Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 102
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [40] - MENÇURIA E LEJTH BIN SEADIT

    Luelui, shërbëtor i Harun Reshidit, tregon se ka ndodh një zënkë në mes të Harun Reshidit dhe vajzës së axhës së tij Zebeijdes, dhe i ka thënë: “Nëse nuk jam prej banorëve të xhenetit, ti je e shkurorëzuar”, e pastaj është penduar (për atë përbetim). Janë tubuar dijetarët dhe kanë dhënë mendime të kundërta rreth përbetimit të tij. Ai ju shkruan letër qyteteve të ndryshme (dijetarëve të tyre) dhe të gjithë vijnë para tij. Kur ata ulen para tij i pyet për përbetimin e tij “Ti je e shkurorëzuar, nëse nuk hyj në xhenet”. Ata bien në kundërshtim, ndërsa Shejhu nuk fliste fare, ai e kishte fjalën e fundit në vendkuvendim, ai ishte Lejth bin Seadi. Tregon shërbëtori: Harun Reshidi e pyet atë, e Lejthi i thotë: “Nëse Emiri i besimtarëve mbetet e të tjerët e lëshojnë vendkuvendimin, atëherë do të flas. Ashtu edhe vepruan. Thotë Lejthi: Më sillni Emirin e besimtarëve këtu, dhe ia sjellin. I thotë: “Je duke folur seriozisht?” Thotë: “Po”. Lejthi urdhëroi t’ia sjellin një mus-haf. Pasi që ia sjellin përpara thotë: “O Emir i besimtarëve, shfletoje deri sa të arrish te suretu “Err-Rrahman” dhe lexoje. Ai e lexoi suren deri sa e përfundoi ajetin e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe kush i frikësohet madhështisë së Zotit të tij ai i ka dy xhenete”. Aty i thotë: “O emir i besimtarëve ndalu, dhe thuaj: “Për Zotin (përbetohu)”. Kjo e shtrëngoi Harunin, e Seadi i tha: “O emir i besimtarëve, kusht është ta mbash (.............)”. Ai tha: “Pasha Zotin”, dhe u lirua nga përbetimi.

    Seadi i tha: “Thuaj: Unë i frikësohem dënimit të Zotit tim”. Ai i tha. Atëherë Seadi i thotë: “O emir i besimtarëve aty janë dy xhenete, e jo një”. Pastaj Luelui tregon: Dëgjuam duartrokitje dhe gëzim pas perdes. Atëherë Reshidi i thotë: “Mirë bëre”, -dhe e shpërbleu.

    Ky veprim i Seadit është veprim fisnik dhe mençuri e rrallë, ku ngërthehet e drejta dhe sjellja e mirë në mes vete. Shihet se imami, Lejth bin Seadi, e ka kuptuar shkakun e shkurorëzimit, e ai shkak ka qenë se nuk ndodh shkurorëzimi i Reshidit, përderisa i frikësohet dënimit të Zotit të tij. Dhe e ka ditur se nuk lejohet të jepet fetva pa u vërtetuar sharti, e ai shart është frika ndaj Zotit të Lartmadhëruar. E kjo vërtetohet me përbetimin e Rashidit, ashtu që të jetë i sigurt imami - Lejth se fetfaja e tij të jetë e drejtë. I largoi ata, të cilët ishin prezent, sepse ka mundur që ndonjëri prej tyre të përbetohet, e jo Rashidi. Po ashtu e ka shtyrë kur ka qenë dashur të përbetohet, sepse po të mos ia kishte përmendur shartin (kushtin), i cili ka qenë emanet prej tij, dhe pastaj të jetë i qetë dhe i sigurt. Përpos kësaj, Lejth bin Seadi nuk ka dhënë fetva prej vetvetes, por drejtpërdrejtë prej Kur’anit. Për këtë arsye i ka thënë të lexojë Mus-hafin, deri sa arriti deri te ajeti kur’anor “Dhe kush i frikësohet dënimit të Zotit të vet, ai ka dy xhenete”. Me këtë i pushoi zemra Rashidit, dhe e ka kuptuar plotësisht se ka të drejtë të mbaj gruan e tij me tekst të qartë kur’anor, me fjalën e Allahut. Kjo është dhunti e vërtetë, dhe sjellje e drejtë e atij, i cili di dhe është i mençur.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [41] - TREGU I XHENETIT

    Ebu Hurejre r.a. e takon Seid bin Musejibin dhe i thotë: “Lus Allahun që të na bashkojë në tregun e xhenetit! Seidi tha: A ka në të (xhenet) treg? I thotë: Po, më ka treguar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se kur njerëzit do të hynë në xhenet, vendosen në to, varësisht prej veprave të mira të tyre, dhe thirren ata, përafërsisht, javë për javë të ditëve të kësaj bote, dhe e vizitojnë Allahun e Lartmadhëruar, i Cili iu paraqitet atyre nga arshi i Tij. Dhe vendosën në një bahçe prej bahçeve të xhenetit. U jepet rasti atyre të hipin në minbere prej minbereve me material të diamantit, me material të perlave, me material të floririt, me material të argjendit. Ulën mbi to, dhe mbi to ka aroma të miskut, kafurit dhe gjithçka është komode, pra karrige çka është më komfore për vendkuvendimin. Tregon Ebu Hurejre: I kam thënë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s: “A do ta shohim Zotin tonë?” – “Po a dyshoni diçka kur e shihni diellin dhe hënën e re?” I thanë: “Nuk dyshojmë kurrsesi”. Atëherë, pra do ta shihni Zotin tuaj të Lartmadhëruar dhe çdo njëri, i cili do të jetë aty do ta përjetojë kënaqësinë e shikimit të Allahut të Lartmadhëruar. E Zoti i Lartmadhëruar do t’i thotë ndonjërit: “O filan, a të kujtohet kur ke vepruar kështu e kështu?” Atij i kujtohen disa lëshime në jetën e tij, dhe thotë: “O Zoti im, a nuk po më falë?!” E Zoti i thotë: “Po, me faljen time ti e ke arritur këtë pozitë”. Dhe deri sa ata të jenë në atë gjendje, i mbulojnë ata retë dhe fillon mbi ta të bie shi i mirë, me aso arome që më pare kurrë nuk e kanë ndier. Pastaj Zoti thotë: “Tani vazhdoni dhe shihni çka kam përgatitur për ju, dhe merrni e merrni çka të dëshironi”. Tregon në vazhdim - shkojmë në një treg të mbushur me melek, ku janë aso të mira çka syri si ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as njeriut në mend nuk ka mundur t’i shkojë. Tregon: Dhe na jepet neve çka të dëshirojmë. Aty as nuk shiten gjërat, e as nuk blihen, por është vetëm treg simbolik ku takohen banorët e xhenetit dhe e shohin njëri-tjetrin; dhe shokun, i cili është në një pozitë më të lartë, e sheh shoku i tij në pozitë më të ulët, të cilit ia pëlqen rrobat e tij, dhe pa e përfunduar bisedën, i jepet çka ta mendojë, edhe më të mirë se ajo që e ka menduar. Kjo është për arsye që asnjeri të mos lakmojë dhe të mos jetë i pikëlluar. Pastaj kalojmë prej atij vendi dhe i takojmë gratë tona, të cilat na përshëndesin me: “Mirë se erdhët, mire se erdhët”. Na paskeni ardhur me rroba, veshje dhe erë më të mirë se sa kur keni shkuar!” Ndërsa ne i përgjigjemi: “Ne kemi qenë në venkuvendimin e Zotit tonë Madhështor, dhe e rendit ka qenë që të kthehemi kështu siç po na shihni!”.

    (Transmeton Termidhiu dhe ka thënë: hadithi garibë. e ka transmetu ibn maxhe në sunenin e tij. vëll. i, fq. 207)

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [42] - O ZOTI IM MË RINGJALL ME KRAHË TË SHPENDIT

    Njeri prej udhëheqësve të luftës kundër romakëve tregon: “Isha udhëheqës dhe bëra apel për luftë në rrugë të Allahut. Një grua më erdhi dhe më dha një letër të mbyllur. E mora letrën ta lexoj dhe të shikoj se çfarë ka brenda. Kur e lexova në letër shkruante: “Bismilahirr-rrahmanirr-rrahimë. Prej muslimanes, robëreshës së Allahut deri te Emiri i ushtrisë muslimane, Selamullahi alejke: Dhe … ti na ke bërë ftesë për luftë në rrugë të Allahut. Unë nuk kam mundësi të luftoj, dhe nuk kam fuqi për xhihad (për shkak të pleqërisë), mirëpo në këtë letër i ke flokët e mia në bishtaleca, merri dhe bëji fre të kalit tënd, se ndoshta Allahu më shkruan shpërblimin e luftëtarëve në rrugë të Allahut. Tregon Ebu Kudame: E falënderova Allahun për qëndrimin e saj, dhe e kuptova se muslimanët e ndiejnë për obligim për t’u rreshtuar kundër armiqve të tyre. Para se të konfrontohemi me armikun, e vërejta një djalosh në moshën shumë të re, dhe mendova se ai nuk është për luftë, për shkak se ishte shumë i ri. Dhe shkova ta kthej prapë për të mirën e tij, kështu u tregova i mëshirshëm ndaj tij. E ai më tha: “Si po më urdhëron të kthehem, kurse Allahu i Lartmadhëruar ka urdhëruar: “Shkoni në luftë, pa marr parasysh a është lehtë a rëndë”. Tregon Ebu Kudame: - E lejova. Pastaj ai mu kthye dhe më tha: “Më jep tri shigjeta”. I thashë atij: “Unë kam nevojë dhe dua këto shigjeta t’i kem vetëm unë. Por unë do të të të jap çka të dëshirosh, me kusht, që nëse e ke fatin të biesh shehid të ndërmjetësosh për mua (tek Allahu), sepse ndieja diçka të posaçme ndaj tij”. Ai më tha: “Po, nëse dëshiron Allahu”. Pastaj ia dhashë tri shigjeta dhe ai u nis në drejtim të armikut me forcë dhe i flaktë. Dhe ai vazhdimisht u shkaktonte humbje atyre, derisa plagoset rëndë në fushëbetejë. Gjatë tërë ofensivës sytë e mi nuk janë ndarë nga ai djalosh, sepse e doja dhe kisha një ndjenjë të posaçme ndaj tij. Pas ofensivës, pasi që ishte i plagosur rëndë, shkova te ai dhe e pyeta: Për çka ke nevojë, për ujë apo për ushqim, mirëpo ai më tha: Jo, unë e falënderoj Allahun që po shkoj te Ai. Por, e kam vetëm një dëshirë. I thashë: Do të ishte nder për mua që të ta plotësoj. Urdhëro çfarë dëshire ke. Deri sa i nxirrte frymëmarrjet e fundit të pastra më tha: “Përcjellja nënës sime selamin tim, dhe jepja këtë rrobë timen si shenjë”. I thashë: “Po cila është nëna jote o djalosh?” - Tha: “Nëna ime është ajo, e cila t’i ka dërguar flokët në bishtaleca për t’i bërë fre të kalit tënd, pasi që ajo nuk mundte të luftonte në rrugë të Allahut”. I thashë: “Zoti e bekoftë familjen tënde!” Dhe ai dha shpirt. Fillova t’i kryej obligimet që i kisha ndaj tij. Kur e vendosa në varr, toka foli dhe e ngriti mbi vete, pastaj prapë e thellova varrin, por prapë toka foli dhe e nxori mbi varr, pastaj edhe për të tretën here e vendosa në varr dhe toka nuk e pranoi, por e nxori mbi varr. Thash me vete, mos ndoshta ka ardhur në luftë pa pëlqimin e nënës së tij. I fala dy rekate dhe e luta Allahun që të ma sqarojë çështjen e këtij djaloshi. Pastaj dëgjova një zë, i cili thoshte: “O Ebu Kudame lëre të qetë të dashurin e Allahut”. Dhe u largova se e kuptova që tani ai është mu në duart e Allahut. Dhe përderisa qëndruam larg prej tij, kur një shpend u afrua dhe e mbërtheu me krahët e tij dhe e ngriti lartë. U habita për së tepërmi. Pastaj shkova te nëna e tij për t’ia kryer porosinë. Kur më pa nëna e tij më tha: “Çfarë lajmi ke o Ebu Kudame? Më ke ardhur për ngushëllim apo për përgëzim?” - I thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” - Tha: “Nëse biri im ka vdekur, atëherë ke ardhur për ngushëllim, ndërsa nëse është vrarë në rrugë të Allahut, dhe e ka fituar dëshmorinë, ke ardhur për përgëzim. Ia tregova ngjarjen e tij dhe trimërinë e tij në betejë, dhe për dëshmorinë, e pastaj si ka vepruar shpendi. Tha: “Ia paska plotësuar Allahu lutjen e tij”. - I thashë asaj: “Po cila dua?” - Tha: “Ai kur ishte në namaz dhe i vetmuar, bënte lutjen ditë e natë: “O Zoti im! Më tubo në krahët e shpendit”. U largova nga ajo dhe e kuptova se pse Allahu na ka shpërblyer me fitore kundër armiqve.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [43] - MOS DËGJO ÇKA THONË TJERËT

    Nasradini dhe djali i tij gjithmonë ishin në kundërshtim mes vete dhe çdo here kur e urdhëronte diçka birin e tij, ai ia kthente: “Po e di çka thonë njerëzit nëse punoj ashtu. Nusradini si babë dëshironte t’i jepte mësim praktik, nga i cili do të kishte dobi, dhe të largohej nga paragjykimi se çka thonë njerëzit, e mos t’u shkojë për shtati atyre, sepse atë asnjëherë nuk do ta arrinte. Kështu ai hipi në gomar dhe i tha birit të tij të shkonte pas tij. Dhe, deri sa ai hipur në gomar, e biri ecte pas tij në këmbë, kalojnë pranë disa grave, të cilat filluan t’i bërtasin Nasrudinit: “Çka është puna me ty ore njeri, a nuk ke kurrfarë mëshire me shpirt, ti hipur në gomar, ndërsa pas teje ky djalosh i lodhur e i rraskapitur?!” Atëherë Nasrudini zbriti dhe i tha djalit: “Hip ti në gomar”. Derisa kalonte pranë disa pleqve, të cilët rrinin ulur në diell, i ranë njërit-tjetrit në duar dhe ia tërhoqën vëmendjen të tjerëve duke menduar se çka është puna me këtë njeri të çmendur, i cili e ka hipur të birin e vet, ndërsa vet ec me këmbë pas tij. Njeri tha: “O njeri, ti plak të ecësh në këmbë, ndërsa ky djaloshi të hipë në gomar, a kështu i mësohet edukata dhe mirësjellja?! Atëherë Nasrudini i thotë birit të tij: “Ai i dëgjove? Eja pra të hipim që të dy së bashku.” Hipin dhe kalojnë pranë disa njerëzve, të cilët kanë mëshirë ndaj kafshëve (vegjetarian) dhe i bërtasin atij dhe birit të tij: “A nuk po i frikoheni aspak Allahut për këtë kafshë të gjorë, e i kini hipur që të dy këtij gomari, ku secili prej jush e ka peshën më të rëndë se vet gomari?!” Atëherë Nasrudini zbret, e zbret edhe të birin dhe i thotë: “A i dëgjove? Eja pra të ecim së bashku në këmbë, dhe gomari të ecë para nesh, që të mos na kritikojnë as gratë, as pleqtë, e as vegjetarianët”. Dhe vazhduan rrugën duke ecur gomari para, ndërsa ata dy pas tij; kur takohen me një grup të njerëzve të këqij, të cilët mezi kishin pritur që këtë rast ta marrin si lojë e zbavitje, e thoshin: “Për Zotin, ky gomar për çka tjetër është, përpos se për t’i hipur dhe për të mos u lodhur në rrugë”. Dhe këtu përfundon tregimi me mesazhin se: Pasi që Nasrudini i dëgjoi fjalët tyre, ai me birin e tij shkojnë te një lis rreth rrugës, e pret një degë të trashë të atij trungu dhe ia hodhi gomarit, ndërsa një degë tjetër e merr vet, si dhe një degë tjetër ia ngarkon birit të vet. Dhe nuk kalojnë gjatë rrugë, deri sa i shohin një grup të njerëzve duke qeshur me pamjen e tyre të veçantë, dhe njeri i lajmëron në polici, e polici i konsideron se jam çmendur dhe i dërgon në spitalin e të çmendurve.

    Pasi që Nasrudini përfundon në burgun e të çmendurve ia sqaron birit të tij përfundimin e eksperiencës së tij, duke i thënë: “O biri im! Kështu është përfundimi i atyre, të cilët dëgjojnë thashethemet dhe punon ashtu siç ia ka ënda të tjerëve. Këtë mësim praktik të Nasrudinit është trashëgimi, të cilën e kanë ruajtur gjeneratë pas gjenerate.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [44] - TREGIMI I LOPËS DHE DJALIT, I CILI ËSHTË SJELL MIRË ME NËNËN E TIJ

    Ishte një pasanik i beni israilëve, i cili e kishte djalin e vëllait të varfër, mirëpo ky (i pasuri) nuk kishte trashëgimtar tjetër, pos këtij (të varfërin). Mirëpo, pasi që jeta e tij shihej se sa do të zgjaste, djali i vëllait e mbyt për t’ia marr trashëgiminë dhe shkon e hedh kufomën në një fshat tjetër. Pasi që e hodhi atë në greminë, të nesërmen shkon në atë fshat dhe ua kërkon pagimin e gjakut. Fshatarët e atij vendi shkojnë te Musa a.s. dhe kërkojnë prej tij që ta lutë Allahun që t’ia tregojë vrasësin. Ai i urdhëron me pre një lope, duke u thënë atyre: “Vërtetë Allahu ju urdhëron juve që të preni një lopë. Ata i thanë: A po tallesh me ne?!”, pra deri sa ne po kërkojmë prej teje zgjedhjen e problemeve për një të vrarë, ndërsa ti ende po tallesh me ne!

    Musa i thotë: “Kërkoj mbrojte prej Allahut, që unë të jem prej aso injoranteve”, – pra prej talljes me besimtarët. Kur njerëzit e kuptuan se prerja e lopës është urdhër i Allahut të Lartmadhëruar, atëherë ata e morën atë përgjegjësi, e në atë veprim ka rezultuar urtësi e madhe. Kjo nga arsyeja se një njeri i mirë prej beni israilëve, i cili e kishte pasur një familje dhe një viç, e merr viçin dhe e shpie në një mal të pashkelur dhe thotë: “O zoti im, këtë viç po e lë në dorën Tënde, për familjen time kur të rritet”, dhe pas pak ai vdes. Kështu viçi kalon në atë pyll vite të tëra, dhe ikte nga çdo njëri, sa që askush nuk mund ta shihte. Kur djali i tij rritet, sillej mirë me nënën e tij. Ai natën e ndante në tri pjesë. Në një pjesë falej, në një pjesë flinte dhe në një pjesë ulet te koka e nënës së tij. Në mëngjes barte dru me shpinën e tij, i shitke në treg sa kushtonin. Pastaj prej atij fitimi një të tretën e jepte sadaka, një të tretën e shpenzonte për vete dhe familjen, ndërsa një të tretën ia jepte nënës së vet. Një ditë prej ditëve nëna i thotë: “Babai yt ta ka lënë në trashëgim një viç, të cilin e ka dërguar në një pyll. Shko në atë pyll dhe thirr: “Për zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is-hakut, që të kthehet te ti. Shenjë e atij viçi është se kur ta pashë shkëlqen aq shumë, sa që do të të duket se prej qimeve të saj po dalin rrezet e diellit, ai quhet viçi i arit për shkak të shkëlqimit dhe bukurisë së tij. Shkon në atë pyll dhe e sheh duke kullotë dhe e thërret me të madhe: “Po të thërras, për Zotin e Ibrahimit Ismailit e Is-hakut e të Jaekubit”. Ajo i shkon pranë, e kap për qafe dhe niset për në shtëpi. Duke ecur lopa (viçi i cili është rritur) me lejen e Allahut flet: O djalosh, i cili sillesh mirë me nënën tënde! Hip mbi mua se do ta kesh më lehtë gjatë udhëtimit”. Djaloshi ia kthen: “Nëna ime nuk më ka thënë ashtu siç po kërkon ti për të të hipur, por më ka thënë që të të mbaj për qafe”. Lopa i thotë: “Për Zotin e beni israilëve, po të kishe hipur kurrë nuk do të më kishe parë pastaj. Vazhdo rrugën se po që se edhe kodrën e urdhëron që të shkulet në rrënjë, do të shkulej dhe do të ecte me ty për shkak të mirësjelljes tënde ndaj nënës”. Djaloshi pastaj shkon te nëna e vet me të. Nëna i thotë: “Je i varfër, nuk ke pasuri dhe duke bart dru po lodhesh dhe po mundohesh shumë gjatë ditës, e pastaj po falesh natën. Prandaj shko dhe shite këtë lopë. (Djaloshi) i thotë: “Po sa ta shesë?” Nëna i thotë: “Tre dinar, e për çdo ndryshim të çmimit të mos e shesësh pa u konsultuar me mua”. Çmimi i lopës ishte tre dinarë, dhe shkon në treg për ta shitur me atë çmim. Allahu e dërgon një melaqe në formë të njeriut për ta sprovuar dhe për ta vërtetuar se ai asgjë nuk vepron në kundërshtim me fjalën e nënës së tij. Sepse Allahu është i informuar për gjithçka. Melaqja në formë të njeriut e pyet: “Sa e shet këtë lopë?” Ai i thotë: “Tre dinar, dhe atë nëse me këtë çmim pajtohet nëna ime”. Melaqja i thotë: “Po e blej për gjashtë dinarë, por pa u konsultuar me nënën tënde”. Djaloshi i thotë: “Po edhe nëse sa pushon kjo lopë më jep ari, nuk e jap pa u pajtuar nëna ime”. Shkon te nëna dhe ia tregon. Nëna i thotë: “shko dhe shite me atë çmim dhe thuaj se edhe unë pajtohem”. Shkon në treg e takon Melaqen, e cila i thotë: “a u konsultove me nënën tënde?” Djaloshi i thotë: “Ajo më ka thënë që mos ta shes më pak se gjashtë dinarë pa u konsultuar me të, për më pak ose më shumë”. Melaqja në formë të njeriut i thotë: “Po e blej për dymbëdhjetë dinarë”. Djaloshi e refuzon dhe kthehet te nëna e vet dhe ia tregon rastin. Nëna i thotë: “Ai i cili ka dashur ta blej është melaqe në formë të njeriut për të të testuar. Nëse edhe një herë të vjen thuaj: “A ta shesim këtë lopë apo a jo?” Ashtu edhe veproi, e Melaqja i thotë: “Shko te nëna jote dhe mbaje këtë lopë, sepse Musa i biri imranit do ta blejë këtë lopë, për shkak të një të vrari, i cili është vrarë prej beni israilëve dhe mos ia shitni pa ju dhënë aq dinarë sa peshon një vagë. Kështu që (lopën) e mbajnë. Allahu e ka caktuar që ajo lopë të prehej prej beni israilëve, sepse ato cilësi të cilat ia kërkonin ishin vetëm te ajo lopë me qëllim që ai të shpërblehej për shkak të mirësjelljes ndaj nënës së tij, për shkak të nderimit dhe mëshirës ndaj saj. Dhe e blejnë me ari aq sa ka peshuar dhe e presin, e pastaj me një pjesë të saj i mëshojnë të vrarit, ashtu siq ka i ka urdhëruar Allahu atëherë i vrari ngritet i gjallë në këmbë me lejen e Allahut dhe thotë: “Me ka vrarë filani (djali i vëllait), pastaj prapë bie dhe në atë moment vdes. Atëherë atij (djalit të vëllait) i ndalohet për të trashëguar pasurinë e axhës së tij.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [45] - DËNIMI DHE BEGATIA NË VARR

    Nga Berra bin Azib transmetohet: “Kemi prezantuar me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. në (përcjelljen) një kufomë të Ensarëve. Pasi shkuam te varri dhe ende pa e mbuluar, u ul i Dërguari i Allahut s.a.v.s., dhe ne u ulëm rreth tij, dhe u bë sikurse mbi ne u mbush me shpend, e ai tha: “Kërkoni mbrojte prej Allahut nga dënimi në varr”, këtë e përsëriti dy-tri herë.

    Pastaj vazhdoi: “Me të vërtet kur besimtari ndahet nga kjo botë dhe shkon në botën tjetër, atij nga qielli i zbresin melaqe me fytyra të bardha, fytyrat e të cilëve shndrisin si dielli; me vete kanë rroba të bardha, erë të mirë të xhenetit; ulen në largësi prej tij sa sheh syri. Pastaj i shkon melaqja, e cila i merr shpirtrat, ulet te koka e tij dhe i thotë: - O ti shpirt i mirë, dil se je i falur prej Allahut dhe ke fituar kënaqësinë e tij. Pastaj vazhdoi duke treguar, - dhe i del shpirti sikurse del një pike uji prej burimi, dhe kur t’ia merr shpirtin ia merr me aq lehtësi sa që nuk hetohet, e pastaj e marrin melaqet, e veshin me ato rroba, me atë erë të mirë, dhe prej tij del shpirti si një frymëmarrje me erë misku të kësaj bote. Pastaj ka vazhduar duke treguar, - dhe ngriten lartë me të, dhe sa herë që kalojnë pranë një grupi të melaqeve, ato pyesin: - Po, çka është kjo erë e mirë?! Ata i përgjigjen: - Filani i biri i filanit, duke e emëruar me emrat më të bukur të tij, me të cilat e kanë thirrur në këtë botë; deri sa ta kalojnë qiellin e kësaj bote, në fillim të botës tjetër. Aty kërkojnë t’u hapen dyert dhe ju hapet dera, e cila shndrit tërë qiellin paraprak, e deri te qielli i ardhshëm, e kështu me radhë, derisa arrijnë te qielli i shtatë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në ilijinë, dhe kthejeni prapë në tokë, se prej saj ju kemi krijuar, në të do t’ju rikthejmë. Pastaj vazhdoi duke treguar: - Dhe i kthehet shpirti në trupin e tij, pastaj i shkojnë prapë dy melaqe, ulen pran tij dhe e pyesin: -Kush është Zoti yt? Ai përgjigjet: - Allahu është Zoti im.. Pastaj e pyesin: - Cila është feja jote? Ai përgjigjet: - Feja ime është islami. Pastaj e pyesin: - Çka thua për Pejgamberin, i cili u është zbritur juve? Përgjigjet: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. Pastaj e pyesin: - Cilën dituri e ke pasur për bazë. Ai përgjigjet: - E kam lexuar librin e Allahut, i kam besuar, e kam dëshmuar dhe vërtetuar. Atëherë thërret një zë nga qielli: - Robi e ka thënë të vërtetën, andaj shtrojani rrugën e xhenetit, visheni me rroba të xhenetit, dhe hapjani dyert e xhenetit. Dhe prej erës dhe aromës së tij i zgjerohet varri në gjerësi sa sheh syri. I vjen një njeri me pamje të bukur, rroba të bukura, erë të mirë dhe i thotë: -Përgëzohu me atë, i cili të ka gëzuar sot me atë që të ka premtuar. I thotë: Po kush jeni ju që po më jep lajme të mira?! Ai i përgjigjet: - Unë jam vepra e jote e mirë. Atëherë ai thotë: -O Zoti im! Le të bëhet Kijamet që të kthehem sa më shpejt te familja dhe pasuria ime ... .

    Pastaj (I Dërguari i Allahut a.s.) vazhdoi duke treguar: Pabesimtari kur të ndahet prej kësaj bote dhe shkon në botën tjetër, i shkojnë melaqet prej qielli me fytyrë të zezë, rroba të zeza, ulen pranë tij në largësi sa sheh syri, pastaj i vjen melaqja për t’ia marrë shpirtin, ulet te koka e tij dhe i thotë: - O ti shpirt i keq, dil se Allahu është i hidhëruar me ty, dhe i del shpirti prej trupit sikurse hekuri i zjarrtë kur flakërohet prej leshi, dhe ia merr.

    Çdo herë kur të kalojnë pranë ndonjë grupi të melaqeve pyesin: - Çka është kjo erë e keqe? I përgjigjen: - Filani i biri i filanit, pra me emrin, me të cilin e kanë thirrur në këtë botë deri sa arrin në fund të qiellit të kësaj bote, kurse porta nuk hapet. Pastaj i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e lexo ajetin kur’anor:

    “... atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës...”.

    (El-E’arafë, 40) Pastaj Allahu thotë: - Shkruajeni në librin Sixhinë të tokës së thellë, pastaj shpirti tronditet dhe thotë:

    “... e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”. (El-Haxh, 31)

    Shpirti kthehet në trupin e tij, shkojnë dy melaqe, ulen pranë tij dhe e pyesin: - Kush është Zoti yt? Ai nuk di të përgjigjet por thotë: - Ah, ah, nuk e d! Pastaj e pyesin: - Cila është feja jote?

    Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Pastaj e pyesin: - Cili pejgamber është dërguar te ju? Ai thotë: Ah, ah, nuk e di! Thërret një zë nga qielli dhe thotë: - Ai është përgënjeshtrues, andaj shtrojani rrugën e zjarrit, hapjani dyert e zjarrit. Atëherë i vjen nxehtësia dhe vapullimi e përvëlimi, dhe aq shumë i ngushtohet varri, sa që ia thyen edhe eshtrat. I shkon pastaj një njeri me fytyrë të keqe, rroba të këqija, erë të keqe dhe i thotë: Lajm i keq për ty, sot është një ditë e kobshme, e cila ka qenë e premtuar më pare. Ai thotë: - Po kush je ti, i cili ke ardhur me më sjellë kob? Ai ia kthen: - Unë jam vepra jote e keqe, e ai thotë: - O Zot, le të mos bëhet kurrë Kijameti.

    (Transmeton Bejhekiu me isnad sahih)

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [46] - VLERA E MIRËSISË NDAJ FAMILJES SË DËSHMORIT

    Tregohet prej Alevijinëve se një Alevi ka shkuar në një vend të huaj, ai e kishte gruan edhe vajzat. Kishin jetë të mirë dhe pasuri të mjaftueshme. Mirëpo, burri i vdes, e pastaj gruaja me fëmijë varfërohen aq shumë sa që nuk kishin asgjë. Atëherë gruaja me vajzat e saj shkojnë në një vend tjetër, sepse frikohej nga e njerëzit këqij. I merr fëmijët dhe i vendosë në një xhami të lënë pas dore, sepse ishte ftohtë i madh dhe shkon për të kërkuar ushqim.

    Ndihmë kërkon prej dy njerëzve: Njëri ishte musliman dhe më i dalluari i qyteti dhe tjetri zjarrputist (pabesimtar). Ndihmë kërkon prej muslimanit, duke ia treguar kushtet e saj të vështira dhe se ajo ishte alevije e ndershme, dhe nuk kërkon asgjë tjetër prej tij, pos ushqim për fëmijët e saj. Ai i thotë: - Më sill argument se me të vërtetë je alevije e ndershme. Ajo i thotë: - Po unë në këtë vend jam e panjohur dhe askush prej këtij vendi nuk më njeh. Ai largohet prej saj, ndërsa ajo kthehet e përlotur dhe e pikëlluar.

    Shkon te një zjarrputist, të cilit ia tregon gjendjen e saj. Ai e dërgon gruan e vet për t'i marrë atë dhe vajzat e saj, i ushqen si është më së miri, i vesh me rrobat më të mira, dhe vazhdojnë të banojnë si është më së miri te ai.

    Kur arrin mesi i natës, muslimani sheh ëndërr sikur Kijamet ka ndodhur, ndërsa në kokë të Pejgamberit s.a.v.s. valonte flamuri, i cili gjendej në një kështjellë rreth e rrotull me gjelbërim; muret prej diamantit, kubet prej diamanti, dhe i thotë: “E kujt është kjo kështjellë?” - i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i thotë: “E njeriut musliman, i cili beson në Zotin Një”. E ai i thotë: “O i Dërguar i Allahut, po unë jam musliman, i cili besoj në Zotin Një”. - I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e pyet: “A ke ndonjë argument të qartë se ti je musliman dhe beson në Zotin Një?!” Ai fillon të mendojë. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i thotë: “Kur erdhi te ti gruaja alevije, për të kërkuar ndihmë, i ke thënë asaj për të të sjellë argument se ti je musliman”.

    Njeriu zgjohet nga gjumi i pikëlluar, nga shkaku se e kishte kthyer prapë gruan nevojtare. Pastaj del nëpër qytet për të pyetur për të se ku është, derisa e kupton se ajo është te zjarrputisti (pabesimtari). Shkon te ai dhe i thotë: “Dua që të ma sjellësh gruan e ndershme alevite dhe vajzat e saj!”. Njëherit i thotë: “Ja merri njëmijë dinarë, vetëm ma dorëzo të përkujdesem unë për të”. - Ai i thotë: “Kurrë!” Ai i thotë: “Patjetër ke për të m'i sjellë”. - Ai i përgjigjet: “Atë që e dëshiron ti, unë jam më meritori. Kështjellën e xhenetit, të cilën e ke parë ti është për mua”. - Por, a po më tregon ti se a je musliman apo zjarrputist?” - “Po për Zotin, asnjëri prej familjes sime, e as unë nuk kemi ra në gjumë pa e pranuar fenë islame prej dorës së kësaj gruaje të ndershme dhe fisnike. Pasi kam rënë të flejë, kam parë në ëndërr atë qe ke parë edhe ti. E i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka pyetur: “Gruaja alevite me vajzat e tua është te ti?” - I thashë: “Po, o i Dërguari i Allahut”. - i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “Atëherë kështjella është e jotja dhe e familjes tënde; ti dhe familja jote jeni prej banorëve të xhenetit, Allahu prej krijimit tuaj ju ka caktuar që ju të jeni musliman”.

    Kështu muslimani largohet i pikëlluar aq shumë dhe i brengosur, aq sa vetëm Allahu e di.

    Shikoni begatitë e mirësisë ndaj familjes së dëshmorit dhe jetimëve, dhe të mirat që vijnë pas tyre!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [47] - TREGIMI I HAJNIT DIJETAR DHE DIJETARIT

    Tregohet se Gjykatësi i Antalijës një natë del për të shkuar në arën e tij dhe, duke kaluar nëpër qytet, i del një hajn përpara, i cili i thotë: - Hiqi çka ke me vete, se për ndryshe do të ndodhë çka është më e keqja. Gjykatësi i thotë: Zoti të ndihmoftë, po dijetarët janë të shenjtë, e unë jam gjykatësi i këtij vendi, e më liro. Hajni i thotë: - E falënderoj Allahun që më ka mundësuar që ty të të zë, sepse unë jam i sigurt se kur të kthehesh në shtëpi ke rroba dhe kafshë të mjaftueshme, e të kishte qëlluar tjetër, pos teje, ndoshta do të kishte qenë i dobët në gjendje të vështirë dhe i varfër. Gjykatësi i thotë: - Po e shoh se jeni i mprehtë nga goja. I thotë: - Po, “mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur”. Gjykatësi i thotë: - Po çka thua ti për hadithin, të cilin e kanë transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Feja është fe e Allahut, robërit janë robërit e Allahut, suneti është suneti im, e kush bën bid'at ai është i mallkuar prej Allahut".

    E bllokimi i rrugëve dhe vjedhja e pasurisë janë bid'at, e unë po ta shpalosi të vërtetën që të mos fitosh mallkimin e Allahut. Hajni i thotë: - O i nderuar im gjykatës, ky është hadith hadith MURSEL, nuk është transmetuar as nga Nafiu, as nga Ibn Umeri. Po edhe të kishte qen i pranuar si i vërtetë (as i shkëputur, e edhe transmetuesi i drejtë) çka të bëjë hajni, i cili nuk ka ushqim fare e nuk ka mundësi për ta siguruar vetes asgjë, ndërsa çka është e jotja është hallall për mua, sepse transmeton Maliku nga Nafiu, e ai nga ibn Umeri r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Po të kishte qenë e tërë bota e përgjakur do të kishte qenë ushqimi i besimtarëve hallall”. Për këtë janë pajtuar të gjithë dijetarët e nuk ka asnjë kundërshtim mes tyre, për atë kur njeriu shpëton veten dhe familjen nga vdekja me ushqimin apo pasurinë e tjetrit. E unë për Zotin kam frikë nga Allahu se mund të vdes urie, ndërsa me atë që e ke ti më shpëton nga vdekja mua dhe familjen time, prandaj ma dorëzo mua çka ke dhe pastaj ec i lirë. Gjykatësi i thotë: - Pasi që e ke gjendjen ashtu, më lejo të shkoj te ara ime e t’u them robërve dhe shërbëtorëve të mi që të të sjellin rroba për të ta mbuluar trupin, dhe të të jap çka kam unë. Hajni i thotë: - I mjeri ti, po ti je tani si zogu në kafaz, nëse del prej kafazit të del prej dore, e po kam frikë se nëse të liroj nuk do të të më japësh asgjë pastaj. Gjykatësi i thotë: - Të betohem se do të të veproj ashtu siç thash. Hajni i thotë: - Na ka treguar hadithin Maliku, e ai nga ibn Umeri se Muhamedi s.a.v.s ka thënë: “Përbetimi i të detyruarit është i pavlefshëm”, e Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Përpos atyre që janë të detyruar, por zemrat e tyre i kanë plot iman”. E po kam frikë se po e merr këtë kuptim, e më mirë më jep çka ke. Gjykatësi ja jep kafshën dhe rrobat, përpos pantallonave. Hajni i thotë: - Hiqi dhe dorëzoji edhe pantallonat. Gjykatësi i thotë: - Është koha e namazit, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: - Është i mallkuar ai, i cili shikon pjesët e turpshme të vëllait të tij”. E tani lakuriq i zhveshur, lakuriq nuk falet, se Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Vishuni mirë para se të shkoni (të faleni) ne xhami”. Komentimi ka të bëjë me rroba gjatë namazit. Hajni i thotë: - Namazi yt do të jetë i plotë, se na ka tregu Maliku e ai nga Nafiu, e ai nga ibn Umeri se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Lakuriqët falen në këmbë e imami qëndron në mes tyre”. Maliku thotë se nuk falen në këmbë, por falen larg njëri-tjetrit, të ndarë aq sa asnjeri nuk ia sheh pjesët e turpshme tjetrit. Ebu Hanife thotë se falen ulur, ndërsa sa i përket hadithit të cilin e citova, është hadith mursel, po edhe nëse pranohet ka të bëjë me raste kur shikohet me epsh. Ndërsa ti je në gjendje të jashtëzakonshme, nuk ke zgjidhje tjetër. A e di se femra e pastron organin seksual të saj prej ndyrësisë dhe është e pamundur pa e pa, po ashtu edhe mashkulli kur rruhet rreth organit seksual. Njeriu e bën sunet tjetrin po ashtu edhe mjeku gjatë mjekimit. Pasi që është puna kështu, atëherë gjykatësi nuk është kushtëzuar. Gjykatësi i thotë: - Ti je gjykatës e unë i akuzuar, dhe ti je dijetar, ti je mufti, e unë pyetës. Merr çka të duash. “La Havle ve la kuvete il-la bil-lah!". Hajni i merr pantallonat dhe rrobat e shkon. Gjykatësi tregon se: - Ai është prej fukahave (dijetarëve) me famë. Ai ka pritur shumë deri sa e ka realizuar çka ka dashur. Ia dërgon një njeri i shpreh nderim dhe mirënjohje dhe e shpërblen për angazhimin e tij.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [48] - EDUKATA E EBU HANIFES

    Jezid bin Haruni ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të edukuar se Ebu Hanifen. Një herë e kam parë duke qëndruar në diell pranë derës së një njeriu, e i kam thënë: “O Ebu Hanife hyr nën hije të murit”. E ai më tha: “Ky mur është mur i kësaj shtëpie, e unë nuk dua të rri nën hije të shtëpisë së tij (për shfrytëzuar hijen e shtëpisë së tij)”. Po ku ka edukatë më të mirë se kjo? Në një variant tjetër thuhet se i ka thënë: Çka të pengoi që të mos hysh nën hije? E Ebu Hanifja i ka thënë: - Pronarit të kësaj shtëpie i kam diçka që e urrej, e unë nuk desha të qëndroj nën hijen e murit të tij, e për se ta shfrytëzoj. Këtë nuk e shoh se është detyrë e njerëzve, por dijetari ka nevojë që prej diturisë së tij të marrë më shumë për vete, se sa t’u japë njerëzve apo të kërkojë prej të tjerëve.

    Ebu Hanife, Zoti e pastë mëshiruar, nuk e ka ngrënë mishin e deleve shtat vite, për shkak se kur ka dëgjuar se në Kufe ka humbur një dele, pasi që ka pyetur dhe ka marr përgjigje se në përgjithësi delja jeton aq vite. Pra, i kanë thënë 7 vite, e ai 7 vite nuk ka ngrënë mish dele fare, duke llogaritur se ndoshta ai mish është i deles haram, e pastaj i bë dëm apo padrejtësi zemrës së tij, edhe pse nuk është haram të hash diçka të ndaluar nga mosdija.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [49] - SHKOPI INTERESANT

    Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: Një njeri nga beni israilët ia kërkoi një beni israilit tjetër 1000 dinarë. Ai i thotë: “Sillmi dy dëshmitarë le të dëshmojnë.” Ai i thotë: “A mjafton që vetëm Allahu të jetë dëshmitar.” Ai i thotë: “Sillma hipotekën.” Ai i thotë: “Mjafton që Allahu të jetë garantues.” I thotë: “Të vërtetën e the”, dhe ia jep për një afat të caktuar. Kaloi në anën tjetër të detit, kreu punën me to. Kur erdh afati kërkoi anije për t’ia quar në afatin e caktuar, mirëpo anije nuk kishte. Atëherë e merr një dërrasë, e shpon dhe i shti brenda 1000 dinarë dhe letrën (të shkruar) prej filanit te filani. “ mbyll mirë e tha: “O Zoti im! Ti e di kur i kam marrë borxh prej filanit 1000 dinarë, i cili kërkoi garancion, e unë i thashë që garantues të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua për këtë. Ai më kërkoi dëshmitarë, unë i thashë mjafton që dëshmitar të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua me këtë. Mirëpo unë u mundova të gjej anije për t’ia larë borxhin, por nuk gjeta. Për këtë arsye po i dorëzoj tek Ti, dhe e hodhi në det”. E përcolli deri sa u largua, dhe përfundimisht nuk gjeti anije. Në anën tjetër, njeriu, të cilit i kishte marrë borxh, shikon mos ka ardhur ndonjë anije duke pritur kthimin e borxhit. Por, e sheh vetëm një shkop, në brendinë e të cilit ishte malli. Duke tubuar dru për familjen e tij, dhe duke i thyer (qarë drutë) i gjeti 1000 lirat dhe letrën. Pas një kohe vjen borxhmarrësi me 1000 dinarë tjera dhe i thotë: “Për Zotin, pandërprerë kam kërkuar anije për të ardhur dhe për të t’i sjellë të hollat, mirëpo ishte e pamundur. Deri sa sot e takova një anije dhe erdha”. Ai i thotë: “Vallë mos më ke dërguar mua diçka?” Tha: “Të tregova se nuk kam mundur të gjej anije deri sot.” I tha: “Zoti e ka la borxhin në vend tëndin, i cili e ka dërguar shkopin (me të holla). E ti me 1000 dinarët tjera vepro si të duash në rrugë të hajrit.”

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •