-
i/e regjistruar
[30] – ALLAHU TË TEJKALON RREZIKUN
Tregohet se Hatem El-Esami u ka thënë djemve të tij: “Dëshiroj të shkoj në haxh”. Ata filluan të pikëllohen e të qajnë, duke i thënë: “Ti po shkon në haxh, mirëpo në dorë të kujt po na lë, kush do të na ushqejë?”. Ai e kishte vetëm një vajzë, e cila tha: “Lëreni të shkojë, sepse ai nuk është furnizues. Ai shkoi në haxh, ndërsa familjen e tij e kaploi uria, e ata filluan ta akuzojnë vajzën e tij (motrën e tyre). Ajo bëri lutje: “O Zoti im, mos më turpëro para tyre”. Emiri i qytetit kaloi pranë shtëpisë së tyre, duke shëtitur nëpër qytet dhe u thotë shokëve të tij: “Shkoni kërkoni ujë nga ndonjë shtëpi nga këtu. Ata shkuan kërkuan, kur familja e Hatemit e mbushi një ibrik të ri me ujë të ftohtë, prej ku ai piu ujë. Ai pastaj pyeti: Shtëpia e kujt është kjo: “Shtëpia e Hatem El-Esamit. Ai e gjuajti një qese me ari në oborr të tyre dhe tha: Kush më do mua, do ta dua, dhe ai pajtohet me udhëheqjen time. Ushtarët, të cilët kishin pasuri i hodhën të hollat e tyre në enën e cila kishte qenë me ujë dhe e dërguan nga kishte ardhur. Vajza filloi të qajë. Nëna e pyet: “Pse po qanë, kur Zoti na lehtësoi gjendjen dhe na solli pasuri. Ajo iu përgjigj: “Sepse krijesa në shikoi kujdes për ne dhe na u lehtësua gjendja, po si do të kishte qenë po të na shikonte Krijuesi?!”.
-
-
i/e regjistruar
[31] - OMER BIN ABDUL AZIZI DHE DËSHIRA E TIJ SHPIRTËRORE
Rexha bin Hajuhi (minister i sinqertë i Omer bin abdul Azizit) tregon: “Isha me Omer Ibnu Abdul Azizin kur ishte valij i Medinës. Më dërgoi t’ia blej një rrobë. Dhe ia kam blerë për pesëqind mijë dërhem. Kur e shikoi më tha: “Është e mirë, po mos të kishte qenë e lirë”.
Kur u bë Halife e muslimanëve, prapë më ka dërguar për t’ia blerë një rrobë, dhe ia kam blerë për pesë dërhem. Kur e ka shikuar më tha: Është e mirë, por çmimi i shtrenjtë. Tregon Rexhai: Kur e kam dëgjuar këtë kam filluar të qajë. Më pyeti Omeri: Për çka po qan o Rexhai. I thashë: “M’u kujtua blerja e rrobës para disa viteve dhe atë që ma pate thënë.” Omeri ia tregoi fshehtësinë Rexhait dhe qëndrimin e tij duke i thënë: O Rexha, unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë: shpirti ka dëshiruar të martohem me Fatimen - bijën e Abdul Melikut dhe jam martuar. Shpirti ka dëshiruar të jem në postin e Valij dhe e kam arritur atë post. Pastaj shpirti ka dëshiruar të jem Halife dhe kam arritur të bëhem Halife. Por tani o Rexhai, shpirti dëshiron xhenetin dhe shpresoj të jem njëri prej banorëve të tij.
Omer Bin Abdul Azizi ka dëgjuar se njëri prej bijve të tij ka blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve dhe ia shkruan një shkresë: “Kam dëgjuar se ke blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve, shite atë unazë dhe me ato të holla ushqeji 1000 të uritur. Dhe blej një unazë të hekurit dhe në të shkruaje: “Zoti e mëshiroftë atë, i cili e di fuqinë dhe mundësinë e tij”.
-
-
i/e regjistruar
[32] - BLERJA E UDHËHEQËSVE DHE KRENARIA E DIJETARËVE
Shejhu i njohur Izudin Abdu Selami ka marrë postin e prokurorit Suprem (Kadi Kudat). Kur u emërua në këtë post ai vërejti se kryetarët e komunave dhe oficerët ushtarak nuk ishin prej vendit, të cilët nuk ishin të lirë absolutisht, por ishin të robëruar. Sulltani i kishte blerë prej arkës shtetërore kur kishin qenë të vegjël, e kishin mësuar gjuhën arabe, shkencat fetare, kalorësinë dhe teknikën luftarake, e kur janë rritur janë emëruar në postet e tyre të larta. Mirëpo, ata ishin të udhëhequr dhe të blerë prej sulltanit. Me fjalë të tjera robër të tij, pra ata nuk kishin të drejtë lirie. Për këtë arsye ata nuk kishin të drejtë të martoheshin me gra të lira - jorobëresha, nuk kishin të drejtë tregtie të lirë, por vetëm të jenë robër. Kur udhëheqësit dëgjuan për këtë, kjo çështje u alarmua aq tepër, por shejhu ishte i vendosur në vendimin e tij, që ata të mos kenë të drejtë shitblerje e as martesë. Kështu interesat e tyre ishin në rrezik. Njëri prej tyre, i cili ishte zëvendës i sulltanit u hidhërua aq shumë, i tuboi udhëheqësit dhe shkuan e i thanë: “Çka po do?” Shejhu i tha: “Të thërrasim një seancë gjyqësore ose të mbahet një kuvend dhe të apelojmë që ju të bliheni prej arkës shtetërore të muslimaneve, dhe atëherë ju jeni të lirë me justifikim ligjorë të sheriatit. Këtë çështje e ngritën te sulltani, e sulltani i tha që të hiqte dorë nga ai vendim. Mirëpo ai nuk hoqi dorë. Atëherë sulltani u hidhërua pa masë, kështu që edhe shejhu u hidhërua dhe i mblodhi plaçkat, hipi mbi gomarë, ndërsa familjen e tij e hipi mbi një gomarë tjetër. Dhe doli nga Egjipti për në drejtim të Sirisë, deri sa arriti në mes të rrugës, kur pas tij u bashkëngjitën pjesa më e madhe e muslimanëve. Në atë vend nuk dëshironte të jetonte as një grua, asnjë fëmijë, e posaçërisht dijetarët, njerëzit e mirë dhe tregtarët. Kjo çështje arriti deri te sulltani dhe i thanë:
“Kur shkoi shejhu të gjithë shkuan pas tij”. Atëherë sulltani mori rrugën dhe i arriti në mes të rrugës. Sulltani i tha shejhut se pajtohet me mendimin e tij, kështu që shejhu u kthye dhe u pajtuan që t’i qesë në tenderim udhëheqësit për ti blerë. Zëvendësi i sulltanit pastaj shkon të shejhu dhe e lut më të mirë, mirëpo pa dobi. Atëherë zëvendësi i sulltanit tronditet dhe thotë se do t’ia heqë kokën, duke i thënë: “Po si të na blejë shejhu, përderisa na jemi udhëheqës të këtij vendi?!” E merr shpatën në dorë dhe shkon te shtëpia e shejhut, troket në derë. Në derë del i biri i shejhut dhe e sheh se zëvendësi i sulltanit gjendet me shpatë në dorë. Kthehet dhe i tregon babait për atë që ka parë. Shejhu as që u brengos fare, por i thotë të birit: “O Biri im, baba yt është i vogël që të vritet në rrugë të Allahut, dhe doli para zëvendës-sulltanit për dorëzim. Kur ia lëshon një shikim zëvendës sulltanit, dora e tij filloi t’i dridhej. I bie shpata prej dore, ndërsa i tërë trupi dridhej dhe filloi të qajë. E luti Shejhun të bëjë dua për të dhe i thotë: “O Shejh im, çka dëshiron ashtu do të bëhet”. I thotë: “Ju thërras të gjithë ju për t’ju shitur”. - Po me të hollat çka do të bëni? “Do ti shpenzoj në dobi të muslimanëve” – tha shejhu. - Po kush do t’i merr ato të holla kur të shitemi. “Unë” – iu përgjigj shejhu.
Pastaj u bë ashtu siç dëshiroi shejhu, i thirri udhëheqësit një nga një dhe e ngriti çmimin e tyre. I mblodhi të hollat dhe i shpenzoi në të mirë të përgjithshme. Kjo ishte diçka çka kurrë nuk kemi dëgjuar prej askujt më herët. Zoti e mëshiroftë Shejhun!
-
-
i/e regjistruar
[33] - TREGIMI I ATIJ I CILI KA HYRË NË XHENET PA E FAL ASNJË NAMAZ OSE PA BËRË ASNJËHERË RUKU DHE ASNJË SEXHDE TË NAMAZIT
Derisa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte rrethuar kështjellën e Hajberit. i afrohet një rob i zi, i cili ishte bari i një Jehudiu, që kishte qenë duke ruajtur bagëtinë, dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut, më propozo islamin. Muhamedi s.a.v.s ia propozoi islamin dhe ai u bë musliman. Pasi e pranoi islamin tha: “O i Dërguari i Allahut, kam qenë bari (me qira) i pronarit të kësaj bagëtie, dhe këtë (kope) e kam amanet. Si të veproj me të?” Muhamedi s.a.v.s i tha: “Bjeri me shkop dhe ato do të shkojnë te pronari i tyre”. Bariu zezak e mori një shkop i ra bagëtisë dhe i tha: “Shkoni te pronari juaj se më nuk jam bariu juaj”. Dhe ato dele së bashku, sikur të kishin pasur prijës një bari, që të gjithë shkuan drejt te një kështjellë. Pastaj bariu iu bashkëngjit radhëve të luftëtarëve musliman dhe printe i pari në ballë të radhëve. I bie një gurë mbi të, dhe ai bie shehid pa e falur asnjë mëkat të namazit!! Pastaj shkon i Dërguari i Allahut dhe e merr në kraharorin e tij, disa prej shokëve e hetuan këtë, e pastaj Muhamedi s.a.v.s u largua nga ai. E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, përse u largove prej tij?” Ai Tha: “Tani me të është bashkëshortja e tij, hyria e xhenetit, e cila është duke ia hequr preh fytyrës se tij dheun, dhe është duke ia pastruar fytyrën”.
-
-
i/e regjistruar
[34] – HAPAT E SHEJTANIT
Ka qenë një beni israil, i cili ishte ndër më të devotshmit në kohën e tij. Në atë kohë kanë qenë tre vëllezër, të cilët e kishin një motër virgjëreshë dhe nuk kishin motër tjetër, pos saj.
Që të tre vëllezërit ishin emëruar vullnetarë në luftë në rrugën e Allahut. Nuk dinin se në përkujdesjen e kujt ta linin motrën e tyre nuk kishin besim te askush dhe nuk dinin se ku ta vendosnin. Të gjithë së bashku u pajtuan që ta dërgojnë dhe ta lënë te mistiku beni israil, sepse tek ai u pushonte zemra dhe në të ishin të sigurt.
Shkuan dhe e pyetën që motrën e tyre ta lënë te ai, që të jetë pranë tij, derisa të kthehen nga udhëtimi. Mirëpo ai tha: “Më ruaj o Zot prej tyre dhe prej motrës së tyre! Unë kurrë nuk mund ta pranoj”. Ata vazhdimisht insistonin derisa e bindën, dhe pranoi. Por u tha atyre: “Le të banojë në një shtëpi përballë faltores sime”. Ata e dërguan motrën e tyre te ajo shtëpi dhe shkuan.
Një kohë të gjatë, derisa ajo banonte aty, ai ia përgatiste ushqimin, zbriste te dera e faltores, pastaj e thërriste; ajo dilte nga shtëpia e saj dhe e merrte ushqimin që ia përgatiste.
Shejtani i shkon me butësi dhe e këshillon mistikun, se ai duhet të punojë punë të mirë, ai duhet të fitojë shpërblim më të madh, dhe se nëse ajo vajza del nga shtëpia e saj ditën, e shohin të tjerët dhe mund të keqkuptojnë, por më mirë është që ti të shkosh me ushqim te shtëpia e saj dhe ta vendosësh ushqimin në pragun e shtëpisë, e kështu do të fitosh shpërblim më të madh. Ai edhe ashtu vazhdon t’ia përgatis ushqimin dhe t’ia dërgonte te pragu i shtëpisë së saj, dhe nuk fliste me të fare.
Kaloi një kohë, pastaj i shkon Iblisi e i thotë në vesh: “Ti duhet të fitosh shpërblim edhe më të madh”, dhe e nxiste vazhdimisht duke i thënë: “Sikur të flisje më të do të çmallet, sepse ajo është e përmalluar për vëllezërit e saj”. Kështu Iblisi vazhdimisht e këshillonte, derisa filloi të bisedojë me të prej faltores së tij.
Pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Sikur të shkoje te dera, të ulesh ti pranë faltores, e ajo pranë shtëpisë së saj e të bisedonit, do të kishte qenë më mirë për të”. Kështu ai nuk ndalej, derisa zbret dhe ulet para faltores, e ajo vajza ulej para derës së shtëpisë së saj dhe bisedonin nga larg.
Një kohë vazhdoi kështu, e pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Ti duhet të fitosh shpërblim më të madh, duke u sjellë më mirë me të. Pra, shko prej faltores tënde dhe ulu në prag të shtëpisë së saj e bisedo me të, sepse më mirë është për të”. Ai vazhdimisht e këshillonte kështu, derisa edhe ashtu veproi për një kohë.
Pastaj shkon Iblisi e i thotë: “Nëse dëshiron shpërblim më të madh, shko dhe hyr në shtëpinë e saj, bisedo më të brenda që mos t’ia shohin të tjerët fytyrën, se kjo është më mirë për ty dhe shpërblim më i madh”. Kështu vazhdimisht e këshillonte Iblisi, derisa filloi të hyjë në shtëpinë e saj, bisedonte me të ditën, e kur kalonte dita shkonte në faltoren e tij.
Pastaj i shkon Iblisi, ia zbukuron fytyrën e asaj vajze para tij, derisa ai e prekë në kofsh dhe e puthë. Dhe Iblisi vazhdimisht ia zbukuronte fytyrën e saj, derisa e shtyn të kontaktojë seksualisht me të, e lë shtatzënë, e ajo pastaj lind fëmijë.
E pastaj i shkon Iblisi e i thotë: “Çka mendon nëse vijnë vëllezërit e saj e ta shohin se ajo ka fëmijë me ty, si do të vepronin me ty? Nuk ka shpëtim prej tyre, andaj shko, merrja fëmijën, mbyte dhe varrose, se ajo frikësohet prej vëllezërve të saj, e do ta mbajë sekret atë se ti ke kontaktuar seksualisht me të”. Ai edhe ashtu veproi dhe e mbyti foshnjën.
Pastaj i thotë Iblisi: “Mbyte edhe vajzën dhe varrose me birin e saj, sepse a mendon dhe a ke besim se ajo mund ta mbajë sekretin?” Kështu ai e mbyt edhe vajzën edhe fëmijën dhe i dërgon në një vend gremine, i varrosë aty dhe mbi varr vendos një guri të madh. Shkon te faltorja e tij dhe fillon të lutet një kohë të gjatë, deri sa kthehen vëllezërit e saj nga lufta. Vëllezërit e pyesin për motrën e tyre. Ai i ngushëllon dhe u thotë: “Zoti e mëshiroftë” dhe fillon të qajë para tyre, e u thotë: - Nuk ka pasur vajzë më të mirë, por ajo ka vdekur, ja ku e ka varrin. Vëllezërit shkojnë dhe e shohin varrin, aty qajnë për motrën e tyre, qëndrojnë disa ditë te varri i saj dhe kthehen në shtëpi të tyre.
Kur bien vëllezërit për të fjetur u paraqitet shejtani në ëndërr në formë të një njeriu udhëtar dhe fillon prej vëllait më të madh, duke e pyetur për motrën e tyre, e ai i tregon ashtu siç ka treguar mistiku për vdekjen e motrës së tyre, se si kanë shkuar tek varri i saj ... Mirëpo shejtani i thotë: “Kjo është gënjeshtër”, dhe u thotë që të mos i besojnë fjalëve të tij, sepse ai e ka lënë shtatzënë motrën e tyre, pastaj ajo ka lindur djalë, kurse ai e ka mbytur motrën tuaj së bashku me fëmijën e saj, ngase është frikësuar nga ju; e ka futur në një gropë, të cilën e ka çelur vetë pas shtëpisë në anën e djathë, në të cilën ka qenë e vendosur. Shkoni te shtëpia në të cilën ka qenë e vendosur, dhe kur të hyni do ta shihni se është ashtu si po u them juve. Pastaj i paraqitet Iblisi në ëndërr vëllait të dytë dhe ia tregon të njëjtat gjëra, pastaj i shkon edhe vëllait të vogël, duke iu paraqitur në ëndërr gjithashtu.
Në mëngjes kur u zgjuan u ulën të bisedonin mes vete. Njëri tha: “Mbrëmë kam parë një ëndërr të çuditshme” dhe ua tregoi. Edhe tjetri thotë se kishte parë po të njëjtën ëndërr! Vëllai i madh thotë: “Po ajo është vetëm ëndërr e asgjë tjetër, lëreni këtë punë, harrojeni.” Më i vogli tha: “Për Zotin, nuk e lë pa shkuar te ai vend dhe të shikoj se çka ka.” Shkojnë te shtëpia ku ka banuar motra e tyre, e hapin derën dhe kërkojnë vendin, të cilin ua kishte treguar njeriu (shejtani) në ëndërr, dhe e gjejnë motrën e tyre dhe fëmijën e saj të mbytur.
E pyesin mistikun, ndërsa ai u thotë se kjo është e vërtetë. Atëherë ata e padisin te sunduesi i asaj kohe. E marrin mistikun prej faltores së tij dhe e dërgojnë për ta dënuar me vdekje.
Kur ia lidhin duart për ta ekzekutuar, shkon Iblisi e i thotë: “Unë jam shoku yt, i cili të ka sprovuar me atë vajzë, të cilën e ke lënë shtatzënë, pastaj e ke mbytur me fëmijën e saj. Nëse sot më dëgjon dhe e mohon Allahun, i Cili të ka krijuar dhe të ka dhënë formën, atëherë unë do të shpëtoj prej vdekjes.” Ai e dëgjon dhe e mohon Allahun. Kur e mohon Allahun shejtani largohet prej tij dhe atë e ekzekutojnë. Për këtë ka zbritur ajeti:
“Njësoj, sikurse shejtani kur t’i thotë njeriut: “moho”, e ai kur të mohojë thotë (shejtani): Unë largohem prej teje, unë i frikohem Allahut – Zotit të botëve. Dhe përfundimi i të dyve është se ata do të jenë në zjarr përgjithmonë. Ky është dënimi i kriminelëve”
-
-
i/e regjistruar
[35] - ALEGORI TË RRALLA DHE SIMBOLIZIME INTERESANTE
Tregohet se një mbret, deri sa ishte në majë të kështjellës, e sheh në ballkon të një shtëpie një grua shumë të bukur. Pastaj mbreti pyet këshilltarët se e kujt është ajo grua. I tregojnë se është e një punëtori të kështjellës, i cili e ka emrin Fijruz. Mbreti pasi që kishte ra në dashuri me atë grua, e thirr punëtorin e i thotë: “O Fijruz!” Ai i thotë: “Urdhëro i nderuar”. I thotë: “Merre këtë letër dhe shko në filan vendin dhe pastaj më sill përgjigjen nga atje.” Djaloshi e merr letrën dhe shkon në shtëpi, e vendos letrën nën jastëkun e tij, flen atë natë dhe të nesërmen niset për udhëtim. Përshëndetet me gruan dhe niset për ta kryer detyrën e mbretit, duke mos ditur se çka i kishte përgatitur mbreti. Pasi që ai niset, mbreti shkon te shtëpia e tij, troket në derë me lehtësi. Gruaja e djaloshit thotë: “Kush është në derë?” Mbreti i thotë: “Unë jam zotëria i burrit tënd”. Ajo ia hapë derën, e ai hyn brenda. Gruaja i thotë: “Sot po e shoh se zotëria ynë na erdhi në shtëpi!” I thotë: “Kam ardhur për t’ju vizituar. Ajo i thotë: “Kërkoj mbështetje tek Allahu nga kjo vizitë, nuk mendoj se është (vizitë) e mirë!”. I thotë mjerë për ty, po unë jam mbreti dhe zotëria i burrit tënd, dhe nuk ma merr mendja se nuk më njeh!” I thotë: “Përkundrazi të njoh, o zotëria ynë, por para teje të tjerët kanë thurur përgjigje:
Po e le ujin tuaj burim.
E kjo për shkak se burimi ka shumë ujë.
Kur mickoja bie në ushqim.
I ngre duart (nuk e ha) edhe pse ma ka ëndja.”
E luajt largohen nga burimi i ujit,
Pasi që kanë lëpi në të.
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 8 \
Pastaj i thotë: “O mbret, në vendin e ujit vjen qeni yt e pi ujë.
Mbreti turpërohet nga fjalët e saj dhe me të shpejt del nga shtëpia, mirëpo e harron këpucën në oborr. Në anën tjetër, djaloshi duke shkuar për ta kryer detyrën e tij, e sheh se me vete nuk e ka letrën. I kujtohet se e ka lënë nën jastëkun e tij dhe kthehet në shtëpi për ta marrë. Posa kishte dal mbreti nga shtëpia ai hyn aty dhe e gjen këpucën e mbretit. Fillon të mendojë dhe menjëherë e kupton se mbreti nuk e kishte ngarkuar me atë udhëtim, pos për një qëllim të caktuar. Mirëpo, heshtë dhe nuk flet fare. E merr letrën, e dërgon në vendin e duhur dhe kthehet. Kur kthehet, për punën e kryer mbreti e shpërblen me njëqind dinarë. Ai shkon në treg, blen dhuratë për gruan e tij, pastaj shkon në shtëpi, ia jep dhuratën gruas dhe i thotë: “Ngritu se do të shkojmë për ta vizituar familjen tënde”. Gruaja i thotë: “Pse?” I thotë: “Për shkak se mbreti më ka shpërblyer, e dëshiroj t’ia tregoj familjes tënde për ketë bagëti. Shkojnë te shtëpia e gruas së tij, e ata gëzohen pa masë për suksesin e arritur në punë. Dhe ai kthehet në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja i kërkon leje që të rri në familjen e saj. Kalon një muaj ai nuk pyet dhe nuk interesohet për gruan e vet, shkon vëllai i saj e i thotë: “Duhet të na tregosh se për çfarë je i hidhëruar me motrën tonë, se përndryshe do të padisim në gjyq te mbreti”. Firuzi i thotë: “Nëse dëshironi më padisni, nëse i kam bë ndonjë padrejtësi”. Kështu e padisin dhe dalin në gjyq. Në gjyq gjykatësi e pyet vëllanë e gruas, e ai i thotë: “I nderuari gjykatës, unë ia kam dhënë këtij djali një arë, në të cilën çdo gjë ka qenë në rregull, bunari me ujë plotë të pastër dhe të kthjellët, pemë me fruta, e ky i ka ngrënë frutat, e ka prish arën dhe e ka shkatërruar bunarin. Gjykatësi pastaj i kthehet djaloshit dhe i thotë: “Po ti djalosh çka ke për të thënë?” Fijruzi thotë: “E kam pranuar arën dhe e kam dorëzuar në gjendje edhe më të mire se ka qenë më parë”. Gjykatësi e pyet vëllanë e gruas se a ta ka kthyer arën ashtu siç ka qenë. I përgjigjet: “Po, por dëshiroj ta di arsyen?” Gjykatësi e pyet Fijruzin. Fijruzi përgjigjet: “I nderuari gjykatës, nuk e kam kthyer se nuk e dua. Por një dit kur shkova te ara pashë gjurmët e luanit (këpucën e mbretit). E jam frikuar se luani mund të kafshojë, e ia kam ndaluar vetes për të hyrë në arë për nderin ndaj luanit”. Derisa mbreti ishte mbështetur, drejtohet ulur dhe tha: “O djalosh kthehu në arën tënde, i qetë e i sigurt. Se për zotin, vërtet luani ka shkuar te ara, mirëpo nuk ka prek asgjë, e nuk ka këputë asnjë lapë dushku, e asnjë frutë, dhe nuk ka qëndruar vetëm se një çast, dhe ka dalë pa shkaktuar asnjë të keqe. Se për zotin, luani nuk ka parë kurrë si arën tënde dhe më rojtare për pemët e tij. Djaloshi u kthye në shtëpinë e tij, e riktheu gruan e tij, ndërsa as gjykatësi e as të tjerët nuk e kuptuan se çka ka ndodhur dhe si ka qenë puna, e kjo u bë me simbole dhe alegori të çuditshme.
-
-
i/e regjistruar
[36] - DIJETARËT BEFASOJNË UDHËHEQËSIT
Tregohet se Hisham bin Abdul Meliku shkon në haxh në Qabe, e kur hyn në Qabe thotë: “Me sillni ndonjërin prej sahabëve” I thonë: “O Emir i besimtarëve, ata kanë vdekur”. Po prej tabi’inëve. Dhe ia sjellin Tavus el Jamanijun. Kur hyn Tavusi, i heq papuçet dhe e përshëndet Emirin e besimtarëve, duke mos e thirr me titull, si dhe ulet pranë tij pa i kërkuar leje. E i thotë: “Si je o Hishan?” Hishani hidhërohet aq fortë sa që dëshiron ta mbysë. I thonë: “O emir i besimtarëve, ti je në Qabe, e i dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka ndaluar trazirat dhe vrasjet në Qabe”. Atëherë i thotë: “O Tavus, çka të shtyri të sillesh kështu?” I thotë: “Po si u solla?” I thotë: “I hoqe papuçet, nuk m’u drejtove me “O emir i besimtarëve”. Nuk më thirre me titull, u ule pranë meje pa kërkuar leje dhe the: “O Hisham, si je?” Tavusi i thotë: “Sa i përket heqjes së papuçeve para se të ulem, po them se unë nuk po i heq papuçet për Zotin e Gjithëfuqishëm për çdo ditë nga pesë herë, e Ai as nuk po më dënon, e as nuk po hidhërohet. Ndërsa, nuk të kam thirrur “o Emirë i besimtarëve”, ngase çdo besimtar nuk është i kënaqur me qeverisjen tënde, e u frikësova se mos po bëhem rrenacak. Sa i përket asaj se pse nuk të kam thirrur me titull. Zoti i Lartmadhëruar i ka thirrur pejgamberët: O Davud, O Jahja, O Isa, ndërsa armiqtë i ka thirrur me titull: “Iu thafshin duart Ebi Lehebit, ashtu siq ju kanë tharë”. Ndërsa sa i përket asaj se pse jam ulur pranë teje, unë kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin duke thënë: “Nëse dëshiron për ta parë banorin e xhehenemit shiko njeriun, i cili rri ulur, përderisa pranë tij të tjerët qëndrojnë në këmbë”. Pastaj ai thotë: “Më jep një këshillë”. Tavusi i thotë: “Kam dëgjuar Ali bin Ebi Talibin r.a. duke thënë: “Në xhehenem ka gjarpërinj të mëdhenj dhe akrepa të mëdhenj sa mushkat, të cilët kafshojnë çdo udhëheqës, i cili nuk është i drejtë me popullin e tij”.
Tregohet se Eba Gujath, i njohur si mistik, jetonte pranë varrezave të Buharës. Shkon në qytet për ta vizituar një vëlla. Dy djemtë të Emirit - Naser bin Muhamedit dhe me ta edukatorët e emëruar dilnin nga shtëpia e tij. Kur i sheh thotë në vetvete: “Oh, çka më ndodhi, po nëse tani heshti unë jam bashkëfajtor me ta”. E ngrit kokën në qiell, kërkon mbështetje prej Allahut, e merr një shkop dhe u mëshon njëherë, ndërsa ata ia mbathin me të katërtat në shtëpinë e sulltanit, dhe i tregojnë Emirit atë që ndodhi. Emiri e thërret dhe i thotë: “A e di se ai, i cili del prej sulltanit (i tejkalon kufijtë) përfundimin e ka në burg”. Ebu Gajathi i thotë: “A e di se ai, i cili del prej të Gjithëmëshirshmit (i tejkalon kufijtë e Tij) përfundimin e ka në xhehenem.
Kush të ka emëruar inspektor.
Po ai që të ka emëruar Emirë.
Po mua më ka emëruar Halifja Emirë.
Po mua inspektor më ka emëruar Zoti i Halifes. Emiri thotë: Të kam emëruar inspektor në Samerkand. Ebul Gajathi thotë: “Kam dhënë dorëheqje prej atij posti”. Emiri thotë: “Çudi me ty, inspekton aty ku nuk je i emëruar. Ndërsa ke dhënë dorëheqje aty ku je emëruar e nuk inspekton”. Ebu Gajathi: “Për arsye se nëse ti më emëron, prej aty më shkarkon, ndërsa aty ku më emëron Zoti im nuk më shkarkon asnjëherë”.
Emiri: “Kërko diç, do të ta jap”. Ebu Gajathi: “Më kthe rininë”. Nuk është në kompetencën time, po a ke ndonjë nevojë tjetër.
Shkruaj që meleku i xhehenemit të mos më dënojë me zjarr.
Edhe kjo nuk është në kompetencën time.
A ke ndonjë kërkesë tjetër?
Thuaj Melekut të xhenetit të quajtur Ridvan të më shpie në xhenet.
Edhe kjo nuk është në kompetencën time.
Të gjitha janë në kompetencën e Allahut, i Cili i ka në dorën e Tij çdo nevojë, dhe çdo gjë që kërkoj prej Tij, Ai më përgjigjet.
Emiri ia liroi rrugën dhe u befasua me trimërinë dhe imanin e fortë të tij.
-
-
i/e regjistruar
[37] - NË GRACKË BIE GRACKËVËNËSI
Tregohet për një shërbëtor të mbretit, të cilin, shërbëtor, të vogël e kishin gjetur në rrugë. Mbreti urdhëron për t’u përkujdesur dhe për ta edukuar, dhe e bashkëngjit me familjen e tij dhe e quan Ahmedi Jetim. Kur rritet, te ai paraqiten shenjat e urtësisë dhe mençurisë. Kështu që ai e mësoi, e edukoi dhe e arsimoi. Kështu ai i shkroi testament, përpos kësaj e emëron në post të mirë të pallatit shtetëror. E zgjodhi dhe e emëroi që të jetë mbikëqyrës i të gjithë të punësuarve në kështjellën e tij. Një ditë prej ditëve Emiri e urdhëron t'i sjellë ushqim prej një dhome të tij. Kur shkon ta marrë ushqimin, kur sheh se njëra prej grave të emirit me një djalosh, i cili ishte shërbëtor në krevatin e tij bënin prostitucion. Gruaja e mbretit i thotë që mos të tregojë, dhe nëse nuk tregon do t'i jep çka të dëshirojë, bile edhe të kontaktojë seksualisht me të. Ai i thotë Allahu më mbrojt, që unë ta tradhtoj emirin, që të bëj prostitucion, kurse ai të gjitha të mirat m’i ka bërë. Pastaj shkon, largohet dhe i thotë asaj se nuk do të tregojë asgjë. Mirëpo, gruaja ndien një frikë në vetvete dhe mendon se Ahmedi jetim do t’i tregojë emirit atë që ka parë. Kështu që ajo e pret emirin kur kthehet në kështjellë dhe i afrohet duke qajtur. Ai e pyet pse po qan? I thotë: Ahmedi Jetim ka dashur të më përdhunojë. Kur dëgjon Emiri këtë hidhërohet për së tepërmi, dhe vendos ta mbytë. Pastaj e bën planin që mbytja e tij të planifikohet me kujdes ashtu që njerëzit mos ta marrin vesh se emiri e ka mbytur, e as shkakun e mbytjes. Kështu ai i thotë njërit prej shërbëtorëve kryesorë: “Nëse ta dërgoj një shërbëtor me pako dhe të kërkon ty këtë e këtë ti hiqja kokën, vendose në pako me gjithë kokën dhe përcille tek unë. Shërbëtori kryesor i thotë: “U bë”.
Një ditë emiri e thërret Ahmedin Jetim dhe i thotë: “Shko tek filan shërbëtori dhe i thuaj atij: Merre këtë dhe këtë”. Ai e pranoi urdhrin dhe u nis për ta kryer, mirëpo gjatë rrugës i takon disa shokë shërbëtorë, të cilët dëshironin që tu sqaronte disa gjëra atyre, Ahmedi Jetim arsyetohet duke u thënë se e ka marrë përsipër me ia kryer një punë emirit. Ata i thonë: “Po do ta dërgojmë një shërbëtor tjetër, i cili do ta përcjellë porosinë e kërkuar, e ti vetëm zgjidhi çështjet tona”. Ahmedi Jetim pranon. Ata e dërgojnë njërin prej tyre, mirëpo ai kishte qenë i njëjti shërbëtor, i cili kishte bërë prostitucion me gruan e emirit. Kur ai shkon të kryeshërbëtori, e dërgon te vendi i caktuar, ia prenë kokën, pastaj e mbështjell në pako dhe ia kthen Emirit. Emiri kur e hap pakon e sheh kokën e shërbëtorit tjetër, e jo kokën e Ahmedit Jetim. E thërret Ahmed jetimin dhe e pyet çka ka punuar, ai i tregon se si ka ndodhur. Emiri e pyet: “A e di se ky shërbëtor ka bë ndonjë gabim?” I Thotë: Po, ka bërë këtë e këtë me gruan tënde, dhe i kam pa dhe më ka shti me u përbetuar në Allahun me fsheh këtë rast mos me treguar. Kur e dëgjoi Emiri, urdhëroi për ekzekutimin e asaj gruaje, dhe Ahmed Jetimin e gradoi, e nderoi dhe shtoi dashuri edhe më të madhe mbi të. Kështu përfundoi tradhtia. “Dhe nuk kthehet e keqja e kurthit te ai i cili e ka përgatitur kurthin''.
-
-
i/e regjistruar
[38] - TREGIMI I SHEJTANIT ME EBU HUREJRËN
Tregohet se Ebu Hurejre ka thënë: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. më ka ngarkuar për ta ruajtur në muajin Ramazan zekatin. Erdhi një njeri, i cili kërkonte ushqim dhe mori pa pyetur fare. I thashë: “Do të të padis te i Dërguari Allahut s.a.v.s. E ai më tha: “Unë kam nevojë dhe familja ime ka nevojë të madhe”. Kështu që e lirova. Të nesërmen i Dërguari i Allahut s.a.v.s më tha: “O Ebu Hurejrete, si veproi dje i zënuri duke marr ushqim?”. I thash: “O i dërguari i Allahut s.a.v.s., më tha unë dhe familja ime jemi në gjendje shumë të vështirë dhe kemi nevojë për këtë ushqim dhe e lirova.”
Më tha: “Ai ka gënjyer, e do të kthehet prapë”. E kuptova se ai prapë do të kthehet, në bazë të fjalës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. E ai erdhi dhe kërkonte ushqim (merrte ushqim). I thashë se do të padis te i Dërguari i Allahut, e ai më tha: “Më liro vetëm sot, se nuk do të kthehem më, se kam nevojë unë dhe familja ime për së tepërmi”. E mëshirova dhe e lirova. Të nesërmen në mëngjes i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “O Ebu Hurejre çka veprove dje me të zenurin duke marrë ushqim”. I thotë: “O i Dërguari i Allahut u ankua se ka shumë nevojë ai dhe familja e tij, e u tregova i mëshirshëm dhe e lirova”. I dërguari i Allahut s.a.v.s. i thotë: “Të ka gënjyer dhe gjithsesi ai prapë do të kthehet”. E prita prapë, dhe ai të nesërmen erdhi për të tretën herë. Mori ushqim pa pyetur. E unë i thash: “Do të të padis te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., se kjo është hera e tretë që thua se nuk do të kthehem, ndërsa prapë je kthyer. Ai më tha: “Më lejo të t’i mësoj disa lutje, që kur t’i thuash, Allahu do të të bëjë dobi”. I thash: “Cilat janë ato?” - Kur të shtrihesh në shtrat lexoje Ajetul Kursijen, se Allahu do të të ruajë dhe shejtani nuk mund të të afrohet deri në mëngjes”. E lirova. Të nesërmen në mëngjes i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “Ç’veproi i zënuri duke marrë ushqim pa pyetur dje?” I thash: “O i Dërguari i Allahut, më tha se do të m’i mësojë disa lutje, të cilat nëse i them më ndihmon Allahu, dhe e lirova. “Cilat janë ato?” – më pyeti. I thash: Më tha: “Kur të biesh në shtrat lexoje Ajetul Kursijen, prej fillimit e deri në fund të ajetit - “E Allahu La i lahe il-la huvel-Hajul Kajum”. E më tha: “Nëse e thua këtë do të jetë Allahu mbrojtës i yti, ndërsa shejtani nuk mund të të afrohet deri në mëngjes”. i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha: “E ka thënë të vërtetën edhe pse është rrenacak”. Pastaj më tha: “O Ebu Hurejre, po a e di kush ka qenë në ato tri herë?” I thash: “Po kush o i Dërguari i Allahut?” Më tha: “Ai ka qenë vet shejtani”.
(Transmeton Buhariu)
-
-
i/e regjistruar
[39] - MËSIME DHE PËRVOJË NGA SHOQËRIMI ME TË MIRËT
Shefik el Belhiju (i njohur si shërues i zemrave) një ditë i thotë nxënësit të tij - Hatem el Esamit: “Çka ke mësuar nga unë gjatë tridhjetë viteve?”
Hatem el Esami i thotë: “Kam mësuar gjashtë gjëra”:
E para: Kam parë njerëzit se ankohen dhe brengosen për çështjen e rizkut, ndërsa secili prej tyre është lakmues në atë që është te tjetri, e nuk e sheh se çka ka në vete. Ndërsa unë i jam mbështetur Allahut, duke u bazuar në fjalën e Tij: “Dhe nuk ka gjallesë në tokë e që nuk e ka rizkun prej Allahut", sepse unë jam prej gjallesave dhe nuk e kam lodhur zemrën dhe mendjen time në atë që përkujdeset i Fuqishmi e i Forti.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E dyta: Kam parë se çdo njeri e ka nga një shok, të cilit ia shpalosë të fshehtat e tij dhe ankohet te ai, mirëpo asnjëri prej tyre nuk i mbulon sekretet dhe nuk i largon ndeshjet e kadereve, fatkeqësive. Ndërsa unë shok timin e kam bërë veprën e mirë, që të jetë mbrojtje në Ditën e Llogarisë, e cila më përforcon para Allahut të Lartmadhëruar dhe më ndihmon për ta kaluar urën e siratit.
Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E treta: Kam parë se çdo njeri ka armik. E kam vështruar se ai, i cili përgojon nuk është armiku im; as ai, i cili më bën padrejtësi; madje as ai, i cili më bënë keq, sepse ata m’i dhurojnë të mira (shpërblime) e m’i marrin të këqijat e mia. Armik imi është ai, i cili më largon nga dëgjueshmëria e Allahut dhe më qon në mëkate. E ai është Iblisi, epshi dhe dynjaja. Këto i kam konsideruar armiq, prandaj jam ruajtur prej tyre, jam përgatitur dhe jam armatosur për t’i sulmuar. Kështu që nuk e lë asnjërin prej tyre të më afrohet.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E katërta: Kam parë se çdo gjallesë kërkohet që ta japë jetën. E kërkues i shpirtit është Melekulmeuti dhe e kam përgatitur vetën që kur të takohem me të, të shkoj pa kurrfarë pengese.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E pesta: Kam parë njerëz që e donë njëri-tjetrin dhe që e urrejnë njëri-tjetrin. E kam vërtetuar se i dashuri nuk posedon asgjë nga i dashuruari. E për këtë arsye e kam hulumtuar shkakun e dashurisë e të urrejtjes dhe e kam zbuluar se ai shkak është trupi. Për këtë arsye e kam distancuar trupin dhe e kam larguar prej epsheve dhe dëshirave. E i kam dashur të gjithë njerëzit dhe nuk jam kënaqur me ta, pos me atë që do të kisha qenë i kënaqur me veten time.
- Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E gjashta : E kam parë se çdo vendbanues do ta lë vendin e tij, e përfundimi i çdo banuesi është te varri. E jam përgatitur, me aq sa kam pasur mundësi, për të bërë vepra, të cilat më sjellin te ai vendbanim i ri, ku pas atij vendbanimi nuk ka asgjë tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.
Në fund Shefiku i thotë: Kjo të mjafton dhe kështu vazhdo deri në çastin e fundit, deri në vdekje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt