-
i/e regjistruar
[80] - SHPËTIMI PREJ KURTHEVE
Tregon Ebu Hanife: “Në mesnatë më erdhi një njeri dhe më tha: “Më gjej zgjidhje para sabahut se përndryshe gruaja ime do të jetë e shkurorëzuar”. E pyeta: - Po si është puna? Ai më tha: -I kam thënë gruas sime se nëse nuk flas me ty ose nuk flet me mua para sabahut do ta shkurorëzoj tri herë. I kam përdorur të gjitha format dhe të gjitha metodat, mirëpo ajo nuk po flet. Ebu Hanife i thotë: - Shko dhe thuaji muezinit le të shkojë në xhami dhe le të thërret ezanin para kohe se ndoshta kur ta dëgjojë ezanin, ndërkohë t’i shko te ajo dhe kërko prej saj të flasë para ezanit të muezinit. Ai dhe vepron ashtu; shkon dhe kërkon nga ajo të bisedojë. Kur thërret ezani, ajo thotë: “Ja tani mori fund çdo gjë erdhi sabahu, e unë jam e liruar prej teje”, e ai i thotë: “Jo përkundrazi, ti fole para sabahut, dhe unë u lirova nga përbetimi”.
***
Një njeri e sheh gruan e tij, e cila ishte ngritur lart në shkallë, e i thotë: Nëse rri lart je e shkurorëzuar, nëse zbret shkallëve të poshtë je e shkurorëzuar. Ajo prej shkallëve kërcen (gjuhet) në mes të oborrit. Pastaj burri i thotë: “Për babanë dhe nënën time, nëse vdes imam Maliku banorët e Medinës do të vijnë tek ti për zgjedhjen e problemeve të tyre (duke e lavdëruar gruan e tij për shkak të mendjemprehtësisë së saj).
Dahak bin Mezahim i thotë një krishteri: “Pse nuk po e pranon islamin?” Ai i thotë: “Për shkak se unë pi alkoolin shumë.” Ai i thotë: “Pranoje islamin e vazhdo të pishë.”
Pasi që i krishteri e pranon islamin i thotë: “Nëse pi alkool dënohesh, nëse largohesh prej fesë ekzekutohesh.” Kështu ai u bë më i sinqertë në islam.
***
Një ditë Harun Er-Rreshidi, i cili ishte shumë xheloz ndaj bashkëshortes së vet një herë (nga mosmarrëveshjeve me të) i thotë: “Nëse një natë kalon natën në mbretërinë time je e shkurorëzuat tri here.” Pas kësaj shkojnë dhe e pyesin Kadijen, Ebu Jusufin, si të veprojnë, e ai thotë: “Le ta kalojë natën në xhami, sepse xhamitë janë të Allahut. Atëherë Reshidi e cakton Kadi në tërë mbretërinë e tij.”
Tregohet se një kuzhinier ia sjell ushqimin mbretit Persian, dhe duke ia vendosur i bie një pikë ushqim në tavolinë. Atëherë mbreti i thotë: “Je i dënuar me vdekje!”
Kuzhinierit i merr pjatat e i hedh nëpër tavolina e nëpër trup të mbretit. Mbreti i thotë: Çka të shtyri që të veprosh kështu?! Unë për një pikë që ra në tavolinë të thashë se je i dënuar me vdekje?
Kuzhinieri i thotë: “Më erdhi turp që kur të dëgjojnë njerëzit se ti më ke ekzekutuar për një pikë, e cila ra në tavolinë, dhe atë rastësisht, edhe pse të kam shërbyer shumë e shumë vite. Kështu që unë dëshirova që të bëj gabim më të madh që kur ti, si mbret, të më ekzekutosh, së paku të kesh një arsyetim të plotë para tjerëve.” Atëherë mbreti ia fali dhe i jep shpërblim për atë arsyetim.
-
-
i/e regjistruar
[81] - NDËRTIMI I QABES
Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se Ibrahimi a.s. e ka marrë (bashkëshorten e tij) nënën e Ismailit, Haxherën, e cila ende ishte duke i dhënë gji foshnjës, dhe i ka lënë te vendi DEHVATU (ku ka qenë një lis i madh), pra saktësisht te Shtëpia e Shenjtë (Qabeja), përmbi pusin Zemzem mbi xhami. Në atë kohë, në Meke, nuk kishte njeri, nuk kishte ujë. Pasi i vendosi aty, ua la një enë me hurma dhe një gastare me ujë. Pasi i vendosi aty, Ibrahimi u nis për të shkuar. Kur Ibrahimi a.s. niset, nëna e Ismailit i thotë: “O Ibrahim, ku po shkon e ku po na le ne në këtë kodrinë, në të cilën nuk ka asgjë?!” Këtë ia thotë disa herë dhe e bën që ai të kthehet në fytyrë në drejtim të saj. Pastaj Haxherja i thotë: “A Allahu të ka urdhëruar për këtë?” I thotë: “Po”. Atëherë ajo i thotë: “Atëherë Zoti nuk do të na lë në humbje” dhe kthehet. Largohet Ibrahimi s.a.v.s. prej tyre deri sa arrin në Thenije (vend në Meke) prej nga nuk mund ta shihnin ata; kthehet në drejtim të Kibbles, pra në drejtim të Qabesë, lutet për ta, i ngritë duart dhe thotë:
“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe për të të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta”. (Ibrahim, 37)
Nëna e Ismailit i jepte gji Ismailit dhe e pinte ujin deri sa i shpenzohet i tëri. Pastaj Ismaili etet, etet edhe nëna, kurse ajo fillon ta shikojë fëmijën e saj se si i lëviz buzët për shkak të etjes. Dhe nuk mund të durojë duke e parë në atë gjendje. E sheh kodrinën Safa, e cila ishte kodrina më e afërt. Hip mbi atë kodrinë dhe shikon mos po e sheh ndokënd, por nuk sheh askënd. Zbret prej majës së kodrës në rrafsh, ngre një pjesë të këmishës, pastaj ecën me hap normal, deri sa e kalon tërë gjatësinë deri te kodrina Mervete dhe hip në maje që të shikojë ndokënd. Kështu ka vrapuar shtatë herë.
Ibni Abasi thotë se ka treguar Pejgamberi s.a.v.s.: “Për këtë arsye haxhinjtë e bëjnë Saëjin në mes këtyre dy kodrinave. Kur për herë të fundit arrin në Mervete e dëgjuan një zë. Hesht (në vetvete), pastaj përqendrohet të dëgjojë me vëmendje dhe thotë: “Kam dëgjuar një zë duke thënë se nëse ke nevojë për ndihmë, kërko të të ndihmoj. Kur e sheh një melaqe (xhibrilin a.s.) te vendi Zemzem dhe shkon në atë drejtim deri sa e sheh sesi shpërthen një burim, i cili burim bëhet bazen dhe i sinjalizon me dorën e saj kështu, dhe i mbush grushtet me ujë dhe pastaj prej grushteve pi ujë.
Tregon ibni Abasi r.a. Ka thënë Muhamedi s.a.v.s: “Zoti e mëshiroftë nënën e Ismailit, sepse po të mos kishte pirë ujë me grushte, atëherë Zemzemi do t’ kishte mbetur burim i rëndomtë”. Pastaj tregon: Ajo ka pirë ujë, i ka dhënë qumësht fëmijës së saj. E Melaqja thotë: - Mos u frikëso, nuk do të shkatërrohesh, sepse këtu është një shtëpi preh shtëpive të Allahut, të cilën do ta ringrit ky fëmijë me babanë e tij. Allahu nuk e humb familjen e tij.
Qabeja i ka pasur të ngritura themelet mbi tokë dhe ka qenë e ngritur, ndërsa nga ana e djathtë dhe e majtë kalonin udhëtarët, derisa kalon një karvan në atë drejtim dhe arrijnë në Mekë, aty e shohim në qiell se si një shpend sillej rreth e rrotull ujit për të pirë ujë. Ata thonë: “Ky shpend po sillet rreth e rrotull, sepse ka vërejtur ujë, prandaj të dërgojmë një vëzhgues në atë kodrinë. Dhe ashtu vendosën. E dërguan një vëzhgues apo dy dhe shohin se aty ka ujë. Shkojnë te nëna e Ismailit, saktësisht te burimi i ujit dhe i thonë: “A na lejon të vendosim këtu?” Ajo u thotë: “Po, mirëpo e drejta e ujit është e imja, jo e juaja (pra, të drejtën e ujit e kam unë. Nëse dëshiroj ju jap, nëse dëshiroj nuk ju jap).” Ata pranojnë. Tregon Ibni Abasi:
“Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëna e Ismailit ka dëshiruar që ata të vendosen në atë vend për shoqëri. Atëherë ata vendosen aty, i thërrasin edhe familjet e tyre (Xherum bin Katani). Ata vendosen aty dhe ky vend bëhet vendbanim në kuptim të plotë të fjalës. Djaloshi (Ismaili) rritet me ta dhe e mëson gjuhen arabe prej tyre. Kështu ata e donin dhe kur arrin moshën e pjekurisë e martojnë me njërën prej vajzë të tyre. Nëna e Ismailit vdes. Pas martesës së Ismailit, Ibrahimi a.s. shkon në atë vend për të parë pasardhësit e tij. Mirëpo Ismailin nuk e takon në shtëpi. E pyet gruan e Ismailit për gjendjen ekonomike të tyre, e ajo i përgjigjet: “Ne jemi në gjendje të vështirë, as që mundemi të mbijetojmë”, - kështu i ankohet atij. Ibrahimi i thotë: “Kur të vijë burri yt, përcille selamin (përshëndetjen) time dhe thuaj se të kam thënë që ta ndërrojë pragun e shtëpisë. Kur kthehet Ismaili në shtëpi e pyet gruan: “Mos vallë ka qenë ndokush?” Ajo i përgjigjet: “Po, ka ardhur një plak dhe me pyeti për ty, e unë i thashë: Jetojmë me përpjekje dhe vështirësi të madhe.” “Po a të ka porositur diçka?” Ajo thotë: “Po, më ka thënë të ta përcjell selamin dhe të të them: “Ndryshoje pragun e shtëpisë”. Ismaili thotë: “Po ai është babi im dhe më paska ardhur për të thënë që të të lëshoj dhe të të dërgoj në familjen tënde. Dhe e lëshon e martohet me një grua tjetër prej mesit të tyre. Pas një kohe prapë Ibrahimi shkon dhe nuk e gjen Ismailin. Hynë në shtëpi dhe e pyet gruan për Ismailin. Ajo i thotë: “Ka dalë të punojë për familje.” Ibrahimi e pyet: “Si e keni gjendjen, si po jetoni?” Ajo i përgjigjet: “Elhamdulilah! E Falënderojmë Allahun, mirë jemi duke jetuar.” Pastaj e pyet: “Me çka po ushqeheni?” “Me mish”, - ia ktheu ajo. “Po çka po pini?” “Ujë”, - i përgjigjet. Ibrahimi bënë lutje: “O Zoti im, bekoji ata me mish e me ujë”. Pejgamberi s.a.v.s. Thotë: “Në atë kohë aty nuk ka pasur bimë, sepse po të kishte pasur do të lutje për t’u shtuar bimët. Ata, e kanë pasur traditë që çdo kush që kalonte andej e shoqëronin dhe e ndihmonin. Ai i thotë: “Kur të vjen bashkëshorti përcillja selamin tim dhe urdhëroje ta forcojë pragun e shtëpisë. Kur Ismaili kthehet në shtëpi. E pyet bashkëshortin se a ka qenë ndokush. Ajo i përgjigjet se ka ardhur një njeri i moshuar, me pamje të mirë. Më pyeti për ju dhe i tregova. Më pyeti se si jetojmë e unë i tregova se jemi duke jetuar mirë. Pastaj Ismaili a.s. e pyeti bashkëshorten e tij se a kishte lënën ndonjë porosi. Ajo i thotë: “Po, më porositi që të ta përcjell selamin dhe që ta forcosh pragun e shtëpisë tënde.” Ismaili a.s. i thotë se ai ishte babai im e ti je pragu im dhe më ka urdhëruar që të të mbaj nën kurorë. Pastaj ka jetuar një kohë sa ka dashur Allahu, më pas Ismaili a.s. e mbolli një pemë afër ujit Zem-zem. Kur herën tjetër vjen babai i tij, përqafohen mes vete dhe babai (Ibrahimi a.s.) i thotë : “O Ismail, Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një faltore (xhami).” Ismaili a.s. i thotë: “Vepro ashtu siç të ka urdhëruar Allahu.” Ai i thotë: “Po, a më ndihmon?” Ismaili a.s. i thotë: “Po, të ndihmoj.” Ibrahimi a.s. i thotë se Allahu më ka urdhëruar ta ndërtoj xhaminë këtu dhe sinjalizoi në vendin ku kanë qenë themelet e vendosura. Pastaj i ngriti ato themele. Ismaili a.s. i sillte tulla dhe gurë, ndërsa Ibrahimi a.s. i vendoste derisa arriti te guri mekamiibrahim dhe e vendos aty, gjatë vendosjes i ndihmon edhe Ismaili a.s. duke thënë së bashku: “O Zoti ynë, pranoje nga ne, vërtet Ti dëgjon dhe je i Ditur.”
(Transmeton Buhariu)
-
-
i/e regjistruar
[82] - NJË E MIRË PËR NJË TË MIRË
Tregohet se Vehb bin Munbehi ka thënë: “Deri sa një grua prej beni Israilëve ishte buzë detit duke i larë rrobat dhe në afërsi fëmija i saj luante, vjen një lypës, e ajo ia jep një pjesë buke, të cilën e kishte me vete. Nuk kalon shumë kohë dhe një ujk ia kap foshnjën, ndërsa ajo vraponte pas tij duke thënë: “O ujk, ai është biri i im, ai është biri i im.” Allahu e dërgon një melek, i cili ia heq prej gojës së ujkut dhe ia sjell nënës e i thotë: “Një e mirë për një të mirë”.
-
-
i/e regjistruar
[83] - TREGIMI I FRIZERES PRIVATE (FLOKTARES) SË VAJZËS SË FIRAUNIT
Transmeton Ibn Abasi se Muhamedi a.s. ka thënë: “Në Natën e Israsë dhe të Miraxhit, kur jam ngritur në një vend prej vendeve, e kam ndier një aromë të këndshme, dhe pyeta: “O Xhibril, ç’është kjo erë e këndshme?!” Ai tha: “Kjo është aroma e floktares së bijës së firaunit dhe bijve të vet (floktares).” E pyeta: “Po çka ka qenë puna me të?” Ai tha: “Derisa e krihte bijën e firaunit i bie krehri prej dorës së saj, e ajo prapë e merr prej toke duke thotë “Bismilahi”. E bija e firaunit i thotë: “Thuaj me emrin e babait tim!” Ajo i thotë: “Jo (me emrin e babait tënd), por me emrin e Zotit tim, Zotit tënd dhe Zotit të babait tënd. Pra, me emrin e Allahut.” Ajo e pyet: “A ke ndonjë Zot tjetër, pos babait tim?” Ajo iu përgjigj: “Po.” Ndërsa ajo i tregoi firaunit, i cili e thërret atë dhe i thotë: “Oj filane (N.N.)! A ke Zot pos meje?” Ajo i përgjigjet: “Zoti im është edhe Zoti yt, Allahu i cili mbizotëron çdo gjë.”
Firauni urdhëroi që të ndizej një zjarr nën një kazan të madh, i cili vlonte. Pastaj i merr djemtë e saj dhe i gjuante një nga një. Ajo i thotë: “Kam një kërkesë.” Firauni i thotë: “Cila është ajo kërkesë?” Ajo i thotë: “Dëshiroj që t’i tubosh eshtrat e mia dhe të fëmijëve të mi në një qefin dhe të na varrosësh të gjithëve së bashku.” “Këtë edhe do ta bëjmë”, - iu përgjigj firauni. Fëmijët e saj i hidhte në kazan një nga një, derisa i erdhi radha edhe fëmijës së saj në gji. Dhe sikur për të u brengos për së tepërmi, mirëpo fëmija në gji i thotë: “Oj nëna ime, hidhu në zjarr së bashku me mua se dënimi në dunja është shumë më i lehtë se dënimi i ahiretit!” Pastaj u gjuajtën me fëmijën e saj. Katër fëmijë (në djep) kanë folur, e ato janë: Foshnja e frizeres së vajzës së Firaunit, Dëshmitari i Jusufit, Shoku Xhurejxh dhe Isa - i biri i Merjemes”.
(Transmeton Ahmedi dhe Berraziju, ibn Habani, Hakimi dhe të tjerët)
-
-
i/e regjistruar
[84] - TREGIMI I PABESIMTARIT TË PARË
Amër bin Luhij ka qen njeri i cili gjatë sezonës së vizitës së Qabës i ushqente njerëzit dhe i veshmbathte. Ka ndodhur që vetëm në një sezonë t’i ketë dhënë dhjetëmijë deve. Ka qenë arab shumë fisnik dhe guximtar, ndërsa arabët këto dy cilësi të njeriut shumë i kanë çmuar. Për këtë shkak edhe njerëzit e kanë dashur shumë, janë pajtuar me mendimet e tij dhe i kanë kryer urdhrat e tij. Çdo risi që e përfitonin arabët e bënin zakon. Ai njëherë shkon prej Mekes në Sham ( Siri ) për një punë të tij. Në atë kohë Sirinë e sundonin Amalikët. I sheh se ata adhuronin idhujt. Ai i pyet: “Çka janë këto idhuj që po i adhuroni.” Amalikët i përgjigjen: “I adhurojmë, ngase kur kemi nevojë për shi, lutemi për shi, dhe bie shi; u lutemi të na ndihmojnë dhe na ndihmojnë.” U thotë atyre: “A nuk po ma jepni një idhull ta dërgoj në vendet arabe që ta adhurojnë.” Ia japin idhullin e ashtuquajtur HUBEL. E sjell në Meke, e vendos në Qabe dhe i urdhëron njerëzit për ta adhuruar dhe që ta madhërojnë. Njerëzit e dëgjuan, sepse fjala e tij ka qenë e dëgjueshme dhe adhurim. Përderisa ai ka qenë në Mekë, ishte një njeri i cili gatuante bukë dhe u ofronte Haxhinjve. Bukën e gatuante në gurin që e quante “Guri i Latit”. Pra, guri ku është hedhur brumi dhe është gatuar deri sa është bërë bukë. Kur ky njeri i quajtur “Latë” vdes, Amër bin Luhij thotë: “Ky njeri nuk ka vdekur, por ka hyrë në gur” dhe i urdhëron kurejshitët që ta adhurojnë, dhe t’ia ndërtojnë një shtëpi dhe ta quajnë “Latë”, - ashtu edhe kanë vepruar. Pastaj, me ardhjen e islamit, Muhamedi a.s. e ka kuptuar realitetin dhe e ka kuptuar se Amër bin Luhij është ai i cili ka urdhëruar Kurejshitët të ndërtojnë tempullin e “LATIT”.
Muhamedi s.a.v.s. na ka mësuar edhe më shumë për këtë njeri. Pejgamberi a.s. i ka thënë njërit prej Sehabeve, i quajtur Ehthem: “E kam parë Amër bin Luhijun se si i tërhiqte zorrët e tij në zjarr, dhe nuk kam parë njerëz të cilët i ngjajnë njëri-tjetrit më shumë se ti me të, e ai me ty.” Ehthemi i thotë: “Ngjashmëria e tij me mua ndoshta do të më bëjë keq o i Dërguar i Allahut.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “Jo se ti je besimtar e ai pabesimtar.” Ai ka qenë njeriu i parë pabesimtar, i cili nuk e ka pasuar fenë e Ismailit, ka adhuruar idhujt dhe ka shpikur besëtytninë e Behires, Saibes, Vasiles dhe Hamës.
