'Directorium ad passagium faciendum', e cila mundë të përkthehet në "Mundësia për krijimin e një vendkalimi", është një manuskript Latin nga mesjeta (i cili gjithashtu mundë të gjendet në gjuhën frenge) drejtuar një murgu të quajtur Burcard (Brocardus Monacus/Frére Brochard) ose William Adam (Guillelmus Adam / Guillaume Adam).
Autori duket të jetë një prift dominikan me prejardhje Latine në Perandorin Bizantine dhe Armene, qëllimi i të cilit ishte bindja ushtrisë katolike nën Philip VI të Valois (mbret nga 1328-1350) të filloj një kryqëzatë të shenjët dhe të pushtojë Arbënin e okupuar nga Servia, ku do t'i kthehej fuqia e mëparshme e kishës katolike dhe ku do të ndërmirret hakmarrja kundër grekëve orthodoks për shkatrrimin e Perandoris Latine të Konstaninopolit. Në tekst autori përmend se si shqiptarët janë popull shumicë në Arbëni.
Gjithashtu në 'Directorium..' gjindet fraza shumë e cituar për ekzistencën e librave në Arbëni: 'licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris' (Edhe pse gjuha e arbëreshve dallon nga gjuha latine ata përdorin shkronja latine).
Edhe pse referenca e ekzistencës së gjuhës arbëneshe është e kjartë ndërsa ajo ekzistimit të shkrimeve në gjuhën arbëneshe është pakë e dyshimtë. Nuk mundë të pohohet me siguri se a ka menduar autori për libra arbëneshe të shkruara me alfabet latin apo libra në gjuhën latine. Mundësia e mësipërme ka munduar shumë mendjen e shumë gjeneratave të shkollarëve dhe historianëve shqiptarë dhe teksti i mësipërm është cituar shpesh në studime të ndryshme të gjuhës shqipe me pohimin se evidenca e shkrimeve në gjuhën shqipe gjinden shumë më parë se Meshari i gjon Buzukut (1555)
Në Mretninë Rashkija dhe se sa lehtë mundë të okupohet
Dua të kthehem në Mretnin Rashkija që të tregoj se sa lehtë mundë të okupohet. N'të vërtet iniciativa për okupim është gjëja e vetme që nevojitet për t'a marrun këtë vend.Për të sqaruar më tepër këtë dua të paraqes disa propozime për një invadim dhe kushtet lehtësuese për këté.
Mretnia e përmendun ka pak ose aspak fortifikata. Shumica janë ferma ose kotece të mbrojtura me murë rrethues dhe hendek. Ndërtesat dhe pallatet, sikurse të mretit dhe fisnikëve, përbëhen nga kashta dhe druni. Kurrë nuk kam parë pallat ose shtëpi të ndërtuar me gurë ose tulla përveqë në qytetet bregdetare të latinëve. Mretnia në fjalë është e pasur në misër, venë, vajë dhe mish. Është vend i bukur me ujë nga burime dhe lumenj të cilët rrjedhin anembanë, vend i hirshëm me male, livadhe, pyje, rrafshe dhe lugina të mbushura me një llojllojshmëri të shtazëve të egra.
Shkurt, çdo gjë që rritet këtu është i një kualiteti të përzgjedhur, posaçërisht rreth bregdetit.Këtu gjinden pesë miniera të arit dhe po aqë të argjendit, ku minatorët punojnë pa kurrfarë pengese. Gjithashtu gjinden depozite të përziera të argjendit me ari, të cilat janë zbuluar në kohë të fundit. Kush është në zotërim të kësaj mretnie do të ketë një thesar të vlefshëm përgjithmonë.
Një nga faktorët të cilët lehtësojnë pushtimin është se banohet nga dy popuj, arbënshët dhe latinët, të cilët në besimin, ritet dhe bindje e tyre pajtohen me kishën katolike romane. Në pëlqim me këté ata kanë kryepeshkop, peshkop dhe abat dhe gjithashtu klerikë fetarë si të rangut të ultë ashtu edhe të lartë. Latinët kanë gjashtë qytete me peshkop: Antibarum (Tivari), qendra e kryepeshkopit, pastaj Chatarensis (Kotorri), Dulcedinensis (Ulcini), Suacinensis (Shas), Scutarensis (Shkodra) and Drivascensis (Drisht), të cilët jan të banuara vetëm me latinë. Jashtë mureve të qytetit arbëneshët përbëjnë popullsinë e dioqezës. Janë katër qytete arbëneshe:Polatum Maius (Pulti i Madhë), Polatum Minus (Pulti i Vogël), Sabatensis (Sapa) and Albanensis (Albanopolis), të cilat së bashku me qytetet e latinëve janë nënshtruar Kryepeshkopit të Tivarit dhe kishës së tij si kryeqendër. Arbëneshët kanë gjuhë krejt tjetër nga Latinët edhe pse përdorin shkronjat latine në librat e tyre. E meta e latinëve është limiti i qytetit se edhe pse kanë prona jashtë qytetit fshatra ose fortifikata të banuara nga ata. Ndërsa arbëneshët, si popull me shumicë nga këta dy popuj, mundë të mbledhin më tepër se pesëmbëdhjetëmijë kalorës për luftime sipas traditës dhe zakonit të vendit, të cilët janë trima dhe luftarë të zellshëm. Pasi që Latinët dhe Arbëneshët jan duke hjekur nën zgjedhën padurueshme të robërisë dhe sundimit të vrazhdët nga sunduesit e tyre Rashkijan, ata do të besojnë se do t'i lajnë duart e tyre në gjakun e Rashkijeve nëse princi Freng do të paraqitej para tyre, ku edhe ata do t'a bënin udhëheqës të tyre në luftë kundër Rashkanëve të mallkuar Sllavë, armiqve të vërtet të besimit tonë. Me ndihmën e më-parë të përmendurve arbënesh dhe latin, njëmijë fisnik dhe pesë deri në gjashtëmijë ushtarë këmbësorie me lehtësi të pa dyshuar do t'a pushtonte të tanë këtë mretni për së gjati dhe së gjeri.
Tekst i përkthyer nga një punim i Albanologut Robert Elsie
Krijoni Kontakt