Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283

    101 tregime për të arritur kulmin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë

    101 TREGIME PËR TË ARRITUR KULMIN E MIRËSISË DHE PËRSOSMËRINË E DEVOTSHMËRISË

    Autor:
    Muhamed Eminë Xhundi

    Përktheu:
    Dr. Musli VËRBANI

    Korrektura:
    Daut Shehu

    Radhitja kompjuterike, kopertina dhe dizajni grafik:
    Mumin Shehu

    Shkup, 2008

    Të drejtën e ribotimit e rezervon autori


    Muhamed Emin Xhundi




    Falënderojmë Allahun, i Cili i ka bërë tregimet shembull për shembullorët, kuptim për kuptuesit dhe ushqim për ushqyesit. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për treguesin më të vërtetë të tregimeve dhe zotërinë e të parëve e të fundit për familjen e tij, shokët e tij të mirë e të pastër dhe për ata, të cilët i pasojnë ata deri në Ditën e Kiametit. (amin).

    Dhe ...

    Shpirtrat ushqehen siç ushqehen trupat, ashtu mbushen siç mbushen trupat, forcohen ashtu siç forcohet hekuri. Për këtë arsye patjetër duhet mësuar kuriozitete dhe ngjarje interesante me urtësi, por, kuptohet, ato tregime të jenë tregime të vërteta.

    Ibn Mes’udi r.a. ka thënë: “Zemrat mbushen siç mbushen trupat, kërkoni ushqim në urtësi.”

    Tregon Zehra: “Një njeri ulej me shokët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., mësonte me ta dhe pasi lodhej thoshte: “Veshi është lodhur, ejani pra na tregoni ndonjë ngjarje ose recitoni ndonjë poezi.”

    Kam dëshiruar që të shëroj një pjesë prej pjesëve të dobëta duke ofruar bar (ilaç) të mirë. Po ashtu kam dëshiruar që të sjell disa tregime të dëshirueshme. Për këtë arsye kam tubuar njëqind tregime, prej tyre disa, të cilat i ka treguar Pejgamberi s.a.v.s., disa tregime, të cilat i kanë treguar të mirët, por edhe të këqijtë, mbretërit dhe kam tubuar edhe tregime të lashta.

    Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 7

    Nga këto tregime përfiton shumë besimtari, i cili dëshiron të jetë shëmbëlltyrë, i udhëzuar dhe njëherit të jenë këshillë për të devotshmit. Kam harxhuar kohë dhe kam shpenzuar mund që t’i tuboj, t’i rendis e t’i përgatis, duke sqaruar fjalët e panjohura dhe i kam zgjedhur ato tregime që janë të vërteta dhe të besueshme, të cilat dijetarët i kanë pranuar apo përgënjeshtruar.

    Kam treguar burimin dhe bazën e tregimit, ashtu që lexuesi i nderuar të jetë i sigurt. Nëse në këto tregime ka të mira dhe dobi kjo është begati e Allahut dhe pajtueshmëri e Tij, ndërsa nëse nuk është ashtu, atëherë këto janë prej vetes sime dhe shejtanit. E Allahu dhe i Dërguar i Tij janë të pastër nga kjo.

    Librin e kam shkruar pa renditje të posaçme që hulumtuesi të angazhohet, mendja të jetë më kurioze, shpirti të tërhiqet më shumë në to dhe kam titulluar “Njëqind e një tregime për shoqërinë e të mirëve dhe shkëlqimin e të devotshmëve”.

    Lus Allahun që ta bëjë vepër të pastër për Allahun, të dobishme për krijesat e Tij. Vërtet Ai i dëgjon lutjet.

    Muhamed Emin Xhundi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [1] - TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT

    Atë, i cili duron në vështirësi dhe në probleme, të cilat i paraqiten, Zoti e shpërblen me të mira. Kush e falënderon për të mirat që ia jep Zoti, ia shumëfishon ato të mira.

    Kur dëshiron Allahu që të dënojë ndokënd, i cili punon punë të këqija, dërgon melaqe për t’i dënuar. Ose nëse një popull vepron me padrejtësi, Zoti dërgon melaqet për ta shkatërruar atë popull. Kështu ka ndodhur me popullin e Lutit a.s. Ai i këshillonte, i udhëzonte në punë të mira, mirëpo populli i tij nuk e dëgjoi. Për këtë arsye Zoti i Madhëruar dërgoi melaqet, të cilat shkatërruan këtë popull. Po me të njëjtën mënyrë, nëse dikush punon punë të mira, Zoti dërgon melaqe për t’i dhënë atij të mira të shumta.

    Të shohim çfarë ka ndodhur me tre persona të një vendi, ku njëri e kishte zgjebën, i dyti ishte pa flokë (qel) dhe i treti i verbër. Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.

    Allahu dërgoi një melaqe te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.

    Melaqja shkoi te njeriu i parë me sëmundjen e zgjebes:

    - Çka dëshiron, i tha?“Nuk dua asgjë, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhetë kem pasuri sa për ekzistencë.”

    Melaqja e preki dhe ai u shërua nga zgjebja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet. Pastaj melaqja shkoi te njeriu i dytë dhe i tha:

    - Çka dëshiron?

    Njeriu pa flokë, qeli, i tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.”

    Melaqja e preki dhe ai u shërua nga sëmundja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet. Në fund melaqja shkoi te njeriu i tretë dhe i tha: - Çka dëshiron?

    I verbëri tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më kthejë shikimin Zoti dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.” Melaqja e preki dhe atij i erdhi shikimi, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.

    Kaluan shumë vite e ata u forcuan dhe u pasuruan, pasi që Allahu i Madhëruar i kishte frymëzuar delet të shumohen. Pas atyre viteve të shumta, Allahu e dërgoi melaqen dhe e urdhëroi që të shndërrohet në formën e një njeriu të varfër, me rroba të vjetra që t’i sprovojë ata se a janë bamirës, a e falënderojnë Zotin dhe a u ndihmojnë nevojtarëve.

    Në atë formë, si i varfër, melaqja kërkoi ndihmë prej njeriut të parë, i cili kishte pasur zgjebën, e i tha: “Jam udhëtarë, kam nevojë për ndihmë, më jep diç prej asaj që të ka dhënë Allahu!!”

    Ai e refuzoi dhe filloi t’i bërtas, duke e qortuar. Në atë moment, befasisht, prej formës së njeriut të varfër u shndërruar në formën e melaqes së vërtetë dhe i tha: “Pasi ti nuk i njeh të mirat e Allahut dhe njerëzit nuk kanë dobi prej teje, kthehu zgjebkan siç ishe më parë.” Dhe menjëherë iu kthye sëmundja e mëparshme.

    Melaqja vazhdoi dhe shkoi te njeriu i dytë, si i varfër dhe kërkoi ndihmë prej tij. Ai u tregua më koprrac. Filloi t’i bërtas, ta ofendojë dhe ta largojë me forcë. Melaqja me shpejtësi u shndërrua në formën e vërtetë dhe i tha: “Kthehu në sëmundjen e më parme, pa flokë (qel)” dhe me urdhrin e Allahut u sëmur. Ai filloi të qajë dhe u pendua, por pendimi i tij nuk pati efekt.

    Vazhdoi melaqja për ta provuar njeriun e tretë. Kur shkoi te ai, kërkoi ndihmë dhe u paraqit si i varfër, i gjorë dhe me rroba të vjetra, dhe i tha: “A keni diçka të më ushqeni se jam i uritur?”

    Ai me zemërgjerësi i tha: “O vëlla, ti je i varfër dhe nevojtar. Por tërë kjo pasuri është begati prej Allahut, merr sa të duash dhe sa të kesh nevojë, vetëm se për këtë falënderoje Allahun, e jo mua”. Melaqja prej të varfërit u shndërrua në formën e vërtetë e tha:

    “Ti je bamirës, falënderues dhe i dobishëm për shoqërinë, për këtë arsye Allahu do ta shtojë pasurinë dhe do të të japë shëndet të fortë përgjithmonë.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 08:33

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [2] - TREGIMI I ROBIT XHUREJXH

    Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Xhurejxhi ka qenë rob i devotshëm. Ai është vetmuar në një faltore vetëm për adhurim. Deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O xhurejxh!” E ai në namaz thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë.” Kështu ai vendos ta falë namazin, e nëna kthehet (pa përgjigje). Të nesërmen, prapë, deri sa ai ishte duke u falur, i vjen nëna dhe e thërret: O Xhurejxh! E ai i thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë (cilës t’i përgjigjem dhe çka është më së miri?)” dhe vazhdon namazin, e nëna prapë kthehet pa përgjigje. Po ashtu prapë të nesërmen, deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O Xhurejxh!” E ai prapë thotë: “O Zoti im! Nëna ime dhe namazi im, dhe e vazhdon namazin. Nëna tha: “Mos vdeksh, derisa të shohësh fytyrat e lavireve!” Bëni israilët e përmendin shumë me nam Xhurejxhin dhe ibadetin e tij. Në mesin e tyre ka qenë një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. Ajo u thotë atyre: “Nëse doni, unë do ta lajkatoj dhe ta mashtroj.” Pastaj ajo shkon dhe i paraqitet atij,

    Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 11

    por ai as që ia vuri veshin. Atëherë atypari kalon një bari me një tufë delesh, i cili vendstrehohet në faltoren e tij, e ajo bën marrëdhënie intime me bariun dhe mbetet shtatzënë. Kur e lind fëmijën ajo tha: “Këtë fëmijë e kam me Xhurejxhin”. Pastaj shkojnë njerëzit, e largojnë prej faltores së tij, ia prishin faltoren dhe e rrahin. Ai pyet: “Çka është puna me ju?” Ata i thonë: “Ti ke bërë prostitucion me këtë lavire dhe ajo ka lind fëmijë prej kontaktimit tënd.” Ai pyet: “Ku është foshnja?” Kur ja sjellin foshnjën përpara tha: “Më lejoni vetëm deri sa të falem” dhe falet. Pasi e përfundon namazin shkon te fëmija, e prek në stomak dhe i thotë: “Oj foshnje e porsalindur, cili është babai i yt?” Foshnja përgjigjet: “Filani, i cili është bari”. (Kur e dëgjuan njerëzit) shkuan dhe filluan ta puthin dhe ta përqafojnë Xhurejxhin dhe i thanë: “Do ta ndërtojmë faltoren tënde prej arit.” Ndërsa ai u tha: “Jo, ndërtojeni me aso materiali siç ka qenë më parë, prej balte.” Dhe ashtu edhe ia ndërtuan.”

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 08:34

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [3] - EMANETU FERIDETUN

    Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri e bleu nga një njeri tjetër një pronë të tokës, dhe në atë pronë, më vonë, gjen një qese me ari. Shkon e i thotë pronarit të mëhershëm: “Merre arin, se unë nga ti kam blerë tokën, e jo arin.” Pronari i tokës i thotë: “Unë ta kam shitur token tërë atë që është në të”. Shkuan te një njeri, gjykatës, për të gjykuar mes tyre. Gjykatësi i tyre u thotë: “A keni fëmijë?” Njëri thotë: “Kam një djalë”, e tjetri thotë: “Kam një vajzë.” Pastaj ai u thotë: “Martoni fëmijët tuaj mes veti, pra djalin me vajzën, kështu që arin e trashëguan ata të dy.”

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 08:35

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [4] – SADAKAJA E PRANUAR

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri tha: “Do të jap sadaka.” Doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni. Të nesërmen të tjerët thoshin: “Dje ky njeri i ka dhënë sadaka hajnit.” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një prostitute. Të nesërmen njerëzit thoshin se ky njeri i ka dhënë sadaka prostitutës!” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Kështu që del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pasuri. Të nesërmen njerëzit thoshin se ai i ka dhënë sadaka një të pasuri. Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi, për atë që i kam dhënë sadaka: hajnit, prostitutës dhe të pasurit!” Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë: “Sadakaja e jote e dhënë hajnit ndikoi që ai të largohet nga vjedhja; sadakaja e jote e dhënë prostitutës ndikoi që ajo të largohet nga prostitucioni; sadakaja e jote e dhënë të pasurit ndikoi që ai të ketë në konsideratë, dhe të shpenzojë (t’u japë të tjerëve) prej asaj çka i ka dhënë Allahu.”

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 08:35

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [5] – KUSH ËSHTË I VARFËR E KUSH I PASUR
    Tregohet se një ditë, një njeri me bashkëshorten e tij ulen duke ngrënë një pulë të pjekur. Një lypës shkon te dera e tyre dhe kërkon lëmoshë. Ai njeri del te dera dhe me tërbim dhe britmë e dëbon. Kalojnë ditë të shumta dhe ky njeri varfërohet, dhe nga varfëria detyrohet që ta lëshojë gruan e tij. Pastaj kjo grua martohet me një njeri tjetër. Kjo grua ulet me bashkëshortin e saj dhe hante pulë të pjekur. Në atë moment një lypës troket në derë. Burri i thotë bashkëshortes: “Merre këtë pulë dhe jepja lypësit.” Kure e hap derën e sheh se lypësi ishte burri i saj i parë. Ia jep pulën dhe kthehet brenda në shtëpi duke qarë. Burri e pyet se përse po qante, e ajo i tregon se lypësi ishte burri i saj i parë. Pastaj ia tregon rastin se si e njëjta gjë i kishte ndodhur me burrin e saj të parë dhe derisa kishte qenë duke ngrënë pulë, kishte ardhur një lypës, por ai e kishte dëbuar me britmë. Burri i thotë asaj: “Po pse po habitesh? Për Zotin unë jam ai lypësi i parë (i cili më ka dëbuar)!”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Muhamed Dolaku : 10-01-2011 më 08:35

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [6] – GJYKIMI I DREJTË

    I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy gra (kunata) me fëmijët e tyre dalin në një ambient. Aty një ujk e han njërin fëmijë. Pastaj këta dy gra ngatërrohen në mes vete për fëmijën e mbetur (secila nga ato thoshte se fëmija i mbetur është fëmija i saj). Shkojnë për t’u gjykuar te Davudi a.s. Davudi a.s. gjykon që fëmija t’i takojë kunatës së madhe. Ata prapë nuk pajtohen mes vete, kështu që shkojnë për t’u gjykuar te Sulejmani a.s. Sulejmani a.s. u thotë: “Më sillni një thikë që ta pres fëmijën për gjysmë dhe secilës prej jush t’jua jap nga një pjesë.” Kunata e vogël thotë: “Po dëshiron ta presësh, o i Dërguar i Allahut?!” Thotë: “Po.” Atëherë i thotë (kunata e vogël): “Mos e bën këtë, sepse pjesën time do t’ia jap kunatës së madhe.” Atëherë Sulejmani a.s. i thotë: “Merre se ky fëmijë është i yti”, kështu gjykoi në dobi të saj.

    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [7] - TREGIMI I DHULKIFLIT

    I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se: “Ka qenë Dhul Kifli, njeri prej beni israilëve, i cili bënte mëkate. I vjen një grua, së cilës ia jep gjashtëdhjetë dinarë vetëm për të fjetur njëherë me të. Kur të hipë mbi të, sikurse kur hip burri mbi gruan, fillon ajo të dridhet dhe të qajë. E pyet: “Përse po qanë, a nuk je në gjendje të mire?” Ajo thotë: “Jo, por këtë vepër nuk e kam bërë asnjëherë gjer më tani, dhe për ta bërë këtë më ka detyruar nevoja e jetës”. Ai i thotë: “Këtë po e bënë, ndërsa deri më tani asnjëherë nuk e keni bërë!? Merri të hollat dhe shko.” Dhe thotë: “Për Zotin, më kurrë nuk do të kthehem në mëkate”, dhe po në atë natë vdes. Të nesërmen, në derën e shtëpisë së tij ishte shkruar: “Nuk ka dyshim se Allahu ia ka falë Kiflit”, ndërsa njerëzit u habiten kur e panë të shkruar ashtu.

    (Transmeton Tirimidhiu, Hakimi thotë se është hadithi sahih ismal)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [8] - PËRFUNDIMI I KEQ

    Në Egjipt ishte një muezin, ishte njeri i mirë. Një ditë hip në minare për ta thirrur ezanin. Nga aty sheh një krishtere, e cila i pëlqeu dhe u mashtrua në të. Shkon te ajo, mirëpo ajo e refuzon. Muezini i thotë: “Apo martohesh me mua?” Ajo i thotë: “Ti je musliman, e unë krishtere, e për këtë arsye prindërit nuk më lejojnë të bëj një gjë të tillë.” Ai i thotë: “Po nëse unë bëhem i krishterë?” Ajo i thotë: “Atëherë prindi do të jetë i kënaqur dhe do të pranojë.”

    Zoti na ruajt! Ai u bë i krishterë, atëherë ajo pranoi dhe të nesërmen duhej të bëhej kurorëzimi. Gjatë asaj ditë, ai hipi në një kulm, aty i rrëshqet këmba, rrezohet dhe mbytet. Kështu as ajo, as ai nuk realizuan dëshirën e tyre për fenë e tyre. Zoti na ruajt nga përfundimi i keq!

    ***

    Tregohet se kanë qenë dy vëllezër, njëri i devotshëm e tjetri i zhytur në mëkate. Pasi që një kohë të gjatë kishte bërë ibadet, një ditë i devotshmi ia lejon vetes të pasojë epshet, e pastaj të përcaktohej përsëri në ibadet, sepse e dinte se Allahu është Falës e i Mëshirshëm. I devotshmi mendoi në vete: “Do të zbres poshtë te shtëpia e vëllait tim dhe t’i bashkëngjitem në dëfrim e aheng dhe në pasim të epshit përkohësisht. E pastaj të pendohem dhe ta adhuroj Allahun në pjesën tjetër të jetës sime.” Kështu që shkon te shtëpia e vëllait të tij me këtë qëllim. Ndërsa e kundërta, vëllai i tij mëkatar, i cili tërë jetën e kishte kaluar me mëkate, mendon se vëllait i tij do të shkojë në xhenet, e vetë në xhehenem dhe thotë: “Për Zotin, do të pendohem dhe do të shkoj në shtëpinë e vëllait, që së bashku me të, të bëj ibadet, në pjesën tjetër të jetës sime, e ndoshta Allahu do të më falë.”

    Dhe me këtë qëllim shkon te vëllai, ndërsa vëllai i tij kishte shkuar me nijet mëkatimi. Dhe kur hyn në shtëpi, i rrëshqet këmba dhe bie mbi vëllanë, kështu që aksidentalisht mbyten që të dy. Në ditën e Kijamett i devotshmi ringjallet me nijet të mëkatimit, e mëkatari me nijet të pendimit.

    ***

    Tregohet se një musliman është zënë rob. Në robëri ai u shërbente dy priftërinjve. Ai ishte hafidh i Kur’anit, e kur e lexonte Kur’anin, me zërin e tij të bukur, ua zbuste zemrat priftërinjve dhe ata qanin. Kështu një ditë prej ditëve, priftërinjtë e pranuan islamin, ndërsa ai u bë i krishterë. Ata i thanë: “Kthehu ne fenë tënde të mëparshme, se është më mirë për ty!”

    Ai nuk u kthye dhe vdiq si i krishterë. Lusim Allahun për përfundimin e mirë të jetës!

    ***

    Sufjan ETH-THERVRIU rrëfen: “E kam parë një njeri, i cili ishte i varur për mbështjellësen e Qabesë, duke thënë: “O Zoti im, me shpëto, me shpëto!” Shkova dhe e pyeta: “Çka është puna me ty që po thua kështu?” Ai me tha: “Kemi qenë katër vëllezër musliman, tre prej tyre kane vdekur dhe kanë qenë të sprovuar me sprovë të madhe, e kam mbetur vetëm unë. E unë nuk e di si do ta kem përfundimin (çastin e vdekjes)!”

    ***

    Një mëkatar ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Dhe çdo here kur i thuhej: “Thuaj: “La i lahe il-lallah”, ai recitonte vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo do të vijë për të më pyetur: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab?”

    Shkak i kësaj ka qenë se një grua e ndershme dhe e bukur ka dashur të shkonte te hamami i njohur, hamami i Munxhabit. Mirëpo, ajo nuk e ka ditur rrugën dhe duke shkuar andej e këndej lodhet. E sheh një njeri pranë derës së shtëpisë së tij dhe e pyet për hamamin. E ai i thotë: “Ky është hamami”, duke sinjalizuar me gisht kah dera e shtëpisë së tij. Dera e shtëpisë së tij i ngjasonte derës së Hamamit.

    Kur hyn brenda, ai ia mbyll derën. Kur ajo e kupton se është brenda shtëpisë se tij, e jo në hamam, dhe se ai e ka tradhtuar, paraqitet e lumtur dhe e gëzuar për takimin me të, duke u shtirë se e do një gjë të tillë. Duke e lajkatuar për të shpëtuar prej kurthit të tij dhe prej frikës se mos po e torturon, i thotë: “Është mirë, para se të bëjmë dashuri, të kemi ambient të bukur, prandaj shko e bli parfum dhe ushqim, e kthehu sa më shpejtë”. Ai i thotë: “Do të shkojë dhe do të sjell çka të dëshirosh, dhe del. Atë e lë në shtëpi dhe nuk e mbyll derën, sepse ai kishte besim te plotë tek ajo për dëshirën e saj për të çuar dashuri me të. Shkoi dhe bleu çka ishte e nevojshme dhe kthehet në shtëpi, mirëpo e sheh se ajo veç më kishte shkuar. Ky njeri aq ishte pasionuar në të saqë vazhdimisht e kujtonte dhe shkonte si i çmendur nëpër rrugë duke recituar vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo ndoshta vjen prapë, e më pyet: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab.”

    Kur ai i thoshte këto vargje, ajo gruaja në heshtje i thoshte vargjet e saj: “A mos hezitove dhe atë e përvetësove, që në shtëpi nuk e ruajte, e as derën nuk ia mbylle”.

    Pasionet shtoheshin dhe kjo shtëpi veç e kishte marrë emrin “Ku është rruga e Hamamit Munxhab”.

    E kjo ka qenë fjala e fundit e jetës së tij. Dhe çdo herë kur i thuhej: “Thuaj: ‘La ilahe il-lallah”, ai recitonte këto vargje!

    Shikoni se si ky mëkat e ka penguar dhe e ka bllokuar të mos e deklarojë shahadetin para vdekjes, edhe pse nuk ka qenë asgjë tjetër, pos atë që e ka shti në shtëpinë e tij.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283
    [9] – PENDIMI I RREJSHËM

    Më ka treguar Mensur bin Amari, i cili ka thënë: E kam pasur një shok me edukatë të keqe, i cili pastaj u pendua dhe e shihja duke bërë ibadet e duke u falur.

    Pas një kohe nuk e kam parë, e më thanë se është i sëmurë. Shkova te shtëpia e tij dhe në derë doli vajza e tij, e cila më tha: “Kë po e kërkon?” I thashë: “Filanin ...”. Më dha leje dhe hyra.

    Në mes të shtëpisë ishte i shtrirë në shtrat, fytyra iu kishte nxirë, sytë iu kishin zverdhur, e buzët iu kishin trashur. Unë, duke u frikësuar për të, i thashë:

    - O vëllai im, thuaj “La ilahe il-lall-llah”. I hapi sytë dheshikoi jorganin, me të cilin ishte mbuluar. I thashë për së dyti:

    - O vëlla, thuaje shpesh fjalën “La ilahe il-lall-llah”.Pastaj i thashë për të tretën herë. I hapi sytë dhe më tha: - Ovëlla Mensur, kjo fjalë është larguar prej meje. I thashë “Lahavle ve la kuvete il-la bil-lahil alijil adhimë”.

    Pastaj i thashë: “O vëllai im! Po ku është ai namazi, agjërimi dhe namazi yt i natës?!” E ai më tha: “Të gjitha ato nuk kanë qenë për Allahun, pendimi im ka qenë i rrejshëm. Ato i kam vepruar vetëm para njerëzve, që ata të thonë se unë po agjëroj dhe po falem; ndërsa kur kam qenë larg tyre e i vetmuar, kur e kam mbyllur derën dhe kam qenë pas perdeve, kam pirë alkool dhe kam bërë mëkate para Allahut. Kam vazhduar ashtu deri sa më ka kapluar sëmundja, e cila gati më shkatërroi. E i kam thënë kësaj bijës sime: - Më jep mus-hafin. E kam marrë mus-hafin dhe jam lutur:

    “O Zoti im, për nder të Kur’anit fisnik, nëse më shëron unë nuk do të vazhdoj me mëkate asnjëherë!”. E Zoti ma tejkaloi sëmundjen. E kur u shërova përsëri kam vazhduar me avazin e vjetër, në lojëra e dëfrime, e shejtani më bëri të harroj premtimin mes meje dhe Zotit tim. Kështu kam vazhduar një kohë. E pastaj prapë jam sëmurë rëndë me sëmundje të vdekjes. Pastaj i kam thënë familjes sime të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, pastaj kam kërkuar mus-hafin, e kam lexuar, e kam ngritur lart dhe jam lutur:

    “O Zot, për nder të shenjtërisë së këtij mus-hafi fisnik, për nder të fjalës Tënde, më tejkalo këtë vështirësi dhe më shëro!”.

    Zoti ma pranoi dhe më shëroi, mirëpo pastaj prapë vazhdova siç kam qenë më parë me lojë, zbavitje, dëfrim e mëkate, deri sa prapë më kaploi kjo sëmundje.

    I kam thënë familjes të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, siç po më sheh, pastaj kërkova mus-hafin për ta lexuar, mirëpo nuk munda t’i shoh shkronjat fare, atëherë kuptova se Allahu i Lartmadhëruar është i hidhëruar në mua dhe e kam ngritur kokën lart në qiell dhe jam lutur: “O Zoti im, për nder të këtij mus-hafi më tejkalo këtë sëmundje dhe më shëro, o Sundues i qiellit dhe i tokës!”. Pastaj kam dëgjuar sikur dikush më pëshpëriti në vesh:

    “Pendohesh për mëkate atëherë kur sëmuresh. E kthehesh prapë në mëkate kur të shërohesh. Prej sa e sa fatkeqësive ke shpëtuar.

    A nuk kishe frikë se të vjen fundi i shpresave e ti duke qenë në mëkatet e tua të vazhdueshme?!”.

    Thotë Mensur bin Amari: Për Zotin, porsa dola nga shtëpia e tij duke i kujtuar vargjet që m’i tha, dhe kam arritur te dera, kur thanë: “Ai vdiq!”

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •