Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 102
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [20] - TREGIMI I ADHURUESIT PESËQIND VJEÇAR

    Transmetohet nga Xhabiri r.a. të ketë thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., (e ai më tha): “Ishte më parë dashamiri im – Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed! Për atë i Cili të ka zgjedhur që ti të jesh Pejgamber! - Një njeri e ka adhuruar Allahun 500 vjet pandërprerë, në maje të kodrës, ku gjerësia dhe gjatësia ka qenë tridhjetë nyje, dhe në lartësi tridhjetë nyje, në mes të oqeanit, ku largësia prej toke ishte 4000 fersah nga çdo anë. Pranë tij ishte një burim i ujit me madhësi të gishtit, i cili kishte ujë të ëmbël. Ai burim ishte në rrënjë të vendit ku qëndronte, e pranë tij ishte një shegë, e cila jepte fruta të pjekura për çdo natë. Gjatë ditës e adhuronte Allahun, e kur bëhej natë, shkonte aty, merrte abdest dhe hante shega. E pastaj vazhdonte namazin dhe lutjet e tij.

    Allahu ka dhënë urdhër që atij t’i merrej shpirti përderisa të jetë në sexhde, dhe që as toka e asgjë tjetër të mos ia prishin rrugën e tij, me qëllim që edhe në Ditën e Kijamet të ngritet prej sexhdeje. Dhe ashtu ka ndodhur. Dhe derisa ne shkonim lart e poshtë më tregoi:

    “Ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit, do të qëndrojë para Allahut. Allahu do të thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time. Ai thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Allahu thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time”. Ai thotë:

    “O Zoti im, me veprën time”. Atëherë Zoti thotë: “Peshojani robin tim të mirat e Mia ndaj tij me veprat e tij. Dhe vendoset (në peshojë) begatia e shikimit, e cila peshon me rëndë se 500 vjet, ndërsa të gjitha të mirat e tjera trupore tepruan. Pastaj thotë: Kthejeni dhe ai qëndron para Zotit. Zoti thotë: “Kush të krijoi kur ishe asgjë?” Thotë: “Ti o Zoti im”. - Kush të ka forcuar në adhurim 500 vjet? Thotë: “Ti o Zoti im”. I thotë: “Kush të vendosi në kodrën, ku në mes të saj buroi uji i ëmbël, e jo i njelmët, dhe për çdo natë piqeshin shegat, përderisa ata piqen një here në vit, dhe kam urdhëruar që shpirtin të ta marrin kur ti të jesh në sexhde dhe ashtu ndodhi?” Ai Thotë: “Ti o Zoti im”. Pra të gjitha kanë qenë me mëshirën Time. Prandaj edhe po të qoj në xhenet me mëshirën Time”. - Qojeni robin tim në xhenet, sepse ka qenë robi Im i mirë, dhe vendoset në xhenet”.

    (Transmeton Hakim me isnad Sahihë)

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [21] - E KEQJA E PËRGOJUESIT (SHTISIT)

    Tregohet se një njeri e ka parë se si një rob shitej dhe tek ai rob nuk vërejti asnjë të metë, përpos që ishte përgojues. Ai nuk e konsideroi si ndonjë të metë të madhe, dhe e bleu. Pas shumë e shumë ditësh, sa qëndroi robi përgojues, i thotë bashkëshortes së zotërisë të tij: “Zotëria im, pra burri yt, dëshiron të të martojë me një burrë tjetër, sepse ai nuk të dashuron. Nëse dëshiron që të të dashurojë, të ketë simpati ndaj teje dhe të mos e bëjë një gjë të tillë, atëherë kur të jetë fjetur, hiqja disa qime nën mjekër dhe mbaji ato qime me vete. Ajo thotë: “Unë do ta bëjë atë që po më thua, kështu që vendos për t’ia hequr qimet kur ai të bjenë të flejë. Pastaj ai - përgojuesi shkon te burri i saj dhe i thotë: “Zotëria im, bashkëshortja jote ka një dashnor, dhe ka vendosur për të të hequr qafesh. Nëse nuk më beson, sonte bëhu sikurse je duke fjetur dhe vërtetoje. Ajo vjen sonte me zhilet për të të prerë në qafë”. Zotëria i besoi fjalëve të tij. Kur u bë natë, ai bëhet sikur po fle, kurse gruaja e tij e merr zhiletin dhe shkon për t’ia heqë qimet nën mjekër, pra në qafë. Ai e vëren dhe thotë me vetvete se robi paska pasur të drejtë. Kur ajo ia vendos zhiletin në qafë për t’ia heqë qimet, ai ngritet, ia merr zhiletin dhe e pret në fyt bashkëshorten e vet. Kur familja e saj shkon dhe e shohin të mbytur, e mbysin bashkëshortin dhe për këtë shkak filloi lufta mes dy familjeve. Kështu ka ndodhur prej robit përgojues!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [22] - TREGIMI I NJERIUT TË DEVOTSHËM, GABIMIT TË TIJ DHE SADAKASË

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një rob i devotshëm prej beni israilëve e ka adhuruar Allahun 60 vjet në një faltore të tij, pa dalë fare. Pas atyre viteve, prej faltores sheh një ditë të bukur, kur pas shiut ishte gjelbëruar dhe kishte lulëzuar gjithçka. Mistiku mendoi: “Të dal jashtë dhe ta kujtoj Allahun, dhe t’i përjetoj të mirat e Tij”. Doli jashtë dhe mori me vete një bukë apo dy. Deri sa qëndronte në natyrë e takon një grua dhe duke komunikuar me të (erdhi në atë gjendje) deri sa edhe kontaktoi me të dhe bëri mëkat. Pastaj zbriti në një liqe të vogël për tu larë. Deri sa lahej, i vjen një lypës dhe kërkon prej tij diçka. Ai i tregoi me shenjë që t’i merrte dy bukët, e pastaj vdiq. Atij iu vendosën në peshojë 60 vjet të adhurimit me mëkatin e prostitucionit, e u rëndua ana e mëkatit të prostitucionit. E pastaj në peshore u vendos e mira e bukës apo e dy bukëve, atëherë u rendua ana e peshores së punëve të mira, dhe iu falen gabimet”.

    (Transmetoi Ibn Habani, hadithë Sahihë)

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [23] - SHEMBULLI I ATIJ, I CILI I PËRMBAHET LIGJIT TË ALLAHUT DHE TË ATIJ, I CILI NUK I PËRMBAHET

    Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i atyre, të cilët i përmbahen ligjit të Allahut, dhe i atyre, të cilët nuk i përmbahen ligjit të Allahut i ngjason shembullit të një populli, i cili është në një anije, e ajo anija është dy kate. Disa banojnë lart, të tjerët poshtë. Ata, të cilët ishin poshtë ngjiteshin lart dhe mbushnin ujë pasi kalonin në katin e epërm. Një ditë thanë: “Sikur të bironim anijen, do të mbushnim ujë nga këtu, dhe nuk do ti pengonim ata lart fare”. Nëse lejohen ata të veprojnë ashtu siç dëshirojnë, do të përmbysen të gjithë, por nëse nuk i lejojnë, shpëtojnë që të gjithë”.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [24] - SHËRIMI I SHPIRTIT

    Një njeri shkon te Ibrahim ibn Ed-hemi, i cili ishte mjek i zemrave dhe i thotë: “Unë po e teproj me veten time, më trego si të shërohem. Ibrahimi i thotë: Nëse i përvetëson katër cilësi, nuk do të jesh mëkatar i madh. Njeriu, i cili kishte nevojë për këshilla tha: “Më këshillo cilat janë, o Ibrahim. I Thotë: “Nëse dëshiron për të mos e dëgjuar (respektuar) Allahun, atëherë mos ha prej furnizimeve të Tij”. Ai njeriu u habit dhe tha me hamendje: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, po të gjitha furnizimet janë prej Allahut!? – “Pasi që është ashtu e ti po e di, atëherë nuk është e drejtë ta shijosh furnizimin e Tij e të mos e dëgjosh, pra të mëkatosh?!” - (Ai përgjigjet) Jo.

    - O Ibrahim a më jep këshillën e dytë?

    Ibrahimi i thotë: “Nëse nuk dëshiron ta dëgjosh Allahun, mos jeto në vendbanimin e Tij”. Ai njeriu u habit më shumë se herën e parë, e tha: Çka po thua kështu o Ibrahim?! Të gjitha vendbanimet janë të Allahut. Ai i thotë: “Pasi që është ashtu, e ti po e di, - a është e drejtë edhe të jetosh në vendbanimit e Tij edhe të mos e dëgjosh, pra mos të mos mëkatosh?!”. - Jo.

    - O Ibrahim më jep këshillën e tretë:

    Ibrahimi i thotë: Nëse dëshiron të bësh mëkat, shko në ndonjë vend ku nuk të sheh askush.

    - Po si po thua kështu o Ibrahim?! Po Allahu i di të gjitha të fshehtat (e sheh të fshehtën e të hapurën), e dëgjon të ecurit e buburrecit në mes të shkretëtirës, në errësirën më të thellë të natës!

    Ibrahimi i thotë: “Pasi që është ashtu, atëherë pse bën mëkat?”

    Ai thotë: “Nuk do të bëj”.

    - O Ibrahim më jep këshillën e katërt:

    Ibrahimi i thotë: “Kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin thuaj: “Më jep edhe më afat”.

    Njeriu i thotë: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, kurse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe kur ti vjen (njeriut) çasti i vdekjes, nuk mund ta shtyjë fare, e as nuk mund ta shpejtojë farë”. Atëherë i thotë: “Pasi puna është ashtu, atëherë si shpreson për të shpëtuar?!”. Thotë: “Po”.

    - Më jep këshillën e pestë, o Ibrahim .

    Ibrahimi i thotë: “Kur të vijnë melekët e xhehenemit të quajtur Zebanije, për të të marrë dhe për të të dërguar në xhehenem, ti mos shko”. Deri sa njeriu dëgjoi këtë të fundit filloi të qajë dhe t’i thotë: “Mjaftë më o Ibrahim, unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem te Ai, dhe do ta adhuroj deri ne vdekje”.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [25] – TREGIMI I KOPSHTARIT

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përderisa një njeri kalonte në periferi të një vendbanimi, dëgjon një zë mbi re: “Ujite bahçen (arën) e filanit”. Kur nga ai moment retë e ndryshuan drejtimin dhe shkuan mbi atë arë dhe zbrazën shi, e cila ishte një kodër me rrasa. Kur e sheh se, në atë vend ku binte shiu mblidhej uji dhe formohej përroskë, ai e përcolli ujin. Kur e sheh se një njeri qëndronte në atë arë, e cila kishte ujë të mjaftueshëm nga çdo anë. E pyet: “O rob i Allahut! Po si e keni emrin?” I përgjigjet – “Filan ... . (E tha) emrin, të cilën e kishte dëgjuar nga zëri mbi re. Pastaj ky e pyet: “Po, pse po më pyet për emrin tim?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar një zë mbi re, i cili thoshte: Ujite bahçen (arën) e filanit, - emrin, të cilin e paskeni ju”. – “Pasi është puna kështu po të tregoj: Unë 1/3 e produkteve e jap sadaka, me 1/3 e ushqej veten dhe familjen, ndërsa 1/3 e kthej prapë për punimin (mbjelljen) e arës”.

    (Transmeton Muslimi)

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [26] - TRIMËRIA E DJALOSHIT

    Haxhaxh bin Jusuf eth-thekafiju ka qenë i njohur për padrejtësi, egërsi dhe kryeneçësi. Deri sa ishte ulur në njërën nga kështjellat e bukura të tij, në atë kështjellë shkonin banorët e Irakut, ku pranë tij shkon edhe një fëmijë i Havarixhëve, që i kishte mbushur dhjetë vjet e më tepër. Dhe kur hyn në pallat (kështjellë) as që i bën përshtypje pallati, e as Haxhaxh bin Jusufi. Por e shikon rreth e rrotull, në të majtë e në të djathtë pallatin dhe e lexon ajetin:

    “A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?” (Esh-Shuaraë, 128-129)

    Haxhaxhi ishte i mbështetur, ngritet e i thotë: “O djalosh, po e shoh se qenke i zgjuar dhe i mençur! A mos e ke mësuar Kur’anin përmendësh dhe e ke të ruajtur në mendje?” Djaloshi thotë: “Pse, a mos je frikësuar, e po frikësohesh se do të humb e që unë ta ruaj? Por, jo, atë Allahu e ka ruajtur dhe e ruan. Haxhaxhi: Apo, e ke tubuar në mendje? Djaloshi: Pse, a mos ka qenë i shpërndarë e që unë ta tuboj? Haxhaxhi: A mos e ke përsosur? Djaloshi: Pse, Allahu, a nuk e ka zbritur të përsosur? Haxhaxhi: A mos e ke (Kur’anin) shpinë (mbështetës)? Djaloshi : Zoti më ruajt, që unë ta lë Kur’anin pas shpine! Haxhaxhi : (Me hidhërim), mjerë për ty, Allahu të mallkoftë për atë që thua!

    Djaloshi: Mjerë për ty dhe për popullin tënd! Mos pyet ashtu si më parë, por thuaj: “A mos e ke Kuranin në zemër?” Haxhaxhi: Na lexo pra diçka nga Kurani.

    Djaloshi: Filloi ta lexojë suretu Nasr (“Fitorja”). Në emër të Allahut Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit. Kur të vjen ndihma e Allahut dhe fitorja, do t’i shohësh njerëzit (duke dalë) nga feja e Allahut turma-turma”.

    Haxhaxhi : Mjerë për ty thuaj: “duke hyrë në fenë e Allahut”. Djaloshi: Më parë kanë hyrë, mirëpo tani po dalin. Haxhaxhi: Po pse?

    Djaloshi: Sepse ti po sillesh shumë keq me ta. Haxhaxhi: Mjerë për ty! O djalosh, a po e di me kë po flet?! Djaloshi: Po me shejtanin e quajtur Haxhaxh Thekafiu. Haxhaxhi: Mjerë për ty! Po cili është kujdestari yt? Djaloshi: Ai, i cili më ka mbjell, më ka dhënë shpirtin. Haxhaxhi: Po nëna jote? Djaloshi: Ajo, e cila më ka lindur. Haxhaxhi: Ku keni lindur? Djaloshi: Në tokën e humbur (që do të zhduket).

    Haxhaxhi: Mos jeni i çmendur, të të shëroj?!

    Djaloshi: Po të kisha qenë i çmendur, nuk do të kisha ardhur të qëndroj pranë teje.

    Haxhaxhi: Çka mendon për emirin e besimtarëve.

    Djaloshi: Zoti e mëshiroftë babën e Hasanit r.a. dhe e dërgoftë në xhenetin e përgjithmonshëm.

    Haxhaxhi: Nuk mendova për atë (të mëparshmin), por për Abdul Melik bin Mervanin.

    Djaloshi: Për mëkatin e mbrapshtë, Zoti e mallkoftë!

    Haxhaxhi: Mjerë për ty, por pse po thua ashtu.

    Djaloshi: Ka bërë një mëkat të madh, të cilin nuk e mbulon as toka e qielli.

    Haxhaxhi: Cili është ai mëkat!

    Djaloshi: Pse të ka emëruar ty në post, e ti ua han pasurinë e ua thith gjakun njerëzve.

    Haxhaxhi: I shikoi këshilltarët për rreth dhe i pyeti? Çka më këshilloni, si të veproj me këtë djalosh?

    Këshilltarët: Ekzekutoje (dënoje) me vdekje, sepse kundërshton kryetarin dhe është ndarë nga shoqëria (xhemati).

    Djaloshi: O Haxhaxh, këshilltarët e vëllait tënd firaun kanë qenë më të mirë se këshilltarët e tu, sepse firaunin e kanë këshilluar që Musa a.s. dhe vëllai i tij të ktheheshin nga kishin ardhur:

    “Ktheje prapë atë dhe vëllanë e tij”, ndërsa këta të urdhërojnë të më mbysësh! Pra, po e sheh, Allahu të ka sjellë argument pranë vetes. Allahu është Zot mbi kriminelët dhe i përulë kryelartët.

    Haxhaxhi i tha: Mbylle gojën dhe ndale gjuhën, dhe dua të të shpejtoj, dhe nuk do të marrë atë vendim, por, përkundrazi, e kam paraparë të të shpërblej me 4000 dërhem.

    Djaloshi: Nuk kam nevojë për ato të holla, Zoti ta zbardhtë fytyrën, i ngrittë këmbët tua.

    Haxhaxhi shikoi këshilltarët dhe u tha: A kuptuat se çfarë pati për qëllim? Zoti ta zbardhtë fytyrën dhe i ngrittë këmbët tua?!

    Këshilltarët: Emiri e di më së miri.

    Haxhaxhi: Me fjalët “Zoti ta zbardhtë fytyrën” ka pasur për qëllim verbërimin tim dhe lëngimin tim me sëmundjen e leprës, ndërsa me fjalën “i ngrittë këmbët tua” ai ka për qëllim “gozhdëzim dhe varje për mua”. Pastaj u kthye në drejtim të djaloshit dhe e pyeti: Çka pate për qëllim me atë që e the? Djaloshi: Zoti të mallkoftë, po sa mirë e keni kuptuar!

    I Shpërtheu hidhërimi Haxhaxhit dhe dha urdhër për ta dënuar me vdekje. Në prezencë ishte Ruhashiu, i cili tha: “O emir, ma dhuro këtë mua si rob, Zoti ti dhuroftë të mirat! Haxhaxhi: I yti është, Zoti të bekoftë ty me gjithë të. Djaloshi: Për Zotin, nuk po e kuptoj se cili nga ju është më i çmendur: ai i cili ishte prezent më herët e i cili po më dhuron mua si rob, apo ai, i cili erdhi më vonë e po e merr dhuratën -robërimin tim?!

    Ruhashiu: Unë të shpëtova nga dënimi me vdekje, ndërsa ti me këto fjalë po më shpërblen.

    Djaloshi: Përgëzimi për mua është arritja e dëshmorisë (shehidllëkut), kënaqësinë e Allahut. Të vritem në rrugën e Allahut është më e dashur për mua se sa të kthehem në shtëpinë time duarthatë.

    Haxhaxhi (Urdhëroi ti jepej një shpërblim dhe i tha djaloshit): O djalosh, do t’i japim 100.000 dërhem dhe po të të falim se je shumë i vogël, e qenke i zgjuar, dhe paske mbështetje të forte në Allahu, por ke kujdes në të ardhmen se mos po takohesh me dikë tjetër, e i cili nuk ta falë.

    Djaloshi tha: Falja është në dorën e Allahut, e jo në dorën tënde, e falënderimi i takon Allahut, e jo ty. E kurrë mos na takoftë Allahu mua dhe ty, dhe u nis kah dera. Dy roje i dolën përpara për ta ndaluar, por Haxhaxhi u tha: “Lëreni të dalë, se për Zotin asnjëherë nuk kam parë më të guximshëm se ky, dhe më orator. Dhe pasha jetën time, asnjëherë nuk kam takuar njeri si ky, e ndoshta nuk do të takojë njeri si unë; e nëse ky djalosh jeton, do të jetë mrekulli e këtij shekulli”.

    Thuhet se (Haxhaxhi) i ka urdhëruar disa njerëz të tij, për ta helmuar, të cilët i kanë vendosur helm dhe ka vdekur.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [27] - GRAMATIKANËT

    Një leksikolog i thotë birit të tij: “Kur dëshiron të flasësh diçka, në rend të parë analizoji fjalët dhe mendoji mirë, deri sa t’i perceptosh në vetvete, pastaj fol bindshëm”.

    Dhe përderisa njëherë ishin ulur, në kohë të dimrit, e zjarri ngrohte, i bie në gacë në xhybe, mirëpo ai (leksikologu) nuk e pa, ndërsa i biri e pa. Por, për një moment heshti, e pastaj i tha: “O baba im! Dëshiroj të të them diç, nëse më lejon?” Babai i thotë: “Nëse është fjalë e drejtë fole”. – “Unë mendoj se është e mirë dhe drejtë”. I Tha: “Thuaje”. Djali i tha: “Unë po shoh diçka të kuqe në xhyben tënde”. - I tha: “Po çka është ajo e kuqe?” – Djali i tha: “Një gacë, e cila ka rënë në xhyben tënde.” Baba e shikon xhyben e tij, e cila veç ishte djegur një cope e madhe. E i tha të birit: “Përse nuk më tregove menjëherë?!” Djali i tha: “Veprova ashtu siç më the; fillova t’i mendoj fjalët e t’i analizoj, e pastaj të flas bindshëm dhe sigurt. Atëherë babai i tha: “Asnjëherë mos fol me gramatikë!”

    ***

    Edul Esved Deuli i thotë të birit: “O biri im! Vërtetë djali axhës tënd dëshiron të martohet, por ka një dëshirë që ti ta fejosh, e ta mbash një ligjëratë. Djali dy ditë rresht e mësoi një hutbe (ligjëratë). E kur erdhi dita e tretë, i tha babai: “A e mësove?” – “Po, e kam mësuar përmendësh”. – (Babai) i tha: “Më trego”. I tha: Dëgjo! “Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë, në Atë mbështetemi, prej Tij ndihmë kërkojmë.

    Dëshmojmë se nuk ka Zot pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Ejani në namaz, Ejani në shpëtim”. Babai i tha: “Ndal! Mos e thuaj ikametin se jam pa abdest”.

    ***

    Një i varfër ndalet pranë derës së një gjuhëtari dhe troket nëderë.

    Gjuhëtari pyeti: Kush është në derë? I tha: lypësi.

    I tha: A lakohet (emri yt)? I tha: Emrin e kam Ahmed (I pa lakuar). Gjuhëtari i tha djaloshit: Jepja vokalin e kesres.

    ***

    Një gjuhëtar bie në nevojtore, pastruesit shkojnë për ta nxjerrë,dhe e pyesin se a është gjallë apo ndoshta mos ka vdekur.Gjuhëtari tha: “Më sillni një litar të hollë, lidheni fortë dhe mëtërhiqni me shkathtësi dhe lehtësi”.

    Pastruesi i tha: “Pasha nënën time, po kurrë nuk do të mund të të nxjerrë nga aty”.

    ***

    Ebu Alkame i njohur si gjuhëtar shkon te mjeku e i thotë: “Kamngrënë mish XHEVAZIJE dhe TAISTU TAESETUN dhe mëështë bërë një plagë në mes VABILETIT deri në qafë dhe endevazhdon të rritet, deri sa përzihet me SHARASIFË. A ka ndonjëilaç për mua?” - Mjeku i thotë: “Po. Merr HUNIKAN DHESERBEKAN DHE VERKERKAN pastrohu me ta dhe pije atëujë”. Ebu Alkamete i thotë: “Nuk po të kuptoj fare se çka pothua!” - Mjeku i thotë: “Po edhe unë nuk të kam kuptuar çkathe!”

    ***

    Një njeri i thotë Hasanit: “Çka thua për njeriun, të cilit i vdes babai dhe vëllai (EBIJHI dhe EHIHI)?” Hasani i Thotë: Thuaj: e halën – “babai dhe vëllai”. Njeriu i thotë: “E çka i takon babait dhe vëllait?” Ebu Hasani i thotë: “Thuaj: Çka i takon babait dhe vëllait”. Atëherë njeriu i thotë Ebu Hasanit: “Po shoh se çdo herë kur po flas, ti po më kundërshton!”

    ***

    Ibn Alkame - gjuhëtari shkon te djali i vëllait dhe i thotë: “Si është babai?! - I Thotë: “Vdiq”. E pyet: “Prej çfarë sëmundjeje?” - I përgjigjet: “Prej veremit këmbët”. I thotë: “Thuaj: Të këmbëve”. - I thotë: “Veremi u përhap deri te nyja”. - I thotë: “Thuaj: Nyjave”. Në fund i thotë: “O axhë më lerë të qetë, se më e vështirë po më vjen gramatika se sa vdekja e xhaxhait!”

    ***

    Një njeri e takon një letrar dhe dëshironte ta pyeste për vëllanë e tij, mirëpo frikësohej se mos po gabonte gjuhësisht, e i thotë: “Vëllai yt, vëllait tënd, vëllait a është këtu?” Ai i thotë: “Jo, unë ndoshta, është prezent”.

    * * *

    Një njeri i thotë një njeriu tjetër: “E di gramatikën, por nuk e di një çështje, kur thonë: EBU i FILANIT, EBA FILANI DHE EBI FULANE (babai i filanit, babës së filanit dhe babës së filanit). Ai i thotë: Kjo është çështja më e lehta, sepse EBU FULANE për të mesmit dhe EBI FILANE për të poshtrit.

    ***

    Një gjuhëtar shkon te një pronar i shalqirit dhe e pyet: “Sa është kjo e ajo ...”. Ai shikon djathtas e majtas, e i thotë: “Më falni por unë nuk kam çka të rregulloj!

    ***

    Një gjuhëtarë shkon në treg dhe i thotë një shitësi: “Kërkoj një gomar, as shumë të ulët, as shumë të madh; nëse i jap pak ushqim, duron e nuk shqelmon; e nëse i jap shumë falënderon; nuk hyn në baltë e në vende me gjemba të vështira; nëse është rruga e lirë ec drejtë, e nëse është turmë nuk ngatërrohet”. Shitësi pasi e shikoi dhe e dëgjoi një çast, i thotë: “Më jep pak kohë, se ndoshta Allahu e shndërron gjykatësin në gomarë, e të ta shes!”

    ***

    Një njeri viziton një gjuhëtar të sëmurë, e i thotë: “Prej çka ankohesh?” E ai i thotë: “Trupin e kam të shtrënguar dhe më digjet flake; pjesët më vlojnë dhe eshtrat më përcëllojnë”. Ai i thotë: “Zoti mos të shëroftë. Ah, mjerë për mua po të kishe vdekur!”

    ***

    Njëri e kishte një djalë gjuhëtar, e i cili me fjalë i shëronte të sëmurët. Baba i tij sëmuret rëndë dhe ishte në shtrat të vdekjes. Vëllezërit kuvendojnë, e i thonë babait: “Ta thërrasim vëllanë tonë – filanin, i cili është gjuhëtar. Baba i thotë: “Jo, se më mbyt me fjalë”. - I thonë: “Do ti themi që të mos flasë”. Kur erdhi ai dhe hyri në shtëpi i thotë babait: “O baba im! Ajo çka më ka larguar nga ti është, , i cili më thirri dje dhe EHRESE, VE ADESE, VESTEBREXHE, VE SEBKEXHE, VE TAHEXHE, VE EFREXHE,VE DEXHEXHE, VE EBSALE, VE EMDARE, VE LUDHIXHE VE EFLUZIXHE”. Baba thirri: “Më mbuloni, sepse më i vështirë se Meleku i marrjes së shpirtrave është ky!”

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [28] - KURIOZITETE

    1. Një ditë Umran bin Hatani shkon te bashkëshortja e tij.Umrani kishte pamje të keqe, të trishtueshme, ishte i shkurtër,ndërsa bashkëshortja e tij ishte shumë e bukur. Kur ai e shikoi,në sytë e tij bukuria e saj iu shtua edhe më shumë, kështu që ainuk mund t’ia hiqte shikimin. Ajo i tha: “Çka ke?” - Ai iupërgjigj: “E falënderoj Allahun, për Zotin je shumë e bukur”. -Ajo ia ktheu: “Përgëzim, se edhe unë edhe ti, së bashku, do tëjemi në xhenet”. - Ai tha: “Po ku e mësove këtë, nga e di tikëtë?” Ajo i tha: “Sepse jam fati yt e po e falënderon (Zotin),ndërsa unë jam e sprovuar me ty. E durimtari dhe falënderuesi,që të dy, janë xhenetlinj”.

    ***

    2. I është thënë Shaebit: “Je plakur shumë dhe ke arriturkëtë moshë, por a ke mësuar ndonjë hadithë?” - Ai tha: “PërZotin, askush nuk ka mësuar nga Ikreme atë çka e kam dëgjuarunë prej tij”. - I thanë: “Po na trego pra”.

    - “Kam dëgjuar Ikremen, e ai e kishte dëgjuar nga Ibn Abasi, e ai nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se ka thënë: “Dy çështje nuk bashkohen në personalitetin e muslimanit”. Njërën e kishte harruar Ikreme, ndërsa të dytën e kam harruar unë”.

    ***

    3. E kanë pyetur një grua për mjetet e zbukurimit të saj, eajo është përgjigjur: “Mjetin e vërtetësisë e përdori për buzët emira, Kur’anin për zërin tim, mëshirën dhe butësinë për sytë emi, mirësinë për duart e mia, përqendrueshmërinë për këmbët emia dhe sinqeritetin e çiltërsinë për zemrën time.

    ***

    4. Harun Rashidi i thotë Kadiut: “Ebi Jusuf! Çka mendon,cila pemë është me e shijshme dhe më e ëmbël: Faluxhi apoLuzunuxhi? Kadiu i përgjigjet: “O emir i besimtarëve, unë nukmund të gjykoj në mosprezencën e tyre”. Reshidi urdhëroi përsjelljen e atyre pemëve: Jusufi filloi të hajë herë në njërën, herënë tjetrën, derisa arriti në gjysmat e tyre, e pastaj tha: “O emir ibesimtarëve, nuk kam parë kundërshtarë më të rreptë mes vetese këta dy. Çdo herë kur isha i gatshëm për të vendosur përnjërën, tjetra më sillte argumente edhe më të fuqishme”.

    ***

    5. Një njeri banonte në një shtëpi me qira. Dërrasat e kulmitishin shumë të vjetra, të cilat kërcisnin shumë. Kur qiradhënësishkon për t’ia kërkuar qiranë i thotë: “Meremetoje këtë kulm sepo kërcet”. Ai i thotë: “Mos u friko se kulmi edhe shtëpia janëduke i bërë TESBIH Allahut. Qiramarrësi i thotë: “Po kam frikëse duke i bërë tesbih aq shumë, një ditë do të bie në sexhde”.

    ***

    6. Një beduin takohet me një turmë njerëzish dhe i pyet përemrat e tyre. Njëri tha e kam emrin Besnik, tjetri Pengim,tjetri Stabil, e tjetri i Rreptë. Atëherë Beduini tha: “Besojse edhe në bazë të emrave tuaj janë edhe veprat tuaja”.

    ***

    7. Esmeiju thotë: “Hyra në qytet, kur pashë një grua shumëtë bukur, e cila kishte burrin jo të pashëm, e i thashë: “Si po endien veten të lumtur të jesh nën kurorë të këtij burri jo tëpashëm?!” E ajo më tha: “Dëgjo ti! Ndoshta çështja më e miraështë në mes tij dhe Allahut: të sillem mirë e të fitoj shpërblim,ose të sillem keq e të dënohem”.

    ***

    8. Ibn Semak Zahid i ka thënë Harun Rashidit, derisa ai ishte duke pirë një gotë ujë: “O emir i besimtarëve, nëse do të ishe etur dhe nuk do të të lejohej për ta pirë këtë gotë ujë, - sa do të kishe paguar për të?” - Rashidi i thotë: “Me tërë pasurinë time”. Ibn Semaki ia parashtron pyetjen tjetër: “Po nëse do të ishte zënë në kanalin e urinës (dhe nuk do të dilte), - sa do të kishe paguar për t’u liruar nga ai ujë (pasi të jetë shndërruar në urinë)?” – “Me tërë pasurinë time!” – u përgjigj.

    Atëherë Ibn Semaki i thotë: “O emir i besimtarëve! Nuk ka dobi prej pasurisë, e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë dhe një lirim urinimi”.

    ***

    9. Një beduin shkon në një lagje të qytetit ku fëmijët loznin dhe e gjuanin njëri-tjetrin me gurë. Fatkeqësisht atij i bie një gurë në kokë dhe lëndohet shumë. Ai shkon te prijësi i qyteti dhe ankohet. Prijësi e pyet: “Në çfarë dite ke ardhur?”

    - “Në ditën e vështirë dhe të rrezikshme” – u përgjigj.“Në cilin vend?”

    - “Në vendin e shkretë, të thatë, pa bimë”.Prijësi qeshi dhe ia kompensoi me të holla.

    ***

    10. Një njeri, i cili kishte përvetësuar me përpikëri një lojë zbavitëse, kërkon nga Emiri i besimtarëve – Ebi Xhafer El-Mensuri ta lejojë për ta demonstruar para mase. E ai ia lejoi. Ai mori disa letra, pastaj i hidhte në ajër në mënyrë të çuditshme, pa ra asnjë prej tyre në tokë.

    Pastaj Xhaferi tha: “Vazhdo.” Ai i nxori disa shkopinj të gdhendur si shigjetë në maje. E gjuajti të parën ngulitet për muri, pastaj të dytën afër mbi të. Kështu ai i hodhi 100 shkopinj të gjitha u ngulitën në mur dhe asnjë nuk ra për tokë. Kur e përfundoi demonstrimin, shpresoi se emiri do t’i jepte ndonjë shpërblim, mirëpo Mensuri i thirri xhelatët dhe u tha: “Merreni këtë njeri dhe mëshojani me njëqind shkopinj. Ai bërtiti: “Po pse o emir i besimtarëve?! Ai u përgjigj: “Sepse e humbe kohën e muslimanëve me gjëra të padobishme.”

    ***

    11. E kanë pyetur një të urtë:

    Cila është gjëja më e mirë për njeriun?

    (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.

    Po nëse atë nuk e ka?

    Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.

    Po nëse ata nuk i ka?

    Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.

    Po nëse nuk e ka?

    Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.

    Po nëse nuk e ka?

    Heshtjen, e cila e shpëton.

    Po nëse nuk e ka?

    Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.

    ***

    12. Haxhaxh bin Jusuf Thekafiu, i cili ishte i njohur për barbarizëm, derisa lahej në një liqe, ai desh u fundos, por njëri prej muslimanëve e shpëton. Kur e nxjerr në tokë, Haxhaxhi i thotë: “Kërko çka të duash se do të plotësohet”. - Ai i tha: “Po kush jeni ju që të më jepni çka të kërkoj”. - Ai i thotë: Unë jam Haxhaxh Eth-thekafiju”. - Ai njeriu i thotë: “Kam vetëm një kërkesë. Pash Allahun, mos i thuaj askujt se të kam shpëtuar”.

    ***

    13. Tregohet se Basra-janët i ka pyetur një njeri: “Kush ështëzotëria juaj (zotëria e Basrajanëve)?” Ata i thonë: “Husejni”. –“Po me çfarë është bërë zotëria i juaj (me çfarë veprash)?” - Atai përgjigjen: “Sepse njerëzit (e Basrës) kanë pasur nevojë përditurinë e tij, e ai nuk ka pasur nevojë për ta ”.

    ***

    14. Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja elargimit prej Allahut. Si të shërohem?”

    Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.

    ***

    15. Ibrahim bin Ethemi r.a. pasi që e sheh një njeri tëpikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai ithotë: “Urdhëro”.

    A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?

    Jo, - u përgjigj.

    A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?

    Jo.

    A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?

    Jo.

    Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!

    ***

    16. Muaviju i thotë një njeriu prej Jemenit: “Sa injorant është populli yt që e ka emëruar femrën sundimtare?” Ai ia kthen Muavijës: “Më injorant se populli im është populli yt, sepse kur I Dërguari i Allahut i ka ftuar për ta adhuruar të Gjithëmëshirshmin, ata kanë thënë: “O Zot, nëse është kjo e vërtetë prej Teje, zbritna gurë në kokat tona në vend të shiut ose na dëno me dënim të dhimbshëm”. E nuk kanë thënë: “O Zot nëse kjo është e vërtetë prej Teje, na udhëzo në rrugë të drejtë”.

    ***

    17. Një dijetar, derisa ishte në minber, i bëhet një pyetje. E ai përgjigjet: “Jo nuk e di”. Atëherë i thonë: “Po minberi nuk është vend i të paditurve”. E ai u thotë: “Unë këtu jam ngritur në bazë të diturisë sime, sepse po të ngritesha në bazë të paditurisë sime do të arrija në qiell”.

    ***

    18. Një njeri shkon te Hasan El-Basriju r.a. dhe i thotë: “Cili është çelësi (sekreti) i devotshmërisë tënde. E ai u përgjigj: “Katër gjëra”:

    1. E kam ditur se rizkun nuk e ka përsipër askush, pos unë vetë, dhe jam angazhuar vetë.

    2. E kam ditur se punën time nuk e kryen askush, për atë jam angazhuar vetë.

    3. E kam ditur se Allahu më sheh dhe do t’i paraqesë veprat e mia, e jam turpëruar të më shohë në mëkate.

    4. E kam ditur se vdekja më pret, andaj kam përgatitur material për t’u takuar me Zotin tim.

    ***

    19. Një As’hab hyn në një vend ku një grup njerëzish hanin ushqim, mirëpo ai nuk i njihte. E u tha: “Es-selamu alejkum, o ju grup njerëzish jofisnik”. Ata e ngrenë kokën lart e i thonë atij: “Jo, për Zotin jemi fisnik”. Ai eci përpara dhe u ul në mesin e tyre dhe u lut: “O Zot, le të jenë ata të drejtët, ndërsa unë le të jem rrenacak”. Dhe e zgjati dorën në pjatën e tyre duke thënë: “Po çka jeni duke ngrënë?” Ata i thanë: “Ishim duke ngrënë helm”. Ata i thanë: “Po a e njohe ndonjërin prej nesh?” As’habi sinjalizoi te ushqimi dhe tha: “E njoh këtë”.

    ***

    20. Një i varfër e lut një arab që t’i japë diçka. Ai i thotë:“Unë nuk kam asgjë për t’i dhënë dikujt tjetër. Krejt atë çka ekam është ajo, për të cilën jam më i nevojshëm unë për të se tëtjerët”. Lypësi i tha: “Po ku janë ata që veten e lënë keq, edhepse kanë nevojë (e u japin të tjerëve)? Arabi ia ktheu: “Kanëshkuar (kanë vdekur) ma ata, të cilët nuk lypin prej tjerëve”.

    ***

    21. Kur është pyetur një njeri i çmendur, i cili nuk flisteshumë dhe nuk i përgojonte të tjerët: “Çka mendon për Iblisin(shejtanin)? Ai është përgjigjur: “Për të kam dëgjuar fjalëshumë, e të fshehtën e tij e di Allahu më së miri”.

    ***

    22. Një njeri shkon në luftë në rrugën e Allahut dhe e lë në shtëpi bashkëshorten me fëmijë. Disa prej grave, të cilat e kishin imanin e dobët, i thonë: “Oj nënë e gjorë, po kush do të përkujdeset për familjen e të t’i ushqejë fëmijët nëse e ka caktuar Allahu të bie dëshmor? Mirëpo, kjo grua besimtare nuk kishte tjetër të thoshte, pos me bindje dhe iman të fortë u thotë: “Unë burrin tim e di se ka qenë i përkujdesur, i ushqyer; ndërsa nuk e di se ka qenë ushqyes apo përkujdesës. E nëse vdes i ushqyeri mbetet ushqyesi – FURNIZUESI (Allahu i Lartmadhëruar).

    ***

    23. Një ditë Ebu Dardai qëndroi pranë Qabesë dhe u tha shokëve të tij: “A është e vërtetë se çdonjëri prej jush, i cili merr një udhëtim, përgatitet me mjete dhe material për rrugë: - I thonë: “Po”. Atëherë u thotë Ebu Dardai: Rruga e ahiretit është më e gjata”. Ata i thonë: “Na trego mjetet dhe materialin (përgatitjen) për atë rrugë”. Ai u thotë: “Kryejeni haxhin për çështjet madhështore, falni dy rekate në errësirë të natës, për ta tejkaluar errësirën e natës së varrit dhe agjëroni ditë të vështira për t’u liruar Ditën e gjatë të Ringjalljes”.

    ***

    24. Xhahidhi ka qenë shkrimtar dhe poet arab i njohur, me fytyrë të shëmtuar, mirëpo ka qenë komik, dhe ka përdorur komedi, bile edhe me vetë pamjen e tij. Xhahidhi tregon një rast për veten e tij, duke thënë: “Isha ulur pranë shtëpisë sime, m’u afrua një grua dhe më tha: “Kam nevojë për ty, që të vish me mua në një vend! Xhahidhi thotë: “Shkova me të derisa shkuam te një dyqan ku pronari merrej me pikturim. E ajo i tha: ‘Sikurse ky, bëri me shenjë nga unë dhe shkoi’. Pastaj e pyeta piktorin: ‘Çka po thotë ajo?’ E piktori m’u përgjigj: ‘Ma ka sjellë një unazë dhe kërkoi nga unë që ta pikturoj në të fytyrën e shejtanit. E i kam thënë asaj: Oj zonjushë! Po unë asnjëherë nuk kam parë fytyrën e shejtanit. Për këtë arsye të solli ty tek unë dhe tha atë që e dëgjove”.

    ***

    25. Asam bin Jusufi kalon pranë Hatem El-Esmit dhe e pyet: “A falesh?” I thotë: “Po”. Më trego si e fal namazin. Ai përgjigjet: “Ngritem me urdhrin e Allahut, eci me frikë të Allahut. Hyj në namaz me nijet të pastër, marr “tekbir” me madhërinë e Tij. Lexoj Kur’an me përpikëri dhe vëmendje të plotë. Bie në ruku i përulur, bie në sexhde i nënshtruar, ulem plotësisht në ulësen e fundit, jap selam me nijet, dhe e përfundoj namazin me sinqeritet të pastër ndaj Allahut. Pastaj i kthehem vetvetes me frikë se a thua Allahu - a më ka pranuar namazin tim. Dhe i ruaj kohët e namazit deri në vdekje”. Pastaj ai i thotë: “Vazhdo se ti namazin e fal të plotë”.

    ***

    26. Një hatibit, derisa mbante ligjëratë para njerëzve, i shpëton një erë. E u thotë: “O ju njerëz! Allahu ka krijuar trupat tanë dhe në ta ka vendosur shpirtrat. E kur ka mundësi njeriu që t’i ndalë që të mos dalin prej tyre? Njëri, i cili ishte prezent, tha: “Dhe . . . dalja e shpirtrave në nevojtore është sunet, ndërsa në minbere bid’at. Zoti na faltë neve dhe juve!”

    ***

    29. Nasrudini del në treg për të blerë një gomar dhe aty takon një shok të tij, i cili e pyet: “Po ku po shkon? – “Po shkoj të blejë një gomar”. Shoku i thotë: “Thuaj: (Insha Allah) Nëse do Allahu”. Nasrudini ia kthen: “Jo nuk është ashtu si thua, se dërhemët i kam në xhep, ndërsa gomari në treg”. Derisa ishte në treg duke kërkuar (gomar) ia vjedhin dërhemët, e ai kthehet i dëshpëruar. E shoku i tij i thotë: “Ku është gomari o Nasrudin? I thotë: Dërhemët u vodhën “ (Insha Allah) nëse do Allahu”.

    ***

    30. Një mendjelehtë shikon në pusin e bunarit dhe sheh aty veten si në pasqyrë, e pastaj shkon te nëna e tij dhe i thotë: “Oj nënën, në bunar është një hajdut.” Nëna shkon deri te bunari, shikon në pus dhe thotë: “Po, për Zotin, me të qenka edhe një hajdute.”

    ***

    31. Një njeri e pyet Hashim Kutbin:

    Sa i ke numëruar?

    Prej një deri njëmijë apo një mijë e më tepër.

    Nuk kisha atë qëllim.

    Po çfarë qëllimi kishe?

    Sa i numëron prej sinëve (dhëmbëve)?

    26 dhëmbë: Dhjetë lart, e gjashtëmbëdhjetë poshtë.

    Nuk e kisha për qëllim atë.

    Po çka kishe për qëllim?

    Sa vjet i ke?

    Nuk kam të miat asnjë, të gjitha janë të Allahut.

    Sa vite?

    Shumë!

    Ti djalë i sa (viteve) je?

    Djalë i dyve: i nënës dhe i babait.

    Sa të kanë ardhur ty?

    Po të më kishte ardhur diçka do të isha i vdekur.

    Po si të them pra?

    Thuaj: “Sa vite të jetës të kanë kaluar?”.

    ***

    32. Tregohet se një njeri shkon në xhami për t’u falur mexhemat, një njeri hyn në shtëpinë e tij për të bërë imoralitet, porqeni i heton dhe i mbytë që të dy. Kur kthehet në shtëpi i sheh qëtë dy të mbytur: Ende shtëpia dhe prona ime është e mbrojtur. Eruan pasurinë, e shoku dëshiron të më tradhtojë?! Habi! Shoku e thyen besën e moralit tim. Por, më habitshme është se si atë e ruan qeni!

    ***

    33. Omer Ibnul Hatabi e pyet një djalosh:

    Si e ke emrin?

    Gacë.

    Biri i kujt je?

    I flakës.

    Prej nga je?

    Nga zjarri.

    Ku e ke shtëpinë?

    Në një lagje të zjarrit.

    Po në cilën anë?

    Nga ajo e cila digjet më së tepërmi.

    Shko sa më shpejtë te shtëpia jote (familja jote) se ata janë djegur.

    Djaloshi shkon me shpejtësi te shtëpia e tij kur sheh se i ka ndodhur ashtu siç i ka thënë Omeri r.a.

    * * *

    34. Tregon Esmeiju: E kam pyetur një djalë arab: “A kishedashur që t’i kesh njëqind dërhem, por të ishe i çmendur? E aimë është përgjigjur: “Jo”. Kur e kam pyetur: “Por, pse?” -Frikohem se çmenduria bën aso gabime, me të cilat i humbi tëgjitha të hollat e mbetet vetëm çmenduria”.

    ***

    35. I urti ka thënë:“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:

    1. Mos u pikëllo për të kaluarën;

    2. Mos u brengos për të ardhmen;

    3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;

    4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;

    5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;

    6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;

    7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.

    ***

    36. Omeri r.a. ka thënë: “Prej çdo fatkeqësie që më kandodhur i kam parë tri dobi prej saj, prej të cilave më kabegatuar Allahu:

    E para: Se ajo fatkeqësi nuk ka cenuar fenë time, se po të kishte qenë ajo fatkeqësi në fenë time, do të kishte qenë fatkeqësi e madhe, prej së cilës njeriu e humb edhe këtë botë edhe botën tjetër.

    E Dyta: Se ajo fatkeqësi ka mund të jetë më e madhe, sepse çdo fatkeqësi mund të ketë diçka më fatkeqe se ajo fatkeqësi.

    E Treta: Zoti më ka dhënë durimin, e durimi dhe llogaria në atë fatkeqësi janë baza të sigurisë, me të cilat Allahu lehtëson fatkeqësinë pasi që të ndodhë.

    ***

    37. Tregon Ibn Halkani: Kam qenë me disa shokë tëbesueshëm nga një fshat i quajtur Ebi Selamet. Në atë fshat kaqenë një njeri injorant dhe mendjelehtë. Një ditë bisedohej përvlerën e pastrimit të dhëmbëve me misvak. E ai tha: “Për Zotin,nuk i laj dhëmbët me misvak, por me të kam për ta larë anusin”.E ka marrë misvakin dhe me të e ka larë anusin. Pastaj atë natëka ndier dhimbje, e pas nëntë muajsh është ankuar nga dhimbja ebarkut dhe anusit, njëherit ka ndier dhimbje si gruaja shtatzënëkur të lindë. Kështu që ka lindur një gjallesë në formë të“Xherdhunit”, e kokën sikur koka e peshkut, me katër dhëmbë(si të vampirit) të dukshëm nga të tjerët, me bisht të gjatë dhe 4gishta, e anusi i tij si anusi i lepurit. E kur ka lindur ajo gjallesëka klithur tri herë, bija e tij i ka mëshuar në kokë asaj gjallese dhe e ka mbytur. Ai njeri pastaj ka jetuar vetëm edhe dy ditë dhe vazhdimisht duke thënë: Më mbyti ajo gjallesë dhe ma shkatërroi lukthin. Atë gjallesë e kanë parë një grup njerëzish nga ai vend si dhe hatibi i atij vendi, në vitin 665 hixhrij.

    Një njeri me emrin Tufejl, i sheh disa njerëz duke shkuar në një vend, ai mendoi se ata janë duke shkuar në ndonjë gazmend dasme dhe iu bashkëngjit. Mirëpo ata kishin qenë poet, të cilët i kishin përgatitur sulltanit vargje lavdëruese. Kur secili e recitoi poezinë e tij dhe secili merr shpërblim, i vjen radha Tufejlit, i cili heshtte. I thonë: “Thuaje poezinë tënde”. Ai thotë: “Po unë nuk jam poet”. Po kush jeni ju atëherë? Ai u përgjigj: “Unë jam ai, për të cilin Allahu ka thënë: ‘Dhe poetët, të cilët enden aty e këtu, e në çdo vend”. Sulltani qeshi dhe urdhëroi që edhe atij t’i jep dhuratë.

    Ekrea bin Habisi hyn te emiri i besimtarëve, Omer bin Hatabi, dhe sheh se si fëmijët loznin mbi supet dhe mbi shpinën e tij. E thotë: “Çka është kjo, o Emir i besimtarëve? A kështu i lejoni fëmijët tuaj të lozin me ju?”

    Omeri pastaj e pyet: “O Ekrea, po ti si sillesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde?”

    Ai i thotë: “Kur të hyjë në shtëpi, secili qëndron në vendin e vet, askush nuk flet dhe kush nuk bën zë. Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur”. - Omeri i thotë: “Atëherë ti nuk e meriton të jesh në ndonjë pozitë të lartë për të qeverisur muslimanët”. Dhe jep urdhër për t’u shkarkuar nga detyra.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [29] – SHAFIIJU ME ZILIQARËT

    Tregohet se disa dijetarë të njohur nga Iraku ia kanë pasur zili Shafiijut r.a.. Kështu që dëshironin ta lajkatojnë, sepse ai ia tejkalonte atyre me dituri dhe urtësi. Një pjesë e madhe e studentëve kishin dro prej tij dhe prej diturisë së tij, të cilët prezantonin vetëm në vendkuvendimet e tij; pajtoheshin vetëm me mendimet e tij, me mësimet e tij. Për këtë arsye, këta dijetarë ziliqarë u morën vesh mes vete, që t’i tubojnë disa pyetje enigmatike, për ta sprovuar diturinë dhe mendjemprehtësinë e Shafiijut, kapacitetin e memories së tij, aftësinë e tij dhe atë mu në prezencën e Halifes Reshidë, i cili e donte dhe kishte respekt të veçantë për të. Pasi që i kishin përmbledhur pyetjet i lajmëruan Halifes për të prezantuar në debat që të përgjigjet pyetjeve, të cilat iu parashtrohen Shafiijut r.a., e për ta shikuar se sa me të vërtetë është i ditur dhe i mençur.

    Debati filloi kështu: Pyetja e parë: Çka mendon për njeriun, i cili ka prerë një dele në shtëpi, për nevojat e shtëpisë, e pastaj ka dalë në treg, e kur është kthyer i ka thënë familjes së tij: “Hajeni ju mishin e deles, se për mua është e ndaluar”. E familja i është përgjigjur: “Po, edhe për ne është e ndaluar!”

    Përgjigjja: Ky njeri ka qenë idhujtar, e ka pre delen në emër të idhujve, e ka dalë në treg për disa detyra dhe nevoja të veta. Aty Allahu e ka ndriçuar dhe e ka udhëzuar në islam. E kur e ka pranuar islamin, automatikisht mishi i asaj deleje është bërë e ndaluar për të. Kur familja kanë dëgjuar se e ka pranuar islamin edhe ata janë bërë muslimanë, e edhe atyre mishi i deles i është bërë e ndaluar për shkak të pranimit të fesë islame.

    Pyetja e dytë: Dy muslimanë të mençur kanë pirë birrë (alkool), njëri dënohet e tjetri jo?

    Përgjigjja: Njëri ka qenë i mençur, por i moshës madhore, ndërsa tjetri i mençur fëmijë.

    Pyetja e tretë: Pesë persona kanë bërë prostitucion me një grua, kështu që i pari dënohet me vdekje, i dyti me gurëzim, i treti me 100 të rëna, i katërti sa gjysma e 100 të rënave, ndërsa i pesti nuk dënohet fare?

    Përgjigjja: I pari e ka lejuar prostitucionin, me fjalë tjera ka thënë se “nuk është haram”, e me këtë ka dalë nga feja, për këtë duhet të ekzekutohet. Pra, e ka mohuar dhe ka vepruar.

    - i dyti nuk e ka mohuar prostitucionin, por ka bërë prostitucion duke qenë i martuar, e ai gurëzohet.

    - i treti dënohet me 100 të rëna ngase ka qenë i pamartuar.

    - i katërti dënohet me gjysmën e 100 të rënave, sepse ka qenë rob.

    - i pesti nuk dënohet fare, sepse ka qenë i çmendur.

    Pyetja e katërt: Një njeri përderisa falet, duke dhënë selam në të djathtë gruaja e tij automatikisht shkurorëzohet; duke dhënë selam në të majtë i prishet namazi, e kur të shikojë lart në qiell e sheh se i është bërë obligim të paguaj 100 dërhem?

    Përgjigjja: - Ky njeri kur ka dhënë selam në të djathtë e sheh personin i cili ka qenë i zhdukur, me gruan e të cilit pastaj është martuar, e kur të shihet i zhdukuri, kurorëzimi me gruan e tij (me gruan e personit të zhdukur) zhvleftësohet.

    - Kur sheh në të majtë vëren se rroba e tij është përlyer mepapastërti të madhe, për këtë i prishet namazi.

    - Kur shikon në qiell e sheh se është paraqitur hëna e plotë, e kjo ia ka bërë të ditur se ka hyrë koha për t’i paguar 100 dërhem, të cilat i ka pasur obligim, me fillimin e muajit tjetër, për ta paguar borxhin.

    Pyetja e pestë: Imami falej me 4 persona (xhematë), atij i bashkëngjitet i pesti në anën e djathtë të tij. Kur ka dhënë imami selam në anën e djathtë, e ka parë se është e patjetërsueshme që imami të ekzekutohet, 4 falësit e tjerë duhet të dënohen me të rëna (xhild), dhe xhamia të prishet me themel?

    Përgjigjja: Njeriu i cili u është bashkëngjitur në namaz ka qenë në udhëtim, ndërsa në shtëpi të vëllait ka lënë bashkëshorten. Imami ia ka mbytur vëllanë, e ka martuar bashkëshorten e këtij (udhëtarit), duke dëshmuar se ajo grua ka qenë grua e të vdekurit (të mbyturit), për këtë kanë dëshmuar 4 falësit, ndërsa xhamia ka qenë shtëpia e të mbyturit, të cilën shtëpi imami ia ka shndërruar në xhami.

    Pyetja e gjashtë: Çka mendon për njeriun, të cilit i ka ikur robi, e ai ka thënë: Nëse ha bukë, ai është i lirë, deri sa ta gjejë. Si të dalë ai nga kjo enigmë?

    Përgjigjja: Robi u dhurohet fëmijëve të tij, e ai pastaj han, dhurata e dhënë djemve i kthehet babait të tyre.

    Pyetja e shtatë: Dy gra i kanë takuar dy djem dhe i kanë përshëndetur: “Mirë se keni ardhur o burra tanë, o fëmijë tanë, o bijtë e burrave tanë”.

    Përgjigjja: Dy djemtë kanë qenë djemtë e atyre dy grave, dhe janë martuar me djemtë e njëra-tjetrës. Kështu djemtë e tyre janë bërë burra të tyre (të njëra-tjetrës), djemtë e tyre dhe djemtë e burrave të tyre (të mëparshëm).

    Pyetja e tetë: Një njeri e ka marrë një gotë me ujë për ta pirë; e pi gjysmën, e cila ka qenë hallall, ndërsa gjysma tjetër e sasisë e ka haram për ta pirë?

    Përgjigjja: Njeriu e ka pirë gjysmën e gotës dhe ka vjellë gjak në pjesën e mbetur të ujit. Kështu është përzier sasia tjetër e ujit me gjak, prandaj i është bërë haram për ta pirë.

    Pyetja e nëntë: Një njeri ia jep gruas së tij një najlon të mbyllur tërësisht, dhe kërkon nga ajo për ta zbrazur, por pa e hapur, pa e thyer dhe pa e shqyer; e nëse e bën një gjë të tillë (e thyen, e shqyen apo e hapë) do të jetë e shkurorëzuar. Përgjigjja: Najloni ka qenë i mbushur me krip ose me sheqer, ndërsa gruaja nuk bën asgjë tjetër, pos që do ta vendosë najlonin në ujë dhe sasia shkrihet në brendësi.

    Pyetja e dhjetë: Një njeri në rrugë takon një grua, një burrë dhe dy djem, dhe pyet: “Kush janë ata djem?” - Burri përgjigjet: “Babagjyshi është axha i tyre, bashkëshortja ime është gruaja e babës së tyre”. Gruaja thotë: “Nëna ime është gjyshja e tyre, ndërsa motra ime tezja e tyre”.

    Përgjigjja: Burri ka qenë baba i atyre dy djemve, ndërsa gruaja nëna e tyre.

    Pyetja e njëmbëdhjetë: Dy njerëz janë mbi kulmin e shtëpisë, njëri bie dhe mbytet, e tjetri e ka të ndaluar martesën me gruan e tij?

    Përgjigjja: Njeriu i cili ka qenë mbi kulm, i cili është rrëzuar dhe ka vdekur është ai i cili ka qenë i martuar me vajzën e robit, i cili ka qenë mbi kulm së bashku me të. E kur ka vdekur prej rrëzimit, vajza është bërë pronësuese e robit, të cilën e ka pasur burri i saj me të cilin e ka të ndaluar të martohet.

    Nga ai moment, Rashidi i cili prezantonte në atë debat nuk ka pasur mundësi ta fshehë interesimin e tij për mendjemprehtësinë e Shafijut dhe inteligjencën e tij në të kuptuar dhe në përgjigje dhe tha: Allahu e ka nderuar fisin e Abdul Menafit. Ti sqarove, shpjegove, ia qëllove. Shafiju r.a. tha: “Allahu ia zgjattë jetën emirit të besimtarëve, por për këta dijetarë kam vetëm një pyetje, nëse përgjigjen elhamdulil-lah, e nëse jo, atëherë lus emirin e besimtarëve që të ndikojë te ata e të mos më bëjnë keq. Emiri tha: Ashtu edhe do të jetë. Pra, o Shafiij, parashtroje pyetjen tënde.

    Ai filloi pyetjen: Një njeri ka vdekur, pas vetes ka lënë 600 dërhem, nga pasuria e lënë motrës nuk i ka takuar më shumë se një dërhem. Në çfarë kushtesh bëhet shpërndarja, e cila i takon kështu trashëgimia një dërhem?

    Kaloi një kohë e gjatë, dijetarët e shikuan njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk mundi t’i përgjigjej; djersët u shkonin nëpër faqet e tyre. Pas një heshtje të gjatë, Halifja tha: “Jepua përgjigjen”. Pasi që ata kishin dashur që Shafiijut t’ia humbnin respektin te Halifja, të cilën me meritë e kishte fituar dhe pasi që ata dështuan në planin e tyre, Shafiiju tha: Ky njeri ka vdekur dhe pas vetes ka lënë: dy vajza, nënën, gruan, dymbëdhjetë vëllezër dhe një motër.

    Dy vajzave u takon 2/3, që do të thotë 400 dërhem; nënës 1/6, që do të thotë 100 dërhem; gruas 1/8, që do të thotë 75 dërhem; 12 vëllezërve u takon 24 dërhem dhe 1 dërhem për motrën.

    Rashidi qeshi dhe tha: “Ti i ke dhuratë prej meje 2000 dërhem, prej meje dhe familjes sime”. Shafiiju pranoi dhe ua shpërndau shërbëtorëve dhe rojtarëve të kështjellës.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •