Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 102
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [50] – DUAJA NË RREZIK FATKEQËSIE

    Tregohet se njëri prej ensarëve, i cili ishte shok i pejgamberit s.a.v.s. që quhej Eba Muglik, ishte tregtar, dhe tregtonte me mallin e tij dhe mallin e të tjerëve në vende të largëta. Ishte mistik, i devotshëm. Njëherë shkon për tregti dhe në mes të rrugës e ndalon një hajn kriminel, me armë në dorë. Hajni i thotë: “Gjithçka që ke lëshoji në tokë se përndryshe të vras!” Ai i thotë: “Çka dëshiron: pasurinë apo pasurinë dhe jetën time?” Ai i përgjigjet: “Pasurinë veç do të ta marr, por edhe do të të vras”. Ai i thotë: “ Më lejo që para ekzekutimit tim t’i fali katër rekate namaz”. Hajni i thotë: “Po”. Ai mori abdest, pastaj i fali katër rekate. Në fund të namazit në sexhden e fundit u lut: “O Zoti im i dashur, o Mbajtës i Arshit famëlartë! O Ai, i Cili vepron ç’të duash, - të lutem për hir të madhërisë Tënde të pakufishme dhe për hir të dritës Tënde, e cila përfshinë arshin Tënd, që të më mbrosh nga e keqja e këtij krimineli hajn; O ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo!”

    Kur në ato momente paraqitet një kalorës dhe me të shpejtë ia largon shpatën (hajnit), të cilën e kishte afruar mbi kokën time. Kur e shikon hajni, ai me të shpejtë i bie hajnit dhe e mbytë. Pastaj ky kalorës i afrohet tregtarit të drejtë dhe të devotshëm dhe i thotë: “Ngritu”. Tregtari e pyet: “Po kush jeni ju, i cili nëpërmjet Allahut më ndihmon?” Ai i përgjigjet: “Unë jam melek i katit të katërt të qiellit. Kur e ke bërë lutjen e parë, ka arritur lutja dhe ka trokitur në dyer të qiejve. Pastaj kur e ke bërë lutjen e dytë, çka ka në qiej e kanë dëgjuar një zë. Pastaj kur e ke bërë lutjen e tretë, më është thënë: “Duaja e të dëmtuarit dhe atij i cili është në rrezik. Pastaj e kam lutur Allahun që të më japë leje që ta mbys (hajnin).

    Hasani tregon: “Kush merr abdest dhe i falë 4 rekate dhe bën këtë lutje, Zoti i përgjigjet atij, i cili është në rrezik fatkeqësie, por i ndihmon edhe nëse nuk është në rrezik fatkeqësie”.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [51] - DASHURIA E FËMIJËVE PËR TË DËRGUARIN E ALLAHUT S.A.V.S.

    Tregohet se disa fëmijë të Bahrejnit kanë dalë për të luajtur futboll. Dhe topi bie mbi kulm dhe në gjoks të njeriut në shtëpi. Ata shkojnë dhe e kërkojnë prej tij, mirëpo ai refuzon. Njeri prej fëmijëve i thotë: Për nder të Muhamedit a.s. na kthe topin.” Ai prapë refuzon dhe fillon ta shajë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. Atëherë fëmijët me shkopinj e sulmojnë, dhe i mëshojnë deri sa ai vdes. Atëherë këtë ngjarje ia tregojnë Omerit r.a. Për Zotin Omeri r.a. asnjëherë nuk është gëzuar më shumë se për këtë rast, as për çlirimin e ndonjë vendi, as prej pasurisë së luftës. Por ka thënë: “Kjo është madhështia e islamit, kur fëmijët e vegjël, për shkak të ofendimit të Pejgamberit të tyre, janë hidhëruar dhe e kanë mbytur Eshefin.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [52] - NDJESHMËRIA

    Tregohet se Shafiu dhe Muhamed bin Hasani shohin një njeri. Shafiju tha: Ai është zdrukthëtar, ndërsa Muhamed bin Hasani: Farkatar. Kur e pyes për zanatin e tij ai thotë: Kam qenë farkëtar dhe tani jam zdrukthëtar.

    Një i ditur dhe lexues i Kur’anit i thotë një njeriu: “Pa ulu pak, se prej fjalëve tua po e ndjej erën e pabesimit!” Ai njeri ishte konvertuar në krishterizëm pasi kishte qenë musliman. Zoti na ruajt prej një gjëje të tillë. E pyesin: “Po a di diçka nga Kurani?” - Nuk mbaj mend diçka tjetër pos një ajeti, i cili thotë:

    “Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.” (Suretul Hixhër, 2)

    Ebu Seid Harazi thotë: “Në qabe kam pas një njeri të varfër, i cili nuk kishte rroba as për ta mbuluar trupin e tij. Unë në vetvete apo në brendi kam ofsharë, mirëpo ai e kishte ndier ofshamën e brendshme time dhe më tha: “Ta dini se Allahu e di çka në vetën tuaj, pra kini kujdes”. U pendova dhe në vete kërkova falje prej Allahut. E ai më tha: “Ai është, i Cili pranon pendimin prej robërve të tij, dhe i shlyen të këqijat prej tyre”.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [53] - PREJ VIRTYTEVE TË LARTA

    a. Një njeri e shan Ebu Dherrin, e ai ia kthen: “O njeri, mosu fundos me sharje, por lejo vend për përmirësim, sepse ne nuk eshpërblejmë atë, i cili mëkaton në Allahun më shumë se sa ipërkushtohemi Allahut.

    b. Një njeri e shan Shaebijun Fehih. E ai i kthen: Nëse e keme të drejtë atë që thua: “Zoti më faltë, e nëse ke gënjyer,atëherë Zoti të faltë ty”.

    c. Omer bin Abdul Azizi e dëgjon një fjalë për të nga njënjeri, e i thotë: “Ti dëshiron që me forcën e shejtanin të mëkaplojë mua shejtani nesër, ashtu siq të ka kapluar ty sot, por mëmirë largohu, Zoti të mëshiroftë.

    d. Tregohet se Sehl Testeriu r.a. e ka pasur një fqinjpabesimtar. Ai e kishte një kanalizim të WC, i cili rridhte nështëpinë e Sehlit. Sehl Testeriu e vendoste një enë dhe ndyrësirae cila derdhej tërë ditën e mbushte atë, e ai e merrte dhe e hidhteatë natën, që mos ta shihte askush. Kështu ai ka vepruar një kohëtë gjatë, deri sa i afrohet vdekja. E kur i afrohet vdekja e ftonfqinjin e i thotë: “Shko dhe shiko se çka vjen nga shtëpia jote.Kur shkon e sheh se nga shtëpia e tij dilnin mbeturina dhederdheshin në enën, të cilën e kishte vendosur ndër ta Sehli.Pabesimtari tha: Ç’është kjo? Sehli i përgjigjet: Ka një kohë tëgjatë që nga shtëpia jote, në shtëpinë time vijnë ujërat e zeza (ndyrësirat), e unë e lë të mbushet gjatë tërë ditës, ndërsa unë e hedh atë në mbrëmje. Po mos të kisha qenë para vdekjes nuk do të kisha treguar, por frikësohem se të tjerët pas meje nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Pabesimtari i tha: O Shejh: Ti kështu ke duruar për një kohë të gjatë e unë kam qenë gjatë gjithë asaj kohe pabesimtar. Zgjate dorën se unë prej tani: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Pastaj Sehli, Zoti e mëshiroftë, ndërroi jetë.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [54] – TREGIMI I SHEFA’ATIT

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Kijametit unë do të jem i pari i njerëzimit. Po a e dini pse? (Ja pse) Zoti i tubon të gjithë gjeneratat, të parët e të fundit në një vend. Secili shikon për të parë se çka do të ndodhë, dhe secili dëgjon se çka do të flitet. Dielli u afrohet atyre, njerëzit do të kenë probleme dhe do të jenë rrezik, të cilin nuk kanë mundësi ta përballojnë dhe ta tejkalojnë. Njerëzit thonë: “Nuk po e shihni në çfarë gjendje kemi ardhur? A nuk e dini se kush do të ndërmjetësojë për ju te Zoti juaj? Disa do të thonë: Babai juaj – Ademi. Shkojnë te Ademi dhe i thonë: “O Adem, ti je babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me dorën e Tij, të ka dhënë shpirtin, i ka urdhëruar melekët për të të rënë në sexhde, të ka bërë banorë të xhenetit. A po ndërmjetëson te Zoti yt për ne? A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi?” Ai u thotë: “Zoti im është i hidhëruar aq shumë me mua sa kurrë më parë, dhe kurrë nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë as në të ardhmen, sepse ai më ka ndaluar të ha pemën, mirëpo unë kam kundërshtuar. Unë jam vetë në hallin tim, shkoni tek dikush tjetër, shkoni te Nuhu.

    Shkojnë te Nuhu dhe i thonë: “ O Nuhë! Ti je pejgamberi i parë në fytyrën e tokës, të cilin Zoti e ka cilësuar “rob falënderues”. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. A nuk po ndërmjetëson te Zoti ynë për ne. Ai u thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar në mua sa kurrë më parë, dhe as në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar si sot, sepse jam pas lutur për familjen time. Unë jam vetëm në hallin tim. Unë lutem për vete, për vete, për vete. E ju shkoni te dikush tjetër. Shkoni te Ibrahimi”.

    Shkojnë te Ibrahimi dhe i thonë: “O Ibrahim, ti je pejgamber i Zotit dhe dashamir i Allahut në tokë. Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi?! Ai u thotë: “Zoti im, aq shumë është i hidhëruar me mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë, sepse unë kam gënjyer tri herë. Unë lutem për vete, për vete, për vete. Shkoni te dikush tjetër. Shkoni te Musa”.

    Shkojnë te Musa dhe i thonë: “ O Musa, ti je i dërguar i Allahut, Allahu të ka lartësuar me shpallje dhe ka folur me ty. Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi! Ai u thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar me mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë, sepse unë kam mbytur një njeri, të cilin nuk ka qenë dashur ta mbysë. Unë lutem për veten time, për veten time, për veten time. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Isa.

    Shkojnë te Isa dhe i thonë: “O Isa, ti je i dërguar i Allahut dhe me urdhër dhe fjalë të Allahut shpirti yt ka hyrë te Merjemja. Ti je ai, i cili u ke folur njerëzve në djep. Ndërmjetëso për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. Isa thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar më mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar qa shumë, mirëpo nuk përmend ndonjë gabim, por thotë: “Unë lutem vetëm për vete, vetëm për vete. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Muhamedi s.a.v.s.”.

    Shkojnë te i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i thonë: “O Muhamed, ti je i dërguar i Allahut dhe vula e pejgamberëve. Zoti ti ka falur ty gabimet e mëhershme dhe të mëvonshme.

    Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. Atëherë do të shkojë nën Arshin e Madh, i bie në sexhde Zotit tim, pastaj Allahu m’i hap dyert e veçanta, të cilat nuk ia ka hapur askujt tjetër, pos meje. E ngriti kokën nga sexhdeja dhe do të them: “Umeti im! Umeti im! Umeti im! O Zot fale umetin tim. Atëherë do të më thuhet: “O Muhamed, shpie umetin tënd në derën e djathtë prej dyerve të xhenetit, se nuk do të japin llogari, ata do të jenë të vetmit që do të hyjnë nga ajo derë. Pastaj ka vazhduar dhe ka treguar: “Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, gjerësia e qosheve të dyerve të xhenetit është sa është gjerësia prej Mekes dhe Hixhrit apo sa është gjerësia prej Mekes dhe Busarijës”.

    (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [55] - SHENJAT E KIJAMETIT DHE DEXHALLI

    Para ditës së Kijametit do të paraqiten shenjat e vogla dhe të mëdha.

    Prej shenjave të vogla janë:

    Dukuria shkatërruese, vrasjet e shumta, përhapja e imoralitetit, dukuritë negative, prostitucioni, pirja e alkoolit, bixhozi, krenaria me punët e këqija, sa që për ta mbajtur fenë do të jetë vështirë, sikur ta mbash gacën në dorë. Prej shenjave të vogla të Kijamett janë edhe humbja e diturisë, paraqitja e injorancës, shtimi i gjinisë femërore, zvogëlimi i gjinisë mashkullore, veshja e mëndafshit, shumimi i këngëtarëve. Njeriu do të kalojë pranë varrit të vëllait të vetë dhe do të thotë: “I mjeri unë, sikur të isha në vendin tënd. Po ashtu prej shenjave të vogla të Kijametit janë, se do të paraqiten thirrësit injorantë, udhëheqësit e padrejtë, humbja e emanetit, pozitat do t’i marrin jo kompetentët. Do të zvogëlohen begatitë, nuk do të ketë shira, do të ketë tërmete e vërshime, çmimet do të jenë të papërballueshme, femrat do të dalin të zhveshura e kokëshpluar. Po ashtu prej shenjave është edhe lufta përfundimtare mes muslimanëve dhe qifutëve, muslimanët do të triumfojnë dhe çdo herë kur një çifut fshihet pas një guri apo lisi, guri ose lisi do të thotë: “O musliman! O rob i Allahut, ky çifut fshihet pas meje, eja dhe vraje, përpos lisi “GARKAD”. Ai do të jetë prej lisave të çifutëve. Po ashtu prej shenjave të Kijametit janë zvogëlimi i kohës, sa që viti do të jetë si muaji, muaji si java, java si dita, e dita si ora, të cilën e merr flaka. Po ashtu prej ditës Kijametit janë, mosfalja e namazit, pasimi i epsheve, të besuarit rrenacakut, mosbesimi ndaj të sinqertit, të besuarit tradhtarit, e tradhtia ndaj besnikut, humbja e leximit të Kuranit, sa që do të mbetet vetëm të shkruarit dhe mus-hafat me ngjyrë ari, ku ligjëruese do të jen gratë, e xhamitë e stolisura.

    Prej shenjave të mëdha janë:

    LINDJA E DIELLIT NGA PERËNDIMI

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

    “Nuk do të bëhet Dita e Kijametit pa perënduar dielli nga lindja,
    e kur do të shohin njerëzit do të besojnë, atëherë kur njeriut nuk i
    bën dobi imani i tij, nëse nuk ka besuar më herët, ose nëse besimi nuk i ka bërë dobi”.

    TYMI

    Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

    “Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm”. (Ed-Duhan, 10-11)

    Në këtë ajet “TYMI” ka për qëllim, tymi i cili do të paraqitet para Ditës së Kijametit ose tymi i errët, i cili do ta tymosë çka ka në qiej dhe në tokë, i cili i ngulfat pabesimtarët për vdekje, ndërsa besimtarëve prej saj do t’u paraqitet vetëm një kollitje e lehtë. Ky tym në tokë do të zgjasë katërdhjet ditë.

    DALJA E SHTAZËS NGA BRENDIA E TOKËS E CILA DO T’U FLASË NJERËZVE

    Një nga shenjat e mëdha të Ditës së Kijametit është edhe dalja e shtazës prej tokës, e cila do t’u flasë njerëzve në gjuhën e tyre të qartë, të cilën do ta kuptojë çdo njeri i cili e dëgjon. Ajo i informon njerëzit se ata ishin që nuk u kanë besuar ajeteve të Allahut. Kjo shtazë do të dalë në kohë të fundit, atëherë kur njerëzit do të degjenerohen, kur nuk do t’i dëgjojnë urdhrat e Allahut, dhe kur do të devijojnë nga feja e vërtetë. Ajo shtazë do të thotë: Ju njerëz nuk iu keni bindur ajeteve të Allahut. Kjo shtazë do të ketë shkopin e Musasë dhe unazën e Sulejmanit a.s. Me unazën e Sulejmanit do t’ia thyejë hundën jobesimtarit, ndërsa do ta ndriçojë fytyrën e besimtarit me shkop. Kjo për t’u dalluar besimtarët prej jobesimtarëve.

    PARAQITJA E DEXHALLIT

    Përndryshe quhet Dexhalli i Verbër, sepse njërin sy e ka të verbëruar. Kjo është prej sprovave më të mëdha me të cilën do të sprovohen njerëzit. Ky Dexhall me një sy nuk pretendon se është vetëm Pejgamber, por pretendon se është Zot. Ai do t’i bëjë edhe disa gjëra të jashtëzakonshme me të cilat do të sprovohen njerëzit. Ai i thotë qiellit: “Zbrit shi”, - dhe shiu do të zbresë. Do t’i thotë tokës: “Mbini bimët dhe nxjerri xehet nga toka”, - e toka do ta bëjë atë çka thotë ai. Pastaj e mbyt njeriun dhe e ngjallë dhe do t’i sillet tokës, sa që në çdo qytet do të shkojë e do të shkaktojë çrregullime, përpos në Meke dhe Medine. Kur dëshiron të hyjë në to (Meke dhe Medine) i gjen Melekët duke bërë roje, kështu që kthehet pa sukeses. Qyteti i parë në të cilin do të paraqitet është Esbehani. Në fillim atë do ta pasojnë shtatëdhjetëmijë jehudë, pastaj do ta pasojnë të poshtrit, e pastaj injorantët, e pastaj çobanët. Ai do të qëndrojë në tokë katërdhjetë ditë: një ditë do të jetë sa një vit, një ditë tjetër sa një muaj, një ditë tjetër sa një javë, ndërsa ditët tjera do të jenë sikurse ditët tona. Të gjitha këto janë treguar në hadithe të vërteta, që disa prej tyre do t’i përmendim me ndihmën e Allahut.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çdo pejgamber ia ka tërhequr vërejtjen popullit të tij për Syqorrin Rrenacak. Ai është një sy, ndërsa Zoti juaj nuk është me një sy, në mes të syve të tij është i shkruar “jobesimtar” të cilën do ta lexojë çdo musliman”.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të vijë dexhalli, ai do të ketë me vete ujë dhe zjarr. Sa i përket asaj që njerëzve u duket ujë, ai është zjarri që do ta humbë, ndërsa ai që njerëzit e shohin zjarr, ai është uji i ftohë dhe që ëmbëlson. Ai i cili e arrin këtë, le të shkojë te ai që duket zjarr, se ai është ujë i ëmbël dhe i mirë”.

    Nga Navas bin Seman r.a. transmetohet se: “Në një mesditë e ka përmendur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Dexhalin, e uli dhe e lartësoi sa që menduam se është afër një palme, që do të thotë se aq shumë e ka poshtëruar çështjen e tij, i cili është me një sy qorr dhe në mes të syve i është e shkruar “jobesimtar”. E ka treguar të madhe fitnen e tij, sepse ai shkakton trazira të jashtëzakonshme. E kjo do të thotë se: Pejgamberi s.a.v.s. ka përdorë metodologjinë e lartë artistike për të treguar se sa afër mundet me qenë ardhja e tij, pra menjëherë, pas një palme, e cila është në Medine.

    Ka thënë: “Mirëpo, përderisa unë jam me ju, dexhali frikësohet që të vijë, por nëse vjen, e unë jam me ju atëherë unë ia ndërpres aktivitetin dhe suksesin e tij, ngase ai nuk mund të sjellë argumente. Po nëse vjen e unë nuk jam në atë mes, secili le të mbrohet me argumentet e veta. Se Allahu është ndihmëtarë për çdo musliman. Ai është i ri me flokë të dendura, syri i ndriçon (si ari kur ndriçon). Ai i përngjan robit - Aziz bin Katanit (një person, i cili ka vdekur në kohën e injorancës) . Kush e sheh atë le të lexojë ajetet e suretul Kehf. Ai do të dalë nga një vend, i cili është në mes të Sirisë dhe Irakut. E pastaj përhapet shkatërrimi në të djathtë e në të majtë. “O robër të Allahut bëhuni të vendosur e përforcohuni (në iman, e mos lajthitni)”. E pyetëm. “O i Dërguar i Allahut: Sa do të qëndrojë në tokë? Ai u përgjigj: Dyzet ditë, por dita do të jetë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë, ndërsa ditët tjera sa janë të gjata ditët tuaja.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, dita e cila do të jetë e gjatë sa një vit a mjafton për namaz?”

    Është përgjigju: “Nuk e di vlerën e atij namazi”. I thamë: “O i Dërguari i Allahut, sa do të jetë shpejtësia e tij në tokë?” Tha: “Sa shpejtësia e mjegullave, të cilat i bartë era. Vjen te një popull, ai i thërret, e i besojnë atij dhe çka tu thotë veprojnë. Urdhëron qiellin për të rënë shi, shi bie; urdhëron tokën për të mbirë bimë, toka mbinë bimë dhe toka sjell begati të madha. Begatia do të jetë e pëlleshme dhe për shkak të ushqimit të tepërt do të sjellin përfitime të mëdha, do të jenë kafshët të majme dhe tërë dhjamë. Pastaj vjen tek një popull tjetër, të cilët i thërret ata, e ato nuk pranojnë (përforcohen në fe), e ai kur kthehet (tërhiqet) prej tyre dhe (toka e tyre) bëhet e papëlleshme, ngase ndërpriten shirat, nuk do të ketë bereqet, nuk do të kenë asgjë në duart e tyre dhe kalojnë në një faze të shkatërrimit. (Dexhalli) i thotë tokës: Nxirre jashtë thesarin tënd, atëherë thesari del si bletët nga zgjojet e tyre. Pastaj e thërret një njeri të ri dhe të shëndoshë, të cilit i bie me shpatë dhe e ndanë në dysh. Pastaj e thërret atë, e ai vjen prapë (i gjallë) me fytyrë të qeshur.

    Deri sa ai është në këtë gjendje (duke i shkatërruar robërit) Allahu e dërgon Mesihun birin e Merjemes r.a. Ai do të zbresë te minarja e bardhë në lindje të Damaskut me dy rroba (i veshur me dy rroba) me ngjyrë veres dhe të Zafranit, dy melekë mbi supet e tij, kur ai e lëviz kokën bie shi prej trupit të tij, e kur ta ngrit lartë, dalin shkëndija si të diamantit prej trupit të tij. Çdo pabesimtar kur ta ndiejë erën e tij do të vdesë. Pabesimtarët përfundojnë në çdo vend ku arrin ai.

    Atëherë e kërkon (e kërkon Isa a.s. dexhallin) dhe e gjen në babilud (vend në Siri) dhe e mbytë aty. Pastaj Isa a.s. shkon te një popull, i cili ka qenë i mbrojtur prej Allahut, ua fërkon fytyrat atyre, dhe ua tregon gradat e secilit prej tyre në xhenet. Pas kësaj Allahu i shpall Isës s.a.v.s.: “Unë i kam nxjerrë (kanë dalë) disa robër të Mi, të cilët nuk mund t’i luftojë askush ata (për shkak se janë shumë). Andaj merri robërit e Mi (besimtarë) dhe strehoji në kodrën Tur dhe mbroji ata. Pastaj Allahu dërgon Jeëxhuxhët dhe Meëxhuxhët, të cilët shpërndahen në çdo kodrinë (me nxitim). Grupi i parë i tyre kalon liqenin e turbullt, të cilët e pinë tërë atë që është në të. Pastaj kalon grupi i dytë, të cilët thonë: Këtu njëherë ka pasur ujë. Isa a.s. me shokët e tij i rrethon deri në atë masë sa që koka e kaut të ndonjërit prej tyre është më e nevojshme se sa njëqind dinarë tuaja të sotme. Atëherë Pejgamberi i Zotit Isa a.s. dhe sehabët i luten Zotit për t’i shpëtuar dëmtimit të Jeëxhuxhëve dhe Meëxhuxhëve dhe për t’u shpëtuar krimit të tyre. Për atë arsye Allahu do të dërgojë krimba në qafat e tyre dhe Jeëxhuxhët e Meëxhuxhët mbyten përnjëherë. Pastaj Isa a.s. me shokët e tij zbresin nëpër tokë për kontrollim, dhe shohin se në çdo pëllëmbë të tokës ka gjurmë të shkatërrimit dhe erë të keqe të Jeëxhuxhëve dhe Meëxhuxhëve. Atëherë Isa a.s. me shokët e tij luten dhe Allahu ua pranon lutjen dhe dërgon shpend me qafa si qafa të devesë dhe e bëjnë pastrimin e asaj ere të keqe sa do Allahu. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar zbret shi, nga i cili nuk mbet kulm, gurë, e tullë pa u pastruar, ashtu që toka pastrohet dhe shkëlqen si pasqyrë. Atëherë i thuhet tokës: “Lulëzo, sjell fryte” dhe sjell të lashta e të korrura. Aq të mëdha janë shegët sa që një shegë u mjafton një grupi të madh njerëzish. Ashtu Allahu i bekon devetë sa që një deve mjafton për një grup të madh njerëzish. Një lopë mjafton për një fis, e një dele mjafton për më pak se një fis. Deri sa ato të jenë në këto kushte, Allahu i Lartmadhëruar dërgon një erë të lehtë e të mire në mes të tyre dhe ua merr shpirtin çdo besimtari e çdo muslimani, ndërsa mbesin njerëz amoral, të cilët kryejnë marrëdhënie para të tjerëve, ashtu siç kryejnë gomarët dhe ata do t’i godasë Dita e Kijametit.

    (Transmeton Muslimi)

    ZBRITJA E ISAUT A.S. BIR I MERJEMES

    Prej shenjave të mëdha të ditës së Kijametit është edhe zbritja e Isaut, birit të Merjemes. Për këtë tregojnë edhe ajetet fisnike edhe hadithet. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe çdo pasues i librit patjetër duhet t’i besojë para vdekjes së tij. Ndërsa në Ditën e Kijametit ai do të jetë dëshmitar kundër tyre”. Pra çdo pjesëtar i pasuesve të librit do të besojë në Isaun para vdekjes së tij, ndërsa Isau do të dëshmojë kundër tyre Ditën e Kijametit. Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe ai është shenjë për Kijametin, e mos dyshoni në të, kjo është rruga e drejtë”.

    Pra Isa është shenjë e afrimit të Ditës së Kijametit. Dhe për zbritjen e tij janë përputhur shumë informata. Ai tani është në qiell, e ka ngritur Allahu me trup e me shpirt, e do ta zbres në tokë si udhëheqës i drejtë, udhëheqës me ligjin e sheriatit të zotërisë së pejgamberëve, Muhamedit s.a.v.s.

    Nga dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi), transmetohet prej Ebi Hurejretes se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, gati sa do të dyshoni në zbritjen e Isës si udhëheqës i drejtë, e ai do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin, do ta asgjësojë institucionin e xhizjes dhe nuk do të ketë nevojë për ta paguar xhizjen, sepse ai nuk pranon alternativë tjetër, pos pranimit të islamit. Do të ketë pasuri të shpërndarë, sa që askush nuk do të pranojë (sadaka) se nuk do të ketë nevojë. Një sexhde do të jetë më e mirë se tërë kjo botë dhe çfarë ka në të”.

    Po ashtu, është dëshmuar në hadithe të vërteta se Isa do ta mbysë dexhallin. Pasi ta kryejë misionit e tij do të vdesë, e namazin e xhenazes do t’ia falin muslimanët, ndërsa do të varroset në dhomën e pastër të Pejgamberit s.a.v.s.

    PARAQITJA E JETË XHUXHËVE ME MEËXHUXHËVE

    Në Kur’an janë përmend jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët në ajetin:

    “Thanë: O Dhelkarnejn, vërtetë Jeëxhuxhët janë shkatërrimtarë të mëdhenj të tokës”.

    Ato janë dy fise me prejardhje nga Jafith bin Nuha që do të paraqiten në kohë të fundit, pasi që do të shkatërrohet penda (meri) e Dhulkarnejnit. E ata do të bëjnë shkatërrime në tokë me të gjitha llojet kriminale dhe mizore. Për shkak se ato do të jenë shumë, do të hanë të gjitha ushqimet dhe të gjitha bimët, do të pine ujin e liqenit, dhe do ta shterin të tërin.

    SHPËRTHIMI I ZJARRIT DHE PËRMBLEDHJA E NJERËZVE NË NJË VEND TUBIM

    Ky zjarr do të shpërthejë prej vendit Adn, ai është zjarri i madh, të cilin nuk mund ta fikë asgjë, i përmbledh njerëzit në një vend. E ai tubim i tyre në atë vend është prej shenjave të mëdha të Kijametit. E lusim Allahun që të na mbrojë edhe prej zjarrit të kësaj bote, edhe prej zjarrit të botës tjetër, si dhe të na shpëtojë prej trishtimit të Ditës së Kijametit, me Madhërinë dhe Fisnikërinë e Tij, vërtet Ai është afër dhe dëgjon.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [56] - FËMIJA I CILI FALET NATËN

    Shejh ibn Dhfr el -Mekiju thotë: “Kam dëgjuar se Eba Jezid Tajfur bin Isa Bestaniju r.a. kur e ka lexuar ajetin: “O ti i mbuluar, zgjohu natën e falu, përpos një pjesë ....”, (Suretul-Muzemil, ajeti, 1), i thotë babait të tij: “O baba im! Kujt i drejtohet Allahu me këtë ajet?” Ai i thotë: “I drejtohet Pejgamberit, Muhamed s.a.v.s. Fëmija i thotë: “O baba, po pse ti nuk vepron si ka vepruar Muhamedi s.a.v.s.?!” Babai i përgjigjet: “O biri im! Falja e namazit të mesnatës është specifikë e Muhamedit s.a.v.s., e jo për umetin e tij.” Fëmija heshti. Kur fëmija e lexon ajetin kur'anor, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:

    “Vërtet Zoti yt, e di se ti falesh më pak se një të tretën e natës, edhe gjysmë nate, e një të tretën e natës, e njësoj një grup të cilit janë me ty” (Suretul Muzemil ajeti 20) i thotë: “O baba im, unë po e dëgjoj dhe po e shoh se një grup janë falur natën, po kush janë ata.” Babai i thotë: “O biri im! Ata janë sahabët, Zoti qoftë i kënaqur me ta.” I biri pyet: “O baba im! Po çfarë dobie kemi nëse nuk veprojmë ashtu siç ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s. dhe sahabët e tij?” I ati i përgjigjet: “E fole të vërtetën biri im.” Pas këtij rasti babai zgjohej natën dhe falej. U zgjua edhe Jezidi natën, dhe kur e sheh babanë duke u falur, i thotë: - O baba im! Më mëso të pastrohem dhe të falem me ty. Kurse babai i thotë: “O biri im fli, se ti ende je i vogël.” E ai i thotë: “O baba im! Kur të vijë Dita, kur njerëzit do të dalin para Zotit veç e veç, për t’i parë veprat e tyre, do ti them: O Zoti im! Unë e kam pyetur babin tim si të pastrohem e të falem me të, por më ka refuzuar duke më thënë se jam ende i vogël. A ke dëshirë që kjo të të ndodhë?” Babai thotë: “Jo për Zotin, o biri im, assesi nuk dua të ndodhë ashtu.”

    Kështu babai e mësoi të birin dhe ai filloi të falej me të.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [57] - SHKAQET E MOSPRANIMIT TË LUTJES

    Tregohet se Ibrahim ibn Ed’hemi, përderisa kalonte nëpër tregun e Basrës, u tubuan njerëzit rreth tij dhe i thanë: “O Ebu Is-hak, Çka është me ne që i lutemi Allahut, por ai nuk na pranon?”

    Ai i thotë: “Për shkak se zemrat e juaja jan të vdekura në dhjetë çështje:

    E para: E njihni Allahun dhe nuk i kryeni obligimet e Tij.

    E dyta: Deklaroni se e doni të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e nuk veproni sipas sunetit të tij.

    E treta: E lexoni Kur'anin dhe nuk veproni me të.

    E katërta: I shfrytëzoni të mirat e Allahut, e nuk e falënderoni.

    E pesta: Thoni se shejtani është armiku juaj, e nuk e
    kundërshtoni.

    E gjashta: Thoni se xheneti është i vërtetë, e nuk punoni për të.

    E shtata: Thoni se xhehenemi është i vërtetë, e nuk largoheni
    prej tij.

    E teta: Thoni se vdekja është e pashmangshme, e nuk përgatiteni për çastin e tij.

    E nënta : Zgjoheni nga gjumi, i shihni të metat e të tjerëve, e i harroni tuajat.

    E dhjeta: I varrosni të vdekurit, e nuk llogaritni se do t’ju ndodhë njësoj si atyre”.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [58] – NJË DIJETAR MË I VËSHTIRË PËR SHEJTANIN SE NJË MIJË ADHURUES

    a). Tregohet se një adhurues, prej beni Israilëve e adhuronte Allahun e Lartmadhëruar në një faltore në një maje të një kodre. Një ditë prej ditësh, si zakonisht, del të shëtisë vërdallë faltores së tij për të vështruar se çka ka krijuar Allahu i Lartmadhëruar. Gjatë shëtitjes në mes të rrugës e sheh një kufomë prej të cilit buronte një erë e keqe. Adhuruesi lakon rrugës për t’i ikur erës së keqe. Atëherë shejtani i paraqitet në formë të një njeriu të devotshëm dhe i thotë: “Të mirat e tua aq shumë janë larguar sa që nuk vlejnë te Allahu fare. Adhuruesi i thotë: “Po përse?!” Ai i thotë: “Sepse ti nuk pranove ta durosh erën e keqe të njeriut sikurse ti. Në atë moment adhuruesi u skuq në fytyrë. Mirëpo, shejtani si këshilltar i mirë i thotë: “Nëse dëshiron që Allahu të ta falë mëkatin, atëherë mbyte një mi dhe varre në shpinën tënde dhe me të adhuroje Zotin tënd gjatë gjithë jetës tënde. Adhuruesi injorant e zbatoi këshillën e shejtanit. Kështu që e zuri një mi, e mbyti dhe vazhdoi ta adhurojë Allahun me ndyrësirë në shpinë më shumë se 60 vjet, deri sa vdiq (dhe i tërë adhurimi i tij është zhvlerësuar).

    Në lidhje me këtë ngjarje Pejgamberi s.a.v.s. ka komentuar vlerën e diturisë apo ndejën (qëndrimin) me dijetarë “është me vlefshme se adhurimi i 60 viteve”.

    b). Tregohet se përderisa një ditë prej ditësh Abdul Kadir Xhejlaniju (Zoti e pastë mëshiruar) kalonte nëpër shkretëtirë, sheh në horizont një dritë të madhe dhe dëgjon një zë: “O Abdul Kadir! Zoti yt t’i ka lejuar ty të ndaluarat”. Abdul Kadiri i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar”. Kur në atë moment drita venitet, atëherë një zë i thotë: “O Abdul Kadir! Ti shpëtove nga unë, falë diturisë tënde dhe fikhut tënd, dhe urdhrit të Zotit tënd. Po me këtë mënyrë i kam humbur 70 adhurues të mëdhenj, po mos të ishte dituria jote, do të të kisha humbur edhe ty”.

    c). Tregohet se, përderisa një ditë Isa a.s. qëndronte në një kep, i shkon shejtani e i thotë: “A nuk thoni se kur Allahu dëshiron që dikush të vdes ai patjetër duhet të vdes?” I thotë: “Po. Përndryshe nuk vdes”. Atëherë Iblisi, qoftë i mallkuar, i thotë Isaut a.s.: “Atëherë, hidhu prej këtij kepi dhe shiko nëse Allahu ka caktuar të vdesësh do të vdesësh, e nëse jo, nuk do të vdesësh”. Isa a.s. i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar, se Allahu është Ai, i Cili i vë në sprovë njerëzit, e nuk është që njerëzit ta vendosin në sprovë Zotin e tyre”.

    d). Tregohet se përderisa Shafiju r.a. ishte i ulur në një kuvend të diturisë me njerëzit, kur i vjen Iblisi i mallkuar në mesin e nxënësve të tij në formë të njeriut dhe ia parashtron një pyetje: “Çka mendon për atë, i cili më ka krijuar ashtu siç e ka zgjedhur vetë, më vë në shërbim ashtu siç e ka zgjedhur vetë, e pas kësaj nëse dëshiron më shpie në xhenet, e nëse dëshiron më shpie në xhehenem. A është e drejtë kjo apo jo?”

    Shafi’iju me dritën e Allahut e kuptoi se ai është shejtani dhe ia ktheu përgjigjen: “O ti, nëse të ka krijuar ashtu siç dëshiron ti, atëherë Ai të ka bërë padrejtësi, e nëse të ka krijuar ashtu siç ka dëshiruar Ai, atëherë Ai nuk pyetet se çka dhe si vepron”.

    e). Tregohet se një beni Israil ka agjëruar 70 vjet dhe prej çdo viti nuk ka agjëruar vetëm nga 7 ditë, dhe e ka lutur Allahun që t’i tregojë se si i mashtron shejtani njerëzit. Kur kalon një kohë të gjatë dhe këtë nuk e sheh, atëherë thotë: “Më mirë të kisha bërë një mëkat ndaj Allahut, se sa të kisha kërkuar atë që kam kërkuar”. Atëherë Allahu ia dërgon një melek dhe i thotë: “Allahu më ka dërguar te ti për të të thënë: “Fjalën, të cilën e ke thënë është më e dashur tek unë se agjërimi yt 70 vjet. Për këtë arsye Allahu do të ta forcojë shikimin me dritën e Tij, andaj shiko”. Kur sheh se si ushtria e Iblisit e kishte përfshirë tokën rreth tij, nuk kishte asnjë njeri, pos që shejtanët silleshin rreth e rrotull tij, të tërbuar si ujq. Ai thotë: “O Zoti im, po si mund të shpëtohet prej të gjithë këtyre: “Zoti i thotë: “Modestia dhe butësia”.

    f). Iblisi në mëngjes e tubon ushtrinë e tij, e shpërndan në fytyrën e tokës dhe u thotë: “Kush e humb një musliman do t’ia vendos këtë kurorë në kokë”. Pasi kthehen, njëri prej shejtanëve i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa e kam ndarë prej gruas së tij”. Ai i thotë: “Ka mundësi të martohet përsëri”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa është sjell ashpër ndaj prindërve”. Ai thotë: “Ndoshta kthehet e sillet butësisht me ta”. Tjetri thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka bërë prostitucion”. I thotë: “Mirë ke vepruar”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa ka pirë alkool”. I thotë: “Mirë”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka vrarë tjetrin”. I thotë: “Ashtu, ashtu; mirë, mirë”.

    g). Tregohet se shejtani i ka thënë femrës: “Ti je gjysma e ushtrisë sime, ti je shigjeta ime me të cilën gjuaj e nuk gaboj; ti je sekreti im që të dërgoj aty ka kam nevojë të kryejë ndonjë punë”.

    h). Tregohet se Iblisi i mallkuar i është paraqitur firaunit në formë të njeriut, derisa ai ishte në banjë, e ai e largon. Pastaj shejtan i thotë: “Mjerë për ty, po a nuk po më njeh?” – “Po si të të njoh?!” – I thotë: “Po ti më ke krijuar. Pse a nuk ke thënë: “Unë jam Zoti i juaj më i madhi”?

    i). Iblisi iu paraqitet Sulejmanit a.s. e (Sulejmani a.s.) e pyet: “Cilat vepra janë më të dashura tek ti dhe më të urryera tek Allahu?” Ai i thotë: “Po të mos e kisha ditur nivelin e afërsisë tënde tek Allahu, nuk do të të kisha treguar. Pra, po të të tregoj: “Unë nuk di se ka diçka më të dashur në veten time se sa pedofilizmi dhe lezbicizmi”.

    j). Një njeri e mallkonte Iblisin për çdo ditë nga 1000 herë. Përderisa një ditë ishte fjetur, shejtani e zgjon dhe i thotë: “Zgjohu se muri do të rrëzohet e do të bjerë mbi ty”. Ai i thotë: “Po kush jeni ju që aq shumë po kujdeseni për mua?!” I thotë: “Unë jam Iblisi”. I thotë: “Po pse atëherë po më shpëton, kurse unë të mallkoj çdo ditë nga 1000 herë?!” Shejtani i thotë: “Unë e bëra këtë, sepse e di vlerën e dëshmorëve dhe gradën e tyre tek Allahu dhe u frikova se do të shkosh dëshmor, pasi të bjerë muri mbi ty”.

    (Vërejtje: I përmbyturi prej murit, i cili bie mbi të (për shkak të tërmeteve, katastrofave) apo mbetet nën gërmadha të shtëpive konsiderohet dëshmor, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dëshmorët janë pesë llojesh: Ai, i cili vdes prej kolerës, ai i cili vdes prej sëmundjeve të barkut, i përmbyturi në ujë, i përmbyturi prej gërmadhave, dëshmori, i cili bie në rrugë të Allahut të Lartmadhëruar”).

    (Transmeton Muslimi).

    k). Tregohet se Hasani ka thënë: “Ka qenë një pemë, e cila adhurohej në vend të Allahut. Një njeri thotë: “Do ta presë”. Dhe niset i hidhëruar për të shkuar deri te ai lis. Në mes të rrugës e takon shejtanin në formën e njeriut, e i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë atë pemë, e cila adhurohet në vend të Allahut”. I thotë: “Nëse ti nuk e adhuron atë pemë, çka të dëmton nëse të tjerët e adhurojnë. Ai i thotë: “Unë do ta presë”. Shejtani i thotë: “Unë do të të jap një propozim më të mirë: Mos e pre, se për çdo mëngjes do t’i kesh nën jastëkun tënd nga 2 dinarë”. I thotë: “Po prej kujt do t’i kem?” I thotë: “Prej meje”. Ai shkon në shtëpi dhe në mëngjes i gjen dy dinarë nën jastëkun e tij. Mirëpo, herën tjetër nuk i gjen. Dhe i hidhëruar e me tërbim niset për të prerë pemën. Atëherë shejtani i paraqitet në formën e tij dhe i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë pemën, e cila adhurohet në vend të Allahut”. Shejtani i thotë: “Po gënjen, ti nuk ke zgjedhje”. Ai vazhdon rrugën për ta prerë, por shejtani i bie, e ai përplaset për tokë, sa që për pak sa nuk vritet. Pastaj i thotë: “A e di kush jam unë? - Unë jam Shejtani, i cili të kam takuar për parën herë, kur je nisur i hidhëruar, por unë të kam mashtruar me dy dinarë, e pastaj nuk të kam lënë nën jastëk dy dinarë, e ti tani je i hidhëruar për shkak se nuk i gjetur dy dinarë, e për këtë arsye të mposhta”.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [59] - OMERI DHE TESTIMI I NËPUNËSVE TË TIJ

    Omeri r.a. e ka pasur princip që vet t’i testonte nëpunësit e tij kur ato i emëronte në vende të ndryshme. Përpos kësaj, ai e pyeste popullin për ta, për sjelljet e tyre, aftësinë e tyre.

    Një ditë Omeri shkon në Hamas. Në atë vend në post ishte i emëruar Seid bin Amir El-Xhehmiju. I tuboi qytetarët dhe u tha: “O banorë të Hamasit, çfarë është mendimi juaj për Saidin? Ata i thonë: “Nuk jemi të kënaqur me të në katër çështje:

    E para: Ai nuk del herët, por vetëm pasi të kalojë një kohë e ditës.

    E dyta: Asnjërin prej nesh nuk e pranon për të biseduar natën.

    E treta: Një ditë në muaj nuk pranon fare palë, dhe ndonjëherë i humb vetëdija sikurse të jetë i vdekur”.

    Omer i r.a i tuboi qytetarët dhe e fton Seid bin Amirin që edhe ai të jetë në mesin e tyre. Dhe bën Omeri dua në vetvete: “O zoti im bëre që e vërteta të del në shesh”. Dhe ia thotë ankesat e tyre. Seidi i tha: “Shkaku pse nuk dal herët në mëngjes është se në familjen time nuk ka shërbëtor, kështu që unë i zë bukët dhe priti deri sa të fryhen, pastaj i gatuaj bukët, marr abdest dhe dal në punë. Sa i përket ankesës së dytë: Nuk pranoj takim natën, nga shkaku se unë ditën ia kushtoj atyre, ndërsa natën i a kushtoj Allahut të Lartmadhëruar (bëj ibadet). Ndërsa sa i përket asaj se një ditë një muaj nuk punoj është se unë nuk kam shërbëtor të mi lajë rrobat, e unë nuk kam rroba për t’i ndërruar kur t’i laj; për këtë arsye atë ditë i laj rrobat, i priti për t’u terur, e të nesërmen të dal me rrobat e lara në punë. Ndërsa shkaku se unë humbi vetëdijen ndonjëherë, kjo është një çështje shumë e dhimbshme. Sepse unë kam qenë prezent kur Hubejb bin Adi el Ensariju është ekzekutuar, dhe e kam parë se si Kurejshitët ia rrjepnin mishin, pastaj se si e ngulitën në lis, se si e dënonin, çfarë vuajtje dhe çfarë maltretimi i bënin, vetëm e vetëm të mos i besojë asaj që i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s. Dhe e pyesnin: A kishe pasur dëshirë që Muhamedi, të cilit i beson të ishte në vendin tënd? Ndërsa ai u thoshte: “Për Zotin nuk kisha pasur dëshirë që të jem gjallë në mesin e familjes time, ndërsa Muhamedit s.a.v.s. t’i bëhej ndonjë e keqe, e cila do t’ia lëndonte qoftë edhe majën e gishtit të tij”. Prandaj, çdo herë kur e kujtoj atë ditë dhe atë pamje, dhe përse nuk i kam ndihmuar në ato momente tepër të vështira, edhe pse në atë kohë kam qenë idhujtar, nuk kam pas besuar ende në Zotin e Lartmadhëruar dhe në Pejgamberin fisnik, prandaj frikohem se Allahu atë gabim nuk do të ma falë kurrë. E në atë moment më kaplon dridhja dhe e humbi vetëdijen. Omeri i tha: E falënderoj Allahun se i tregove çështjet ashtu siç janë (dhe nuk u zhgënjeva).

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •