Vlorë, digjen në banesë dy të mitur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi janë djegur në banesën ku jetonin.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimat janë dy të mitur 3 dhe 4 vjec, të cilët ndodheshin vetëm në banesë pasi prindërit kishin shkuar në punë.
Sipas burimeve, shtëpia ka marr flakë për shkak të një furnele që ishte lënë ndezur nga fëmijët për t’u ngrohur.
Këta të fundit, shtojnë më tej burimet, u gjetën të pajetë në banesë nga fqinjët e tyre. Mbi ngjarjen është hapur një hetim. /mesazhi/top-channel/
Krijoni Kontakt