Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 102
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [90] - VLERA E SINQERITETIT, MOSPJESËMARRJA E TRE PERSONAVE NË LUFTËN E TEBUKUT

    Transmetohet nga Abdullah bin Keabi bin Malik, e Keabi ka qenë udhëheqës kur është verbëruar, të ketë thënë: “Kam dëgjuar Keab bin Malikun për ngjarjen e atyre, të cilët nuk kanë marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në luftën e Tebekut.” Keabi r.a. ka thënë: “Në çdo luftë të cilën ka marrë pjesë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e ka qortuar asnjërin, i cili nuk ka marrë pjesë në atë betejë, sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe muslimanët kanë dalë për ta ndalur karvanin e kurejshëve, deri sa Allahu i takoi ata dhe kurejshët në kohë të paplanifikuar dhe të pa përcaktuar të konfrontimit të tyre. Kam qenë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. natën e Akabes kur e bëmë besëlidhjen për islam. Kam marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe i mbaj mend të gjithë pjesëmarrësit .Unë nuk kam pasur arsye, kur nuk kam marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në luftën e Tebekut. Asnjëherë nuk kam qenë më i përgatitur dhe më i fuqishëm se atëherë, kur nuk kam marr pjesë në atë luftë. Për Zotin, asnjëherë nuk i kam pasur në të njëjtën kohë dy kafshë lufte.”

    Deri sa në atë luftë, në të cilën i Dërguari i Allahut ka luftuar në nxehtësi të madhe, ka udhëtuar shumë, ka fituar shumë, por edhe numri i pjesëmarrësve në luftë ka qenë i madh. Muslimanët filluan të marrin me dyshim dhe frikë atë luftë, mirëpo i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u tregoi qëllimin e tyre dhe atë çka dëshirojnë muslimanët, që numri i tyre ishte shumë i madh.

    Tregon Keabi: “Ishte një numër i vogël, të cilët nuk dëshironin të merrnin pjesë dhe që mendonin se nuk do të merrej vesh mosprezenca e tyre, përderisa nuk zbret shpallja prej Allahut. I dërguari i Allahut e ka zhvilluar atë betejë kur kanë lulëzuar dhe kanë filluar frutat. Unë isha prej atyre të cilëve nuk dëshironin të merrnin pjesë. I dërguari i Allahut u përgatit për ekspeditë, e me të u përgatitën edhe muslimanët e tjerë. Më lajmëruan që të përgatitesha, por unë nuk u përgatita, e thosha me vetvete: “Unë, nëse dëshiroja, mund të shkoja sa isha në hamendje, andaj nuk u përgatita, ndërsa me të shkuan edhe muslimanët. Pasi që unë isha përgatitur, nuk shkova me ta, mirëpo derisa unë isha në mëdyshje, ata me të shpejt shkuan në front. Unë mësyva pas tyre që t’i arrij, por nuk munda t’i arrija dot. Ah, i mjeri unë, po t’i kisha arritur. Ç’ndodhi pastaj? Pasi që nuk i kisha arritur, pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte shkuar në luftë, unë mbeta prapa tyre. E tani, e shihja veten në mesin e hipokritëve, ose në mesin e atyre që kanë arsyetim për mos shkuarje në luftë, pse janë të paaftë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk më ka përmendur në asnjërin prej atyre dy grupeve, por kur ka arritur në Tebuk, deri sa ka qenë në mesin e luftëtarëve të ekspeditës së Tebukut dhe ka pyetur: “Çka është puna me Keab bin Malikun?” Njeri prej beni Selmetes i thotë: “O i Dërguari i Allahut është ndalur për ta gjetur sendin e humbur. Muadh bin Xhebeli ndërhyn e thotë: “Nuk është e vërtet, mjerë për ty, çka po thua. O i Dërguar i Allahut, ne për te dimë vetëm çka është mirë për të. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. heshti. Në atë moment e sheh i Dërguari i Allahut s.a.v.s. një njeri duke lëvizur andej-këndej e thotë: “Ky duhet të jetë Ebu Hajthemi.” Kur pamë se me të vërtetë ishte Ebu Hajthem El-Ensariju, i cili ishte duke dhënë sadaka një Saa me hurma, për atë se e kishin akuzuar munafikët, duke i thënë se Zoti s’ka nevojë për këtë saa me hurma. Tregon Keabi se kur i erdhi lajmi se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte kthyer nga beteja e Tebukut, u pikëllova për së tepërmi, mendova në vete të përgatiti ndonjë rrenë dhe thashë: “Si të shpëtoj nga hidhërimi i tij në të ardhmen dhe unë e familja ime të mbështetemi tek ai për çështjet tona. Kur u tha se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. veç ka ardhur, nuk munda të mendoja ashtu sepse e dija se të Dërguarit e Allahut s.a.v.s. nuk mund t’i shpëtojë kurrë me rrenë dhe vendosa të tregoj të vërtetën. Muhamedi s.a.v.s. kur kthehej nga udhëtimi, shkonte në xhami i falte dy rekate dhe ulej para njerëzve. Kur veproi ashtu, siç vepronte zakonisht, shkuan pas tij mospjesëmarrësit e betejës së Tebukut, arsyetoheshin para tij dhe përbetoheshin. Numri i tyre ishte tetëdhjetë. Ua pranoi arsyetimin haptazi, i pranoi faljet e tyre dhe kërkoi falje te Allahu për ta, ua shpalosi të fshehtat e tyre të dyfytyrësisë te Allahu, deri sa më erdhi radha mua. Kur e përshëndeta me selam, buzëqeshi me një buzëqeshje hidhërimi dhe tha: “Eja pranë meje.” Shkova dhe u ula pranë tij dhe më pyeti: “Pse je zmbrapsur? A nuk ta kam blerë devenë ty për luftë?” Pastaj vazhdon të tregojë Keabi: “I thashë: “O i Dërguari i Allahut. Po të kisha qenë në këtë moment para ndokujt tjetër, do të kisha shpëtuar nga hidhërimi i tij, duke gjetur ndonjë arsye të fortë dhe të qartë, mirëpo e di se nëse sot të gënjej ty, vetëm që ti të jesh i kënaqur me mua, frikohem se Allahu do të më kaplojë me hidhërimin e Tij. Nëse të tregoj të vërtetën, ti do të hidhërohesh në mua, por kam shpresë se Allahu i Lartmadhëruar do të gjykojë për këtë çështje. Andaj: Për Zotin nuk kam pasur fare arsye, dhe asnjëherë nuk kam qenë më i përgatitur dhe më i fuqishëm se sa atë ditë, kur nuk erdha me ju në front.” (Tregon Keabi) I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Ky e ka thënë të vërtetën. Shko e prit deri sa Allahu ta thotë fjalën e Tij për ty.” Anëtarët e fisit Selmete më përcollën dhe më thane: “Për Zotin, nuk dimë se ndonjëherë ke bërë ndonjë mëkat, a nuk pate mundësi që të arsyetoheshe me ndonjë arsyetim para të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ashtu siç janë arsyetuar “me arsyetime” mospjesëmarrësit e luftës. Të ka mjaftuar që nga Allahu do të kishte kërkuar falje për ty. (Tregon Keabi) Për zotin, deri sa ata më qortonin, erdhe në një moment sa që mendova prapë të kthehesha te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe të arsyetohesha, por më në fund u thashë atyre: “Po a ka vepruar si unë ndokush tjetër?” Ata thanë: “Po, dy të tjerë kanë vepruar ashtu siç ke vepruar ti, dhe iu është thënë atyre, ajo çka të është thënë ty.” Pastaj i kam pyetur: “Kush janë ata?” Ata më thanë: “Merar bin Rebije El-Umerij dhe Hilal bin Umejti El-Vakifij.” Vazhdon të tregojë Keabi: “Që të dy personat për të cilët më treguan ishin njerëz të mirë dhe ishin pjesëmarrës të luftës se Bedrit dhe kanë qenë shëmbëlltyrë në betejë. Pasi m’i treguan emrat e tyre, vazhdova rrugën. Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka ndaluar që të bisedohej me ne të tre, ashtu siç ka ndaluar të bisedohej me mospjesëmarrësit tjerë në luftë.” Tregon Keabi: “Njerëzit u distancuan nga ne dhe u larguan në tërësi sa që toka vendi u bë sikur të ishte vend tjetër i huaj, e jo ashtu siç e shihja më parë. Kështu kemi qëndruar pesëdhjetë ditë. Sa i përket dy shokëve të mi, ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, duke qajtur ditë e natë. Ndërsa unë, pasi që isha më i riu, shkoja në xhami dhe falesha me muslimanët, shkoja në treg, shëtitsha nëpër rrugë dhe askush nuk fliste me mua. Shkoja te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e përshëndetsha me selam, pasi që ai falej, apo kur ishte në ndonjë vend, dhe thosha në vetvete: “A thua i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i lëvizi buzët për ta kthyer selamin apo jo?” Pastaj falesha afër tij dhe e përvjedhshja me shikim, pasi që pas namazit kthehej në drejtim të xhematit, se a po shikon në drejtim timin, apo jo. Kur unë shikoja në drejtimin e tij, ai e lakonte shikimin nga unë. Kështu, u distancuan nga unë të gjithë muslimanët. Atëherë shkova te muri i Ebi Katades, i cili ishte djali i axhës tim të cilin e doja më së shumti dhe e përshëndeta me selam. Për Zotin edhe ai nuk ma ktheu përshëndetjen e selamit. Atëherë i thash atij: “O Eba Katade, për Zotin, a më mëson ta dua Allahun dhe të Dërguarin e tij?” Mirëpo ai nuk më dha përgjigje. Heshti. E përsërita edhe njëherë kërkesën, e ai prapë heshti. E përsërita edhe njëherë kërkesën, e ai më tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Sytë mu mbushën me lot dhe u ktheva. Duke u kthyer në shtëpi, gjatë rrugës së Medinës, një bujk i Sirisë, i cili kishte sjell ushqim për të shitur në Medinë pyeste: “Kush na tregon se ku gjendet Keab bin Maliku?” Njerëzit sinjalizuan në drejtim timin. Ai erdhi tek unë dhe më dha një letër nga mbreti Gasanit. E lexova, ku në mes tjerash shkruante: “Ne kemi dëgjuar se shoku yt është distancuar nga ti dhe Allahu nuk të ka lënë vend që të qëndrosh më aty, e ne e kemi për detyrë të të thërrasim që të vish e të qëndrosh tek ne. Pasi e lexova letrën thashë: “Kjo është sprovë edhe më e keqe.” Vendosa ta djeg, por në fund e shkyejta të tërën. Kaluan dyzet ditë që nuk kishte zbritur (nga Kurani) asgjë për rastin tim. Kur u bënë pesëdhjetë ditë, një i deleguar i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. erdhi dhe më tha: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. të urdhëron të largohesh nga bashkëshortja jote.” I thashë: “Ta lëshoj apo si të veproj?” Më tha: “Jo, por largohu nga ajo dhe mos iu afro fare.” Njësoj kishte shkuar dhe i kishte urdhëruar edhe dy shokët e mi. Bashkëshortes sime i thash: “Shko te familja jote dhe qëndro te ta, deri sa Allahu të sjell ndonjë vendim.”

    Bashkëshortja e Hilal bin Umejes shkoi te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i thotë: “O i Dërguari Allahut, Hilali është tepër i moshuar, nuk ka kush t’i shërbejë. A mundem që së paku t’i shërbej atij?” I Dërguari i Allahut i thotë: “Shërbeji, por mos kontakto me të.” Ajo i thotë të Dërguarit të Allahut: “Për Zotin, ai as që mund të lëviz nga vendi. Dhe, për Zotin, prej asaj dite që i ka ndodhur (rasti), qan pandërprerë.” Njëri i familjes sime më tha: “Kërko leje prej të Dërguarit të Allahut që së paku të të shërbejë (bashkëshortja), pasi që ia ka lejuar gruas së Hilal bin Umejes t’i shërbejë atij.” Thashë: “As nuk kërkoj leje prej të Dërguarit të Allahut dhe as nuk di se çfarë pergjigjie do të më japë i Dërguari i Allahut, pasi që unë jam i ri.” Vazhdova ashtu edhe dhjetë ditë. Kështu, kaluan pesëdhjetë ditë nga dita kur i Dërguari i Allahut ka urdhëruar distancimin ndaj nesh. Pasi që e fala namazin e sabahut të ditës së pesëdhjetë në shtëpi dhe deri sa isha ulur, dhe e kujtoja Allahun, toka me tërë gjerësinë që kishte u ngushtua për së tepërmi. Dëgjova një zë të lartë nga një largësi të një vendi të lartë: “O Keab bin Malik, urime!” Menjëherë rashë në sexhde dhe e kuptova se ishte hapur rruga dhe se kishte ndodhur zgjidhja për mua. I Dërguari i Allahut kishte lejuar që të pendohen mospjesëmarrësit e luftës. Njerëzit filluan të vinin dhe të na përgëzonin. Kur shkuan në drejtim të dy shokëve të mi për ti përgëzuar dhe erdh ai, zërin e të cilit e kisha dëgjuar, duke më përgëzuar, e unë hoqa rrobën time dhe ia vesha atij, për shkak se më kishte përgëzuar. Për Zotin nuk kisha rrobë tjetër, pos saj. Kështu që huazova dy rroba, i vesha dhe ia mësyva të shkoj te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Dhe duke shkuar, njerëzit vinin tek unë grupe-grupe dhe më përgëzonin me pendim dhe më thoshin: “Allahu të ka përgëzuar kur ta ka lejuar pendimin.” Hyra në xhami dhe aty ishte i ulur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe rreth tij ishin tubuar njerëzit. Prej mesit të tyre u ngrit Talhata bin Adidullah r.a. dhe u nis me të shpejtë në drejtim timin dhe më rroki për dore e më uroi. Për Zotin, asnjë tjetër, pos tij, prej muhaxhirëve nuk u ngrit. Keabi nuk e ka harruar asnjëherë Talhan. Tregon Keabi: “Kur e përshëndeta me selam të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. me fytyrë të ndritur, e cila shkëlqente, ai i gëzuar më tha: “Urime për ditën më të mirë të jetës tënde, prej se të ka lindur nëna!” I thashë: “O i Dërguar i Allahut, a është ky përgëzim prej teje apo prej Allahut?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Po, kjo është prej Allahut të Lartmadhëruar.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur ishte i gëzuar i shkëlqente fytyra e tij, si të ishte shkëlqimi i hënës, dhe në bazë të shkëlqimit në fytyrë e kuptonim. Pasi që u ula pranë tij, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, tevbeja ime është dhënia e tërë pasurinë time sadaka për Allahun dhe të Dërguarin e tij.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Një pjesë të pasurisë mbaje për vete se ke nevojë për të.” I thash: “Do ta mbaj vetëm pjesën, të cilën e kam fituar në Hajber”, dhe vazhdova: “O i Dërguari i Allahut, vërtetë Allahu i Lartmadhëruar ka vendosur drejtësi dhe më ka shpëtuar me sinqeritet, dhe pendimi im duhet të jetë me sinqeritet dhe të mos flasë asgjë tjetër, pos të vërtetën. Për Zotin nuk di se ka qenë i sprovuar ndonjëri prej muslimanëve, e që në fund Allahu e ka begatuar vetëm për shkak të së vërtetës.” Prej se ia kam kujtuar këtë të Dërguarit të Allahut dhe për Zotin asnjëherë as që kam tentuar të gënjej prej se ia kam thënë të vërtetën të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e deri më sot. E prej sot e në të ardhmen, e lus Allahun që të më mbrojë nga gënjeshtra. Tregon Keabi: Pastaj zbriti ajeti kur’anor:

    “All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre”.

    “(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit), saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre, saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues”.

    “O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit”. (Et Teube, 117-119)

    Tregon Keabi. Për Zotin, përpos begatisë së madhe të pranimit të islamit, për mua nuk ka pasur begati më të madhe se sa me atë që Allahu vërtetoi se unë nuk e kam gënjyer të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Ndërsa gënjeshtarët u shkatërruan për shkak të gënjeshtrave të tyre. Allahu për gënjeshtarët e zbriti ajetin:

    “Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan”. (Et-Teube, 95)

    Tregon Keabi: Ne të tre, nuk kemi qenë prej atyre (nuk kemi marrë pjesë), të cilët janë përbetuar (rrejshëm) para të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ua pranoi, u lut për ta, ndërsa për ne të tre tha se do të presë deri sa Allahu të sjellë ndonjë vendim për çështjen tonë. Pastaj, Zoti i Lartmadhëruar tha: “Dhe ata të tre, të cilët nuk morën pjesë”, kjo pjesë e ajetit nuk ka të bëjë për mospjesëmarrjen tonë në luftë, por për mospjesëmarrjen tonë në përbetim, dhe pritja e vendimit për çështjen tonë, e jo për ata të cilët janë përbetuar, janë arsyetuar, e i Dërguari i Allahut ua ka pranuar.

    Buhariu dhe Muslimi

    Nga ky tregim përfitohet se:

    Mbajtja sekrete e sulmit konsiderohet sekret i kërkuar në luftë.

    Ai i cili dëgjon se një musliman përgojohet, duhet ta mbrojë, sepse kur njeriu e ka përgojuar Keab bin Malikun, menjëherë ka reaguar Muadh bin Xhebeli r.a. duke thënë: “Mjerë për ty, po çka po thua! Për Zotin o i Dërguari i Allahut, gjithçka që dimë për të e dimë se është i mirë.” Ndërsa në hadithë tjetër Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e gjuan nderin e vëllait të tij, Allahu do ta gjuajë me zjarr në fytyrën e tij në Ditën e Kijametit.”

    Muslimani kur të kthehet nga udhëtimi, është mustehab që në rend të parë të shkojë në xhami dhe t’i falë dy rekate, falënderim ndaj Allahut, për atë se është kthyer në vendin dhe familjen e tij, shëndosh e mirë.

    Për të edukuar mëkatarin lejohet distancimi prej tij, sepse Muhamedi s.a.v.s. i ka ndaluar muslimanët që t’i flasin Keabit dhe dy shokëve të tij. Hetabiu tregon thënien e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. se e ka ndaluar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. të flitet me ata të tre. Ndërsa, ajo çka i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ua ka ndaluar muslimanëve që të hidhërohen dhe të mos flasin mes vete më shumë se tri ditë, kjo është për shkak të hidhërimit mes vete për çështje personale e të ngjashme. Ndërsa, sa i përket çështjes së fesë, distancimi nga mëkatarët është i përgjithmonshëm ose përderisa nuk pendohen apo nuk kthehen në rrugë të drejtë.

    Imami i muslimanëve duhet t’i ndëshkojë mëkatarët e mëdhenj, duke i distancuar të tjerët nga ata, ndërsa Kadiu, gjykatësi, apo imami për ta ndarë gruan prej burrit për një kohë të caktuar nuk lejohet, sepse kjo ka qenë specifike prej specifikave të Pejgamberit s.a.v.s.

    Nëse burri i thotë gruas: “Shko në familje”, nuk konsiderohet shkurorëzim nëse nuk ka shenja apo argumente tjera, të cilat e tregojnë atë.

    Sexhdeja e falënderimit është mustehab nëse përjetojmë mirësi, sepse Keabi ka thënë: Nga gëzimi bëra sexhde, po ashtu është vërtetuar sexhdeja e falënderimit në bazë të veprimit të Pejgamberit s.a.v.s. kur Xhibrili e ka përgëzuar se nëse dikush të dërgon salavate një herë, Allahu i dërgon atij dhjetë herë.

    Lejohet sexhdeja e falënderimit edhe në kohërat kur është mekruh falja, sepse Keabi ka bërë sexhde pas namazit të sabahut dhe para lindjes së diellit, e kjo është koha kur mekruh është të falurit.

    Mustehab është të uruarit kur vjen ndonjë e mirë e fesë. Pejgamberi s.a.v.s. e ka përgëzuar Keabin, se Zoti ia ka pranuar tevben, e po ashtu i ka përgëzuar sahabët.

    Mustehab është t’i jepet dhuratë përgëzuesit, si shpërblim për shkak të lajmit të mirë, sepse Keabi ia ka dhënë dhuratë Hamzetu bin Amr el Evstit dy rrobat për shkak se ia ka sjellë lajmin se Zoti ia ka pranuar pendimin.

    Kur një njeri i cili hynë brenda, lejohet që ai i cili është brenda t’i ngritet në këmbë dhe ai ta përgëzojë. Ndërsa, sa i përket hadithit: “Kush dëshiron që kur të hyjë në një vend, e ata që janë brenda t’i ngriten në këmbë ai le ta përgatis vendin e tij në zjarr.” Ky hadith nuk e ndalon të ngriturin, por e ndalon kryelartësinë e personit, i cili dëshiron që kur të hyjë brenda, njerëzit t’i ngriten në këmbë.

    Kur muslimani e tejkalon një vështirësi apo një fatkeqësi, ose pas një sëmundje shërohet, mustehab është dhënia e një pjese të pasurisë sadaka.

    Nuk është e mirë që e tërë pasuria të jepet sadaka. Keabi kur ka thënë: O i Dërguari i Allahut, pasi që Allahu ma ka pranuar pendimin, dëshiroj që tërë pasurin time ta jap sadaka për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një pjesë të pasurisë mbaje, se ajo është më mirë për ty”.

    (I. H. “Sijru salihijne bi tesaruf”)

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [91] - TREGIMI I ISRASË DHE MIËRAXHIT

    Imam Buhariu thotë se e ka transmetuar Enes bin Maliku hadithin, ku thuhet:

    “Natën kur e ka bërë i Dërguari i Allahut Isranë prej Qabesë, deri sa një natë përpara ai ka qenë fjetur në Qabe, dhe para se ti shpallej diçka, i kanë ardhur tre persona: Njëri prej tyre ka pyetur: “Cili është ai?” I dyti i është përgjigjur: “Ai është më i miri prej tyre.” I treti ka thënë: “Merreni pra më të mirin prej tyre.” Atë natë nuk i ka parë. Natën tjetër zemra e tyre i ka parë, edhe pse sytë i ka pasur mbyllur (pra ka qenë në gjumë), zemra nuk ka qenë fjetur. Kështu kanë qenë pejgamberët, sytë e tyre kanë fjetur, ndërsa zemrat e tyre jo. Nuk kanë folur me të deri sa e kanë bartur dhe e kanë sjellë deri te uji zem-zem. Atëherë Xhibrili e ka marrë përsipër, ia ka qa gjoksin, ia ka pastruar me ujë të zemzemit, me dorën e tij zemrën e tij.

    Pastaj është ngritur në qiellin e kësaj bote, ka trokitur në njërën nga dyert e saj. Atëherë banorët e qiellit kanë pyetur: “Kush është?” Xhibrili është përgjigjur: “Unë.” Pastaj kanë pyetur: “Kush është me ty?” Është përgjigjur: “Muhamedi.” Ata kanë thënë: “Ai i cili është pejgamber?” Ka thënë: “Po.” Atëherë kanë thënë: “Mirë se keni ardhur dhe merhaba ju qoftë!” Banorët e qiellit e përgëzojnë njëri tjetrin. Banorët e qiellit nuk e dinë se çka ka dashur Allahu me të, deri sa i njofton. Në qiellin e tokës e takon Ademin. Xhibrili i thotë: “Ky është baba i yt, Ademi”, dhe e përshëndesin njëri-tjetrin me selam. Pastaj Ademi tha: “Mirë se erdhe, o biri im. Djalë më të mirë se ti nuk ka.” Ai ishte në mes të dy lumenjve. E pyeta Xhibrilin: “Si quhen këta dy lumenj?” Ai u përgjigj: “Këto janë ujëra prej lumenjve: “Nili dhe Eufrati.” Pastaj kalon prej qiellit të kësaj bote, kur qe (panë) një lumë, e mbi të një kështjellë prej diamantit, dhe e prek me dorën e tij. Kur i morën erë i vinte era miskë. E pyeta: “Çka është kjo o Xhibril?” Më tha: “Ky është Kevtheri, të cilin Zoti yt e ka bë për ty.” Pastaj jam ngritur në qiellin e dytë. Atëherë melaqet pyetën, ashtu siç kanë pyetur melaqet tjera më herët.

    Kush është?

    Unë jam Xhibrili.

    Kush është me ty?

    Muhamedi s.a.v.s.

    Ai i cili është zbritur pejgamber?

    Po.

    Merhaba dhe mire se erdhët!

    Pastaj jam ngritur në qiellin e tretë. Melaqet prapë kanë pyetur ashtu siç kanë pyetur melaqet më herët. Pastaj jam ngritur në qiellin e katërtë dhe kaluam njësoj.

    Pastaj jam ngritur në qiellin e pestë dhe kaluam njësoj.

    Pastaj jam ngritur në qiellin e gjashtë dhe kaluam njësoj.

    Pastaj jam ngritur në qiellin e shtatë dhe kaluam njësoj. Në secilin qiell ishte nga një pejgamber. Dhe nga ajo që kam mbajtur mend, në të dytin ka qenë Idrisi, në të katërtin Haruni, kurse në të pestën nuk e mbaj mend. Ibrahimi në të gjashtin dhe Musa me të shtatin, të cilin e ka graduar Allahu, për shkak se kafolur me të: E Musa i thotë: “O Zoti im! Kam menduar se te unënuk do ta ngritësh askënd.” Pastaj jam ngritur edhe më lart në një vend, të cilin nuk e di askush tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar, deri sa kemi arritur në Sidretul Munteha. Aty iu afruam Allahut të Lartmadhëruar dy shtiza apo më shumë se kjo dhe Allahu ia shpall Muhamedit s.a.v.s. që umeti i tij t’i falë pesëdhjetë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Pastaj Muhamedi s.a.v.s. zbret dhe e takon Musanë. Musa a.s. i thotë: “O Muhamed. Çka të ka obliguar Zoti yt?” I thotë: “Më ka obliguar pesëdhjetë kohë për çdo ditë e natë.” I thotë: “Ymeti yt nuk do të ketë mundësi t’i kryejë këto. Kthehu dhe lute Zotit tënd t’ua lehtësojë (pakësojë).” Pejgamberi s.a.v.s. e shikon Xhibrilin dhe e vëren se edhe ai e përkrah për një gjë të tillë, i cili i thotë: “Po, shko nëse dëshiron.” Atëherë ngritet te Allahu i Lartmadhëruar dhe i thotë: “O Zoti im, lehtëso (pakësoji) për ne, se umeti im nuk mundet. Dhe ia heq, apo ia lehtëson për dhjetë namaze, derisa arrin në pesë. Muhamedi s.a.v.s ndalet dhe i thotë Musasë se pesë mjaftojnë. Pastaj Musa i thotë: “O Muhamed! Për Zotin, populli im beni israil kanë pasur edhe më pak se kaq, mirëpo janë treguar të dobët dhe i kanë lënë, përderisa populli yt janë më të dobët me trup, më të dobët me zemër, më të dobët me shikim dhe më të dobët me dëgjim. Kthehu edhe njëherë dhe kërko lehtësim (pakësim) për ta.” Prapë Pejgamberi e shikon Xhibrilin se çfarë po i thotë. Mirëpo, Xhibrili e miraton atë mendim dhe ndalet në pesë e Muhamedi a.s. thotë: “O Zoti im, pjesëtarët e umetit tim janë të dobët, me trup e me zemër, me dëgjim e shikim, na lehtëso.” Zoti i Lartmadhëruar i thotë: “O Muhamed? Muhamedi i thotë: “Si urdhëroni, Të përgjigjem o Zot të përgjigjem.” Zoti i thotë: “Allahu nuk e ndryshon fjalën e Tij. Ashtu siç e kam paraparë në librin bazë, për çdo të mirë dhjetë shpërblime, ato janë pesëdhjetë në librin bazë, ndërsa për ty (në vepër) pesë.” Pastaj kthehet te Musa. Musa i thotë: “Çka u bë?” Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Na ka lehtësuar ashtu që për çdo të mirë dhjetë shpërblime.” Musa i thotë: “Për Zotin beni israilët kanë pasur edhe më pak se kaq, por i kanë lënë. Por kthehu te Zoti yt, që të të pakësojë edhe më shumë.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “O Musa, për Zotin, kam turp prej Zotit të Lartmadhëruar, për atë që po më thua, që të kërkoj edhe më.” Tha: “Zbrit në tokë me emrin e Allahut.” U zgjua Muhamedi s.a.v.s. prapë në Mesxhidi Haram.

    Kështu e ka regjistruar Buhariu në librin Tevhidë. Në ajetin e Israsë, nga Ebi Hurejre r.a. transmetohet për Pejgamberin s.a.v.s. se i shkojnë atij me një kalë, e hipin në të dhe çdo hap i tij sa sheh syri larg. Udhëton me atë kalë, e me të edhe Xhibrili, dhe arrin te një popull, i cili ditën mbillnin (farën) dhe po atë ditë e korrnin. Dhe çdo herë kur korrnin shtohej begatia. E pyet Xhibrilin: “Kush janë ata?” Ai i përgjigjet: “Ata janë luftëtarët në rrugën e Allahut, të cilëve e mira u shtohet në shtatëqind, (dhe çdo gjë që shpenzoni, ajo ka për t’ju ardhur pas. Ai është më i miri furnizues).” Pastaj shkon te një popull, kokat e të cilëve qaheshin me gurë, dhe çdo herë që u qahej, u rikthehej në gjendjen e mëparshme. E pyet: “O Xhibril, kush janë ata?!” Përgjigjet: “Ata janë kokat, të cilat nuk kanë rënë në sexhde.” Pastaj arrijnë te një popull, të cilët para kishin një greminë, e mbrapa kishin një greminë tjetër. Kur hidheshin në valë të drurit të zekumit, dhe të përzier me gurë të xhehenemit pallnin si kafshët. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” Ai përgjigjet: “Ata të cilët nuk e kanë dhënë zekatin e pasurisë se tyre. Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, sepse Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.” Pastaj arrijnë te një popull tjetër, të cilët para vetes kishin sasi të mishit të pjekur mirë, ndërsa në anën tjetër kishin mish të keq. Ata hanin mishin e keq, ndërsa e linin pas dhe nuk e hanin mishin e mirë. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” I përgjigjet: “Ky njeri dhe këta janë njerëz të cilët i kanë pasur gratë e tyre hallall, por kanë shkuar te gratë e këqija (të ndaluara për ta) dhe kanë qëndruar me ta deri në mëngjes.” Pastaj arrin deri te një dërrasë në rrugë, dhe çdo gjë që e kalonte ajo dërrasë e ndante përgjysmë. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe mos qëndroni e mos u ulni në çdo rrugë e cilat u premtohet”. Pastaj kalon pranë një njeriu, i cili kishte tubuar barrë të madhe, nuk mund ta barte, ndërsa ai e shtonte barrën edhe më shumë. E pyet Xhibrilin: “Po ky kush është?” I përgjigjet: “Ky është një njeri i umetit tënd, i cili ka një emanet për ta kryer, e ai jo që mundet ta kryejë, por pranon edhe amanete (detyra) tjera.” Pastaj arrin te një popull, buzët e të cilëve preheshin në gërshërë të hekurit, dhe çdo herë që u preheshin, u ripërtëriheshin dhe ashtu vazhdonte përsëri prej fillimit. E pyet: “O Xhibril, po kush janë ata?” I përgjigjet: “Këta janë ligjëruesit e fitneve (sprovave-ngatërresave).” Pastaj arrin te një gur i vogël prej të cilit dilte një ka i madh, i cili dëshironte të hynte nga ka dalë, por nuk mundte. E pyet: “O Xhibril, po kjo çka është?” I përgjigjet: “Ky njeri e thotë një fjalë, por pendohet për atë fjalë. Dëshiron ta kthejë prapë, por nuk mundet.”

    Tregon i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur ka qenë në Miraxh ka kaluar edhe pranë një populli, i cili i kishte thonjtë prej bakri dhe me ato thonj gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. E pyeta: “O Xhibril, po kush janë këta?” U përgjigj: “Janë ata, të cilët e hanë mishin e të tjerëve dhe pasurinë e të tjerëve.”

    E ka përmendur Bejhekiu nga transmetimi i Ebi Seid el Hudrijut se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur jemi ngritur unë dhe Xhibrili, është hapur dera, kur pamë Ademin me formën e tij, sikur të asaj dite kur ka qenë i krijuar prej Allahut, dhe i dolën përpara shpirtrat e besimtarëve, e ai thoshte: Shpirtra të mirë, njerëz të mirë, shpjerini në ILIJINË (XHENET). Pastaj, i dolën përpara pasardhësit e tij kriminelë, e ai thoshte: “Shpirtra të këqij, shpjerini në SIXHINË (XHEHNEM).” Pastaj, u afrova pranë një tryeze (tavolinë), në të cilën kishte mish të mirë, por nuk i afrohej askush, ndërsa në anën tjetër ishte tryeza (tavolina) me mish të keq, erë të keqe, në të cilin hanin njerëzit. I thash: “O Xhibril, kush janë këta?” Ai u përgjigj: “Janë ata, të cilët e lënë hallallin e shkojnë pas haramit.” Pastaj shkova në një vend ku pash një popull, barqet e të cilit ishin sa një shtëpi. Dhe çdo njeri që dëshironte të ngrihej në këmbë rrëzohej, e ai thoshte: “O Zot mos të bëhet kijamet!” Ata ishin në Sabiletin e firaunit. Shkonte (Sabileti) i firaunit i shkelte, ndërsa ata bërtitnin. E pyeta: - O Xhibril, kush janë këta? “Këta janë ata, të cilët e hanin kamatën dhe nuk mund të ngriten, ashtu siç nuk mund të ngritet ai, të cilin shejtani e ka shkel prej vetes së tij” – tha Xhibrili. Pastaj shkova në një vend ku ishte një popull, qafat e të cilëve ishin si qafat e deveve. Hapej goja e tyre, gjuheshin gacat ne gojët e tyre, e pastaj ato gaca binin prej pjesës së poshtme të tyre. Dhe dëgjova se ata janë ata të cilët e hanë pasurinë e jetimeve me padrejtësi. Pastaj shkova në një vend dhe pashë se si gratë ishin të varura në gjinjtë e tyre e ato bërtitnin. E pyeta: “Kush janë këto?” U përgjigj: “Këto janë prostitutat.” Pastaj shkova në një vend, ku pashë një popull, ku shkëputej prej trupit të tyre mishi, e prapë u gjuhej atyre, dhe u thuhej: “Haje ashtu siç e ke ngrënë mishin e vëllait tënd.” E pyeta: “Kush janë këta?” U përgjigj: “Shpifësit dhe përgojuesit e popullit tënd.”

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [92] - TREGIMI I ATIJ, I CILI KA URDHËRUAR BIJTË E TIJ PËR T’IA DJEGUR TRUPIN E TIJ PAS VDEKJES

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri asnjë të mirë nuk e ka pasur në jetën e tij. I thotë familjes së tij: “Kur të vdes, ma digjni trupin, bëjeni hi, e pastaj hirin ndajeni në dy pjesë: Njërën pjesë shpërndajeni në tokë, ndërsa pjesën tjetër shpërndajeni në det, se për Zotin, nëse Allahu ka caktuar që të japin përgjegjësi për vepra, do të jap aq llogari të madhe dhe do të dënohem aq shumë, sa që asnjë njeri në botë nuk është dënuar.” Kur vdiq njeriu, vepruan ashtu siç i kishte porositur. Mirëpo, Allahu e urdhëroi detin dhe e tuboi pjesën e tij. E urdhëroi tokën dhe e tuboi pjesën e tij (Zoti e ngjalli atë), e pastaj i tha: “Përse veprove kështu (Çka të shtyri të urdhërosh të veprojnë me ty kështu)?” Ai u përgjigj: “O Zoti im, Ti e di më së miri, nga frika jote.” Atëherë Allahu i Lartmadhëruar ia fali atij.”

    Buhariu dhe Muslimi

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [93] - TREGIMI I EBI TAHLAS DHE GRUAS SË TIJ UMI SELIM

    Transmeton Enesi r.a. se: Ebu Talha r.a. e kishte një fëmijë shumë të sëmurë. Ai del nga shtëpia për punë dhe djali i tij vdes. Kur u kthye në shtëpi, i thotë gruas së tij Umi Selijm: “Si është puna me fëmijën. Ka pushuar dhe është qetësuar (duke pasur për qëllim se ka vdekur)”, ndërsa Ebu Tahla ka menduar se është shëruar. Pas jacisë i afrohet gruas dhe kryen me te marrëdhënie aq mirë sa kurrë më parë. Kur e sheh se ai e ka përfunduar, pas një kohe të shkurtër i thotë: “O Ebu Tahla, çka mendon, nëse marrin borxh në një shtëpi, e pas një kohe familja e asaj shtëpie e kërkon borxhin, a është e drejtë t’ia ndalosh?” Thotë: “Jo.” Ajo i thotë: “Konsideroje fëmijën tënd (fëmija yt ka vdekur e kërko shpërblim prej Zotit).” Thotë Enesi: “Ai hidhërohet me gruan e tij dhe i thotë: “Më ke lënë që të bëhem i papastër (xhunub) prej marrëdhënieve, e tani po më tregon për fëmijën?!” Pastaj del prej shtëpie, shkon te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tregon çka i ka ndodhur. Muhamedi s.a.v.s. i thotë se gruaja jote ka vepruar me të drejtë dhe është lutur: “Zoti e bekoftë natën e juaj!”. Në një transmetim tjetër ekziston: “Zoti ju bekoftë!”. Atyre (Ebu Tulhas dhe Umi Selijmet) u lind një fëmijë, të cilin Muhamedi a.s. e emëron Abdullah. Një Ensar tregon se pastaj (nga ky fëmijë) i kanë pasur nëntë fëmijë, dhe të gjithë lexonin Kur’an (ka pasur për qëllim fëmijët e Abdullahut), dhe kjo ka qenë pranimi i duasë së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. “O Zot bekoji ata!”

    (Transmetojnë dy shejhat)

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [94] - NGJARJA E “IFKUT” (SHPIFJES)

    Transmeton Aisheja r.a., gruaja e Pejgamberit s.a.v.s., se Pejgamberi s.a.v.s. kur shkonte në udhëtim të gjatë hidhte short në mes grave të tij, dhe cilës i binte shorti e merrte me vete. “Në një luftë prej luftërave, pasi që hodhi short, më ra mua. Kështu që unë shkova me Pejgamberin s.a.v.s., hyra në shportë (ulëse e mbuluar për udhëtim). Kjo ishte koha kur ka zbrit ajeti për mbulesën e femrës. Unë e kam vendos mbulesën dhe kam shkuar me të. Pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka përfunduar betejën, jemi nisur për t’u kthyer në Medine. Natën është dhënë urdhri për nisje. Unë jam bërë gati për vazhdimin e rrugës dhe iu kam bashkangjitur radhëve. Pasi që kam hipur në devenë time, kam shikuar në gjoks kur shoh se qaforja ime ishte këputur dhe më kishte rënë. Jam kthyer për ta kërkuar dhe jam vonuar pak. Në devenë ku kam qenë unë, kanë menduar se kam hipur në të, andaj ata kanë vazhduar rrugën.” Ajo tregon se në atë kohë gratë kanë qenë të holla, nuk hanin shumë ushqim, dhe kanë qenë të lehta. “Për këtë arsye kur e kanë vendosur shportën nuk e kanë kuptuar se unë kam qenë në të, ngase edhe kam qenë shumë e re. Kështu që e kanë tërhequr devenë dhe kanë shkuar. Unë pastaj e gjeta qaforen por ushtria kishte shkuar. Mandej shkova në vendin ku kanë qenë të vendosur ushtria, thirra, por nuk mu përgjigj askush. Atëherë prapë u ktheva në vendin tim, sepse mendoja se kur ta vërejnë se nuk jam në devenë do të kthehen për të më marrë. Duke pritur në vendin e shatorit tim, më kishte kapluar gjumi. Pas karavanit kishte qenë Safvan bin Muatal, i cili ka mesi i natës, duke shkuar pas ushtrisë në vendin ku isha unë, sheh diçka të zezë, si një njeri fjetur, sepse ai më ka pas parë para zbritjes së ajetit të mbulesës. Ai për të më sinjalizuar dhe për të më zgjuar nga gjumi, ka thënë: “Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai do të kthehemi”, pasi që ai veç më kishte parë fytyrën me shaminë time. Për Zotin, as që më ka folur dhe as që kam dëgjuar ndonjë fjalë tjetër prej tij, pos kur ka thënë: “Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai do të kthehemi.” Pastaj e ka përgatitur devenë, e ka ulur dhe unë kam hipur në të. Dhe kështu ai ecte përpara, e unë hipur në devenë, deri sa iu kemi bashkangjitur ushtrisë dhe jemi ndalur në Mugarijne, në mesditë. Është shkatërruar ai i cili është shkatërruar për shkak të shpifjes ndaj meje, në krye të së cilës shpifje ishte kryemunafiku -Abdullah bin Ubej bin Seluli, e pastaj arritëm në Medine. Kur kemi arritur në Medine kam qëndruar e sëmurë një muaj. Njerëzit e kishin përhapur shpifjen, ndërsa unë nuk kisha ditur asgjë. Te i Dërguar i Allahut nuk e shihja atë disponim të mëhershëm ndaj meje, përpos se çdo herë kur vinte në shtëpi, jepte selam dhe thoshte: “Si je me shëndet?”, mirëpo kjo ishte përkujdesje ndaj meje, e nuk kishte asgjë të keqe. Deri sa pas një muaji me Umi Mustahin dolëm në vendin Mesanië, një largësi prej shtëpive dhe aty nuk shkonim, pos kur errësohej, sepse shkonim për të kryer nevojë, paksa larg shtëpie dhe për shkak të ruajtjes së ambientit nuk kryenim nevojë nëpër shtëpi. Shkova së bashku me Umi Mustahin, e cila ishte bija e Ubej Rahmit bin Abdul Mutalibit bin Menafit, ndërsa nëna e saj ishte bija e Sahr bin Amirit. Halla e Ebu Bekrit, e djali i saj ishte Mustah bin Ethathetu bin Ubad bin Abdul Mutalib bin Abdu Menaf. Pasi që kryem punën tonë, unë dh vajza e Ebi Rehmit bin Mustahit u kthyem për në shtëpi dhe e dëgjova Umi Mustahin, e cila zuri në thua duke thënë: “Mallkuar qoftë për ty o Mustah.” I thash asaj: “Po çka po flet kështu, po e shan njeriun i cili ka marrë pjesë në luftën e Bedrit?!” Ajo më tha: “Oj grua, po a nuk ke dëgjuar çka ka thanë?” I thash: “Po çka ka thënë?” E ajo më informoi për shpifjen ndaj meje. Pastaj sëmundja m’u shtua edhe më shumë. Kur arrita në shtëpi më erdhën prindërit. Unë atëherë kam dëshiruar që të dëgjoj prej tyre çka ata mendojnë. Pasi kërkova leje prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. iu afrova prindërve dhe e pyeta nënën: “Oj nëna ime, po çka po flasin njerëzit për mua?” Ajo më tha: “Oj bija ime, qetësohu, se për Zotin, çdo herë kur një grua qëllon rastësisht me ndonjë njeri, asaj vetëm se i shtojnë dhe ia zmadhojnë gjërat.” Tregon Aishja: I kam thënë: “Subhanellah”, ashtu kanë folur njerëzit”, dhe kam qajtur tërë natën pandërprerë deri në mëngjes, e lotët më shkonin rrëke. As që kam mundur të fle fare deri në mëngjes. Tregon: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ftoi Ali bin Ebi Talibin dhe Usamete bin Zejdin, para se të zbriste Vahji, i pyet dhe këshillohet me ta për familjen.” Tregon: “Pasi e pyeti i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Usamete bin Zejdin për pastërtinë time, ai i është përgjigjur: “O i Dërguari i Allahut, ne dimë vetëm çka është më e mira për të, ndërsa të tjerët janë të shkatërruar.” Ndërsa Ali bin Ebi Talibi tha: “O i Dërguari i Allahut, mos e ngushto veten, pyeti gratë, ata do të të informojnë më mirë.” Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e thirri Berijreten dhe e pyeti: - Oj Berijrete, mos ke vërejtur diçka të dyshimtë te Aishja?” Berijrete i është përgjigjur: “Pasha Atë, i Cili të ka dërguar me të vërtetën, kurrë s’kam parë te ajo asnjë të keqe, përpos që ajo është shumë e re dhe flenë në shtëpinë e saj.” Atëherë Muhamedi a.s. shkon dhe hipi në minber dhe thotë: “O ju musliman! Ai i cili ka gjetur arsye të panevojshme vetëm e vetëm për ta ofenduar familjen time, për Zotin, unë në familjen time nuk di asgjë tjetër, pos atë çka është më e mira, e kanë përmendur (duke akuzuar) për një njeri, për të cilin nuk di asgjë tjetër, pos ajo çka është më e mira, dhe ai kur ka hyrë në familjen time ka hyrë gjithmonë së bashku me mua.” Ngritet në këmbë Sead bin Muadhi r.a., i pari i ensarëve dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut, unë konsideroj se ke të drejtë, andaj nëse shpifësi është prej Evsit do t’ia heqim kokën menjëherë, e nëse është prej vëllezërve tanë të Hazrexhit, çka do që të na urdhërosh të veprojmë me të, do të veprojmë.” Pastaj ngritet Sead bin Ubadete, kryetari i fisit Hazrexh, ai ka qenë njeri i mirë, mirëpo ka qenë i hutuar dhe i kundërpërgjigjet Sead bin Muadhit, duke i thënë: “Po rrenë, se për Zotin, as nuk mundesh ta ekzekutosh, as nuk mundesh ta vrasësh, edhe po të ishte i fisit tënd nuk do të kisha dashur të vritej.” Atëherë ngritet Esjed bin Hudejri, i cili ishte djali i axhës së Sead bin Muadhit, dhe i thotë Sead bin Ubadetes: “Jo, por ti po rrenë, se për Zotin, e vrasim, ndërsa ti je munafik, pasi që po i mbron munafikët. Dhe u konsultuan që të dy fiset, Evsi dhe Hazrexhi dhe deshën që ta mbytnin (shpifësin), deri sa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. qëndronte në minber. Mirëpo i Dërguari i Allahut s.a.v.s. vazhdimisht kërkoi prej tyre qetësi, deri sa i qetësoi, e pastaj u qetësua edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s.” Pastaj vazhdoi duke treguar Aishja r.a.: “Atë ditë kam qajtur tërë ditën, dhe lotët më shkonin rrëke, e tërë natën nuk flija, ndërsa prindërit e mi mendonin se mushkërit do të më prishen duke qajtur. Dhe deri sa ata ishin ulur pranë meje, një grua prej Ensarëve kërkoi leje që të vijë tek unë. Unë i thashë eja dhe mu afro”, e ajo u ul pran meje dhe qante së bashku me mua. Dhe përderisa ne ishim në atë gjendje, hyri edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe u ul. (Vazhdon duke treguar Aishja) Ai nuk ishte ulur pranë meje prej momentit kur kanë thënë çfarë kanë thënë dhe kishte kaluar një muaj që asgjë nuk kishte zbritur për mua prej vahjit (shpalljes). Pasi e filloi fjalimin me shehadet tha: “Aishe, unë kam dëgjuar për ty këtë e këtë, nëse je e pastër dhe e pafajshme, do të të mbroj dhe do të të shfajësojë Allahu, ndërsa nëse më ke shkaktuar problem me ndonjë mëkat, kërko falje prej Allahut, pendohu te Ai, sepse kur robi e pranon gabimin, kërkon falje e pendohet, Allahu e pranon. Kur i Dërguari i Allahut e përfundoi fjalimin e tij, m’u ndalën lotët, dhe nuk më rridhte asnjë pikë. I thashë babait tim: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.” Ai më tha: “Për Zotin, nuk po di çfarë t’i them.” I thashë nënës: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.” Ajo më tha: “Për Zotin, nuk po di çfarë t’i them.” Edhe pse isha e re, thashë: “Po unë nuk di shumë nga Kur’ani. Por, për Zotin e kam ditur se ju keni dëgjuar çka flitet për mua dhe ju ndoshta u keni besuar atyre fjalëve. Unë po ju them se jam e pafajshme, Allahu e di për mua se jam e pafajshme. Çka do që të them, ju prapë nuk më besoni, por pasi që Allahu e di pafajësinë time, unë nuk di çfarë t’ju them tjetër, pos atë që e ka thënë baba i Jusufit: “Durimi është më i miri, Allahu është mbrojtësi i imi për ata që po thoni.”

    Pastaj u ktheva në krah, dhe u shtrina në shtratin tim. Dhe për Zotin, e kam ditur se Allahu do ta shpalosë pafajësinë time, mirëpo nuk e kam menduar se do të zbresin ajete posaçërisht për mua, sepse e ndieja veten të përulur që Allahu të flasë për mua dhe për çështjen time. Mirëpo kam pasur dëshirë që Vetë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në ëndërr t’i kumtohet pafajësia ime prej Allahut. Për Zotin, posa është larguar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nga vendi ku ishte, dhe ende pa dalë nga shtëpia asnjeri prej nesh, kur Zoti i Lartmadhëruar ia zbret të Dërguarit të Tij (ajetet e ifkit), ndërsa derisa i pranonte ajetet i djersitej tërë trupi, dhe djersët i binin si shi prej trupit të tij, për shkak të vështirësisë së fjalëve, të cilat i zbrisnin atij. Pasi që përfundoi vahji (shpallja), dhe pasi që iu hoq të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. të rënduarit, e cila e mundonte, filloi të qeshë, dhe fjalën e parë që e foli ishte: “Përgëzim për ty oj Aishe! Zoti i Lartmadhëruar e vërtetoi pafajësinë tënde.” Atëherë nëna më tha: “Ngritu dhe shko te i Dërguari i Allahut s.a.v.s.”. I thashë: “Për Zotin nuk shkoj te ai dhe nuk e falënderoj kënd tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar, i cili vërtetoi pafajësinë time dhe i zbriti ajetet:

    “Ata të cilët kanë përcjellë shpifjet, janë prej mesit tuaj ...” dhe dhjet ajetet që pasojnë pas tij (Ajetet në suretu En-Nur). Kështu zbritën ajetet të cilat vërtetonin pafajësinë time. Ebu Bekri r.a. e kishte të afërt Mustah bin Ethathen dhe shpenzonte për të vazhdimisht, pasi që ishte i varfër, në atë moment tha: “Për Zotin, më nuk do t’i jap asgjë pas asaj çfarë ka thënë për Aishen.” Pastaj Zoti i Lartmadhëruar zbriti ajetin:

    “Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (En-Nur, 22)

    Atëherë Ebu Bekri r.a.thotë: “Për Zotin, dëshiroj që Allahu të më falë. Shkoi te Mustahi dhe vazhdoi t’i japë atë që i jepte më parë”, dhe tha: “Kurrë nuk do t’ia ndërpres ndihmat.

    Dhe prapë ia vazhdoi ndihmat Mustahit.”

    Tregon Aishja r.a.: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. e pyeste Zejnebe bin Xhahshin: “Oj Zejnebe, çka di ti dhe çka mendon për Aishen?” Ajo i përgjigjej: “O i Dërguar i Allahu, unë ruaj dëgjimin dhe shikimin tim (nga ato që fliten e përfliten), për Zotin, unë di vetëm çfarë është mirë për të.” Ajo e ngrite vlerën time dhe ishte gruaja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Për këtë arsye e ka mbrojtur Allahu dhe e ka bërë të devotshme, ndërsa motra e saj (Hamnetu bin Xhahshi) e sulmonte dhe ia kishte zili. Dhe kështu ka dështuar ai i cili ka dështuar. Ibn Shihabi ka thënë: “Dhe kështu përfundoi çështja e atyre shpifësve.”

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Neveviju r.a. ka thënë: “Ta dini se në hadithin e ngjarjes së “Ifkut” përfundohen shumë çështje:

    E para: Hedhja e shortit mes grave, nëse dëshirohet të udhëtohet me njërën prej tyre.

    E dyta: Lejohet udhëtimi i burrit me gruan e tij dhe lejohet që gratë të marrin pjesë në beteja; lejohet që ato të hipin në mjete transportuese (kafshë), dhe lejohet që burrat t’u ndihmojnë atyre gjatë udhëtimit.

    E treta: Lejohet që gruaja të dalë për nevoja të domosdoshme të saj, pa lejen e burrit, kuptohet në raste të jashtëzakonshme.

    E katërta: Ai i cili hip një grua (të huaj) në devenë nuk flet me të, nëse nuk është i afërt i saj, vetëm nëse është e domosdoshme, sepse Aishja ka udhëtuar me devenë, por nuk folur me grahësin e devesë.

    E pesta: Është mirë që gratë të mos hanë mish, i cili e trashë shumë, sepse kështu ka qenë në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. E, ajo çka ka qenë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. ajo është e mirë dhe e dobishme që të praktikohet.

    E gjashta: Të ndihmuarit e nevojtarit dhe të atij, i cili ka mbetur në rrugë; të shpëtuarit e të humburit, dhe të nderuarit të vlefshmëve, ashtu siç ka vepruar Safuani r.a.

    E shtata: Sjellja e mirë me të huajt, posaçërisht me ata që, për shkak të domosdoshmërisë, kanë mbetur të vetmuar në vend të huaj. Njësoj siç ka vepruar Safuani në rastin e përgatitjes së devesë, pa folur, pa pyetur, dhe duke ecur përpara, as paralel, e as pas saj.

    E teta: Kur të ndodhë ndonjë fatkeqësi, pa marrë parasysh a është në fe, në jetë, në trup, ose kur ngushëllohet dikush mustehab është t’i thuhet atyre: “Ne jemi të Allahut dhe ne te ai do të kthehemi.”

    E nënta: Që gruaja të e mbulojë fytyrën kur ta shikojë i huaji, pa marrë parasysh a është i ndershëm ai apo jo.

    E dhjeta: Mustehab është që të fshihet ajo çka thuhet për ndonjë njeri, deri sa nuk është e dobishme që të tregohet, ashtu siç e kanë fshehur nga Aishja r.a. çështjen e saj një muaj, dhe një muaj nuk i ka dëgjuar, deri kur është paraqitur nevoja, kur nëna e Mustahit ka thënë: “U shkatërroftë Mustahi!”

    E njëmbëdhjeta: Është mustehab që burri të jetë i butë dhe të sillet mirë me bashkëshorten, nëse i ndodh asaj ndonjë fatkeqësi, që t’ia lehtësojë (ia lehtëson duke u sjell mirë me të), njëherit duhet të pyetet ajo për shkakun dhe problemin, me qëllim që t’ia largojë.

    E dymbëdhjeta: Gruaja nëse del për ndonjë nevojë, mustehab është që ta marrë me vete një shoqëruese, për të mos i ndodh diçka.

    E trembëdhjeta: Që njeriu të urrejë shoqërinë apo të afërmit nëse ofendojnë të mirët dhe të ndershmit, ose nëse veprojnë gjëra të pahijshme, ashtu siç ka vepruar nëna e Mustahit, kur ka mallkuar.

    E katërmbëdhjeta: Që gruaja të mos shkojë te shtëpia e prindërve të saj pa lejen e burrit.

    E pesëmbëdhjeta: Që kur të konsultohet ndonjë njeri për familjen e tij, për shoqërinë e tij, t’i përgjigjet për gjëra që kërkon dhe që i nevojiten.

    E gjashtëmbëdhjeta: Lejohet të sharit e fanatikut për ta mposhtur, atë ashtu siq e ka sharë Ejsen bin Hudejri, Sead bin Ibadetin, për fanatizmin dhe dyfytyrësinë e tij, sepse i ka thënë: “Ti je munafik dhe po i mbron mynafikët”. Ai ka pasur për qëllim ti thotë: Ti bën veprimin e munafikëve, e nuk e ka pasur për qëllim munafikllëkun e vërtetë.

    E shtatëmbëdhjeta: Pafajësia e Aishes r.a. nga shpifja kundër saj (Ifkut). Ajo është pafajësuar me argument të qartë kur’anor, dhe nëse ndonjë njeri dyshon diçka, atëherë ai është pabesimtar (Zoti na mbrojt) dhe këtë me ixhmain e muslimanëve.

    E tetëmbëdhjeta: Vlerat e Ebu Bekri Sidik r.a. Kjo vërtetohet me ajetin kur’anor.

    E nëntëmbëdhjeta: Mustehab është që të bëhet lidhja farefisnore, edhe nëse nuk janë të mirë, dhe mustehab është t’i falet keqbërësit.

    E njëzeta: Nëse dikush përbetohet për diçka, ndërsa e kupton se veprimi i kundërt është më e dobishme, atëherë e thyen përbetimin, e kompenson, dhe e bënë atë punë të mirë”.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [95] – FOSHNJA, E CILA I KA FOLUR NËNËS SË SAJ

    Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një grua nga beni israilët i jepte gji foshnjës së saj. Aty pranë kalon një kalorës i pashëm, me rroba të bukura. Gruaja thotë: “O Zoti im! Fëmijën tim bëre si ky”. Foshnja e ndërpret gjirin, e kthen fytyrën në drejtim të kalorësit, e shikon, dhe thotë: “O Zoti im, mos më bën si ky”, - pastaj vazhdon prapë të thithë. Tregon Ebu Hureje: “Më duket sikurse po e shoh duke treguar rastin Pejgamberi s.a.v.s., aq mirë që e tregonte”. Pastaj vazhdon duke treguar: “Pastaj aty pranë e sjellin një vajzë duke e goditur pandërprerë dhe duke thënë: “Ke bërë prostitucion, ke vjedhur”, ndërsa ajo thoshte: “Më mjafton Allahu, Ai është ndihmëtari më i miri.” Nëna thotë: “O Zot, fëmijën tim mos e bën si kjo!” Foshnja e ndërpret gjimarrjen, e shikon atë dhe thotë: “O Zoti im, më bën si kjo!” Pastaj e tregon tregimin dhe sqarimin e foshnjës, e cila ka thënë: “Ka kaluar një njeri me pamje të mirë, e nëna tha: “O Zoti im, bëre foshnjën time si ai, e unë thashë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” E kur kaluan këta njerëz me vajzën duke e rrahur dhe duke i thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion”, e nëna tha: “O Zoti im, mos e bën foshnjën time si ajo”. Thashë: “O Zoti im, më bën si ajo!” Tregon se ai njeri (kalorësi i pashëm) ka qenë kriminel (i fshehur), e foshnja ka thënë: “O Zoti im, mos më bën si ai!” Ndërsa për vajzën, të cilës i kanë thënë: “Ke vjedhur, ke bërë prostitucion.” Ajo as nuk ka vjedhur, as nuk ka bërë prostitucion, e unë kam thënë: “O Zoti im, më bën si ajo!”

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [96] - TREGIMI I LUFTËTARIT PEJGAMBER ME TRADHËTARIN

    Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një Pejgamber prej Pejgamberëve (Jashua bin Nuni) ka luftuar dhe, para betejës, i thotë popullit të tij: “Mos të vijë me mua në front ai, i cili dëshiron të martohet dhe është në prag të martesës, veç sa nuk ka lidhë kurorë, veç sa s’ka hyrë dhëndër, as ai, i cili ka filluar të ndërtojë shtëpi, e ende nuk e ka vendosur kulmin. E, as ai i cili ka blerë bagëti dhe i pret që të lindin, bagëtia pëlle. E fillon luftën, zbret në një fshat në kohën e namazit të ikindisë, apo afër namazit të ikindisë dhe i thotë diellit: “Ti je i urdhëruar, por edhe unë jam i urdhëruar. O Zot ndale!” Dhe dielli ndalet, deri sa ta çlirojë. E tubon pasurin e luftës e pastaj vjen zjarri për ta përpirë, por nuk e përpin. Pejgamberi thotë: “Në mesin e juaj ka tradhëtar (Gulul-tradhëtar quhet vjedhja prej pasurisë së luftës, para se ajo të ndahet). Secili njeri prej fisit (secili luftëtar) le të ma japë dorën që ta shikoj a po ngjitet dora e tij me dorën time.” (Kjo ishte shenjë, të cilën Allahu e argumentonte tradhëtinë-vjedhjen e pasurisë së luftës, dhe vërejtje se ajo dorë duhet të dënohet) . Dhe u thotë: “Në mesin e fisit tënd ka tradhëtarë, e le të ma japin dorën.” E kur ia japin dorën, dyve apo treve të fisit u ngjitet dora për dorën e tij. E thotë: “Ju jeni tradhtarët (hajna të pasurisë së luftës).” Dhe sjellin koka, si koka të lopës me ari dhe i vendosin në tokë, e pastaj shkon zjarri dhe i shtrinë e i përpin. Pastaj Allahu na ka lejuar neve pasurinë e luftës, sepse e ka parë se ne jemi të dobët e mund të gabojmë.

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [97] - TREGIMI I DY SHOKËVE, NJËRI BESIMTAR E TJETRI PABESIMTAR

    Tregon Sudaiju: “Kanë qenë dy shokë nga beni israilët, njëri besimtar e tjetri pabesimtar, të cilët pastaj janë ndarë mes veti, pasi që kishin fituar 6000 dinarë dhe pasi secili prej tyre i kishte marrë nga 3000 dinarë. Pas një kohe takohen përsëri. Pabesimtari e pyet besimtarin: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde, a ke bërë ndonjë tregti apo jo?” Besimtari i thotë: “Jo. Po çfarë ke bërë ti?” Ai i thotë: “Kam blerë një parcelë toke me hurma, në vlerë prej 1000 dinarëve.” Besimtari i thotë: “Me të vërtetë?” Ai ia kthen: “Me të vërtetë.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës falet, sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtarë) ka blerë parcele me hurma, ku ka lumenj për 1000 dinarë, mirëpo ai nesër do të vdesë dhe do ta lë pas vete. O Zoti im, unë dëshiroj që prej Teje të blej parcelë me hurma dhe lumenj në xhenet!” Dhe të nesërmen në mëngjes ia ndan 1000 dinarët të varfërve. Pastaj vazhdoi kështu deri sa përsëri pas një kohe janë takuar. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai (pabesimtari) i thotë: “Punishtja ime ishte e madhe, ndërsa vetëm nuk mund ta punoja, kështu që bleva robër në vlerë prej 1000 dinarëve, për të punuar për mua.” Besimtari i thotë: “A kështu paske vepruar?” I thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe kur bëhet mesi i natës, falet sa ka dashur Allahu që ai të falet, i merr 1000 dinarë në dorë dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtar) ka blerë robër prej robërve të kësaj bote në vlerë prej 1000 dinarëve, nesër vdes e i len ata pas vete, ose ata vdesin e lënë atë. O Zot, unë po blej prej Teje me këto 1000 dinarë robër të xhenetit.” Dhe të nesërmen në mëngjes ua ndanë të varfërve. Pastaj kalon edhe ca kohë dhe prapë takohen. Pabesimtari i thotë besimtarit: “Çfarë ke bërë me pasurinë tënde, a ke bërë ndonjë tregti?” I thotë: “Jo. Po ti çfarë ke bërë?” Ai i thotë: “Të gjitha dëshirat i kam pasur të plotësuara, më mungonte vetëm diçka. Një gruaje i ka vdekur burri, e asaj ia kam dhanë 1000 dinarë, dhe ajo ka ardhur tek unë edhe me të hollat dhe ka pranuar të martohet me mua. E, unë u martova me të.” Besimtari i thotë: “Kështu paske vepruar?” Thotë: “Po.” Besimtari shkon në shtëpi dhe në mesnatë fal namaz, sa ka dashur Allahu që ai të falë dhe pasi e përfundon namazin, i merr 1000 dinarët tjera, i vendosë në duar dhe thotë: “O Zoti im! Filani (shoku i tij pabesimtar) është martuar me një grua prej grave të kësaj bote për 1000 dinarë. Nesër ai do të vdesë e do ta lë pas vete, ose ajo do të vdesë e do ta lë. O Zoti im, unë dua që me këto 1000 dinarë të fejoj prej Teje një hyri të xhenetit.” Të nesërmen në mëngjes 1000 dinarë ua jep të varfërve. Besimtari pastaj mbet pa të holla. Shoku i tij pabesimtar kur e sheh, e njeh, e kap për dore e i thotë: “A nuk ke pasur pasuri shumë? Tani paskeni mbetur në këtë gjendje!” Thotë: “Po, është e vërtet.” I thotë: “Pra a më tregon se ku i ke harxhuar ato mjete?” Thotë: “I kam huazuar.” “Po cilit?” Besimtari i thotë: “Atij, i Cili m’i kthen”. Pabesimtari pyet: “Po kush është Ai?” Ai i thotë: “Allahu, Zoti im.” E largoi dorën e vet prej dorës së tij e tha: “A me të vërtet ti je prej lëmoshëdhënësve. Vallë, atëherë kur të jemi të vdekur e të bëhemi eshtra, a ne do të japim llogari (pyet pabesimtari)?!”

    Suda tha: “Ata të dy, gjithsesi kanë për të dhënë llogari.” Ai tha: “Pabesimtari shkoi dhe e la besimtarin, pasi e sheh se nuk kishte asgjë. E la besimtarin të jetojë jetë të vështirë, në kohë të vështirë, ndërsa ai vet si pabesimtar kalonte jetë të mirë.

    Kur të bëhet Dita e Kijametit, Allahu e shpie besimtarin në xhenet, dhe duke u shëtitur nëpër xhenet kur sheh vende me hurma e lumenj dhe pyet: “Të kujt janë këto?” Tuajat i thuhet. Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe punuar dhe ashtu u shpërbleva.”

    Pastaj duke ecur kur sheh robër të panumërt e pyet: “Kush janë këta?” I thuhet: “Të gjithë këta do të përkujdesen dhe do të të shërbejnë ty.” Thotë: “Subhanellah, ashtu siç kam menduar dhe kam punuar, ashtu u shpërbleva.” Pastaj duke ecur kur sheh vendbanime me hyri. Pyet: “Të kujt janë këta?” “Këta janë për ty”, thuhet. Ai thotë: “Subhanellah, ashtu siq kam menduar dhe kam punuar dhe ashtu u shpërbleva.” Pastaj i kujtohet shoku i tij pabesimtar, i cili më herët i kishte thënë: “A me të vërtetë ti je prej lëmoshëdhënësve, a atëherë kur të jemi të vdekur, e do të bëhemi eshtra e dhé, ne do të japim llogari?” Xheneti është i lartë, e xhehenemi i poshtë. Allahu i Lartmadhëruar ia tregon shokun e tij, i cili digjej në mes të xhehenemit me banorët e xhehenemit. Kur besimtari e sheh dhe e njeh, thotë: “Për Zotin për pak ke qenë duke më bindur për të më lakuar nga rruga e drejtë. Po mos të kishte qenë mirësia e Zotit tim, do të kisha qenë prej të dënuarve në zjarr. Po a nuk jemi ne prej atyre që do të vdesim, e ne do të jemi që vetëm një here vdesim dhe nuk do të jemi prej të ndëshkuarve. Vërtet kjo ishte një fitore e madhe, për këtë arsye le të punojnë punëtorët.” Ai (pabesimtari) i thotë: “Me çka ia arrite të shkosh atje?!” Atij besimtarit i kujtohet se nëpër çfarë vështirësish ka kaluar në këtë botë. Dhe nuk e kujton se vështirësitë, të cilat i ka përjetuar në botë kanë qenë më të vështira se vetë vdekja.

    (E ka regjistruar Ebi Hatemi dhe Ibni Kethiri në tefsirin e tij në Suretu Saffat)

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [98] - TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT

    Transmeton Zuhriju se Enes bin Maliku ka treguar: ''Ishim ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e ai tha: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të Xhenetit”. Kur erdhi një njeri prej ensarëve, i cili e kishte paksa të lagur mjekrën prej abdesit dhe në dorën e tij të majtë mbante nalle (këpucë). Të nesërmen Muhamedi a.s. prapë tha njësoj, sikur në ditën e parë. Kur prapë u paraqit i njëjti njeri! Edhe ditën e tretë Muhamedi a.s. prapë tha sikur ditën e mëparme. Kur u paraqit i njëjti njëri! Pasi shkoi Muhamedi a.s. Abdullah bin Amri bin Asi shkon pas atij njeriu dhe i thotë: “Jam përbetuar se tri ditë nuk do të hyjë në shtëpinë e babait tim, andaj për të mos e thyer përbetimin kërkoj që të strehohem tek ju tri ditë. Ai njeri iu përgjigj: “Po.” Vazhdon të tregojë Enesi se Abdullahu tregonte për tri ditët e qëndrimit të tij tek ai njeri, se ai nuk ka parë që ai të falte namaz të natës. Mirëpo, para se të binte e kujtonte Allahun dhe e madhëronte Allahun deri në mëngjes (namaz të sabahut). Tregonte Abdullahu se ai kur fliste, gjithnjë fliste fjalë të mira dhe të dobishme. Pasi që kanë kaluar tri netët, dëshirova të përfitoj prej veprimtarisë së tij, e i thashë: “O rob i Allahut, unë nuk kam ndonjë hidhërim me babën tim, dhe nuk jam përbetuar se nuk do të shkoj më në shtëpi tri ditë. Mirëpo, tri herë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Tani do të vijë një njeri prej banorëve të xhenetit”, ndërsa qe tri herë jeni paraqitur ju. Për ketë arsye kam dëshiruar të banoj me ty, të shoh se çka vepron, çfarë punë të mira keni që edhe unë t’i veproj të njëjtat. Mirëpo nuk pash tek ju diçka të veçantë nga veprat e mira, andaj nuk e di se çka ka dëgjuar për ju i Dërguari i Allahut” Ai njeri u përgjigj: “Nuk veproj në jetën time, pos atë çka e ke parë gjatë këtyre tri netëve.” Pasi që ia ktheva shpinën dhe u nisa për të shkuar, më thirri dhe më tha: “Nuk ka diçka, pos çka më ke parë, mirëpo unë kurrë nuk i tradhtoj muslimanët, nuk e urrej askënd, nuk kam zili në atë të mirë që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër. Atëherë Abdullahu i thotë: “Kjo është arsyeja për çka ka thënë i dërguari i Allahut për ty. Kjo është ajo që duhet ta kemi ne.”

    (Transmeton Ahmedi me zingjirin sipas kushteve të Buhariut, Transmeton Muslimi dhe Nesaiu)

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [99] - TREGIMI I MUSASË ME MELEKUN E VDEKJES

    Nga Ebu Hurejrete r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Ka shkuar Meleku Mevti te Musa a.s., dhe kur i afrohet afër Musa a.s., i bie shuplakë në sy, sepse ai ishte shndërruar në njeri, e nuk kishte qenë në formën e melekut dhe nuk e kishte pyetur për vdekjen se a dëshironte të jetonte ende, ashtu siç ka qenë zakon tek Pejgamberët. E, kur i jep të drejtë të zgjedhë në mes të vdekjes dhe vazhdimit të jetës, e ka zgjedhur vdekjen që sa më parë të takohet me Zotin e tij të Lartmadhëruar. E, i verbërohet syri (melekut të vdekjes), kthehet te Zoti i tij e i thotë: “Më ke dërguar te një rob, i cili nuk e dëshiron vdekjen.” Tregon se Allahu ia kthen shikimin, e i thotë: “Kthehu prapë te ai dhe thuaj që ta vendosë dorën mbi shpinë të kaut dhe sa qime të përfshijë me dorën e tij, po aq vite do të jetojë. (Meleku shkon tek Musa a.s. dhe ia përcjell këtë) (Musa a.s.) thotë: “Po, O Zoti im, po pastaj?” “Pastaj do të vdesësh”, - i thotë. “Po tani?” “Tani lute Zotin që t’i afrohesh tokës së shenjtë, në largësi të një gjuajtje të gurit (ku e ka varrin, para se të arrihet te Mesxhidi Aksaja).”

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Po të isha atje, do t’jua tregoja varrin e tij, në anën e poshtme të rrugës, ku është e tubuar rëra e kuqe mbi të.”

    (Transmetojnë dy shejhat)

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •