je (por jo mo-sardhje); për-emër ose përe-mër (por jo pë-remër); i për-jetshëm ose i përjet-shëm etj.

    § 99

    Nuk ndahen në fund të rreshtit:

    a) fjalët e përbëra të shkurtuara si:

    RPSH, PPSH, BPSH, BRPSH, ATSH, BRSS, FIFA, ISIS, KEMP, KK, KONARE, NATO, NB, NIL, NISH, NTLAI, NTLAP, NTSHAI, NTSHAP, OKB, PK, PS, PTT, RDGJ, RSR, SEATO, SHBA, UP etj.;

    b) prapashtesa e një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe dhe nyja e prapme e mbaresat në ato raste kur shkruhen me vizë lidhëse (shih § 68, pikat gj, j, l):

    Kongresi i 6-të, Internacionalja e 2-të, shekulli i 20-të etj.; SMT-ja, PTT-së, TEC-it etj.; dhe-ja, pse-ja, ah-et dhe oh-et etj.;

    c) shkuritimet e tipave:

    a.i. (ad interim), b.f. (bie fjala), d.v. (dora vetë), e.r. (era e re),f.v. (fjala vjen), p.sh. (për shembull) etj.;

    ç) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra (shih § 68 pika i); shkurtimet e njësive të masave dhe shenjat e përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin:

    TU-104, Boing-707, Gaz-69, Mig-21; 35 cm, 50 dm, 40 km, 28 800 km2, 90 ha, 3 m3, 200 g, 35 kg, 10 kv, 2 I; 100%, 112%, 30%0 etj.;

    d) shenja e paragrafit dhe numri e shkronja që vijnë pas saj, si edhe shkurtime të tjera që shënojnë nënndarje të kapitujve, neneve etj.;

    § 12, § 12 a, § 67 Ba, Kreu IV, Kreu VI c etj.;

    dh) numrat që përmbajnë një thyesë dhjetore:

    15,5; 0,06; 10,53 etj.;

    e) shkronjat e një dyshkronjëshi:

    da-lloj (e jo dal-loj), ha-rroj (e jo har-roj), pe-sha (e jo pes-ha), hu-dhër (e jo hud-hër) etj.

    § 100

    Në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit duhen pasur parasysh edhe këto rregulla plotësuese:

    a) një shkronjë e vetme nuk mund të lihet në fund të rreshtit e as të çohet në rreshtin tjetër, edhe kur është zanore. Kështu shkruhet:

    aca-rim (e jo a-carim), acid (e jo a-cid), urë (e jo u-rë), ba-riu (e jo bari-u), li-ria (e jo liri-a), miu (e jo mi-u), shkoi (e jo shko-i), Shqi-përia ose Shqipë-ria (e jo Shqipëri-a) etj.;

    b) dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë, mund të ndahen në fund të rreshtit:

    i pa-anshëm, i pa-arsyeshëm, ko-operativë, vaku-um, kundër-revolucionar, hesht-te, (në mos) prit-të etj.;

    c) kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë, që shkruhet me vizë lidhëse, para saj, në krye të rreshtit, përsëritet viza lidhëse:

    hyrje- / -dalje, marksist- / -leninist, copa- / -copa, aty- / -këtu etj.

    § 101

    Nuk mund të hapen kllapa a thonjëza në fund të rreshtit e as të mbyllen në fillim të rreshtit tjetër.

    Nuk mund të kalojnë në rreshtin tjetër shenjat e pikësimit, me përjashtim të vizës së gjatë.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    VIII. SHKRIMI I DATAVE

    § 102

    Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të dates dhe të muajit vihet një pike:

    20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.

    § 103

    Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:

    23 janar 1943, 4 mars 1973 etj.

    § 104

    Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala më:

    Tiranë, më 19.11.1948; Shkodër, më 5 tetor 1972 etj.

    Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:

    Kongresi u hap të hënën, më 20.XI.1972; Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    TREGUESI I ÇËSHJEVE

    I. DREJTSHKRIMI I ZANOREVE

    ZANORJA E E THEKSUAR

    § 1 Shkrimi i e-së te fjalët ku ajo ndiqet ose ka qenë ndjekur nga një bashkëtingëllore hun dore.

    § 1 Shkrimi i e-së te fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej fjalëve të tipit të mësipërm.

    ZANORJA E E PATHEKSUAR

    § 2 Rënia e -e-së fundore të patheksuar tek emrat femërorë në trajtën e emërores së shquar dhe shkrimi i saj në trajtat e tjera rasore.

    ZANORJA Ë E THEKSUAR

    § 3 Shkrimi i ë-së te fjalët ku kjo zanore e thek- suar i përgjigjet historikisht një a-je hundore dhe te fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre.

    § 3 Shkrimi me a i disa fjalëve të kategorive të mësipërme, që kanë hyrë me këtë trajtë

    në gjuhën letrare.

    § 4Shkrimi i ë-së te fjalët me prapashtesën –llëk.

    ZANORJA Ë E PATHEKSUAR

    ë-ja paratheksore

    § 5 a Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e panne dhe te fjalët e formuara prej tyre.

    § 5 a Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë dhe te fjalët e formuara prej tyre.

    § 5 a Shkrimi pa ë i fjalëve arsye, arsej, arsim, arsimtar dhe i fjalëve që formohen prej tyre.

    § 5 b Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e prejardhura, të formuara nga një temë më -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore.

    § 5 b Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e përbëra dhe të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë më -ë, të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore.

    § 5 b Shkrimi pa ë paratheksore i përemrave të pakufishëm, i ndajfoljeve dhe i lidhëzave të përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë e kurrë.

    § 5 b Shkrimi pa ë paratheksore i pjesës së parë të fjalëve vetvete, vetvetiu dhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 5 b shën. 1 Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prejardhura si amtar, besnik, zyrtar etj.,për shkak të ngulitjes prej kohësh të shqiptimit dhe të shkrimit të tyre në gjuhën letrare.

    § 5 b shën. 2 Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon me zano- re.

    § 5 c Shkrimi me ë paratheksore i fjalëve të prej ardhura nga tema më bashkëtingëllore, por me strukturë fonetike-fjalëformuese të ngjashme me ato të § 5 b.

    § 5 shën. a Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prej ardhura, të formuara prej temash më një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj.

    § 5 shën. b Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prej ardhura, të formuara prej temash më bashkë tingëllore të lëngëta (-r, -1, -II) me theks mbi rrokjen e parafundit.

    § 5 ç Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prej ardhura, të formuara prej temash më -r, -err, -ël, -ës, -ëz me anë prapashtesash që fillojnë me zanore.

    § 5 ç Shkrimi me ë paratheksore i disa shumë- save me trajtë fonetikisht të ngjashme me f jalët e tipit të mësipërm.

    § 5 ç shën.Shkrimi me ë paratheksore i fjalëve të prejardhura, të formuara prej temash më -ër me anë prapashtesash që fillojnë me za nore, kur para ë-së ndodhet një nga bash- këtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose grupet -nd-, -st-.

    § 5 ç Shkrimi më ë i fjalëve dhëndëri, dhëndëroj, gjëndërohem, motëri, sipërore, sipëri.

    ë-ja pastheksore

    § 6 a Shkrimi i ë-së pastheksore tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit.

    § 6 b Shkrimi i ë-së pastheksore te mbiemrat më -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre.

    § 6 b shën. Shkrimi me -të (dhe jo me -ët) i mbiemrave të formuar prej një teme më –h.

    § 6 c Shkrimi i ë-së te trajta e vetës së dytë njëjëse së tashmes lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore.

    § 7 a Shkrimi pa ë pastheksore i emrave e i mbiemrave më -ël, -ër, -err dhe i emrave mashkullorë më -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore.

    § 7 a Shkrimi i ë-së pastheksore të mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë në të gjitha rasat gjatë lakimit (etër-etërit, etërve etj.).

    § 7 b Shkrimi pa ë pastheksore i mbiemrave më -ëm e më -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre pra passhtesave vjen një zanore ose një -j.

    § 7 c Shkrimi pa ë para prapashtesave -shëm dhe –të i mbiemrave të formuar prej tyre në të gjitha trajtat e lakimit.

    § 7 ç Shkrimi pa ë pastheksore i trajtave të përngjitura të habitores.

    ë-ja fundore

    § 8 Shkrimi i ë-së fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, si edhe në rasat ku ajo s'është më fundore.

    § 8 a Shkrimi i ë-së fundore te emrat femërorë si

    bukë, fjalë dhe në trajtat e lakimit të tyre.

    § 8 a Shkrimi i ë-së fundore te numërorët si dhjetë, mijë dhe në trajtat e lakimit të tyre.

    § 8 a Shkrimi i ë-së fundore te emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë (dajë etj.).

    § 8 b Shkrimi i ë-së fundore te disa emra mashkullorë (burrë etj.) dhe te shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës (ujë etj.).

    § 8 c Shkrimi i ë-së fundore te mbiemrat dhe te ndajfoljet e tipit (i, e) mirë - mirë.

    § 8 c Shkrimi më -ë i mbiemrave dhe pa -ë i ndajfoljeve në çiftet si (i, e) drejtë - drejt.

    § 8 ç Shkrimi i ë-së fundore te mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra e numërorë njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore.

    § 8 d Shkrimi i ë-së fundore te trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si partizanë, ushtarë etj.

    § 8 d Shkrimi i ë-së fundore të shumësit të emrave e të mbiemrave mashkullorë në trajtat rasore kur ajo nuk është më fundore.

    § 8 d shën. Shkrimi pa ë fundore i emërores dhe i kallëzores së pashquar shumës të emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish dhe shkrimi me -ë- i tyre në rasat e tjera të shumësit të pashquar (120 volt - 120 voltësh).

    § 8 dh Shkrimi i ë-së fundore tek emërorja dhe te kallëzorja e shquar shumës e emrave dhe e mbiemrave mashkullorë që në njëjësin e pa shquar mbarojnë më një bashkëtingëllore dhe që janë njërrokësh ose e kanë theksin në rrokjen e fundit.

    § 8 e Shkrimi i ë-së fundore te trajtat e shquara njëjës të rasave të zhdrejta dhe tek emërorja e kallëzorja shumës e emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar.

    § 8 e Shkrimi i ë-së fundore te shkurtimet e gjinisë femërorë që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit.

    § 8 ë Shkrimi i ë-së fundore tek emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë me zanore të theksuar.

    § 8 ë Shkrimi i ë-së fundore tek emrat e formuar me prapashtesën -zë dhe me shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit.

    § 8 f Shkrimi i ë-së fundore tek emrat femërorë më -më.

    § 8 g Shkrimi i ë-së fundore te përemrat pronorë si

    ynë, jonë, të mitë etj.

    § 8 gj Shkrimi i ë-së fundore te numërorët themelorë.

    § 8 h Shkrimi i ë-së fundore te foljet me temë më zanore në vetën e parë dhe të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore.

    § 8 h Shkrimi i ë-së fundore te foljet me temë më grup zanoresh të ndjekur nga një -j në vetat dhe mënyrat e mësipërme.

    § 8 i Shkrimi i ë-së fundore te trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë që dalin më një zanore.

    § 8 j Shkrimi i ë-së fundore te veta e tretë njëjës e mënyrës lidhore të të gjitha foljeve.

    § 8 k Shkrimi i ë-së fundore te pjesoret e folje ve me temë më zanore a më -l, -ll, -r, -rr dhe te mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre.

    § 8 k Shkrimi i ë-së fundore te pjesoret si dhënë, ngrënë etj.

    § 8 k Shkrimi pa -ë fundore i pjesoreve me temë më tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit.

    § 9 a Shkrimi pa ë fundore i emrave dhe i mbiemrave më -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur që nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit.

    § 9 b Shkrimi pa ë fundore i emrave dhe i mbiemrave që në shumësin e pashquar dalin më një nga bashkëtingëlloret -gj, -q, -j, -nj, të prira nga një zanore.

    § 9 b shën. Shkrimi pa ë para nyjës -të dhe mbaresave rasore të shumësit i emrave si cjep, desh etj.

    § 9 c Shkrimi pa ë i trajtave rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që në emëroren e pashquar të shumësit mbarojnë me dy bashkëtingëllore ose me -l, -r, -s, -z.

    § 9 c Shkrimi me -l- para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores i emrave dhe i mbiemrave të mësipërm.

    § 9 ç Shkrimi pa ë fundore i rrjedhores së shquar të emrave që në shumës mbarojnë me zanore të theksuar.

    § 9 d Shkrimi pa ë fundore i mbiemrave të formuar

    me prapashtesat -(ë)m, -shëm.

    § 9 dh Shkrimi pa ë fundore i mbiemrave të formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theksin mbi rrokjen e parafundit.

    § 9 e Shkrimi pa ë fundore i pjesoreve (dhe i mbiemrave përkatës) më -ur, -ier, -yer, -uar.

    § 9 ë Shkrimi pa ë fundore i trajtave të vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore të foljeve që dalin më bashkëtingëllore ose më -ie.

    § 9 f Shkrimi pa ë fundore i trajtave të shumësit të së pakryerës së dëftores e të lidhores te të gjitha foljet.

    § 9 g Shkrimi pa ë fundore i shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore.

    § 9 g Shkrimi pa ë fundore i shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve që përmbajnë një grup zanoresh.

    § 9 gj Shkrimi pa ë fundore i trajtave të urdhërores të foljeve që te kjo mënyrë e kanë temën më bashkëtingëllore.

    § 9 h Shkrimi pa ë fundore i përemrave dëftorë (i, e) atij, (i, e) këtij, (i, e) asaj, (i, e) kësaj.

    § 9 h Shkrimi pa ë fundore i përemrave pronorë (i, e) tij, (i, e) saj.

    ZANORJA U

    § 10 Shkrimi me u në të gjitha rasat i emrave dhe i mbiemrave më -ull, -ur.

    § 10 Shkrimi me u i emrave dhe i mbiemrave të formuar prej emrash dhe mbiemrash më -ull, -ur.

    ZANORET I DHE Y

    § 11 Shkrimi me i (dhe jo me y) i fjalëve si ai, bilbil, direk etj.

    § 11 Shkrimi me y i fjalëve si byzylyk, çyrek, dy- sheme etj.

    ZANORET U DHE Y

    § 12 Shkrimi me u dhe jo me y i fjalëve si bufe, bulmet, bulmetore etj.

    § 12 Shkrimi me y dhe jo me u (as me i) i fjalë ve si bërryl, bylyk, byrek etj.

    GRUPE ZANORESH DHE DIFTONGJE -IE- / -JE-

    § 13 a Shkrimi me -ie- i emrave tek të cilët ky grup ndiqet nga bashkëtingëlloret -1, -11,-r dhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 13 b Shkrimi me -ie- i foljeve tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa -j.

    § 13 b Shkrimi me -je- i trajtave të njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe i trajtave të dëshirores të foljeve të mësipërme.

    § 13 b Shkrimi me -je- në të gjitha trajtat i foljes ndjej (ia fal fajin dikujt), si edhe i formimeve prej saj.

    § 13 b Shkrimi me i i trajtave pësore-vetvetore të foljeve të mësipërme.

    § 13 b shën. Shkrima me -je- i të gjitha fjalëve të formuara nga folja ndiej.

    § 13 c Shkrimi me -ie i foljeve te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup ndodhet në rrokje të hapur

    § 13 c Shkrimi me -j- i këtyre foljeve në vetën e tretë njëjës të lidhores e të urdhërores dhe në trajtat e shumësit që bashkohen me trajtat 9 shkurtra të përemrit vetor.

    § 13 a. Shkrimi më i i këtyre foljeve në vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore, lidhore dhe urdhërore, në të pakryerën e dëftores e të lidhores dhe në trajtat pësore-vetvetore.

    § 14 Shkrimi ime -je- i foljeve me temë më -1, -11, -rr dhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 14 Shkrimi me i i foljeve të mësipërme në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhërore dhe në trajtat pësore-vetvetore.

    GRUPI YE

    § 15 Shkrimi i grupit ye te fjalë si arsye, dyer etj.

    GRUPET UA, UE

    § 16 a Shkrimi i grupit ua te emrat dhe mbiemrat si buall, dragua, i huaj etj.

    § 16 b Shkrimi i grupit ua te foljet me temë më -ua si bluaj, dua etj., si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o.

    § 16 b Shkrimi pa grup zanoresh i trajtave pësore-vetvetore si kryhet, bluhet etj.

    § 17 Shkrimi me ue i emrave dhe i mbiemrave foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua, si edhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    TAKIMI I DY ZANOREVE TË NJËJTA

    § 18 Shkrimi i dy zanoreve të njëjta, kur ato takohen në formim fjalësh.

    APOSTROFI

    Përdorimi i apostrofit për të shënuar rënien e ë-së fundore:

    § 19 a te trajtat e shkurtra përemërore më dhe të;

    § 19 a te pjesëza të e trajtave foljore, kur pas tyre vijnë trajtat e shkurtra përemërore i, u, ia, iu, ja, jua, ua ose pjesëza u e trajtave pësore-vetvetore të foljeve.

    § 19 a shën. Shkrimi pa apostrof i trajtave përemërore ma, ta.

    § 19 b Përdorimi i apostrofit pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç.

    § 19 b shën.Shkrimi pa apostrof i përemrit të pakufishëm çdo, i përemrit pyetës çfarë dhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 19 c Përdorimi i apostrofit tek nyjat të, së me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma.

    § 20 a Mospërdorimi i apostrofit kur ë-ja fundore e patheksuar ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore.

    § 20 b Mospërdorimi i apostrofit te fjalët që mbarojnë me a, e, i, kur ato ndiqen nga një fjalë që nis me zanore.

    § 20 c Mospërdorimi i apostrofit në vetën e tretë njëjës e shumës të përemrave vetorë të thjeshtë (pa parashtesë), kur vijnë pas një parafjale

    §. 20 ç Mospërdorimi i apostrofit te trajtat e përemrave pronorë që nisin me s ose t (sime, tim).

    THEKSI

    § 21 Mospërdorimi i asnjë lloj theksi në shkrim.

    § 21 Përdorimi në raste të veçanta i theksit të mprehtë (').

    II. DREJTSHKRIMI I BASHKËTINGËLLOREVE

    BASHKETINGELLORET E ZËSHME NË FUND E NË TRUP TË FJALËS

    § 22 Shkrimi i bashkëtingëlloreve të zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh si të tilla, kur gjenden në fund të fjalës.

    § 22 Shkrimi i bashkëtingëlloreve të zëshme si të tilla, kur gjenden në trup të fjalës përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n.

    § 22 shën. 2 Shkrimi me -s i ndajfoljeve të formuara me prapashtesën -as.

    SH / ZH / Ç NISTORE

    § 23 a Shkrimi i fjalëve me sh nistore, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th).

    § 23 b Shkrimi i fjalëve me zh nistore, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme (b, d, g, gj, v).

    § 23 b shën. Shkrimi me ç i të gjitha fjalëve të formuara me këtë përemër, pavarësisht nga bashkëtingëllorja që e pason.

    § 23 c Shkrimi i fjalëve me ç nistore, kur kjo ndiqet nga një zanore ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (l, ll, r, rr, m, n, nj, j).

    S, Z NISTORE

    § 24 a Shkrimi i fjalëve me s nistore, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (m, n, l).

    § 24 b Shkrimi i fjalëve me z nistore, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme.

    § 24 b Shkrimi me z nistore i fjalëve zmadhoj, zmbraps dhe i formimeve prej tyre.

    SHKRIMI I J-SË

    § 25 a Shkrimi me j i emrave ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 25 b Shkrimi me j i emrave femërorë që dalin më zanore të theksuar (përveç i-së) në trajtat ku zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër.

    § 25 c Shkrimi me j i emërores njëjës të shquar të emrave që dalin më -o të patheksuar, si edhe i gjinores, dhanores e rrjedhores njëjës të pashquar.

    § 25 c Shkrimi me j i emrave të përveçëm të tipit Koço.

    § 25 ç Shkrimi me j i përemrave (i, e) tij, (i, e) atij, (i, e) këtij dhe i trajtave të ndryshme të tyre.

    § 25 d Shkrimi me j i trajtës së shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë të shkurtër ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores.

    § 25 dh Shkrimi me j i vetës së parë e të tretë shu mës të së tashmes së dëftores të foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.

    § 25 dh Shkrimi me j i vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së :ardhmes së foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.

    § 25 dh Shkrimi me j i vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.

    § 25 dh shën. Shkrimi pa -j i foljeve si ha, fle, që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin më zanore.

    § 26 a Shkrimi me i dhe jo me j i trajtave rasore të njëjësit të shquar (me përjashtim të kallëzores), si edhe i trajtave të gjinores, të dhanores e të rrjedhores së njëjësit të pashquar të emrave mashkullorë më -ua ose më -a të theksuar.

    § 26 b Shkrimi me i dhe jo me j i trajtës së shkurtër përemërore i, kur bashkohet me një trajtë tje- iër të shkurtër ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores.

    § 26 c Shkrimi me -i i vetës së tretë njëjës të së kryerës së thjeshtë të foljeve më -oj ose -uaj.

    § 26 ç Shkrimi me -i- i fjalëve të formuara prej temash më -i të theksuar me anë prapashtesash që fillojnë me zanore.

    SHKRIMI I BASHKËTINGËLLORES H

    § 27 a Shkrimi i h-së në fillim të fjalës.

    § 27 a Shkrimi i h-së në fillim të fjalëve të burimit turk.

    § 27 b Shkrimi i h-së në fund të fjalës.

    § 27 c Shkrimi i h-së në mes të fjalës te trajtat pësore-vetvetore të foljeve me temë më zanore.

    § 27 c Shkrimi i h-së në mes të fjalës në raste të tjera.

    § 27 shën. Fjalë që nuk shkruhen me h.

    FJALËT ME RR

    § 28 a Shkrimi i rr-së në fillim të fjalës.

    § 28 b Shkrimi i rr-së në mes të fjalës.

    § 28 c Shkrimi i rr-së në fund të fjalës.

    § 28 shën.Fjalë që shkruhen me r (dhe jo me rr).

    NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS

    § 29 a Shkrimi me nj në trup të fjalës i emrave femërorë si banjë, finjë.

    § 29 b Shkrimi me nj i mbiemrave të formuar nga një temë më -nj.

    § 29 c Shkrimi me -nj i shumësit të emrave mashkullorë më zanore të theksuar ose më -ua.

    § 29 c Shkrimi me -nj i shumësit të disa emrave mashkullorë si gjarpër, lumë etj.

    GRUPE BASHKËTINGËLLORESH MB, ND, NG, NGJ

    § 30 Shkrimi i plotë i grupeve të bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj në fillim, në trup dhe në fund të fjalës.

    TAKIME BASHKËTINGËLLORESH

    TAKIMI I T-SË ME SH-NË

    § 31 Shkrimi me tsh i mbiemrave të formuar me prapashtesën -shëm, kur sh-ja e prapashtesës takohet me t-në e temës.

    § 31 Shkrimi me tsh i trajtave të dëshirores, ku sh-ja e prapashtesës takohet me t-në e temës.

    TAKIMI I G-SË OSE I N-SË ME J-NË

    § 32 Shkrimi me i i fjalëve ku takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës.

    TAKIMI I D-SË, S-SË, T-SË OSE I Z-SË ME H-NË

    § 33 Shkrimi pa shenjë ndarëse midis pjesëve përbërëse i fjalëve të prejardhura ose të përbëra, ku d-ja, s-ja, t-ja ose z-ja takohet me një h që vjen pas.

    § 33Shkrimi pa shenjë ndarëse i emrave të përveçëm ku d-ja, s-ja, t-ja ose z-ja takohet me një h.

    TAKIMI I D-SË ME T-NË

    § 34 Shkrimi me dt, kur në formim fjalësh ose trajtash takohen këto bashkëtingëllore.

    TAKIMI I DY SHKRONJAVE TË NJËJTA

    § 35 Shkrimi i të dyja shkronjave të njëjta (njëra prej të cilave mund të bëjë pjesë në një dyshkronjësh), kur ato takohen në formim fja lësh.

    § 35 shën. 1 Shkrimi vetëm me rr i fjalëve ku takohen r me rr.

    § 35 shën. 1 Shkrimi vetëm me 11 i fjalëve ku takohen 1 me 11.

    § 35 shën. 3 Shkrimi me -st dhe jo me -tt i trajtës së vetës se tretë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve me temë më -t.

    III. DISA TIPA FJALËSH ME PREJARDHJE TË HUAJ DHE EMRASH TË PËRVECËM TË HUAJ

    § 36 a Shkrimi me -ia-, -ie-, -io-, -iu- i fjalëve të huaja që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu- me i të patheksuar në trup të tyre, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të këtyre tipave.

    § 36 a shën. Shkrimi me -ja-, -je-, -jo-, -ju- i një numri fjalësh si havjar, objekt, fjord etj.

    § 36 b Shkrimi me ja-, je-, jo-, ju- i fjalëve që nisin me togjet e mësipërme, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të këtyre tipave.

    § 36 c Shkrimi me j i fjalëve dhe i emrave të përveçëm me aj, ej, oj, uj, kur këto grupe janë në trup të tyre.

    § 36 c Shkrimi me i i fjalëve dhe i emrave të përveçëm të mësipërm, kur këto grupe janë fundore.

    § 36 ç Shkrimi me i i fjalëve me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y.

    § 36 ç Shkrimi me i i emrave të përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë ka në y, si edhe i fjalëve të formuara prej tyre.

    § 36 d Shkrimi edhe në gjuhën shqipe me au, eu i fja lëve dhe i emrave të përveçëm me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu.

    § 36 d shën. Shkrimi me v i një numri fjalësh si Evropë,

    nevralgji etj.

    § 36 dh Shkrimi me ua, ue, ui, uo i fjalëve dhe i emrave të përveçëm të burimit latin-roman me kua, kue, kui, kuo.

    § 36 e Shkrimi në shqipen me -oo- i fjalëve të huaja me -oo-.

    § 36 e Shkrimi me c i fjalëve me burim nga latinishtja, nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga e ose i.

    § 36 ë Shkrimi me c i emrave të përveçëm të huaj që në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga një e ose i.

    § 36 f Shkrimi me d, t (e jo me dh, th) i fjalëve ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër.

    § 36 f Shkrimi me d, t i emrave të përveçëm grekë e romakë.

    § 36 f shën. Shkrimi me dh, th i një numri fjalësh dhe emrash të përveçëm të përdorimit popullor.

    § 36 g Shkrimi me gj i fjalëve që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja a nga gjuhët romane e që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga e ose i, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.

    § 36 g shën. Shkrimi me xh e jo me gj i një numri fjalësh si inxhinier, xhiro etj.

    § 36 gj Shkrimi me j (dhe jo me zh ose xh) i fjalëve si adjutant, juri etj.

    § 36 gj Shkrimi me zh i fjalëve që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja.

    § 36 h Shkrimi me gn i fjalëve si agnosticizëm, gneis etj. Disa tipa fjalësh me prejardhje të huaj

    § 36 h Shkrimi me nj i fjalëve si dinjitet, linjit etj.

    § 36 i Shkrimi me h- i fjalëve që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-.

    § 36 i Shkrimi me h- i emrave të përveçëm që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-, si edhe i emrave të tjerë të përveçëm, fonetikisht të ngjashëm me ta.

    § 36 j Shkrimi me k i fjalëve të terminologjisë tekniko-shkencore ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër dhe që përmbajnë tema të cilat në greqishte kanë pasur një x» si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.

    § 36 k Shkrimi me ks i fjalëve të huaja që në gjuhën shqipe kanë një -ks- të ndjekur nga një -io.

    § 36 l Shkrimi me ks i fjalëve me burim grek a la tin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore.

    § 36 lShkrimi me kz i fjalëve me burim grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore.

    § 36 l Shkrimi me kz i fjalëve të burimit grek që përmbajnë temat ekzo a hekza.

    § 36 ll Shkrimi me 1 i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët ro- mane dhe që në këto gjuhë kanë një 1 të thjeshtë ose dyfishe.

    § 36 ll Shkrimi me 1 i emrave të përveçëm me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një 1 të thjeshtë ose dyfishe.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    § 36 11 shën. 1 Shkrimi me ll, në pajtim me shqiptimin popullor të ngulitur prej kohësh, i disa fjalëve me burim të huaj të tipit të mësipërm.

    § 36 11 shën. 2 Shkrimi me l dhe me ll i fjalëve me burim nga anglishtja.

    § 36 11 shën. 3 Shkrimi me l dhe me ll i fjalëve të reja të burimit sllav.

    § 36 m Shkrimi me rr i fjalëve të huaja, kryesisht romane, që në këto gjuhë kanë rr.

    § 36 n Shkrimi me -z- i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja a nga gjuhët romane ose të formuara në shqipen me elemente të këtyre gjuhëve, tek të cilat ato kanë një s ndërzanore, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.

    § 36 n shën. Shkrimi me s i një numri emrash të përveçëm të tipit të mësipërm.

    § 36 nj Shkrimi me -z- i fjalëve me -izëm e -azëm.

    § 36 o Shkrimi me -zm- i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër ose të ndërtuara me elemente të kësaj gjuhe.

    § 36 p Shkrimi me -z- i fjalëve të huaja, të formua ra me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e para- shtesës gjendet në pozicion ndërzanor.

    § 36 q Shkrimi me s i fjalëve me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje.

    § 36 q Shkrimi me s i fjalëve me parashtesën trans.

    § 36 r Shkrimi me s i fjalëve të huaja që në gjuhën e burimit kanë ss.

    § 36 rr Shkrimi me -s- i fjalëve të huaja të formuara me parashtesën a- prej fjalësh me s nistore.

    § 37 Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj sipas shqiptimit të tyre në gjuhët përkatëse dhe në përshtatje me sistemin grafik të shqipes.

    § 37 Mosruajtja në shkrim e bashkëtingëlloreve dyfishe të emrave të përveçëm të huaj me përjashtim të rr-së.

    § 37 Shënimi në kllapa, në shfaqjen e parë, i emrave të përveçëm të huaj sipas grafisë së gjuhës nga burojnë.

    § 37 shën. 1 Shkrimi me 1 i emrave të përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të l-së në këto gjuhë.

    § 37 shën. 2 Shkriimi me -i i emrave të përveçem më -ij të burimit rus.

    § 37 shën. 3 Shkrimi sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe i disa emrave të përveçëm të huaj.

    IV. ÇËSHTJE GRAMATIKGRE

    DISA TRAJTA TË SHUMËSIT TË EMRAVE DHE TË MBIEMRAVE

    § 38 a Shkrimi me -a në shumës i emrave femërorë më -ë (arra-t, rroba-t).

    § 38 b Shkrimi me -ë në shumës, ashtu si në njëjës, i emrave femërorë më -ë (anë-t, fletë-t).

    § 38 b shën. Shkrimi me dy trajta shumësi, sipas kuptimeve me të cilat përdoren, i një numri emrash femërorë si brinjë-t, brinja-t.

    § 39 Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emrave femërorë me zanore të theksuar (një hardhi - shumë hardhi).

    § 39 Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emra ve femërorë më -e dhe -o të patheksuar (një lule - shumë lule, një pako - shumë pako).

    § 39 Përdorimi në gjuhën letrare edhe i shumësit më -ra te disa nga emrat e tipave të mësipërm për qëllime të caktuara stilistike-shprehëse.

    § 40 Shkrimi në shumës zakonisht me -ë i emrave mashkullorë më -al, -an, -ar, -ec, -el, -er, -et, -ez, -II, -ir, -ol, -on, -oz, -un.

    § 40 a Shkrimi në shumës me -a i disa emrave nga tipat e mësipërm.

    § 40 b Shkrimi në shumës me -e i disa emrave nga tipat e mësipërm.

    § 40 shën. 1 Shkrimi në shumës rregullisht me -ë i emrave më -ac, -aç, -af, -ak, -ap, -aq, -ash, -eç, -ek, -en, -esh, -ik, -in, -ist, -jan, -jot, -ok, -or, -osh, -ot, -tar, -tor, -uk.

    § 40 shën. 2 Shkrimi në shumës me -ë i emrave më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont, kur shënojnë frymorë.

    § 40 shën. 2 Shkrimi në shumës me -e i emrave më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont, kur nuk shënojnë frymorë.

    § 40 shën. 3 Shkrimi në shumës me -e i emrave më -azh,

    -ezh, -ël, -im, -ion, -(i)um, -ozh, -us.

    § 40 shën. 4 Shkrimi në shumës me -a i disa emrave si bërryla, cepa etj.

    § 40 shën. 4 Shkrimi në shumës me -e i disa emrave si djepe, kryqe etj.

    § 41 Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emrave mashkullorë më -ës, -ues e -yes.

    § 42 Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë femërore të mbiemrave që përcaktojnë emra mashkullorë me shumësin më -e (dete të thella).

    § 43 Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë mashkullorë të mbiemrave që përcaktojnë emra me temë më -r, të cilët e formojnë shumësin me mbaresën -a (emra të përveçëm).

    § 43 Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë femërore të mbiemrave që përcaktojnë emra ma shkullorë e asnjanës me shumësin më -ra (ujëra të ftohta).

    § 44 Shkrimi me fundoren -qe i shumësit të emrave më -llëk.

    SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME

    § 45 Shkrimi me nyjë të përparme (i, e, të, së) i emrave në rasën gjinore.

    § 46 Shkrimi me nyjën e përparme të i një emri të rasës gjinore, kur vjen pas një emri tjetër të rasës gjinore a dhanore të pashquar njëjës, pavarësisht nga gjinia që ka ky i fundit.

    § 47 Shkrimi me nyjën e përparme të i një emri të çfarëdo gjinie në rasën gjinore, kur vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës.

    § 47 Shkrimi me nyjën e përparme së i një emri të çfarëdo gjinie në rasën gjinore, kur vjen pas një emri femëror në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës.

    § 48 Shkrimi me nyjën të i mbiemrit të dytë dhe i të tjerëve pas tij (po ashtu edhe i numërorëve rreshtorë), kur dy a më shumë mbiemra për caktojnë një emër femëror të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës.

    § 48 shën. Përdorimi i nyjës së kur dy a më shumë mbiemra të nyjshëm ose numërorë rreshtorë ndodhen përpara emrit.

    § 49 Shkrimi me nyjën të i fjalës përcaktuese të dytë dhe i të tjerave pas saj (emra ose mbiemra), kur përcaktojnë një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës.

    § 50 Shkrimi me nyjën së i emrit të dytë femëror njëjës e i të tjerëve pas tij, në rastet kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, që përcaktojnë secili emrin që ndodhet menjëherë para tyre.

    § 50 Shkrimi me nyjën të i emrit të dytë femëror njëjës e i të tjerëve pas tij në rastet kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, që përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, por atë që ndodhet para atij.

    § 51 Përdorimi i nyjës të përpara emrit të dytë e të tjerëve pas tij të rasës gjinore, kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur.

    § 52 Përdorimi i nyjës së përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore përpara emrit të dytë nga dy emra në rasën gjinore, që ndjekin një emër në emërore njëjës.

    § 52 Përdorimi i nyjës së përparme të përpara emrit të dytë nga dy emra në rasën gjinore, që ndjekin një emër në kallëzore njëjës.

    § 53 Përdorimi i nyjës së për trajtën e shquar dhe i nyjës të për trajtën e pashquar përpara emrave femërore të nyjshëm në gjinore, dhanore e rrjedhore.

    § 53 Përdorimi i nyjës së në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar përpara emrave femërore të farefisnisë, kur përdoren me nyjë.

    § 54 Përdorimi i nyjës së përparme përpara secilit nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore që përcaktojnë një emër.

    § 54 Shkrimi ose jo, duke u mbështetur në arsye të caktuara kuptimore a stilistike, i nyjës së për parme te emri i dytë e te të tjerët pas tij, kur vijnë njëri pas tjetrit më shumë se tre emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza.

    § 55 Përdorimi i nyjës të pas një emri femëror, kur ndeshen dy nyja të përparme të rases gjinore të gjinisë femërore (së së).



    196

    Çështje gramatikore

    § 56 Shkrimi i nyjës i midis emrave mashkullorë në emërore, të cilët lakohen si femërorët, dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata.

    § 56 Shkrimi i nyjës së midis emrave mashkullorë në gjinore, dhanore e rrjedhore, të cilët la kohen si femërorët, dhe emrave ose mbiemra ve që i përcaktojnë ata.

    § 57 Shkrimi i nyjës të te mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femë- ror në gjinore a dhanore të pashquar njëjës.

    § 57 Shkrimi i nyjës së te mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror të shquar.

    § 58 Shkrimi me nyjën e përparme të në rasat e zhdrejta të njëjësit i mbiemrave të shkallës krahasore dhe sipërore të formuar me pjesëzën më, kur vijnë pas një emri femëror.

    § 58 Shkrimi me nyjën e përparme së në rasat e zhdrejta të njëjësit i mbiemrave të shkallës krahasore dhe sipërore të formuar me pjesëzën më, kur ndodhen para një emri femëror.

    § 59 Përdorimi me nyjën e i mbiemrit të nyjshëm me funksion cilësori, kur ndjek një kundrinë të drejtë të shprehur me emër në kallëzore të shquar.

    § 59 Përdorimi me nyjën të i mbiemrit të nyjshëm me funksion kallëzuesori, kur ndjek një kundrinë të drejtë të shprehur me emër në kallëzore të shquar.

    § 60 Përdorimi i nyjës të para mbiemrave të nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar shumës.

    § 61 Shkrimi pa nyjë i përemrave pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj me përdorim thjesht si përemra ose si përcaktues të një emri.

    § 61 Shkrimi me nyjë të përparme i përemrave pronorë e (të) mi, e (të) tu etj. në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre.

    SHKRIMI I DISA PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE

    § 62 Shkrimi zakonisht i plotë i trajtave foljore që formohen me do të.

    § 63 Shkrimi i pjesëzës të para lidhores ose pjesores gjatë përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara.

    § 64 Shkrimi i pjesëzës duke të përcjellores në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore.

    § 64 Përsëritja, në raste mohimi, edhe e pjesëzës mos bashkë me pjesëzën duke.

    § 65 Shkrimi i pjesëzës pa përpara pjesores në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore.

    § 66 Përsëritja në shkrim e parafjalëve në, te (tek), me, nga, prej etj. gjatë bashkërenditjes së dy a më shumë emrave a përemrave me të cilët ato lidhen.

    § 66 Mospërsëritja në shkrim, për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike, e parafjalëve në, te (tek), me, nga, prej etj. gjatë bashkërenditjes së dy a më shumë emrave a përemrave me të cilët ato lidhen.

    V. SHKRIMI I FJALËVE NJËSH, NDARAS DHE ME VIZË NË MES

    § 67 Shkrimi njësh i të gjitha atyre njësive që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme.

    § 67 Shkrimi ndaras i të gjitha atyre njësive që janë pjesë të një togfjalëshi, të një lokucioni ose të një emërtimi të përbërë.

    § 67 A a Shkrimi njësh i fjalëve me parashtesa.

    § 67 A b Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre.

    § 67 A b shën. Shkrimi me vizë midis tyre i pjesëve të njërës gjymtyrë të një fjale të përbërë, kur ato pjesë lidhen midis tyre me lidhëzat e ose a.

    § 67 A b shën. Shënimi me vizë i gjymtyrës së dytë të përbashkët të dy a më shumë fjalëve të përbëra të bashkërenditura, kur për arsye shkurtimi, ajo shkruhet vetëm te fjala e fundit.

    § 67 A c Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra me lidhje këpujore ndërmjet gjymtyrëve të tyre, të njësuara plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore.

    § 67 A ç Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra e të për- ngjitura (emra, mbiemra, numërorë, përemra të pakufishëm, ndajfolje, parafjalë, lidhëza, pjesëza, pasthirrma), të ngulitura prej kohësh si të tilla në gjuhë si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore.

    § 67 A ç Shkrimi njësh i numërorëve themelorë që nga 11 deri më 19 dhe i atyre që tregojnë dhjetë- she, qindëshe.

    § 67 A ç Shkrimi njësh i numërorëve rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre.

    § 67 A ç shën. Dallimi në shkrim i ndajfoljeve atëherë, një- herë, përse, qëkur (qyshkur) nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta.

    § 67 A ç shën. Dallimi në shkrim i lidhëzave ngase, nëse, sesa e i pjesëzës seç nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta.

    § 67 A d Shkrimi njësh i mbaresës e i nyjës së prapme tek emrat e mbiemrat e huaj të personave e të vendeve.§ 67 B a Shkrimi ndaras i togfjalëshave të tipit emër në emërore + emër në rrjedhore.

    § 67 B a Shkrimi ndaras i togfjalëshave me kuptim mbiemëror të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë + emër në rrjedhore.

    § 67 B a shën. Shkrimi edhe njësh, edhe ndaras i emërtimeve gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri.

    § 67 B b Shkrimi ndaras i ndajfoljeve dhe i lokucioneve ndajfoljore si së afërmi, së bashku etj.

    § 67 B c Shkrimi ndaras i lokucioneve ndajfoljore të formuara nga dy fjalë të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me parafjalë ose me lidhëzën e.

    § 67 B ç Shkrimi ndaras i ndërtimeve të tipit me ose për + emër në kallëzore të pashquar me vlerë kryesisht ndajfoljore.

    § 67 B d Shkrimi ndaras i numërorëve themelorë të formuar me fjalët mijë, milion, miliard.

    § 67 B d Shkrimi ndaras i pjesëve përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e.

    § 67 B dh Shkrimi ndaras i lokucioneve parafjalore ose lidhëzore si aq sa, deri ku, edhe pse, gjer te, si edhe, sado që etj.

    § 67 B e Shkrimi ndaras i shprehjeve emërore për qind, për mijë etj.

    § 67 B ë Shkrimi ndaras i pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes.

    § 67 B f Shkrimi ndaras i lokucioneve pasthirrmore, pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore.

    § 68 a Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë.

    § 68 a Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga përsëritja e një fjale në trajta të ndryshme.

    § 68 a Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga bashkimi i dy antonimeve.

    § 68 a Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga bashkimi i dy numërorëve themelorë për të shënuar një sasi të përafërt.

    § 68 a Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar.

    § 68 b Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të njësive të matjes.

    § 68 b Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit.

    § 68 c Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndër- mjet pjesëve përbërëse të tyre.

    § 68 ç Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve terminologjike të tipit (raketa) ajër-ajër.

    § 68 d Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta.

    § 68 d Shkrimi pa vizë në mes, si fjalë të vetme, i formimeve të këtij tipi që shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht.

    § 68 dh Shkrimi me vizë lidhëse i pjesëzës ish- përpara emërtimeve të ndryshme.

    § 68 e Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë.

    § 68 ë Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emrave të përbërë të krahinave e të fshatrave të vendit tone, me lidhje bashkërenditëse, ndajshtimore ose me lidhje përkatësie.

    § 68 f Shkrimi me vizë lidhëse i emrave të përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërë se lidhen midis tyre me parafjalë, lidhëz ose nyjë.

    § 68 f Shkrimi pa vizë i emërtimeve gjeografikë të huaja që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse.

    § 68 g Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emrave ose i mbiemrave të huaj të personave, të përbërë prej dy a më shumë pjesësh.

    § 68 g shën. 1 Shkrimi veç i nyjës ose i pjesëzës, kur ato ndodhen midis emrit dhe mbiemrit të një personi të huaj.

    § 68 g shën. 2Shkrimi pa vizë lidhëse dhe pa kllapa i pjesëve përcaktuese të mbiemrave të personave.

    § 68 g shën. 3Shkrimi njësh me emrin i pjesës -ogllu te emrat e përveçëm me burim turk.

    § 68 g shën. 4Shkrimi veç i gjymtyrëve përbërëse të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë.

    § 68 gj Shkrimi me vizë lidhëse i numërorëve rreshtorë, kur vetë numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe.

    § 68 gj Shkrimi pa prapashtesë dhe pa nyjë të për- parme i numërorëve rreshtorë të shkruar me shifra romake.

    § 68 gj shën. Shkrimi me shkronja e jo me shifra romake i numërorëve rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj.

    § 68 h Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të përvjetorëve dhe i formimeve të ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër.

    § 68 h Shkrimi pa vizë, si një fjalë e vetme, i emërtimeve të përvjetorëve dhe i formimeve të ngjashme me to, kur numërori shënohet me shkronja.

    § 68 i Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të veçanta të mjeteve teknike si edhe i emërtimeve të ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra.

    § 68 i Shkrimi me vizë lidhëse i numrave të telefonave dhe të targave të automjeteve, kur përbëhen nga grupe shifrash.

    § 68 j Përdorimi i vizës lidhëse midis emërtimeve të shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave dhe nyjës së prapme ose mbaresës.

    § 68 k Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të përbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e plotë.

    § 68 1 Shkrimi me vizë lidhëse i shkronjave, numrave (kur shprehen me shifra), i pjesëve të pa-ndryshueshme të ligjëratës, si edhe i elementeve që nuk janë pjesë të ligjëratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore.

    § 68 11Përdorimi i vizës lidhëse midis pjesëve përbë- rëse në komandat ushtarake të përbëra nga dy ose më shumë pjesë.

    § 69 a Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave të përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike.

    § 69 a Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave që shënojnë caqe kohore.

    § 69 b Përdorimi i vizës së gjatë midis numërorëve që tregojnë caqet e një hapësire kohore.

    § 69 ç Përdorimi i vizës së gjatë midis dy a më shumë emrash të veçantë ose emërtimesh, fjalësh a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një tjetër.

    § 69 ç Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave të bashkautorëve të një vepre.

    VI. PERDORIMI I SHKRONJAVE TË MËDHA

    § 70 Përdorimi i shkronjës së madhe për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.

    § 71 Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i emrave dhe i mbiemrave të personave, si edhe i epiteteve ose i ofiqeve (nofkave) që janë pjesë përbërëse e tyre.

    § 71 Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i pseudonimeve.

    § 71 shën. 1 Shkrimi me shkronjë të vogël i nyjave dhe i pjesëzave të mbiemrave të huaj, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit.

    § 71 shën. 1 Shkrimi me shkronjë të madhe i nyjave dhe i pjesëzave të mbiemrave të huaj të personave, kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij.

    § 71 shën. 1 Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve O, Mdk, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave.

    § 71 shën. 2 Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i të gjitha pjesëve të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë.

    § 72 Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i emrave e i mbiemrave të përveçëm që përdo- ren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish, por që nuk janë kthyer në emra të përgjithshëm.

    § 72 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përveçëm, kur janë kthyer në emra të për- gjithshëm që shënojnë tipin përkatës.

    § 72 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të njësive të matjes, të mjeteve teknike, të sendeve etj. me burim nga emra të përveçëm.

    § 73 Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj.

    § 73 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të mësipërme, kur ato përdoren më vete (jo në fjali), siç ndodh zakonisht në rastet kur u drejtohemi personave përkatës, në nënshkrimet, si edhe në renditjen e emërtimeve në fjalë në dokumentet zyrtare.

    § 73 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të funksioneve shtetërore, politike, ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj., kur janë bërë pjesë e pandarë e një emri të përveçëm.

    § 74 Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha fjalëve përbërëse të emërtimeve të funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta.

    § 74 Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha fjalëve përbërëse të emërtimeve të titujve më të lartë të nderit të RPSH.

    § 74 Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha pjesëve përbërëse të emërtimeve të urdhrave e të medaljeve shtetërore.

    § 74Shkrimi me shkronjë të madhe vetëm i fjalës së parë të emërtimeve të titujve të tjerë të nderit.

    § 74 Vënia ndërmjet thonjëzash e emërtimeve të titujve të nderit, kur përdoren menjëherë pas fjalës «titull», si ndajshtim i paveçuar me presje.

    § 75 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të botës mitologjike e fetare.

    § 75 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të figurave e të tregimeve popullore.

    § 75 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, perëndi, shenjt, zanë etj.

    § 76 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të kafshëve.

    § 77 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë.

    § 77 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave diell, dhe, hënë, tokë, kur nuk përdoren si terma të astronomisë.

    § 78 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve gjeografike e territoriale-administrative, si edhe i emrave të tjerë të vendeve.

    § 78 Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të një emërtimi gjeografik a të një emri vendi prej dy a më shumë fjalësh.

    § 78 shën. 1 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm gjeografike që përdoren si përcaktues të një emri të përveçëm ose përcaktohen Prej tij.

    § 78 shën. 2 Shkrimi me shkronjë të madhe i mbiemrave që janë pjesë përbërëse të emrave gjeografikë.

    § 78 shën. 3Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të emërtimeve zyrtare të shteteve.

    § 78 shën. 4 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të anëve të horizontit dhe i mbiemrave të formuar prej tyre, kur përdoren si emërtime njësish territoriale ose si pjesë të këtyre emërtimeve.

    § 78 shën. 4 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të anë ve të horizontit dhe i mbiemrave të formuar prej tyre, kur shënojnë një drejtim ose një pike të horizontit.

    § 78 shën. 5 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve gjeografikë, edhe kur përdoren me kuptim të figurshëm.

    § 79 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës.

    § 79 shën. S hkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historiko-shoqërore, që nuk janë emra të përveçëm.

    § 80 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve zyrtare (të sotme ose historike) të institucioneve të shtetit dhe të partisë të vendit tone, të organizatave shoqërore dhe të njësive ushtarake kryesore.

    § 80 Shkrimi me shkronjë të madhe i një pjese të emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate etj., kur ajo përdoret për të përfaqësuar gjithë emërtimin.



    § 80 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm.



    § 81 Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të një emërtimi të përveçëm, kur ajo përdoret si përfaqësuese e gjithë emërtimit.



    § 82Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve për-bërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare.

    § 82 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të festave fetare.

    § 83 Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të titujve të gazetave, të revistave e të librave.

    § 84 Shkrimi me shkronjë të madhe dhe pa pika i emërtimeve të shkurtuara të shteteve, partive, organizatave etj.

    § 85 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara.

    § 86 Shkrimi me shkronjë të madhe i një emri të përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike.

    § 87 Shkrimi me shkronjë të madhe i përemrit ve- tor ju dhe i përemrave pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi ose për të cilin flasim.

    § 87 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre.

    § 88 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve shkencore të tipave, klasave, rendeve etj. të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre.

    § 89 Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i simboleve të elementeve kimike.

    § 90 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm si rrugë, ndërmarrje, shkollë, roman, brigade etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash.

    § 90 Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të mësipërme, kur përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare.

    § 90 Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave shesh, rrugë, lagje etj., kur janë pjesë e emërtimeve të përveçme përkatëse.

    § 91 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të popujve dhe të banorëve të një vendi.

    § 92 Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të ditëve të javës, të muajve e të stinëve.

    § 93 Shkrimi me shkronjë të madhe ose të vogël i fjalës së parë të çdo vargu.

    § 93 Shkrimi me shkronjë të madhe, në citime, i fjalës së parë të vargjeve, kur shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit.

    § 94 Fillimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të çdo teksti.

    § 94 Fillimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikëshit, pikëpyetjes, pikëçuditjes dhe dy pikave, kur këto shënojnë mbarimin e një fjalie.

    § 94 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas pikëpyetjes, pikëçuditjes ose shumëpikëshit, kur ato vihen pas ligjëratës së drejtë dhe në fjalët e autorit që vijojnë, tregohet se kujt i takon ligjërata.

    § 94 shën. Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas shumëpikëshit që shënon ndërprerje gjatë ligjëratës dhe jo mbarimin e fjalisë a të periudhës së mësipërme.

    § 95 a Shkrimi me shkronjë të ma dhe i fjalës së parë pas dy pikave, kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat i vënë ndër thonjëza.

    § 95 b Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë pas dy pikave, kur pas tyre, zakonisht në tekste zyrtare (statute, ligje etj.), radhiten paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë me pike.

    § 95 b shën. Përdorimi i shkronjës së vogël pas dy pikave në të gjitha rastet e tjera.

    VII. NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT

    § 96 Mbështetja e ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje dhe në strukturën morfologjike të fjalës.

    § 97 Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve njërrokëshe.

    § 98 a Kalimi te zanorja pasuese i bashkëtingëllores që ndodhet ndërmjet dy zanoresh.

    § 98 b Ndarja e lire në fund të rreshtit, kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkë tingëllore.

    § 98 b Parapëlqimi nga dy ose më shumë ndarje të mundshme në fund të rreshtit i asaj që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës.

    § 98 b shën. Kalimi i bashkëtingëllores j, të ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër, te zanorja që i prin.

    § 98 c Mundësia e ndarjes në fund të rreshtit të dy zanoreve që vijnë njëra pas tjetrës në një fjalë.

    § 98 c Parapëlqimi i ndarjeve mësuesi, i pathyeshëm te fjalët e këtij tipi.

    § 98 ç Ndarja në fund të rreshtit, te kufiri i pjesëve përbërëse, e fjalëve të përbëra, të përngjitura, si edhe e: fjalëve të formuara me parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme.

    § 99 a Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve të për bëra të shkurtuara.

    § 99 b Mosndarja në fund të rreshtit e prapashtesës së një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe.

    § 99 b Mosndarja në fund të rreshtit e nyjës së prapme dhe e, mbaresave në rastet kur shkruhen me vizë lidhëse.

    § 99 c Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të tipave a.i., d.v., p.sh. etj.

    § 99 ç Mosndarja në fund të rreshtit e emërtimeve të veçanta të mjeteve teknike, si edhe e emër timeve të ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra.

    § 99 ç Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të njësive të masave dhe e shenjave të për- qindjes e të përmijës nga shifra që u prin.

    § 99 d Mosndarja në fund të rreshtit e shenjës së paragrafit nga numri e shkronja që vijnë pas saj.

    § 99 d Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve që shënojnë nënndarje të kapitujve, të neneve etj.

    § 99 dh Mosndarja në fund të rreshtit e numrave që përmbajnë një thyesë dhjetore.

    § 99 e Mosndarja në fund të rreshtit e një dyshkronjëshi.

    § 100 a Moslënia në fund të rreshtit dhe moskalimi në rreshtin tjetër i një shkronje të vetme, edhe kur është zanore.

    § 100 b Ndarja në fund të rreshtit e dy shkronjave të njëllojta që takohen në një fjalë.

    § 100 c Përsëritja e vizës lidhëse, kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë që shkruhet me vizë lidhëse.

    § 101 Moslejimi i hapjes së kllapave dhe të thonjëzave në fund të rreshtit dhe i mbylljes në fillim të rreshtit tjetër.

    § 101 Moskalimi në rreshtin tjetër i shenjave të pikësimit me përjashtim të vizës së gjatë.

    VIII. SHKRIMI I DATAVE

    § 102 Përdorimi i pikës pas shënimit të ditës e të muajit në datat e plota, kur muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake).

    § 103 Mospërdorimi i asnjë shenje midis ditës, muajit dhe vitit, kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja.

    § 104 Përdorimi i presjes pas emrit të vendit në shkrimin e datave.

    § 104 Shkrimi i parafjalës më pas emrit të vendit dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare.

    § 104 Shkrimi i parafjalës më para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: 1974- Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

    Nje pyetje,

    "Urdhër i brendshëm"

    Po kur e përdorim si më poshtë:

    1. Urdhëri i brendshëm
    2. Urdhri i brendshëm

    Si duhet? Të bjerë shkronja( ë) apo jo?
    "Më e mira është armike e së mirës"

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •