-
i/e regjistruar
Çështje të përgjithshme lidhur me namazin
Sexhdeja e harresës – përpara apo pas selamit?
Shejh Salih bin Feuzan
“El‐Munteka min Fetaua Shejh Salih el‐Feuzan”, vëll.5, faqe 40, fetua nr.59
Pyetje: A duhet bërë sexhden e harresës [suxhud es‐seuh] përpara selamit apo pas tij? Apo, a ka situata kur atë duhet bërë përpara selamit dhe kur atë duhet bërë pas tij?
Përgjigje: Sexhden e harresës është e lejueshme të bësh përpara apo pas selamit. Mirëpo, ajo çfarë është më mirë është që ta bësh përpara selamit nëse ke lënë mangët diçka nga namazi, siç është lënia e teshehudit të parë apo lënia e ndonjë pjesë të obligueshme të namazit, siç është të thënët ʺSubhane Rabi el‐Adhimʺ në ruku, apo të thënët ʺSubhane Rabi el‐Alaaʺ në sexhde.
Mirëpo, nëse sexhden e harresë duhet bërë për diçka që është shtuar, siç është dhënia e selamit përpara përfundimit të namazit, apo ngritja për rekatin e pestë në namazin katër rekatësh, apo ngritja për të tretin në namazin dy rekatësh, apo për ngritja për të katërtin në namazin akshamit dhe pastaj atij i kujtohet dhe [menjëherë] ulet, atëherë më së mirë është që sexhdeja e harresës të bëhet pas selamit.
Pra, kur diçka shtohet në namaz nga harresa, atëherë më së miri është sexhdeja e harresës të bëhet pas selamit dhe po ta bënte këtë përpara selamit apo gjithmonë pas selamit, atëherë kjo nuk do të prishte punë, inshallah. Nga i dërguari i Allahu, salallahu alejhi ue selam, është përmendur edhe kjo edhe ajo [Sahi el‐Buhari (2/65); hadithi i Abdullah in Buhejnes, radijallahu anhu.].
mburoja.net
-
-
i/e regjistruar
A duhet falur namazin në xhami ndërsa je në udhëtim?
Shejh Ibn Uthejmin
Mexhmu Fetaua ue Resa'il el-Shejh ibn Uthejmin 15/422
Pyetje: Nëse jam në udhëtim dhe dëgjoj ezanin, a duhet të falem në xhami? Dhe, nëse falem në vendin ku jam duke qëndruar, a ka diçka të keqe në këtë?
Përgjigje: Nëse ti e dëgjon ezanin aty ku je duke qëndruar, duhet të falesh në xhami, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i ka thënë një njeriut, i cili kërkoi lejim për të mos u falur me xhemaf “A e dëgjon thirrjen?" "Po", u përgjigj ai. "Përgjigju", ia ktheu ai. [Muslim, 6533]
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë: "Kushdo që e dëgjon ezanin dhe nuk vjen, për të nuk ka namaz [dmth atij nuk i pranohet namazi], përveç atij që ka arsye". [et-Tirmidhi, 217.1 cilësuar sahi nga shejh Albani në Sahih et-Tirmidhi].
S'ka dëshmi se kjo vlen vetëm për udhëtarin, përveç nëse shkuarja në xhami do të sjellë probleme në udhëtimin tënd, siç është rasti kur ndalesh për të fjetur, apo, nëse ki frikë se po shkove në xhami, imami do ta vonojë namazin ndërsa ti dëshiron të largohesh ngaqë druan se do ta humbasësh trenin apo aeroplanin, etj.
mburoja.net
-
-
i/e regjistruar
A duhet të thërrasë ezanin ai që falet i vetëm?
Fetaua el‐Lexhne el‐Da’imeh ue’l‐Buhuth [6/56]
Përgjigje: Është e lejueshme që personi i cili falet i vetëm, të falet pa ezan. Por, nëse ai gjendet në shkretëtirë apo në ndonjë fermë të largët apo të ngjashme me këtë, i është urdhëruar ta thërrasë ezanin, edhe nëse do të falet i vetëm. Kurse, ikameti është urdhëruar për të gjitha kohët, për shkak të domethënies së përgjithshme të dëshmive dhe për shkak se Ebu Se'id el-Khudrij i pat thënë Ebdullah el-Ensarit:"Shoh që i do delet dhe shkretëtirën. Kur të jesh me delet tua në shkretëtirë dhe e thërret ezanin për namaz, ngrite zërin, se asnjë xhin, njeri apo ndonjë gjë tjetër brenda shtrirjes së zërit të muezinit nuk e dëgjon thirrjen veçse dëshmon për të në Ditën e Ringjalljes". Ebu Se'id tha: “E kam dëgjuar këtë nga i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]". [el-Buhari 1/151]
Dhe Allahu është burimi i forcës. Allahu e bekoftë Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shoqëruesit e tij.
mburoja.net
-
-
i/e regjistruar
A duhet të thuhet ikameti me zë të lartë apo qetë nga ai që falet i vetëm?
Pyetja 3 nga fetuaja 11636, f.76, vëllimi 6, Fetua të Komisionit të Përhershëm
Pyetje: A duhet të thuhet ikameti me zë të lartë apo qetë nga ai që falet i vetëm?
Përgjigje: Çfarë është ligjëruar lidhur me ikametin është se atë duhet thënë me zë të lartë. Kështu që kushdo që e thërret ikametin për namaz, këtë duhet ta bëjë me zë të lartë, pavarësisht se a është i vetëm apo jo.
Me Allahu qëndron suksesi dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkim dhe Vendime
Shejh Abdul‐Aziz bin Baz Shejh Abdullah bin Gudejan Shejh Abdur‐Rezak el‐Afifi
mburoja.net
-
-
i/e regjistruar
Obligimi i drejtimit të radhëve në namaz
Nga shejh Ibn Uthejmin
Pyetje: A është drejtimi i radhëve në namaz obligim në kuptimin që adhuruesit mëkatojnë nëse nuk e drejtojnë atë?
Përgjigje: Fjalët e Allahut: "... ose Allahu do të shkaktojë mosmarrëveshje mes jush", padyshim, janë një paralajmërim për ata që nuk i drejtojnë radhët. Kështu disa dijetarë mbajnë qëndrimin se është e detyrueshme të drejtohen radhët. Ata morën si dëshmi për këtë faktin që pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka urdhëruar për këtë dhe u është kërcënuar atyre që kundërshtojnë urdhrin e tij. Nëse për diçka urdhërohemi dhe bëhet paralajmërim/kërcënim nëse veprohet e kundërta, s'mund të thuhet se kjo është "vetëm sunet".
Që këtu, opinioni i saktë për këtë çështje është se drejtimi i radhëve është obligim dhe nëse xhemati nuk i drejton radhët, mëkatojnë. Ky është kuptimi i qartë i fjalëve të shejh el-Islam Ibn Tejmijes". ["el-Sherh el-Mumti, 3/6]
"Të drejtosh radhët do të thotë që askush të mos qëndrojë përpara dikujt tjetër. Por a mendohet me këtë që shputa e njërit mos të dalë përpara shputës së tjetrit? Përgjigja në këtë është se me këtë mendohet në krahët, në maje të trupit, dhe në thembrat, në fund të trupit.
Thembrave u kushtohet vëmendje ngaqë ato janë baza mbi të cilat qëndron trupi. Thembra është fundi i këmbës, kurse këmba është shtylla e trupit, pra këtë duhet marrë parasysh. Për sa u përket gishtave të këmbës, ata nuk merren parasysh, sepse gishtat e këmbës dallojnë; disa njerëz i kanë shputat e gjata, disa i kanë të shkurtra, kështu që thembrat duhet marrë parasysh.
Është edhe një tjetër lloj i drejtimit që nënkupton plotësim apo përsosmëri, kur Allahu thotë:
"Kur ai u forcua dhe u përsos" [el-Kasas, 14]
Këtu fjala "estewa" [e përkthyer si "u përsos"] do të thotë: u plotësua. Nëse themi "istiwa el-sufuuf [drejtimi i safave/radhëve] në kuptimin e plotësimit, kjo nuk heq nga domethënia e të drejtuarit e radhëve në kuptimin që të sigurohemi se secili po qëndron paralel, mirëpo kjo përfshin një mori domethëniesh:
1 - Drejtimi në kuptimin e të qëndruarit paralel, gjë e cila, sipas opinionit të saktë, është obligim, siç u tha më lart.
2 - Ngjeshja e radhëve, gjë e cila është pjesë e plotësimit dhe përsosmërisë së tyre. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, urdhëronte për këtë dhe nxiste umetin e vet të formonte radhët siç i formojnë engjëjt para Zotit të tyre, duke i mbushur dhe duke i plotësuar radhët një nga një. Çfarë mendohet me ngjeshjen e radhëve, s'është që mos të lihen hapësira për djajtë, kjo s'do të thotë të grumbullosh e të dyndësh njerëzit, sepse ka dallim mes ngjeshjes së radhës dhe ngjeshjes së tepërt. Që këtu pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, thoshte:"Drejtoni radhët, bëni krahët paralel... dhe mos lini hapësira për djajtë", dmth s'bën të ketë hapësira mes jush nëpërmjet të cilave djajtë mund të hyjnë, sepse djajtë hyjnë mes radhëve si qengjat e vegjël, për ta prishur namazin e adhuruesve.
3 - Plotësimi i radhës së parë pastaj të tjetrës. Kjo është pjesë e të drejtuarit të radhëve. Radha e dytë s'bën të niset përpara plotësimit të radhës së parë, radha e tretë s'bën të niset përpara plotësimit të radhës së dytë dhe kështu me radhë. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nxiste për plotësimin e radhës së parë dhe thoshte:"Po të dinin njerëzit çfarë ka në ezan dhe në radhën e parë, por mos të kishin mundësi tjetër përveç hedhjes së shortit, atëherë do të hidhnin short".
Dmth: Nëse dy njerëz vijnë në radhën e parë dhe njëri prej tyre thotë:"Unë jam më i denjë sesa ti", dhe tjetri ia kthen:"Jo, unë jam më i denjë", dhe pastaj thotë:"Le të hedhim short se cili nga ne do të qëndrojë në këtë vend".
Një nga mënyrat me të cilat shejtani luan me njerëzit sot, është kur ata shohin që radha e parë është e përgjysmuar, por pavarësisht nga kjo ata nisin radhën e dytë. Më pas, kur të thirret ikameti dhe t'u thuhet atyre:"Plotësoni radhën e parë", ata shikojnë përreth të ngatërruar.
4 - Një tjetër aspekt i drejtimit të radhëve është të afrohen radhët afër njëra-tjetrës dhe afër imamit, sepse ata janë xhemat [grup] dhe fjala "xhemat" është marrë nga fjala "ixhtima" [bashkim]. Nuk mund të ketë bashkim të duhur nëse radhët janë larg njëra-tjetrës. Sa më afër të jenë radhët ndaj njëra-tjetrës aq më mirë. Në disa xhami shohim hapësira mes imamit dhe radhës së parë, që janë aq larg njëra-tjetrës saqë mes tyre mund të hyjnë edhe një apo dy radhë të tjera, sepse imami është tepër i larguar përpara. Mendoj që kjo vjen nga padituria. Sunet është që imami të jetë afër njerëzve që po falen prapa tij, njerëzit të jenë afër imamit dhe secila radhë të jetë afër njëra-tjetrës. Përcaktimi i "afërsisë" është se duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për sexhde dhe pak më shumë.
5 - Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është t'i afrohemi më shumë imamit, sepse pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:"Prej jush më së afërti meje le të jenë të urtët dhe të mençurit". Sa më afër aq më mirë. Prej këtu inkurajohet t'i afrohemi imamit në namazin e xhumasë, sepse afrimi ndaj imamit, në rastin e xhumasë, arrihet me anë të afrimit ndaj tij gjatë namazit dhe hutbes. T'i afrohesh imamit është diçka e dëshirueshme, por disa njerëz e lënë këtë pas dore.
6 - Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është parapëlqimi i anës së djathtë të radhës ndaj të majtës, dmth se ana e djathtë e radhës është më e mirë sesa e majta, por jo në kuptimin absolut, siç është rasti i radhës së parë. Po të kishte qenë në kuptimin absolut, si në rastin e radhës së parë, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, do të thoshte:"Plotësoni anën e djathtë, pastaj anën e djathtë", por ka thënë:"Plotësoni radhën e parë, pastaj radhën tjetër". Ana e djathtë është më e mirë se e majta nëse të dy anët janë afërsisht të barabarta, si në rastin kur të jenë pesë persona në të djathtë dhe pesë në të majtë pastaj vjen i njëmbëdhjeti. Në këtë rast i themi:"Shko në të djathtë, sepse e djathta është më e mirë", kur të dy anët janë pothuaj të barabarta në mënyrën që dallimi mes të djathtës dhe të majtës s'është i qartë. Por nëse ka dallim, atëherë, pa dyshim, ana e majtë e radhës më të afërt është më e mirë sesa ana e djathtë e një radhe më larg. Kjo tregohet me faktin që, nëse xhemati është vetëm tre njerëz, imami duhet të qëndrojë mes tyre, dmth mes dy të tjerëve. Kjo tregon se e djathta s'është më e mirë në kuptimin absolut, sepse po të kishte qenë kështu, do të kishte qenë më mirë që dy njerëzit të qëndronin në të djathtë të imamit dhe askush në të majtë. Por ajo çka është parashkruar është që një duhet të jetë në të djathtë dhe një të majtë, që imami të jetë në mes dhe mos të ketë pabarazi në njërën anë.
7 - Aspekt tjetër i drejtimit të radhëve është që femrat duhet të qëndrojnë të vetme, dmth femrat duhet të jenë prapa burrave, jo të përziera me burra, sepse pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:"Radhët më të mirë për burra janë radhët e para ndërsa më të këqijat janë radhët e fundit; radhët më të mirë për femrat janë radhët e fundit ndërsa më të këqijat janë të radhët e para." Pejgamberi ka thënë që sa më larg të jenë femrat prapa burrave, aq më mirë.
Pra, është më mirë për femrat që të jenë prapa burrave, për shkak të fitnes që shkaktohet nëse janë afër burrave. Më e keqe se kjo është përzierja me burrat, ku një femër është krahas një burri apo një radhë femrash mes dy radhëve të burrave. Kjo s'është me vend, si edhe meqë është haram ekziston frika e fitnes.
Ka më shumë mundësi të jetë haram kur ekziston frika e fitnes, por edhe kur s'ka fitne, ende s'është me vend, siç është rasti kur femrat janë kujdestare të meshkujve". [el-Sherh el-Mumti", 3/13-17].
mburoja.net
-
-
i/e regjistruar
A është e domosdoshme që du’aja në namaz të jetë e vërtetuar me Sunet?
[Fetua el‐shejh bin Baz (11/173, 174)]
Pyetje: Kur personi të falet, a duhet të recitojë të gjitha dhikret e transmetuara nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] apo mund të lutet me cilëndo lutje të lejueshme që do?
Përgjigje: Besimtari është urdhëruar të lutet gjatë namazit të tij në vendet ku lutja është e lejueshme, qoftë në namazin e detyrueshëm apo në atë të vullnetshëm. Vendet ku lutja është e lejueshme janë: sexhdeja, mes dy sexhdeve, dhe në fund të namazit, pas teshehudit dhe salavateve mbi pejgamberin dhe para selamit. Është dëshmuar se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] lutej për falje mes dy sexhdeve, dhe është vërtetuar të ketë thënë mes dy sexhdeve:
“Allahume igfir li, ue’rhamni, ue’hdini, ue’xhburni, ue’rzukni, ue’afini / O Allah, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më pasuro, më furnizo, më siguro!”.
Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Për sa i përket rukusë, në të madhëroni Zotin, kurse në sexhde lutuni shumë, sepse ka gjasa të pranohet”. [Muslim]
Po ashtu, Muslim ka transmetuar nga Ebu Hurejre se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Personi më së afërti ndaj Allahut është kur bën sexhde. Pra, lutuni shumë në të”.
Në el‐Sahihajn është transmetuar nga Abdullah bin Mesud se, kur pejgamberi ia mësoi atij teshehudin, i tha:
“Pastaj le të zgjedhë çfarëdo lutje që do”.
Sipas një transmetimi tjetër:
“Le të zgjedhë çfarëdo lutje që do dhe ta thotë atë”.
Ka shumë hadithe që flasin rreth kësaj, dhe ato tregojnë se është urdhëruar të bëhet lutje në këto vende në namaz, qoftë nëse kemi të bëjmë me jetën e përtejme apo me punë të kësaj bote, për sa kohë që lutja nuk përfshin ndonjë mëkat apo ndërprerje lidhjesh familjare. Dhe është mirë të thuhen shumë lutje që janë transmetuar nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]. [Fetaua shejh bin Baz (11/171, 172)]
Ai [Allahu e mëshiroftë], po ashtu, ka thënë:
“S’ka gjë të keqe të bëhet lutje gjatë namazit, qoftë për vete, për prindërit apo për këdo tjetër. Madje, jemi porositur ta bëjmë këtë, sepse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Personi më së afërti ndaj Allahut është kur bën sexhde. Pra, lutuni shumë në të”...
Kështu, nëse personi lutet, kur është në sexhde apo në fund të namazit, për vete, për prindërit a për muslimanët, atëherë s’ka gjë të keqe në këtë, për shkak të domethënies së përgjithshme të këtyre haditheve dhe të tjerave”.
mburoja.net
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt