Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Aleks Buda falsifikon historinë, si të shkruhej edhe në letërsi!

    Aleks Buda falsifikon historinë, si të shkruhej edhe në letërsi!
    Violeta Murati 08/01/2011

    \Falsifikimi i historisë e sidomos i së kaluarës së afërt u bë detyrë edhe e shkrimtarëve të orientuar nga mësimet marksiste leniniste, si gjithnjë të dhëna po nga vetë shkrimtarë servilë dhe të indoktrinuar nga teoritë marksiste leniniste. Më poshtë, për herë të parë, na përmbyset një opinion i instaluar në historinë shqiptare, ajo e studiuesit Aleks Buda, i pari që mbajti fjalën në Konferencën e Lidhjes së Shkrimtarëve më ‘49 se si letërsia të shkruante historinë sipas zyrtarëve komunistë. Aleks Buda, në vazhdën e sulmeve, bën pohimin më absurd, se vepra e Fishtës, “Lahuta e Malsisë”, falsifikon historinë, duke mbrojtur me fanatizëm teoritë staliniste; ndërsa fjalimi i Andrea Varfit na njeh me pjesën mediokre të shkrimtarëve dhe intelektualëve që prodhoi komunizmi, të cilët i erdhën në ndihmë për të krijuar portretin e “njeriut të ri” për indoktrinimin e masës së popullit, duke ushqyer nacionalizmin tipik diktatorial

    Falsifikimi i historisë e sidomos i së kaluarës së afërt u bë detyrë edhe e shkrimtarëve të orientuar nga mësimet marksiste leniniste, si gjithnjë të dhëna po nga vetë shkrimtarë me urdhër nga zyrat komuniste. Intoksikimi i letërsisë jo vetëm nga ideologjia komuniste, por dhe historia e indoktrinuar prej vetë studiuesve dhe historianëve të sapodalë nga lufta dhe e shpallën veten komunistë të parë.
    Më poshtë, për herë të parë, na përmbyset një opinion i instaluar në historinë shqiptare, ajo e studiuesit Aleks Buda, i pari që mbajti fjalën në Konferencën e Lidhjes së Shkrimtarëve më ‘49 se si letërsia të shkruante historinë sipas zyrtarëve komunistë. Ndërsa fjalimi i Andrea Varfit na njeh me pjesën mediokre të shkrimtarëve dhe intelektualëve që prodhoi komunizmi, të cilët i erdhën në ndihmë për të krijuar portretin e “njeriut të ri” për indoktrinimin e masës së popullit, duke ushqyer nacionalizmin tipik diktatorial.
    Nën teorinë e “letërsisë së ditës” do të shkruhej historia e ndërtimit socialist në faqe të tëra romanesh, vargje të lëshuara në masën e popullit me tirazhe pa fund.
    “Çasti dhe dita” që duhej pasqyrohej si histori në letërsi, ishte në domethënie të memories së ndërtimit socialist nga shkrimtarët e diktaturës.
    Në emër të kësaj, por dhe sulmit që u bë në këtë konferencë kundër shkrimtarëve të ‘30-s dhe trashëgimisë letrare të kësaj periudhe, Aleks Buda kërkon ndërtimin e historisë së re komuniste. Fjalët e tij e pohojnë këtë kur arrin të shprehë se “nuk është i panjohur gjithashtu falsifikimi i rolit përparimtar të letërsisë me tematikë historike kur mendojmë te “Lahuta e malsisë” e Fishtës e të tjerë”, duke na lënë të kuptojmë mohimin e historisë prej diktaturës komuniste. Në fakt, ky mohim që i bëhet veprës historike të Fishtës, nuk ka vetëm shkakun e “falsifikimit të historisë” prej Budës, por dihet marrëdhënia me Bashkimin Sovjetik, ku imitohet dhe ndiqet me fanatizëm ekstrem ideologjia staliniste në mohimin e religjionit, gjuhës, letërsisë dhe historisë.
    “Letërsia me tematikë historike nuk do të zbulojë vetëm të kaluarën e humbur, të mbuluar ose të falsifikuar, nuk kënaq kështu vetëm dëshirë për dije dhe një kuriozitet të arsyeshëm - ajo ka një funksion me rëndësi në detyrat që na cakton çasti dhe dita”, - thotë ndër të tjera Aleks Buda në fjalën e tij mbajtur në Konferencën e Lidhjes së Shkrimtarëve më ‘49, të pasqyruar në broshurën e botuar në këtë rast.
    Aleks Buda, i shkolluar në Itali, njihet si krijues i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i parë i saj që nga krijimi më 1972 deri në fund të jetës së tij. Studiues i historisë, Buda është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit “Historia e Shqipërisë, vëllimi I” si dhe bashkautor i vëllimit të dytë të “Historia e Shqipërisë", botuar në vitin 1965.
    Prandaj, tani kuptohet pse “detyra e tij” nuk ishte e rastësishme, duke u përfshirë në komplotin e Lidhjes, në krahun e njerëzve që sulmuan e hoqën nga historia për 50 vjet emrat më dinjitozë të letërsisë dhe historisë sonë dhe mohuan një plejadë mendimi, siç ishte ajo e viteve ‘30. Buda mohon emrin e Fishtës, ashtu siç bënë të gjithë me radhë në Konferencën e Lidhjes, duke e krijuar bindjen edhe përtej indoktrinimit për portretin e “njeriut të ri” dhe futjen e tij si “monument” historik në letërsi.
    “Nuk është i panjohur gjithashtu falsifikimi i rolit përparimtar të letërsisë me tematikë historike kur mendojmë te “Lahuta e malsisë” e Fishtës e të tjerë”.
    Prej këtu ndoshta buron dhe paranoja për të hequr qafe të gjithë emrat që bënë historinë e letërsisë para se t’ia mbërrinin “partizanët e luftës” për të mos lëshuar armën nga dora, po dhe as pushtetin intelektual.
    Sundimi edhe i historisë me fenomenin e argumentit “letërsi e ditës”, “letërsi e çastit” apo “letërsi e momentit”, kurrë si fenomen i kohës, zhduku dhe sensin real se çfarë përfaqëson letërsia, duke e bërë pjesë të detyrave ideologjike.
    Fjalimi i Aleks Budës është një fenomen i qartë mbi besimin që i kishte dhënë partia për të “mposhtur” dhe fuqinë historike që duhet të ketë letërsia për të përmbushur orientimin komunist; si letërsia që prodhoi bashkimi sovjetik, nën direktivat marksiste-leniniste.
    Larg “shkrimtarëve reaksionarë” që i ikin realitetit me veprat e tyre, Aleks Buda predikon moralin e psikologjinë e injektuar komuniste se si duhet të pasqyrohet historia në letërsi: kjo do të thotë se shkrimtarët duhet të njihnin mirë filozofinë marksiste leniniste. Dhe kjo nuk ishte çudi kur intelektualë të asaj kohe flasin dhe sot se e kishin për bindje të plotë studimin e filozofisë marksiste leniniste, me alibinë se ishin për një “socializëm ideal” apo “socializëm për barazi e vëllazërim”! Në fakt, mësimi që dha Aleks Buda në konferencën e ’49-s ishte me “vizë kufitare” të ndante një herë e mirë letërsinë e shkruar deri në atë kohë, pra nga “shkrimtarët e borgjezisë reaksionare” për t’u bazuar mbi marksizëm-leninizmin. Se kjo letërsi që pasqyronte realizmin socialist nuk duhej të ishte: melodramatike heorizante, antihistorike, fshehje ose falsifikim i vijave dhe faktorëve kryesorë të historisë. “Materializmi historik, siç e mëshiron shkolla sovjetike, na ep një bazë të sigurt për të gjykuar fuqitë e vërteta vepronjëse në histori, për të gjykuar relacionin në mes të individit dhe masës”, - shprehet Aleks Buda.
    Me kartën e nacionalizmit në letërsi, për të injektuar masën e popullit, është ana tjetër e hidhur e psikologjisë komuniste për të hedhur letërsinë në një etapë të quajtur tashmë letërsi e realizmit socialist. Këtë “detyrë” e mori përsipër ta drejtonte në Konferencën e Lidhjes Andrea Varfi, shkrimtar i viteve ‘30, dhe nismëtar për krijimin e mekanizmit komunist, më shkatërrues për letërsinë, institucionin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Varfi ishte tipik komunist i bindur, mediokër në gjykime dhe vështrimin e traditës, duke arritur deri në gjykime ekstreme politike, të rrezikshme në ekzekutimin e emrave si Fishta, Koliqi, Mustafa Kruja etj. Por në fjalimin e tij patetizimi popullor është në linjë me moralin komunist, çfarë kërkonte në pasqyrimin e letërsisë. Kjo lëndë, e shfrytëzueshme sot për hulumtimin letrar dhe historik mbi deformimin psikologjik që pësoi letërsia e si e tillë gjithë lënda reale, jetësore nga buron impresioni, ndjesia, fantazia, intuita zhdukën dhe shkrimtarin, intelektualin. E kundërta e kësaj iu besua si propagandë politike mediokreve të kalibrit të Andrea Varfit, të cilët sapo shihnin vetveten triumfues të luftës.


    Mbi rëndësinë e tematikës historike në letërsi

    Aleks Buda
    Tendenca drejt një lidhje sa më të ngushtë me realitetin, tendenca për të pushtuar sa më gjërë dhe sa më thellë jetën tonë realizmi socialist, nuk do të ketë kufizim në çastin që po jetojmë. Sepse ky realitet i ynë nuk është vetëm çasti i sotshëm historik.
    Në të sotmen janë mpleksur e djeshmja dhe e nesërmja. Shkrimtari shqiptar, tamam pse militon nën parullën e realizmit socialist, nuk mund të lejë jashtë rrethit të vështrimit të tij të djeshmen, që të mund të kuptojë të sotmen; ashtu si nuk mund të themi që e ka kuptuar të sotmen, po nuk pa mbrenda në këtë vijat e së nesërmes që po pregatisim sot.
    Mendoj se duhet zgjeruar rrethi i temave që trajton shkrimtari shqiptar jo vetëm në këtë drejtim, që të kapen gjithë fushat e aktivitetit të sotëm të popullit tonë. Duhen bërë përpjekje për të pushtuar edhe të djeshmen, të kaluarën tonë. Për fuqitë tona të paka dhe të pazhvilluara kjo është një detyrë e rëndë, pa fjalë; po një detyrë që duhet marrë përsipër.
    Duhet marrë përsipër jo vetëm se ka shëmbëlla të bukura, të madhnueshme në historinë tonë, jo vetëm se popullit tonë, që mburret me sukseset e luftës së tij dhe të ndërtimit të socializmit i është zgjuar interesi për të kaluarën e tij.
    Letërsia me tematikë historike nuk do të zbulojë vetëm të kaluarën e humbur, të mbuluar ose të falsifikuar, nuk kënaq kështu vetëm dëshirë për dije dhe një kurjozitet të arsyeshëm- ajo ka një funksion me rendësi në detyrat që na cakton çasti dhe dita.
    Ne po ndërtojmë socializmin me një popull që del nga kondita të prapambetura ekonomike, politike, kulturale me shtresa që pjesërisht nuk e kishin kapërcyer strukturën patriakale ose feodale. Ndërtimi i një shoqërie të re, i një kulture të re, i socializmit kërkon nga ne shkrimtarët ta bëjmë të kjartë në ndërgjegjën e popullit tonë, që t’ia paraqesim intuitivisht – gjë që nuk mund ta bëjë në kuptimin masiv, shkenca historike, e cila nuk i flet direkt vetëdijes së masave- konditat tona, në të cilat u rrit e sotmja në të cilat u luftua dhe u kapërxye e djeshmja, për të kuptuar arsyet përse dështuan tentative të mëparshme për të realizuar çlirimin dhe pse nuk mund të dështojmë ne sot- me një fjalë, për të kuptuar konditat me të cilat ne, populli shqiptar sot, i jemi përveshur punës së ndërtimit socializmit me kondita më të vështira ndofta se popuj të tjerë, po të vendosur e të sigurt për fitoren.
    Një rol i tillë i tematikës historike nuk është i panjohur në letërsinë tonë. Mund të fillojmë te Frang Bardhi, i cili desh t’i falë popullit të vet, figurën e heroit Skëndërbej që kishte udhëhequr luftën për çlirimin nga turqit, dhe të vimë gjer te “Historia e Skëndërbeut” të Naimit. Nuk është i panjohur gjithashtu falsifikimi i rolit përparimtar të letërsisë me tematikë historike kur mendojmë te “Lahuta e malsisë” e Fishtës e të tjerë.
    Sepse kur mprojmë nevojën e tematikës historike në letërsinë tonë, duhet të heqim njëkohësiht vizat kufitare siç e kultivonin dhe e kultivojnë akoma shkrimtarët e borgjesisë reaksionare. Letërsi me tematikë historike që kërkojmë ne, do të thotë një letërsi që është bazuar mbi marksizëm leninizmin; ajo nuk është melodramatike heroizante, antihistorike, fshehje ose falsifikim i vijave dhe faktorëve kryesorë të hsitorisë; ajo nuk është një kërkim analogjis të lehta, për të afruar në mënyrë sensacionale të djeshmen me të sotmen; materializmi historik, siç e mëshiron shkolla sovjetike, na ep një bazë të sigurt për të gjykuar fuqitë e vërteta vepronjëse në histori, për të gjykuar relacionin në mes të individit dhe masës.
    Kjo letërsi me tematikë historike, siç e kërkojmë ne, ka një rrënjë diametralisht të ndryshme nga letërsia borgjeze. Ndërsa tematika historike në letërsinë borgjeze nuk është gjë tjetër veçse simptom i ikjes nga kontradiktat që paraqet shoqëria e sotme kapitaliste, për ne ajo nuk është largim nga e sotmja, po përkundrazi, një tentativë për të kuptuar më mirë çastin historik të sotshëm dhe për të vepruar sot e nesër.
    Një provë e shkëlqyer për funksjonin e letërsisë me tematikë historike e gjejmë në Bashkimin Sovjetik, ku shohim një lulëzim veçanërisht në roman e në dramë: veprat e Aleksis Tolstoit, të Shishkovit e të tjerëve mund të themi se kanë hyrë në letërsinë botërore.
    Me drejtimin nga tematika historike që kishte filluar që përpara luftës së madhe patriotike, shkrimtarët sovjetikë ndërmuarën një detyrë me aktualitet të math dhe me rëndësi për të ardhmen. Një dëshmi tjetër kjo për faktin se sa të lidhur janë shkrimtarët sovjetikë me problemet qëndrore të jetës nacionale, sepse u muarën me kohë me probleme, që në t’ardhmen në luftën e madhe patriotike ishin me rëndësi të jashtëzakonshme për formimin dhe forcimin e ndërgjegjes shoqërore.
    Në një ekspozitë të artit grafik të Bashkimit Sovjektik kam parë një pllakat që ka pasë qenë afishuar gjatë luftës: aty paraqitet një ushtar i kuq dhe prapa tij vargu i heronjve të historisë së shkëlqyer të popullit të math rus. Mendoj se në luftën tonë që bëjmë ne sot për indipedencën, për lirinë tonë, për ndërtimin e një shoqërije dhe një kulture socialiste është mirë të dimë, ta kemi kjartë në ndërgjegjen tonë, e bashkë me ne gjithë populli ynë se në këtë luftë kemi prapa krahëve tona vargun e math të figurave me të shquara të historisë sonë të gjatë dhe lavdiplotë që tentuan atë që po e realizojmë ne sot.


    Mi traditat dhe letërsinë popullore

    Andrea Varfi
    Në referat shoku Shevqet, theksoi se ne si shkrimtarë kemi për të qenë në gjendje ta shpiem në vent porosin e popullit po të jetë se njohim traditat dhe letërsin e tij.
    Mi këtë pikë me rëndësi kujtoj se vlen të bisedohet pak; Edhe dje ne kemi dëgjuar të flitej mi traditat dhe letërsinë popullore. Ata që flisnin, në përgjithësi ishin njerëz me pikëpamjet zyrtare të asaj kohe. Ishte e natyrshme që prej tyre të theksohej ajo anë që pajtohej me regjimin në fuqi, pra, ana konservatore, reaksionare, retrograde dhe shoveniste; ndërsa ana tjetër ana përparimtare revolucionare, demokratike, shtrembërohej ose rregullisht lihej pas dore. Shkaku edhe qëllimi kuptohen lehtë.
    Por kohët ndryshuan: Sot, si çdo gjë, edhe traditat e letërsia popullore shikohen drejt. Dhe t’i shikosh drejt do të thotë të gjesh të reflektuar në to luftën dhe kontradiktat në mes shtypësve dhe të shtypurve; botëkuptimin e klasave sundonjëse dhe dëshirat, urrejtjet, aspiratat dhe idealet e shtresave popullore demokrate revolucionare.
    Si bij dhe njerës të popullit ne duhet dhe e kemi për detyrë të nxjerrim e të vëmë në dukje edhe traditat e letërsinë popullore, anët pozitive, ato që pasqyrojnë drejt shpirtin e shtresave tona populore gjatë shekujve. Kjo nuk bëhet për t’i mbajtur si relike dhe ikona, se ne nuk jemi as idolatër, as mistikë. Ne si realistë kërkojmë në të kaluarën tonë ç’është e shëndoshë se ne nuk jemi kosmopolitë atdhemohonjës po internacionalistë. Si të tillë ne dimë që internacionalizmi në art e kudo nuk lint, duke nënëçmuar dhe varfëruar artin nacional, po përkundrazi interncanionalizmi lint atje ku çmohet zhvillohet dhe lulëzon arti nacional.
    Cilat anë këto anë të shëndosha në traditat dhe në letërisnë tonë popullore?
    E kaluara jonë dëshmon se:
    Populli ynë kurdoherë ka lëftuar për liri e pavarësi. Këtë nuk e themi vetëm ne, këtë e thonë edhe të huajt, bile edhe vetë armiqtë tanë. Historiani romak, Vellejus Paterculus na thotë se ilirët bënë përmi dyqint kryengritje për çporrur zgjedhën romake. Gjithashtu historianë të ndryshëm përmendin përmi njëqind kryengritje të popullit tonë që prej sh. XIII e deri në ditët tona d.m.th për çdo shtatë vjet një kreyengritje për liri, dhe Nikolla Jorga thotë: populli shqiptar e do në një mënyrë të jashtëzakonshme atdheun e tij dhe është gati të mprojë me thonj e më dhëmbë kundër çdo armiku.
    B. Barieilles thotë: shqiptarët kanë mbetur gjithmonë Shqipëtarë edhe kurdoherë e kanë ruatur shumë të gjatllë sentimentin e solidaritetun mes tyre, pavarisht nga besimi që kanë. Dhe pas epopesë më të lavdishme të historisë sonë kur flamuri i lirisë, flamuri i punëtorëve i fshatarëve dhe i gjithë patriotëve të vendit tonë, i mbajtur lart nga dora e çelniktë e partisë komuniste shqiptare më 29 nëntor 1944 u ngrit për të mos u ndalur kurrë anëmbanë Shqipërisë, Enveri dhëheqësi i fitoreve tona, krenar munt të thoshte: Për të parën herë u vendos në vendin tonë regjimi i popullit, demokracia popullore. U realizua ëndrra shekullore e popullit tonë, për të cilën populli ynë i shumë vojtur kishte lëftuar shekuj me radhë.

    Populli ynë i ka çmuar si duhet miqtë dhe armiqtë
    Letërsia popullore këtë na e dëshmon. Në kundërshtim mesa thonë vagabondët pa atdhe, agjentët ordinerë të imperializmit si Eqerem Telhat me shokë, populli ynë nuk ka ushqer kurrë simpati për invazorin turk. Te turku ky ka parë shtypësin e tij barbar dhe të pabesë. Që më 1635 Frano Bardhi në dictionarium Latino-epiroticum të tij na bën të ditur se populli ynë e stigmatizonte me këto fjalë pabesin e halldupëve: s’e duhet me i xanë besë as ujit, as turkut’ dhe vandalizmin e tyre me fjalët: ku turku ven kambën, aty s’del bar. Sot e kësaj ditë kudo në Shqipëri dëgjohen fjalët: turku si ujku, turku e qeni s’kanë pas kurrë besë.
    Në kundërshtim me predikimet e agjentëve të shtëpisë së Habsburgëve që me pendën e Gjergj Fishtës deklaronin se “fati i Shqypnisë ësht i lidhun me fat të Habsburgut” populli i malsive tona të veriut, i tradhëtuar prej Austrisë dhe prej agentëve të saj, Jezuitët franceskanë, në kohën e kryengritjeve të 1910-‘11 këtë qëndrim të poshtër e stigmatizon edhe sot e kësaj dite me fjalët: mori Nemce, mori horre – po ku jan njëqind taborre? – mori Nemce mori horre, - gjith Shqipnin ti në qafë more”. Dhe lufta nacionalçlirimtare tregoi se për pasardhësit e Nemces, për vandalët këmishëmurmë të Hitlerit populli ynë s’kish veçse plumba.
    Në kundërshtim me predikimet sejmenëve të fashizmit, si Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi, me shokë, që predikonin se “fatet e Shqipnisë janë të lidhuna pazgjidhmënisht me ato të Italisë”, populli ynë kurdoherë ka shikuar te imperializmi italian armikun e tij për vdekje. Urin imperialiste t’italisë populli ynë e stigmatizonte me fjalë të tilla: italanë o breshkangrënë, ju dot vlornë tënë” dhe kushtirmi i luftëtarëve ishte “o burra halla, halla,- ta rrethosëmë në gropë- breshkaqenë kuvet s’ka- ta sosëm, ja të na sosë”. Dhe populli e rrethosi në gropë, e sosi “e vërviti në det të gjallë” e çporri nga atdheu. Kur gjaku i dëshmorëve u shkel, kur flamuri u bë plaçkë tregu, kur atdheu u tradhëtua nga klika e feudoborgezëve të Zogut, kur “të gjitha skelat e vendit tonë u nxinë dhe zbrit fashizmi në Shqipëri” populli ynë në kushtrim të partisë komuniste, përsëri rrëmbeu armët, lëftoi dhe fitoi, po këtë radhë jo për të vënë në fron ata që “vegjëlinë s’e peshojnë” po për vetë, për pushtetin popullor.
    Në kundërshtim me predikimet e këlyshëve të Ahmet Zogut të këtij ish agjenti të vjetër të kryetarit të spiunazhit austriak në Shqipëri, August Kralit dhe sot agjent i imperializmit anglo amerikan, si Tajar Zavalani dhe Anton Logoreci, me shokë, populli ynë kurdoherë ka shikuar te patronët e këtyre vegabondëve me valixhe në dorë një armik kriminel dhe të pabesë për popujt. Kur, më 1809 imperializmi goditi Boerët, këtë popull të vogël heroik, populli ynë u solidarizua me Boerët dhe këndoi trimërinë dhe luftën e tyre për liri- Zunë malet e rënkojnë, dhe Boerët po lëftojnë, Inglizë zu e qëllojnë, Të shohëm si do të shpëtojë” dhe kundër imperializmit anglez çfryn: Ç’e pandehe, moj Angli Hop këtu e hop këtu. Nuk lë rehat njeri. Po si dhelpëra me si gjete belanë tani.- nga një foshnjë çilimi; t’u bë këpushë në gji, zuri gjakunë ta pi”. Është i sigurtë që tashi nuk është më një foshnjë çilimi që i është bërë këpushë në gji imperializmit po janë të gjithë popujt e lirë dhe liridashës, sot nuk është më Boeri, po janë dragonjtë e të pesë kontineteve që do t’ja nxjerrin shpirtin kulçedrës së kapitalit.
    Populli ynë trimit i ka thënë trim. Ky e ka çmuar heroizimin e popullit rus; në syt e tij, Moskovi “është si mizë lisi” s’ka të sosur. Suljotët e mërguar në Korfus gjejnë pështetje te Moskovi dhe nuk heqin shpresën që të kthehen prapë në gërxhe të Sulit me ndihmën e tij. “Fati në Korfus na hodhi - Zumë dorë te Moskovi - me Moskovin lidhën kuvendin - të vemi të marrim vendin” . Shtresat e shtypura shqiptare, ashtu si popujt e shtypur të Ballkanit kanë parë te lufta e Rusisë kundër Turqisë një ndihmë të madhe për shpëtimin e tyre nga zgjedha e sulltanëve t’Anadollit’ prandaj këto shtresa sipas njerëzve të sulltanëve “hanin bukën e turkut dhe bënin duan e Moskovit”. Dhe kur Moskovi përmbysi Carët dhe mi një të gjashtën e botës u ngrit flamuri i socializmit fitimtar, populli ynë te Ylli i Kremlinit pa shpëtimin e tij. E kur lufta u ndes anembanë dhe vatrat tona i pllakosi përsëri Invazori, partizanët tanë hidheshin në zjarr të luftës për popullin e tyre me besimin e patundur te Partia bolshevike dhe si gjithë luftëtarët e e çlirimit të të gjithë popujve, vdisnin me emrin e Stalinit në gojë, sepse ashtu i edukoi partia e tyre. Dhe sot çdo shqiptar e di se pa Bashkimin Sovjetik nuk do të kishim jo vetëm liri dhe indepedencë, po as Shqipëri.

    Populli ynë nuk është vetëm i pushkës, po edhe i punës.
    Këtë nuk e themi vetëm ne; po e thonë edhe të huajtë. G. J. Jaray thotë:Është e vërtetë se Shqipëtari është njeri i shpatës. S’ka dyshim që Shqipëtari është luftëtar në shpirtin të tij pse për shekuj e shekuj jetoi në mes luftërash dhe reziqesh të paprera; po unë kam formuar bindjen që shqiptarët janë të zotët edhe për cdo punë tjetër. Në Shqipëri të mesme shqiptari jepet pas punimit të tokës me zell e dashuri edhe në malet e veriut punohet e çfrytëzohet çdo pëllëmbë tokë e mbjellshme, gjë që tregon dashuri dhe jo përbuzje ndaj bujqësisë. Depping duke folur për shqiptarët e Greqisë thotë: “Shqipëtarët këta bujq të palodhur, janë vendosur mi gërmadhat e qytetve të dikurshëm; këta përdorin si pushkën si kazmën”. Didier, duke folur për shqiptarët e Italisë, i lavdëron sepse kan qenë të zotët “me punën e tyre të bëjnë të buçasë jetë edhe në bokërima e shkretëtira ku mbretëronte vdekja”. Ergjëndarët e Kosovës kanë qenë e janë të dëgjuar, dhe dibranët janë muratorë të përmendur në gjithë Ballkanin. Këtë traditë populli ynë i udhëhequr nga Partia e tij, e ruan dhe e zhvillon përherë e më tepër sot në luftën e madhe të ndërtimit të Shqipërisë së re, në këtë epope të lavdishme ku novatori, sulmonjësi, traktoristi janë në rent të ditës ku çelen hekurudha, kanale, ngrihen fabrika, kombinate qytete të reja që nga themelet ku parulla e komandantit të 29 nëntorit 1944: “Ta bëjmë Shqipërinë anembanë një kantier të madh pune”, sot është realitet i gjallë.

    Populli ynë nuk është vetëm i pushkës i punës po edhe i artit
    Populli ynë është edhe artist në shije të hollë. Këngët përrallat, proverbat dhe gjithë prodhimi i tij artistik; vallet, muzika, kostumet, janë nga më të bukurat. Letërsia jonë popullore jo vetëm pasqyron historinë e popullit tonë, po për vetë porosinë që Gorki u bënte shkrimtarëve sovjetikë” të këndojmë të studjojmë thesarin tonë folkloristik që të zotërojmë plotësisht gjuhën tonë ; të përpiqemi ta ndjejmë bukurin e gjuhës sonë, formimin dhe konstruktin e saj’ në folklorë do të gjejmë tipe të ndryshme, krahasime të goditura, thjeshtësi bukuri. Le të thëthijmë sa më shumë nga letërsia popullore ajo na bën aqë mirë dhe na jep aqë shëndet e fuqi sa edhe uji i freskët e i kulluar i një burimi të malit.... të qëndrojmë pranë gjuhës së popullit; të kërkojmë thjeshtësi shkurtësi dhe pastërti në shprehje; cilësira këto që munt të krijojnë me dy ose tri fjalë një portret të plotë. Kjo është udha që na tregon Jubani e Mitkua, Kristoforidhi e Samiu, Naimi e Çajupi dhe gjithë shkrimtarët përparimtarë të letërsisë sonë”
    Duke ndjekur këto tradita të shëndosha të popullit e të letërsis së tij, duke jetuar intensivisht jetën e popullit tonë duke pasqyruar luftën, përpjekjet dhe perspektivat e tij për një jetë më të mirë e më të lumtur, duke i shërbyer partisë dhe pushtetit me të gjitha forcat e gjer në funt, jam i sigurtë se ne, do të jemi të denjë për të kryer porosinë që na ngarkon populli.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Komunizmi i tipit sllav nuk ka ushqyer kurre "nacionalizem diktatorial" por internacionalizem diktatorial, sic proklamon Murati. Nje argument i tille eshte absurd pasi "Lahuta" do t'i bente sherbesen me te madhe nje platforme nacionaliste po te kishte te tille, por kjo vetem desakrohet nga komunizmi. Arsyeja e vetme eshte se vepra ne fjale ishte nacionalisht Shqiptare dhe cenonte shovinismin internacionalist sllavomadh.

    Znj. Murati, cilen pjese te historise kane kerkuar vendet fqinje qe te revizionohet? Do filloni nga Skenderbeu apo edhe me pare?

    Aleks Buda dhe Andrea Varfi jane presonazhe pa vlere qe te justifikojne gjuetine e shtrigave qe po pergatisni ne emer te "nacionalizmit ekstrem". Nuk ka nacionalizem ekstrem, ka vetem indoktrinim racor e fetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 08-01-2011 më 21:28

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Po konstatoj me keqardhje se nen te ashtuquajtur "lufte kunder komunizmit" ( qè mè e saktè do tè ishte "lufte kunder pasojave te diktatures hoxhiste" pasi komunizmin as ne enderr nuk e ka pare askush) kjo Shqiperia e jone po kthehet ne Hiroshime, toke e djegur. Po pse qe te gjykosh per vepren madhore te Kryetarit tè Akademisè sè Shkencave, studjuesit e personalitetit nderkombetar shqiptar, Prof Aleks Buda, do te bazohemi vetem tek nje fjalim i imponuar nga koha dhe jo ne teresine e kontributeve. Ky qendrim ekstremist nuk me duket se justifikohet. Po a mund te me thoni atehere se cilet personalite te periudhes 1945-1990 qe kane jetuar nen diktature nuk e ka nga nje citim te imponuar ne vepren e vet te shkruar. Po konstatoj se po kryhet nje masaker dhe lincim ndaj personaliteteve me vlera te mirefillta mbarekombetare nen emrin e nje " drejtesie te kulluar" dhe nga kalemxhinj pa vlera

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2010
    Postime
    121
    Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve qe pas luftes se dyte boterore,qe kush ka patur fatin e keq ta jetoje dhe ta studioje,na tregon me se miri per prerje damaresh te historise,per kthetra te ngulura fyteve, per zhdukje te mendimit e te dijes.E gjithe kjo s'ishte gje tjeter,vecse fillimi i nje historie tjeter,i nje lloj feje te re me klerike e inkuizicion.Ne qofte se dikush ka shkruar se feja esht opium per popullin,ighithe populli yne ishte i droguar nga ky helm-ideollogjioenveriossevic.Tashme na mbetet dicka e madhe ne doreE MUNDOHEMI TE NJOHIM VETVETEN.

    AH SIKUR TE GJITH SHQIPTARET TE ISHIN SHQIPTARE.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •