-
i/e regjistruar
[60] - MIRËSIA DHE MËSHIRA NDAJ KAFSHËVE SHKAK I FALJES SË MËKATEVE
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Deri sa një njeri po kalonte nëpër një rrugë, e kaplon një etje e madhe. E sheh një bunarë, zbret në thellësi të tij, piu ujë dhe doli nga aty. Pasi që doli, e sheh një qen duke lehur dhe duke lëpi lëmyshqe prej etjes. Thotë me vete: “Ky qen është i etur, ashtu siç isha unë më parë”. Kështu që zbret përsëri në bunar, e mbush këpucën e tij dhe e mbante me gojë deri sa u ngrit lart dhe i dha të pijë ujë qenit. Për këtë mirësi që e bëri e falënderoi Allahu, e ia fali atij”.
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim të dy koleksioneve sahihë thuhet: “Përderisa qeni sillej rreth e rrotull bunarit, dhe ishte duke ngordhur nga etja, kur një mëkatar prej mëkatarëve beni Israil e sheh, e heq këpucën e tij, e mbush me ujë dhe i jep të pijë. Për këtë iu falen mëkatet”.
-
-
i/e regjistruar
[61] - TREGIMI I SPROVIMIT TË SULEJMANIT A.S.
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Sulejman bin Davud a.s. ka thënë: “Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj me) njëqind gratë e mia dhe prej secilës do të lind kalorës, të cilët do të luftojnë në rrugën e Allahut. Shoku i tij i thotë: “Thuaj: “Nëse do Allahu”. Mirëpo ai nuk thotë “Nëse do Allahu”. Kështu që prej të gjitha atyre ka mbetur shtatzënë vetëm njëra, e cila lind një fëmijë gjysmak (me aftësi i të kufizuara). Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, po të kishte thënë “Nëse do Allahu”, të gjithë do të lindnin kalorës dhe të gjithë do të kishin luftuar me rrugë të Allahut së bashku”.
Buhariu dhe Muslimi
Po ashtu në transmetimet e tyre ekziston se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Sulejmani ka thënë: Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj) shtatëdhjetë grat e mia, dhe prej secilës prej tyre do të kem nga një kalorës, i cili do të luftojë në rrugë të Allahut. Dhe nuk ka thënë “Nëse do Allah”. Kur i vizitoi (kontaktoi) me ta nuk mbet asnjëra nga ato shtatzënë, pos njëra, e cila e lindi një fëmijë gjysmak, të cilin ia sjellin në fronin e tij. - Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, po të kishte thënë “Nëse do Allahu”, do të kishin lindur që të gjithë, dhe të gjithë do të ishin bërë kalorës, që do të kishin luftuar së bashku në rrugë të Allahut. Këtë e tregon ajeti: “Dhe ne veç e kemi sprovuar Sulejmanin”.
-
-
i/e regjistruar
[62] - TREGIMI I ADEMIT DHE MUSA A.S.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Kanë debatuar Ademi dhe Musa në mes vete. Musa i thotë: “O Adem, ti je babai dhe i pari i ynë dhe ti je ai që na ke nxjerrë nga xheneti”. Ademi i thotë: “O Musa, Allahu të ka dalluar ty me të folurit e Tij (ka biseduar me ty me fjalë) dhe Vetë të ka shkruar libër dhe ta ka dhënë. E tash po më akuzon mua për një çështje, të cilën e ka caktuar Allahu që të ndodhë katërdhjetë vjet para se të më krijojë. Kështu Ademi del fitues ndaj Musasë. Ademi del fitues ndaj Musasë, Ademi del fitues ndaj Musasë.
Transmeton Buhariu
Përfitim i rëndësishëm
Ademi fitoi ndaj Musasë me argumente, sepse fatkeqësitë (ndodhitë) argumentohen me fakte, e mëkatet jo. Sepse fatkeqësinë nuk e dëshiron njeriu, dhe për këtë arsye nuk iu është dhënë e drejta e zgjedhjes. Por, i ndodh papritur e pakujtuar, dhe padëshiruar e pa zgjedhur fare. Është mirë të argumentohet me caktimin (kaderin e Zotit) për t’iu lehtësuar dhimbja.
Ndërsa sa i përket mëkatit, njeriu vepron me vullnet dhe ai e di se Allahu e urren dhe e ka ndaluar. E kur ta bëjë mëkatin nuk lejohet logjikisht, as ligjësisht të arsyetohet e të sjellë argumente se kjo është më dëshirën e Allahut të Lartmadhëruar, dhe me caktimin (kaderin) e Tij, në asnjë mënyrë.
Shejhul Isalm - Ibnu Tejmije thotë: “Musa a.s. është më i ditur sa i përket njohjes së Allahut, cilësive të Tij, emrave të Tij, për të akuzuar për mëkatin, për të cilën veç mëkatari është penduar, e Zoti e ka zgjedhur dhe e ka udhëzuar. Ndërsa Ademi është më i ditur sa i përket Zotit të tij në lidhje me Kadanë dhe Kaderin, dhe për fatkeqësitë. Por, Musa e ka akuzuar Ademin për fatkeqësinë, e cila i ka ndodhur pasardhësve të tij me daljen e tyre prej xhenetit, dhe zbritjen e tyre në botën e sprovave dhe të vështirësive, për shkak të gabimit të babait të tyre. Ai (Musa a.s.) ka përmendur gabimin, si vërejtje e shkakut të fatkeqësive dhe sprovave të pasardhësve të tij. Për këtë arsye i ka thënë: “Na ke nxjerrë ne dhe vetën tënde prej xhenetit”.
Në një transmetim dhe tekst tjetër thuhet: “Ademi u argumentua me kaderin për fatkeqësi dhe ka thënë: “Kjo fatkeqësi, të cilën e përjetojnë pasardhësit e tij, është shkak i gabimit, i cili veç ka qenë i shkruar dhe i caktuar, para se të jetë i krijuar. Kaderi argumentohet në fatkeqësi, e jo në mëkate. Pra, apo më akuzon mua për fatkeqësinë, e cila ka qenë e shkruar dhe e caktuar për mua, para se të isha krijuar, para kaq e kaq viteve?!
-
-
i/e regjistruar
[63] - SHPËTUESIT PREJ SHKATËRRIMEVE
Abdurrahman bin Sumrete transmeton se: “Deri sa ishim në sufe të Medines, erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe tha:
“Mbrëmë kam parë ëndërr interesante. Kam pare se si një njeriut të umetit tim i shkon Melekul Mevti për t’ia marrë shpirtin, mirëpo mirësia e tij ndaj prindërve e shpëton atë nga Melekul Mevti.
Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i vjen dënimi në varr, mirëpo i del përpara abdesti dhe e shpëton prej atij dënimi.
Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i silleshin vërdallë shejtanët, mirëpo u del përpara atyre “dhikri i Allahut”dhe i largon shejtanët prej tij.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim se si i shkuan melekët për ta dënuar, mirëpo para tyre u del namazi dhe e shpëton prej atij dënimi.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, i cili digjej së eturi, dhe çdo herë kur i afrohej burimit dëbohej, mirëpo i shkon agjërimi i muajit ramazan, i jep të pijë ujë dhe e freskon.
Pashë një njeri të umetit tim, dhe i pashë Pejgamberët të vendosur shkallë pas shkalle. Dhe sa herë që tentonte të shkojë te ata, zbriste një shkallë më poshtë, pastaj shkoi gusli (pastrimi) dhe e kapi për dore, e solli dhe e vendosi pranë meje.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, para tij errësirë, në anën e majtë të tij errësirë, në anën e djathtë të tij errësirë, përmbi kokën e tij errësirë, ndërsa ai nuk dinte se kah të shkonte. I shkon Haxhi dhe Umreja dhe e nxorën prej errësirës në dritë.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim e që në dorën e tij ishin mbështetur të këqijat dhe zjarri. I shkon sadakaja dhe u bë mburojë mes tij e zjarrit, dhe mjegull mbi kokën e tij.
Pashë një njeri të umetit tim, i cili u fliste besimtarëve, ndërsa ata nuk flisnin me të. I shkon “ndërlidhja farefisnore” dhe thotë: “O ju grup i besimtarëve, ky ka qenë ai i cili ka ndërlidhur farefisin e ai u fali atyre”. E besimtarët ia falën, folën me të dhe e morën në mesin e tyre.
Pastaj, e pashë një njeri të umetit tim, të cilin melaqet e ashpra, të quajtura Zebanije, e kishin rrethuar. I shkoi vepra e urdhërimit në të mira dhe ndalimi nga e keqja, e shpëtoi atë prej mesit të tyre dhe e përcolli deri te melaqet e rahmetit.
E pashë një njeri të umetit tim, këmbëzbathur dhe në mes tij dhe Zotit të Lartmadhëruar një perde. Shkon karakteri dhe morali i mirë i tij dhe e zbulon perden dhe e shpie te Allahu.
E pashë një njeri të umtit tim, të cilit fletushkat iu ishin vendosur në anën e majtë të tij, e shkon “frika e tij ndaj Allahut” i merr fletushkat dhe ia vendos në anën e djathtë të tij.
E pashë një njeri të umetit tim, peshorja e të cilit i ishte shumë e lehtë me vepra të mira, shkon EFRATUHU (fëmijët e vdekur të vegjël të tij) dhe e rëndojnë peshoren e tij.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili qëndronte në një humnerë të xhehenemit, të cilit i shkon frika e tij ndaj Allahut të Lartmadhëruar, e nxjerr nga aty dhe e shpëton.
E pashë një njeri të umetit tim duke u djegur (përvëluar) në zjarr, e shkojnë lotët e tij, të cilët kanë pikuar vetëm prej frikës së Allahut të Lartmadhëruar, dhe e shpëtojnë.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili lëkundej mbi urën e Siratit, ashtu si lëkundet prej erës së fortë. Dhe shkon mendimi i mirë ndaj Allahut, e qetëson dhe ai e kalon atë rrezik. E pashë një njeri të umetit tim, i cili mbi urën e siratit një herë rrëzohej, tjetrën herë varej për të. E i shkon salavati, të cilin e ka dërguar për mua dhe e ngrit në këmbë.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili ka arritur te dera e xhenetit, ndërsa dera e xhenetit u mbyll. E shkon Shahadeti-dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe e hap derën e xhenetit dha ai hyn në xhenet.
(E ka regjistruar Medemi, i cili ka thënë se është hadith i mirë. E kanë regjistruar një grup hafidhësh të hadithit, sepse në të ka vërtetësi të qarta).
-
-
i/e regjistruar
[64] - PËRFUNDIMI I MIRË I LEXUESIT TË KURANIT
Një njeri i mirë kishte shprehi që për çdo ditë t’i lexonte nga dhjetë xhuza të Kuranit fisnik. Një ditë deri sa e lexonte suretu Ja Sinë, arrin te ajeti “vërtet unë do të isha në humbje të sigurt” shpirti i ngritet në qiell. Shokët për rreth u habitën dhe thanë: “Ky njeri ka qenë i mirë, e si të jep shpirt ajetin “Vërtetë unë atëherë do të isha në humbje të sigurt”?! Disa njerëz të mirë e kishin parë në ëndërr pas varrimit, dhe e kishin pyetur: “O filan, ti përfundove këtë botë me ajetin “Vërtetë unë atëherë do të isha në humbje të sigurt”. Po si është puna jote me Allahun sot? Ai iu përgjigjet atyre: “Kur më keni varrosur, dhe më keni lënë vetëm, erdhën dy melekët dhe më pyetën: - Kush është Zoti yt? Unë e vazhdova ajetin “unë kam besuar në Zotin tuaj, a po dëgjoni”. Atëherë më është thënë: “Hyn në xhenet”, e unë thashë (ajetin): “O mjerë për popullin tim sikur ta dinin, se më ka falur mua Zoti im, dhe më ka bërë prej të nderuarve”.
-
-
i/e regjistruar
[65] - OMERI R.A.
Omer bin Hatabi r.a., kur ishte emir i besimtarëve, blen një kalë dhe shkon larg tij për ta testuar. Mirëpo, kalit i paraqiten plot të meta fizike. Kthehet për t’ia kthyer shitësit, pasi qe mendonte se ai e ka mashtruar. Mirëpo, shitësi nuk e pranon kalin prej emirit të besimtarëve. Atëherë, çka të bëjë emiri me këtë njeri të brishtë? Të urdhërojë për ta burgosur, apo ta akuzojë në gjyq? Atëherë, ai e ruajti të drejtën për ta akuzuar në gjyq. Mirëpo, i akuzuari e zgjedh për prokuror Sherihun, i cili ishte gjykatës i njohur në çështje të tregtisë. Emiri i besimtarëve doli në karrigen e të akuzuarve dhe vendimi u mor në dëm të
Omerit, sipas ligjit të drejtësisë, ku gjykatësi i thotë: “Merre atë që e ke blerë ose ktheje si ka qenë. Omeri e shikon Sherihun i gëzuar dhe i thotë: “A nuk ka vendim tjetër, pos këtij vendimi?! Pastaj nuk urdhëron për ta burgosur, e as për ta shkarkuar prej detyrës, as për ta degraduar, por, përkundrazi e emëron me një pozitë më të lartë, Gjykatës të Kufes.
Njëherë kur arritën stofat Jemenase, u shpërndahen muslimanëve, të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe me drejtësi, Omeri vesh rrobat e reja të cilat vëreheshin se ishin një numër më i madh. Këtë e vërejtën muslimanët, pasi që gjërat shpërndaheshin haptazi. Omeri hipi në minber dhe i nxiti qytetarët për xhihad, duke pasur veshë rrobën (jemenase) dhe duke thënë: “Dëgjomëni dhe respektoni”. Mirëpo nuk përcillet me duartrokitje të ngrohta, por dëgjohet zëri lart “Nuk ka dëgjueshmëri dhe nuk ka respekt, - mos dëgjoni dhe mos respektoni”. Kjo gjendje pastaj vazhdoi të ashpërsohet kur dhjetëra ushtarë brohoritën (duke shprehur pakënaqësi). Atmosfera qetësohet, kur Omeri me butësi thotë: “Po pse kështu? Allahu ju mëshiroftë!”. Njëri thotë: “Ju keni marrë stof sa kemi marr dhe ne, mirëpo si është e mundur që ajo të të mjaftojë ty për këmishë, kur ti je më i gjatë se ne? Diçka nuk është në rregull! Patjetër se ti ke marrë një hise më shumë se ne”. Atëherë Omeri e arsyeton veten duke e thirr djalin e tij, Abdullahin, për ta argumentuar. Abdullahi, djali i tij, deklaroi me zë të lartë se hisen e tij ia kishte dhënë babës, pandaj që të dy hiset i kanë mjaftuar për një këmishë, sepse vetëm njëra (pjesa e tij) nuk i mjaftonte as për t’i mbuluar organet e turpshme. Atëherë të gjithë e pranuan dhe revoltuesi i qetë tha: “Tani meriton dëgjim dhe respekt”.
Sikurse çdo njëri, gjatë natës edhe Omeri ka ndezur kandilin kur vinin njerëzit për zgjidhjen e çështjeve shtetërore, mirëpo kur fillonte ndonjëherë bisedë për çështje jo shtetërore, atëherë e fikte dritën dhe thoshte se ky kandil është pronë shtetërore dhe nuk lejohet të përdoret për çështjet private.
Ishte dita e xhumasë, xhemati ishte tubuar dhe prisnin Hatibin (ligjëruesin), e ai ishte Omeri. Omeri ishte i fundit që erdhi, hipi në minber dhe kërkoi falje prej tyre. Kur e pyetën për shkakun e vonesës së tij, kuptuan se Emiri i besimtarëve - Omeri e kishte pastruar këmishën e tij, dhe pasi nuk kishte këmishë tjetër, pos asaj, kishte pritur deri sa të terej, e pastaj e kishte veshur dhe kishte ardhur në xhami për të ligjëruar.
Një natë Omeri r.a kishte dalë për të kontrolluar qytetin dhearrin në një tendë, e cila ishte tri milje larg Medinës. Vëren se në atë tendë ishte i ndezur një zjarr. Kur i afrohet tendës, sheh se brenda ishte një grua me fëmijët e saj, të cilët qanin. Omeri e pyet gruan: - Si po kaloni? Ajo i përgjigjet: - Është natë e ftohtë”.
Po fëmijët pse po qajnë?
Për shkak se janë të uritur.
Po çka ka në kusi?
Ujë.
E përziej thuaja se është ushqim, deri sa fëmijët të flenë. Pastaj gruaja thotë: “Allahu është në mes nesh dhe Omerit”(ajo nuk e dinte se ishte duke biseduar me Omerin).
Omer i thotë: - Zoti të mëshiroftë, po ku e di Omeri gjendjen e juaj? Gruaja i përgjigjet: - Subhanellah, ai e ka marrë përsipër qeverisjen për ne, ndërsa nuk e di asgjë për ne! Omeri me të shpejtë shkon në arkën shtetërore - depon e rezervave shtetërore, merr gjëra ushqimore: miell, vaj, dhe i vendos në shpinën e tij për t’ia sjellë në tendë, duke mos lejuar që dikush tjetër t’i bartë pas tij, duke thënë se në Ditën e Kijametit nuk dëshiroj t’ia barti mëkatet e tij. Pastaj Omeri Emir e besimtarëve përgatit ushqimin për fëmijët, ndërsa gruaja habitet me atë përgatitje dhe thotë:
“Zoti të shpërbleftë me të mira. Për Zotin, ti ke më shumë të drejtë të jesh Emir i besimtarëve se sa Omeri”.
Ebu Musa Esh-shaeriju e ka dënuar një ushtar në Irak me heqje të flokëve. Ushtari e konsideron se kjo është shkelje e të drejtës së tij dhe dënim jo i merituar. Kështu ai i tubon flokët dhe udhëton prej Irakut e deri në Medinë. Hyn te Emiri i besimtarëve dhe ia paraqet flokët e prera të tij para tij, duke thënë: “Kështu veprojnë me në të emëruarit e tu!” Omeri thërret me zë të lartë e thotë: “Po të ishin të gjithë guximtarë si ky, do të ishte më e dashur për mua se sa ajo që kemi çliruar prej vendeve deri më sot. Kjo është shëmbëlltyra e Umetit tonë.”
Omeri r.a vazhdimisht ka qajtur prej frikës se Allahut të Lartmadhëruar, sa që në fytyrën e tij ke mundur të shohësh dy vija të zeza prej lotëve të shumtë, të cilët rridhnin nëpër faqe dhe thoshte: “Mjerë për mua, po më mirë mos të kisha lindur fare; mjerë për mua po të kisha qenë një kime floku në trupin e Ebu Bekri Sidikut”. Ai gjithashtu thoshte: “Po të thërriste një zë e të thoshte se të gjithë njerëzit do të hynë në xhenet, vetëm njëri jo, do të kisha menduar se ai i cili nuk do të hyjë në xhenet jam unë!”
-
-
i/e regjistruar
[66] - ÇDO GJALLESË NË TOKË E KA FURNIZIMIN PREJ ALLAHUT
Tregohet se një njeri ulet nën hije të hurmave dhe pasi u shtri në shpinë e sheh një vremç, i cili në gojën e tij kishte një hurmë të pjekur dhe një të papjekur. Pastaj e përcjell dhe e vëren se e njëjta gjë përsëritej disa herë. Kjo gjë e mahniti dhe tha në vetvete: Do të ngritem lart të shoh çka është puna? U ngjit lart në trupin e hurmës, kur sheh se në një vrimë të trungut një gjarpër i verbër e hapte gojën ndërsa vremçi (zogu) e vendoste hurmën në gojën e tij. Kjo gjë e habiti dhe tha: “Zoti i Lartmadhëruar ka folur të vërtetën kur ka thënë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që nuk e ka furnizimin prej Allahut".
Tregohet se ibn Ebshadhi, i njohur si gjuhëtar, një ditë qëndronte në kulm të një xhamie të Egjiptit. Ishte duke ngrënë diçka, kurse pranë tij ishin disa tjerë. Afrohet një macë në mesin e tyre, ia japin një pjesë buke, ndërsa ajo e merr me gojë, shkon dhe pas një kohe prapë kthehet. I japin diçka tjetër, e ajo veproi njësoj. Ajo vazhdimisht shkonte e vinte, ndërsa ata i jepnin nga diçka. Ata e kuptuan se tërë atë ushqim ajo nuk po e hante vet, sepse ajo ishte sasi e madhe. Pasi dyshuan, herën e fundit e përcollën dhe e panë se ajo ngjitej nëpër mur, e në kulm të xhamisë, e pastaj zbriste në mes dy mureve, në një vend ku ishte një mace tjetër e verbër. Dhe sa herë që kishte marrë ushqimin ia kishte dërguar macës së verbër, ia kishte vendos pranë dhe ajo e kishte ngrënë. Ata ishin befasuar, ndërsa Ibn Shadhi u thotë atyre: “Përderisa kësaj kafshë, e cila nuk flet, Allahu ia ka mundësuar që macja të përkujdeset për të, atëherë për çka të brengosem për veten time sa i përket rizkut.
-
-
i/e regjistruar
[67] - TREGIMI I VËRTETIMIT DHE FLETUSHKAVE
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Kijamit Allahu e paraqet njeriun e fundit të umetit tim para krijesave, e pastaj i paraqet para tij nëntëdhjetë e nëntë fletushka (regjistra), ku secila nga fletushkat është në gjatësi sa sheh syri. E i thotë: “A mohon diçka prej këtyre?” Ai thotë: “Jo o Zoti im”. Zoti i thotë: “Mos ndoshta regjistruesit e mi kanë shkruar gabim, apo të kanë bërë ndonjë padrejtësi?” Ai thotë: “Jo, Zoti im”. Zoti i thotë: “A ke ndonjë arsyetim për këto (gabime) apo ndonjë vepër të mirë?” Ai thotë: “Jo, Zoti im”. Allahu i Lartmadhëruar i thotë: “Por, ti ke te Ne një punë të mire, e ne nuk të bëjmë padrejtësi sot, dhe ia qet përpara vërtetimin (dokumentin) në të cilën është e shkruar “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhamedun resulullah”. E pastaj thotë: “Silleni peshojën (vagën) e tij”. Ai thotë: O Zoti im po çka është puna me këtë, si mund të matet ky dokument vërtetimi me të gjitha këto fletushka?! Zoti i thotë: “Ty nuk të bëhet padrejtësi”. Dhe në njërën anë të peshojës vendosën fletushkat, ndërsa në anën tjetër dokument vërtetimi i shahadetit. Mirëpo do të peshojë më rëndë dokument vërtetimi i Shahadetit, ndërsa nuk peshojnë fare fletushkat, dhe asgjë nuk mund të matet me emrin e Allahut.
(Këtë e ka regjistruar Ibn Maxhe dhe Termidhiu, i cili ka thënë: hadithë hasen garibë. Po ashtu edhe Bejhekiu dhe Hakimi kanë thënë se është hadith Sahihë në bazë të kushtit të Muslimit).
-
-
i/e regjistruar
[68] - TREGIMI I THERJES SË VDEKJES
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të sillet vdekja si një dash pa brirë, dhe thërret një thirrës: ‘O ju banorë të xhenetit!” Ata i ngritin kokat lart dhe presin çka do t’u thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ Ata përgjigjen: - Po, kjo është vdekja dhe secili prej nesh veç e ka parë (e ka përjetuar). Pastaj prapë thërret: ‘O ju banorë të xhehenemit!’ Ata i ngrisin kokat lart dhe presin çka do tu thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ - Po, e njohim, kjo është vdekja dhe secili prej nesh vetëm se e ka parë (e ka përjetuar). Atëherë ajo pritet (vdekja thërret) dhe u thuhet: ‘O ju banorë të xhenetit! Keni përjetësi e jo vdekje. O ju banorë të xhehenemit! Ju do të jeni përgjithmonë në të e nuk do të ketë vdekje.
Në një transmetim tjetër thuhet: “Banorëve të xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, ndërsa banorëve të xhehenemit u shtohet pikëllimi edhe më shumë, - dhe (Pejgamberi a.s.) e lexon ajetin kur’anor: “Dhe lëri që të presin ata deri në Ditën e Dështimit kur do të përfundojë çdo gjë, deri sa ata nuk janë në dijeni për të, e ata as që besojnë”. Ata jan indiferent, nuk janë në dijeni në këtë botë.
Këtë e ka transmetuar Ebi Said el Hudriju. Ndërsa në një tekst të përafërt dhe një tjetër të ngjashëm e kanë regjistruar dy Shejhat (Buhariu dhe Muslim) nga ibn Umeri.
-
-
i/e regjistruar
[69] – PAJTIMI NË FATKEQËSI
Tregohet se një njeri i mirë kalon pranë një njeriu, të cilin e kishte kapluar sëmundja e rëndë. Ai ishte i ngjitur për toke, sa që nuk mund të ngritej; i verbër, i shurdhër dhe thoshte: “ E falënderoj Allahun, i Cili nuk më ka sprovuar me sprova, të cilat janë ballafaquar shumica e njerëzve”. Kalimtarë habitet e i thotë: “O vëlla, po çfarë të mira të ka dhënë Allahu ty, kur unë po shoh se të gjitha të këqijat (të metat) janë në trupin tënd. Ai i thotë: “Largohu or i çmendur, po a nuk po i sheh të mirat e mia, të cilat i kam, kur Allahu ma ka dhënë gjuhën të dëshmojë njëshmërinë e Tij, zemrën për ta njohur Atë dhe në çdo çast për ta përkujtuar”.
***
Tregohet se një njeriut të mirë kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi apo sprovohej me diçka thoshte: “E bëftë Zoti mirë”.
Një natë i shkon ujku dhe ia grabit gjelin, e ai tha: “E bëftë Zoti mirë!” Pastaj në të njëjtën natë qeni rojtar i shtëpisë i ngordhi. E ai tha: “Zoti e bëftë mirë!” Pastaj gomari i pall për herë të fundit dhe ngordh. E ai tha: Zoti e bëftë mirë!” Pastaj tha: “Nëse do Zoti e bën mirë”. Familja e tij me këto fjalë të tij lodhen pa masë dhe nuk mundën ta duronin. Në të njëjtën natë hajnat arab e sulmuan fshatin dhe i mbysin që të gjithë fshatarët, e nuk shpëton askush, pos tij (dhe familjes së tij). Hajnat arab janë orientuar në fshat nëpërmjet të lehurit të qenit, këndimit të gjelit dhe palljes së gomarit (për shkak të errësirës), mirëpo atij veç i kishin ngordhur, kështu që ngordhja e tyre ka qenë shkak i shpëtimit. Qoftë i lartësuar i Planifikuesi i Mençur.
***
Tregon Medainiju: “E kam parë në fshat një grua të bukur, aq trupin e strukturuar, aq lëkurë të ndritur dhe asi fytyre të bukur që kurrë më parë nuk kisha parë, e i kam thënë: “Pashë Allahun, çka është ajo që ti ke këtë formë dhe këtë lumturi?” E ajo më tha: “Për Zotin në brendinë time ka pikëllim dhe brenga, ja po të tregoj: - E kam pasur burrin dhe dy fëmijë. Babai i tyre e pret një dele kurban në ditën e Kurban Bajramit. Derisa fëmijët loznin, djali i madh i thotë të voglit: “A dëshiron të të tregoj se si babai e ka prerë delen? I thotë: “Po”. E ai e pret atë. Kur e sheh se i del gjaku, ai trishtohet dhe ik në pyll, ku e han ujku. Babai del pas tij për ta kërkuar dhe duke e kërkuar pandërprerë vdes urie. E mbeta vetëm, kështu si jam.” I thashë asaj: “Po si je me durim?” Ajo tha: “Ka mund të më ndodhë ashtu siç u ka ndodhur atyre. Unë jam e lënduar, por po i përballoj”.
***
Kur Shafiut i vdes i biri thotë: “O Zoti im, nëse e ke sprovuar, e ke falur, e nëse atë e ke marrë, të tjerët i ke lënë. E ke marrë një pjesë (anëtar), ke lënë pjesët (anëtarët) tjetër. E ke marrë një djalë, e ke lënë djem të tjerë.
***
Tregon Ahnaf bin Kajsi: Jam ankuar te xhaxhai im për dhembje të barkut, e ai më qortoi duke më thënë: “Nëse të ndodh diçka mos i trego askujt, sepse njerëzit janë dy llojesh: Ke shok, i cili pikëllohet kur të dëgjojë, e ke armik, i cili gëzohet. Çdo gjë që të ndodhë mos iu anko krijesave të njëjta si ti, të cilët të njëjtën gjë nuk mund ta largojnë as prej vetes së tyre. Por, ankoju Atij që të ka sprovuar, vetëm Ai ka mundësi për të ta larguar. O djali i vëllait tim, njëri prej syve të mi ka katërdhjetë vjet që nuk sheh, e nuk i kam treguar as gruas sime, e asnjë anëtari të familjes sime.
***
Një njeri i mirë është sprovuar me fëmijë. Çdo herë kur i lindte një fëmijë , përkohësisht është gëzuar, por menjëherë i ka vdekur dhe e ka lënë të pikëlluar e me zemër të thyer. Mirëpo ai prapëseprapë posedonte iman të fortë, duronte burrërisht dhe thoshte: “Allahu e ka falë, Allahu e ka marrë. O Zoti im! Më shpërble për shkak të kësaj fatkeqësie dhe me zëvendëso me më të mirë”.
I lind edhe fëmija i tretë dhe pas disa viteve i sëmuret aq shumë, sa që ishte shtrirë në shtratin e vdekjes. Babai qëndronte pranë tij, me sy të përlotur e të përgjakur prej pikëllimit. Për shkak të lodhjes e kaplon një sy gjumë dhe sheh ëndërr sikurse ka ndodhë Kijameti dhe kanë filluar vështirësitë e tij. E sheh urën e siratit mbi xhehenemin, të cilin patjetër duhej ta kalonte. Duke kaluar mbi të frikohej se mos po rrëzohej. I afrohet fëmija i parë i vdekur me shpejtësi e i thotë: “Unë do të mbaj o baba im. Mbështetu në mua, e babai vazhdonte të ecte.” Mirëpo frikohej se mos po rrëzohej në anën tjetër. E sheh fëmijën e dytë, i cili i vjen dhe e mban në anën tjetër. Ai gëzohet për së tepërmi. Pasi ecën pak, e kaplon etja për së tepërmi dhe kërkon nga fëmijët ujë. Ata i thonë: “Jo, se nëse ndonjëri prej nesh largohet prej teje e shkon të marrë ujë, atëherë ti do të biesh në zjarr”. – Po çka të bëj? Njëri prej tyre i thotë: “O babai ynë, po të kishte qenë me ne vëllai ynë i tretë, ai do të kishte sjellë ujë. Njeriu në atë moment zgjohet nga gjumi dhe e falënderon Allahun se ende është gjallë në këtë botë dhe se Kijameti nuk kishte ndodhur. E shikoi fëmijën e sëmurë afër, kur sheh se edhe ai kishte vdekur. Dhe klith: “O Zot, të falënderoj se kam rezervuar te Ti vepra dhe shpërblim dhe Ti më bën të mundur ta kaloj urën e Siratit në Ditën e Kijametit.” Kjo ka qenë freski dhe qetësimi i zemrës së tij.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt