Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 102
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    70 - NËNA E TË KËQIJAVE

    Uthman bin Afani r.a. deri sa ligjëronte tha: “O ju njerëz, largohuni nga alkooli, sepse është nëna e të këqijave. Para jush ka qenë një rob i devotshëm përderisa ishte në xhaminë e tij, ra në një pozitë tepër të vështirë, kur një grua shpirtkeqe e dërgoi vajzën (shërbëtoren) e saj dhe e thërret në shtëpi. Kur ai hyn në atë shtëpi, ajo ia mbyllë derën. E ajo kishte një foshnje dhe alkool, e i thotë: Nuk mund të dalësh nga kjo derë deri mos ta bësh njërën prej tri gjërave: të pishë këtë gotë me alkool, të bësh dashuri me mua ose ta mbytësh këtë foshnje, se për ndryshe do të bërtas. E kur të vijnë njerëzit, do t’u them se ky ka hyrë në shtëpinë time të më dhunojë. E kush do të të besonte? Ai njeri mendon:

    Të qoj dashuri me të? Jo nuk do ta bëj atë vepër.

    Ta mbys fëmijën. Kurrë nuk do ta bëj.

    E pra do të pi alkool. Për Zotin deri sa ishte aty u deh, e pastaj bën prostitucion me atë grua, dhe në fund e mbyti edhe fëmijën. Në fund Othmani r.a. tha: Largohuni prej tij, sepse alkooli është nëna e të këqijave, sepse për Zotin, nuk mund të qëndrojnë bashkë në zemrën e njeriut alkooli dhe imani, sepse njëra e zë vendin e tjetrës.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [71] - DËSHMORI I QESHUR

    Said bin Xhubejri është dijetar, i cili diturinë e kishte përfituar nga Abdullah bin Abasi dhe Abdullah bin Umeri, njëherit edhe prej dijetarëve me famë në kohën e tabiinëve. Ai ka qenë në anën e Abdurrahman bil Eshathit, kur Halifja - Abdul Melik bin Mervani ishte mizor dhe vrasës. Pasi që humbi Eshathi në betejën e xhamaxhimit dhe u vra, Saidi shkon në Meke. Valiju i Mekes i asaj kohe - Halid bin Abdullah el Kusariji e arreston dhe e dërgon te Haxhaxh bin Jusuf eth-Thekafiju, e ai i thotë: Si e ke emrin?

    Said bin Xhubejr.

    Por ti je Shehij kesirë.

    Nëna ime e di më së miri pse më ka emëruar ashtu.

    Nëna ka gabuar edhe ti ke gabuar.

    Të fshehtën e di tjetër kush e jo ti.

    Jetën tënde do ta shndërroj në zjarr të flakosur.

    Po ta dija këtë do të të konsideroja Zot.

    Çka mendon për Muhamedin?

    Pejgamber i mëshirshëm dhe imam udhëzues.

    Çka mendon për Alijen, a është në xhenet apo në xhehenem?

    Po të kisha hyrë atje dhe t’i kisha parë se kush janë aty do ta kisha ditur.

    Çka mendon për Halifët?

    Nuk jam kompetent të flas për ta.

    Cilin e do më së shumti?

    Ai me të cilin më së shumti është i kënaqur Krijuesi.

    Po me cilin është më së shumti i kënaqur Krijuesi?

    Dituria është te Ai i Cili e di të fshehtën dhe të hapurën e tyre.

    Dëshiroj të jesh më konkret dhe më i sinqertë ndaj meje.

    Nëse nuk të jam përgjigjur, së paku nuk të kam gënjyer.

    Çka është me ty, pse nuk qesh?

    Po si të qesh krijesa e krijuar prej dheut, ndërsa atë krijesë prej dheu do ta djeg zjarri!

    Po, pse pra ne qeshim?

    Për shkak se zemrat nuk janë të mira.

    Haxhaxhi dëshironte ta mashtronte Saidin, me të mirat e kësaj bote, me dëfrimet e tij, kështu që tubon para vetes ari, argjend, flori e diamant, dhe krekoset me to.

    Saidi i thotë: Nëse i ke tubuar për t’iu frikuar Zotit në Ditën e Kijamett, kjo është mirë për ty, e nëse jo, atëherë vetëm një tronditje (në atë ditë) do ta pashë se si nëna e lë foshnjën, të cilën e ka lind, prej gjirit dhe nuk ka kurrfarë dobie ajo e cila tubohet vetëm për këtë dunja, nëse nuk e pastron e nuk jep zekatin.

    Haxhaxhi i kërkon një kamxhik dhe një gyp i cili hedh flakë e zjarr, dhe kur i binte me shkop dhe i frynte gypit, gypi hidhte flake mbi të, Saidi qan. Haxhaxhi i thotë: - Pse po qan, a mos ndoshta po tallesh? Saidi i thotë: - Kjo është pikëlluese, ndërsa sa i përket fryrjes, po më përkujton Ditën e Madhe kur do ti fryhet surit. Ndërkaq shkopi më përkujton lisin, i cili është prerë pa të drejtë, ndërsa gypi po më përkujton se si do t’i fryhet Ditën e Kijametit.

    Haxhaxhi thotë: - Mjerë për ty o Said? “Nuk ka mjerë për atë i cili shpëton në çastet e fundit nga zjarri dhe futet në xhenet.” Haxhaxhi i thotë: “Said, zgjidh në çfarë mënyre të të ekzekutoj?”

    Saidi: “Zgjidhe për veten tënde o Haxhaxh, se për Zotin në çfarë forme më mbyt, në atë mënyrë ka për të të dënuar Allahu në botën tjetër.”

    Haxhaxhi: “A mos po dëshiron të të fali?” Saidi: - Nëse më falë, më falë Allahu, ndërsa ti nuk ke çka të më falësh, dhe nuk ke kurrfarë arsye.

    Haxhaxhi thotë: “Merreni dhe ekzekutojeni”. Duke dalë nga aty, ai qeshë. Për këtë i tregojnë Haxhaxhit, e ai thotë: “Kthejeni prapë.” E kthyen te Haxhaxhi dhe ai e pyet: “Pse qeshe?” “U habita me atë që nuk je mirënjohës ndaj Allahut, përderisa Allahu është tepër i butë ndaj teje” – u përgjigj Seidi. Haxhaxhi thotë: “Ekzekutojeni!” Seidi thotë: “E ktheva fytyrën time në drejtim të Atij, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën në përsosmëri, dhe unë besoj në besimin e pastër dhe nuk jam idhujtar.” Haxhaxhi thotë: “Mos e lejoni të kthehet në drejtim të kibles” Saidi (lexon ajetin) thotë: “Ngado që të ktheheni edhe në atë drejtim është Allahu”. Haxhaxhi thotë: “Zvarriteni me fytyrë për toke?” Saidi (lexon ajetin) thotë: “Prej saj ju kemi krijuar, në të do tu kthejmë, dhe prej saj do t’ju rikthejmë edhe herën tjetër”. Haxhaxhi thotë: “Prejani kokën. Saidi thotë: “Dhe unë shqiptoj “Eshhedu en la ilahe il-lellah vahdehu la sherike leh ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu.” Merre këtë prej meje se me këtë do të ta takoj në Ditën e Kijametit.” Pastaj e bën këtë lutje: “O Zoti im, mos ia mundëso që pas meje të ekzekutoj njeri!”.

    Ekzekutimi ka qenë në muajin Shaëban të vitit 95 hixhrij, ndërsa Haxhaxhi vdes në muajin Ramazan të të njëjtit vit dhe deri në vdekje nuk ka dënuar askënd.

    Kur iu është prerë koka Saidit, ka rrjedh gjak për së tepërmi, e Haxhaxhi i fton mjekët dhe i pyet për të, dhe për të tjerët që i ka dënuar me vdekje para tij, sepse te të tjerët ka rrjedh gjak shumë më pak. Ata i shpjegojnë: “Ky kur është ekzekutuar, shpirti i ka dalë pas prerjes së kokës, ndërsa tek të tjerët, prej frikës shpirti iu ka dalë para prerjes së kokës, për këtë arsye u ka rrjedh pak gjak.

    Kur Hasan el Basriu ka dëgjuar se Haxhaxhi e ka dënuar Said bin Xhubejrin me prerje të kokës, është lutur: “O Zoti im, dënoje këtë kriminel mizor.” Pastaj ka shtuar: “Për Zotin, po që se lindja e perëndimi të ishin bashkuar në dënimin e Saidit me vdekje, që të gjithë Allahu do t’i kishte dënuar me zjarr.” Para se të vdiste Haxhaxhi, shpesh alivanosej dhe thoshte: “Çka ma keni sjellë këtu afër Said bin Xhubejrin?!” Kur është sëmurë, lodhej e flinte dhe e shihte Saidin me rrobat e tij duke i thënë: “O armik i Allahut, me çka më mbyte? E ai zgjohej i tronditur dhe thoshte: “Çka është ky Said bin Xhubejr këtu?” Haxhaxhi e sheh edhe një ëndërr se si ka vdekur dhe pas vdekjes është pyetur: “Po si veproi Allahu me ty pas vdekjes?”. E ai ka thënë: “Për çdo ekzekutues jam ekzekutuar, ndërsa vetëm për Said bin Xhubejrin jam ekzekutuar shtatëdhjetë herë.” Said bin Xhubejri ka qenë hafiz i Kuranit, ka qenë më i njohuri për komentimin e Kuranit. Po ashtu ka qenë më i dituri në hadithë, në hallall e haram. Tregon Vefa bin Ijasi se një herë në Ramazan i ka thënë Saidi: “Mbama këtë Kuran” dhe nuk është zgjuar nga ai vend deri sa e ka bërë hatme Kuranin përmendsh. Po ashtu, Saidi ka treguar se në Qabe i ka falur dy rekate nafile dhe në ato dy rekate e ka bërë hatme Kuranin. Zoti e pastë mëshiruar dhe e pastë shpërblyer.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [72] - TREGIMI I TRE PROKLAMUESVE

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Njerëzit e parë, të cilët do të gjykohen në Ditën e Kijametit janë:

    I pari Shehidi, të cilit i paraqitet begatia e tij (e veprës së tij) dhe e sheh. I thuhet: “Pse ke ra shehid?” Përgjigjet: “Kam luftuar në rrugën Tënde o Zoti im, deri sa rashë shehid.” I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke luftuar që të thuhet për ty: “Filani ka luftuar kështu ...”, dhe ajo veç është thënë.” Pastaj jepet urdhri, tërhiqet për fytyre dhe hidhet në zjarr.

    I dyti: Njeriu i cili ka arritur shkallë të lartë të diturisë, ka mësuar dhe ka lexuar Kuran. I paraqitet begatia e tij (e veprave të tij) dhe e sheh. I thuhet: Pse e ke mësuar? Përgjigjet: “Kam përfituar dituri dhe kam mësuar, e kam lexuar për Ty o Zoti im Kuran.” I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke mësuar, që të thuhet për ty se ti je dijetar dhe ke lexuar Kuran që të thuhet: “sa lexues i mirë i Kuranit”. Dhe e vërteta është se ashtu është thënë.” Pastaj jepet urdhri, dhe tërhiqet për fytyre, dhe hidhet në zjarr.

    I treti: Njeriu pasanik, të cilit iu është dhënë pasuri dhe ka dhënë (sadaka). I paraqitet begatia e tij (e veprave të tij) dhe e sheh. I thuhet: “Pse ke dhënë pasuri?” Përgjigjet: “Çdo herë kur ka qenë në pyetje me dhënë në rrugë të Allahut kam dhënë.” I thuhet: “Nuk është e vërtetë, kjo është rrenë. E vërteta është se ti ke vepruar ashtu që të thuhet se filani është dorëlirë, fisnik, dhe ashtu është thënë.” Pastaj jepet urdhri, dhe tërhiqet për fytyre dhe hidhet në zjarr.”

    Transmeton Muslimi

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [73] - TREGIMI I IBRAHIMIT A.S. DHE AZERIT NË DITËN E KIJAMETIT

    I dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “E takon Ibrahimi babën e tij - Azerin në Ditën e Kijametit, e Azeri fytyrën tërë pluhur dhe katran të zi. Ibrahimi i thotë: “A nuk të kam thënë të mos më kundërshtosh?!” Babai i thotë: “Sot nuk të kundërshtoj”. Ibrahimi thotë: “O zoti im! Vërtet, ti më ke premtuar që nuk do të më pikëllosh Ditën e Ringjalljes! E ku ka pikëllim më të madh që babai im të jetë më së largu nga mëshira jote?! Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Unë ia kam ndaluar xhenetit që t’i pranojë pabesimtarët”. Pastaj i thuhet: “O Ibrahim çka ka nën këmbët tua? Kur shikon sheh një cofëtinë plot erë, e cila kapet për këmbë (cofëtina) dhe hidhet në zjarr. Kjo do të thotë se Ibrahimi a.s. shikon dhe sheh se Azeri e ka prekë një ujk të ndotur dhe të fëlliqur. Urtësia është në atë se në prekjen e ujkut, ujku është kafsha më e çmendur. E pasi që e ka kundërshtuar këshillën e Ibrahimit dhe ka pasuar hapat e shejtanit, është njësoj si të ishte kafsha më e çmendura.

    Transmeton Buhariu

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [74] - TREGIMI I DY MBRETËRVE TË CILËT E KANË LËNË MBRETËRINË PREJ FRIKËS SË ALLAHUT

    Muhamedi s.a.v.s. ka treguar: “Para jush ka qenë një mbret, i cili, deri sa ishte në fronin e tij, mendon një çast dhe e kupton se një ditë froni i tij do të përfundojë, dhe se mbretëria ka ndikuar që të largohet nga ibadeti i Zotit të Lartmadhëruar. Kështu që menjëherë largohet prej kështjellës së tij (Në vend të tij nga froni mbretëror të tij emërohet mbret një tjetër). Ai shkoi në bregdet ku prodhonte qerpiç dhe tulla me paqë dhe prej atij fitimi ushqehej, e tepricën e jepte sadaka. Ai vazhdoi kështu derisa arriti fjala te mbreti i riemëruar se si bënte ibadet dhe jepte sadaka. Mbreti e dërgon një njeri dhe e thërret në kështjellë për t’u bërë mbret, por ai refuzon. E dërgon për së dyti, kurse ai prapë refuzon. Atëherë mbreti mendon: “pasuria ime dhe pasuria e tij”. Për këtë arsye shkon vetë te ai, e kur e sheh, ai ik prej tij. Kështu kur e sheh mbreti se po ikën i shkon gjurmëve të tij duke vrapuar, mirëpo nuk e arrin dot. Prandaj e thërret: “O rob i Allahut! Nuk do të bëj asgjë të keqe dhe e ndal. Pastaj e arrin dhe thotë: “Po kush je ti, Zoti të mëshiroftë? I thotë: Unë jam filani, ish mbret këtu e këtu ..., mirëpo duke menduar e kuptova se një ditë mbretëria ime do të marrë fund, ndërsa ajo pozitë ishte shkaktare për mua që të largohem prej ibadetit të Zotit tim. Për këtë arsye e kam lënë mbretërinë dhe kam ardhur në këtë vend ta adhuroj Allahun e Lartmadhëruar. Mbreti i ri i thotë: Të njëjtën brengë si ti e kam edhe unë. Prandaj edhe unë do të veproj si ti. Zbret prej kalit dhe i bashkëngjitet. Ata së bashku e kanë adhuruar Allahun dhe e kanë lutur Allahun që të vdesin së bashku. Abdullah bin Mesudi thotë: “Po të kisha qenë në Egjipt do t’u kisha treguar edhe varrin e tyre, ashtu siç na ka përshkruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.”

    Transmeton Taberaniu në koleksionin e madh dhe të mesëm.

    Nga ky tregim përfitohet:

    1. Vlera e kujtimit të llogarisë dhe të menduarit e cila shpie në piedestal të lartë, jep frytet më të mira, sepse kjo i ka shtyrë mbretërit ta lënë këtë botë kalimtare dhe ta dëshirojnë botën tjetër. Çka është te ju zhduket, ndërsa çka është te Allahu është e përgjithmonshme.

    2. Po ashtu nga tregimi përfitohet, vlera e fitimit nga puna e duarve tua dhe nuk bie ndesh misticizmin dhe imanin e plotë, me përjetimin e kënaqësive të kësaj bote, si të ushqimit, pijes, veshmbathjes, kuajve, të cilët këta dy mbretër i kanë lënë.

    Në Sahihun e tij, nga Mikdari, transmeton Buhariu se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

    “Asnjë nga ju nuk ka ngrënë ushqim më të mirë, se sa ai i cili e ka fituar me dorën e tij, sepse Pejgamberi i Allahut -Davudi ushqehej prej fitimit të punës së duarve të tij”.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [75] - VLERA E NAMAZIT ME XHEMATË

    Transmetohet nga Abidullah Kavariri (Shejhu i Buhariut dhe Muslimit) r.a. se ka thënë: “Asnjëherë nuk më ka kaluar pa e falur namazin e Jacisë me xhematë. Një natë më erdhën musafirë dhe isha i zënë, kështu që më kaloi namazi me xhemat në xhami. Dhe shkova nëpër xhami të Basrës mos po takoj ndonjë xhemat duke falur Jacinë. Mirëpo, për fat të keq, të gjitha xhamitë kishin qenë të mbyllura. U ktheva në shtëpinë time dhe thashë në vetvete: “Është transmetuar në hadithë se namazi me xhematë është më i vlefshëm se namazi që falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë, prandaj fala namazin e Jacisë njëzet e shtatë herë. Pastaj fjeta dhe pashë në ëndërr se garoja me garë kuajsh. Unë isha mbi kalë, mirëpo ishte e pamundur t’i arrija. Njëri prej tyre u kthye dhe nga larg më tha: “Mos e lodh kalin tënd, se nuk mund të më arrish dot.” I thashë: “Po përse?” “Sepse ne e kemi falë namazin e Jacisë me xhematë, ndërsa ti e ke falë vetëm.” U zgjova nga gjumi i pikëlluar dhe shumë i mërzitur për këtë.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [76] - VARRET

    Muhamed bin Rezizë El Haraniju shkon prej shtëpisë në arën e tij dhe tregon se çka i ka ndodhur. Ai tregon: “Para se të perëndojë dielli arrita te varret, kur e pashë një varr, i cili kishte gaca zjarri sa gota. I vdekuri në mes, dhe mbi të gacat prush. I fshija sytë e mi dhe thosha në vete: “Zgjuar jam apo fjetur?!”. Kur e shikova qytetin, e vërtetova dhe thashë: “Për Zotin nuk jam në ëndërr, por kjo është realitet”. Pastaj i frikësuar shkova në shtëpi. Më sollën ushqim, të cilit as që munda t’i afrohesha. Pastaj shkova në qytet dhe pyeta se kush ka qenë i varrosur në atë vend. Ata më treguan se aty në varr është një njeri kriminel, i cili po atë ditë kishte vdekur.

    ***

    Transmeton Shaebiuju, se një njeri i ka treguar Pejgamberit s.a.v.s.: “Kam kaluar rreth krojeve të Bedrit dhe kam parë se si një njeri e nxirrte toka jashtë, një njeri tjetër i binte me çekan deri sa humbte në tokë. Pastaj toka i nxirrte dhe prapë një njeri i binte me çekan deri sa humbte në tokë, dhe kjo gjendje vazhdonte pandërprerë. Ndërsa Muhamedi s.a.v.s. tha: Ai është Ebu Xhelil bin Hishami i cili do të dënohet në varr deri në Ditën e Kijametit.

    ***

    Transmeton Salim bin Abdullahu nga babai i tij se ka thënë: “Deri sa shkonim prej Mekes në Medine, me deve, kaluam pranë një varreze, kur aty pamë se një i vdekur kishte dalë nga varri, i cili ishte i prangosur me zinxhirë të hekurt, qafë e duar, i cili digjej flakë, tërhiqej zvarrë, dhe i thuhej: “O rob i Allahut zvarritu!”

    Pastaj pamë edhe tjetrin duke dalë nga varri, i cili shkonte pas tij dhe i thuhej: “O rob i Allahut mos u zvarrit!” Pastaj u tërhoqën dhe e kthyen prapë në varr. Pastaj ai tregon se në atë moment i kishte rënë të fikët dhe kishte rënë prej devesë në tokë, ndërsa flokët m’u zbardhën. Këtë ia ka treguar Othman bin Afanit, e për këtë arsye ai ia ka ndaluar që ai të udhëtojë i vetëm.

    Një Medinas e ka pasur një motër, e cila i vdes. Pasi e varrosi, kthehet në shtëpi, mirëpo, i kujtohet se i kishte rënë diçka në varr. E merr një shok dhe shkojnë së bashku. E çelin varrin dhe e gjejnë sendin e humbur. Pastaj i thotë shokut: “A po largohesh pak ta shoh motrën time”. Dhe kur e sheh se ajo digjej flakë, atëherë me të shpejtë e mbulon varrin dhe kthehet te nëna e tij dhe e pyet: “Oj nëna ime, më trego diçka më shumë për motrën?” Nëna i thotë: “Po çka të të tregoj tash, kur ajo është e vdekur?” Ai i tregon se çka kishte parë te varri i saj. Atëherë nëna i tregon: “Motra jote e vononte kohën e namazit dhe e kishte zakon që të shkonte nëpër dyer të shtëpive të fqinjëve, të dëgjonte në heshtje dhe t’ua zbulonte çështjet e tyre”.

    Një hajn i varreve, pasi që ishte penduar e kishin pyetur: “Cila është ajo që ke parë më habitëse te të varrosurit?” Ai u thotë: “Kam parë të varrosur, i cili ishte i gozhduar me gozhda në tërë trupin e tij, ndërsa gozhdat më të mëdha në kokë dhe në këmbë.

    Por ajo që kam parë më se shumti është se shumë të varrosur i kam jo të kthyer në drejtim të kibles.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [77] - NDIKIM I KURANIT FISNIK TE TË MIRËT

    Mensur bin Amari e sheh një djalosh, i cili falte namazin me frikë e i thotë: “O djalosh a e ke lexuar ajetin e Zotit të Lartmadhëruar: “O ju të cilët keni besuar, ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi ta janë melekët e fortë dhe të ashpër, të cilët nuk e kundërshtojnë Allahun për çka do që i urdhëron dhe veprojnë çka do që urdhërohen”. Kur djaloshi e dëgjon këtë ajet i bie të fikët. E kur i vjen vetëdija thotë: “Më lexo edhe më shumë?” I thotë: “A e di se në xhehenem është një kodrinë që quhet “Flakë”, e cila i rrjepë lëkurat e pjekura, dhe e thërret atë i cili ia kthen shpinën e largohet nga rruga e drejtë”. Ai nuk mundi ta dëgjojë më shumë këtë këshillë të Kur’anit fisnik, kështu që vdes. Ia shpalos gjoksin, kur e sheh se në gjoks kishte të shkruar: “Ai është në jetë të kënaqshme, në xhenetet e larta të Sundimtari i Gjithëfuqishëm”. Dhe tregon: “Rashë për të fjetur duke menduar për rastin e këtij djaloshi dhe e pashë në ëndërr duke ecur nëpër xhenet, kurse në kokë kishte taxhin e devotshmërisë dhe e pyeta: “Si e arrite këtë pozitë të lartë?” Ai m’u përgjigj: “Po a nuk e lexove ajetin: “Nuk ka dyshim se të devotshmit janë në xhenete dhe lumenj, në pozicionet dhe ulëset e sinqeritetit te Sundimtari Absolut, Përcaktues i gjithçkaje”. O ibni Amar, Allahu më ka dhënë shpërblimin e dëshmorëve të Bedrit, e edhe më shumë”. E pyeta: “Po pse?” Ai m’u përgjigj: “Sepse ata kanë vdekur prej tehut të shpatës se pabesimtarëve, ndërsa unë kam vdekur prej tehut të shpatës se Kuranit fisnik”.

    Tregohet se Mesruki r.a. kur e ka dëgjuar se një lexues duke lexuar një ajet ka filluar të dridhet dhe të qajë. Lexuesit i thotë: “Ma lexo përsëri”. Ai e lexon. Kështu i thotë disa herë, e lexuesi ia lexon disa here, deri sa duke qajtur edhe vdes. Zoti e mëshiroftë, ngase ka qenë prej të mbyturve prej Kur’anit.

    Mensurë bin Amar r.a. tregon: “Hyra në qytetin e Kufes dhe, deri sa isha duke ecur në thellësi të natës dëgjova të qajturit e një njeriu me zë dridhës në brendi të shtëpisë së tij dhe duke u lutur: “Pashë Madhërinë Tënde, nuk kam dashur asnjëherë të të kundërshtoj e të të bëj mëkat, mirëpo kam bërë mëkat për shkak të paditurisë sime. Por tash, a thua, kush mund të më shpëtojë nga mëkati im ndaj Teje?! E kush mund të m’i forcojë marrëdhëniet me Ty, nëse i ndërpret ato?! Kërkoj prej teje të m’i falësh gabimet dhe të më ndihmosh, o Zoti im!” Pastaj vazhdon duke treguar Mensur bin Amari: “Ai me ato fjalë më bëri të qajë, e u ndala dhe e lexova ajetin: “O ju të cilët keni besuar, ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, e mbikëqyrës në të janë melaqet e forta e të ashpra, e të cilat nuk e kundërshtojnë Allahun për atë çka i urdhëron ata, dhe zbatojnë çdo urdhër, me të cilin u urdhërohen”. Për shkak të këtij ajeti dëgjova një britmë të madhe të tij. U ndala deri sa nuk u dëgjua të qajturit e tij dhe shkova nga aty. Të nesërmen shkova pranë shtëpisë së atij njeriu dhe e pashë se kishte vdekur. Njerëzit e përgatitnin për varrim, ndërsa një plakë qante. Pyeta se kush është ajo dhe më thane se është nëna e tij. Shkova te ajo dhe e pyeta se si ka qenë gjendja e tij, e ajo më tha: “Agjëronte ditën e falej natën, fitonte të holla dhe i ndante në tresh: një të tretën e shpenzonte për veten e tij, me një të tretën më ushqente mua, dhe një të tretën e jepte sadaka. Ndërsa mbrëmë deri sa kishte kaluar një njeri dhe ai e kishte lexuar një ajet të Kuranit, ai kur e kishte dëgjuar kishte vdekur”.

    Tregohet se Mudiri, lexues i Kuranit, derisa lexonte ajetin “Ky është libri ynë, i cili u flet juve të vërtetën”, ka filluar të qajë. Abdul Vahid bin Zejdi deri sa e dëgjonte i bie të fikët. Kur i vjen vetëdija thotë: “O Zoti im! Për Madhërinë Tënde, nuk do të të kundërshtoj kurrë; më ndihmo që gjithmonë të jem i dëgjueshëm ndaj Teje!” Pastaj e dëgjon një lexues duke lexuar: “O ti shpirt i bindur, kthehu te Zoti yt i kënaqur plotësisht”. Pastaj i thotë atij lexuesit: “Sa e sa herë po i them shpirtit tim t’i kthehet Zotit dhe do t’i kthehem vendosmërisht, fillon të frikohet prej dënimit të Allahut, pendohet dhe përmirësohet. Zoti e ka folur të vërtetën kur ka thënë:

    “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu”. (El-Hashr, 21)

    Zuraret bin Eufa deri sa ua falte namazin e sabahit xhematit, e lexon ajetin kur’anor:

    “Dhe kur t’i fryhet Nakurit, ajo ditë do të jetë ditë shumë e vështirë”. Duke e lexuar këtë, vdes. Zoti e mëshiroftë! Kur ka zbritur ajeti kur’anor: “Dhe me të vërtetë xhehenemi është i premtuar për të gjithë ata”. Selman Faresiju ka klithur me një britmë, i ka vendosur duart në kokë dhe pastaj i ka rënë fytyrës së tij.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [78] - KATËR LUTJET

    Ishte një pijanec, cili i thirri të pranishmit. Ata erdhën pranë tij dhe u ulën. Pastaj thirri shërbëtorin, ia dha 4 dërhem dhe i tha që të shkojë të blejë pemë për këtë kuvend. Shërbëtori gjatë rrugës kaloi pranë një mistiku të njohur, i quajtur - Mensur bin Amar, i cili thotë: “Kush i jep këtij të varfëri do t’i bëjë katër lutje për të”. Djaloshi ia jep 4 dërhem. Mensur bin Amarit. E ai i thotë: “Çka dëshiron të lutem për ty?”.

    Djaloshi i thotë: “Zotëria im është i rreptë, dëshiroj të lirohem prej tij. E dyta: Që Zoti të m’i rikthejë 4 dërhemët që jam duke i dhënë. E treta: Që zotëria im të pendohet. E Katërta: Allahu të ia falë gabimet e zotërisë dhe popullit tim.”

    Mensur bin Amari bën katër lutjet. Djaloshi largohet prej tij dhe kthehet te Zotëria, i cili e pyet: “Përse je vonuar? Ku i ke pemët?” Shërbëtori ia tregoi rastin e Mensurit dhe si ia ka dhënë 4 dërhemët, përballë 4 lutjeve. Zotëria u qetësua dhe i tha: “Cilat lutje i ke kërkuar prej tij për ty?” (Shërbëtori) thotë: “E para: E luta të lutej që të lirohem nga robëria.” Zotëria i thotë: “Të liroj, ti je i lirë për Allahun. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e dytë?” “Që Allahu të m’i rikthejë 4 dërhemët, të cilat ia dhashë”, - u përgjigj shërbëtori. Zotëria i thotë: “Ja ku i ke 4 dërhem. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e tretë.” “Që ti të pendohesh dhe t’i drejtohesh Allahut.” Zotëria e tundi kokën dhe filloi të qajë, e me dorën e tiji theu gotat e mbushura me alkool, dhe tha: “Pendohem te Allahu dhe kurrë nuk do të pi më alkool.” Pastaj e pyeti: “Cila ka qenë kërkesa për lutjen tënde të katërt?” Ai tha: “Që Allahu të t’i falë gabimet e tua dhe të popullit.” Zotëria tha: “Kjo nuk është në kompetencën time, por në kompetencën e Falësit të Gjithëmëshirshmit.”

    Kur zotëria ra të flejë, atë natë dëgjoi një zë: “Ti e ke bërë punën tënde, e Allahu i ka falur gabimet e tua, të djaloshit, të Mensur bin Amarit dhe të gjithë atyre, të cilët kanë qenë prezent.”

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [79] – REZULTATI I ZILISË

    Tregohet se një njeri vdes dhe i lë dy djem. Ata dy trashëguan shumë pasuri, të cilën e ndanë në mes vete. Secili prej tyre vepronte me pasurinë çka dëshironte. Djali i vogël merrej me tregti. Zoti ia shtoi pasurinë. Ai ishte i zgjuar, i sinqertë, e adhuronte Allahun, e falënderonte për të mirat dhe për profitin prej tregtie. Pasuria i shtohej dhe nuk kishte kundërshtarë. Për këtë arsye pasuria e tij ishte e mbrojtur dhe asgjë nuk mund t’i bënte syri i keq e as zilia.

    Përderisa djali tjetër, i cili kishte marrë rrugën e keqe, tërë pasurinë e kishte harxhuar në alkool, bixhoz, prostitucion dhe nuk i kishte mbetur asgjë; ishte varfëruar dhe nuk kishte çka të hante. Përkundër kësaj, vëllai i tij ishte i ndjeshëm, përkujdesej për të, e ushqente, e veshmbathte dhe i jepte çka i nevojitej. Vëllai nuk kënaqej me këtë dhe nuk i mjaftonte, por kishte zili të madhe për vëllanë e tij. Kështu mendon t’ia bllokojë rrugën e tregtisë vëllait të tij, që të barazoheshin në varfëri dhe atëherë t’i lëshohej (qetësohej) zemra, që njerëzit mos ta nënçmojnë për shkak të varfërisë së tij, përderisa e vlerësojnë reputacionin e vëllait të tij. Kështu ai angazhohet ta arrijë realizimin e qëllimit të tij. Në fund veproi me udhëzimin e Iblisit për të shkuar te një ziliqar, i cili ishte me famë për zili dhe shumë pak kush i kishte shpëtuar zilisë dhe syrit të keq të tij. Ziliqari nuk shihte shumë larg, por prej së afërmi. Vëllai i madh shkon te ky ziliqar i njohur me zili dhe kërkon që ai t’ia shikon me syrin e keq të tij pasurinë e vëllait dhe t’ia shkatërrojë. Vëllai i tij ishte në një rrugë dhe kur të kthehet ai ta bëjë një gjë të tillë, para se të kthehej nga rruga e tregtisë. Vëllai i madh i thotë ziliqarit: “Përgatitu se malli i tregtisë së vëllait është afruar dhe nga këtu nuk është më larg se një km. Njeriu ziliqar me fuqinë e syrit të tij i thotë: “A po mundesh ta shohësh nga kjo largësi? Ah mjeri unë, po të kisha pasur këtë largpamësi (thotë ziliqari). Ai (Vëllai i madh) ndjeu një shtrëngim të madh në kokë, dh iu errësua shikimi dhe përnjëherë u verbërua (nga syri i keq). Ndërsa tregtia e vëllait kaloi pa kurrfarë të keqe.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •