Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2011
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    283

    Rreth përdorimit të drejtë të fjalëve nga dhe ngado

    Rreth përdorimit të drejtë të fjalëve nga dhe ngado

    Halil Bogaj

    Me gjithë rezultatet e pamohueshme qe janë arritur në planin e stabilizimit të gjuhës letrare shqipe në normëzimin dhe në ngritjen e saj në një nivel më të lartë komunikimi, në disa mjedise, sidomos në gazeta dhe në radio e televizion, ende mungon kujdesi i duhur pë t'i evituar disa shmangie gjuhësore që po zvetënojnë natyrën e gjuhës letrare. Shpeshherë ngatërrohen disa fjalë, të cilat duket se janë sinonimike ose semantikisht të afërta, por në të vërtetë ato ndryshojnë shumë për nga kuptimi i tyre. Fjalën e kemi për përdorimin e trajtave KAH dhe KAHDO në vend të trajtave të parapëlqyera dhe të normuara NGA dhe NGADO, të cilat tashmë bëjnë pjesë në „Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe". Mirëpo, kemi përshtypjen se disa shqipfolës ose nuk i dallojnë trajtat dialektore nga ato të normuara, ose i marrin si „imtësi gjuhësore" dhe kështu vazhdojnë me të vjetrën.

    Fjala NGA është parafjalë që nuk emërton frymorë, sende, veprime a cilësi. Ajo është fjalë shërbyese që vihet para emrave, përemrave, numërorëve dhe para disa ndajfoljeve dhe ka përdorim të dendur në gjuhën shqipe. Ne këtë punimth nuk kam ndërmend të shkruaj gjerësisht për përdorimin e parafjalëve, përkatësisht për përdorimin e fjalëve NGA dhe NGADO në funksion të parafjalëve dhe të lidhëzave, por do të ndalem vetëm rreth përdorimit të gabuar të trajtave dialektore KAH dhe KAHDO në vend të trajtave të normuara NGA dhe NGADO.

    Nëse mbështetemi në Fjalorin të gjuhës së sotme shqipe, f. 759, na del se fjala KAH — U nuk është e barasvlershme me emrin drejtim. Ndërkaq, fjala NGA, kur përdoret si parafjalë /sepse ajo nganjëherë është në funksion të ndajfoljes dhe të lidhëzës/ndër të tjera përdoret në rasën emërore për të treguar vendin drejt të cilit lëviz dikush a diçka, te. U drejtua nga tribuna. Shkuan nga qyteti. Nga erdhi ky lajm? Nga shkoi/hyri, doli/? Nga e majta/nga e djathta/. Pra, është gabim të shkruhen: U drejtua kah tribuna. Shkuan kah qyteti. Kah erdhi ky lajm? Kah shkoi /hyri, doli/? Kah e majta /kah e djathta/.
    Në mënyrë analoge po veprohet edhe me fjalën NGADO /kur merret si ndajfolje/ duke përdorur gabimisht trajtën dialektore KAHDO. Në FGJSSH, f. 1240, fjala NGADO, si ndajfolje na del me kuptimin: nga çdo anë, nga çdo vend, gjithandej, kudo. Ngado jehonte kënga. Pushka kërciste ngado. Ngado bëhej luftë. Edhe në këto raste do të jetë gabim nëse përdoren: Kahdo jehonte kënga. Pushka kërciste kahdo. Kahdo bëhej luftë.

    Fjala NGADO si lidhëze përdoret së bashku me përemrin lidhor „që" për të lidhur një fjali të varur vendore; në çdo vend ku, nga çdo anë që, kudo që. Ngado që shkojnë, shohin përparime të mëdha. Ngado që kaluam, na pritën me gëzim etj. Natyrisht, edhe në këtë rast do të jetë gabim nëse përdoren: Kahdo që shkojnë, shohin përparime të mëdha. Kahdo që kaluam, na pritën me gëzim.

    Përgatit: Muhamed Dolaku

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Pajtohem për sa i përket mospërputhjes se kuptimit ndërmjet "kah" e "nga"(rrjedhimisht "kahdo" e "ngado"), por nuk pajtohem aspak me tezën se fjala "kah" nuk qenka e barazvlefshme me fjalën "drejtim"!
    Unë mendoj se fjala "kah" është tepër e nënvlerësuar në përdorimin e përditshëm e kjo , jo vetëm falë padijes dhe varfërisë leksikore te bazës shqipfolëse ne ditën e sotme, por edhe në sajë të atyre gjasmë-gjuhëtarëve qe çdo lloj termi që përdoret vetëm nga një pjesë e kufizuar e popullsisë, nuk përtojnë ta damkosin si "dialektalizëm"!
    Këta farë gjuhëtarësh, parapëlqejnë të thonë "sens unik" në vend të togut të pastër shqip "kah i vetëm"!
    Bile, këta gjuhëtarë, shtyhen deri aty sa të pohojnë me "siguri" të plotë se fjala "kah" nuk përdoret per "drejtim"! As nuk ia kanë idenë bukurisë dhe thjeshtësisë së mrekullueshme të fjalës "kah" dhe me mendjemadhësi e hedhin ne koshin e plehrave.
    Për të treguar pastaj legjitimitetin e mendimit të tyre fisnik, nuk përtojne të marrin edhe shembuj nga Fjalori i gjuhës shqipe, a thua se fjalori i gjuhës shqipe të jetë një libër i zbritur prej kushedi se çfarë hyjnie dhe për këtë duhet të jetë i pandryshueshëm dhe i papasurueshëm!!
    Ja një shembull kuptimplotë: Shkuan nga qyteti!
    Le të analizojmë pak kuptimin që i tejçohet dëgjuesit nga kjo fjali: ikën prej qyteti apo ikën drejt qytetit?!
    Parafjala "nga " është e paaftë në këtë rast të na ndihmojë e do t'i duhej parafjala tjetër "për". "Shkuan për nga qyteti" tregon shumë qartë kahun e levizjes, prandaj do të ishte shumë më saktë dhe bukur të themi: "Shkuan kah qyteti".
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •