Drejtshkrimi
I
Gjuhës Shqipe
1974
Drejtshkrimi
I
Gjuhës Shqipe
1974
REZOLUTË E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Zhvillimi i hovshëm e cilësor i kulturës, i letërsisë dhe i shkencës mbi bazën e shndërrimeve të thella historike ekonomiko-shoqërore që janë kryer në Shqipërinë socialiste e që kanë sjellë ndryshime të thella edhe në vetëdijen gjuhësore të popullit tonë, i ka dhënë një shtysë të fuqishme e të pandërprerë njësimit të gjuhës letrare kombëtare shqipe, themelet e së cilës janë hedhur që në kohën e Rilindjes.
Masat e gjera popullore, në kundërshtim me pikëpamjet e ngushta lokaliste, kanë luftuar për një gjuhë letrare të njësuar dhe kanë përkrahur me dashuri çdo përpjekje që i ka shërbyer këtij qëllimi. Duke përmbushur gjithnjë më mirë kërkesat e shumanshme të të gjitha fushave të veprimtarisë shoqërore, gjuha letrare shqipe ka arritur një shkallë të tillë zhvillimi, që na lejon të pohojmë shkencërisht se populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar, norma kombëtare e së cilës është kristalizuar në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore e në disa hallka të veçanta ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit. Kjo gjuhë letrare përdoret sot pothuajse nga të gjithë shqiptarët brenda e jashtë Republikës Popullore të Shqipërisë dhe është bërë modeli i normës gjuhësore të përbashkët për të gjithë ata që shkruajnë shqip.
Pas vendimeve të Konsultës shkencore të Prishtinës (1968), si rezultat i zhvillimit kulturor të shqiptarëve dhe i përpjekjeve të vetëdijshme të punonjësve të kulturës, të arsimit dhe të shkencës, kjo gjuhë letrare e njësuar po përdoret pothuajse pa përjashtim edhe nga shqiptarët që jetojnë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë - në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, në të gjithë veprimtarinë shoqërore, ndër të tjera edhe në gjinitë e ndryshme të letërsisë artistike, në prozë e në poezi, gjë që dëshmon si për gjerësinë, ashtu edhe për thellësinë e përvetësimit të normës letrare kombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm si për zgjerimin e funksioneve kombëtare të shqipes letrare, ashtu edhe për pasurimin e saj. Përpjekje për të përdorur gjuhën letrare të përbashkët shqipe vihen re edhe tek arbëreshët e Italisë.
Kjo shkallë zhvillimi e shqipes letrare, ndër të tjera kërkon që edhe rregullat drejtshkrimore të jenë sa më të njësuara e të qëndrueshme me qellim që të ndihmojnë për ngulitjen sa më të thellë dhe për përvetësimin sa më të lehtë të normave të gjuhës letrare të shkruar e njëkohësisht të ndikojnë për njësimin e mëtejshëm edhe të normave të drejtshqiptimit.
Per këtë, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, u mblodh në Tiranë prej 20 deri më 25 nëntor 1972 Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku u përfaqësuan gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.
Kongresi i Drejtshkrimit, duke u bërë një shqyrtim shkencor për-gjithësues nivelit të zhvillimit të gjuhës së sotme letrare shqipe, prirjeve të evolucionit të saj dhe në mënyrë të veçantë gjendjes së drejtshkrimit,
konstaton:
1. Shqipja letrare e kohës sonë ka hyrë tashmë në fazën më të lartë të zhvillimit të saj, në fazën e kristalizimit të plotë e përfundimtar. Ajo funksionon si një gjuhë letrare e përbashkët dhe e njësuar në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore. Kjo shkallë e lartë zhvillimi kërkon edhe përcaktimin e normave drejtshkrimore sa më të plota, sa më të njësuara dhe të qëndrueshme.
Përpara Çlirimit ritmet e zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare, për shkak të kushteve historike-shoqërore të vështira, kanë qenë të ngadalshme. Por, më gjithë pengesat që u janë vënë shkollës shqipe dhe përpjekjeve për njësimin e gjuhës letrare amtare, populli shqiptar arsimdashës e ka ruajtur atë si gjënë më të shtrenjtë edhe në çastet më të rënda të jetës së tij historike dhe ka luftuar pareshtur për ta pasuruar e për ta ngritur në nivelin e një gjuhe të përbashkët kombëtare sa më të njësuar e të përparuar.
2. Njësimi i drejtshkrimit ka qenë kurdoherë pjesë e pandarë e këtyre përpjekjeve. Drejtshkrimi ka ecur përpara krahas zhvillimit të vetë gjuhës, është përsosur vazhdimisht në saje të zhvillimit të shkencës gjuhësore shqiptare dhe është përvetësuar e ngulitur nga shkolla jonê e re, nga shtypi e botimet e të gjitha llojeve. Ashtu si gjuha letrare në përgjithësi, edhe drejtshkrimi i saj ka qenë i pashkëputur nga gjuha e popullit. Përhapja dhe zbatimi i një drejtshkrimi të njësuar në të gjitha sferat e veprimit të fjalës së shkruar ka ndihmuar për përvetësimin e ngulitjen e normave të gjuhës letrare.
Drejtshkrimi nuk është vetëm një çështje shkencore, por edhe një problem i rëndësishëm shoqëror, sepse është shprehje e drejtpërdrejtë e njësimit të gjuhës letrare kombëtare, e cila luan një rol të dorës së parë në formimin e vetëdijes kombëtare, në zhvillimin e jetës mendore.
3. Projekti i ”Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që u botua më 1967 në Tiranë, u mirëprit nga bota shkencore, arsimore e kulturore shqiptare dhe gjeti një miratim të përgjithshëm teorik dhe praktik. Pari¬met themelore mbi të cilat mbështetet ky Projekt, ndërtimi i tij, si edhe zgjidhjet kryesore u vlerësuan shkencërisht të drejta. Kjo tregon se ai është mbështetur në realitetin gjuhësor dhe është hartuar mbi baza të drejta teorike-metodologjike. Zbatimi i rregullave të drejtshkrimit të 1967-s ka sjellë rrafshimin e mëtejshëm të shumë lëkundjeve drejtshkrimore dhe ka njësuar pothuajse plotësisht gjuhën e të gjitha botimeve shqipe. Puna për të përvetësuar e për të venë në jetë rregullat e drejtshkrimit solli një përmirësim të dukshëm dhe njësim të mëtejshëm të gjuhës së teksteve shkollore, të shtypit e të letërsisë artistike, të dokumenteve e të shkresave zyrtare etj. Ajo u bë një mjet i gjallë për të përmirësuar më tej mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat, si në qytet, ashtu edhe në fshat
4. Rreth Projektit janë zhvilluar diskutime brenda dhe jashtë Republikës Popullore të Shqipërisë, në shtypin shkencor e në shtypin masiv, si edhe në konsulta të gjera të mësuesve të gjuhës e të letërsisë shqiptare e të punonjësve të tjerë të kulturës. Ky diskutim popullor e ka pasuruar më tej mendimin shkencor për problemet e drejtshkrimit të shqipes dhe ka sjellë një ndihmë të vlefshme për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Kjo rrahje e gjerë krijuese e pikëpamjeve shkencore, e cila u plotësua, u thellua e u përgjithësua teorikisht në këtë Kongres, u jep zgjidhjeve drejtshkrimore një karakter të thellë popullor e objektiv dhe i bën ato t’i qëndrojnë provës së kohës.
Në dritën e të gjitha këtyre dhe në përputhje me mendimin e përgjithshëm e me argumentimet shkencore që u shprehën Në referatin ”Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj”, në kumtesat e në diskutimet, duke u mbështetur edhe në parashtresat e dy komisioneve të veçanta të shqyrtimit të vërejtjeve, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
vendosi:
I
1. Rregullat e drejtshkrimit të mbështeten sa më gjere në trajtat e përbashkëta të gjuhës kombëtare shqipe.
2. Parim themelor i rregullave të drejtshkrimit të shqipes të jetë parimi fonetik. Ky parim do të zbatohet në të gjitha rastet kur shqiptimi letrar paraqitet i njësuar; në këtë mënyrë do të vendoset një lidhje e ngushtë midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës letrare. Kur në shqiptimin letrar ka variante normative, drejtshkrimi do të mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të gjuhës letrare.
3. Meqenëse shkrimi pasqyron jo vetëm strukturën fonetike, por edhe veçoritë e strukturës gramatikore, leksikore e fjalëformuese të gjuhës, rregullat e drejtshkrimit do të mbështeten edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore që shkaktohen nga ligjet e gjalla fonetike që veprojnë në gjuhën tonë. Parimi morfologjik do të zbatohet në ato raste kur parimi fonetik do të çonte në errësimin e në prishjen e strukturës së sotme morfologjike e fjalëformuese të fjalës.
4. Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste, kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të vjetër, të ngulitur prej kohësh.
5. Rregullat e drejtshkrimit të jenë sa më të thjeshta, të qarta e përgjithësuese. Të ketë sa më pak rregulla e sa më pak përjashtime.
6. Rregullat e drejtshkrimit të jenë sa më njësuese: të pakësohen në masën më të skajshme zgjidhjet e dyfishta.
7. Duke marrë parasysh gjendjen e sotme të normës gramatikore, për t’iu përgjigjur nevojave të praktikës, në “Rregullat e drejtshkrimit” të përfshihet një kapitull, ku të trajtohen çështje gramatikore që lidhen ngushtë me drejtshkrimin.
8. Rregullat e drejtshkrimit të zanoreve e të bashkëtingëlloreve të ndërtohen e të renditen sipas çështjeve fonetike.
9. Kongresi shpreh kërkesën që:
a) duke u mbështetur në parimet e përgjithshme dhe në zgjidhjet kryesore të Projektit të vitit 1967, brenda vitit 1973 të hartohen përfundimisht ”Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”;
b) në bazë të ~”Rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe” brenda vitit 1974 të hartohet ”Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe*;
c) për të kodifikuar plotësisht normat e gjuhës letrare të folur e të shkruar, brenda vitit 1975 të hartohen “Rregullat e drejtshqiptimit” dhe “Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe”.
II
Në hartimin përfundimtar të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” të kihen parasysh këto kërkesa të Kongresit:
1. Zgjidhja e të gjitha problemeve të veçanta të drejtshkrimit të bëhet në sistem, duke ndjekur një vijë konsekuente jo vetëm brenda nënsistemeve të gjuhës, por duke pasur parasysh edhe lidhjet midis këtyre nënsistemeve.
2. Për drejtshkrimin e zanoreve:
a) Të jepen rregulla sa më konsekuente për shkrimin e zanores ë të patheksuar, sidomos në trup të fjalës, duke marrë më shumë parasysh parimin fonetik (shqiptimin e sotëm letrar) dhe duke përcaktuar më qartë rastet e zbatimit të parimit morfo1ogjik, në përputhje me pikat I,1 dhe I,2 të kësaj Rezolute. Në përgjithësi, pasqyrimi në drejtshkrim i zanores ë të patheksuar të udhëhiqet nga synimi për rregulla sa më të njësuara.
b) Rënia e zanoreve të patheksuara gjatë shqiptimit për arsye të elizionit, të mos pasqyrohet në shkrim; fjalët dhe trajtat e tyre gramatikore të shkruhen gjithnjë të plota.
c) Grupet e zanoreve ue, ye, ie të ruhen të plota në shkrim.
ç) Në pajtim me traditën, për të shmangur homoniminë si edhe për të ruajtur strukturën e formimit, trajtat e shkurtra proklitike të përemrave ia, iu, të shkruhen me i dhe jo me j (ia, iu dhe jo ja, ju).
3. Për drejtshkrimin e bashkëtingëlloreve:
a) Bashkëtingëlloret e zëshme në fund dhe para një bashkëtingëlloreje të shurdhët në trup të fjalës të ruhen në shkrim si të tilla, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit.
b) Drejtshkrimi i parashtesave sh-/c-/zh- dhe s-/z- të njësohet në përshtatje me natyrën e tingullit nistor të temës, së cilës i shtohet parashtesa.
c) Te emrat që mbarojnë me i të theksuar, kur kjo në trajtat e tyre të ndryshme morfologjike ndiqet nga një zanore tjetër, të mos shkruhet -j- (liri - liria, shtëpi - shtëpia).
ç) Të ruhet bashkëtingëllorja nj në trup të fjalës te emrat si brinjë, shkronjë etj. dhe të përcaktohet norma në mbaresën e shumësit me -nj ose -j për emrat e tipit ari, bari, ulli, ftua, përrua etj. si edhe për mbiemrat e tipit i ri. Zgjidhjet të jenë në pajtim me prirjet e zhvillimit të strukturës fonetike dhe morfologjike të shqipes letrare.
d) Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj të ruhen kurdoherë të plota në shkrim.
dh) Çështja e takimit të dy shkronjave që mund të lejojnë lexim të dyfishtë, të studiohet dhe të zgjidhet në pajtim me kërkesat e sistemit fonetik e morfologjik dhe duke mbajtur parasysh edhe anën praktike të saj.
e) Te foljet me temë më -t në vetën e tretë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore, kjo bashkëtingëllore, në pajtim me prirjen e sotme të normës morfologjike, të ndërrohet në -s, për të shmangur kështu takimin e dy t-ve: fliste, priste, shëtiste (dhe jo flitte, pritte, shëtitte).
4. Për shkrimin e fjalëve dhe të emrave me prejardhje të huaj:
a) Për fjalët me burim nga gjuhët klasike, drejtshkrimi i shqipes të bazohet në trajtat e këtyre gjuhëve dhe jo në trajta që paraqesin veçori fonetike të kësaj ose asaj gjuhe nëpërmjet së cilës ka ardhur fjala në gjuhën shqipe.
b) Për ata tipa fjalësh, shqiptimi letrar i të cilëve është i njësuar dhe i përgjithësuar me kohë, ky kriter të jetë vendimtar në caktimin e trajtës së tyre drejtshkrimore; kështu të shkruhet aksion, funksion; biçikletë, çimento; kontroll, llogari etj.
c) Te fjalët e huaja që kanë ia, ie, io, iu me i të patheksuar në trup të tyre, të ruhet në shkrim zanorja i, pavarësisht nga shqiptimi i saj si j në disa prej këtyre fjalëve.
ç) Emrat e përveçëm të huaj të shkruhen duke u mbështetur në traditën e përdorimit të tyre në gjuhën shqipe dhe duke marrë parasysh shqiptimin në gjuhën përkatëse.
5. Në “Rregullat e drejtshkrimit” të trajtohen këto çështje grama-tikore:
a) Përcaktimi i mbaresës së shumësit (ë, a ose zero) te emirat femërorë, tek të cilët vihen re luhatje.
b) Përkimi i mbiemrave e i përemrave me emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me -e (male, kujtime).
c) Shkrimi i nyjës së përparme.
c) Shkrimi i trajtave të veçanta të disa klasave të caktuara leksiko-gramatikore, si p.sh. urdhërorja e disa foljeve, trajta e pashquar e disa emrave mashkullorë në njëjës etj.
6. Për shkrimin e fjalëve bashkë ose ndaras dhe bashkë ose me vizë në mes:
a) Shkrimi i fjalëve bashkë, ndaras ose me vizë në mes të zgjidhet në bazë të konceptit shkencor mbi fjalën dhe veçoritë e saj në gjuhën shqipe, si një njësi tërësore e mbyllur fonetike, gramatikore e semantike.
b) Të përkrahet prirja e shqipes letrare drejt njëfjalësimit të disa togfjalëshave, veçanërisht të disa shprehjeve ndajfoljore, parafjalore e lid-hëzore.
7. Për përdorimin e shkronjave të mëdha:
a) Kriteri bazë i përdorimit të shkronjave të mëdha të jetë dallimi i emrave të përveçëm nga emrat e përgjithshëm.
b) Njësimi i rregullave të përdorimit të shkronjave të mëdha të mbështetet edhe më shumë në traditën tonë drejtshkrimore.
c) Pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare të organeve shtetërore, të institucioneve arsimore-shkencore, të ndërmarrjeve e të qendrave të punës të shkruhen më shkronjë të madhe: Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti Albanologjik, Teatri Popullor, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor etj.
ç) Të njësohet më tej drejtshkrimi i emrave gjeografikë, i datave, i ngjarjeve dhe i periudhave historike.
8. Për ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit:
a) Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit të mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës. Por asnjëherë në fund të rreshtit të mos mbetet një shkronjë e vetme e po kështu të mos kalojë në rreshtin tjetër një shkronjë e vetme, qoftë edhe zanore.
b) Për rastin kur ndërmjet dy zanoreve ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit të jetë e lirë, mjafton që bashkëtingëllorja e fundit të kalojë në krye të rreshtit e ndjekur të paktën nga një zanore (të lejohet ndarja ko-krra dhe kok-rra, ve-gla dhe veg-la).
c) Dyshkronjëshat në fund të rreshtit nuk ndahen.
III
Duke e vlerësuar gjuhën letrare të njësuar si një nga arritjet më të mëdha të shoqërisë sonë socialiste në lëmin e kulturës, si kurorëzimin e përpjekjeve të pareshtura të shumë brezave që, edhe në kohët më të errëta, e ëndërruan këtë ditë dhe punuan me vetëmohim për ta bërë sa më të afërt, Kongresi i bën thirrje gjithë popullit shqiptar që ta përdorë gjuhën letrare të njësuar si një mjet të fuqishëm të përparimit shoqëror dhe ta shohë kujdesin për zhvillimin e lulëzimin e saj të pandalshëm si detyrë të vazhdueshme.
1. Në mënyrë të veçantë Kongresi u bën thirrje:
a) Shkollës shqiptare, si vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon ata me dashuri për gjuhën amtare dhe u zbulon thesarin e pashtershëm të saj, ta vlerësojë përvetësimin e normave të njësuara të gjuhës letrare e të drejtshkrimit të miratuar nga Kongresi si detyrë themelore dhe të zbatojë plotësisht rregullat e reja të drejtshkrimit, duke filluar nga viti 1973-74.
b) Institucioneve të teksteve shkollore, që të përgatisin dhe të botojnë tekste ndihmëse dhe mjete të tjera të nevojshme për përvetësimin dhe zotërimin praktik të normave të gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj.
c) Shkrimtarëve shqiptarë, të cilët më fjalën e gjallë artistike luajnë një rol të dorës së parë në kristalizimin dhe ngulitjen e normës letrare kombëtare, të punojnë me këmbëngulje për zbatimin e përhapjen e normës drejtshkrimore të njësuar.
ç) Institucioneve botuese, që t’i zbatojnë me përpikëri rregullat e drejtshkrimit dhe të ndihmojnë gjallërisht për përhapjen e normave letrare dhe për ngritjen e kulturës gjuhësore të popullit.
d) Enteve shtetërore, organizatave shoqërore, institucioneve të shkencës e të kulturës, që të marrin masa për të zbatuar në gjuhën e shkruar rregullat e drejtshkrimit.
dh) Radio-televizionit, teatrit, kinematografisë, që të zbatojnë rregullat e drejtshkrimit dhe rregullat e drejtshqiptimit për të ndihmuar në përhapjen dhe ngulitjen e normave të trajtës së folur të gjuhës letrare.
e) Institucioneve shkencore-arsimore që merren me studimin e gjuhës shqipe, që t’u kushtojnë vëmendje të vazhdueshme problemeve të drejtshkrimit dhe të ndërmarrin studime të mëtejshme në këtë fushë.
2. Kongresi porosit që, duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha letrare gjatë zhvillimit të saj si edhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore, “Rregullave të drejtshkrimit” t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura.
Kongresi shpreh besimin e tij të plotë se kjo thirrje do të përkrahet me entuziazëm dhe do të frymëzojë arsimtarët, shkrimtarët, punonjësit e shkencës dhe të kulturës, gjithë inteligjencën dhe të gjitha masat punonjëse, që me veprimtarinë e tyre krijuese ta zhvillojnë, ta pasurojnë e ta ngrenë gjithmonë më lart gjuhën tonë letrare kombëtare.
DELEGATËT E KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Tiranë, më 25 nëntor 1972.
1. Thoma Deliana
ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH
2. Prof. Androkli Kostallari
drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
3. Prof. Mahir Domi
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
4. Prof. Eqrem Çabej
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
5. Prof. Idriz Ajeti
dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë
6. Prof. Dhimitër Shuteriqi
kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë
7. Prof. Aleks Buda
historian në Institutin e Historisë të USHT, Tiranë
8. Dr. Rexhep Qosja
drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë
9. Prof. Shaban Demiraj
pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
10. B. vj. shk. Lirak Dodbiba
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
11. Kolë Koci
Mësues i Popullit, Tiranë
12. Mr. Remzi Nesimi
pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike, Shkup
13. B. vj. shk. Jorgji Gjinari
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
14. Doc. Anastas Dodi
zv.dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Thanë
15. Emil Lafe
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
16.. Doc. Jup Kastrati
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
17. Engjëll Angoni
specialist për gjuhën shqipe në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, Tiranë
18. Ali Abdihoxha
drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Tranë
19. Luigj Franja
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër
20. Prof. Josif Ferrari
studiues arbëresh, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit
21. Mr. Ahmet Kelmendi
pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë
22. Ahmet Limani
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Mamurras
23. Ajet Bytyçi
pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren
24. Ali Dhrimo
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
25. Bahri Beci
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
26. Bajram Hajrullaj
pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Vlorë
27. Prof. Bedri Dedja
zv.ministër i Arsimit dhe i Kulturës i RPSH
28. Besim Bokshi
pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë
29. Doc. Dalan Shapllo
pedagog i letërsisë shqiptare në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
30. Drita Garuci
mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër
31. Dritëro Agolli
shkrimtar, Tiranë
32. Dhimitër Samara
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
33. Dhori Qiriazi
shkrimtar, Ersekë
34. Elsa Vakëflliu
mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Berat
35. Fadil Podgorica
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
36. Fatmir Agalliu
pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
37. Fatmir Gjata
shkrimtar, Tiranë
38: Ferdinand Leka
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
39. Gaqo Peci
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
40. Hasan Sazani
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Gjirokastër
41. Henrik Lacaj
pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
42. Hysen Qosja
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan
43. Isa Bajçinca
pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë
44. Ismail Bajra
drejtor i NGBG “Ri1indja”, Prishtinë
45. Ismail Doda
drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Ostros (Krajë)
46. Ismail Kadare
shkrimtar, Tiranë
47. Jakov Xoxa
shikrimtar, Tiranë
48. Jani Thomaj
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
49. Jorgo Bulo
historian i letërsisë shqiptare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
50. Jorgji Çerepi
pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Durrës
51. B. vj. shk. Koço Bihiku
zv.drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
52 Kolë Ashta
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Larte Pedagogjik, Shkodër
53. Kristaq Shtëmbari
përgjegjës i Kabinetit pedagogjik, Fier
54. Lasgush Poradeci
shkrimtar, Tiranë
55. Luan Dino
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Përmet
56. Lumnie Shehetila
mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Elbasan
57. Llazar Siliqi
shkrimtar, Tiranë
58. Mehmet Çeliku
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
59. Menella Totoni
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
60. Mërkur Alimerko
drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, Tiranë
61. Mikel Zavalani
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Korçë
62. Mufit Trepça
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi
63. Doc. Munir Reso
pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
64. Naim Bardhi
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Kavajë
65. Nesti Bellovoda
pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Korçë
66. Nikoleta Cikuli
gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
67. Niko Tanini
redaktor letrar në gazetën “Zëri i popullit”, Tiranë
68. B. vj. shk. Osman Myderrizi
gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
69. B. vj. shk. Pashko Geci
gjuhëtar, mësues veteran, Tiranë
70. Dr. Petro Janura
drejtor i Degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shkupit
71. Pjetër Fusha
mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik
72. B. vj. shk. Qemal Haxhihasani
folklorist në Institutin e Folklorit të USHT, Tiranë
73. Remzi Përnaska
pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
74. Sefedin Sulejmani
drejtor i Njësisë së bashkuar të punës botuese “Flaka e vëllazërimit”, Shkup
75. Sofika Adhami
mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Vlorë
76. Sofika Morcka
gjuhëtare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
77. B. vj. shk. Spiro Floqi
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
78. Doc. Stefan Prifti
gjuhëtar, Tiranë
79. Sterjo Spasse
shkrimtar, Tiranë
80. Shefqet Hoxha
pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Kukës
81. Shevqet Musaraj
shkrimtar, Tiranë
82. Tomor Osmani
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër
83. Xhevat Lloshi
gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë
84. Ylli Ruli
pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, Berat
85. Zana Daci
pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë
86. Prof. Zihni Sako
drejtor i Institutit të Folklorit të USHT, Tiranë
87. Zhaneta Nova
mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Gjirokastër
PARIME TË PIRGJITHSHME
1. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjen¬djen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejt¬shkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj.
2. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve.
Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare.
3. Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve: ai ndih-mon kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejon rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.
4. Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejt-shkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatimi i disa parimeve të tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj. Fushat e zbatimit të këtyre parimeve janë më të ngushta dhe përfshijnë anë të veçanta të drejtshkrimit.
5. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim më zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare.
I. DREJTSHKRIMI I ZANOREVE
ZANORJA E E THEKSUAR
§ 1
Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:
(më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore, gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i pashembullt, shemër, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, i përzemërt etj.;
argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, cen, cenoj, çmend, (i, e) çmendur, dend, (i, e) dendur, deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend, mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, mendër, parmendë, pendë, qen, qendër, qendror, (kam) qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës, vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj etj.;
e enjte, gështenjë, ndenja, (i,e) ndenjur, penj - penjtë, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë, shtrenjtoj, (i, e) vrenjtur;
dre, fle, fre, gdhe, ndej, (i, e) nderë, ngre, pe.
ZANORJA E E PATHEKSUAR
§ 2
Tek emrat femërorê, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar bie -e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet:
artiste - artistja, artisteje; fitore - fitorja, fitoreje; lule - lulja, luleje; lulishte - lulishtja, lulishteje; mësuese - mësuesja, mësueseje; nxënëse - nxënësja, nxënëseje; perde - perdja, perdeje; qytetare - qytetarja, qytetareje; studente - studentja, studenteje; shishe - shishja, shisheje etj.;
anije - anija, anijeje; ardhje - ardhja, ardhjeje; çështje - çështja, çështjeje; familje - familja, familjeje; korrje - korrja, korrjeje; nisje - nisja, nisjeje; pyetje - pyetja, pyetjeje; rrokje - rrokja, rrokjeje; ulje - ulja, uljeje etj.
ZANORJA Ë E THEKSUAR
§ 3
Shkruhen me ë të gjitha fjalët tek të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht një a-je të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore. Me ë shkruhen edhe të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra, të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit :
bëj, çështje, dëm, dëmtoj, dhëmb, dhëmballë, dhëndër, (kam) dhënë, dhënie, e ëma, (i, e) ëmbël, ëmbëlsi, ëndërr, ëndje, frëngjisht, gërshërë, gojëdhënë, gjë, gjëmë, gjëndër, hënë, këmbë, këmbësor, kënd, i këndshëm, këngë, këngëtar, lë, lëmë, lëndë, lëng, llërë, mbrëmje, më (pak), (s’dua) më, mëngë, mëz, nëmë, nëntë, nëntor, (kam) ngrënë, nxë, nxënës, një, (i, e) njëjtë, njëri, njëra, njëri-tjetri, njësi, përzë, (i, e) rëndë, rëndoj, (kam) rënë, rrënjë, rrëzë, shkëmb, shtatzënë, shullë, (i, e) tërë, tërësi, tërshërë, (shtëpinë) tënde. (kam) thënë, parathënie, thëllëzë, zë (zëri), zë, (kam) zënë etj.
§ 4
Shkruhen me ë fjalët me prapashtesën -llëk:
bollëk, budallallëk, gomarllëk, hamallëk, pazarllëk etj.
ZANORJA Ë E PATHEKSUAR
ë-ja paratheksore
§ 5
ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste:
a) në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë, si edhe në fjalët e formuara prej tyre:
argëtoj, bagëti, bërryl, dëgjoj, dënesë, dëshirë, fëlliq, fëmijë, gëmushë, gërryej, gëzof, gëzhojë, gogësij, gumëzhij, gjëmoj, hingëllin, këlysh, këmishë, kënaq, këndellem, këndoj, kënetë, këpucë, këpucar, këpushë, këput, të këqij, kërcej, kërrabë, kërrusem, këshill, kushëri, lëkurë, lëmoshë, lëndoj, lëpij, lëpjetë, lëpushkë, lëshoj, mallëngjej, të mëdhenj, mëkat, mënyrë, mësoj, mësim, mëshoj, mushkëri, ndërroj, ndërresë, shndërroj, pagëzoj, pagëzim, pëllet, pëllëmbë, pëllumb, përrallë, pështjelloj, pështyj, psherëtij, qëroj, rrëfanë, rrëfim, shëllirë, shëmtoj, shëtit, tëhu, trashëgoj, thëllëzë, thërres, thërrime etj.;
dëboj, dëborë, dëlir, (i, e) dëlirë, dërrasë, gëzoj, kësaj, kësisoj, kësodore, kështu, këta, këtë, këtij, (i, e) këtillë, këtej, këtu, lëfyt, lëkund, i lëkundshëm, lëmekem, lëvozhgë, mëditje, mësyj, mësymje, sëmundje, shpëlaj, tëharr, tëholl etj.
b) në fjalë të prejardhura, tê formuara nga një temë më -ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore, dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë të tillë më -ë, të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore:
anëtar, anëtarësi (anë); armëtar (armë); atëror, atësi (atë); bardhësi (i bardhë); botëror, botërisht (botë); bulëzim (bulë); burrëri, burrëror (burrë); copëtoj, copëtim, copëzoj (copë); drejtësi (i drejtë); flakëroj, flakërimë (flakë; frikësoj (frikë); frymëzoj, frymëzim (frymë); ftohtësi (i ftohtë); gojëtar, gojëtari (gojë); gjatësi (i gjatë); gjellëtore (gjellë); gjerësi (i gjerë); gjithësi, përgjithësisht (gjithë); gjuhësi, gjuhësor, gjuhëtar (gjuhë); gjunjëzoj (gjunjë); hollësi, hollësisht (i hollë); këmbësor, këmbësori (këmbë); kordhëtar (kordhë); lartësi, lartësoj (i lartë); lehtësi, lehtësoj (i lehtë); luftëtar (luftë); mbarësi (i mbarë); mirësi, përmirësoj (i mirë); pemëtore, pemëtari (pemë); pikëllim, pikërisht (pikë); pjesëtoj, pjesëtim (pjesë); plotësoj, plotësisht (i plotë); punëtor, punëtori (punë); qetësi (i qetë); rreptësi, rreptësisht (i rreptë); rrogëtar (rrogë); shkallëzim (shkallë); shkishëroj (kishë); shpejtësi (i shpejtë); shterpësi (shterpë); tokësor, tokëzim (tokë); trashësi (i trashë); thatësi (i thatë); thellësi (i thellë); udhëtar, udhëtim (udhë); urtësi (i urtë); valëzoj, valëzim (valë); vështirësi (i vështirë); vjershëtor (vjershë); zbehtësi (i zbehtë) etj.;
anëshkrim, armëpushim, atëherë, bashkëfjalim, bashkënxënës, bashkëpunoj, bashkëshorte, botëkuptim, bukëpjekës, buzëqesh, cipëtrashë, çfarëdo, datëlindje, derëbardhë, dorëheqje, dorëshkrim, dorëzanë, dhjetëfishoj, dhjetëvjetor, fletëgjerë, frymëmarrje, gojëdhënë, gojëmjaltë, grevëthyes, gjashtëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, i gjithëfuqishëm, gjithëkom-bëtar , gjuhëgjatë, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, hundëshkabë, i jashtëzakonshëm, jetëdhënës, jetëgjatë, këmbëzbathur, këngëtar, kokëfortë, llërëpërveshur, mbarëvajtje, mirëbërës, mirëbesim, mirëdita, i mirëfilltë, pesëvjeçar, pikënisje, pikëpamje. pjesëmarrje, pulëbardhë, qafëgjatë, shumëfishoj, shumëkëmbësh, vetëdashje, vetëqeverisje, vetëshërbim, vetëvendosje, vërej, vërejtje etj.
S h ë n i m 1. për shkak të ngulitjes prej kohësh, të shqiptimit dhe të shkrimit në gjuhën letrare shkruhen pa -ë- fjalët: amtar, besnik, fillestar, furrtar, kishtar, lojtar, meshtar, nevojtar, nevojtore, ngatërrestar, pishtar, rojtar, zyrtar; atdhe.
S h ë n i m 2. Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te fjalët e përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon me zanore: bashkatdhetar, bashkautor, bashkudhëtar (bashkë); gojëmbël (gojë); i gjithanshëm (gjithë); kokulur (kokë); i shumanshëm (shumë) etj. (por: njëanësi, i njëanshëm, zëëmbël, sepse ë-ja fundore te gjymtyra e parë e tyre është e theksuar).
c) po kështu shkruhen me ë (si zanore mbështetëse) edhe fjalët e prejardhura, që, megjithëse formohen nga tema me bashkëtingëllore, kanë një strukturë fonetiko-fjalëformuese të ngjashme me atë të fjalëve të mësipërme:
armiqësi (armiq); besnikëri (besnik); bujqësi (bujq); djallëzi (djall); dobësi (i dobët); fajësi, pafajësi, shfajësoj (faj); fshatarësi (fshatar); fundërri (fund): gjakësi, gjakësor (gjak); hapësirë (hap); harkëtar (hark); kalbëzoj (i kalbët); keqësoj, keqësim (keq); kombësi, kombëtar, ndërkombëtar (komb); krejtësisht (krejt); kryqëzor (kryq); lajmëtar, lajmëroj (lajm); lavdëroj, lavdërim (lavd); ligësi (i lig); madhësi, madhështor (i madh); malësi, malësor (mal); mbretëri (mbret); miqësohem, miqësor, miqësisht (miq); mjekësi, mjekësor (mjek); pakësoj (pak); plehëroj, plehërim (pleh); pleqëroj, pleqësi (pleq); qytetëroj, qytetërim (qytet); robëri, robëroj (rob); shëndetësi (shëndet); shfrytëzoj, shfrytëzim (fryt); shkrifëroj, shkrifërim (shkrif); Shqipëri, shqipëroj (shqip); shtetëror (shtet); trimëri (trim); vargëtar (varg); vazhdimësi (vazhdim); zdrukthëtar, zdrukthëtari (zdrukth) etj.
Sh ë n i m. Nuk shkruhen me ë:
a. fjalët e prejardhura që formohen prej temash më një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e). -tor(e), -ti, -toj:
arsimtar, arsimtare (arsim), çlirimtar (çlirim), flamurtar, flamurtare (flamur), gjyqtar (gjyq), kujdestar (kujdes), lundërtar (lundër), mishtar (mish), oborrtar (oborr), pajtimtar (pajtim), prestar (pres), shkaktar (shkak), shqiptar (shqip), shtegtar (shteg), tregtar (treg), themeltar (themel), zelltar (zell); fajtor (faj), leshtor (lesh); pastërti (i pastër), tregti (treg); caktoj, përcaktoj (cak), dëmtoj (dëm), ëmbëltoj (i ëmbël), robtohem (rob), shkaktoj (shkak), shpeshtoj (shpesh), shqiptoj (shqip), shtegtoj (shteg), tregtoj (treg) etj. ;
b. fjalët e prejardhura, të cilat formohen prej temash më bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -l, -ll) që e kanë theksin mbi rrokjen e parafundit:
afërsi (afër), egërsi (i egër), epërsi (i epër), katërshor (katër), letërsi (letër), misërnike (misër), motërzim (motër), poshtërsi (i poshtër), vjetërsi (i vjetër), zgjuarsi (i zgjuar); ëmbë1si, ëmbëlsoj (i ëmbël), vogëlsi (i vogël); miellzim (miell), popullsi, popullzoj (popull), rregullsi (rregull) etj.
ç) në fjalët e prejardhura, të formuara prej temash më -ër, -ërr, -ël, -ës, -z, me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:
arbëror, arbëresh (arbër), ashpëroj (i ashpër), breshëri, (breshër), çiltëni (i çiltër), dimëroj, dimëror, dimërim (dimër), dhelpëri (dhelpër), emëroj, emërore, emërues (emër), femërore (femër), gjarpëroj, gjarpërushe (gjarpër), gjelbërim (i gjelbër), misërishte, misërok (misër), mjeshtëri, mjeshtërisht, mjeshtërok, mjeshtëror (mjeshtër), numëror, numërim, numëroj (numër), poshtëroj, poshtërim (i poshtër), shtrembëroj, shtrembërim (i shtrembër), urdhëresë, urdhëroj, urdhërore (urdhër), varfëri, varfëroj (i varfër), verbërisht (i verbër), zemërim, zemëroj (zemër) etj.; me ë paratheksore shkruhen edhe disa trajta shumësi që janë fonetikisht të ngjashme me fjalët e tipit të mësipërm, si gishtërinj, gjar-përinj, priftërinj, zotërinj, po ashtu edhe formimet e tipit mbretëreshë, priftëreshë, zotëroj;
ëndërrim, ëndërroj (ëndërr), picërroj (picërr) etj.; vegjëli, vogëlimë, zvogëloj, zvogëlim (i vogël) etj.; nëpunësi (nëpunës), përgjegjësi (përgjegjës), rrobaqepësi (rrobaqepës) etj.;
bulëzoj (bulëz), njerëzi, njerëzor (njerëz) etj.
S h ë n i m. Nuk shkruhen me ë paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash më -ër me anë prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara -ë-së ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p. t, v ose një nga grupet -nd-, -st-:
algjebrik (algjebër), dibran (Dibër), librar, librari (libër); kodrinë, kodrinor (kodër), lodroj (lodër), shkodran (Shkodër); afri, afrim, afroj (afër); ajri, ajroj, ajrim, ajror (ajër); lakror (lakër), mjekrosh (mjekër), mokrar (Mokër); epror (i epër), teproj, tepricë (tepër), veproj, veprim (vepër); katror (katër), letrar (letër), vjetrohet, i vjetruar (i vjetër); zgavroj (zgavër}; cilindrik (cilindër), lundroj, lundrim (lundër}, njëthundrak (thundër); gjirokastrit (Gjirokastër), kadastroj, kadastrim (kadastër), lustroj, lustrim (lustër), ministri, ministror (ministër), pastroj, pastrim (i pastër), regjistroj, regjistrim (regjistër) etj.
ë-ja pastheksore
§ 6
Shkruhet ë-ja pastheksore:
a) tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:
drejtëz – (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash; fshikëz - fshikëza, gjuhëz - gjuhëza, këmbëz - këmbëza, kryqëza - kryqëzat, lidhëz - lidhëza, pjesëz - pjesëza, thonjëza - thonjëzat, verdhëz - verdhëza;
ardhës - ardhësi, blerës, blerësi (i, e një) blerësi, blerësi, blerësit, blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje, blerësja, blerëses, blerësen, blerëset, blerëseve, blerësesh; brejtës - brejtësi, çelës - çelësi, endëse, endësja, folës - folësi, grykëse, grykësja, gjykatës - gjykatësi, herës - herësi, mbledhës - mbledhësi, mjelëse, mjelësja, mundës - mundësi, nëpunës - nëpunësi, nxënës - nxënësi, nxënëse, përgjegjës - përgjegjësi, qitës - qitësi, qitëse, shpikës - shpikësi, vendës - vendësi, zëvendës - zëvendësi, zgjedhës - zgjedhësi, zgjedhëse etj.;
po kështu shkruhen edhe Durrës - Durrësi, Kukës - Kukësi, Lëkurës - Lëkurësi, Qukës - Qukësi etj.;
(trekëndësh) barabrinjës, (lëndë) djegëse, (makinë) korrëse, (forcë) lëvizëse, (makinë) qepëse, (makinë) shirëse etj.;
dyzetkëmbësh - dyzetkëmbëshi, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja, pesëgarësh - pesëgarëshi, qindëshe – (i, e një) qindësheje, qindëshja, qindëshes, qindëshen, qindëshet, qindësheve, qindëshesh; tetërrokësh - tetërrokëshi etj.;
(shtëpi) dykatëshe, (veturë) katërvendëshe, (lule) shumëngjyrëshe etj.;
b) te mbiemrat më -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:
i cekët – (i, e një) të cekëti, të cekët, i cekëti, të cekëtit, të cekëtin, të cekëtish, të cekëtve; e cekët - (i, e një) të cekëte, të cekët, e cekëta, së cekëtës, të cekëtën, të cekëtash, të cekëtave; (i, e) dobët, (i, e) errët, (i, e) lagët, (i, e) kthjellët, (i, e) ngathët, (i, e) përbashkët, (i, e) shkathët, (i, e) ulët, (i, e) zbrazët etj.
S h ë n i m. Mbiemrat e formuar prej një teme më -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh e -ve:
i ftohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve, i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxehtëve etj.
c) te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore:
të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh, të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të prishësh, të zhdukësh etj.
§ 7
Nuk shkruhet ë-ja pastheksore:
a) tek emrat dhe mbiemrat më -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë më -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore:
bukël, bukla, pupël - (i, e një) puple, puplës, puplën, pupla, puplat, puplave, puplash; vegël, vegla etj.;
ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri, dhelpër - (i, e një) dhelpre, dhelprës, dhelprën, dhelpra, dhelprat, dhelprave, dhelprash; dhëndër, dhëndri, egjër, egjri, emër, emri, gënjeshtër, gënjeshtra, gjarpër, gjarpri. kulpër, kulpra, lakër, lakra, letër, letra, lundër, lundra, misër, misri, numër, numri, thundër, thundra, urdhër, urdhri, vepër, vepra, zemër, zemra etj. ;
dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr - (i, e një) kokrre, kokrrës, kokrrën, kokrra, kokrrat, kokrrave, kokrrash; vjehërr - vjehrri, vjehërr - vjehrra etj.;
anarkizëm - (i, e një) anarkizmi, anarkizmit, anarkizmin; ateizëm, ateizmi, çiklizëm, çiklizmi, majtizëm, majtizmi, marksizëm-leninizëm, marksizëm-leninizmi, materializëm, materializmi, pleonazëm, pleonazmi, reumatizëm, reumatizmi, sarkazëm, sarkazmi, socializëm, socializmi etj.;
i ëmbël, i ëmbli, i vogël - (i, e një) të vogli, i vogli, të voglit, të voglin, të vegjël, të vegjlit, të vegjëlve, të vegjlish; i ashpër - (i, e një) të ashpri, të ashprit, të ashprin, të ashprish; i çiltër, i çiltri, i gjelbër, i gjelbri, i kaltër, i kaltri, i pastër, i pastri, i shtrembër, i shtrembri, i shurdhër, i shurdhri, i verbër, i verbri, i vjetër, i vjetri etj.;
b) te mbiemrat më -ëm e më -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një j:
i jashtëm - (i, e një) të jashtmi, i jashtmi, të jashtmit, të jashtmin, të jashtmish; e jashtme, i mesëm, i mesmi, e mesme, i sotëm, i sotmi, e sotme -(i, e një) të sotmeje, e sotmja, së sotmes, të sotmen, të sotmet, të sotmeve, të sotmesh; i vetëm, i vetmi, e vetme etj.;
i ardhshëm - (i, e një) të ardhshmi, i ardhshmi, të ardhshmit, të ardhshmin, të ardhshmish; e ardhshme - (i, e një) të ardhshmeje, e ardhshmja, së ardhshmes, të ardhshmen; i atjeshëm, i atjeshmi, e atjeshme, i besueshëm, i besueshmi, e besueshme; i dukshëm, i dukshmi, e dukshme; i ndershëm, i ndershmi, e ndershme; i pathyeshëm, i pathyeshmi, e pathyeshme; i shijshëm, i shijshmi, e shijshme; i shkëlqyeshëm, i shkëlqyeshmi, e shkëlqyeshme etj.;
c) para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre:
i natyrshëm, e natyrshme (natyrë), i përkohshëm, e përkohshme (kohë), i pjesshëm, e pjesshme (pjesë), i përbotshëm, e përbotshme (botë), (i, e) lëkurtë (lëkurë), (i, e) njëmijtë (mijë), (i, e) pestë (pesë), (i, e) përpiktë (pikë) etj.;
ç) te. gjymtyra e pare e trajtave të përngjitura të habitores:
ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj.
______________________
1. Nuk përfshihen këtu ato fjalë që në gjuhën letrare kanë hyrë në trajtën me a, e cila nuk është më hundore: dhanore, (i, e) mangët, ranishte, shmang, zanë, zanore etj.
2. Shkruhen pa ë fjalët arsye, arsej, arsim, arsimtar dhe ato që formohen prej tyre.
3.Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te përemrat e pakufishëm, te ndajfoljet e te lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë ose kurrë: gjithçka, gjithçmos, gjithfarë, gjithherë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsekush; kurrfarë, kurrgjë, kurrkund, kurrkush, kurrsesi etj. Po kështu shkruhet pa -ë pjesa e parë e fjalëve vetvete, vetvetiu dhe e fjalëve të formuara prej tyre: vetvetor, i vetvetishëm.
4. Po kështu shkruhen pa -ë- edhe fjalët tradhtar, tradhti, tradhtisht, tradhtoj.
5. Në pajtim me drejtshkrimin e ngulitur prej kohësh shkruhet përgënjeshtroj, përgënjeshtrim (gënjeshtër), kokrrizë (kokërr), puçrriza - puçrrizat (puçërr).
6. Në pajtim me drejtshkrimin e ngulitur prej kohësh shkruhet dhëndëri, dhëndëroj (dhëndër), gjëndërohem (gjëndër), motëri (motër), sipërore, sipëri (sipër).
7. Zanorja -ë pastheksore e mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë shkruhet në te gjitha rasat gjatë lakimit: etër - etërit, etërve, etërish; kunetër, mbretër, shtretër etj.
Kjo eshte nje ide shume e mire por qe do te na hape probleme gjate diskutimit, pervecese do te qendroje si teme informative dhe Z. Dolaku nuk deshiron te diskutojme.
Me ka bere pershtypje dhe nese ka ndonje qe mund te jape spjegim per kuptimin e saj do te zbardhte , mendoj shume ne vazhdimin e temes.
4. Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste, kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të vjetër, të ngulitur prej kohësh.
Paqe!
ë-ja fundore
§ 8
Shkruhet ë-ja fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, duke u ruajtur ajo edhe në trajtat e tyre ku s’është më fundore.
Kështu, shkruhen me -ë:
a) emrat femërorë si bukë, fjalë - fjalës, fjalën, fjalët, fjalëve, fjalësh; punë, zhurmë etj.; Po kështu edhe numërorët si dhjetë, mijë etj. (dhjetë - dhjetës, dhjetën, dhjetëra; mijë, mijëra etj.).
Shkruhen me -ë gjithashtu emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë si babë, dajë, gegë, toskë etj.; Kolë, Lekë etj.;
b) disa emra mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës:
atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;
c) mbiemrat dhe ndajfoljet e tipit (i, e) butë - butë, (i, e) ftohtë - ftohtë, (i, e) gjallë - gjallë, (i, e) gjatë - gjatë, (i, e) lehtë - lehtë, (i, e) mirë - mirë, (i, e) ngrohtë - ngrohtë, (i, e) shkretë - shkretë, (i, e) vonë - vonë.
Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet pa -ë:
(i, e) drejtë - drejt, drejtpërdrejt, drejtshkrim; (i, e) fortë - fort, (i, e) kotë - kot, (i, e) lartë - lart, i lartpërmendur; (i, e) ligshtë - ligsht, (i, e) mbrapshtë -mbrapsht, (i, e) mjaftë – mjaft, (i, e) plotë - plot, i plotfuqishëm; (i, e) shpejtë - shpejt, (i, e) thjeshtë - thjesht, (i, e) vërtetë - vërtet; po kështu: larg, pak, pakkush, shkurt;
ç) mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore:
(i, e) artë (ar), (i, e) drunjtë (dru), (i, e) gurtë (gur), (i, e) leshtë (lesh), (i, e) pambuktë (pambuk), (i, e) zjarrtë (zjarr) etj.;
(i, e) metë (mej), (i, e) mpitë (mpij), (i, e) ndytë (ndyj), (i, e) thatë (thaj);
po kështu edhe numërorët rreshtorë:
(i, e) dytë (dy), (i, e) tretë (tre), (i, e) pestë (pesë), (i, e) gjashtë (gjashtë), (i, e) dymbëdhjetë (dymbëdhjetë), (i, e) njëzetë (njëzet), (i, e) njëzetenjëtë (njëzet e një), (i, e) gjashtëdhjetë (gjashtëdhjetë), (i, e) miliontë (milion) etj.;
d) trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si:
afrikanë, amerikanë, arabë, bullgarë, docentë, dynymë, feudalë, fishekë, francezë, gramë, grekë, gjumashë, hektarë, hutaqë, kilogramë, kroatë, kuintalë, laborantë, lejlekë, lekë, maturantë, matjanë, mekanikë, memecë, motakë, partizanë, përtacë, pionierë, punëtorë, rebelë, romakë, rosakë, serbë, spanjollë, studentë, shkrimtarë, shoferë, shqiptarë, tonë, traktoristë, (artikuj) ushqimorë, ushtarë, veshë etj.
Kjo -ë shkruhet në të gjitha rasat e shumësit, edhe kur nuk është fundore:
partizanë - partizanësh, partizanët, partizanëve; grekë - grekësh, grekët, grekëve; punëtorë - punëtorësh, punëtorët, punëtorëve.
S h ë n i m. Trajta e emërores dhe e kallëzores së pashquar shumës e emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish shkruhet pa ë fundore, por në rasat e tjera të shumësit të pashquar dhe në të gjitha rasat në shumësin e shquar pas temës shkruhet -ë-:
20 amper, 50 om, 300 herc, 220 volt, 60 vat etj.; 15 amperët, 120 voltëve, 30 vatësh etj.
dh) trajtat e emërores dhe të kallëzores së shquar të shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë që në trajtën e pashquar mbarojnë me një bashkëtingëllore dhe që janë njërrokësh ose që e kanë theksin në rrokjen e fundit:
bijtë (bij), deshtë (desh), djemtë (djem), dhentë (dhen), miqtë (miq), të rinjtë (të rinj), thonjtë (thonj) etj.;
armiqtë (armiq), barinjtë (barinj), të mëdhenjtë (të mëdhenj) etj.;
e) trajtat e shquara të rasave të zhdrejta të njëjësit dhe të emërores e të kallëzores shumës të emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar:
bukuri - bukurisë, bukurinë, bukuritë; byro - byrosë, byronë, byrotë; dhi - dhisë, dhinë, dhitë; gjë - gjësë, gjënë; kala - kalasë, kalanë, kalatë; e re - së resë, të renë; rrufe - rrufesë, rrufenë, rrufetë etj.;
po kështu shkruhen edhe shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit:
ATSH-së (ATSH), OKB-në (OKB), SMT-të (SMT);
e) emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë më zanore të theksuar, si edhe emrat me këtë prapashtesë që kanë pësuar një shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit (ndryshe nga emrat e tipit arkëz, lidhëz):
qelizë, syzë, vezë; dorezë, kokrrizë, librezë, varrezë etj.;
f) emrat femërorë më -më (të parmë a të prejardhur) si:
astmë, basmë, dasmë, diafragmë, dogmë, gjysmë, kazmë, krismë, nismë, sintagmë (dhe jo basëm, dasëm, gjysëm);
g) përemrat pronorë ynë, jonë, tanë, tonë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë;
gj) numërorët themelorë si pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë, pesëdhjetë etj.;
h) foljet me temë më zanore, në vetën e parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore:
(të) mbajnë, (të) mbajmë; (të) blejmë, (të) blejnë; (të) vëmë, (të) vënë; (të) dimë, (të) dinë; (të) fshijmë, (të) fshijnë; (të) punojmë, (të) punojnë etj.
Po kështu, kryesisht për arsye morfologjike, shkruhen edhe foljet me temë më grup zanoresh, të ndjekur nga një -j:
(të) përziejmë, (të) përziejnë; (të) thyejmë, (të) thyejnë; (të) ruajmë, (të) ruajnë, (të) shkruajmë, (të) shkruajnë etj.;
i) trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë, të cilat dalin më një zanore:
lamë, latë, lanë (laj); blemë, bletë, blenë (blej); bëmë, bëtë, bënë (bëj); fshimë, fshitë, fshinë (fshij); zumë, zutë, zunë (zë); hymë, hytë, hynë (hyj) etj.;
j) trajta e vetës së tretë njëjës e mënyrës lidhore te të gjitha foljet, duke përfshirë edhe ato me tog zanor, ku -ë-ja shkruhet për arsye morfologjike:
të humbë, të lidhë, të mbjellë, të përmendë etj.; të hyjë, të gjejë, të lajë, të pijë, të thaje etj.; të përziejë, të shkruajë, të thyejë etj.;
k) pjesoret e foljeve me temë më zanore a më -l, -ll, -r, -rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre:
qarë, blerë, bërë, pirë, fryrë, mjelë, vjelë, mbjellë, sjellë, marrë, nxjerrë etj.;
(i, e) bërë, (i, e) pirë, (i, e) mbjellë, (i, e) nxjerrë etj.
Po kështu shkruhen edhe pjesoret si:
dhënë, ngrënë, qenë, thënë, vënë, zënë etj.
Pjesoret me temë më tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit, shkruhen pa -ë në fund:
përzier, kryer, lyer, mësuar, punuar, shkruar etj.
§ 9
Nuk shkruhen me ë fundore:
a) emrat dhe mbiemrat më -ël, -ër, -err, -ëz, -ull, -ur, të cilët në emëroren e pashquar të njëjësit nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit:
bukël, gogël, pupël, thnegël etj.; (i, e) ëmbël, (i, e) vogël etj.
dhelpër, gënjeshtër, motër, numër, zemër etj.; (i, e) ashpër, (i, e) shurdhër, (i, e) verbër etj.;
kokërr, puçërr, vjehërr etj.;
arrkëz (arkë), dhëmbëz (dhëmb), fshikëz (fshikë), gishtëz (gisht), lidhëz (lidh), mollëz (mollë) etj.; (i, e) bukurëz etj;
hatull, kumbull, nofull, rregull, shpatull, tingull, tjegull, vetull etj.;
flutur, hekur etj.; (i, e) bukur, (i, e) lumtur etj.;
b) emrat dhe mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin më një nga bashkëtingëlloret -gj, -q, -j, -nj, të prira nga një zanore, si në emërore, ashtu edhe në të gjitha rasat e tjera:
zogj, zogjve, zogjsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh etj.;
fiq, fiqve, fiqsh; miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve, pleqsh etj.;
bij, bijve, bijsh etj.;
drunj, drunjve, drunjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh; heronj, heronjve, heronjsh; hunj, hunjve, hunjsh; thonj, thonjve, thonjsh etj.
S h ë n i m. Po kështu shkruhen pa -ë- para nyjës -të dhe mbaresave të shumësit emrat:
cjep (cjap) - cjeptë, cjepve, cjepsh;
desh (dash) - deshtë, deshve (por deshësh); djem (djalë) - djemtë, djemve, djemsh;
dhen - dhëntë, dhenve, dhensh;
qen (qen) - qentë, qenve, qensh.
c) trajtat rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që mbarojnë me dy bashkëtingëllore në emëroren e pashquar të shumësit, si edhe të atyre që mbarojnë me -l, -r, -s, -z (këta emra dhe mbiemra para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores marrin një -i-):
bujq - bujqve, bujqish, bujqit; krushq - krushqve, krushqish, krushqit; peshq - peshqve, peshqish, peshqit; tirq - tirqve, tirqish, tirqit; ujq - ujqve, ujqish, ujqit; murgj - murgjve, murgjish, murgjit; të ëmbël - të ëmbëlve, të ëmblish, të ëmblit; të vegjël - të vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit; etër - etërve, etërish, etërit; mbretër - mbretërve, mbretërish, mbretërit; i bukur - të bukurve, të bukurish, të bukurit; i egër -të egërve, të egrish, të egrit; i pjekur - të pjekurve, të pjekurish, të pjekurit; blerës - blerësve, blerësish, blerësit; ndihmës - ndihmësve, ndihmësish, ndihmësit; nëpunës - nëpunësve, nëpunësish, nëpunësit; nxënës -nxënësve, nxënësish, nxënësit; punonjës - punonjësve, punonjësish, punonjësit; sulmues - sulmuesve, sulmuesish, sulmuesit; shitës - shitësve, shitësish, shitësit; vendës - vendësve, vendësish, vendësit; njerëz - njerëzve, njerëzish, njerëzit etj.;
ç) trajta e rrjedhores së pashquar të emrave qe në shumës mbarojnë me zanore të theksuar:
grash, kalash, shtëpish, byrosh, drush, sysh etj. Po kështu shkruhen edhe:
më dysh (dy), më trish (tri), si edhe dyfish, trefish etj.;
d) mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm:
i epërm (i epër), i jashtëm (jashtë), i mesëm (mes), i ndryshëm (ndryshe), i nesërm (nesër), i sipërm (sipër), i sotëm ~sot), i tashëm (tash), i tepërm (tepër), i vetëm (vetë) etj.;
i ardhshëm, i brendshëm, i gatshëm, i këndshëm, i kujdesshëm, i ndershëm, i nevojshëm, i pafajshëm, i përbotshëm, i vjetshëm etj.;
dh) mbiemrat e formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theksin mbi rrokjen e parafundit:
(i, e) akullt (akull), (i, e) avullt (avull), (i, e) hekurt (hekur), (i, e) misërt (misër), (i, e) panumërt (numër), (i, e) rregullt (rregull), (i, e) thekërt (thekër), (i, e) katërt (katër), (i, e) tepërt (tepër) etj.;
e) pjesoret (dhe mbiemrat përkatës) më -ur, -ier, -yer, -uar:
(i, e) ardhur, (i, e) dashur, (i, e) veshur etj.; (i, e) zier etj.; (i, e) kryer, (i, e) thyer etj.; (i, e) bluar, (i, e) zgjuar etj.;
ë) trajtat e vetës së parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore ose më -ie:
(të) djegim, (të) djegin; (të) flasim, (të) flasin; (të) hapim, (të) hapin; (të) mbjellim, (të) mbjellin; (të) mbledhim, (të) mbledhin; (të) presim, (të) presin; (të) tjerrim, (të) tjerrin etj.;
(të) biem, (të) bien; (të) shpiem, (të) shpien; (të) shtiem, (të) shtien etj.;
f) trajtat e shumësit të së pakryerës së dëftores e të lidhores te të gjitha foljet:
(të) ecnim, (të) ecnit, (të) ecnin; (të) ishim. (të) ishit, (të) ishin; (të) kishim, (të) kishit, (të) kishin; (të) lyenim, (të) lyenit, (të) lyenin; (të) punonim, (të) punonit, (të) punonin; (të) ushqenim, (të) ushqenit, (të) ushqenin; (të) zinim, (të) zinit, (të) zinin etj.;
g) trajtat e shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore, si edhe trajtat e shumësit të kësaj kohe që përmbajnë një grup zanoresh:
humbëm, humbët, humbën; bindëm, bindët, bindën; lidhëm, lidhët, lidhën; dogjëm, dogjët, dogjën; ftohëm, ftohët, ftohën; ikëm, ikët, ikën; u kollëm, u kollët, u kollën; vdiqëm, vdiqët, vdiqën; gjetëm, gjetët, gjetën; u ngjitëm, u ngjitët, u ngjitën; pyetëm, pyetët, pyetën etj.;
përziem, përziet, përzien; thyem, thyet, thyen; rrëfyem, rrëfyet, rrefyen; kënduam, kënduat, kënduan etj.;
gj) trajtat e urdhërores të foljeve që te kjo mënyrë e kanë temën më bashkëtingëllore:
bjer; çel, çelni; fol, folni; ec, ecni; hip, hipni; hyr; ik, ikni; jep, jepni; lër; shpjer; shtjer; zër, përzër; zhduk, zhdukni etj.;
h) përemrat dëftorë (i, e) atij, (i, e) këtij, (i, e) asaj, (i, e) kësaj, si edhe përemrat pronorë (i, e) tij, (i, e) saj (dhe jo i atijë. e sajë etj.).
ZANORJA U
§ 10
Shkruhen me -u- në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -uIl, -ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre:
akull, akulli, akullit, akullin, akullore; kukull, kukulle, kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave, kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulla; mjegull, mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën, nofullat; petull, petull, petullat, petulloj; rrotull, rrotulla, rrotullat, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla, sqetullat; shembull, shembulli, shembullit, shembullin, shembujt, shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt ; shpatull, shpatulle, shpatulla, shpatullat; tingull, tingulli, tingullor, tingullimitues ; vetull, vetulla, vetullat etj.;
(ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullor, mashkullore etj;
flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat, fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri, hekurit, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash, hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit, lepurin, lepurush etj.;
(qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj.
ZANORET I DHE Y
§ 11
Shkruhen me i dhe jo me y fjalët:
ai, bilbil, direk, fishek, frikë, gjilpërë, gjilpëryer, hipi, hipje, krimb, krimbet, krip, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj etj.
Shkruhen, përkundrazi, me y fjalët:
byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i, e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lëtyrë, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl.
ZANORET U DHE Y
§ 12
Shkruhen me u dhe jo me y fjalët:
bufe, bulmet, bulmetore, burokrat, duel, duke (punuar), duzinë, fruta, frutat, (pemë) frutore, grunjëra, (i, e) grunjtë, gjurmë, gjurmashkë, gjurmoj, kurbet, parashutë, qurra, qurrash, sfungjer, temperaturë, tunel, turk, turqisht, turli.
Shkruhen me y dhe jo me u (as me i) fjalët:
bërryl, bylyk, byrazer, byrek, byro, cyle, çyrek, dybek, dyqan, dyshek, fryt, i frytshëm, frytdhënës, gjynah, myftar, myfti, mysafir, mysliman, myshteri, mytesarif, natyrë, natyralist, qymyr, (dhi) shytë, trysni, tyrbe, yndyrë, virtyt, xhybe etj.
__________________________
8. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjala shembëllej dhe formimet prej saj, si edhe fjala shembëlltyrë shkruhen me -ë-. (shëmbëllej, shëmbëlltyrë).
9. Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalët tingëlloj, tingëllim, tingëllimë, bashkëtingëllore, të formuara nga fjala tingull duke u shpërngulur theksi nga -i-ja e temës, shkruhen me -ë-.
Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 16:09
GRUPE ZANORESH DHE DIFTONGJE
-IE- / -JE-
§ 13
Shkruhen me -ie-:
a) emrat, tek të cilët ky grup zanoresh ndiqet nga një bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:
e diel, diell, miell, qiell, fier etj.;
diellor, përmiell, miellzim, qiellor, fierishtë etj.;
b) foljet, tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa -j:
ziej - zien, ziejmë, zieni, ziejmë; zieja, zieje, ziente, zienim, zienit, zienim; ziem, ziet, zien; ziekam, zieke, zieka...; (kam) zier;
përziej - përzien, përziejmë, përzieni, përziejnë; përzieja, përzieje, përziente, përzienim, përzienit, përzienin; përziem, përziet, përzien; përziekam, përzieke, përzieka...; (kam) përzier;
ndiej - ndien, ndiejmë, mdieni, mdiejnë; mdieja, ndieje, ndiente, ndienim, mdienit, ndienin; ndiem, ndiet, ndien; ndiekam, mdieke, mdieka...; (kam) ndier .
Trajtat e njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe trajtat e dëshirores të këtyre foljeve shkruhen me -je-:
zjeva, zjeve, zjeu; zjefsha, zjefsh, zjeftë, zjefshim, zjefshi, zjefshin;
përzjeva, përzjeve, përzjeu; përzjefsha, përzjefsh, përzjeftë, përzjefshim, përzjefshi, përzjefshin;
ndjeva, ndjeve, ndjeu; ndjefsha, ndjefsh, ndjeftë, ndjefshim, ndjefshi, ndjefshin.
Trajtat pësore-vetvetore të së tashmes dhe të së pakryerës të këtyre foljeve shkruhen me -i-:
zihem, zihet, zihen etj.; zihesha, zihej, ziheshin etj.; përzihem, përzihet, përzihen etj.; përzihesha, përziheshe, përziheshit etj.; ndihem, ndihet, ndihen etj.; ndihesha, ndihej, ndiheshim etj.
S h ë n i m. Të gjitha fjalët e formuara nga folja ndiej shkruhen me -je:
i ndjeshëm, ndjesi, ndjenjë, parandjenjë etj.
c) foljet, te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup zanoresh ndodhet në rrokje të hapur:
bie, biem, bien;
shpie, shpiem, shpien;
shtie, shtiem, shtien.
Ne vetën e tretë njëjës të lidhores, në urdhëroren njëjës dhe në trajtat e shumësit të kësaj mënyre, kur bashkohen me trajtat e shkurtra të përemrit vetor, këto folje shkruhen me -j-:
të bjerë, të shpjerë, të shtjerë; bjer, shpjer, shtjer; bjermëni, bjeruni, shpjerini, shtjeruni etj.
Ne vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore, lidhore dhe urdhërore, në të pakryerën e dëftores dhe të lidhores, si edhe në trajtat pësore-vetvetore, këto folje shkruhen me -i-:
(të) bini, (të) shpini, (të) shtini; (të) bija, (të) bije, (të) binte; (të) shpija, (të) shpije, (të) shpinte; (të) shtija, (të) shtije, (të) shtinte; (të) bihet, (të) shpihet, (të) shtihet; (të) bihen, (të) shpihen, (të) shtihen; (të) bihej, (të) shpihej, (të) shtihej; (të) biheshin; (të) shpiheshin, (të) shtiheshin etj.
§ 14
Shkruhen me -je- foljet me temë më -l, -ll, -rr njësoj si edhe foljet e tjera të këtij tipi me temë më bashkëtingëllore (si rrjedh, djeg, pjek, rrjep); me –je- shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:
mjel, vjel etj.; mbështjell, mbjell, përcjell, pjell, sjell, shtjell, vjell etj.; nxjerr, tjerr, çjerr etj.; mjelëse, vjelje etj.; mbjellje, mbjellës, përcjellës, përcjellje, pjellor, sjellje, ujësjellës etj.; tjerrje etj., po ashtu si djegës, bukëpjekës etj.
Këto folje në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhëroren dhe në trajtat pësore-vetvetore shkruhen me -i-:
(të) vilni; (të) vilja, (të) vilje...; vil; (të) vilet, (të) vilen; (të) vilej, (të) vileshin etj.;
(të) përcillni; (të) përcillja, (të) përcillje... ; përcill; (të) përcillesh...; (të) përcillesha, (të) përcilleshe etj.;
(të) nxirrni; (të) nxirrja, (të) nxirrje...; nxirr; (të) nxirrem, (të) nxirresh; të nxirrej, të nxirreshin etj.
GRUPI YE
§ 15
Grupi ye shkruhet i plotë:
arsye, i arsyeshëm, arsyetoj, arsyetim, dyer, fëndyell, fyej, fyerje, fyell, gjilpëryer, krye, kryesi, kryesor, kryekëput, kryeneç, lyej, lyerje (por lyrë), përlyej, ngjyej, ngjyerje (por ngjyrë), i pëlqyeshëm, përkthyes, pyes, pyetje, pyetës, i rrëmbyeshëm, rryeshëm, shkëlqyeshëm, shqyej, thyej, thyerje, thyesë, i pathyeshëm etj.
GRUPET UA, UE
§ 16
Grupi ua shkruhet i plotë:
a) tek emrat dhe mbiemrat si:
buall, buallicë, dragua, duaj, ftua, grua, hua, huazim, i huaj, muaj (por mujor - mujore, tremujor - tremujori, gjashtëmujor - gjashtëmujori), i përmuajshëm, përrua, shuall, thua etj.;
b) te foljet me temë me -ua, si :
bluaj - bluan, bluajmë, bluani, bluajnë; bluaja, bluaje, bluante; bluanim, bluanit, bluanin; bluam, bluat, bluan; të bluash; bluakam, bluake, (kam) bluar etj.;
dua - duam, duan, duaje, duajeni etj.;
druaj - druan, druajmë, druanim, (jam) druajtur etj.;
kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj., si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o: mësuam, mësuat, mësuan; punuam, punuat, punuan; sulmuam, sulmuat, sulmuan; mësuakam, mësuake, mësuaka, mësuakemi, mësuakeni, mësuakan; punuakam, punuake, punuaka, punuakemi, punuakeni, punuakan; mësuar, pajtuar, përtuar, punuar, sulmuar, treguar etj.
§ 17
Shkruhen me ue emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua; po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre:
botues - botuese, dëgjues - dëgjuese, edukues - edukuese, gatues - gatuese, mësues - mësuese, ndërtues - ndërtuese, parashikues - parashikuese, pastrues - pastruese, përpunues - përpunuese, plotësues - plotësuese, shkrues - shkruese, vetëmohues - vetëmohuese, vetëshkarkues - vetëshkarkuese, vetëveprues - vetëvepruese etj.;
i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm, i papajtueshëm, i papërtueshëm, i pazëvendësueshëm, i shoqërueshëm, i vajtueshëm, i vazhdueshëm, i vijueshëm etj.
TAKIMI I DY ZANOREVE TE NJËJTA
§ 18
Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja:
i paaftë, i paafrueshëm, i paanshëm, paanësi, i paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim, kryeengjëll, antiimperialist, autoofiçinë, joobjektiv, joorganik, jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj.
APOSTROFI
§ 19
Apostrofi përdoret në këto raste:
a) Për të shënuar rënien e -ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë më dhe të, te pjesëza të e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve.
Kështu shkruhen:
m’i dha; t’i dha; t’i shkruash shokut; t’i zbatosh rregullat; do t’i tregoja; do t’i them, për t’i pasur parasysh; me t’i thënë, u nis etj.;
të m’u bësh të fala; do t’u thuash; do t’u kisha thënë; do t’u përgjigjem; për t’u dhënë librat; me t’u dalë përpara; me t’u thënë, u ndalën etj.;
të m’ia numërosh një nga një; t’ia thuash: do t’ia tregoja; do t’ia njoftoj; për t’ia dalë në krye; me t’ia treguar; të mos m’ia prishni qejfin;
për t’iu përgjigjur thirrjes; me t’iu afruar, e njohu etj.;
duam t’ju nderojmë; do t’ju kishim ftuar; do t’ju lajmërojmë; do t’ju lutesha; për t’ju ndihmuar; me t’ju njoftuar, nisuni etj.;
duam t’jua shpjegojmë juve; do t’jua kisha treguar; do t’jua di për nder; për t’jua lehtësuar punën juve; me t’jua sjellë veglat, filloni! etj.;
të mos m’ua prishni qejfin; s’u pëlqen t’ua kujtojmë; do t’ua kisha sjellë; do t’ua tregoj shokëve; për t’ua bërë të qartë nxënësve; me t’ua dhënë lajmin, u nisën etj.;
nuk m’u dha; m’u bë zemra mal; në m’u dhëntë rasti etj.;
si t’u duk?; mos t’u ndaftë e mira!; t’u bëftë pushka top! etj.
S h ë n i m. Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore ma, ta, ku nuk kemi një rënie të ë-se, por një shkrirje dy zanoresh (më + e = ma; të + e = ta):
ma dha librin; s’ma jepte; ma jep; jepma; për të ma treguar; duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj.
b) Pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç:
s’arrin; s’erdhi; s’e di; s’është; s’i tha; s’u përgjigj; s’bëri; s’duhet; s’presim; s’thuhet; s’mundem etj.; ç’e do?; ç’është?; ç’i the?; ç’do?; ç’kërkon?; ç’të dojë?; ç’kohë e bukur!; ç’zë i ëmbël; e dimë se ç’qëllim ka; s’na tha se ç’kërkonte etj.
S h ë n im. Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm çdo dhe përemri pyetes çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyre: çdo nxënës; çfarë do prej meje?; nuk kuptoj çfarë thua? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush.
c) Për te shënuar rënien e -ë-së te nyjat e përparme të, së me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma:
(i, e) t’et, (i, e) s’ëmës, me t’ëmën.
§ 20
Nuk përdoret apostrofi:
a) në te gjitha rastet e tjera, në të cilat ë-ja fundore e patheksuar ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore, pavarësisht nga shqiptimi:
vajzë e urtë, fushë e bukur, shtëpinë e madhe, miqësisë e vëllazërisë, është e vërtetë, hanë e pinë, të enjten, vajzës së urtë, të ardhurat, në ato vende, në oborr, në arë, më erdhi keq, le të ikim, në iktë, më i madhi, që atëherë etj.;
b) në të gjitha fjalët që mbarojnë me një zanore tjetër (a, e, i), kur ato ndiqen nga një fjalë a trajtë fjale që nis me zanore:
fusha e Myzeqesë, një lule e bukur, detyrë urgjente, zyrë eprore, mali i lartë, drejtori i shkollës, biri i nënës etj. (dhe jo fush’e Myzeqese, një lul’e bukur, mal’i lartë, drejtor’i shkollës, bir’i nëmës etj);
c) në vetën e tretë njëjës e shumës të përemrave vetorë të thjeshtë (pa parashtese), kur këta vijnë pas një parafjale:
me të, për të, me ta, për ta, me to, për to, prej tij, prej saj, prej tyre, prej sish, prej sosh etj. (dhe jo me ‘të, për ‘të, me ‘ta, me ‘to, për ‘to, prej ‘tij, prej ‘saj, prej ‘tyre, prej ‘sish, prej ‘sosh etj.);
ç) te trajtat e përemrave pronorë që nisin me s ose t (sime, sonë, suaj, tim, time, tënd, tënde, tanë, tonë, tona, tuaj etj.);
vajzës sime, shkollës sonë, kooperativës suaj, jepjani suajës etj.;
djalin tim; e kam timin; shtëpinë time; në fshatin tënd; në rrugën tënde; e kemi tonin; shoqen tonë; shokët tanë; jemi tanët; dëshirat tona; qytetin tuaj; ne tonën, ju tuajën etj.
THEKSI
§ 21
Në shkrimin e gjuhës shqipe, si rregull, nuk përdoret asnjë lloj theksi.
Në raste të veçanta, kur konteksti nuk arrin kurrsesi të mënjanojë ngatërrimin e kuptimeve ose nuk siguron shqiptimin e drejtë të fjalëve të ndryshme, mund të përdoret theksi i mprehtë (’).
_____________________
10. Shkruhet me -je- në të gjitha trajtat folja ndjej (ia fal fajin dikujt), si edhe formimet prej saj: ndjesë, i ndjeri.
11. Të dallohen prej trajtave me ye, ua të foljeve të tipit kryej, bluaj, trajtat pësore-vetvetore, të cilat nuk kanë grup zanoresh: kryhet, thyhet, bluhet, shkruhet etj.
II. DREJTSHKRIMI I BASHKËTINGËLLOREVE
BASHKËTINGËLLORET E ZËSHME NË FUND E NË TRUP TË FJALËS
§ 22
Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n:
elb (elbi), gjemb (gjembi), u kalb (u kalba), korb (korbi), lab (labi), rob (robi); invalid (invalidi), fund (fundi), kënd (këndi), hibrid (hibridi), mund (mundi), qind (qindi), standard (standardi), shkund (shkunda), vend (vendi); bredh (bredhi), dredh (drodha), gardh (gardhi), lidh (lidhëm), livadh (livadhi), ndodh (ndodhet), ndrydh (ndrydhet), zbardh (zbardha); breg (bregu), burg (burgu), djeg (djegim), larg (i largët), lëng (lëngu), i lig (i ligu), prag (pragu), shteg (shtegu), varg (vargu), zog (zogu); mos e digj (digje), ligj (ligji), u përgjigj (u përgjigjën), qengj (qengji); hov (hovi), urov (urovi); borxh (borxhi), tunxh (tunxhi), xhuxh (xhuxhi); bixhoz (bixhozi), brez (brezi), çamçakëz (çamçakëzi), dorëz (dorëza), filiz (filizi), gaz (gazi), hauz (hauzi), ndez (ndeza), njerëz (njerëzit), oriz (orizi), pullaz (pullazi), rrogoz (rrogozi); garazh (garazhi), shantazh (shantazhi) etj.;
humbte, humbka, humbsha, humbni, i elbtë, labçe; mundte, mundka, mundsha, mundni, i mundshëm, vendqëndrim, vendstrehim, vendtakim; i bredhtë, mblidhte, mbledhka, mbledhsha, mblidhni; lagte, lagka, lagsha, lagni; digjte, digjni; hovte, hovka, hovtë, hovni, i hovshëm; ndizte, ndezsha, ndizni etj.
S h ë n i m 1. Emrat këndes (këndesi), mes (mesi), mëngjes (mëngjesi) shkruhen me s fundore; po kështu edhe formimet prej tyre si mesatar, mëngjesore etj.
S h ë n i m 2. Shkruhen me -s ndajfoljet e formuara me prapashtesën -as: baras, barkas, befas, djathtas, fshehtas, fytas, haptas, këmbadoras, krahas, majtas, rishtas (por: barazi, barkazi, fshehtazi, haptazi, rishtazi etj.).
SH / ZH / Ç NISTORE
§ 23
Fjalët me sh / zh / ç nistore shkruhen kështu:
a) me sh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.):
shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros, shfryj, shfrytëzoj; shkallmoj, shkarkoj, shkatërroj, (i, e) shkathët, shkëlqej, (i, e) shkëlqyer, shkëmbej, shkëput, shkombëtarizoj, shkoq, shkreh, shkrep, (i, e) shkrifët, shkrij, shkujdesem, shkul; shpalos, shpall, shpallje, shpërblim, shpërdorim, shpërndaj, shpjegoj, shpjegim, shpif, shpikje, shpoj, shporr, shprish, shpronësoj, shpyllëzim; shqep, shqetësoj, (i, e) shquar; shtjelloj, shtrydh; shthur, shthurje etj.;
b) me zh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme (b, d, g, gj, v):
zhbart, zhbëj, zhbiroj, zhbllokoj; zhdavarit, zhdëmtoj, zhdoganoj, zhdredh, (i, e) zhdrejtë, zhduk; zhgënjej, zhgënjim, zhgërryej; zhgjakësohem, zhgjandërr; zhvat, zhvendos, zhvesh, zhvilloj, zhvillim, zhvleftësim, zhvoshk etj.
S h ë n i m. Përemri ç tek të gjitha fjalët e formuara me pjesëmarrjen e tij, shkruhet kështu, pavarësisht nga bashkëtingëllorja që e pason: çdo, çdokush, çdonjëri, çfarë, çfarëdo, i çfarëdoshëm, çka, diçka, gjithçka.
c) me ç-, kur kjo ndiqet nga një zanore ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (1, 11, r, rr, m, n, nj, j):
çarmatos, çarmatim; çorganizoj, çorganizim, çorientoj, çorientim etj.
çliroj, çlirim, çlirimtar, çlodhem, çlodhje; çregjistroj, çregjistrim; çrregulloj, çrregullim, (i, e) çrregullt, çrrënjosje; çmallem, çmend, çmendinë, (i, e) çmendur, çmësohem, çmos; çnderoj, çnderim, çngjyros; çnjerëzor; çjerr etj.
S h ë n i m. Shkruhen me sh- fjalët shmang, shlyej, shndërroj, shndrit dhe ato që formohen prej tyre.
S, Z NISTORE
§ 24
Fjalët me s, z nistore, të ndjekur nga një bashkëtingëllore (disa prej të cilave shqiptohen ngandonjëherë edhe me c ose x), shkruhen kështu:
a) me s-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (m, n, l):
sfakë, sfilit, sfrat, sfungjer, sfurk; skalit, skërfyell, skërkë, skërmit, skuq; spërkat, spërndrit; sqepar, squfur etj.;
smag, smalt, smaltoj, smat, smatos, smerald, smeril, smilar, smilat, smilatës, smirë, smirëzi, smiroj, smoking, smuqth - smuqthi, snob, snobizëm, slogan etj.;
b) me z-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme:
zbardh, zbaticë, zbath, zbavit, zbërthej, zbokth, zbraz, zbres, zbritje, zbukuroj, zbut; zdrukth; zgalem, zgavër, zgërbonjë, zgërdhihem, zgrip; zgjat, zgjedh, zgjyrë; zvarit, zverdhem, zvogëloj etj.
Ne pajtim me shqiptimin më të përhapur, me z- shkruhen edhe foljet zmadhoj, zmbraps, si edhe fjalët e formuara prej tyre.
SHKRIMI I J-SË
§ 25
Shkruhen me j:
a) emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre:
anije - anija, anijes, anijen, anijet, anijeve, anijesh, anijetar; batanije - batanija, batanijes, batanijen, batanijet, batanijeve, batanijesh; dije - dija, dijes... dijeni, dijetar, i dijshëm, vetëdije; fije — fija, fijes... fijezor - fijezore, fijezoj, fijezim, fijor - fijore; hije - hija, hijes... i hijshëm, hijeshi, hijesira - hijesirat, hijerëndë etj.; korije - korija, korijes etj.; krijesë, krijues; pije - pija, pijes, i pijshëm etj.; shije - shija, shijes etj.;
bijë - bija, bijës, bijën, bijat, bijave, bijash; fëmijë - fëmija, fëmijës, fëmijën, fëmijët, fëmijëve, fëmijësh, fëmijëri; mijë - mija, mijës etj.; nyjë -nyja, nyjës, nyjën, nyjat, nyjave, nyjash, i nyjshëm, (i, e) nyjëzuar, nyjëzim; pajë – pajime - pajimet, pajis, pajisje, i pajisur; shkëndijë - shkëndija, shkëndijës, shkëndijim; ujë - uji, ujit... ujis, ujitje; vijë — vija, vijës. vijoj, përvijoj, vijim etj;
çaj - çaji, çajit, çajin; faj - faji, fajit, fajin; kallaj -kallaji, kallajit, kallajin, kallajis; lloj — lloji, llojit; maj - maji, majit, majin; skaj - skaji, skajit; vaj - vaji, vajit, vajin etj.;
b) emrat femërorë që dalin më zanore të theksuar, përveç -i-së, në të gjitha trajtat, kur zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër:
kala, kalaja, kalaje; para, paraja, paraje; be, beja, beje; ide, ideja, ideje; re, reja, reje; rrufe, rrufeja, rrufeje; e ve, e veja, së veje; gjë, gjëja, gjëje; tablo, tabloja, tabloje; dru, druja, druje; dy, dyja, dyje, të dyja etj.;
por: bukuri, bukuria, bukurie; cilësi, cilësia, cilësie; dashuri, dashuria, dashurie; dituri, dituria, diturie; dhi, dhia, dhie; li, lia, lie; liri, liria, lirie; ministri, ministria, ministrie; parti, partia, partie; rini, rinia, rinie; shtëpi, shtëpia, shtëpie; ushtri, ushtria, ushtrie; veti, vetia, vetie etj.;
c) trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores njëjës të pashquar, si edhe të emërores njëjës të shquar të emrave që dalin me -o të patheksuar:
balo, (i, e një) baloje, baloja; dado (i, e një) dadoje, dadoja; depo, (i, e një) depoje, depoja; kakao (i, e një) kakaoje, kakaoja; kallo, (i, e një) kalloje, kalloja; kosto, i1, e një) kostoje, kostoja; pako (i, e një) pakoje, pakoja; pallto, (i, e një) palltoje, palltoja; radio, (i, e një) radioje, radioja; teto, (i, e një) tetoje, tetoja; tifo, (i, e një) tifoje, tifoja; torno, (i, e një) tornoje, tornoja etj.;
po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:
Bajo, Bajoja; Koço, Koçoja; Kristo, Kristoja; Misto, Mistoja; Pirro, Pirroja; Safo, Safoja; Vito, Vitoja; Kajro, Kajroja; Kongo, Kongoja etj.;
ç) përemrat (i, e) tij, i tiji, e tija, të tijtë, të tijat, (i, e) atij, (i, e) këtij.
S h ë n i m. Nuk shkruhet me -j- as në trajtën femërore, as në trajtën mashkullore pronori shumës i vetës së parë: të mitë, të miat, (shokët) e mi, (shoqet) e mia. Po kështu të tria.
d) trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë njëjës (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores:
tregoja shokut; hapja derën mikut; ngjitju malit; përvishju kësaj pune; largoju së keqes; afrojuni mësuesit etj.;
dh) trajtat e vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes së dëftores, të vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së ardhmes, si edhe trajtat e vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve që në vetën e parë njëjës të së tashmes dëftore dalin me —aj, —ej, —ëj, —ij, —oj, —ui, —yj, —iej, —uaj, —yej:
laj - lajmë, jajnë, (do të) laj, (do të) lajë, (do të) lajmë, (do të) lajnë, (do të) laja, (do të) laje;
mbaj - mbajmë, mbajnë, (do të) mbaj, (do të) mbajë, (do të) mbajmë, (do të) mbajnë, (do të) mbaja, (do të) mbaje;
qaj - qajmë, qajnë...;
thaj - thajmë, thajnë... etj.;
blej - blejmë, blejnë, (do të) blej, (do të) blejë, (do të) blejmë, (do të) blejnë, (do të) blija, (do të) blije;
dëfrej - dëfrejmë, dëfrejnë, (do të) dëfrej, (do të) dëfrejë, (do të) dëfrejmë, (do të) dëfrefjnë, (do të) dëfreja, (do të) dëfreje etj.;
bëj - bëjmë, bëjnë, (do të) bëj, (do të) bëjë, (do të) bëjmë, (do të) bëjnë, (do të) bëja, (do të) bëje;
arrij - arrijmë, arrijnë, (do të) arrij, (do të) arrijë, (do të) arrijmë, (do të) arrijnë, (do të) arrija, (do të) arrije;
fshij - fshijmë, fshijnë, (do të) fshij, (do të) fshijë, (do të) fshijmë, (do të) fshijnë, (do të) fshija, (do të) fshije;
gdhij - gdhijmë, gdhijnë, (do të) gdhij, (do të) gdhijë, (do të) gdhijmë, (do të) gdhijnë, (do të) gdhija, (do të) gdhije;
vij - vijmë, vijnë, (do të) vij, (do të) vijë, (do të) vijmë, (do të) vijnë, (do të) vija, (do të) vije etj.;
qëndroj - qëndrojmë, qëndrojnë, (do të) qëndroj, (do të) qëndrojë, (do të) qëndrojmë, (do të) qëndrojnë, (do të) qëndroja, (do të) qëndroje;
punoj -punojmë, punojnë, (do të) punoj, (do të) punojë, (do të) punojmë, (do të) punojnë, (do të) punoja, (do të) punoje etj.;
mbruj - mbrujmë, mbrujnë, (do të) mbruj, (do të) mbrujë, (do të) mbrujmë, (do të) mbrujnë, (do të) mbruja, (do të) mbruje etj.;
fryj - fryjmë, fryjnë, (do të) fryj, (do të) fryjë, (do të) fryjmë, (do të) fryjnë, (do të) fryja, (do të) fryje;
ndryj - ndryjmë, ndryjnë, (do të) ndryj, (do të) ndryjë, (do të) ndryjmë, (do të) ndryjnë, (do të) ndryja, (do të) ndryjë etj.;
ndiej - ndiejmë, ndiejnë, (do të) ndiej, (do të) ndiejë, (do të) ndiejmë, (do të) ndiejnë, (do të) ndieja, (do të) ndieje;
përziej - përziejmë, përziejnë, (do të) përziej, (do të) përziejë, (do të) përziejmë, (do të) përziejnë, (do të) përzieja, (do të) përzieje etj;
paguaj - paguajmë, paguajnë, (do të) paguaj, (do të) paguajë, (do të) paguajmë, (do të) paguajnë, (do të) paguaja, (do të) paguaje;
shkruaj - shkruajmë, shkruajnë, (do të) shkruaj, (do të) shkruajë, (do të) shkruajmë, (do të) shkruajnë, (do të) shkruaja, (do të) shkruaje etj.;
lyej - lyejmë, lyejnë, (do të) lyej, (do të) lyejë, (do të) lyejmë, (do të) lyejnë, (do të) lyeja, (do të) lyeje;
kryej - kryejmë, kryejnë, (do të) kryej, (do të) kryejë, (do të) kryejmë, (do të) kryejnë, (do të) kryeja, (do të) kryeje etj.
S h ë n i m. Foljet që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin me zanore, si ha, fle, lë, nxë, v, zë, di, pi, nuk shkruhen me -j as në vetën e parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes, as në vetën e parë e të dyte njëjës të së tashmes lidhore, as në urdhërore:
ha - (do të) hamë, (do të) hanë; të ha, të hash; ha!;
fle - (do të) flemë, (do të) flenë; të fle, të flesh; fli!;
lë - (do të) lëmë, (do të) lënë; të lë, të lësh; lër!
di - (do të) dimë, (do të) dinë; të di, të dish; di! etj.
§ 26
Shkruhen me i dhe jo me j:
a) trajtat rasore të njëjësit të shquar (me përjashtim të kallëzores), si edhe trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores së njëjësit të pashquar të emrave mashkullorë me -ua ose me -a të theksuar:
dragua - (një) dragoi, (i, e) dragoit;
ftua - (një) ftoi, (i, e) ftoit;
krua - (një) kroi, (i, e) kroit;
pallua - (një) palloi, (i, e) palloit;
përrua - (një) përroi, (i, e) përroit;
vargua - (një) vargoi, (i, e) vargoit etj.;
baba - (një) babai, (i, e) babait (por babanë);
vëlla - (një) vëllai, (i, e) vëllait (por vëllanë);
b) trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë (i), edhe kur bashkohet me një trajtë tjetër të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores përpara foljes:
mos ia trego; ia hapi zemrën; iu mbush mendja; iu ngjit malit; çmimet iu dhamë nxënësve me të mirë etj.;
c) veta e tretë njëjës e së kryerës së thjeshtë të foljeve më -oj ose më -uaj:
harroi, luftoi, punoi, tregoi, vrapoi, zgjoi; shkroi etj.;
ç) fjalët e formuara prej temash më -i të theksuar me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:
bashkiak, shtëpiak - shtëpiake, shtëpiar, shtiak, triak, (zile) triare etj.
S h ë n i m. Shkruhet vetjak (vete - vetja), dyjar - dyjare (të dyja).
SHKRIMI I BASHKËTINGËLLORES H
§ 27
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar dhe në traditën e shkrimit, shkruhen me h:
a) në fillim të fjalës:
ha, habit, halë, hamshor, hamullore, hap, harabel, hardhi, hardhucë, hark, hartë, harr, harroj, hedh, helm, hell, heq, herë, hero, hesht, heshtë, hënë, e hënë, hi, (i, e) hidhur, hije, hikërr, hingëllim, hinkë, hipi, hir, hirrë, hithër, hoje, i hollë, hop, hosten, hov, hu, hua, i huaj, hudhër, humbas, hundë, hurdhë, hutoj, hyj etj.
Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk:
haber, hajat, hajdut, hajmali, hajvan, hak, haliç, hall, hallë, hallkë, hallvë, hamall, hamam, hambar, ha, haraç, harar, harem, harxh, hase, hasëll, hasm - hasmi, hasude, hashash, hashure, hata, hatull, hava, havan, hejbe, hem... hem, hendek, hiç, hile, hise, hordhi, hoshaf, huq, hurmë, hyzmet etj.;
b) në fund të fjalës:
foljet e tipit deh, fsheh, ftoh, grah, leh, mih, mpreh, ndih, ngreh, nxeh, njoh, rrah, shkreh, shoh etj. në të gjitha trajtat e zgjedhimit të tyre: fsheh, fshehim, fshihni, fshehin; fshihja, fshihje...; (u) fsheha, (u) fshehe...; fshihem, fshihesh...; fshihesha, fshiheshe...; fshehkam, fshehke...; fshehur etj.;
emrat si ah, gjah, gjynah, krah, moh, pah, pleh, shah, tezgjah etj. në të gjitha trajtat e tyre: krahu, krahut, krahun, krahët, krahëve, krahësh;
c) në mes të fjalës:
trajtat pësore-vetvetore të foljeve me temë më zanore:
lahem, lahesh...; lahesha, laheshe...; lahu, lahuni;
kthehem, kthehesh...; kthehesha, ktheheshe...; kthehu, kthehuni;
bëhem, bëhesh...; bëhesha, bëheshe....; bëhu, bëhuni;
fshihem, fshihesh...; fshihesha, fshiheshe...; fshihu, fshihuni;
tregohem, tregohesh...; tregohesha, tregoheshe...; tregohu, tregohuni;
mësohem, mësohesh...; mësohesha, mësoheshe...; mësohu, mësohuni;
shtyhem, shtyhesh...; shtyhesha..; shtyheshe...; shtyhu, shtyhuni;
përzihem, përzihesh...; përzihesha, përziheshe...; përzihu, përzihuni;
ndihem, ndihesh...; ndihesha, ndiheshe...; ndihu, ndihuni etj.
Po kështu shkruhen edhe foljet si dihas, gërhas, luhas, mahnit, nuhas, pohoj, ashtu edhe emrat e mbiemrat si grahmë, krehër, lehonë, i lehtë, llohë, vjehërr, vjehrra.
Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk: aheng, ahur, bahçe, behar, çehre, duhan, kasaphanë, mahmur, mëhallë, muhabet, muhalebi, muhamedan, nahie, pehlivan, pehriz, qehaja, rehat, sahan, sahat, sehir, spahi, tahmin, tespihe, xhahil, xhevahir, zahire, zeher etj.
Me h shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej fjalëve të përfshira në këtë paragraf:
hamendje, i hapët, harkëtar, harxhoj, hidhërim, hingëllimë etj.; ftohje, i ftohtë, krahasoj, krehje, i krehur, lehtësi, luhatje, mohoj, ndihmë, ndihmës, ngrehinë, ngrohje, i ngrohtë, ngrohtësi, nuhatje, njohje, njohuri, rrahje, shkrehje etj.; gjahtar, plehëroj, shahist etj.
S h ë n i m. Nuk shkruhen me h fjalët arushë, avaz, avlli, eci, esëll, iki, memur, yll, vete – vetja, vetë dhe prej tyre: përvetësoj, vetvete.
FJALËT ME RR
§ 28
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar të sotëm, shkruhen me rr:
a) në fillim të fjalës:
emrat: rraboshtë - rraboshta, rradake, rrafsh, rrahës - rrahësi, rrahu, rraketake, rrangulla, rrap, rrapëllimë, rraqe, rraskë - rraska, rrasht, rrashtë, rrathje, rravgim, rrebesh, rrebull, rreckë, rregull, rrem (lopatë e barkës), rremb (degë, damar), rrenë, rreng, rrepë, rresht, rreshter, rreth, rreze, rrezg - rrezgu, rrezik, rrezhde - rrezhdeja, rrëcok - rrëcoku, rrëfanë, rrëfenjë - rrëfenja, rrëfim, rrëgallë, rrëkajë, rrëke – rrëkeja, rrëmet, rrëmore, rrëmujë, rrëndës, rrënxak, rrënjë, rrëpirë, rrëqebull, rrëshaje - rrëshajet, rrëshek, rrëshiq, rrëshirë, rrëzall rrëzë, rrip, rriqër, rriskë, rrjetë, rrobë, rrobull, rrodhe, rrogë, rrogoz, rrojë - rroja, rrokje, rrokull, rropamë, rropulli, rrotë, rrozgë, rruaza, rrudhë, rrufe, rrufë, rrugë, rrungajë, rrush, rrushkull, rruzull, rryell, rryl, rrymë, rrypinë etj.;
mbiemrat: (i, e) rrallë, (i, e) rremë, rremash, (i, e) rreptë, (vezë) rrufkë etj.;
foljet: rrah, rrapëllij, rras, rravgoj, rrej, rrekem, rreshk, rrëfej, rrëgjoj, rrëkëllej, rrëmbej, rrëmih, rrënoj, rrëqethem, rrëshqas, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rrok, rrokullis, rropatem, rruaj (p.sh. rruaj mjekrën, por ruaj shtëpinë) rrudh etj.;
ndajfoljet: rrallë, rreth e rrotull, rrokopujë, rrotull, rrumbull, rryeshëm etj.;
b) në mes të fjalës:
emrat: arrë (pema), barrë, bërryl, birrë (pija), burrë, curril, ferrë, furrë, furrik, harrje (insekti), hirrë, karrige, karroqe, kërrabë, kërriç, korrik, kurrillë, kurriz, mëshqerrë, murrash - murrashi, murriz, murrjelë, përrallë, përrua, qerre (mjet transporti, por qere “sëmundje e lëkurës”), qurra, skëterrë, sorrë, sharrë, shkurre, shtjerra, turrë, thërrime, varrë, zorrë etj.;
mbiemrat: kërrutë, (i, e) murrët, (i, e) pjerrët, sterrë, (i, e) vocërr etj.;
foljet: arratisem, arrij, dërrmoj, gërryej, harroj, kërret, kërrus, ndërroj, ngatërroj, ngurroj, picërroj, shkarravit, shkatërroj, turrem, thërres, thërrmoj, urrej, (dhia) vërret etj.;
ndajfolja kurrë;
pasthirrma urra!;
c) në fund të fjalës:
emrat: berr, curr, derr, djerr, dokërr, ëndërr, gabzherr, horr, kandërr, kokërr, kotorr, morr, oborr, qarr, qorr, sherr, terr, tmerr, turr, varr, vjehërr, zjarr, zhavorr etj.;
foljet: bjerr (por e kryera e thjeshtë bora), çjerr (por çora), korr, marr (por mora), nxjerr (por nxora), ngurr, përmjerr (por përmora), harr, tëharr, tjerr (por tora), tkurr etj.
Me rr shkruhen edhe fjalët e formuara prej fjalëve të përfshira në këtë paragraf:
bjerraditë, bjerrafat, burracak, burrëri, djerrinë, errësoj, (i, e) errët, ëndërroj, ferraç, ferrishte, (i, e) kërrusur, kokrrizë, (makinë) korrëse, korrje, kurrizor, kurrkund, kurrsesi, manaferrë, (i, e) marrë, marrëdhënie, marrëveshje, marros, mburracak, mburrem, mburrje; murrëtehem, ndërresa, ndërmarrje, ngurrim, oborrtar, pjerrësi, qorrazi, (i, e) rrafshët, rrafshim, rrafshinë, rrafshnaltë, rrafshoj, rrafshultë, rrallëherë, rralloj, rrapishtë, rrasallis, (i, e) rrasët, rreckos, rregullisht, rregulloj, (i, e) rregullt, rreptësi, rreptësisht, rreshk - rreshku, (i, e) rreshkët, rreshtim, rreshtoj, rreshtor, rrethanë, rrethatore, rrethe - rretheja, rrethim, rrethina - rrethinat, rrethoj, rrethojë, rrezatoj, rrezikoj, i rrezikshëm, (i, e) rrëgjuar, rrëmbim, i rrëmbyeshëm, rrënim, rrënjëdalë, rrënjës, rrënjësisht, rrënjësor, rrënjos, rrëshqanë, rrëshqanor, (i, e) rritur, rrjedhë, rrjedhës - rrjedhëse, rrjedhim, rrjedhore, rrjedhshëm, rrjepacak, rrobaqepës, rrogëtar, rrojtore, rrotullim, rrotulloj, rrotullues, (i, e) rruar, (i, e) rrudhët, rrufepritës, rrugaç, (i, e) rrumbullakët, rrumbullakoj, rrumbullos, rruzullim, sipërmarrje, sharroj, shkarravinë, shndërroj, tjerrës, tkurrje, tmerroj, turravrap, thirrje, thirrore, urrejtje, varreza, varrim, varros, vocërrak etj.
S h ë n i m. Nuk shkruhen me rr fjalët karotë, ngurosem, i ngurtë, racë, radhë, rebel, remtar, resht (pushoj) dhe formimet prej saj: reshtje, (i, e) pareshtur; regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter dhe formimet prej saj: shteroj, i pashtershëm.
NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS
§ 29
Shkruhen me nj e jo me j:
a) emrat femërorë me nj në trup të fjalës:
banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë, rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja - thinjat, ujkonjë, zonjë etj.;
b) mbiemrat e formuar nga një temë më -nj:
(i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e) penjtë etj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë;
c) trajtat e shumësit të emrave mashkullorë më zanoire të theksuar ose më -ua:
arinj (ari), barinj (bari), batakçinj (batakçi), çiliminj (çilimi), kallajxhinj (kallajxhi), kallinj (kalli), kërcinj (kërci), kushërinj (kushëri), minj (mi), mullinj (mulli), sharrëxhinj (sharrëxhi), turinj (turi), ullinj (ulli) etj.; po kështu shkruhet shumësi i mbiemrave më –i të theksuar: të rinj (i ri) etj.;
budallenj (budalla), maskarenj (maskara) etj.; heronj (hero) etj.;
drunj (dru), hunj (hu), kërcunj (kërcu) etj.;
dragonj (dragua), ftonj (ftua), përrenj (përrua), thonj (thua) etj.
Me -nj shkruhen edhe trajtat e shumësit të emrave mashkullorë si gjarpinj, gjarpërinj (gjarpër), lëmenj (lëmë), lumenj (lumë), priftërinj (prift), shkëmbinj (shkëmb), thelpinj (thelb) etj.
S h ë n i m. Shkruhen me -j shumësat: kufij (kufi), të këqij, të këqija (i keq, e keqe).
GRUPE BASHKËTINGËLLORESH
MB, ND, NG, NGJ
§ 30
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen të plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund të fjalës:
mb: mbaj, mbaroj, mbesë, mbetem, mbi, përmbi; mbij, mbjell, mbush, mbyt; dhëmbët, i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb etj.;
nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje, ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem, ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej, mundoj, përmendsh, prandaj, sandall (mjet lundrimi); asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend, mund, përmend, vend etj.;
ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngarkoj, ngastër, (i, e) ngathët, nge, ngel, ngij, (i, e) ngordhur, ngricë, ngroh, ngryset, ngul, ngushticë, ngut; brengë, këngë, kungull, i mangët, mëngë, i shtangët, shtëllungë, trangull; bung, cung, deng, peng, shmang, trung etj.;
ngj: ngjaj, ngjalë, ngjall, i ngjashëm, ngjesh, ngjit, ngjyej, ngjyrë; engjëll, tungjatjeta, thëngjill, ungjill; qengj, ungj etj.
TAKIME BASHKËTINGËLLORESH
TAKIMI I T-SË~ ME SH-NË
§ 31
Te mbiemrat e formuar me prapashtesën -shëm dhe te trajtat e dëshirores, kur sh-ja e prapashtesës takohet me -t-në e temës, shkruhen që të dyja këto bashkëtingëllore (pa u asimiluar në ç):
i begatshëm, i çuditshëm, i mërzitshëm, i ndritshëm, i përbotshëm, i përditshëm, i përmotshëm, i përshpirtshëm, i përshtatshëm, i përvitshëm, i sotshëm, i vjetshëm etj.;
arritsha, arritsh, arritshim, arritshi, arritshin;
ditsha, ditsh, ditshim, ditshi, ditshin;
fjetsha, fjetsh, fjetshim, fjetshi, fjetshin;
futsha, futsh, futshim, futshi, futshin;
goditsha, goditsh, goditshi, goditshi, goditshin;
gjetsha, gjetsh, gjetshim, gjetshi, gjetshin;
këputsha, këputsh, këputshim, këputshi, këputsha
matsha, matsh, matshim, matshi, matshin;
mbetsha, mbetsh, mbetshim, mbetshi, mbetshin;
mbytsha, mbytsh, mbytshim, mbytshi, mbytshin
ndritsha, ndritsh, ndritshim, ndritshi, ndritshin;
ngritsha, ngritsh, ngritshim, ngritshi, ngritshin;
ngutsha, ngutsh, ngutshim, ngutshi, ngutshin;
pritsha, pritsh, pritshim, pritshi, pritshin;
shëtitsha, shëtitsh, shëtitshim, shëtitshi, shëtitshin;
tretsha, tretsh, tretshim, tretshi, tretshin;
vërtitsha, vërtitsh, vërtitshim, vërtitshi, vërtitshin;
vërvitsha, vërvitsh, vërvitshim, vërvitshi, vërvitshin etj.;
por: paça, paç, paçim, paçi, paçit; vajça, vajç, vajçim, vajçi, vajçit
S h ë n i m. Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ç: ~ moçëm; fëmija është pesë vjeç, por: para (pas) dhjetë vjetësh.
TAKIMI I G-SË OSE I N-SË ME J-NË
§ 32
Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj):
djegie, lagie, shmangie, shtangie; biologe biologia, filologe filologia, gjeologe gjeologia, kirurge kirurgia, pedagoge pedagogia, pedologe pedologia, radiologe radiologia; (unë) lagia, (ti) lagie; (unë) shmangia, (ti) shmangie etj.;
ánie, dhënie, kundërthënie, kundërvënie, lënie, marrëdhënie, ngrënie, paradhënie, parathënie, pasthënie, qenie, rënie, thënie, zënie etj.; dibrania, indiania, italiania, koreania, partizania, shkodrania etj.
TAKIMI I D-SË, S-SË, T-SË OSE I Z-SË ME H-NË
§ 33
Fjalët e prejardhura ose të përbëra, tek të cilat takohet d-ja, s-ja, t-ja ose z-ja me një h që vjen pas tyre, shkruhen pa ndonjë shenjë ndarëse midis pjesëve përbërëse (por ruhet shqiptimi i veçuar i shkronjave të mësipërme):
i herëpashershëm, meshollë, moshapje, moshyrje; shtathedhur; brezhumbur, gazhedhëse etj.
Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm ku ka takime të tilla: Bethoven, Ethem, Mithat etj.
TAKIMI I D-SË ME T-NË
§ 34
Kur në formim fjalësh ose trajtash takohet një d me një t, shkruhen të dyja këto bashkëtingëllore:
(i, e) argjendtë, (i, e) njëmendtë, (i, e) njëqindtë, (i, e) pesëqindtë, i treqindtë etj.;
mendtë; ai po e bindte; në e bindtë; po endte; në u gjendtë; lindte; në lindtë djalë; nuk mundte; në mundtë; rendte; në rendtë; shkundte; në shkundtë; tundte; në tundtë etj.
TAKIMI I DY SHKRONJAVE TË NJËJTA
§ 35
Kur në formim fjalësh a trajtash takohen dy shkronja të njëjta, njëra prej të cilave mund të bëjë pjesë në një dyshkronjësh, ato shkruhen të dyja:
kënddrejtë, nënndarje, kundërrevolucionar, kundërreformë, mossulmim, zëvendëssekretar; në arrittë; në mos e godittë; e gjettë e mira; në u mbyttë; ndrittë; në më prittë; në pyettë; në u trettë etj.;
i kujdesshëm, passhkrim, pjesshëm, leshhollë, shpeshherë, mishshitës, veshshkurtër etj.
S h ë n i m 1. Kur takohen shkronjat r me rr dhe l ose ll me ll, shkruhet vetëm rr ose ll: përreth dembellëk, fodullëk, hamallëk, jeshillëk etj.
S h ë n i m 2. Lidhëza pasi (mbasi), e formuar nga pas + si (mbas+si), shkruhet me një s.
S h ë n i m 3. Trajta e vetës së tretë njëjës e së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve me temë më -t, në përputhje me shqiptimin e sotëm letrar shkruhet me -st dhe jo me -tt: (do të) fliste, (do të) godiste, (do to) maste, (do të) ngjiste, (do të) nuhaste, (do të) paraqiste, (do të) përshtaste, (do të) priste, (do të) shëtiste, (do të) vriste, (do të) zbriste, (do të) zbuste, (do të) zgjaste etj.
Krijoni Kontakt