-
-
i/e regjistruar
[85] - ËMBËLSIRA E IMANIT, TREGIM I ABDULLAH BIN HUDHAFETES ME HERAKLIUN PERANDOR ROMAK
Abdullah bin Hudhave ka qenë udhëheqës i ushtrisë muslimane në ekspeditën e çlirimit të Shamit (Sirisë). Ai kishte marrë përsipër detyrën e sulmit mbi Kajserët, Qytetin Palestinez, i cili ishte e fortifikuar Brigjeve të tij dështon dhe ai zihet rob prej romakëve.
Perandori Herakli e gjeti rastin e posaçëm për t’i torturuar. Abdullah bin Hudhafen ia sjellin para vetes dhe ai dëshironte ta provonte në fenë e tij dhe ta mënjanonte nga islami.
Në fillim e përdori mjetin e karotës dhe ai i ofroi pasuri pa masë duke i thënë atij: “Konvertoju në Krishterizëm dhe do të kesh pasuri sa të duash.” Ibn Hudhafete e refuzon ofertën. Pastaj Herakliu i thotë: “Konvertoju në Krishterizëm e pastaj do të të martoj me bijën time.” Përsëri Ibn Hudhafete refuzon ofertën. Herakliu sërish i thotë: “Konvertoju në Krishterizem dhe do të bëhesh shok në mbretërinë time.” Edhe kësaj radhe Ibn Hudhafete e refuzon ofertën.
Herakliu e kupton se gjendet para një njeriu të llojit të veçantë, kështu që ia paraqet ofertën e katërtë: “Konvertoju në krishterizem dhe do të kesh gjysmën e perandorisë sime si dhe gjysmën e pasurisë sime.” Ibn Hudhafete i dha përgjigjie të prerë: “Po edhe nëse më jep tërë atë që posedon ti dhe tërë atë që posedojnë arabët, nuk do të largohesha nga feja e Muhamedit s.a.v.s. asnjë milimetër.” Pasi që Herakliut i dështoi mjeti i “Karotës”, pra pasi dështuan të gjitha ofertat e tij, atëherë kalon me mjetin e dënimit, të torturimit dhe atë të kërcënimit, e i thotë: “Atëherë nuk më mbetet asgjë tjetër, pos të të vrasë.” Herkaliu nuk e kuptonte se ai i cili fiton kundër armës së “Karotës” dhe të ofertave ai fiton edhe kundër armës së torturave, dënimeve; dhe ai i cili shkel dunjanë me këmbët e tij, ai nuk heziton as ta japë shpirtin e tij për ta sakrifikuar. E i thotë Herakliut: “Bëje atë, dhe më vrit.” Pastaj, Ibn Hudhafen e shpiejnë në qeli dhe tri ditë nuk i japim fare as për të ngrënë, as për të pirë. Atij i dërgojnë në qeli alkool dhe mish derri, mirëpo Ibn Hudhafete as që e shijon. Kalojnë ditë e ditë pa ngrënë e pa pirë, gati i afrohet vdekjes. Pastaj e nxjerr Herakliu nga qelia dhe i thotë: “Çka të pengoi për të ngrënë mishin e derrit dhe për ta pirë alkoolin, kur je i uritur dhe je i detyruar?” Ibn Hudhafete ia kthen: “Sa i përket domosdoshmërisë është e vërtetë se më është lejuar dhe nuk është e ndaluar, mirëpo unë vendosa të mos ha, që mos të të lejoj ty ta nënvlerësosh islamin! Pastaj Herakliu urdhëron që ta lidhin dhe ta gozhdojnë. E lidhën për dërrase, pastaj shigjetarët gjuanin për rreth trupit të tij, mirëpo ai qëndronte i fortë.
Herakliu ia ofron pranimin e krishterimin, ai e refuzon. Pastaj e zgjidhin dhe urdhëron që ta marrin një kazan të madh ta mbushin me ujë, ta ndezin zjarrin nën të dhe ta vlojnë ujin. E kur uji në kazan vloi, e sjellin një rob musliman. E hedhin në të dhe i shkrihet trupi. I mbesin vetëm eshtrat, plotësisht skelet njeriu, pastaj e hedhin robin musliman të dytë, ndërsa Ibn Hudhafete i shikonte.
Pastaj Herakliu urdhëron që ta hedhin Ibn Hudhafeten në ujin e vluar. Kur e marrin për ta hedhur në ujë valë, fillon të qajë! I tregojnë Herakliut se Ibn Hudhafete po qan. Herakliu mendon se të qajturit e Ibn Hudhafetës është për shkak se i frikësohet vdekjes, se ai e kishte ndryshuar mendjen, se më nuk është i vendosur dhe mund t’i pranon ofertat. Prandaj e thirr, dhe ia propozon krishterimin, e ai prapë e refuzon. Atëherë i thotë: “Po përse qajte?!” Ibn Hudhafete i përgjigjet me përgjigjie mahnitëse, e cila e dëshmon dështimin e Herakliut dhe fitoren e vet kundër tij: “Kam qajtur për arsye se e kam vetëm një shpirt, të cilin dua ta sakrifikojë në rrugën e Allahut. Prandaj kisha pasur dëshirë të kisha pasur shpirtra po aq sa qime kam në kokë (flokët e mia) dhe të gjitha me i dhënë në rrugën e Allahut, dhe për fenë time.” Herakliu më në fund u bind se ka humb betejën me Ibn Hudhafetën, edhe pse ka pasur pasuri, reputacion, mbretëri dhe forcë të kësaj bote, përderisa muslimani nuk e kishte asnjërën prej këtyre çështjeve dhe ia ofroi ofertën e fundit me të cilin doli ngadhënjimtar.
Herakliu për ta mbrojtur fytyrën e tij i thotë: “O Hudhafete, a pranon të ma puthësh kokën time në mënyrë që unë të të liroj?”. Ibn Hudhafete i thotë: “Po, por me kusht që së bashku me mua t’i lirosh të gjithë muslimanët e zënë rob prej borxheve tua (numri i tyre ka qenë mbi treqind)!” Ibn Hudhafete ia puth kokën dhe shkon te Omer bin El Hatabi në Medinë dhe ia tregon ngjarjen me Herakliun. Disa prej Sehabeve nuk e pëlqyen këtë veprim që Ibn Hudhafete t’ia puthte kokën Herakliut, prandaj e ofenduan, duke thënë se puthja nuk barazohet me lirimin e atij numri të madh të robërve. Omeri u pajtua me veprimin e Ibni Hudhafes, dhe tha: “Detyrë dhe obligim i çdo muslimani është që t’ia puth kokën Ibni Hudhafës, edhe unë do t’ia puthë dhe këtë do ta bëj i pari.” Ngritet në këmbë Omeri dhe ia puth kokën Ibni Hudhafes, e pas tij njësoj veprojnë edhe sahabët e tjerë.
-
-
i/e regjistruar
[86] - TREGIMI I HULUMTUESIT TË VËRTETËS - SELMAN FARESIJUT
Selmani ka qenë Persian nga qyteti Esbahan. Baba i tij gjithashtu ishte Persian nga qyteti Esbahan. Babai i tij ka qenë i pari i fshatit dhe Selmanin e ka dashur me shumë se çdo gjë. Ai ishte një zjarrputist dhe ishte ruajtës i zjarrit. Ai nuk e linte të fikej zjarri, sepse fshati e adhuronte zjarrin. Babai i Selmanit kishte një plantacion dhe një ditë i thotë Selmanit: “Shko dhe shikoje si janë të mbjellat.” Selmani duke shkuar gjatë rrugës e sheh një kishë krishtere, afrohet dhe i dëgjon njerëzit duke u lutur në të. Hyn brenda të shikojë se si falen. Kur i sheh, i pëlqen mënyra e lutjes së tyre, dhe lakmon në krishterizëm, e thotë: “Për Zotin, kjo është më emirë se feja jonë.” Selmani qëndron me ta derisa perëndon dielli, dhe nuk shkon te plantacioni fare. Por, pasi i pëlqen feja krishtere i pyet ata për vendburimin apo bazën e fesë së tyre. I tregojnë se është në Siri. Kur Selmani kthehet në shtëpinë e vet i thotë të atit: “Unë kam kaluar pran një grupi njerëzish, të cilët luteshin në kishën e tyre, dhe më pëlqeu lutja e tyre. Dhe e pash se feja e tyre është më e mirë se feja jonë.” I ati i thotë: “O biri im, ajo fe nuk është më e mirë se feja jote (zjarrputiste).” Selmani i thotë: “Fjala e Allahut është më e mire se feja jonë.” I ati i Selmanit as që e dëgjoi këtë arsyetim, por frikësohet se Selmani do të konvertohet në krishterizëm dhe për këtë arsye ia lidh këmbët dhe e mbyll në shtëpi. Selmani e dërgon një letër në krishterizëm dhe u tregon atyre se është konvertuar në krishterizëm. Në të, në mes tjerash, ka shkruar: “Nëse vjen nga Siria ndonjë delegacion, më lajmëroni, se unë dëshiroj të shkoj me ta në Siri.”
Kur ata i lajmërojnë, ai thyen zinxhirët, zgjidhet dhe shkon me atë delegacionin në Siri. Kur shkon në Siri pyet: “Cili është kryetari i kësaj feje?” Ata i thonë se kryesor është kryepeshkopi i kishës. Selmani shkon atje dhe i thotë atij: “Unë e dua këtë fe dhe dëshiroj të qëndroj me ju në kishën tuaj, që të mësoj nga ju dhe të lutem me ty.” Kryepeshkopi i thotë: “Si urdhëro, hyr dhe qëndro me ne.” Selmani hyn dhe vazhdon të qëndrojë me të. Kryepeshkopi ka qenë njeri i keq. Ai urdhëronte tjerët për të paguar tatimin, pastaj ato i ndalte për vete, dhe nuk ua shpërndante të varfërve dhe nevojtarëve, deri sa i tubon shtatë duqe me ari dhe argjend. Për këtë Selmani e urrente pa masë.
Kur vdes kryepeshkopi tubohen krishterët për ta varrosur, por Selmani u thotë atyre: “Ky kryepeshkop ka qenë njeri i keq, ju ka urdhëruar të paguani tatimin e pastaj atë e tubonte vetëm për veten e tij dhe nuk ua ka shpërndarë të varfëve. Ejani të ju tregoj se ku e ka fshehur pasurinë e tubuar prej jush.” Kur shkojnë te ai vend, e shohin dhe i marrin të shtatë duqit të mbushura me ar dhe argjend, dhe thonë: “Për Zotin kurrë nuk do ta varrosim, por, përkundrazi, do ta lidhim, do ta kryqëzojmë dhe do ta gjuajmë me gurë.” Në vend të tij e emërojnë kryepeshkop një tjetër. Për dallim nga i pari ky ishte njeri i mirë i devotshëm në fenë e tij dhe e donte botën tjetër, për këtë arsye Selmani e donte shumë. Dhe ky ka qenë shkaku që Selamni të qëndrojë pranë tij një kohë të gjatë. Mirëpo, kryepeshkopi shtrihet në shtrat të vdekjes. E Selmani i thotë: “Kam qenë me ty, të kam dashur për së tepërmi, mirëpo caktimi i Zotit, po e shoh se je para vdekjes, prandaj çfarë më kishe porositur, kujt t’i besoj?” Kryepeshkopi i thotë: “O biri im, unë nuk e di se ka njeri të mirë dhe besnik sikur unë, pos njeriut i cili banon në Musul.” Kur kryepeshkopi vdes Selmani shkon te ai njeri në Musul, dhe i tregon çka e ka porositur kryepeshkopi. Kështu Selmani qëndron pranë tij një kohë të gjatë deri sa edhe ky njeri vdes.
Para vdekjes Selmani e pyet: “Çka me porosit dhe kujt t’i besoj?” Kryepeshkopi i thotë: “O biri im , nuk njoh njeri më të mirë se një njeri në Nesibejnë.” Kur vdes kryepeshkopi, Selmani shkon në Nesibejnë, e takon atë njeri dhe i tregon çka e ka porositur kryepeshkopi.
Pas një kohe edhe ky bie në shtrat të vdekjes, e Selmani i thotë: “Çka më këshillon, kujt t’i besoj?” Kryepeshkopi i thotë të shkojë te një njeri në Umerie të Bazantit. Selmani shkon te ai, qëndron me të dhe e sheh se ky ka qenë më i miri nga të gjithë të parët. Pastaj Selmani merret me tregti të bagëtisë, deri sa përfitoi shumë lopë e dele. Pastaj kryepeshkopi ra në shtrat të vdekjes, e Selmani i thotë: “Çka më kishe porositur, kujt ti besoj?” Ai i thotë: “O biri im nuk njoh ndonjë njeri të mirë që me të të kalosh mirë ashtu siq kemi kaluar ne të dy së bashku. Mirëpo, ka ardhur koha të vijë një pejgamber prej fesë së pastër të Ibrahimit, i cili do të vijë në vendet arabe, i cili do të emigrojë në një vend ku do të ketë hurma (Medinë). Ai do të ketë argumente të qarta. Ai nuk e pranon Sadakanë, por dhuratën po, në krah e ka vulën e pejgamberllëkut”. Pastaj kryepeshkopi vdes. Selmani hyp në një kafshë dhe pyet për gadishullin arabik se ku gjendet. Ai u thotë disa njerëzve: “Nëse më dërgoni deri në atë vend do t’u jap të gjithë lopët dhe delet e mia.” Ata pranuan. Tregon Selmani: “Ata më morën me vete deri në një kodrinë, atje më tradhtuan; më morën gjithçka kisha dhe më shitën si rob te një Jehudi. Kur më mori Jehudiu në kopshtin e tij, pashë shumë hurma, mendova se mos vallë është vendi të cilën ma ka përshkruar kryepeshkopi dhe se në këtë vend do të emigrojë Pejgamberi i pritur, mirëpo nuk kishte qenë ashtu.” Selmani nuk kishte ç’të bënte, dhe deri sa ai ishte aty, vjen një Jehudi tjetër prej fisit Beni Kurejdha, dhe e blen Selmanin nga pronari i tij, dhe e dërgon e në Medinë ku banonte. Kur e sheh Selmani vendin e Medinës, bindet se ai është vendi të cilin ia kishte përshkruar kryepeshkopi, dhe mu ai ishte vendi i kërkuar. Pejgamberi s.a.v.s. zbret pejgamber në Meke, e pastaj emigron në Medinë. Dhe një ditë, deri sa Selmani qëndronte në maje të hurmës, ndërsa nën hurme pronari i tij ishte ulur, vjen djali i axhës së zotërisë dhe i thotë: “Zoti i vraftë bijtë e Kijles (Evsi dha Hazrexhi). Për Zotin, ata janë mbledhur në Kuba për të pritur njeriun, i cili sot do të vijë prej Meke, dhe thonë se ai është Pejgamber.” Kur e dëgjon Selmani atë bisedë mes tyre fillon të rrëqethet e të dridhet, sa që për pak bie nga hurma. Pastaj Selmani zbret me të shpejt dhe i thotë zotërisë së tij: “Çka po thua, çka ka të re?” Zotëria e ngrit dorën lart, por Selmani insiston me këmbëngulësi, deri sa zotëria i thotë prapë:
“Ç’të intereson ty kjo, kthehu në punën tënde.” Kur bëhet natë, Selmani merr ushqim me vete dhe shkon në Kuba te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., hyn aty ku qëndronte Pejgamberi me shokët e vet dhe u thotë: “Ju jeni gurbetçar dhe nevojtar, kisha ushqim dhe vendosa të jap sadaka dhe ju keni prioritet më shumë se të tjerët”, dhe Selmani e vendosi para tyre. I Dërguari i Allahu s.a.v.s. u thotë sehabeve: “Hani”, dhe fillon me Bismilah, por vet i Dërguari i Allahut nuk hëngri. Selmani tha me vetvete: “Ky është argumenti i parë se ai nuk e pranon sadakanë.” Pastaj të nesërmen në mesditë selmani shkoi prapë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe me vete kishte marrë ushqim dhe i thotë: Pejgamberit s.a.v.s.: “E kam parë se ti dje nuk ke ngrënë, se ka qenë sadaka. Kjo tani është dhuratë që e kam sjellë posaçërisht për ty.” Pejgamberi s.a.v.s. u thotë Sahabëve: “Hani me Bismilah” dhe hëngri së bashku me ta. Selmani tha me vetvete: Ky është argumenti i dytë se ai ka ngrënë nga dhurata. Pastaj Selmani kthehet. Dhe deri sa një ditë në Bekie Pejgamberi s.a.v.s. përcillte një kufomë dhe përreth i kishte sahabët, shkon, i përshëndet, pastaj Selmani i sillet rreth e rrotull Pejgamberit a.s. për të parë vulën, të cilën ia kishte përshkruar kryepeshkopi. Mirëpo, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kupton se çka hulumtonte Selmani, atëherë e heq këmishën (rrobën) prej kraharorit dhe Selmani e sheh vulën, ashtu siç i ishte përshkruar. I afrohet e ia puth duke qajtur, pastaj ia tregon ngjarjen e tij dhe e pranon islamin. Mirëpo, pasi që ishte rob ai nuk mundi të merrte pjesë në luftën e Bedrit dhe të Uhadit. Një dit i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i thotë Selmanit: “Thuaj pronarit që, nëse dëshiron të të shes, ne do të të blejmë dhe do të të lirojmë nga robëria.” Pronari i tij pranon. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u thotë sahabëve për t’i ndihmuar Selmanit, që ta blejnë dhe ta lirojnë, kështu ai bëhet njeri i lirë. Pastaj ka marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. ne luftën e Hendekut, dhe si ide e tij ka qenë hapja e hendekut rreth Medines. E pastaj ka marrë pjesë në të gjitha luftërat tjera me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. për të ka thënë: “Selmani është i yni (prej familjes time)”.
-
-
i/e regjistruar
[87] - TË NDALUARIT E ALKOOLIT EDHE PËR SHËRIM
Tregohet se Fadil bin Ajadi shkon te nxënësi i tij, i cili ishte në shtrat të vdekjes, dhe ia rikujton shahadetin. Mirëpo, ai nuk mund ta thoshte, kështu ai ia përsëriste disa herë. Atëherë nxënësi i thotë: “Nuk mund ta them edhe nëse dua.” Del nga shtëpia e tij Fadili duke qajtur. Pas një kohe e sheh në ëndërr duke u hedhur në zjarr, e i thotë : “O i gjorë, po si të humbi ajo dituri?” Ai i përgjigjet: “O profesori im! Kam qenë i sëmur, nga një sëmundje, dhe për këtë kam shkuar tek disa mjekë, të cilët më kanë sugjeruar që për çdo vit të pi nga një bidon me alkool. Nëse nuk do të veproja ashtu sipas tyre, atëherë sëmundja do të zgjerohej shumë. Andaj, për çdo vit e kam pirë vetëm si ilaç për shërim.”
Kështu i ndodh atij, i cili e pi alkoolin për ilaç, po si do të jetë ngjarja e atij, i cili e pi për qejf. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Vërtet Allahu për umetin tim nuk ka caktuar ilaç prej gjërave të ndaluara, të cilat janë haram”.
-
-
i/e regjistruar
[88] - TREGIMI I JAHJAS DHE ISA A.S. DHE PESË URDHËRESAVE
Transmetohet nga Harithi El-Eshariu r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Zoti i Lartmadhëruar e ka obliguar Jahjan - birin e Zekerija a.s. me pesë urdhëresa dhe me ato urdhëresa t’i obligojë edhe beni israilët. Për pak ai nuk pat mundësi për ta kryer atë detyrë, po të mos ishte Isa a.s., i cili i thotë: “Allahu të ka obliguar me pesë urdhëresa, ndoshta të ka obliguar që ato pesë urdhëresa t’ia përcjellësh beni israilëve. Andaj, ose do të t’i urdhërosh beni israilët me ato pesë urdhëresa, ose këtë detyrë do ta kryej unë.” Jahja a.s. i thotë: “Frikohem se nëse ti e kryen këtë detyrë para meje, ose do të më lëshoj toka, ose do të dënohem. Kështu i tuboi njerëzit në shtëpinë e shpejtë. Mexhidi Aksaja u mbush me njerëz, të cilët u ulën brenda, e ai tha: “Vërtetë Allahu me ka obliguar me pesë urdhëresa dhe njëherit më ka obliguar që t’ju obligoj me to edhe ju, që me të veproni. E ato janë:
E para: Që ta adhuroni Allahun e të mos i bëni shok atij, sepse nëse i bëni shok atij, kjo i ngjason njeri njeriu, i cili e blen një rob prej parave të pastra ose me ari dhe i thotë atij: “Kjo është shtëpia ime, këtu është puna jote, kryeji detyrat ndaj meje, mirëpo ai i kryen detyrat e tjetërkujt, e jo të zotërisë së tij. Cili prej jush do të dëshironte që robi i tij të veprojë ashtu?”
E dyta: Allahu ju urdhëron me namazin, e kur të faleni mos e lakoni kokën (duke shikuar anash), sepse Allahu e shikon robin e tij deri sa ai falet, deri sa mos ta lakojë kokën.
E treta: Ju ka obliguar agjërimin. E agjërimi i gjason një njeriu, i cili ka një gotë me misk, e secili e do atë erë të mirë. Vërtet era e agjëruesit te Allahu është erë më e këndshme se era e miskut.
E katërta: Ju urdhëroj dhënien e Sadakasë. Kjo i ngjason një njeriu, të cilin e ka zënë peng armiku, ia ka lidhur duart për qafe, dhe e paraqet në shesh për ta ekzekutuar, e ai i thotë: “Unë e sakrifikoj jetën time për pak e për shumë” dhe sakrifikohet.
E pesta: Ju urdhëroj për ta kujtuar Allahun, sepse sikurse një njeriut i shkon armiku pas dhe e përcjell këmba këmbës deri sa arrin në një kështjellë, dhe fortifikohet dhe e siguron vetën në të. Kështu robi e fortifikon dhe e siguron vetën e tij prej shejtanit duke kujtuar Allahun e Lartmadhëruar. Pastaj Muhamedi s.a.v.s. tha: “Unë po ju obligoj po ashtu me pesë urdhëresa me të cilat më ka obliguar Allahu, e ato janë: Dëgjueshmëria, përkushtueshmëria, xhihadi, hixhreti dhe xhemati. Vërtet kush mënjanohet nga xhemati një pëllëmbë, ai është zhveshur nga petku islam vetëm nëse i kthehet xhematit, jo. Kush thërret me thirrje të injorancës, ai do të jetë në xhehenem. Një njeri i thotë: “Po edhe nëse agjëron, o i Dërguar i Allahut?” Po, edhe nëse falet e agjëron. Për këtë arsye thirrni më fjalë të Allahut, i cili ju ka quajtur muslimanë, besimtarë dhe robër të Allahut.
(Trasmeton Tirimidhu dhe Hakini me Senedin Sahihë)
-
-
i/e regjistruar
[89] - SKENA TË DITËS SË KIJAMETIT
Ebu Seid transmeton se e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Në Ditën e Kijametit a do ta shohim Zotin tonë?” E ai më tha: “A dyshoni në shikimin e diellit kur është kthjellët në mes të ditës, e nuk ka mjegulla fare? Dhe a dyshoni në shikimin e hënës pesëmbëdhjetëshe (hënës së plotë), kur nuk ka mjegulla fare?” Ne i thamë: “Jo (nuk dyshojmë) o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Ju nuk do të dyshoni në shikimin e Allahut në Ditën e Kijametit, ashtu si nuk dyshoni në shikimin e ndonjërit prej tyre (diellit dhe hënës). Në Ditën e Kijametit do të thërret një thirrës dhe çdo umet do ta përcjellë atë që ka adhuruar, se të gjithë ata të cilët kanë adhuruar idhuj e puta do të bien në zjarr, përpos atyre të cilët kanë adhuruar Allahun, të mirë e mëkatarë, aty do të jenë edhe pasuesit e librit. Prej tyre jehudët, të cilët do t’u thuhet: “Çka keni adhuruar?” Ata do të përgjigjen: “Kemi adhuruar Uzejrin, djalë të Zotit.” Do tu thuhet: “Ju keni gënjyer, se Allahu nuk ka as djalë as ortak. Çka dëshironi?” Ata do të thonë: “O Zoti ynë, jemi të etur.” U sinjalizohet atyre se nuk do t’u plotësohet dëshira, por do të tubohen dhe do të hidhen në zjarr. Ata do të shtyhen si kafshët mes vetë, duke rënë në zjarr. Pastaj thirrën të krishterët dhe u thuhet: “Çka keni adhuruar?” Ata do të thonë se kanë adhuruar Mesihun, bir të Zotit. Do t’u thuhet: “Keni gënjyer. Çka dëshironi?” Ata do të thonë: “O Zoti ynë jemi të etur, na sjell ujë.” U sinjalizohet atyre se nuk do t’u plotësohet dëshira, por do të tubohen dhe do të hidhen në zjarr. Ata do të shtyhen si kafshët duke rënë në zjarr. Kur nuk mbetet askush tjetër, pos atyre që kanë adhuruar Allahun, të mirë e mëkatarë, Allahu u vjen më afër se sa e kanë parë më parë dhe u thotë: “Çka po prisni? Secili le ta pasojë atë qe e ka adhuruar.” Ata do të thonë: “O Zoti ynë, ne nuk iu kemi bashkuar dhe jemi ndarë prej njerëzve të tjerë, edhe pse kemi qenë të varfër nuk iu kemi bashkëngjitur atyre.” Zoti Thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata thonë: “Kërkojmë mbrojtje prej Allahut, nuk bëjmë shok Atij”, dy apo tre here, sa që disa prej tyre nuk rrezohen. Zoti i thotë: “A ka ndonjë argument prej jush që të njiheni (se jeni musliman)?” Ata thonë: “Po.” Dhe zbulohet perdja. Çdo njeri i cili i ka bërë sexhde Allahut me bindje dhe perulshmëri, i thuhet të bie në sexhde, dhe ai bie ne sexhde pa kurrfarë pengese, ndërsa çdo njeri i cili i ka bërë sexhde sipërfaqësisht dhe vetëm për t’u proklamuar para njerëzve, shpina e tij bëhet si dërrasë, dhe çdo herë që dëshiron te bie ne sexhde përplaset me kokë për toke, dhe kur e ngritin kokën, koka e tyre prapë kthehet në formën e përparme. Pastaj (Zoti) thotë: - Unë jam Zoti juaj. Ata pohojnë: “Po, ti je Zoti ynë.” Pastaj sillen ata mbi urën e Xhehenemit, e shefaati u vjen përpara. Ata thonë: “O Zot na shpëto, na shpëto!”
E kanë pyetur të Dërguarin s.a.v.s.: “Çka është Ura e siratit?” Ai ka thënë:
“Besimtarët e kalojnë atë sa çel e mbyll sytë, prej tyre ka që e kalojnë me shpejtësi të vetëtimës, me shpejtësi të erës, me shpejtësi te shpendëve, me shpejtësi të kuajve të shpejtë, me shpejtësi të kafshëve tjera. E besimtarët shpëtojnë. Pasha atë që shpirti im është në dorën e Tij, asnjëri prej jush nuk ka dëshirë më të madhe për të fituar e vërteta, kështu që në Ditën e Kijametit Allahu e bën që besimtarët t’i nxjerrin vëllezërit e tyre prej xhehenemit. Besimtarët do të thonë: “Zoti ynë, ata kanë agjëruar, janë falur, e kanë kryer haxhin.” U thuhet atyre: “Ata të cilët i njihni nxirrni prej xhehenemit”. Atëherë një turmë e madhe do të nxirret prej xhehenemit, të cilët zjarri i ka djegur prej thembrave e deri në gjunjë. Pastaj thonë: “O Zoti ynë, të gjithë ata për të cilët kemi kërkuar, nuk ka mbetur asnjë në zjarr.” Zoti thotë: “Kthehuni dhe kush në zemrën e tij ka një vlerë të një dinarit mirësi, nxirreni nga xhehenemi.” Atëherë i nxjerrin prapë një turmë të madhe, pastaj thonë: “Zoti ynë, i kemi nxjerrë të gjithë ata që na ke thënë.” Pastaj Zoti thotë: “Kthehuni dhe kush në zemrën e tij ka mirësi të vlerës së gjysmë dinarit nxirreni.” Dhe prapë e nxjerrin një turmë të madhe. Pastaj thonë: “Zoti ynë, nuk ka mbetur asnjë prej kategorisë së tyre.” Ebu Seidi ka thënë: “Nëse nuk e besoni këtë hadith, atëherë nëse doni lexoni ajetin kur’anor: “Vërtet Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca e atomit, vetëm se nëse është një punë e mirë do ta shtoj atë”, dhe, përpos kësaj, prej Vetes së Tij do t’i japë shpërblime të mëdha. Allahu thotë: “Kanë ndërmjetësuar melaqet, kanë ndërmjetësuar Pejgamberët, kanë ndërmjetësuar besimtarët dhe ka mbetur tani më i Mëshirshmi i të gjithë Mëshiruesve”, e pastaj me një kapje nxjerr njerëz, të cilët nuk kanë bërë asnjë të mirë, por kanë qenë të mbrojtur. Pastaj dërgohen në një lumë të burimit prej xhenetit, i cili lumë quhet “Lumi i jetës”. Dhe nxirren prej aty siç nxirren farat, ashtu siç i keni parë mbi trung, apo mbi gur, dhe kur dielli i ka tharë i ka bërë plotësisht të verdha, apo të verdha, ndërsa edhe të bardha, kur farat kanë qenë nën hije. I thonë: “O i Dërguari i Allahut, po ti sikur të ishe bujk!”. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Do të nxirren dhe në qafat e tyre do të kenë qafore si të diamantit, në bazë të së cilës shenjë do të dallohen prej xhenetlinjëve tjerë, si të liruar të Allahut. Pra, ata dallohen se Allahu i ka shpënë në xhenet pa punuar asnjë vepër të mirë, dhe pa pasur shpërblime fare. Pastaj thotë: “Hyni në xhenet dhe çka të shihni është e juaja.” Ata thonë: “Na ke dhënë atë që nuk i ke dhënë askujt tjetër.” Zoti u thotë: “Unë kam edhe më të mirë se kjo.” Ata thonë: “Po cila është ajo më e mirë se kjo?!” Zoti thotë: “Kënaqësia Ime ndaj jush dhe Unë më asnjëherë nuk do të hidhërohem me ju.”
Transmeton Muslimi
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në ditën e Kijametit, pasi që të paraqitet, Zoti i Lartmadhëruar i thotë (ndonjërit): “A nuk ta kam dhënë dëgjimin, ushqimin, pasuri e fëmijë; ti kam nënshtruar kafshët, ta kam bërë shtrojë token, të kam bërë mëkëmbës? A nuk ke menduar se do të paraqitesh para Meje në këtë Ditë?” Ai i thotë: “Jo.” Zoti i thotë: “Sot do të të harroj ashtu siç më ke harruar ti Mua.”
Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu
Enesi r.a. transmeton: “Kemi qenë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe pasi qeshi na pyeti: “A e dini përse qesha?” Ne i thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Për fjalën e robit, i cili do t’i thotë Zotit: “O Zoti im, a nuk po më shpëton nga padrejtësia?” Zoti thotë: “Po gjithsesi!” Ai do t’u thotë: “Ju shkronjësit fisnikë që keni qenë dëshmitarë mos flisni, e ti, o njeri, mjafton qe vet ta gjykosh veten tënde; dhe i thotë: “Ju pjesët e trupit flisni”, pastaj pjesët e trupit flasin për veprat e tij, e pastaj fillon polemizimi mes pjesëve të trupit dhe atij, e ai thotë: “Mallkuar qofshi, po unë për ju jam munduar.”
Transmeton Muslimi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt